Lajmet per skuadren e Vllaznise
Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919
-
- Tifoz nderi
- Posts: 430
- Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
- Location: italia
- Contact:
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Vllaznia: Tirana, ndeshje finale për ne
Kështu konsiderohet në kampin shkodran ndeshja e hapjes së kampionatit të ri kundër kampionëve në fuqi të vendit. As më shumë dhe as më pak, por një sfidë finale. Në pamje të parë të duket një gjë e palogjikshme, por në të vërtetë 90-minutëshi i së shtunës ka shumë rëndësi për Vllazninë. Një nisje e mbarë e kampionatit me fitore kundër Tiranës do t'i jepte asaj shumë moral për të qenë në "llogoren" e parë të luftës për titullin kampion. Një tripikësh në këtë javë të parë do të shërbente edhe për të kënaqur dhe motivuar më tepër presidencën e kësaj skuadre, që sivjet ka vendosur të shpenzojnë vërtet shumë për të pasur një skuadër të denjë për trofe. Po ashtu, fitorja kundër bardhebluve do të ishte mesazhi më i mirë edhe për tifozët e zjarrtë kuqeblu se sivjet nuk do t'i zhgënjejnë si në sezonin e kaluar. Në këtë mënyrë, në Shkodër ka ditë që flitet për ndeshjen me Tiranën. Madje që në momentin e hedhjes së shortit dhe prezantimit të këtij derbi 75-vjeçar, si çifti më interesant i siparit të kampionatit të ri. Në këtë logjikë, skuadra shkodrane është para një përgjegjësie shumë të madhe. Prej saj pritet vetëm një rezultat: fitorja. Duke qenë kështu, "ethet" e kësaj sfide i kanë përfshirë të gjithë pjesëtarët e skuadrës, duke nisur nga trajneri Haxhiosmanoviç, i cili në çdo gjë që bën në seancat stërvitore ka në mendje vetëm Tiranën. Ai herë pas here i ngacmon lojtarët e tij me fjalët: "Tirana nuk mundet kështu", "kjo skuadër nuk e ka nivelin e kampiones me të cilën do ndeshemi", etj. Edhe kur e pyet "Dedën", nëse është i kënaqur me mbarëvajtjen e fazës përgatitore, ai përgjigjet: "Nuk e di. Atë do ta tregojë ndeshja me Tiranën. Nëse e mundim, do të thotë se kemi punuar mirë. Nëse humbasim, do të thotë se i kemi bërë gjërat keq." E njëjta situatë ekziston edhe te lojtarët kuqeblu. Ata janë duke u stërvitur me shumë dëshirë dhe mendojnë se mund t'ia dalin mbanë thyerjes së Tiranës, e cila në këto sezonet e fundit ka dalë shpeshherë triumfatore nga "Loro Boriçi". Në këtë kontekst, përgjegjësia tek ata është shumë e madhe. Kjo pasi tifozëria shkodrane pret edhe spektakël në fushë, por të shtunën kuptohet që rëndësinë më të madhe do ta kenë pikët. Vllaznia ka shansin më të mirë ta nisë ashtu si duhet kampionatin e ri, një nisje që mund ta mbajë pretendente më pas deri në fund. Por nëse ndodh ndryshe, morali i tyre nuk është në lartësinë e duhur, pasi është një skuadër e ndërtuar thuajse nga fillimi dhe do të jetë e vështirë të vazhdojë të jetë në tonusin e duhur. Ja pse të gjithë presin vetë fitoren e Vllaznisë të shtunën mbrëma. Stadiumi ka për të qenë i mbushur plot dhe nisje më të mirë të kampionatit vështirë se do të kishte, gjithnjë nëse kuqeblutë mundin skuadrën që mban ende kurorën e titullit. Në këtë logjikë, ndeshja kundër bardhebluve është vërtet finale për shkodranët.

