Kampionati italian

Ketu mund te diskutoni mbi kampionatet e huaja si kamponati Italian,Gjerman,Anglez, Spanjoll, etj.
Post Reply
vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 09 Nov 2005 , 20:50

Juventusi kërkon talentet e Ajaksit

Pas Ibrahimoviçit, Juventusi kërkon të shkëpusë talente të tjerë nga Ajaksi, një nga shkollat më të mira të futbollit në Evropë. Në planet e Luçiano Moxhit ndohet prej kohësh mbrojtësi i majtë Maksuell, por tani në listë janë shtuar edhe emrat e tunizianit Trabelsi e holandezi De Jong, të cilëve u skadon kontrata aktuale verën e ardhshme. Pra, duket se “tregu” i ri i Juventusit quhet Holandë, ku ka disa lojtarë të talentuar në fund kontrate, linja e preferuar e drejtuesve bardhezinj. Ibra u transferua në Torino për 16 milionë euro dhe marrëdhëniet mes dy klubeve janë shumë të mira. Për këtë aryse, me siguri që Juventusi do të paguajë diçka për të marrë lojtarët e sipërpërmendur, megjithëse Moxhi akoma nuk e ka harruar “grabitjen” e Grigerës në vitin 2003, i cili dukej shumë pranë kalimit te Juventuosi dhe në momentin e fundit kaloi në Holandë. Për Maksuell Moxhi ka gati një kontratë 4-vjeçare prej 2,5 milionësh në sezon, ndërsa për Trabelsin pritet marrja e pasaportës si komunitar, në janar. Tuniziani do të zëvendësojë francezin Zebina, i cili tashmë është një i huaj te Juventusi, pas kërkesave për rritje page. Naixhel De Jong është një mesfushor i talentuar, i cili mund të luajë në të majtë dhe në qendër, ku me siguri do të vijë edhe Kristiano Zaneti, i cili do të bashkohet me Juven në fund të sezonit.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 25 Nov 2005 , 15:03

Vieri-Kasano, tani mund të këmbehen


Në pritje të vendimit të "Tas"-it që do të shprehet për çështjen "Mekses", në Romë ka nisur të flitet shumë për një hipotezë merkatoje për janarin. Në horizont duket se po përvijohet një këmbim Kasano Vieri. Sulmuesi verdhekuq duket gjithnjë e më larg rinovimit të kontratës, ndërsa milanisti, që mezi po gjen hapësirë te kuqezinjtë, pëlqehet shumë nga Spaleti dhe ka nevojë të luajë me vazhdueshmëri, për t'u përgatitur sa më mirë për botërorin.
Në fund, ato që konkretizohen, janë gjithnjë zgjidhjet më të papritura. Një shembull i tillë mund të verifikohet në janar në aksin Roma Milano. Në fakt, në horizont është profilizuar një këmbim i bujshëm, një çështje që, nëse do të kryhej në verë, do t'i mbushte të gjitha faqet e para të së përditshmeve: Antonio Kasano te Milani dhe Kristian Vieri te Roma. S'bëhet fjalë për fantazi, por për disa bisedime që tanimë kanë nisur dhe që do t'i linte të kënaqur të dy lojtarët në fjalë, nga trajnerët e rinj përkatës dhe nga klubet në përgjithësi. Ka vetëm një pengesë të mundshme, vendimi i Tas-it që nga dita në ditë pritet të vendosë për çështjen "Mekses". Në rast se gjykata do t'i ndezë dritën e gjelbër merkatos verdhekuqe, s'pritet të paraqitet ndonjë pengesë tjetër për këmbimin; në rast të kundërt, Roma gjithnjë mund të shesë duke përfituar para, edhe pse s'mund të marrë lojtarë në këmbim. Pas fjalëve të Spaletit, që i ka hapur dyert Real Madridit për blerjen e mundshme të Kasanos, duket me të vërtetë se lojtari dhe klubi s'kanë më asgjë të përbashkët. Dhe ja, mbërrin ideja Vieri. Milanisti e ka të vështirë të gjejë hapësirë te kuqezinjtë, pikërisht në vitin e botërorit të tij të fundit dhe për t'u përgatitur sa më mirë, Bobo ka nevojë të luajë me vazhdimësi. Ai pëlqehet edhe nga Spaleti.

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Mon, 05 Dec 2005 , 00:36

Bardhezinjte mposhtin ekipin vjollce pas nje ndeshjeje spektakolare ne Franchi.



Juve,po kush do te ndaloje?


