Page 11 of 12

Re: Lojtaret e mundeshem te kombetares

Posted: Thu, 20 Aug 2009 , 23:09
by GOLDIAN
vllaznia1919 wrote:Djema harrojini kta lojtar.Nji pjes si merr FSHF-ja nji pjes nuk pranojne vet.
une i kam harru me kohe po ne lajme te gjermani tha kosovo -shqiptari e prandej e postova se po te thoshte si per bunjakun zvicerriani skish postu gja jo
o v1919 kur bahen zgjedhjet ne fshf se ky duka shume vjet po i ban ne krye
kush ka ken para tij se smaj mend gja

Re: Lojtaret e mundeshem te kombetares

Posted: Fri, 21 Aug 2009 , 08:44
by Ledi1920
GOLDIAN wrote:
vllaznia1919 wrote:Djema harrojini kta lojtar.Nji pjes si merr FSHF-ja nji pjes nuk pranojne vet.
une i kam harru me kohe po ne lajme te gjermani tha kosovo -shqiptari e prandej e postova se po te thoshte si per bunjakun zvicerriani skish postu gja jo
o v1919 kur bahen zgjedhjet ne fshf se ky duka shume vjet po i ban ne krye
kush ka ken para tij se smaj mend gja
Me duket se ka qene Mico Papallopulli,

Re: Lojtaret e mundeshem te kombetares

Posted: Sun, 23 Aug 2009 , 19:38
by GOLDIAN
flm ledi njaj ka ken po
po duka a mduket a i ka nja tri vjet ne krye apo jam gabim

Re: Lojtaret e mundeshem te kombetares

Posted: Sun, 30 Aug 2009 , 18:05
by Skodrinon
Mareglen Mhillaj, 15 vjeçari që tani është pjesë e Milanit

Pak ditë më parë ka mbushur 15 vjeç por ditëlindja nuk ka qenë gëzimi më i madh për të. Marenglen Mhillaj, ka patur një tjetër kënaqësi të madhe këto ditë. Ka marrë një ofertë nga klubi i mirënjohur i Milanit për të qenë pjesë e ekipeve të moshave të tij dhe djaloshi nga Blinishti i Zadrimës nuk kishte si t’i thoshte jo. Ka qenë ndër ëndërrat e mëdha të tij qysh në moshë krejt të vogël. Duke qenë kështu, nga qershori i këtij viti dhe në vazhdim, të paktën për një vit, Mhillaj është pjesë e Milanit të madh. Ai ka kaluar me sukses fazën e testimit (përderisa e kanë ftuar vetë drejtuesit e Akademisë së këtij klubi) dhe nga shtatori do të nisë edhe ndeshjet zyrtare me fanellën kuqezi të klubit më të madhe dhe më me shumë trofe në Itali dhe më gjerë. Bën pjesë në shkollën e Capezzanos që është në varësi të Akademisë së Milanit dhe shpejt dëshiron të shkojë në Milano, në ekipin e 16 vjeçarëve të klubit të drejtuar nga Silvio Berluskoni. Në shtator do nisë të luajë për ekipin Capezzano Piareno që është në varësi të Milanit të madh.

Mhillaj: Po përjetoj një ëndërr

E kanë kërkuar me ngulm që në dhjetor por nuk ka mundur të lëvizë. Shkak ka qenë familja, shkolla dhe shumë arsye të tjera. Por në korrik ka vendosur t’i thotë “po” ofertës së përfaqësuesve të Akademisë së klubit të mirënjohur. Ka firmosur në prani të babait të tij kontratën njëvjeçare të bashkëpunimit (kështu është rregulli) dhe pas pak ditësh do bashkohet me ekipin e ri në stërvitje dhe ndeshjet zyrtare. Vetë Maregleni po e përjeton në këtë mënyrë këtë aventurë të re që sapo ka nisur: “Kisha disa oferta nga klube të ndryshme por kur erdhën përfaqësuesit e Milanit, sigurisht që nuk mund ta refuzoja ofertën e tyre. Kjo është realizimi i një ëndrre të madhe për mua dhe do mundohem ta çoj deri në fund atë”.