Kuqeblutë, të gjithë të gatshëm
Trajneri i skuadrës shkodrane, Dervish Haxhiosmanoviç, nuk do të ketë asnjë shqetësim sa i takon ndërtimit të formacionit për ndeshjen e së shtunës kundër Tiranës. Nuk bëhet fjalë për asnjë të dëmtuar dhe në këtë mënyrë ai do të bëjë përzgjedhjen e lojtarëve të duhur. Nga sa shikohet, formacioni me të cilin Vllaznia do të luajë të shtunën do të jetë ai i ndeshjes së fundit miqësore kundër Dinamos, me përjashtimin e vetëm, që në krahun e majtë të mbrojtjes nuk do të jetë malazezi Çetkoviç, por shkodrani Edmond Doçi. Të tjerët do të jenë po ata që kanë luajtur gjatë këtyre miqësoreve të fundit. Ata në këtë mënyrë do të kenë përgjegjësinë e madhe të arritjes së fitores së shumëpritur nga të gjithë shkodranët. Skuadra gjatë gjithë kësaj jave është duke u stërvitur me nga një seancë stërvitore dhe duket një përqendrim i madh tek i gjithë kontigjenti i lojtarëve.

Kuqeblutë, vëmendje lojës mbrojtëse
Loja e Vllaznisë me Tiranën të shtunën, apo edhe në vazhdim të kampionatit, do të jetë shumë e kujdesshme në prapavijë. Kështu ka premtuar trajneri Haxhiosmanoviç, i cili pikërisht për këtë gjë është duke punuar prej kohësh. Që në momentin e marrjes së detyrës së trajnerit të kuqebluve, "Deda" është informuar nga bashkëpunëtorët e tij se Vllaznia sezonin e kaluar kishte pasur shumë probleme në mbrojtje, shoqëruar me pësimin e shumë golave. Që atëherë trajneri malazez është munduar të ndërtojë atë mënyrë loje, me të cilën skuadra nuk do të pësonte shumë gola. Duke qenë kështu, edhe në ditët e fundit ai ka porositur shumë lojtarët e tij se në një ndeshje futbolli, një gjë shumë e rëndësishme është të mos pësosh gol. Pikërisht në këtë ide bazohet edhe parashikimi i tij i para pak ditëve, kur tha se "me Tiranën minimumi do të ndahemi 0 0, ose do të fitojmë ne". Po të ndodhë ajo që ka thënë Haxhiosmanoviçi, duke mbuluar mirë lojtarë të tillë, si Rraklli, Salihi, apo Muka, atëherë provimi i parë për shkodranët ka kaluar me sukses, duke dhënë kësisoj shpresa për gjëra më të mira në vazhdim të sezonit.

- Tifozi Kuq e Blu
- Antar
- Posts: 11
- Joined: Fri, 15 Jul 2005 , 20:29
- Location: U.S.A
<b>FK Vllaznia 2005-06</b>
Orges Shehi....................25.09.1977
Gaspër Ndoja..................15.04.1981
Olti Bishani......................11.01.1988
Igor Radusinoviç..............15.03.1984
Admir Teli........................02.06.1981
Henri Ndreka....................27.03.1983
Edmond Doçi....................01.03.1981
Sasha Çetkoviç.................29.05.1982
Marenglen Kapaj...............16.07.1979
Arsen Beqiri......................18.03.1984
Amarildo Belisha................11.7.1981
Franc Ahi...........................25.10.1982
Erion Hoti..........................08.05.1983
Saimir Patushi...................29.09.1976
Ranko Radonjiç..................06.06.1975
Vioresin Sinani...................04.11.1977
Erkan Sulejmani.................13.07.1981
Bekim Kuli..........................19.02.1982
Nevian Cani........................25.02.1986
Gilman Lika.........................13.01.1987
Ilsid Tafili............................20.08.1987
Harold Frroku......................06.07.1985
Denis Zmijani......................15.01.1984
<b>Stafi teknik</b>
Trajner: Dervish Haxhiosmanoviç
Zëvendëstrajner: Astrit Premçi
Trajner i portierëve: Avenir Dani
Mjek: Zyhdi Çoba

- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
Naqe un fillova me i vu por asht puna se nuk i kam shum foto te lojtarve , kshuqe nqs ka kush mundesi me i gjet un i vej direkt ne faqe , vetem se do ti lutesha ndokuj ti gjejn kto fotovllaznia1919 wrote:Ah mar tifoz kuqeblu,ky admini jone e ka menen ne hordhek!![]()
![]()
Naqe tesh duhet me gjete fotot e lojtarve te Vllaznise qe kur te shkohet te seksioni skuadra qdo lojtar te kete foton!
Ti e din qe disa i kam un per te tjeret duhet me u lidhe me shokt tone qe jane ne Shkoder.

Kushdo qe ka ndonje foto te lojtarve , sidomos te atyne te rinjve ti dergojne ne adresen time webmaster@fkvllaznia.net
Ju falenderoj per mbeshtetjen !!!
