Lajme mbi kombëtaren

Diskutoni rreth ekipit tone Kombetares ,futbollisteve te saj , etj.

Moderator: GOLDIAN

Post Reply
GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sun, 21 Jan 2007 , 17:39

ka shume te drejte baric
eshte realitet se ky po i gjen ne perendim muratin haxhin hasin aliajn taren skelen etj
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 21 Jan 2007 , 19:23

Njaj ka kene shansi i Brigelit.Se ai si trajner asht ZERO per menidmin tem.Edhe Bahreini e hoqi,merre me men. :lol: :lol: :lol: :lol:

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sun, 21 Jan 2007 , 19:25

po pra kur sbani hajr as te bahreini llogarit ca kena prit na prej tij
i perjashtuar

vvvllaznia
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 887
Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04

Post by vvvllaznia » Sun, 21 Jan 2007 , 22:53

Ne pyetjen: Një tjetër talent që po bën bujë në Greqi është dhe 16-vjeçari Sotir Nini, i cili aktivizohet me Panathinaikos. A ju kanë servirur ndonjë informacion për të? [/b]Baric pergjigjet:[/b]

Otto Baric: Po kam dëgjuar. Por ajo që më trishton është roli i pakët që po luan federata shqiptare. Vetëm për ju kjo duket e vështirë. Nëse ky futbollist do të ishte me origjinë kroate dhe do të gëzonte një pasaportë të tillë, të jeni i bindur se federata kroate nuk do ta lejonte kurrë të luante për Kombëtaren greke

Ishallan i hin ne vesh atyre te fshf.Sa per pisin Bushati sot ka hedh ne gjygj lojtarin e reggines Henri Shiba sepse lojtari e ka akuzu Bushatin qe i ka kerku lek per me luajt titullar me ndeshjen kunder Turqis.Shiba nuk ka pranu dhe nuk ka luajt asnje sekond qe esht shum e çuditshme per nje miqsore qe tranjeri te mos aktivizoj te gjith lojtaret qe ka ne dizpozicion e sidomos te mos aktivizoj nje qe luan ne Itali e nuk mund ta ndjeki ne ndeshjet qe ben.Po shofim se si po rrjellin punt

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Mon, 22 Jan 2007 , 03:30

Une kam pas shume simpati per Bushatin, e me vjen keq qe nigjoj kshi muhabetesh, ishalla zbardhet sa ma pare kja gja!!!!
Vllaznit Ultras

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Mon, 22 Jan 2007 , 04:09

Bariç: "Lorik Cana nje superlojtar, por me temperament agresiv"

(Pjesa e katërt dhe e fundit): Besart Berisha dhe Edmond Kapllani po përjetojnë momente të shkëlyera me ekipet e tyre dhe mezi presin të dëshmojnë aftësitë në 90 minuta të plota. Të dy lojtarët duken se janë kundër hegjemonisë së sulmuesve veteranë?

Otto Baric:- Sulmi nuk përbën problem për Kombëtaren shqiptare. Por, më duhet të pranoj se në plan të parë për mua nuk janë më Igli Tare dhe Ervin Skela, por Berisha, Kapllani, Salihi dhe Memelli, të cilët natyrisht kanë nevojë të rriten brenda fushës. Tare ka dhënë shumë për Shqipërinë, por unë do të flas me të për të kuptuar edhe ai projektet e mia. Besart Berishën do ta konsideroja një futbollist makinë dhe ndodhet në një superformë. Një futbollist shumë i përgatitur fizikisht. Unë kontaktova edhe me trajnerin e Hamburgut, Thomas Doll, nga i cili sigurova vlerësime pozitive për Berishën. Ju e shihni vetë: tre gola në katër ndeshje janë shumë për një ekip të formatit të Hamburgut. Ai është një nga lojtarët me të ardhmen më të sigurt në kombëtare. Kapllani është një futbollist i maturuar dhe këtë e konstatova si gjatë fazës përgatitore në Hamburg në kuadër të ndeshjes me Bjellorusinë, por edhe në grumbullimin para takimit me Holandën. Fakti që ai qëndroi në tribunë gjatë ndeshjes me Holandën ishte për shkak të formës së shkëlqyer që tregoi Hamdi Salihi gjatë ndeshjes miqësore me skuadrën rajonale të Amsterdamit (VPV Purmersteijn 8-0), ku ai shënoi pesë gola brenda 40 minutave. Ju e dini se kundër Holandës unë kisha në dispozicion katër sulmuesë në 18-she. Unë besoj se tashmë ka ardhur koha e Kapllanit. Një sulm me Berishën dhe Kapllanin do të ishte shumë efikase dhe produktive. Në lidhje me Skelën, jam shumë mirë i informuar për problemet që ai po kalon që kurse u transferua te Energie Kotbus. E kam ndjekur me vëmendje atë gjatë gjithë këtij sezoni dhe i urova fat kur ai u transferua te Askoli. Me skuadrën italiane u aktivizua vetëm në fillim të sezonit, pastaj nuk u duk më. Ai nuk është aspak në një situatë ideale për një futbollist. Kotbus ka shumë nevojë për të ashtu si dhe Kombëtarja shqiptare. Mua më mbetet vetëm t’i uroj atij të jetë shëndoshë, por për të qenë i sinqertë ai ndodhet në një situatë të komplikuar.