Dëshira : Të jem pjesë e kombëtar es shqiptare

Jeton prej 8 vitesh në Itali dhe është bërë thuajse “italian”, mendjen e ka tek Shqipëria. Ka përfituar nga të qënurit këto ditë pranë familjes së tij në Blinisht dhe është interesuar menjëherë për mundësinë e provës me ekipin kombëtar të 17 vjeçarëve. Një gjë e tillë pritet t’i bëhet realitet në ditët në vijim teksa trajneri i kombëtares së kësaj moshe Ardian Mema i ka ofruar mundësinë për t’u testuar. “Të jem pjesë e kombëtares shqiptare është një nga dëshirat e mia të ardhshme. Ajo e të qënurit pjesë e Milanit po konkretizohet. Shpresoj të realizohet edhe kjo tjetra tani”- ka thënë Maregleni.

Re: Lojtaret e mundeshem te kombetares

Posted: Mon, 31 Aug 2009 , 12:25
by vvvllaznia
http://www.tuttomercatoweb.com/?action=read&id=169195

thet qe Grosseto qe let ne kategorine e dyt italiane ka ble kete 17 vjeçar shqiptar nga Rimini Lulzim Morina.
ishallan nje karriere te gjate

Re: Lojtaret e mundeshem te kombetares

Posted: Mon, 31 Aug 2009 , 12:29
by vvvllaznia
http://www.riminicalcio.com/_vti_g1_an. ... 3&rpstry=5_

ketu jan disa informacione per lojtarin.Keka prej Gjakovet,kujtova se ishte Shkodran se ketu ne Rimini jena boll.suksese ishalla

Re: Lojtaret e mundeshem te kombetares

Posted: Mon, 31 Aug 2009 , 14:37
by Skodrinon
Renato Zefi , “bombardieri” shkodran në Itali
Me 54 golat e shënuar në kampionatin e fundit të moshave në shtetin fqinj, ka fituar vëmendjen e mediave të njohura italiane


Image

Vetëm 14 vjeç dhe ka filluar të bëjë “namin” në Itali. Kuptohet me ekipet e moshave teksa me 54 golat e shënuar në sezonin e fundit, i ka lënë prapa të gjithë. Pjesë e ekipit San Domenico Savio, ka arritur ta shpallë ekipin e tij më të mirin e Ligës ku merr pjesë. Renato Zefi është nga Shkodra dhe prej vitesh jeton me familjen e tij në shtetin fqinj.

Është ingranuar me ekipet e moshave atje dhe shpejt ka filluar të bëjë emër. Aq sa ka pushtuar edhe faqet e gazetave italiane. Njëra prej tyre, e mirënjohura “La Stampa” në artikullin e datës 26 qershor 2009 shkruante: “Numrat rrallëherë gabojnë. Renato Zefi, i riu i talentuar i San Domeniko Savios (1995) këtë vit ka shënuar 54 gola. Renato ka si pikë qendrore të qënurit fizikisht mirë e teknikisht me një talent të rrallë. Ai ka udhëhequr ekipin e tij drejt shkëputjes dhe fitores së kampionatit . Pas kalimit me sukses të fazës së grupeve, skuadra e zotit Ferrarese është gjendur përballë disa formacioneve më të forta piemonteze duke u nisur nga Kizola. Ka qenë një moment jo i mirë për skuadrën e San Domenicos që ka dashur ta ndërpresë në këtë pikë marshimin por Zefi ka gjetë mënyrën për të ecur përpara duke shënuar sërish dhe duke e çuar skuadrën e tij në finale. Kampioni i vogël me origjinë shqiptare ka treguar se numrat dhe talenti i tij nuk mund të kalonin pa u vënë re. Zefi ka luajtur në disa ekipe të provincave të Xhenoas por tashmë do shkojë tek Aleksandria e do të marrë pjesë në kampionatin kombëtar. Renato Biasi, numri 1 në sektorin e të rinjve të Aleksandrisë flet me shumë pasion për këtë djalosh. Zefi me kalimin tek Aleksandria do të ketë mundësinë më të mirë për të bërë karrierë në nivel të lartë sepse skuadra jonë është një vitrinë fenomenale për këtë punë”.