Forca Vllaznia !!!
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Hajt tesh kush njef ken ne Shkoder ose nej lojtar apo drejtus tja fillojne puns me na i gjete fotot.Lojtart qe na mungojne jane:Shehi,malazezt,Kapaj,Kuli,lojtart e ri(Dmth ata qi vijne prej ekipeve te moshave).
Megjithate qa te keni ose te gjeni dergojani adminit ne adresen qe dha.
Tung e FORCA VLLAZNIA!
Megjithate qa te keni ose te gjeni dergojani adminit ne adresen qe dha.
Tung e FORCA VLLAZNIA!
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Kuqeblutë, stërvitje në qetësi të plotë
Edhe seanca e djeshme stërvitore për kuqeblutë ka nisur në orën 17:00. Kjo ndoshta e diktuar nga temperaturat e larta që kanë mbizotëruar në këtë qytet edhe gjatë ditës së djeshme. Kanë qenë të pranishëm të gjithë futbollistët, madje me grupin është stërvitur edhe Patushi, i cili ka një dëmtim të lehtë në këmbë, megjithatë, me sa duket, kjo nuk do t'u kushtojë asnjë problem për t'u aktivizuar në ndeshjen e nesërme kundër Shkumbinit. Nga ana tjetër, dy humbjet e pësuara në dy ndeshjet e para të kampionatit kanë sjellë një qetësi të plotë në radhët e futbollistëve. Ata, duke e ndier përgjegjësinë që kanë në këto dy rezultate negative, preferojnë të heshtin, duke mos folur fare për mediat. Stërvitja është zhvilluar normalisht dhe prej të gjithëve tashmë pritet kthesa. Sportdashësit shkodranë nuk presin vetëm fitore ndaj Shkumbinit nesër, por vazhdimësinë e rezultateve pozitive në javët e ardhshme. Këtë e dinë mirë edhe futbollistët kuqeblu, të cilët shpresojnë t'i kënaqin sa më shpejt ata.

Vllaznia, fitorja që mban në stol "Dedën"
Vllaznia e ka fituar, madje thellësisht, ndeshjen e djeshme ndaj Shkumbinit, por në të vërtetë loja e saj nuk ka qenë dhe aq shumë bindëse. Të paktën në pjesën e parë, e cila u mbyll në barazim 0?0 dhe që u kontestua jo pak nga ana e tifozëve. Ajo çfarë vëreje në paraqitjen e skuadrës shkodrane ishte një paqartësi taktike, ose thënë më mirë një lojë apatike pa ndonjë modul të veçantë. Repartet ishin sërish të shkëputura dhe rastet më të mira nuk i kishin sulmuesit, por mesfushori Patushi, që tentoi jo pak të shënonte në portën peqinase, por u ndal nga traversa dy herë.
Sa për miqtë, u duk qartë se ata kishin ardhur "të dehur" në Shkodër pas barazimit me Tiranën në mesjavë. Ndërkohë, pjesa e dytë është krejt ndryshe. Ndoshta edhe ngaqë Vllaznia u çlirua shpejt me golin e kapitenit Sinani që në minutën e dytë të saj. Më pas, në fushë janë vetëm shkodranët, që shënojnë edhe 4 gola të tjerë.
Një fitore që, përveçse u ka dhënë pikët e para shkodranëve, i ka larguar ata nga fundi u renditjes dhe, për më tepër, pas kësaj ndeshjeje, Vllaznia nuk do të ketë nevojë të gjejë trajner tjetër. Haxhiosmanoviçi duhet të punojë i qetë, për të menduar që tani për sfidën e ardhshme me Lushnjën. Kuqeblutë marrin tri pikët e plota dhe tashmë morali i tyre është i lartë.
Shkodranët i janë gëzuar edhe një fakti tjetër, që rivalët, Tirana dhe Teuta, nuk kanë shkuar më shumë se një barazim. Dy pikë nuk janë shumë për t'u rikuperuar, aq më tepër që shanset për të marrë tri pikë të plota në ndeshjen e radhës janë të mëdha. Vërtet Lushnja në shtëpinë e saj është e fortë, por shkodranët tashmë shkojnë me moral të lartë. Rivalët sërish kanë përplasje të vështira, kështu që shanset për t'i kapur ata janë. Të shohim se çfarë do të tregojë Vllaznia tani, pas fitores së bujshme me Shkumbinin. Shkodranët do të vazhdojnë serinë e fitoreve, apo do të ndalen në Lushnjë? Kjo mbetet për t'u parë të shtunën e ardhshme, kur kalendari në dy ndeshjet e radhës është në favor të Vllaznisë.