Po e filloj me kete titull kete artikull,sepse me ate cfare pashe sot te lind me te vertete kjo pyetje.Firenze,ora 9 e mengjesit.Zgjohem nga gjumi dhe pasi vishem dal per te ngene mengjezin.Tek nje bar afer shtepise shoh shume tifoza fiorentine te cilet ishin zgjuar shume heret pe tu pergatitur per ndeshjen me Juven.Ata e cilesojne ndeshjen me bardhezinjte si nenen e te gjithe ndeshjeve ne Firenze.I gjithe qyteti kishte marre nje ngjyre vjollce.Rruges shihje njerez nga te gjitha anet qe u drejtohenin atyre pak dyqaneve te hapura kush pe te blere nje shall kush nje fanelle.Pas gjithe kesaj euforie me ne fund shkon ora 2 e drekes.I drejtohem vendit ku punoj,pasi sot si asnjehere lokali do ishte i hapur ne oren tre posacerisht per te transmetuar ndeshjen ne ekranin gjigant qe ndodhet ne te.Pak nga pak lokali mbushet plot e perplot.Nuk kishe vend as ku te rrije ne kembe.Me ne fund ndeshja fillon dhe adrenalina ngrihet.Te gjithe presin se cfare do te dhurojne ekipet ne fushen e lojes.Menjehere Juventus hidhet ne sulm qe ne sekonden e 22-te.Nedved kroson nga e majta per Trezegene,i cili mbyllet mjaft mire nga Di Loreto qe devijon topin ne korne.Ndeshja eshte shume e bukur me zbritje si nga njera ane te tjetra.Lojtaret dhurojne spektakel dhe tifozet nuk pushojne se perkrahuri ekipet respektive.Kete rezikon Fiorentina.Goditje denimi e ekzekutuar nga Paskual topi arrin te Luca Toni,i cili ngrihet dhe godet bukur me koke,por per fat te keq te tij dhe te vjollceve topi perplaset ne traverse.Kesaj rradhe tifozet arrijne kulmin me brohoritjet e tyre,te gjithe presin golin e shumepritur.Por ajo qe nuk pritej ndodhi.Di Loreto gabon rreshtimin ne mbrojtje duke mbajtur ne loje Ibrahimovic,i cili pas pasimit te Emerson futet ne zone pason per Trezegene dhe 1-0.Tifozet bardhezinj i gezohen golit,ndersa 43.000 shikuesit vjollce heshtin.Por loja nuk e humb bukurine.Fiorentina vazhdon te sulmoje.Nga nje inkursion i kapitenit Ujfalushi lind nje rast i paster.Ceku pasi fiton nje top ne trecerekun e fushes avancon dhe kur pritej krosi i tij ai leshon nje predhe te vertete ne drejtim te portes,por topi edhe kesaj here perplaset ne trekendesh.Te gjithe nuk i besojne syve as komentatori i Skysport Fabio Caressa,i cili uleret me gjithe fuqine e tij per kete rast te pabesueshem.Loja vazhon e vrullshme dhe sulmet behen te shpeshta.Nga nje aksion shembull ne krahun e majte lind goli i barazimit.Paskual fiton nje top ne mesfushe dhe pason te Fiore,i cili menjehere e jep te Paskual,i cili kroso pa menduar dy here.Tek topi arrin i pari Pazzini i cili e kthen ne porte dhe barazim1-1.Te them te drejten nuk kam degjuar kurre nje brohoritje te tille nga tifozet.I ghithe stadiumi ne feste dhe tani loja rifillon e barabarte.Ne fund te pjeses se pare vecohet portieri vjollce Frey.Ibrahimovic godet me koke dhe ish parmensi grushton ne korne.Pastaj pas nje askioni kryeveper te Camoranesit topi arrin te Emerson,i cili pason tokazi per Ibren.Gjuajtja e tij pothuajse nga pika e 11 metershit pritet mrekullisht nga Frey,i cili konfermon edhe nje here se eshte pas Buffon portieri me i mire ne Serine A.Ne pjesen e dyte Fiorentina i afrohet shume golit dhe Juventusi vuan pressingun kundershtar.Vjen rradha e Abbiatit te beje disa nderhyrje vendimtare.Por episodi me i cuditshem do ti takoje Tonit.Pazzini jep nje top ne vertikale per Tonin.Sulmuesi vjollce pasi sheh edhe nje dalje jo te mire te Abbiatit leshon nje gjuajtje tokazi ne drejtim te portes.Topi i drejtohet ngadale rrrjetes dhe shihen disa nga lojtaret vjjolce qe behen gati te festojne.Por cuditerisht topi perplaset ne shtylle duke lene te gjithe me goje hapur perfshi ketu edhe mua,qe kisha menduar se po hynte ne rrjete.Te gjithe nuk i besojne syve.Prandelli trajneri vjollce i jep zemer Tonit duke i thene te mos behej merak se do te shenonte nje gol tjeter.Por ai qe do te shenoje eshte Camoranesi.Ibra leshon nje top ne ajer.Pasi rreh ne toke,Pancaro kercen per ta kapur por gabon duke i lejuar Trezegese te nderhyje dhe te sherbeje italo-argjentinasin qe po vinte ne krah te djathte me shpejtesi.Camoranesi godet dhe 2-1.Capello merr fryme lirisht.Edhe kete here bardhezinjte tregojne se perballe portes jane te pameshirshem.Ndeshja mbaron ketu dhe ata pak tifoze bardhezinj i gezohen fitores.Ndersa tifozet vjoolce te gjithe ne kembe duartrokasin lojtaret e tyre per proven e bukur qe dhane. Me kete fitore Juventus nghitet ne kuoten e 39 pikeve +8 me Milanin.Ekipi bardhezi eshte ghithnje e me vetem ne krye te renditjes.Duket se askush nuk do ta ndaloje me.
nje fitore e bukur fort,gjithe shqiperia na uron
nje pershendetje spektatorit qe te ndihmoi me dale kampion

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Mon, 05 Dec 2005 , 04:46

Pershendetje Piero !!

Komplimente per Shkrimin , me te vertet shum shum i bukur :)

Mqs je edhe Juventin , te pergezoj per fitoren e Juves :) .
Gjithe te mirat dhe suksese :wink:
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 05 Dec 2005 , 21:31

Po kush ka b.... me i ndale bardhezite maj naqe!!!!!! :lol:

FORCA JUVE!!!!!!!

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 13 Dec 2005 , 14:59

Adriano: Interi mund të kalojë çdo pengesë


Sulmuesi brazilian, Adriano, heroi fitores në derbi me dygolëshin e tij, ishte tepër i kënaqur: "Kishim dëshirë të fitonim dhe në fushë ishim shumë të përqendruar. Luajtëm mirë çdo top dhe kjo e vuri në vështirësi Milanin." Momenti i errët ka kaluar: "Kam kaluar një muaj disi të keq, por janë gjëra që ndodhin. Tani jam më i qetë dhe shpresoj të luaj gjithnjë kështu deri në fund. Skuadra ka nevojë për mua."Me dygolëshin e tij, ai e udhëhoqi Interin drejt fitores në derbi, që mungonte prej thuajse katër vitesh. Periudha e zezë tanimë duket një kujtim i largët dhe tani Adriano ka vetëm dëshirë të buzëqeshë. Pas fitores së Interit fshihet një sekret dhe braziliani nuk ngurron ta rrëfejë: "Kishim shumë dëshirë të fitonim dhe zbritëm shumë të përqendruar në fushë. Luajtëm mirë çdo top dhe kjo e vuri në vështirësi Milanin." Ai ishte pak nervoz në momentin e penalltisë së avantazhit të parë, duke qenë se shoku i kombëtares, Dida, e njeh shumë mirë: "E dija që Dida mund ta kuptonte ku do të gjuaja. Prita një çast, ai u hodh në të djathtën e tij dhe unë ia çova topin në të majtë." Për periudhën e zezë, kur vërshonin kritikat për sjelljen e tij jashtë fushës, që në mënyrë të pashmangshme pasqyrohej edhe në lojë, sulmuesi s'e ka pasur problem të pohojë gjithçka: "Tani është gjithçka në rregull. Është e vërtetë, kam kaluar një muaj disi të shëmtuar, por janë gjëra që ndodhin në jetë. Duhet të mësojmë gjithnjë, tani jam më i qetë dhe shpresoj të luaj kështu deri në fund. Skuadra ka nevojë për mua dhe duhet të punoj më shumë." Pra, ka qenë Adriano ai që e ka zgjidhur çështjen pas shumë kohësh: braziliani arriti ta mposhtte Milanin i vetëm, madje edhe ta kapërcente në renditje: "E meritonim ta fitonim këtë derbi, - tha qendërsulmuesi, - luajtëm mirë që nga minuta e parë. Tani duhet të vazhdojmë kështu". Dy gola dhe një asist: ai falënderon Zotin, shenjtorët dhe fenë e tij. Por në mënyrë më konkrete, merita i takon atij të parit, veprimeve të tij me peshë dhe dëshirës së të gjithë Interit për t'i mundur "kushërinjtë" rivalë: "Duhet të falënderoj shokët e mi, vijoi më tej 23-vjeçari, ata më kanë ndihmuar shumë gjatë kësaj jave dhe në këtë ndeshje. Kam kaluar një muaj të shëmtuar, por tani ndihem i lumtur për fitoren, shfaqëm një dëshirë të madhe për të fituar. Tani do të përpiqemi të arrijmë Juven: "Zonja" është shumë larg, por ne jemi në gjendje t'i fitojmë të gjitha ndeshjet." Por nuk kanë kaluar pa rënë në sy edhe fjalët e tij për Veronin, i cili kishte qenë polemik ndaj brazilianit pas rikthimit me vonesë të këtij të fundit nga Brazili, disa javë më parë. Për mikrofonët e "Sky", kampioni zikaltër, që njihet ndryshe me nofkën "Pernadori", ka thënë: "E rëndësishme është të jemi miq dhe ta ndihmojmë njëri-tjetrin në fushë. Nëse më pas jashtë fushe nuk ka miqësi, kjo nuk ka shumë rëndësi."