Gjithmonë gjatë vizitave tuaja në Shqipëri keni shfaqur një preferencë publike për Klodian Duron?

Duro është një lojtar shumë i zgjuar dhe unë kam krijuar një bindje për të. Një tjetër lojtar i rëndësishëm është edhe Devi Mukaj, që tashmë gjendet në një formë të mirë fizike. Ai është shumë i rëndësishëm. Gjatë përgatitjeve në Antalia, Duro dhe Mukaj do të përbëjnë boshtin e ekipit, pasi dhe lojtarët e tjerë nuk kanë një përvojë të madhe ndërkombëtare. Mukaj ka luajtur dy herë në ndeshjet e mia si drejtues i bankinës shqiptare. Përparime të mëdha ka bërë Debatik Curri, por unë shpresoj edhe te Dedaj që luan me NK Osijek në Kroaci, një lojtar shumë i shpejtë. Për mua i rëndësishëm është edhe Murati, dhe mezi pres që ai të rigjejë kondicionin fizik. Unë llogaris si lojtar me vlera edhe Memellin.

Lorik Cana është tashmë një nga liderët e Olimpikut të Marsejsës dhe ka shfaqur qëndrueshmëri në grupin e Kombëtares...

- Unë e vlerësoj atë si një superlojtar, por ai duhet të jetë më i qetë gjatë zhvillimit të lojës. Shpesh herë është më tepër se sa duhet agresiv, gjë që e dëmton shumë atë, por që ka dhe pasoja për Kombëtaren. Unë do të flas me të, për të kuptuar më mirë edhe mentalitetin e Canës. Unë besoj se ai do të më kuptojë.

Besnik Hasi është tashmë një veteran në përfundim të karrierës së tij. Shtypi shqiptar ka përmendur Mërgim Mavraj si pasues të tij, duke u nisur edhe nga ndonjë deklarim tuajin...

- Kur e kam thënë unë këtë. Mavraj nuk është në projektin tim për atë post të rëndësishëm. Kjo është e vërteta. Unë jam duke kërkuar një pasues me përvojë. Dëshiroj të ndërtoj një mbrojtje të mirë. Unë tashmë e kam gjetur këtë lojtar, të cilin do ta kem edhe në Antalia. Ky është Leutrim Neziraj i Karlsruhe II. Unë nuk dëshiroj ta humbas atë, pavarësisht se ai nuk është në formacionin e parë të Karlsruhes. Ne e zbuluam atë në zborrin në Shqipëri. Unë besoj se brenda gjashtë muajve Neziraj do të jetë një lojtar bazë. Ai është një lojtar modern që mund të luajë si mbrojtës a po mesfushor i majtë. Ai është formuar në Gjermani dhe mendon si gjerman. Ansi Agolli është gjithashtu një lojtar interesant i krahut të majtë. Unë mendoj se ai ka nevojë të jetë më dyluftues.

Në portë ekziston një konkurrencë të fortë. Arjan Beqaj është i deklaruar tashmë se i preferuari juaj, ndërkohë që rivalitetit midis Ilion Likës dhe Isli Hidit, në një të ardhme të afërt do t’i shtohet edhe prania e Saimir Ujkanit të Anderleht. Pse besoni shumë të ndihmësi juaj Kovaçiç...