Këtë e shkruajnë gazetarët italianë. Ata që nuk kanë asnjë lloj interesi a dëshirë për të promovuar një të huaj. Por e bëjnë se shohin vërtetë një djalosh të talentuar i cili po bën çudinë në kampionatet e moshave në shtetin fqinj. E ka nisur me ekipet provinciale në zonën piemonteze teksa tashmë ka bërë hapin e parë duke kaluar tek ekipi i Aleksandrisë. E kishte thënë në gazetë dhe vetë numri 1 i sektorit të të rinjve në këtë klub që tashmë është një vitrinë fenomenale për të bërë karrierë në nivele të larta. Gjithçka e fituar me djersë prej shkodranit që banon e jeton prej vitesh në Itali. Mbase ka ardhur momenti që prindërit e tij të mos mendojnë më janë emigrant. Ata duhet të fillojnë të mendojnë se janë njerëzit që kanë nxjerrë në dritë një lojtar që pritet të bëhet me emër shumë shpejt në futbollin e madh italian.

vllaznimi sportiv

Re: Lojtaret e mundeshem te kombetares

Posted: Mon, 31 Aug 2009 , 18:48
by vvvllaznia
http://www.tuttomercatoweb.com/palermo/ ... izia=13681

Palermoja blen Agron Bufi.Lojtari katert shqiptar i Palermos megjithese tan jane te huazum

Re: Lojtaret e mundeshem te kombetares

Posted: Sun, 18 Oct 2009 , 10:57
by vvvllaznia
mbram ka debutu ne bundesligen gjermane Shqipran Bektashi 19 vjeç lojtar i Freiburgut.Ky zotnia qe asht prej Preshevet ka ardhe disa here me u testu ne Tirane,normalisht me lekt e veda por ata te federates as nuk kan begenis me fillu proçeduren me ja ba pashaporten shqiptare.Ka mundsi qe nuk kena nevoj per te

Re: Lojtaret e mundeshem te kombetares

Posted: Sun, 13 Dec 2009 , 13:06
by Skodrinon
Me Zyrihun lun nji shqipta 20 vjeç. Nikçi e kishte emnin. E vuni Milnin shpesh ne veshtirsi

Re: Lojtaret e mundeshem te kombetares

Posted: Mon, 08 Mar 2010 , 22:17
by GOLDIAN
e di se ky lajm ketu ska lidhje me temen po sapo mora vesh
nje nga zbulimet e magathit joel matip i lindur ne bohum te gjermanise me pasaporte gjermane e kamerunase vetem 18vjec lojtar i padiskutushem i formacionit i ka dhan pergjigje negative federates gjermane te futbollit
edhe pse ka prit me lujt nga fillimi ne ndeshjen miqesore qe kameruni ka lujt ndaj italianeve por asht aktivizu ne pjesen e dyte duke mbet disi i zhgenjym prap se prap matip ka thane zemra me rreh per kamerunin dhe smund ta tradhtoj dot

Re: Lojtaret e mundeshem te kombetares

Posted: Mon, 08 Mar 2010 , 23:08
by Man in Redblue
Mavraj as nuk mund te krahasohet kerkund me Matip- per mendimin tem. Shancet e Mavrajt per me vesh naiher fanellen gjermane jane per mu te 5% kurse per Matip te 90%, ( jan lojtar te ri- kuptohet se mund te ndryshojn gjithcka)

Brravo i qofte !

Re: Lojtaret e mundeshem te kombetares

Posted: Tue, 09 Mar 2010 , 01:05
by fpjalmi
mu nuk me duket se tranieri aktual po kerkon lojtare te ri dhe te talentum

duhet me pas edhe dikend qe ti thojn kuzhes te dhanuna se territori shqiptar dhe kosovar ka shum talenta qe po dalin si fara e kuqe dhe mandej bahen gadi me lujt me shtetet qe lozin
GOLDIAN wrote:e di se ky lajm ketu ska lidhje me temen po sapo mora vesh
nje nga zbulimet e magathit joel matip i lindur ne bohum te gjermanise me pasaporte gjermane e kamerunase vetem 18vjec lojtar i padiskutushem i formacionit i ka dhan pergjigje negative federates gjermane te futbollit
edhe pse ka prit me lujt nga fillimi ne ndeshjen miqesore qe kameruni ka lujt ndaj italianeve por asht aktivizu ne pjesen e dyte duke mbet disi i zhgenjym prap se prap matip ka thane zemra me rreh per kamerunin dhe smund ta tradhtoj dot
hallall ketij lojtarit

ba me i pas ne lojtaret keshtu ,shqipnia ishte ba nji ekip fantastik

veq me mendu ,bahrami i zvicrres ,nini i greqise ,mavraj gjermani e shum te tjere qe e kan tradhtu shqipnine ishim ba edhe 50 perqind ma te forte se sot

Re: Lojtaret e mundeshem te kombetares

Posted: Sat, 13 Mar 2010 , 14:12
by vllaznia1919
Kuzhja i din maj naqe lojtart.Se edhe nese nuk ja thote kush boll me lexu neper gazeta apo sajte ka lajme perdite per lojtart qe lozin neper Europe.