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Mon, 30 Jan 2006 , 21:44

Kaka dhe Pirlo nuk ia faturojnë fajin portierit brazilian për gafën e bërë kundër Sampdorias

Milan, shkëlqimi dhe rënia e Didës

Image

Pas gafës së shëmtuar që lejoi barazimin e Sampdorias në "San Siro", Nelson Jezus Dida ngjitet në "bankën e të akuzuarve". Portieri brazilian, që të shtunën në mbrëmje gjatë fazës së nxehjes u rrëzua duke vënë në përgatitje australianin Kalac, ka qenë në këtë sezon protagonist i shumë episodeve të pafata. Bashkëkombasi i tij, Kaka, lëshon alarmin: "Shpresojmë që ta rimarrë veten para botërorit dhe të gjejë formën edhe për Championsin."
Më pas, fantazisti brazilian vazhdon: "Në mesfushë kishte shumë lojtarë dhe me radhë kundërshtarët të godisnin për të të dëmtuar. Për ne ishte e vështirë të gjenim hapësira. Duhet ta rimarrim veten, sepse vetëm me bindje mund të jemi të fortë në Champions. Të paktën këtu nisemi të barabartë, ndërsa në kampionat jemi shumë prapa." Pavarësisht nga mbrojtja që i bëri Ançeloti pas ndeshjes ("Portieri ynë ka besimin e të gjithëve"), është e qartë që momenti i përjetuar nga Dida nuk mund të kalojë pa u vënë re. Edhe pse gabimi që u kushtoi kuqezinjve dy pikë dhe lamtumira përfundimtare ndaj shpresave për titull, është vetëm fundi i një serie të gjatë "amnezie" që ka intriguar sezonin e brazilianit. Që nga "gjumi" gjatë goditjes së Altintopit në sfidën e Championsit kundër Shalkes, te dhurata për Martinsin në derbi, "asisti" për Paolo Kanavaron kundër Parmës, deri te "perla" e dhuruar pikërisht të shtunën në mbrëmje gjatë goditjes nga larg dhe pa pretendime të sampdorianit Gasbarroni. Që mbrëmja nuk kishte filluar në mënyrën më të mirë për numrin një të "Selesaos", u kuptua që nga momenti i nxehjes para ndeshjes: lëvizje të çuditshme të portierit, me Kalacin që fillon të stërvitet nxitimthi. Po çfarë ndodhi? Dida pati rënë gjatë ushtrimeve fizike dhe për pak kohë ndjeu dhimbje në gju dhe në pjesën e poshtme të shpinës. Por pas qetësimit mbaroi nxehjen dhe zbriti në fushë. Para mikrofonëve, i paralajmëruar për problemin, Galiani kishte buzëqeshur: "Asnjë alarm, Dida është brazilian, nuk ka parë asnjëherë kaq borë. Ka vetëm pak ftohtë." Një i ftohtë që e ka paralizuar vërtet portierin kuqezi, rendimenti i dobët i të cilit s'mund të mos shqetësojë mjedisin. "Shpresojmë ta rimarrë veten shpejt, - u shpreh Kaka, - për Milanin e Brazilin. Në këtë rast jo vetëm që na "arratiset" Juvja në renditje, por edhe vendi i dytë. Didës, Ançeloti i ka afruar shumë raste dhe ndoshta mund të besojë te Kalaci për ta lejuar amerikano-latinin të qetësohet ndonjë javë.
Andrea Pirlo është i mërzitur me barazimin ndaj Sampdorias dhe pranon: "Tani duhet të punojmë për t'u përmirësuar. E dinim që ishte një ndeshje e vështirë dhe e nisëm mirë takimin. Në pjesën e dytë mund të kishim bërë më shumë. Trajneri gjatë pushimit të lojës na dha disa këshilla, si për shembull të vertikalizonim manovrën me topin." Goli i Gasbarronit, që erdhi edhe falë "bashkëpunimit" të Didës, solli pasiguri te Milani, por Pirlo i jep besim portierit brazilian: "Për Didën në atë rast kishte pak për të bërë, sepse nuk e dinte sesi do t'i vinte topi. - Këto trajektore mund të jenë një epërsi në goditjet nga larg. Edhe ne duhet të godasim më shumë drejt portës, për të shfrytëzuar trajektoret që ndryshojnë në finale dhe që shtangin portierët."
nje fitore e bukur fort,gjithe shqiperia na uron
nje pershendetje spektatorit qe te ndihmoi me dale kampion

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Mon, 30 Jan 2006 , 21:50

Trezegol "shtyp" Askolin me tre gola. Figo e Stankoviç vendosin në Leçe. Roma, mrekullia vazhdon