- Ai është një superbashkëpunëtor. Shumë i mirë në trajnim. Ai ka aftësinë që të gjykojë menjëherë nëse një lojtar është talent ose jo, ia vlen të investosh për të ose jo. Konsideratat e tij për Memellin pas ndjekjes së lojtarit në Norvegji ishin me shumë vlera. Edhe ndihmësi tjetër Shpëtim Duro është një bashkëpunëtor i mirë. Kristi Vangjeli? Ai është një lojtar shumë i mirë, por ne do të gjykojmë sërish për vlerat e tij. Kam menduar edhe për lojtarë të tjerë. Një nga këta është edhe Përparim Hetemaj që aktivizohet me AEK-un (Greqi). Unë kam folur me të atin e Hetemaj dhe ai dëshiron që djali i tij të luajë për Shqipërinë. Pengesa e vetme e tij e momentit është nënshtetësia finlandeze, për të cilën më kërkoi edhe kohë të reflektojë në marrjen e një vendimi përfundimtar. Në të vërtetë ai nuk ka asnjë mundësi të luajë për Kombëtaren e Finlandës pasi ata nuk e dëshirojnë atë. Nëse do të kisha Hetemajn, por dhe Jahmir Hykën, Sotir Ninin do të kishim një grup të rinjsh që premtojnë shumë. E përsëris se Shqipëria duhet të përballojë presionin e Greqisë për të marrë Ninin. Ai është shqiptar.

Presidenti i FSHF-së, Armando Duka gjatë një interviste për Albania-sport, ka pohuar se në marrëveshjen me trajnerin Bariç, pikët nuk janë treguesi më i rëndësishëm i vlerësimit të punës së tij, por ripërtëritja e ekipit është në plan të parë...

- Pikërisht këtë kërkoj edhe unë. Njerëzit duhet të më kuptojnë në punën time dhe kërkoj prej tyre durim. Unë besoj se vetëm kështu ne mund të ndërtojmë një të ardhme. Unë jam shumë interesuar për të ardhmen e ekipit shqiptar. Nuk kam ardhur në Shqipëri për të fituar para. Jua them me sinqeritet se këtu po marr pagesën më të vogël gjatë karrierës sime si trajner. Në dhjetë vitet e fundit kam fituar më shumë.

Ju keni qenë trajner i Kroacisë, Austrisë dhe tashmë i Shqipërisë. Si kanë qenë marrëdhëniet e tua në raport me presidentët e këtyre federatave, duke patur parasysh në mënyrë specifike ato me federatën tonë?

- Duhet të them se kanë qenë dhe janë marrëdhënie të shkëlqyera. Në Austri dhe Kroaci unë kam patur shumë sukses si trajner. Në Japoni ne humbëm kundër Turqisë, që doli e treta në Botërorin e vitit 2002. Unë kam dhënë maksimumin, por në Portugali nuk mund të jepja më shumë për Kroacinë. Edhe në Shqipëri unë çmoj se kam marrëdhënie të shkëlqyera. Problemi këtu ka të bëjë me lojtarët jo me federatën. Më duhet të gjej shumë lojtarë.

Si arrini ju të siguroni informacionin e duhur për lojtarët e Kombëtares apo ata kandidatë që luajnë në Itali, Greqi, apo diku tjetër?

- Unë jam shumë i informuar. Televizioni dhe gazetat janë një burim i besueshëm. Unë lexoj çdo ditë “La Gazzetta dello Sport”. Unë jam shumë i informuar se në Gjermani ka dy-tre lojtarë të rinj në kualitetin e Kapllanit. Në Holandë gjithashtu. Këto janë shumë për këtë intervistë të parë...

Faleminderit dhe suksese me Maqedoninë zoti Bariç

Intervistoi për Albania-sport.com: Dash Frashëri

Marre nga Albania-sport.com
Vllaznit Ultras

Image

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Mon, 22 Jan 2007 , 15:22

Në prag të miqësores Shqipëri-Maqedoni

• Pollozhani i vetmi shqiptar në listën e Katanecit


Edhe në miqësoren me Shqipërinë nuk pritet të ketë numër të madh të lojtarëve shqiptarë që do të luajnë për Maqedoninë, këtë e kanë pohuar edhe burime anonime pranë FFM-së