Re: Lojtaret e mundeshem te kombetares

Posted: Sat, 13 Mar 2010 , 15:16
by GOLDIAN
problemi asht cili lojtar polun vertet ne europe?

Re: Lojtaret e mundeshem te kombetares

Posted: Mon, 17 May 2010 , 13:37
by vllaznia1919
Per mu problemi asht se kush i thrret lojtart????

Re: Lojtaret e mundeshem te kombetares

Posted: Mon, 30 Aug 2010 , 23:21
by GOLDIAN
fanol perdedaj ka lujt 90 minuta sot ne fitoren e herthes

Re: Lojtaret e mundeshem te kombetares

Posted: Mon, 20 Dec 2010 , 23:14
by GOLDIAN
per mungese disiplinet e ka perjashtu trajneri funkel mavrajn nga ekipi
hahahahah den dhe me lujt me deutchat ky muti

Re: Lojtaret e mundeshem te kombetares

Posted: Sun, 05 Jun 2011 , 00:25
by fpjalmi
Pese shqiptare i japin barazimin Zvicres ne Angli

Behrami, Shaqiri, Xhaka, Xhemaili dhe Mehmedi luajten kunder “Tre luanëve” ne Wembley

Granit Xhaka (18 vjeç, kosovar nga Gjilani), Xherdan Shaqiri (19 vjeç, kosovar nga Gjilan), Valon Behrami (26 vjeç, kosovar nga Mitrovica), Blerim Xhemaili (25 vjeç, shqiptar nga Tetova) dhe Admir Mehmedi (20 vjeç, shqiptar nga Gostivari) ishin pjese e Kombetares se Zvicres, ne barazimin 2-2 ne Wembley me Angline e Fabio Capello, ne ndeshen e vlefshme per eliminatoret e Euro 2012-s.

Zvicra kryesoi deri ne 0-2 fale dy golave te mrekullueshem te Tranquillo Barneta (32’ dhe 35’), barazuan Frank Lampard (37’, me penallti) dhe Ashley Young (51’). Admir Mehmedi i pati te gjitha shanset per t'i dhuruar tri piket ekipit te tij, Zvicres.

___________________________________________________________________________

Po sikur ti kishte shqipnia keto talente qa do u bante

Re: Lojtaret e mundeshem te kombetares

Posted: Sun, 05 Jun 2011 , 15:23
by ultraskuqeblu1
fpjalmi wrote:Pese shqiptare i japin barazimin Zvicres ne Angli

Behrami, Shaqiri, Xhaka, Xhemaili dhe Mehmedi luajten kunder “Tre luanëve” ne Wembley

Granit Xhaka (18 vjeç, kosovar nga Gjilani), Xherdan Shaqiri (19 vjeç, kosovar nga Gjilan), Valon Behrami (26 vjeç, kosovar nga Mitrovica), Blerim Xhemaili (25 vjeç, shqiptar nga Tetova) dhe Admir Mehmedi (20 vjeç, shqiptar nga Gostivari) ishin pjese e Kombetares se Zvicres, ne barazimin 2-2 ne Wembley me Angline e Fabio Capello, ne ndeshen e vlefshme per eliminatoret e Euro 2012-s.

Zvicra kryesoi deri ne 0-2 fale dy golave te mrekullueshem te Tranquillo Barneta (32’ dhe 35’), barazuan Frank Lampard (37’, me penallti) dhe Ashley Young (51’). Admir Mehmedi i pati te gjitha shanset per t'i dhuruar tri piket ekipit te tij, Zvicres.

___________________________________________________________________________

Po sikur ti kishte shqipnia keto talente qa do u bante
Kto se meritojne me u qujt Shqiptare mor fpjalm, kto jane Tradhtare!
Shqipnia ka nevoje per lojtare qe e nijn veten Shqiptare dhe qe do jepshin shpirtin ne fushen e lojes sikur Loriku, dhe jo si kto baxhellat!