Juventusi "show", Interi nuk dorëzohet


Image


Juventusi ruan ritmin e tij në kampionat, duke fituar 3-1 në Askoli ndaj ekipit vendës. Një fitore që u zgjidh që në 20 minutat e para të lojës, ku francezi Trezege shënoi një tregolësh, duke vulosur suksesin bardhezi. Më kot Askoli u përpoq të barazonte dhe goli i Ferrantes ishte vetëm një shpresë. Edhe në sfidën e djeshme, Juventusi tregoi se gëzon një formë të mirë, ku golat e Trezegesë ishin të parët për këtë vit për francezin. Një fitore që e shkëput edhe më shumë skuadrën e Kapelos nga Milani, plot 12 pikë që duken shumë për t'u arrirë nga kuqezinjtë e Ançelotit.
Edhe pse me shumë vuajtje, Interi arrin të ruajë hapin ndaj Juventusit kryesues, duke fituar 2-0 në "Via del Mare". Puljezët, në stolin e të cilëve debutonte trajneri i ri Rico, u mbyllën mirë për thuajse një orë, duke i lejuar pak raste zikaltërve. Pastaj, në minutën e 72-të, Figo arrin të zhbllokojë rezultatin brenda zonës dhe pak më vonë, Leçe mbetet me dhjetë lojtarë pas daljes me karton të kuq nga fusha të Ledezmës. Në kohës shtesë, skuadra e Mançinit dyfishon rezultatin me Stankoviçin që godet nga larg, duke e gjetur portierin të papërgatitur. Ka qenë një fitore e kërkuar me ngulm nga skuadra e Mançinit, që tashmë ndodhet sërish 8 pikë larg "Zonjës." Roma e mrekullive vazhdon marshimin e saj triumfues në kampionat, duke korrur suksesin e 5-të radhazi. Fitorja e djeshme ishte me shumë vlera për kryeqytetasit, pasi u arrit ndaj një rivali direkt për një vend në Ligën e Kampioneve, Livornos së Donadonit. Toti, një lider i vërtetë, e tërheq skuadrën e tij drejt fitores, duke realizuar një dygolësh, ndërkohë që miqtë zhvilluan një ndeshje apatike, pa nerv dhe me shumë gabime. Ka përfunduar në një barazim pa gola sfida midis Udinezes dhe Fiorentinës, një rezultat që i leverdis më shumë skuadrës së Kozmit, që për më shumë se 60 minuta ka qenë me 10 lojtarë. Skuadra e Prandelit u përpoq mjaft, por pa arritur të dalë te goli, ndërkohë që Udineze u mbrojt mirë dhe kundërsulmoi rrezikshëm.
Dy fitore të rëndësishme për një vend në Kupën Uefa kanë arritur dje edhe Lacio e Kievo, që kanë mundur respektivisht Trevizon dhe Rexhinën. Natyrisht që fitorja e Lacios është më e rëndësishme dhe e vështirë, pasi fitoi jashtë fushës së saj, një gol që ka ardhur në minutat e fundit të ndeshjes nga Roki. Një fitore që e rendit Lacion në vendin e 8-të, një pikë më pak se Kievo e vendit të shtatë. Skuadra veroneze dje shkatërroi në pjesën e dytë Rexhinën, që rezistoi vetëm 45 minuta. Dy dola të Amaurit dhe dy të tjerë të Pelisierit i dhuruan Kievos fitoren e radhës, duke shpresuar në një renditje më të mirë në mbyllje të kampionatit. Rezultatet interesante janë arritur edhe në dy sfidat mes ekipeve që rrezikojnë të bien nga kategoria. Parma ka korrur një fitore të madhe dje ndaj Empolit jashtë fushe, duke treguar shpirt të lartë gare dhe e meritoi suksesin. Tavano vetëm sa barazon për një moment golin e Markionit, pasi është Breshiano ai që i dhuron fitoren Parmës, që tashmë u shkëputet vendeve të fundit. E rëndësishme edhe fitorja e Mesinës ndaj Kaljarit, një tjetër gol i shënuar në 2 minutat e fundit, që i dhuron tri pikët skuadrës së Mesinës. Loja ka qenë e ekuilibruar, por vendësit arritën të konkretizonin sulmet e tyre në minutën e 88-të me anë të Di Napolit.
nje fitore e bukur fort,gjithe shqiperia na uron
nje pershendetje spektatorit qe te ndihmoi me dale kampion

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 31 Jan 2006 , 00:30

Nuk ka burre nanet qe na del para.
FORZA JUVE!

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Tue, 31 Jan 2006 , 20:19

Suedezi që ka luajtur vetëm 20 minuta në ndeshjet e fundit, ka goditur në sy francezin Zebina.Golat dhe pasimet nuk vijne.Tani eshte ne pikepyetje edhe rinovimi i kontrates.Capello nuk ben llogari,brenda Del Piero sepse eshte ne forme.



Ibrahimovic,kurre kaq larg Juventusit.

Image

Pavarësisht nga fitorja e bukur në Askoli dhe ruajta e pacënuar e kreut të renditjes, te Juventusi duket se ka plasur çështja "Ibrahimoviç". Suedezi, fillimisht në stol kundër toskanëve, hyri për 20 minuta në pjesën e dytë, duke marrë edhe këshillat e Fabio Kapelos. Sulmuesi që nuk shënon që prej 19 nëntorit, nuk po vendos për të nënshkruar rinovimin e kontratës së re dhe me sa duket të dielën ka qenë edhe protagonist i një zënke me francezin Zebina.
Te Juventusi i rekordeve, i aftë të shëtisë në Askoli, ku asnjë skuadër s'ka mundur të fitojë, duke e mbyllur praktikisht takimin në 18 minuta, ka diçka që nuk shkon. Nuk është se ka ardhur në momentin më kulmor, por kur bëhet fjalë për Zllatan Ibrahimoviçin, metafora nuk është me e lehtë. Suedezi për klubin bardhezi përfaqëson një pasuri, teknik dhe ekonomik, por Zllatani i kohëve të fundit është shumë larg atij që adhurohej në sezonin e shkuar dhe në fillim të këtij sezoni. Si në fushë, ashtu dhe para së gjithash jashtë rrethit të fushës, gjithnjë duke iu referuar burimeve "hermetike" që vijnë nga Torino. Në fushë, kohët e fundit, suedezi ka luajtur më pak se në të shkuarën, falë edhe formës së jashtëzakonshme të kapitenit Del Piero, që në mendjen e Kapelos duket se ka përmbysur hierarkitë e fillimsezonit. Me Askolin, pasi mungoi ndaj Empolit për pezullim dhe me Romën për arsye taktike, Ibra ka luajtur vetëm 20 minuta, duke marrë edhe këshillat e Kapelos për disa lëvizje jo të vlerësuara. Marrëdhënia e tij me golin ka pushuar që nga 19 nëntori i shkuar dhe në kampionat golat e shënuar janë vetëm tre: në të vërtetë, 16 golat e shënuar në sezonin e shkuar kanë "gënjyer" Kapelon, sepse Zllatani nuk ka qenë asnjëherë "bomber" i mirëfilltë, por 3 gola në 22 ndeshje janë pak. Duke kaluar jashtë fushe, gjërat për gjigantin bardhezi duket se janë edhe më serioze. Suedezi nuk po vendos të rinovojë kontratën që e lidh me Juven deri më 2008-n. Tani fiton 1.5 milionë euro, por së bashku me menaxherin e tij, Mino Raiola, kërkon 4.5 milionë. Për Luçiano Moxhin, nënshkrimi qenka vetëm një formalitet, por për Raiolën, jo vetëm që mungon firma në kontratë, por as që kanë filluar ndonjëherë bisedimet. Bëhet fjalë për të rritur çmimin? Ndoshta. Fakt është që nuk është një rastësi se momenti "jo" i Ibrës po rastis me problemet kontratuale. Një nervozizëm që duke iu referuar zërave të korridoreve bardhezi, qenka edhe më i dukshëm në stërvitje, nëse është e vërtetë që suedezi qenka grindur me shokun e tij Zebina. Dhe syri i majtë i francezit duket se e ka pësuar nga gishti i sulmuesit me origjinë sllave gjatë një stërvitjeje. Zërat flasin për një grindje mes të dyve, që arriti kulmin me një goditje në sy ndaj Zebinasë nga ana e Ibrës, i cili qenka gjobitur rëndë nga klubi. Zllatani, sinonim i klasit, por në këto momente edhe një problem për Juventusin, po "lundron" me "vela" të ngritura drejt titullit të 29-të.
nje fitore e bukur fort,gjithe shqiperia na uron
nje pershendetje spektatorit qe te ndihmoi me dale kampion

