Post
by fpjalmi » Mon, 11 May 2009 , 19:23
Djajtë”, pa rivalë
në “ferrin” e tyre
Ekipi i Fergusonit prek trofeun e titullit kampion në Angli
Junajtid fitoi 2-0 ndaj Sitit në derbin e Mançesterit
Djajtë e kuq” nuk
hasin pengesa as
në derbin me
Mançester Sitin dhe i rimarrin
kreun Liverpulit, që fitoi
dje 3-0 ndaj Fulhemit.
Tashmë skuadra e Fergusonit
është vetëm një hap larg
triumfit të tretë radhazi në
Premier Ligë, pasi gjendet e
shkëputur me tri pikë nga
ndjekësit, ndërsa ka edhe një
ndeshje më shumë për të luajtur
me Hullin. Heroi i
sfidës së djeshme në “Old
Trafford” ishte argjentinasi,
Karlos Tevez, i cili edhe pse
ndihet i panevojshëm në
radhët e kampioneve, tregoi
se është një nga lojtarët më
të rëndësishëm të kësaj
skuadre. Deklarata e tij pak
orë përpara fillimit të
ndeshjes së djeshme, për një
largim nga Mançesteri, zgjoi
trajnerin Sër Aleks Ferguson,
i cili vendosi ta aktivizojë
atë si titullar kundër
Sitit. Shpërblimi për këtë
besim, skocezit i erdhi me
një paraqitje të shkëlqyer
nga sulmuesi, i cili përveç
lojës së bukur, shënoi edhe
golin e dytë të takimit (45’).
Kristiano Ronaldo vodhi
përkohësisht magjinë e
argjentinasit, kur kaloi në
avantazh skuadrën e tij në
minutën e 18-të me anë të
një goditjeje dënimi. Më pas,
e gjithë loja e Mançesterit
mbetet në këmbët e Karlos
Tevezit, i cili në minutën e
30-të shkon shumë afër dyfishimit
të rezultatit, por
ishte merita e portierit Shei
Givën, që realizon një pritje
të mrekullueshme. Përpara
vërshëllimës së fundit të
pjesës së parë, argjentinasi
lëshon një tjetër “rrufe” me
të djathtën e tij në portën
mike dhe “djajtë” ndëshkojnë
sërish skuadrën e
Mark Hjuzit. Sitit i ofrohet
një shans i artë vetëm pak
sekonda pas fillimit të
pjesës së dytë, kur Elano
jep një asist për brazilianin
Robinjo, por ky i fundit
gjuan jashtë. Pas këtij
aksioni, djemtë e Hjuzit
kthehen të gjithë në mbrojtje
dhe arrijnë të ruajnë portën
e paprekur në 45 minutat e
dyta. Ronaldo, i cili tregoi
anën e tij më të mirë nga
gjuajtja e dënimit, u duk i
lodhur gjatë pjesës së dytë
dhe e detyroi trajnerin ta
zëvendësojë. Vendimi i
Aleks Fergusoit u prit
hidhur nga portugezi, gjë
që u kuptua qartë mimika e
tij. Ndërkohë, Tevez ka një
mundësi tjetër për të shënuar
me kokë, por topi i devijuar
prej tij përfundon larg
portës së Givën