Post
by Man in Redblue » Mon, 23 Jun 2008 , 16:35
HAMDI SALIHI
Pas futbollit zgjedh mjekësinë
Intervista: “Kur bëj seks me një vajzë tërheqëse harroj gjithçka”
KLOTILDA HARKA
Jeta e futbollistit shkodran në Austri. Golashënuesi më i mirë skuadrës austriake, SV Ried, tregon për “Panorama Plus”, jetën e kufizuar në Austri dhe pasionet e fshehura për mjekësinë, muzikën dhe femrat e bukura.
Prej 1 viti e gjysmë jeton në Austri, si ka ndryshuar jeta jote?
Të them të vërtetën nuk ka qenë e lehtë të mësohem, ose më mirë ta pranoj lehtë këtë stil jete.
Pse si bëhet jeta atje?
Po në Shqipëri konsumoja shumë kohë edhe me shoqërinë jashtë sportit. Përveç asaj kohe që kaloj me shokët e sportit këtu, edhe pse jam pjesën më të madhe të kohës me ekipin, edhe ndonjë kafe në kohën e lirë e kaloj prapë në një ambient sportiv, pasi pjesa më e madhe e
shoqërisë që kam këtu janë gjithashtu lojtarë të ekipit tim.
Gjithë botën e ka përfshirë atmosfera e “Euro 2008”. Ti si po e përjeton?
Mendoj se është diçka normale, pasi edhe për mua është ngjarja sportive më e rëndësishme që zhvillohet në Evropë, dhe më i bukuri në botë për nga spektakli që ofron.
Parashikimi yt për skuadrën fituese?
Jam tifoz i Spanjës dhe kam bindjen që do arrijnë trofeun kësaj here.
“Miliarderët e CSKA-së blejnë Salihin”. Ka qenë lajmi që dhanë mediat lidhur me marrëveshjen tënde me CSKA-në e Sofjes. Ç’bëhet me këtë marrëveshje?
Ende nuk është bërë asnjë gjë konkrete. Lajme për transferime të mundshme besoj janë normale për çdo futbollist, por për t’u bërë konkrete është rrugë shumë më e gjatë dhe më e vështirë nga aq sa duket. Në qoftë se do të arrihej kjo marrëveshje, besoj se për mua do ndryshonin disa gjëra në aspektin ekonomik, sepse nga ana sportive nuk
do e shihja si ndonjë arritje shumë të madhe, pasi nukështë objektivi që unë kam në kokë.
Je cilësuar si legjionari më prodhimtar për numrin e golave? Është talent, apo përkushtim i tepruar?
Më kryesorja besoj se kaqenë fati që kam pasur për ta kaluar gjithë sezonin në një formë të mirë dhe pa dëmtime. Kjo është më e rëndësishmja për një futbollist mendoj, pasi talent dhe përkushtim besoj e ka çdo njeri që ka arritur të bëhet futbollist profesionist.
U shndërrove në heroin e nënkampionit të Austrisë, SV Ried, teksa shënove dy gola brenda katër minutash në fitoren 3-0 të ekipit tuaj kundër Austria Karnten. Çfarë je i aftë të bësh tjetër vetëm në 4 minuta?
Them se për të arritur diçka nuk është koha gjëja më e rëndësishme, por përpjekja dhe besimi në vetvete që mund ta arrish atë që do sado e kufizuar që të jetë koha.
Ke arritur ç’ke dashur në Shqipëri si futbollist? Në jetën private çfarë synimi ke?
Besoj se deri tani edhe në jetën private i kam arritur ato që kam dashur. Por ashtu siç kam në sport një objektiv dhe besoj se do e arrij, ashtu kam dhe në jetën private një objektiv, që them se do e arrij.
E vërtetë është që e ardhmja jote i takon mjekësisë?
Në fakt, në qoftë se nuk do isha bërë futbollist, mjek do të isha bërë.
Hobi yt është muzika, ç’bëhet me ëndrrën për të realizuar një klip?
Kjo kam thënë se është ëndrra ime në sirtar, por jam 100% i bindur se do mbetet në sirtar përgjithmonë.
Tani pas këtij suksesi në karrierë, ndihesh më shumë i pasur, apo i lumtur?
Kam shumë miq dhe shokë të mirë, gjithashtu një familje të shkëlqyer. Këto janë gjëra që më bëjnë të ndihem shumë i pasur.
Ç’bëni me milionat e eurove, që fitoni nga ndeshjet?
Lekët që fitoj nga sporti mundohem t’i investoj dhe t’imenaxhoj sa më mirë, që nesër kur të kem lënë sportin të jem krenar dhe t’i them vetes që ja paska vlejtur jo vetëm për kënaqësinë dhe famën, por edhe nga ana ekonomike, gjithë ai mund dhe djersë që kam derdhur për këtë sport.
Besojmë ke bërë plane për pushime luksoze?
Për fatin tim të keq pas dy javësh filloj kampionatin dhe nuk kam asnjë ditë pushim. Kam filluar të mendoj për pushimet e dimrit se për këto të verës, nuk bëhet fjalë fare.
I frekuenton pub-et, konsumon alkool?
Të them të vërtetën nuk është se dal shumë, por ndonjëherë dal të shtunën pas ndeshjes duke pasur favorin që të dielën e kemi pushim rri deri vonë dhe konsumoj ndonjë pije me atë shoqëri, që kam arritur të krijoj në këtë një vit e gjysmë që jam këtu.
Keni një të dashur në Austri?
Jam i dashuruar.... me futbollin normal (qesh)
Për vajzat e bukura ç’përshtypje ke?
E kush nuk tërhiqet nga
ato?!
Vajzat në Austri, krahasuar me ato shqiptare?
Femrat në gjithë botën mendoj se nuk kanë shumë
ndryshim nga njëra-tjetra. Kur është e bukur, tërheqëse dhe e zgjuar në të njëjtën kohë, them se ka vëmendjen dhe admirimin e gjithkujt pavarësisht kombësisë që ajo ka. Por është e vërtetë që në Shqipëri vajza të tilla ka shumë me tepër se në Austri.
Cili është gabimi më i rëndë që mund të bëjë një sportist gjatë karrierës së tij? Ju cilit i ruheni?
Kur nuk është me këmbë në tokë dhe mendon se ka arritur gjithçka, them se është gabimi më i madh dhe fundi i karrierës së një sportisti. Kjo është ç’ka nuk do të kasha dashur të përjetoja kurrë, jo vetëm në sport, por edhe në jetë.