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Wed, 01 Feb 2006 , 19:42

Golashënuesi vjollcë i vë "drynin" merkatos: Ka një projekt, ndaj nuk lëviz që këtej

Toni: Firencen s'e ndërroj me asgjë




"Para së gjithash dua të them se shpresoj të shoh Trevizon "time" në Serinë A edhe për sezonin e ardhshëm." "Mbreti" i golave, të paktën për momentin në kampionatin italian, është i bindur se gjithçka që ka arritur deri tani, ka ardhur falë punës dhe besimit te vetja. Në moshën 29-vjeçare, Luka Toni është kthyer në një idhull jo vetëm për Firencen, por edhe për kombëtaren "axurre". Dhe këtë e tregojnë 21 golat në 22 ndeshje, që nuk janë pak, sikundër dhe 6 të shënuar me fanellën "axurre" gjatë ndeshjeve eliminatore të botërorit që vjen. Të dielën ndaj Udinezes në "Friuli", Toni provoi të shënonte, por pa rezultat, edhe pse rastet nuk i munguan.
Megjithatë, diskutimi kalon menjëherë te Trezegeja dhe tregolëshi që e sheh francezin e Juves vetëm 3 gola larg "bomberit" vjollcë. "Në zonën e rreptësisë, Davidi është sulmuesi më i fortë në botë, - pranon Toni, ndaj nuk më shtang fakti që e shoh kaq lart në renditjen e golashënuesve. Nuk duhet harruar se pas shpatullave të tij ka një skuadër që luan për të, ndaj në çdo ndeshje merr topa të ndryshëm për gol." Tani që Roma është afruar, Fiorentina ndien një rrezik më shumë për një vend në Champions. "Edhe pse luan pa sulmues, me shumë lojtarë të dëmtuar, po bën gjëra të jashtëzakonshme. Për ne është një rrezik më shumë", - thotë Toni, që sipas tij titulli tashmë është vendosur: "Mendoj që po, sepse për të humbur, Juventusi duhet të ketë një rënie të frikshme dhe nuk më duket se janë mendjemëdhenj." Edhe pse Interi duket zgjedhja e vetme për t'u vënë "shkopinj nën rrota" bardhezinjve, a besoni se Milani mund të rikthehet në "lojë" për titull? "Mendoj se vetëm zikaltrit janë në garë, - përgjigjet Toni, - që në të vërtetë po zhvillojnë një kampionat të shkëlqyer. Pra skuadra e Mançinit ka ndonjë mundësi më shumë." Toni, që në verën e shkuar erdhi në Firence nga Palermoja, ndihet shumë mirë dhe kontrata që ka lidhur me presidentin Dela Vale, është nënshkruar deri më 2009-n. Zërat për një interesim të Barcelonës tashmë kanë kaluar. "E ardhmja ime do të jetë vetëm te Fiorentina, - shpjegon golashënuesi më i mirë i kampionatit deri tani, - sepse ndihem mirë dhe projektet e klubit janë interesante. A mund të ndryshoj ide? Kur një klub i madh si Barça të kërkon, kënaqësia është gjithnjë e madhe. Por nuk jam i gatshëm të largohem nga Firencja për asgjë në botë."
Pas pak muajsh do të zhvillohet botërori dhe Toni cakton favoritet e tij: "Gjermania, sepse është e fortë dhe luan në shtëpi, pastaj Brazili, Argjentina dhe Anglia. Ndonjë surprizë mund të vijë nga vendet afrikane si gjithnjë. Po Italia? Shpresojmë të qëndrojmë në Gjermani sa më gjatë të jetë e mundur." Toni më pas shpreh edhe dëshirën e tij për sulmuesin që parapëlqen të ketë në krah në Gjermani: "Ka shumë sulmues të fortë, e rëndësishme është të luash. Unë dhe Albertoja mund të jemi të ngjashëm për karakteristikat, por edhe kur luaja në sulm me Begeton në Trevizo, thoshin të njëjtat gjëra dhe si përfundim shënuam 31 gola bashkë, 15 unë, 16 ai."
nje fitore e bukur fort,gjithe shqiperia na uron
nje pershendetje spektatorit qe te ndihmoi me dale kampion

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 02 Feb 2006 , 15:05

Sot ne gazetat sportive italiane kan shkru per nji levizje te Ibrahimoviçit drejt Realit me nji shkembim me Kasanon.
Ishalla JO!

tifozi_i_beses
I Sapoardhur
I Sapoardhur
Posts: 8
Joined: Wed, 08 Feb 2006 , 12:22
Location: italy
Contact:

Post by tifozi_i_beses » Wed, 08 Feb 2006 , 12:51

vllaznia1919 wrote:Sot ne gazetat sportive italiane kan shkru per nji levizje te Ibrahimoviçit drejt Realit me nji shkembim me Kasanon.
Ishalla JO!
s'besoj....
qekemi ne maxhorance, ne juventinet :lol:
Forca Juve!
Kavaja, fidanishtja e futbollit

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 08 Feb 2006 , 14:39

Te lumte goja!Ne mazhorance jemi se un i "eliminoj" kundershtaret apo ato qe flasin keq per Juven. :lol: :lol: :lol: :lol:
Kan mbetur dhe nja dy-tre veta por shohim se q'mund te bej,problemi eshte te njeri qe eshte Webmasteri!!! :lol: :lol: :lol: :lol:
I campioni dell'Italia siamo noi,ma chi ca... siete voi? :lol:

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Sun, 26 Mar 2006 , 03:56

Jane luajtur sot tri takimet e para te Serise A.Ne oren 18:00 ne stadiumin Tardini te Parmes eshte luajtur ndeshja Parma-Inter.Takimi ka qene mjaft i bukur.Parma vuajti supremacine e Interit ne 25 minutat e para,por ne minute e 39-te ka gjetur golin me ane te Fabio Simplicios.Interi ne pjesen e dyte ka sulmuar shume,por pa arritur te shenoje,sepse ka gjetur nje Super Bucci ne porte.Ne darke Juventus dhe Roma kane barazuar 1-1.Loje me shume faulla nga dyja ekipet.Juventusi ka luajtur me 10 lojtare gjithe pjesen e dyte per shkak se Nedve eshte ndeshkuar me karton te kuq.Golat jane shenuar nga Emerson per Juven dhe Kharja per Romen.Milani vazhdon serine e fitoreve.Kete here eshte Fiorentina qe i dorezohet kuqezinjve.Ndonese kaloi ne avantazh ekipi vjollce me ane te Tonit,nuk arriti te permbaje furine kuqezi.Per Milanin shenuan Shevcenko,Kakà dhe Gattuso.Milani shkurton diferencen kunder Juves ne 8 pike.




