Basketboll

Ketu mund te shkruani per cfaredo lloj sporti ,
si basketboll , formula 1 , boks , etj...
Post Reply
fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Basketboll

Post by fpjalmi » Sat, 30 May 2009 , 19:56

Skodrinon wrote:kta vajzat tash kan me sju tana o me dinamo o me tiranen o me studentin se shkodra nuk ka ekip te mdhejsh se nuk ka finance. turp

shife çfare rezultatesh te pabesushme kan arrite me ba. i kan dhane kundershtare edhe ka 120 pike diference

Faza e parë
Shkodra Basket - Lushnja 140:15
Shkodra Basket - Elbasani 104:74
Shkodra Basket - Skenderbeu 135:44
Shkodra Basket - Flamurtari 100:46
Shkodra Basket - Vllaznia 110:37
Shkodra Basket - Apolonia 87: 30
Shkodra Basket - DHL 103:55
Shkodra Basket - Tirana 102:72

Faza e dytë
Shkodra Basket - Lushnja 102: 18
Shkodra Basket - Elbasani 82:83
Shkodra Basket - Skenderbeu 114:27
Shkodra Basket - Flamurtari 74:62
Shkodra Basket - Vllaznia 95:89
Shkodra Basket - Apolonia 108:43
Shkodra Basket - DHL 103:27
Shkodra Basket - Tirana 102:46

Gjysëmfinalet e titullit
Shkodra Basket-Flamurtari 108:22
Tirana –Elbasani 64:61

Finalja
Shkodra Basket-Tirana 72:46
u shifka qysh ne rezultata qe vllaznia paska ekipin ma te mire.

i lumt qe paskan marre titullin nkampion se e paskan meritu

loroborici
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 695
Joined: Fri, 09 Feb 2007 , 17:40
Skuadra: vllaznia

Re: Basketboll

Post by loroborici » Thu, 04 Jun 2009 , 01:28

Po per meshkuj car bahet?
Vllaznia ne zemer
Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Basketboll

Post by Skodrinon » Thu, 04 Jun 2009 , 17:14

kan dale ne gjysfinale ket vit ne mos gabohem.
na nuk kena lek mei mbajte se per talente nxjerrim boll.
p.sh sot ne serine b italiane lozin dy shqiptar e te dy jane shkodrane, ndoja e bushati.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Basketboll

Post by GOLDIAN » Wed, 10 Jun 2009 , 07:55

perzoten ma turp ska ku shkon
une spo filloj me sha se ta po thoni filloj ky me na ca trapin
po njata qe e majne vedin si pareli demek ne shkoder tu shetit me makina luksoze kishin mujt me dhan nje ndihme sa do te vogel
nuk po filloj me sha ma mire hic
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Basketboll

Post by vllaznia1919 » Fri, 12 Jun 2009 , 22:03

Njashtu asht maj naqe por kuj po i thu.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Basketboll

Post by Skodrinon » Sun, 14 Jun 2009 , 19:56

mram kan lujt komtarja italiane me shqiptare. kan fitu italiant 83-78

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Basketboll

Post by vllaznia1919 » Mon, 15 Jun 2009 , 13:40

Se disha kyt.Po femna a mashkuj?Se mrama asht lujte ndeshja e tret e finales Milano-Siena.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Basketboll

Post by Skodrinon » Mon, 15 Jun 2009 , 15:53

meshkuj. 73-68 jane da se e kam shkru gabim. po nuk kishin kene ma t'mirte e italise se e lexova dje formacionin te corriere dello sport. me pa kene ma t'mirte nuk ishim da me 5 pike diference

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Basketboll

Post by GOLDIAN » Tue, 16 Jun 2009 , 01:04

Skodrinon wrote:meshkuj. 73-68 jane da se e kam shkru gabim. po nuk kishin kene ma t'mirte e italise se e lexova dje formacionin te corriere dello sport. me pa kene ma t'mirte nuk ishim da me 5 pike diference
he ma pa justifikon italiant tash a :evil:
ta po pys adminin e v1919 ose shv13 car letrash ke ti djale se si shume ju man anen taljonve ti :lol: :lol: :mrgreen:
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Basketboll

Post by Skodrinon » Tue, 16 Jun 2009 , 01:34

GOLDIAN wrote:
Skodrinon wrote:meshkuj. 73-68 jane da se e kam shkru gabim. po nuk kishin kene ma t'mirte e italise se e lexova dje formacionin te corriere dello sport. me pa kene ma t'mirte nuk ishim da me 5 pike diference
he ma pa justifikon italiant tash a :evil:
ta po pys adminin e v1919 ose shv13 car letrash ke ti djale se si shume ju man anen taljonve ti :lol: :lol: :mrgreen:
:lol: :lol: :lol: :lol:
lene mar burre se kam hall me ba ita dkumenta iher :D
italiant si kam qejf fort, perveç milanit e monica belluccit :D

