Maje njaty me vetem ishalla dalim n'ven te dyt, se edhe kupen ma merr menja qi duhena me e harru. Po kalume Partizanin kena Tiranen. Qi veq n'baft zoti sebep me rrah Tiranen mas 6 vjetsh, se po dolme n'finale coftina kena me pas (Peqini, Kavaja ose Turbina )vllaznia1919 wrote:ishalla po dalim ne vend te dyte ose po fitojme njate kupe.
Lajme nga Liga Superiore
Moderators: GOLDIAN, vllaznia1919
-
- Moderator
- Posts: 843
- Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
- Location: T*ranë
-
- Tifoz nderi
- Posts: 882
- Joined: Fri, 19 Jan 2007 , 07:48
- Location: Kanada
- Contact:
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 201
- Joined: Fri, 08 Dec 2006 , 22:04
- Location: New York
Tesh vllezen jena para nji situatet qe ne duhet me diskutu pak. kena para ndeshjet Me Partizanin per kupe e kampionat rradhazi. A ju a merr mendja se ka me pas ndonji pisllek rruges? Une them se ka me pas. Akordi ka me ken ky: ne me i lan Partizanit ndeshjen ne Shkoder. Partizani me na lane kualifikimin per ma andej dhe ne finale kena me has Tiranen. Ma ndjen lagshtinen se ka me ndodhe nji gja e tille. Ishalla jam gabim. T'i shohim i here presidentat sa te ndershem jane.
Kur do ta shohim Vllaznine kampion
-
- Moderator
- Posts: 843
- Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
- Location: T*ranë
Po kur kan ken najher t'nershem presidentat qi me ken tash, mor burr. Tash po shkon puna si vjet me Elbasanin e shum her te tjera, sidomos me Teuten. Puna asht se Tiranen nuk e kena n'finale, po n'gjys finale, qa do me than qi finalja nuk asht e sigurt. Kja m'jep pak shpres me menu qi Vllaznia ka me luftu ne te dy neshjet, si per kupe si per kampjonat, se asnjenit prej fronteve nuk i dihet.
-
- Moderator
- Posts: 3865
- Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
- Location: My heart is where my home is
kyt shortin e kupes se kuptoj hic, njene anen jan Vllaznia , partizani e Tirana e naene tjeter shkumbini, e turbina. Ta po del turbina ne finale mduket.
nqs bahet nai pisllek ma merr mendja se kishte ken marri me ia lan ndeshjen e kampionatit Partizanit tuj dit se vllaznia sdin me fitu kupen tash 20 vjet.

- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
Per mendimin tem Vllaznia duhet me luftu ne te 2 frontet kampionat (vendi i dyte) si edhe per kupe.
Kupen e shaf bajagi te fshtire duke pas parasysh se kena Partizanin ne cerekfinale.
Partizani ka tradite ne kupe, si edhe Vllaznia ka harru se ca asht kupa kshu qe veshtiresia asht dyfish
Randsi ka qe lojtaret te hyjne ne fushen e lojes per me lujt fort si edhe me te vetmin objektiv FITOREN !!!
Kupen e shaf bajagi te fshtire duke pas parasysh se kena Partizanin ne cerekfinale.
Partizani ka tradite ne kupe, si edhe Vllaznia ka harru se ca asht kupa kshu qe veshtiresia asht dyfish
Randsi ka qe lojtaret te hyjne ne fushen e lojes per me lujt fort si edhe me te vetmin objektiv FITOREN !!!
-
- Tifoz nderi
- Posts: 882
- Joined: Fri, 19 Jan 2007 , 07:48
- Location: Kanada
- Contact:
E kta marreveshjet ta dhijne lezetin e futbollit. Frike kam boll se tash pa ban naj marri ai Fushaj, se jan msu kta. Vec ta dijne se po e bani, marre asht per Shkodren me shit ndeshje. Tan aja tradite shkodrane, asht ba tash me ba marrveshje qe me ec pak, marre, taman marre. Po ku pysin per marre kta tonet he burr, kta jan marre kam e kry per vedi.
Ta shofim se ca pa bahet, por frike kam boll, si vjet me Elbasanin, bate muuuuuuuuuuuuuuu se ka pas marrveshje.
Ta shofim se ca pa bahet, por frike kam boll, si vjet me Elbasanin, bate muuuuuuuuuuuuuuu se ka pas marrveshje.