Ndeshja me Shkumbinin lë pasoja për kuqeblutë
Ndeshja e fundit me Shkumbinin, përveçse u ka dhuruar shkodranëve tri pikët e para të kampionatit, u ka sjellë edhe pasoja negative atyre. Kështu, për t'u përmendur është fakti që dy futbollistë të formacionit bazë të Vllaznisë, pikërisht mesfushorët Belisha dhe Kapaj, janë larguar nga fusha e lojës për shkak të dëmtimeve pa kaluar 30 minuta lojë. Me shumë të ngjarë, ata të dy nuk do të jenë as në ndeshjen e radhës në Lushnjë. Një gjë e tillë, megjithatë, mbetet për t'u verifikuar nga ana e mjekut Zyhdi Çoba, i cili do të ketë punë këtë javë. Nga ana tjetër, me probleme është larguar nga fusha edhe kosovari Sulejmani, që është parë pas ndeshjes duke çaluar. Në këtë mënyrë, "dhimbjet e kokës" për trajnerin Haxhiosmanoviç duket se nuk do të pushojnë. Në Lushnjë kërkohet një tjetër rezultat pozitiv prej skuadrës së tij, por duke mos pasur në dispozicion të gjithë lojtarët, natyrisht që vështirësitë shtohen.
Ndeshja e fundit me Shkumbinin, përveçse u ka dhuruar shkodranëve tri pikët e para të kampionatit, u ka sjellë edhe pasoja negative atyre. Kështu, për t'u përmendur është fakti që dy futbollistë të formacionit bazë të Vllaznisë, pikërisht mesfushorët Belisha dhe Kapaj, janë larguar nga fusha e lojës për shkak të dëmtimeve pa kaluar 30 minuta lojë. Me shumë të ngjarë, ata të dy nuk do të jenë as në ndeshjen e radhës në Lushnjë. Një gjë e tillë, megjithatë, mbetet për t'u verifikuar nga ana e mjekut Zyhdi Çoba, i cili do të ketë punë këtë javë. Nga ana tjetër, me probleme është larguar nga fusha edhe kosovari Sulejmani, që është parë pas ndeshjes duke çaluar. Në këtë mënyrë, "dhimbjet e kokës" për trajnerin Haxhiosmanoviç duket se nuk do të pushojnë. Në Lushnjë kërkohet një tjetër rezultat pozitiv prej skuadrës së tij, por duke mos pasur në dispozicion të gjithë lojtarët, natyrisht që vështirësitë shtohen.
-
- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
Febron Ziu vazhdon provën me kuqeblutë
Që prej së premtes, 29-vjeçari Febron Ziu është në provë te Vllaznia. Lojtari kryeqytetas, që prej shumë vitesh ka milituar në futbollin spanjoll, 3 muajt e fundit është stërvitur me Partizanin, ndërkohë që tashmë një gjë të tillë është duke e bërë në radhët e klubit shkodran. Drejtuesit e këtij të fundit i kanë dhënë atij mundësinë që për disa ditë të testohet te kjo skuadër dhe më pas do të jetë trajneri Haxhiosmanoviç që do të vendosë nëse do të qëndrojë apo jo në skuadër. Ziu ka qenë edhe dje në stërvitje dhe me siguri deri në fund të kësaj jave do të jepet vendimi për të. Por më shumë se te ky lojtar, sytë e drejtuesve të skuadrës, apo dhe tifozëve shkodranë, janë të drejtuar drejt brazilianëve Abilio dhe Leandro. Ata pritet të mbërrijnë këto ditë në Shkodër, duke i kënaqur kësisoj të gjithë.