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Basketboll

Post by vllaznia1919 » Wed, 17 Jun 2009 , 20:29

Pash zotin qa ju kan ba italiant? :lol: :lol: :lol: :lol:
E pashe edhe un qe ishte formacion i dyte.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Basketboll

Post by GOLDIAN » Wed, 17 Jun 2009 , 23:01

vllaznia1919 wrote:Pash zotin qa ju kan ba italiant? :lol: :lol: :lol: :lol:
E pashe edhe un qe ishte formacion i dyte.
nji italiane me emrin kiara sma pat var e prandej i kam marr inat
upupuuuuuuuuu si ishte nan cdo nat kur bi me fjet e kujtoj
nejse a dihet gja a ju ba nej feste ketyre vajzave te vlaznise qe dolen kampion
apo ka pune tjera bashkia
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Basketboll

Post by Skodrinon » Mon, 29 Jun 2009 , 23:06

LOJRAT MESDHETARE PESCARA 2009

Basketboll?Meshkuj
Kuqezinjtë, Italia na mund me lehtësi


Shqipëri - Itali 69-106

(14?32, 15?32, 22-23, 18-19)

SHQIPERIA: Domi, Sukaj, Garo, E.Karaj, Gjonaj, Lame, Hysenagolli, Shima, Lasku, Luca, Bushati, Gjinaj. Trajner: R. Avrami

ITALIA: Bolzonela, D’Erkole, Alegreti, A.Cinciarini, D.Cinciarini, Mareska, Aradori, Citadini, Rinaldi, Datome, Renzi, Crosariol. Trajner: K. Rekalkati

Gjyqtarë: J. Foufis (Gre), T. Hordov (Kro), Z. Rutesic (MZi)

Është mbyllur pa nisur mirë ëndrra e kombëtares shqiptare në basketboll për meshkuj për një hakmarrje ndaj Italisë, në ndeshjen e parë të Mesdhetareve, luajtur dje në Peskara. Fqinjët tanë përtej detit fituan 106-69 ndaj Shqipërisë, një ndeshje që ishte “vite dritë” larg për kuqezinjtë e trajnerit Avrami nga miqësorja e dy javëve më parë (Italia fitoi atëherë 73?68). “Axurrët” duket se kishin marrë masat dhe u treguan të saktë gjatë gjithë ndeshjes, kryesisht në gjuajtjet nga distanca, ku realizuan 16 gjuajtje të sakta. Fitorja e Italisë u vulos që në periodën e parë, 32?14, ndërsa pjesa e parë e takimit u mbyll 64?29 për kundërshtarët tanë, që tregohen të saktë në gjuajtje. E njëjta situatë edhe në periodën e tretë e më pas në atë të katërt, ku italianët thellojnë diferencën dhe nuk u lënë asnjë shans për rivalizim kuqezinjve, që megjithëse përpiqen, nuk kanë sukses. Kështu, krejt takimi mbyllet 106-69 për Italinë, që merr kreun e grupit (në ndeshjen tjetër, Turqia fitoi 98?61 ndaj Malit të Zi). Sot, kombëtarja shqiptare do të luajë me Turqinë).

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Basketboll

Post by Skodrinon » Mon, 29 Jun 2009 , 23:08

LOJRAT MESDHETARE PESCARA 2009

Basketboll?Femra
Kombëtarja, tjetër humbje 100?pikëshe


Shqipëri - Itali 35-118

(9?25, 7?30, 9-32, 10-31)

SHQIPERIA: Myrto, Zykaj, Gjoka, Hoxhaj, Çakiçi, G.Bujari, Demiraj, Plasa, Kostallari, Çani, Aliaj, F.Përmeti. Trajner: V. Toska

ITALIA: Skaçia, Frankini, Pastore, Bagnara, Balardini, Modica, Nadalin, Maurelo, Masciadri, Zanon, Meneghel, Ramon. Trajner: G. Tichi

Gjyqtarë: J. Radojkoviç (Kro), A. Ekty (Tur), K. Safir (Mar)