Nga Bujar KURTAJ

Në pritje të ndeshjes miqësore mes kombëtaresë shqiptare dhe reprezentacionit të Maqedonisë që do të zhvillohet me 7 shkurt në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, pothuajse janë bërë të gjitha përgatitjet. Derisa trajneri i kombëtares shqiptare, Oto Bariç ka bërë të ditur formacion që do t’i kundërvihet Maqedonisë, seleksionuesi Katanec pritet që të martën, eventualisht të mërkurën të shpallë listën e 18 futbollistëve, këtë e ka pohuar ndihëmësi Vujadin Stanojkoviq i cili tha: “Lista do të publikohet pas mbledhjes së KD të FFM, të martën eventualisht të mërkurën”. Sipas burimeve brenda FFM-së mësohet se në mesin e 18 më të mirëve do të ketë vend vetëm për një futbollist shqiptarë, Artim Pollozhani. Trajneri Uran Ymeri lidhur me këtë ka thënë se nuk është i njoftuar për listën eventuale që do të jetë në Shkodër kundër Shqipërisë, pasi nuk është konsultuar nga askush. Megjithate siç tha ai ka propozuar disa emra si kandidat të mundshëm.“Kam dhënë disa emra dhe pres ditën iur do të shpallet lista definitive për këtë ndeshje që të mësoj nëse janë marrë parasysh edhe sugjerimet që i kam dhënë” tha Ymeri.
Seleksionusei Sreçko Katanec duhet të ketë parasysh se gjatë vitit që tani e lam pas me lojë të mirë si në kampionatin vendor ashtu edhe në arenën ndërkombëtare janë dalluar Nebi Mustafi në FC Haka të Finlandës, Ilami Halimi në Llokomotiv të Pllovdivit, Nderim Nexhipi, Zekirija Ramadani, Vullnet Emini, Ismail Ismaili, cilësit e të cilëve janë të pakontestueshëme.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

forri
Kuqeblu Perjet
Kuqeblu Perjet
Posts: 859
Joined: Mon, 19 Sep 2005 , 11:37
Skuadra: Ça pyetje?!!!!!
Location: Tiranë
Contact:

Post by forri » Mon, 22 Jan 2007 , 22:48

Edmond-Cela wrote:Në prag të miqësores Shqipëri-Maqedoni

• Pollozhani i vetmi shqiptar në listën e Katanecit
Sa mirë i bën zëmra me lujt kundër kombëtares tonë!Unë po të isha në vënd të tij do i lutesha trajnerit të mos më fuste në lojë.
E imagjinoni dot?!!! Duke luajtur në mes të Loro Boriçit,zëmrës së mbështetjes së futbollit Shqiptar,dhe aq më tepër që aty mund të ketë edhe tifoza të shumtë nga Shkupi(Shqiptarë).
Me thënë të drejtën,nuk do doja të isha në vëndin e tij :roll:
Para VLLAZNIA!

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Mon, 22 Jan 2007 , 23:19

forri aja qe thu ti asht e vertete.
Por ai po sjellet si profesionist si edhe mos te harrojme qe per fat te keq nje pjese emire e Maqedonise eshte shqiptare dhe eshte turp qe mos te kete asnji shqiptar qe te perfaqesoje trojet shqiptare ne ate kombetare...
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 22 Jan 2007 , 23:46

Edhe ma turp asht qe asnji shqiptar i maqedonise nuk asht ne kombtaren e Shqipnise.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Mon, 22 Jan 2007 , 23:51

vllaznia1919 wrote:Edhe ma turp asht qe asnji shqiptar i maqedonise nuk asht ne kombtaren e Shqipnise.
edhe une jam dakord me kete qe thote vllaznia1919
kjo duhet pare nga drejtuesit e fshf
i perjashtuar

vvvllaznia
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 887
Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04

Post by vvvllaznia » Tue, 23 Jan 2007 , 12:29

vllaznia1919 wrote:Edhe ma turp asht qe asnji shqiptar i maqedonise nuk asht ne kombtaren e Shqipnise.
Naqe ske mujt me fol fjal ma te bukura.Ne asnje grupmosh te kombtares nuk kena nje iliridas.Esht me te vertet turp sepse kur vjen puna e ndeshjeve te kombtares me mijra vijn ne Tiran me pa ndeshjen e ma ba tifozllek.Shifni nje video e ballistave tu kendu himnin kombtar

http://www.youtube.com/watch?v=T6Wcqv7C ... ed&search=

iliriny
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 201
Joined: Fri, 08 Dec 2006 , 22:04
Location: New York