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Vllaznia: Në Lushnjë, për vazhdimësinë
Ky është mendimi i të gjithëve. Pikët e para të këtij kampionati dhe fitorja e parë e arritur nuk janë asgjë nëse këtë javë skuadra kthehet pa pikë nga Lushnja. Një detyrë kjo jo pak e vështirë për kuqeblutë e Vllaznisë, të cilët ende nuk kanë arritur të shfaqin vlerat e tyre më të mira në këtë sezon. Ndërkohë, fitorja të dielën u duhet edhe "lagunarëve", që ende nuk e kanë shijuar pas 3 javësh kampionat. Parë në këtë drejtim, një gjë është e sigurt: është një ndeshje për t'u pritur me shumë interes. Në kampin shkodran përgatitjet janë duke u bërë ashtu si duhet dhe si i takon një ndeshjeje të rëndësishme. Nga të gjithë sfida me lushnjarët konsiderohet shumë e vështirë dhe njëkohësisht e rëndësishme jo vetëm sa u takon pikëve, të cilat mund të shërbenim për skuadrën që ajo të ngjitej edhe më tej në renditje dhe njëkohësiht të mos u ndahej rivaleve të saj. Rëndësia më e madhe e marrjes së pikëve në këtë takim kuptohet që është sigurimi i vazhdimësisë së rezultateve pozitive. Kjo gjë është e rëndësishme edhe për vetë futbollistët shkodranë, të cilët e kanë kuptuar këtë gjë. Në emër të tyre do të shprehej mesfushori Patushi, i cili thotë: "Të them të drejtën, rezultatet e skuadrës sonë nuk i lidh shumë me ato të skuadrave tona rivale. Nuk na intereson nëse do të fitojnë apo jo ata. E rëndësishme është që në Lushnjë të fitojmë dhe të sigurojmë një vazhdimësi të rezultateve tona pozitive. Sa për rivalët, ata diku do të lënë pikë rrugës dhe do të kemi mundësi t'i kapim, pasi edhe diferenca mes skuadrave nuk është e madhe sivjet. Pra, për ne takimi i kësaj jave në Lushnjë është shumë i rëndësishëm." Të njëjtin mendim me të ka edhe kapiteni Sinani, i cili mendon se në këto momente nuk ka shumë rëndësi loja e mirë e skuadrës, por pikët. "Kemi luajtur shumë mirë në dy ndeshjet e para të kampionatit, por nuk kemi marrë pikë. Kështu që nuk mendoj se në këto momente duhet të synojmë shumë te loja e mirë. Më shumë se çdo gjë tjetër na interesojnë pikët dhe prandaj në Lushnjë nuk na lejohet asnjë hap fals. Shkojmë me një objektiv të vetëm, për të marrë pikë, pse jo edhe vetëm për të fituar,"është shprehur sulmuesi kryesor i kuqebluve. Nga ana tjetër, trajneri Haxhiosmanoviç këtë javë duket shumë më i qetë në krahasim me një javë më parë. Besimi që i ka dhënë presidenti për të vazhduar i qetë punën e ka bërë malazezin më entuziast në punën e tij. Gjatë gjithë javës, "Deda" është munduar të injektojë besim te lojtarët e tij. Kjo ngaqë skuadra të dielën në "Roza Haxhiu" duhet të tregojë vlerat e saj të vërteta. Nëse ndodh ndryshe, numri 1 i skuadrës shkodrane mendon se kështu mund të hidhet poshtë e gjithë puna që është bërë deri tani. "Na duhet patjetër të bëjmë më të mirën në Lushnjë. Nëse nuk dalim me pikë nga kjo ndeshje, kemi çuar dëm të gjithë punën e bërë deri tani," ka thënë ai. Në këtë mënyrë, ndonëse edhe me mungesa në formacion, për kuqeblutë përpara është një detyrë e vështirë, por jo e pamundur: mposhtja e lushnjarëve brenda në shtëpinë e tyre.

Belisha e Kapaj, dyshimi për të dielën
Ndonëse kanë mbetur edhe tri ditë deri në momentin kur do të luhet ndeshja e jaëvs së katërt të kampionatit mes Lushnjës dhe Vllaznisë, trajneri Haxhiosmanoviç nuk e ka ende të qartë se me çfarë formacioni do të luajë. Kjo ngaqë dy prej futbollistëve të formacionit bazë, pikërisht Belisha e Kapaj, nuk dihen ende nëse do të jenë në gjendje apo jo. I pari vuan nga një dëmtim i kaviljes që në ndeshjen me Shkumbinin, por megjithatë Belisha dy ditët e fundit është munduar të vrapojë lehtë. "Do të stërvitem në këtë mënyrë deri të shtunën dhe më pas së bashku me mjekun do të vendosim nëse do të mund të luajë apo jo në Lushnjë,"ka thënë ai. Pak më i ndërlikuar duket problemi i Kapajt. Mesfushori i krahut të majtë ka një dëmtim muskular dhe, sipas mjekut Çoba, me shumë të ngjarë ai nuk do të jetë në fushë këtë javë. Në këtë mënyrë, problemet për trajnerin Haxhiosmanoviç shtohen, aq më tepër kur të gatshëm nuk ka aq shumë sa të bëjë zgjedhje.