Tjetër humbje e thellë e kombëtares së femrave në basketboll në Mesdhetaret e Peskarës, e cila dje është mundur 118-35 nga Italia, në ndeshjen e dytë dhe të fundit në grup, duke zënë vendin e tretë në grup. Një humbje e parashikuar e ekipit që drejtohet nga trajneri Viron Toska, madje me diferencë të madhe, që tregon diferencat e mëdha që kombëtarja shqiptare kishte me dy rivalet në grup, Italinë dhe Kroacinë (kjo e fundit fitoi 130?35). Gjithçka u vendos që në periodën e parë të takimit, 25?9 për Italinë, e cila nuk e pati të vështirë të kalonte pengesën Shqipëria. Një ndeshje që vazhdoi deri në fund në sens unik, nën komandën e “axurreve”, që udhëheqin 55?16 pas përfundimit të gjysmës së parë të lojës. Vrulli i italianeve nuk ndalet as në 20 minutat e dyta të takimit, ndërkohë që epërsia e fqinjeve tona rritet në çdo minutë. Krejt ndeshja mbyllet 118-35 për “axurret”, që korrin suksesin e parë, ndërsa për Shqipërinë tashmë shansi i vetëm për fitore mund të jetë një sfidë me ekipin e renditur i treti në grupin tjetër.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Basketboll

Post by GOLDIAN » Mon, 29 Jun 2009 , 23:50

tabele qitjet na kan ba
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Basketboll

Post by Skodrinon » Tue, 30 Jun 2009 , 19:03

LOJRAT MESDHETARE PESCARA 2009
MESHKUJ

SHQIPËRI – TURQI 68-96
(13-24, 21-27, 17-22, 17-23)
SHQIPËRIA: Sukaj, Garo (11), Karaj (11), Gjonaj (3),
Lame/Hysenagolli (19), Shima (3), Luka (4), Bushati (15),
Gjinaj (2); Trajner: R.Avrami
TURQIA: Çankaja (16), Vejselogly, Atsur (16), Demireli.I
(7), Akpinar (14)/Gyler (6), Altintig, Shahin (4), Demir (12),
Hersek (15), Nalga (6)
GJYQTARË: M.Xhiansanti, S.Ursi, E.Kajaxa (Itali)

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Basketboll

Post by Skodrinon » Fri, 03 Jul 2009 , 17:11

PESCARA 2009

Femrat, fund të hidhur


Kombëtarja shqiptare në basketboll për femra u ka thënë dje “lamtumirë” Lojërave Mesdhetare “Peskara 2009” për vendet 5-7, duke u munduar nga përfaqësuesja turke me rezultatin 89-60. Në takimin e luajtur dje, Kombëtarja jonë nuk arriti t’i bëjë ballë forcës së kundërshtarit, që falë përvojës dhe shtatlartësisë u tregua më i saktë dhe konkret në fushë, duke u shkëputur gradualisht me kalimin e minutave. Ndeshja nis menjëherë mirë për turket, që shkëputen që në periodën e parë 21-14. Basketbollistet turke ndjekin të njëjtin rritëm në periodën e dytë, duke fituar me 13 pikë diferencë, përkatësisht 26-13. E njëjta panoramë shihet deri në fund të takimit. Diferenca do të rritet në minutat në vazhdim dhe e gjithë loja do të mbyllet me shifrat 89-60. Nga takimi i djeshëm u dallua kapitenia Migena Plasa me 20 pikë dhe Aida Çani me 11 pikë

SHQIPËRI 60
TURQI 89
(14-21, 13-26, 19-25, 14-17)
SHQIPËRI: Myrto(4), Zykaj,
Gjoka, Hoxhaj(4), Çakiçi(5),
Bujari, Demiraj(4), Plasa(20),
Kostallari(2), Çani(11),
Aliaj(2), Përmeti(8)
Trajner: Viron Toska
TURQIA: Turan(8), Colakoglu(
4), Karatas(4), Askin(16),
Dalgalar(15), Tasbas(5),
Juksel, Guler(25), Masa,
Gezer(9), Ibek(3), Ozturk
GJYQTARË: M. Barni(Ita), K.
Safir(Mar), A. Masi(Ita)

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Basketboll

Post by Skodrinon » Fri, 03 Jul 2009 , 17:15

PESCARA 2009

MESHKUJ

Shqipëria triumfon kundër Serbisë
Shënuesi më i mirë për tanët ishte Ersid Luca me 24 pikë