Post by iliriny » Tue, 23 Jan 2007 , 13:44

Shikoni kulturen e Ballistave si tifoza. 300 vete duken se jane aty dhe e tundin stadiumin. Po sikur te bejme edhe ne ne Shkoder nje gje te tille kur ne stadium te jene 10.000 vete, a mund te kete lojtar kundershtar qe do t'i bejne kembet per te lujt. S'do t'i bajne as kambet e as zemra me lujt. Duhet organizim vellezen e jo me i lan gjanat spontanitetit. Ju qe jeni ne Shkoder duhet te levizni pak. Me falni por u frymezova nga ajo video e Ballistave dhe nuk mund te rrij pa fole kur ne ne Shkoder kena tane ate tifozeri.
Kur do ta shohim Vllaznine kampion

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Tue, 23 Jan 2007 , 14:45

Pershendetje,

Komplimente Ballisteve apo edhe grupe-tifove te tjere te Kosoves apo edhe Iliriades.
TEsh problemet jane 2 mendoj.
Kultura e ndryshme per me ba tifozllek ne shqiperi e cila pak nga pak po fillon te ndryshohet (Elbasani, Tirana).
Shkodrant tradicionalisht nuk kane ba tifozllek te organizume (50 - 100 max te organizum).
Organizimi i mirfillte kerkon fonde dhe njerez te perkushtum me ba tifozllek te mirfillte.
Njerezit ne Shkoder qe mund te merren me organizimin e tifozerise jane.
Ajo qe mungon eshte problemi financiar pasi keto tifoze duhen mbeshtet.
Ne vendet perendimore pervec sponsoreve te ndryshem eshte edhe vete klubi qe financon ne organizmin e tifozerise.
Dicka e tille duhet te ndodhe edhe ne shqiperi.
Shpresojme qe shume shpejt te ndodhe dicka te tille.
Vllaznit Ultras

Image

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Tue, 23 Jan 2007 , 17:13

Ne stadiumet jasht shtetit kendohen kang e hymne gjat tan ndeshjes prej tifozave kurse na vec Vllazni Vllazni ose Albiter albiter ................... dim me bertit. Duhet me te vertet nji organizim ma i mir i tifozeris edhe nga ana e klubit.

redbluboys
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 262
Joined: Wed, 06 Apr 2005 , 21:49

Post by redbluboys » Tue, 23 Jan 2007 , 21:33

Man in Redblue wrote:Ne stadiumet jasht shtetit kendohen kang e hymne gjat tan ndeshjes prej tifozave kurse na vec Vllazni Vllazni ose Albiter albiter ................... dim me bertit. Duhet me te vertet nji organizim ma i mir i tifozeris edhe nga ana e klubit.
a duhet klubi me organizu tifozat apo tifozat vedin ?

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 23 Jan 2007 , 21:59

Ma more per gojet naqe.
Manej edhe nji san tjeter.Tifozat neper bote kan dhjetra vite eksperience me tifozllek.Ne Shqipni itesh ka fillu kja pune edhe ne disa raste ne vend qe me u pshtet prej klubeve PENGOHEN!

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 23 Jan 2007 , 22:01

Mu qu mishi kokerr tuj e pa ket videon.I hateshm.Si i bahet me e shkarku?

forri
Kuqeblu Perjet
Kuqeblu Perjet
Posts: 859
Joined: Mon, 19 Sep 2005 , 11:37
Skuadra: Ça pyetje?!!!!!
Location: Tiranë
Contact:

Post by forri » Tue, 23 Jan 2007 , 22:30

vvvllaznia wrote: Shifni nje video e ballistave tu kendu himnin kombtar

http://www.youtube.com/watch?v=T6Wcqv7C ... ed&search=
Në ç'farë formati është pasi mua nuk po më hapet këtu tek kompjuteri i punës,mos është gjë në real player?! :roll:
Para VLLAZNIA!

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Wed, 24 Jan 2007 , 00:44

Per me e shiku videon duhet me pas te instalume Flash Player edhe linja duhet me ken ifije e mire se ndryshe nuk arrin me e u kariku ose vanon me u kariku.

Video nuk mundet me u shkarku ne pc, edhe nqs shkarkohet duhet me instalu nji program tjeter per me e hap etj etj, ka pune puna :D :wink:
Vllaznit Ultras

Image

Post Reply