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- Tifoz nderi
- Posts: 882
- Joined: Fri, 19 Jan 2007 , 07:48
- Location: Kanada
- Contact:
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Drejtori i "2K Group", Endri Puka, tregon mënyrën çnjerëzore të marrjes së futbollistëve nga policia 14-02-2007
Policia rrëmben brazilianët e Apolonisë
Eduard Ilnica
Një akt i paprecedent është shënuar në fushat e futbollit shqiptar. Askush nuk mund ta kishte menduar që katër futbollistë të merreshin nga fusha e stërvitjes dhe me rrobat gjithë baltë të qëndronin brenda komisariatit të policisë së Fierit. Por ja që në Shqipëri, duke dashur të sulmohet politikisht dikush, mund ta pësojnë këta katër futbollistë brazilianë, të cilët nuk i përkasin asnjë lloj bindjeje në vendin tonë, por thjesht janë për të luajtur lojën magjike të futbollit.
Pas këtij akti të turpshëm të policisë së Fierit, drejtori i përgjithshëm i "2K Group", Endri Puka, dha një konferencë për shtyp, duke e denoncuar këtë akt dhe e quajtur barbar.
"Ka qenë një akt i pashembullt në futbollin shqiptar, madje barbar do të thoja të policisë, e cila ka marrë katër futbollistë brazilianë të Apolonisë nga fusha e lojës. Futbollistët janë Renato Da Silva, Rosha, Zhunior dhe Uashington, të cilët pa asnjë lloj të drejte janë futur në furgonin e policisë dhe janë mbajtur për tri orë në ambientet e policisë, ashtu siç ishin në fushën e lojës me rroba stërvitjeje. Dhe tani që flasim janë dërguar drejt aeroportit të Rinasit, siç duket për t'i dëbuar jashtë vendit tonë. Futbollistët në fjalë kanë ardhur nga kategoria e dytë braziliane dhe janë të pajisur me dokumentacionin përkatës nga federata braziliane. Mbi këtë bazë ata janë federuar nga federate shqiptare dhe kanë kontrata 3 4 vjeçare me klubin e Apolonisë. Dy prej tyre kanë qenë pjesë e ekipit edhe vitin që kaloi, ndërsa dy të tjerët janë afruar në janar. Këta futbollistë kanë hyrë ligjërisht në vendin tonë në mesin e muajit janar dhe tri ditë më vonë pasaportat e tyre janë çuar pranë komisariatit të policisë së Fierit, për të aplikuar për rezidencën e tyre në këtë qytet. Ne jemi interesuar se në çfarë faze ishte aplikimi i tyre, por nuk kemi asnjë përgjigje, madje pasaportat e tyre ishin dërguar në Tiranë, edhe pse rezidenca kërkohej në Fier. Ne jemi të bindur që ky akt është i Ministrisë së Brendshme konkretisht, e cila për të ndikuar në politikat editoriale të grupit tonë mediatik, kryesisht të gazetës "Shekulli", që ka qenë tejet kritike me qëndrimin e ish ministrit të brendshëm, aktualisht kandidat për Bashkinë e Tiranës, i cili në mënyrë shumë të ulët sulmoi kundërshtarin e tij politik. Për këtë gazetat tona dhe Televizioni A1 mbajtën një qëndrim kritik, ndërsa për të ndikuar te mediat tona, segmente të caktuara shtetërore na kanë bërë presione të ndryshme gjatë kësaj jave, e cila kulmoi me shoqërimin e turpshëm të futbollistëve brazilianë."
Ndërkohë, zoti Puka ka përmendur edhe sensibilizimin për akt precedent, teksa ka deklaruar: "Për këtë veprim, klubi Apolonia do të vejë në dijeni UEFA n dhe FIFA n, ndërkohë që FSHF ja është informuar për këtë ngjarje. Ndërkaq, ne do të vemë në dijeni edhe organizatën botërore të gazetarëve, që besojmë se do të kenë një qëndrim të ashpër ndaj këtij akti çnjerëzor. Dua t'u them zotërinjve që inskenuan këtë akt, se edhe nga qeveri të tjera të ndryshme kanë bërë presione për të ndikuar, por mediat tona do të vazhdojnë ta informojnë opinionin publik, pavarësisht sulmeve dhe presioneve që bëjnë qeveritarët, konkretisht pushtetarët e Ministrisë së Brendshme."