Parma1-0Inter
Simplicio(P)

Juventus1-1Roma
Emerson(J)Kharja(R)


Milan3-1Fiorentina
Toni(F)Shevchenko(M)Kakà(M)Gattuso(M)
Last edited by piero on Fri, 07 Apr 2006 , 12:39, edited 1 time in total.
nje fitore e bukur fort,gjithe shqiperia na uron
nje pershendetje spektatorit qe te ndihmoi me dale kampion

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 27 Mar 2006 , 01:28

Pak nga pak po i afrohena titullit! :lol:

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Fri, 07 Apr 2006 , 12:38

Pronari zikaltër mendon se futbollistët e "tradhtuan" trajnerin Roberto Mançini në Champions

Morati: Une ne te ardhmen e Interit?Nuk e di,te shohim.




Masimo Morati ka dhënë dje një intervistë, ku ka shprehur të gjithë zhgënjimin e tij pas skualifikimit në Champions. Ai akuzon lojtarët dhe habitet sesi ka mundësi që skuadra e luajti në mënyrë aq negative një ndeshje kaq të rëndësishme: "Është e pashpjegueshme. Nuk e prisja. Nuk e prisja. Dhe tani i kuptoj gjykimet negative, edhe nga ana e tifozëve, të cilët bënë sakrifica për të ardhur deri në Spanjë dhe që tani kanë mbetur shumë të zhgënjyer për shkak të një mbrëmjeje të shtrembër, së cilës nuk ia kemi kuptuar ende shkaqet. Nëse nuk ka qenë mungesa e përqendrimit dhe frika e tepërt, nuk do të dija si ta shpjegoja ndryshe. Gjithsesi ishte një ndeshje mjaft e shëmtuar dhe e pajustifikueshme. Çfarë mund t'ju them? Të kundërtën? Është e pamundur..."
- A nuk duhej të ishte ky një sezon, në të cilin duhej të fitonit një trofe të rëndësishëm?
- Mos ma kujtoni. Duhej të ishte një vit, ku të fitonim diçka të rëndësishme, në të cilin ekzistonin të gjitha premisat. Skuadrën e kemi dhe klubi e ka ndihmuar në maksimum me të gjithë elementët e tij. Por ja që nuk u bë gjë: ç'mund t'ju them?
- Keni folur me ekipin pas ndeshjes ndaj Vilarealit?
- Jo. Vetëm i takova pas takimit. Besoj se u ka folur Mançini. Por të them të drejtën, fjalët pas asaj që ndodhi nuk kanë shumë vlerë.
- Si mund të reagosh në një moment të tillë?
- Nuk është e lehtë. Por nga ana tjetër është e detyrueshme të reagohet. Duhet të kuptojmë se cila është gjëja më e mirë që duhet bërë. Por s'do të ishte mirë të dorëzoheshim plotësisht në këtë pikë.
- Dikush ka thënë se kjo ka qenë rrjedhojë e dështimit të projektit të Mançinit. Cila është përgjigjja juaj?
- Sigurisht, nuk ka qenë një sukses, por njëkohësisht ai ka përdorur të gjithë vullnetin dhe aftësitë që ka: edhe ai është tradhtuar nga futbollistët. Në futboll është e lehtë ta gjesh fajtorin, por është po aq e vështirë t'i kuptosh të gjitha shkaqet.
- Kështu që në këtë rast është faji i lojtarëve?
- Sigurisht, nuk ka asnjë dyshim për këtë...
- E keni menduar se ç'mund të ndodhë tani?
- Sapo e kisha thënë se tani do të shohim se ç'do të ndodhë. Gjendja shpirtërore nuk të çon të vendosësh me ftohtësinë e nevojshme për të gjetur zgjidhje të zgjuara. Dhe më pas, futbolli është gjithnjë në duart e dikujt tjetër, megjithatë mund të shpresohet gjithnjë se çdo zgjidhje mund të jetë më e vlefshmja.
- Keni ende të njëjtën dëshirë për të vazhduar tek Interi?- Dëshirën e kam ende të madhe. Jam po aq tifoz sa edhe ata që kishin ardhur deri në Spanjë. Sigurisht, tani s'ndihem edhe aq krenar që jam interist. Por dëshira është tjetër gjë.
- A ka ndonjë që ju ka zhgënjyer më shumë se të tjerët?
- Do të thosha se ishte dikush që nuk më zhgënjeu dhe që luajti mirë, por ky dikush ka luajtur gjithnjë mirë. Por pati edhe nga ata që ngecën.
- Tani, a janë bërë sërish të diskutueshme situatat e Adrianos dhe Veronit që dukeshin të konsoliduara?
- Veroni dha shpirtin dhe s'besoj se meriton të kritikohet. Edhe ai mund të ketë bërë gabime, por së bashku me të tjerët që ndoshta gabuan edhe më shumë. Ai dhe Adriano të palëvizshëm? Nuk e di se cilët mund të jenë të palëvizshmit e Interit për momentin, duke nisur nga unë vetë."
nje fitore e bukur fort,gjithe shqiperia na uron
nje pershendetje spektatorit qe te ndihmoi me dale kampion

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Fri, 07 Apr 2006 , 12:42

Trajneri ka thënë se ekipi ka luajtur ndeshjen më të dobët që kur ka ardhur ai.Mancio i kerkoi ndjese klubit dhe tifozeve.

Mançini: Me falni por faji eshte vetem i imi.