Kombëtarja e meshkujve në basketboll ka shënuar dje fitoren e parë në Lojërat Mesdhetare të Peskarës, duke mundur
Serbinë 83-68 për vendet 5-8. Pas asaj ecurie negative në ndeshjet në grupin B, më në fund në radhët e kuqezinjve do
të vinte buzëqeshja. Në takimin e luajtur dje kombëtarja e drejtuar nga trajneri Roland Avrami zhvilloi një lojë krejt ndryshe nga të parat. Fitorja e armatës me kapiten Erkand Karaj ishte e merituar. Shqipëria fiton terren që në periodën e parë dhe e mbyll këtë 10-minuësh 23-19. Ndërkohë në periodën e dytë në parket shihet një reagim i lehtë nga ana e serbëve, të cilët janë ata që marrin frenat e lojës. Kështu, 10-minutëshi i dytë përfundon 19-15 për kundërshtarin tonë. Pjesa e parë mbyllet në barazim 38-38. Gjithsesi, ky rezultat nuk i dekurajon kuqezinjtë. Në periodën e tretë të besuarit e teknikut Avrami fillojnë dhe thellojnë diferencën. E njëjta pamje loje edhe në periodën e katërt, ku shqiptarët mjaftohen me administrimin e avantazhit dhe heraherës e thellojnë atë, megjithëse rivalët e tyre nuk harrojnë të reagojnë, por do të jetë vonë. Krejt takimi mbyllet 83-69 për Shqipërinë. Shënuesi më i mirë për tanët ishte Ersid Luca me 24 pikë. Gjithashtu u dallua Bushati, Shima dhe Karaj. Kjo ishte fitorja e parë e Kombëtares
sonë pas katër humbjeve radhazi. Sot Shqipëria do të luajë në orën 18:00 për vendet 5-6 me Kombëtaren marokene.

SERBI 69
SHQIPËRI 83
(19-23, 19-25, 18-21, 13-24)
SERBI: Çoviç(12), Luçiç(2),
Mitroviç(18), Laziç(9), Nedoviç,
Markoviç, Stojaçiç(9), Birçeviç2),
Milosavjelviç(9), Subotiç(2), Maraviç(
2), Buniç(4)
Trajner: M. Mariç
SHQIPËRIA: Domi, Sukaj,
Garo(4), Karaj(12), Gjonaj, Lame,
Hysenagolli(9), Shima(12),
Luca(24), Lasku(6), Bushati(
16), Gjinaj
Trajner: R. Avrami
GJYQTARË: M. Filipini(Ita), S.
Ursi(Ita), E. Kajaca(Ita)

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Basketboll

Post by GOLDIAN » Fri, 03 Jul 2009 , 19:12

hallall ju qofte
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Basketboll

Post by Skodrinon » Sun, 16 Aug 2009 , 16:25

Shqipëria bën historinë me Zvicrën

Shqipëria në basketboll
për meshkuj ka bërë
mrekullinë dje në pallatin
e sportit “Tamara Nikolla”
të qytetit të Korçës, e vlefshme
për eliminatoret e kampionatit
evropian “Poloni
2009”, grupi B, divizioni B. Një
fitore historike, që do të mbahet
mend gjatë edhe për atë se për
herë të parë një ndeshje e tillë
ndërkombëtare është zhvilluar
në qytetin më të madh juglindor
të Shqipërisë. Ndeshja e
djeshme ka nisur në prani të 1
mijë sportdashësve, të cilët
kanë mbështetur deri në fund
Shqipërinë, një fund ku në pallatin
e sportit festa ka filluar për
vazhduar gjatë, deri në orët e
para të mëngjesit. Të pranishëm
në pallatin e sportit kanë qenë
të gjithë drejtuesit e federatës, të
cilët në fund janë shprehur
tepër të lumtur për këtë fitore.
Ndeshja e djeshme, që ka startuar
në orën 20:00 do të fillonte
0-3 për miqtë, të cilët më pas
janë shtangur nga loja e tanëve,
të cilët arrijnë t’i mbyllin 10
minutat e para 15-12. Në këtë
periodë vlen për t’u përmendur
loja e mirë e Bushatit, i cili
shënon tetë pikë. Pas këtij momenti
janë miqtë nga Zvicra, të
cilët kanë reaguar dhe me Sefoloshën
në krye, një lojtar tepër i
shkathët, kanë arritur të ngushtojnë
diferencën dhe të krijojnë
avantazhin prej gjashtë pikësh
30-36. Pas pushimit, trajneri
Avrami fut në fushë edhe pse
të dëmtuar, Bilalin dhe Lamen,
të cilët ndryshojnë edhe
rrjedhën e lojës. Kjo periodë
shënoi edhe diferencën më të
madhe të pikëve, duke fituar
25-18 dhe pas 30 minutash
lojë rezultati shkon në 55-44.
Sekondat e fundit kanë qenë
plot ankth, ku Shqipëria edhe
pse me një diferencë të vogël,
arrin të fitojë krejt takimin 76-
73. Një fitore që do të mbahet
mend gjatë, por dje në mbrëmje
vonë filloi festa, sepse shqiptarët
e meritojnë të festojnë
pas kësaj fitoreje të madhe që
arritën tanët mbrëmë vonë ndaj
Zvicrës. Pas sfidës me përfaqësuesen
helvete, Kombëtarja shqiptare
do të ndeshet me
Qipron, Bjellorusinë dhe në
fund me Rumaninë.

Post Reply