I pyetur për kontratat që kanë këta futbollistë me klubin e Apolonisë, Puka u shpreh: "Kanë kontrata 3 4 vjeçare dhe marrin deri në 25 mijë euro në sezon. Pra, janë një pasuri, një aset i klubit, për të cilët kemi investuar shumë. Shumica e pagesës është dhënë me parapagim. Nuk e dimë se kush do t'i kompensojë këto dëme që bëhen pas këtyre veprimeve arbitrare. Me qëllim këto çështje mbahen pezull, për t'i përdorur pastaj sipas dëshirës, duke vënë gjoba politike. Kur u interesuam në Fier për këtë gjë, na thanë që kishin urdhër nga lart. Ndërsa për futbollistët e tjerë të huaj që janë aktualisht tek Apolonia, drejtori i "2K Group" tha: "Aktualisht ne kemi edhe tre futbollistë të tjerë të huaj, por ata janë sjellë nga një menaxher, i cili i ka pajisur vetë me lejeqëndrim. Janë edhe dy futbollistë maqedonas, por ata nuk kanë këto probleme."
Ndërkohë që futbollistët brazilianë po shoqëroheshin drejt Rinasit, Endri Puka në fund të deklaratës së tij theksoi: "Shpresojmë që këta njerëz të mos i shkojnë marrëzisë së tyre deri në fund. Por nëse ndodh, atëherë do të informojmë të gjitha institucionet, madje dhe ato ndërkombëtare, për këtë veprim barbar."
Qfare skandalit!Veq ne Shqipni nodhin kta gjana.Turp i madh.

O vllaznia1919! Ta gjeta nji sllogan per partine tane, ja per gja pa anan ka ne optimistat partia jote, asht e djathte.vllaznia1919 wrote:Deri tesh jane hape tri parti:Pesimista,optimista dhe te panvarur.Un si shqiptar(i pelqen me hape partina kote) po hapi te katerten.Jam midis optimistave edhe te panvarurve.Emri asht:Partia Valterjane!
Kush ma gjene slloganin per kyt parti?
Slloganin lene ishtu:PARTI, VALTER, JEMI GATI KURDOHERE!!!
A e kam gjet a ja??
-
- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
Hhahahhaha, hallallShkodrani81 wrote:O vllaznia1919! Ta gjeta nji sllogan per partine tane, ja per gja pa anan ka ne optimistat partia jote, asht e djathte.vllaznia1919 wrote:Deri tesh jane hape tri parti:Pesimista,optimista dhe te panvarur.Un si shqiptar(i pelqen me hape partina kote) po hapi te katerten.Jam midis optimistave edhe te panvarurve.Emri asht:Partia Valterjane!
Kush ma gjene slloganin per kyt parti?
Slloganin lene ishtu:PARTI, VALTER, JEMI GATI KURDOHERE!!!
A e kam gjet a ja??
-
- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
FSHF: Vazhdimi i Superligës, në rrezik
Tashmë, i gjithë opinoni publik është vënë në dijeni për aktin e paprecedent që ndodhi ditën e martë në fushën e stërvitjes së klubit "Apolonia". Katër lojtarët brazilianë, Renato Da Silva, Rosha, Zhunior dhe Uashington, të cilët janë pjesëtarë të skuadrës fierake, u morën direkt nga fusha e stërvitjes dhe u çuan në komisariatin e policisë së Fierit dhe më pas drejt Rinasit. Në mënyrën më çnjerëzore, futbollistët janë mbajtur gjatë këtyre ditëve në aeroportin e Rinasit.