Trajneri i Interit, Roberto Mançini, është kthyer të flasë dy ditë pas eliminimit të zikaltërve nga çerekfinalet e Champions-it. "E kisha të nevojshme të thosha disa fjalë. Kanë kaluar dy ditë pas eliminimit ndaj Vilarealit dhe kanë qenë dy ditë shumë të vuajtura. Por është po aq e vërtetë se duhet të jemi të arsyeshëm dhe të mendojmë se sezoni nuk ka përfunduar. Kemi edhe gjashtë ndeshje në kampionat dhe duhet ta vlerësojmë siç duhet edhe Kupën e Italisë. Jemi Interi, duhet ta bëjmë detyrën tonë deri në fund. Kisha dëshirë t'i thosha këto dy gjëra, mbi të gjitha për t'i kërkuar ndjesë klubit dhe tifozëve për ndeshjen e së martës në mbrëmje. Besoj se mund ta humbasësh një ndeshje dhe të eliminohesh nga Liga e Kampioneve, por në pjesën e dytë ndaj Vilarealit kjo ndodhi në mënyrën më të keqe, pra ne nuk luajtëm më. Për këtë arsye besoj se duhet t'u kërkojmë ndjesë tifozëve tanë që kanë vuajtur si ne, ndoshta edhe më tepër. E kuptoj reagimin e tyre në aeroport, madje edhe unë do të isha sjellë në atë mënyrë. Besoj se këto reagime nga ana e tifozëve duhen parë si shenja dashurie drejt skuadrës dhe klubit. Për fat të keq nuk e nderuam fanellën e Interit dhe për këtë na vjen shumë keq. Tanimë ajo që ishte për të ndodhur, ndodhi, ne s'kemi ç'ti bëjmë më dhe s'mund ta ndryshojmë rezultatin. Duhet vetëm të përpiqemi ta mbyllim sa më mirë kampionatin dhe ta nderojmë Kupën e Italisë. Këto janë detyrat përkundrejt atyre që na ndjekin gjithnjë dhe që na duartrokasin edhe kur gjërat nuk shkojnë mirë. E ndieja të nevojshme t'i thosha këto dhe besoj se e gjithë skuadra është në një mendje me mua." Pak orë më parë, Masimo Morati kishte thënë se veç tij, edhe Mançini ishte "tradhtuar" nga skuadra: "Lojtarët e mi s'kanë hyrë kurrë në fushë për të luajtur keq. Fatkeqësisht më duhet të pranoj, se që kur kam ardhur tek Interi, ka qenë hera e parë që ekipi ka luajtur kaq keq në një ndeshje kaq të rëndësishme.Eliminimi nga Champions-i e ka vënë në dyshim të ardhmen e Roberto Mançinit në stolin e Interit. Trajneri është në mëdyshje dhe do të jetë pronari Masimo Morati ai që do të vendosë, edhe pse ka mundësi që trajneri ta japë vetë dorëheqjen. Nëse pronari do të vendosë ta largojë, ëndrra është Hoze Mourinjo, ndërsa alternativat janë Arsen Venger, Luçiano Spaleti dhe Çezare Prandeli. Në kampin e Interit pritet një tjetër revolucion, edhe pse kësaj here s'është e thënë të paguajë vetëm trajneri. Mançini, sikurse thamë, ndodhet në fije të perit dhe është i detyruar të arrijë vendin e dytë dhe të fitojë Kupën e Italisë, për të pasur mundësi të qëndrojë edhe në sezonin e ardhshëm, megjithëse s'përjashtohet që ai të japë dorëheqjen. Trajneri po mendohet nëse ia vlen të vazhdojë në një mjedis gjithnjë e më të acaruar dhe që e pret me padurim një triumf. Dhe në rast se ai do të largohet, është e detyrueshme të mendohet për një trajner të madh. Ëndrra quhet Hoze Mourinjo, i cili dëshirohej që në kohët e Portos. Portugezi s'i ka marëdhëniet e mira me drejtuesit e Çelsit dhe mund të vendosë të ikë, por ardhja e tij do të sillte një revolucion teknik dhe kjo gjë do të ishte shumë e kushtueshme.
nje fitore e bukur fort,gjithe shqiperia na uron
nje pershendetje spektatorit qe te ndihmoi me dale kampion

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Fri, 07 Apr 2006 , 12:44

Zv.presidenti kuqezi konfirmon: Sheva, Gatuzo dhe të tjerët, gjithnjë me ne. Stambolli ka kaluar



Galiani: Do t'i mbaj të gjithë, përjetë!




Euforia e kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve nuk ka lënë njeri pa prekur në mjedisin kuqezi. Është gjysmëfinalja e tretë në 4 vite dhe mendësinë që ka Milani në këtë veprimtari, nuk e ka asnjë nga skuadrat italiane, si Juventusi apo Interi të skualifikuar respektivisht nga Arsenali dhe Vilareali. Eufori që Adriano Galiani nuk e mban asnjëherë përbrenda. Përkundrazi, pas çdo fitoreje apo kualifikimi në Champions, zbret nga tribuna për të takuar dhe përqafuar djemtë së bashku me Ançelotin. Galiani është i sinqertë dhe pranon faktin se loja e të tijve nuk ishte shumë e bukur dhe se të martën skuadra pati fat: "Vërtet, por në Stamboll stërmeritonim të fitonim dhe patëm fat të keq. Le të biem dakord për një gjë: nëse merret rezultati për atë që është, atëherë kanë përgjegjësi kur humbasin dhe meritë kur fitojnë. Kaq." Xhilardino nuk luajti dhe Galiani justifikon mërzitjen e sulmuesit: "Xhila është 23 vjeç, është një lojtar i madh, që po studion për t'u bërë një kampion dhe do të bëhet. Rritja e tij do të shpejtohet nga arritjet "epike" të shokëve të tij Shevçenko dhe Inzagi." Nga Spanja vazhdojnë të vijnë zëra që Ançeloti do të drejtojë vitin e ardhshëm Realin e Madridit dhe nga Londra që Sheva do të shkojë te Çelsi, por zv.presidenti kuqezi është i qetë: "Nuk inatosem për asnjë nga të dyja rastet, sepse nuk ka motiv. Tifozët tanë duhet të jenë të qetë kur them se Ançeloti do të qëndrojë për vitin e ardhshëm dhe Shevçenkoja do ta mbyllë karrierën këtu. Kemi fituar shumë, pa i prekur asnjëherë prirjet tona: ne respektojmë fjalën e dhënë." Sidoqoftë, këta lojtarë që duhet të qëndrojnë gjithë jetën, janë ca si shumë. "Pas Stambollit, - shpjegon Galiani, - kam menduar çdo ditë në mënyrën e duhur për t'u kthyer menjëherë në krye, sepse kush e njeh futbollin, e di se pas një "vrasjeje" të tillë është e vështirë ta rimarrësh veten. Mund të ndryshonim gjithçka, siç pritej që të bënim, ose t'i mbanim të gjithë. Vendosëm dhe ramë dakord me Berluskonin për të marrë këtë rrugë dhe jemi ende këtu. Dua të nënvizoj se kemi kaluar nga 1-1, në 3-1 me Kostakurtën e Maldinin në fushë. Diçka do të thotë." Të martën në mbrëmje, përqafimi me Gatuzon ishte special për Galianin, i cili vazhdon: "Sepse Rinoja është një nga ata që ka vuajtur më shumë pas zhgënjimit në Stamboll. Së bashku kemi ndjekur një rrugë, duke folur shpesh. U përpoq të largohet, por tani është i lidhur me Milanin përjetë. Kontrata do t'i skadojë më 2009-ën dhe kur të jetë momenti, do ta rinovojmë. Kontratat nuk janë një problem. Rinoja do të qëndrojë, si të tjerët. Pra të gjithë të konfirmuar? Të gjithë, sapo e thashë." Edhe Vogeli, Amorozo dhe Kalaci. "Të gjithë, - shton Galiani me siguri. - Po kërkojmë një mbrojtës të djathtë, por skuadra do të qëndrojë në grup. Dhe tani që kemi një gjë më shumë: do të fitojmë ose humbasim në gjysmëfinale, nuk e di, por nuk do të luajmë me mendjen e bllokuar. Jemi shëruar, Stambolli ka kaluar përfundimisht. Vërtet jemi të vjetër në moshë, por jemi të parët në UEFA. Me "pleqtë" tanë luajmë më mirë se të rinjtë." Edhe këtë herë një tjetër protagonist "i vjetër", Inzagi. "Është një kampion i madh. Jep shpirtin, e di se cila është filozofia e Milanit. Me ne asnjë nuk ndihet një mall. Futbolli s'është një çështje parash, por ndjenjash."
nje fitore e bukur fort,gjithe shqiperia na uron
nje pershendetje spektatorit qe te ndihmoi me dale kampion