Belisha dhe Kapaj, dy mungesat e sigurta të Vllaznisë
Nga infermieria kuqeblu janë pritur lajme të mira sa i takon rikuperimit të dy futbollistëve të formacionit bazë, Belishës dhe Kapajt, por në të vërtetë nuk ka ndodhur kështu. Të dy këta lojtarë nuk do të jenë të gatshëm për të luajtur të dielën në Lushnjë. Shqetësimet e kaviljes për Belishën kanë qenë më të mëdha se sa mendoheshin dhe për pasojë mesfushori e ka pasur të pamundur të fillojë të stërvitet me grupin. Pra, ai nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Haxhiosmanoviç për ndeshjen e "Roza Haxhiut". Këtë e ka konfirmuar vetë mjeku i ekipit, Zyhdi Çoba, i cili ka shpjeguar se gjendja e lojtarit nuk është ajo optimalja për të hyrë në fushë. Mjeku ka konfirmuar njëkohësisht edhe mungesën e Kapajt, i cili gjatë gjithë kësaj jave nuk ka qenë fare i pranishëm në stërvitjen e ekipit. Dëmtimi muskular që ai ka pësuar nuk ia ka lejuar këtë gjë, prandaj është e sigurt që do të mungojë këtë javë.

Vllaznia: Në Lushnjë për një imazh të ri
Historia e ballafaqimeve të viteve të fundit në duelin Lushnja?Vllaznia në takimet e zhvilluara në "Roza Haxiu" ka folur për vendësit. Ata kanë arritur të fitojnë, madje edhe me lehtësi ndaj shkodranëve, që çuditërisht janë shfaqur herë pas here të shpërfytyruar krejtësisht në ndeshje të tilla. Kuptohet, këtu ka rolin e vet edhe përqendrimi maksimal i lushnjarëve, që sfidat me kuqeblutë, në mënyrë krejt të pakuptimtë, i kanë parapërgatitur si për "jetë a vdekje". Një gjë të tillë e ka bërë të ditur edhe njëri prej futbollistëve aktualë të Vllaznisë, pikërisht Bekim Kuli, që vitin e kaluar ka qenë pjesë e skuadrës lushnjare. Por ndërkohë këtë e kanë të qartë edhe vetë djemtë e trajnerit Haxhiosmanoviç. Kundërshtari i radhës për ta është shumë i motivuar për të arritur fitoren e parë në kampionat, ndërsa përvoja e viteve të tjera e ka treguar qartë sesa herë që një kundërshtari i duhen patjetër pikët, ai gjen "prehje" te Vllaznia. Për të mos ndodhur kështu, edhe ngaqë shkodranëve u duhen pikët më shumë se kurrë, ata janë përgatitur intensivisht për të dalë faqebardhë këtë herë nga Myzeqeja. Trajneri Haxhiosmanoviç është shprehur se skuadra do të bëjë më të mirën e saj në këtë ndeshje. Të paktën për këtë është përgatitur, prandaj thotë: "E kemi të qartë se prej nesh kërkohet fitorja në Lushnjë. Natyrisht që edhe kundërshtari është i vendosur për fitore, prandaj mendoj se ka për t'u bërë një ndeshje e fortë. Vllaznia ka nevojë për pikë, për të rikuperuar ato që ka lënë në javët e para të kampionatit dhe do të provojë të mos dalë pa gjë nga Lushnja." Në këtë mënyrë, mbetet për t'u konfirmuar kjo vendosmëri e shkodranëve për të marrë pikë sot dhe mbi të gjitha për të ndërruar imazhin e viteve të fundit në ballafaqimet me "lagunarët" në fushën e tyre. Ndoshta kjo është dhe arsyeja kryesore që vetë "Deda" është tërhequr nga skema e tij e preferuar 4-4-2. Mund të ketë qenë edhe një kërkesë e vetë lojtarëve për të luajtur me 3-5-2, pasi ndihen më të sigurt, edhe ngaqë në ndeshjet në trasfertë mbetet problem gjykimi i lojës dhe me një mbrojtje në vijë të drejtë, natyrisht që mund të marrësh edhe ndëshkime të pamerituara, siç ndodhi në Durrës. Në këtë aspekt, duket qartë që shkodranët sot nuk do të zhvillojnë një lojë aventureske, por të kujdesshme dhe me shumë efikasitet. Për këtë qëllim, skuadra ka punuar gjatë gjithë javës dhe 90-minutëshi i sotëm do të vërtetojë nëse kuqeblutë i kanë bërë siç duhet përgatitjet për këtë ndeshje apo jo. Mungesa e disa prej titullarëve të formacionit të Vllaznisë pritet të mos ndikojë në lojën e saj.