Ndërkohë, dje, presidenti i KF "Apolonia", Koço Kokëdhima, nëpërmjet një kërkese zyrtare dërguar Federatës Shqiptare të Futbollit, i ka kërkuar kësaj të fundit ndërprerjen e kampionatit kombëtar të futbollit, derisa të zgjidhet problemi i lojtarëve brazilianë, të cilët u morën forcërisht nga fusha e stërvitjes. Në lidhje me këtë problem mjaft serioz, kontaktuam me sekretarin e përgjithshëm të FSHF-së, Roland Mici. Mici shpjegoi gjithçka për kërkesën e ardhur në drejtim të FSHF-së dhe theksoi se intitucioni më i lartë i futbollit do të marrë hapa të shpejtë për zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi. "Në drejtim të FSHF-së ka ardhur një kërkesë nga drejtuesit e KF "Apolonia", të cilët kërkojnë ndërprerjen e kampionatit derisa të zgjidhet problemi i disa lojtarëve, të cilët janë marrë forcërisht nga fusha e stërvitjes. Në tërësinë e materialit që ka paraqitur klubi "Apolonia", rezulton se këta lojtarë janë marrë në mënyrë të dhunshme nga fusha e stërvitjes. Eshtë e turpshme kjo që ka ndodhur, duke pasur parasysh edhe anën humane të tyre, sepse në fund të fundit ata janë njerëz si të gjithë të tjerët. Nga ana e klubit janë bërë të gjitha procedurat për pajisjen e këtyre lojtarëve me lejeqëndrimi, ku këtë të fundit e jep organi i policisë. Për sa kohë nga ana e klubit "Apolonia" na bëhet me dije që i kanë zbatuar të gjitha detyrimet ligjore që kanë ndaj policisë, neve jemi të prirur të besojmë ato çka na thotë klubi. Jemi të interesuar për të përkrahur një anëtar të FSHF-së, në këtë rast Apoloninë, ashtu siç do ta bënim për çdo anëtar tjetër. Ndërkohë mund të them se ky është një problem madhor, i cili nuk mund të zgjidhet direkt. Prandaj, kjo kërkesë do të shtrohet në mënyrë urgjente për t'u zgjidhur në komitetin ekzekutiv, i cili duhet të mblidhet sa më shpejt të jetë e mundur, gjithnjë përpara fillimit të aktivitetit futbollistik. Nga sa bëhet fjalë në kërkesën e dërguar dhe nga sa dimë ne, janë një sërë lojtarësh në të gjithë Shqipërinë, të cilët mendoj se janë në të njëjtin status me brazilianët. Qëndrimi që ka mbajtur policia në trajtimin e këtyre lojtarëve është disi i nxituar. Në qoftë se janë bërë procedurat në rregull, organi i policisë ka detyrimin ligjor që të kthejë përgjigje me shkrim, ose të japë një afat që këta persona duhet të rrinë në Shqipëri. Kjo lloj dhunë që është përdorur mendoj se duhet të ketë një karakter tjetër,"- u shpreh Mici lidhur me kërkesën e bërë nga KF "Apolonia".
Më tej, sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, i cili është me profesion jurist, thekson se janë të gjitha mundësitë që të mos krijohen më probleme të tilla dhe KE-ja do ta shqyrtojë këtë rast për të marrë një vendim sa më të pjekur. Për Micin ky është një problem madhor dhe deri në zgjidhjen e tij, rrezikohet të ndërpritet kampionati. "Janë të gjitha mundësitë që shqetësime të tilla të mos krijohen. Lojtarët brazilianë kanë ardhur me kontrata të rregullta, të cilat ne i kemi të regjistruara në federatë. Duke pasur parasysh që një veprim i tillë mund të shtrihet edhe nëpër klubet e tjera, mendoj se është rasti që komiteti ekzekutiv i FSHF-së ta shqyrtojë këtë kërkesë dhe të dalë me një vendim sa më të pjekur. Ky problem mund të sjellë anomali të mëdha, sepse nuk është vetëm rasti i Apolonisë, pasi mund t'u ndodhë edhe klubeve të tjera që kanë në përbërje të tyre lojtarë të huaj. Në bazë të kësaj kërkese, mendoj se kampionati rrezikohet seriozisht për shtyrjen ose pezullimin e tij, deri në zgjidhjen e problemit. Jemi të ndërgjegjshëm që ky problem është për të gjitha klubet, jo vetëm për Apoloninë,"- deklaroi për gazetën "Sporti shqiptar" sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Roland Mici.
Gjatë këtyre ditëve pritet të mblidhet urgjentisht komiteti ekzekutiv. Duhet thënë se rasti që i ndodhi klubit "Apolonia" është më i paprecedenti deri më tani, ndërkohë që duhet një zgjidhje e menjëhershme, në mënyrë që në të ardhmen të mos ndodhin të tilla skena, që nuk kanë lidhje fare me sportin më popullor në botë, futbollin.
Sporti Shqiptar

Yll krejt naqe!Te lumte pushka!Shkodrani81 wrote:O vllaznia1919! Ta gjeta nji sllogan per partine tane, ja per gja pa anan ka ne optimistat partia jote, asht e djathte.vllaznia1919 wrote:Deri tesh jane hape tri parti:Pesimista,optimista dhe te panvarur.Un si shqiptar(i pelqen me hape partina kote) po hapi te katerten.Jam midis optimistave edhe te panvarurve.Emri asht:Partia Valterjane!