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Thu, 31 Aug 2006 , 20:33

Seria A, sezoni 2006-2007


Fillon menjere me nje ndeshje te forte Seria A.Interi do te udhetoje drejt Firenzes,Roma pret Livornon ndersa Milani Lacion


Java 1 (10. 9. 2006) (21.01.07)
Roma - Livorno
Fiorentina -Inter
Torino - Parma
Atalanta - Askoli
Sampdoria - Empoli
Palermo - Rexhina
Mesina - Udineze
Kievo - Siena
Kaljari - Katania
Milan-Lacio


Java 2 tw (17.9.2006) (28.1.2007)
Empoli Kievo
Askoli Mesina
Udineze Torino
Katania Atalanta
Inter Sampdoria
Lacio Palermo
Livorno Fiorentina
Parma Milan
Rexhina Kaljari
Siena Roma

Java e 3 tw (20.9.2006) (4.2.2007)
Kievo Lacio
Atalanta Empoli
Kaljari Livorno
Fiorentina Parma
Mesina Rexhina
Milan Askoli
Palermo Katania
Roma Inter
Sampdoria Udineze
Torino Siena

Java e 4 t (24.9.2006) (11.2.2007)
Inter Kievo
Askoli Sampdoria
Empoli Palermo
Lacio Atalanta
Livorno Milan
Rexhina Torino
Siena Kaljari
Udineze Fiorentina
Parma Roma
Katania Mesina

Java e 5 tw (1.10.2006) (18.2.2007)
Milan Siena
Roma Empoli
Kievo Palermo
Udineze Askoli
Torino Lacio
Mesina Livorno
Fiorentina Katania
Atalanta Rexhina
Kaljari Inter
Sampdoria Parma

Java e 6 tw (15.10.2006) (25.2.2007
Askoli Livorno
Empoli Fiorentina
Inter Katania
Lacio Kaljari
Palermo Atalanta
Parma Udineze
Rexhina Roma
Sampdoria Milan
Siena Mesina
Torino Kievo

Java e 7 tw (22.10.2006) (28.2.2007)
Atalanta Sampdoria
Kaljari Torino
Katania Lacio
Fiorentina Rexhina
Livorno Siena
Mesina Empoli
Milan Palermo
Parma Askoli
Roma Kievo
Udineze Inter

Java e 8 (25.10.2006) (4.3.2007)
Atalanta Kaljari
Kievo Milan
Empoli Udineze
Inter Livorno
Palermo Mesina
Rexhina Parma
Roma Askoli
Sampdoria Lacio
Siena Katania
Torino Fiorentina

Java e 9 (29.10.2006) (11.3.2007)
Livorno - Empoli
Askoli Siena
Mesina Kievo
Milan Inter
Udineze Roma
Katania Torino
Parma Atalanta
Kaljari Sampdoria
Fiorentina Palermo
Lacio Rexhina

Java e 10 (5.11.2006) (18.3.2007)
Atalanta Milan
Kievo Kaljari
Empoli Lacio
Inter Askoli
Livorno Udineze
Palermo Sampdoria
Rexhina Katania
Roma Fiorentina
Siena Parma
Torino Mesina

Java e 11 (12.11.2006) (1.4.2007)
Askoli Empoli
Katania Livorno
Fiorentina Atalanta
Lacio Udineze
Mesina Kaljari
Milan Roma
Palermo Torino
Parma Inter
Sampdoria Kievo
Siena Rexhina

Java e 12(19.11.2006) (8.4.2007)
Askoli Fiorentina
Kaljari Palermo
Kievo Atalanta
Empoli Milan
Inter Rexhina
Livorno Parma
Mesina Lacio
Roma Katania
Torino Sampdoria
Udineze Siena

Java e 13 (26.11.2006) (15.4.2007)
Atalanta Torino
Katania Parma
Kievo Udineze
Empoli Kaljari
Lacio Askoli
Milan Mesina
Palermo Inter
Rexhina Livorno
Sampdoria Roma
Siena Fiorentina

Java e 14 (3.12.2006) (22.4.2007)
Askoli Katania
Kaljari Milan
Fiorentina Lacio
Inter Siena
Livorno Kievo
Mesina Sampdoria
Parma Palermo
Roma Atalanta
Torino Empoli
Udineze Rexhina

Java e 15 (10.12.2006) (29.4.2007)
Atalanta Mesina
Rexhina Askoli
Palermo Livorno
Milan Torino
Lacio Roma
Empoli Inter
Kievo Fiorentina
Katania Udineze
Kalljari Parma
Sampdoria Siena

Java e 16 (17.12.2006) (6.5.2007)
Askoli Torino
Katania Empoli
Fiorentina Milan
Inter Mesina
Livorno Lacio
Parma Kievo
Rexhina Sampdoria
Roma Palermo
Siena Atalanta
Udineze Kalljari

Java e 17 (20.12.2006) (13.5.2007)
Atalanta Udineze
Kaljari Fiorentina
Kievo Rexhina
Empoli Siena
Lacio Inter
Mesina Parma
Milan Katania
Palermo Askoli
Sampdoria Livorno
Torino Rona

Java e 18 (23.12.2006) (20.7.2007)
Askoli Kievo
Katania Sampdoria
Fiorentina Mesina
Inter Atalanta
Livorno Torino
Parma Laico
Rexhina Empoli
Roma Kaljari
Siena Palermo
Udineze Milan

Java e 19 (14.1.2007) (27.5.2007)
Torino Inter
Kaljari Askoli
Kievo Katania
Empoli Parma
Lacio Siena
Mesina Roma
Milan Rexhina
Palermo Udineze
Sampdoria Fiorentina
Atalanta Livorno
nje fitore e bukur fort,gjithe shqiperia na uron
nje pershendetje spektatorit qe te ndihmoi me dale kampion

Post Reply