Vllaznia prish "syrin e keq" në Lushnjë
6000 shikuesit e pranishëm në shkallët e "Roza Haxhiut" janë larguar kokulur nga stadiumi i tyre, pasi nuk e kishin parashikuar një humbje kapitulluese ndaj shkodranëve. Të befasuar nga gabimet taktike të repartit të mbrojtjes, si dhe nga pasiguria absurde e Hektor Premçes, sportdashësit lushnjarë e kanë pranuar më në fund humbjen e hidhur. Shkodranët e "gatuan" fitoren pa shumë djersë, por me klas individual, falë dy kualiteteve të formacionit kuqeblu, Vioresin Sinanit dhe Sajmir Patushit. Takimi ka nisur me një epërsi të lehtë të vendësve, të cilët kanë zotëruar mesfushën, por pa arritur të shfaqen rrezikshëm në portën e Shehit. Vllaznia ka bërë mbrojtje të ngjeshur për t'i bërë ballë furisë vendëse, duke shpresuar më pas te kundërsulmi, pasi në fushë kishin një organizator plot eksperiencë, si Patushi, dhe në sulm një gjahtar golash, si Sinani. Dhe në minutën e 25-të, fenomeni shkodran Sinani, pasi merr një top brenda zonës, vërshon mjeshtërisht, duke e detyruar Premçen që të ndërhyjë gabimisht për të ndaluar pësimin e golit. Sinani nuk ka se si të mos e ekzekutojë vetë penalltinë që fitoi, duke kaluar Vllazninë në avantazh. Vendësit zgjohen dhe reagojnë fuqishëm. Në minutën e 32-të, Ceno ka ngushtuar diferencën, duke ringjallur shpresat e lushnjarëve për një fitore. Dhe rastet nuk mungojnë, kur peqinasi R.Dervishi dy herë në minutën e 36-të dhe 43-të humbet një mundësi të artë për të shënuar me kokë, i pashqetësuar nga mbrojtja shkodrane. Të njëjtën gjë bën edhe Ahi për miqtë, kur vetëm për vetëm me Premçen godet mjaft dobët. Vërshëllima e Jarecit i ka futur dy kundërshtarët në dhomat e zhveshjes në barazim, për t'ia lënë gjithçka pjesës së dytë të këtij takimi. Pjesa e dytë pritej më e vrullshme për lushnjarët, të cilët do ta kërkonin me ngulm fitoren, por nuk ndodhi kështu, pasi djemtë e malazezit Haxhiosmanoviç kanë zbatuar me përpikëri detyrat e profesorit të tyre, teksa kanë organizuar një mbrojtje perfekte dhe një kundërsulm "vdekjeprurës" për vendësit. Kështu, në minutën e 55-të, mesfushori Patushi, pasi shmang edhe daljen e Premçes, megjithëse në një pozicion mbi vijën fundore, tregon klas, duke e dërguar topin në rrjetë. Vendësit mundohen të reagojnë, por pa qartësi taktike dhe freski fizike, në një kohë që fenomeni Sinani në minutën e 80-të, përballë Premçes, e detyron këtë të fundit që, pas një gabimi elementar, ta nxjerrë topin për herë të tretë nga rrjeta e tij. Ky ishte rezultati përfundimtar i këtij takimi, i cili tregoi se trajnerit lushnjar i është hapur një punë e madhe, që ai duhet ta kryejë në vazhdimësi. Ndërkohë, Vllaznia, me këtë fitore kristalizoi disi performancën e saj, si një nga ekipet pretendente të këtij sezoni të superligës. Javën e ardhshme, Lushnja udhëton në Elbasan, ku barazimi do të ishte si një fitore, ndërsa Vllaznia pret Besën në Shkodër. Një kalendar favorizues për kuqeblutë, që në pamje të parë duket se do të regjistrojnë fitoren e tretë radhazi. Të shohim se çfarë surprizash do të ketë java tjetër.