Page 11 of 19

Re: Boks

Posted: Thu, 30 Apr 2009 , 22:50
by GOLDIAN
ke drejte
ti thuj shyqyr se nuk a hollandez se e kishte shkru pjalmi ne histori si boksieri ma i mire i tana kohnave :lol: :lol:

Re: Boks

Posted: Tue, 05 May 2009 , 18:43
by Skodrinon
“Rrëzohet” Haton, e fejuara alarmon sallën

Një goditje tepër e fuqishme, saktësisht e treta, që ka
çuar në përfundimin e takimit, shoqëruar madje edhe
nga një britmë. Kështu mund të përshkruhet ndeshja e
boksit që është zhvilluar të dielën në Las Vegas, midis
Meni Pakuaio dhe anglezit Riki Haton, e vlefshme për
titullin botëror “IBO” të peshave super të lehta. Kanë qenë
momente vërtetë dramatike, kur e fejuara e boksierit,
Xhenifer Dulei, ka parë të rrëzohet në tapet Hatonin, të
cilit filipinasi i ka rrëmbyer titullin. Lot dëshpërimi, frikë
dhe një agoni që ka zgjatur përreth 3 minuta, gjatë së
cilave anglezi ka mbetur në ring pa asnjë shenjë jete.

Re: Boks

Posted: Wed, 06 May 2009 , 06:45
by fpjalmi
skodrinon shkruan

Po çfare boksierit ma i mire i hstrorise mar pjalm
As ne 50 ma te miret nuk asht

_____________________________________________________________________________

qa flet mar skodrinon .

nese klichkov vazhdon tu i hedh kundershtaret si fmi keshtu ,te gjithe thojn se ky boksier mund tia kalojn edhe muhamet aliut ,kurse tajsonin e ka kalu me kohe

Re: Boks

Posted: Wed, 06 May 2009 , 06:46
by fpjalmi
goldi shkruan

ke drejte
ti thuj shyqyr se nuk a hollandez se e kishte shkru pjalmi ne histori si boksieri ma i mire i tana kohnave :D :D :D

________________________________________________________________________________________________

origjinen thojn se e ka hollandeze goldi :D :D :D :D

Re: Boks

Posted: Wed, 06 May 2009 , 07:05
by fpjalmi
shiheni videon e ketij bokstierit qe ka shkru skodrinoni.

veqse asht ne chinese sepse ishte kinez ky qi fitoj

http://www.gmanews.tv/pacquiao-hatton/video/40957/0

http://www.gmanews.tv/video/40957/GMA's ... y-Pacquiao

Re: Boks

Posted: Wed, 06 May 2009 , 17:16
by Skodrinon
fpjalmi wrote:qa flet mar skodrinon .

nese klichkov vazhdon tu i hedh kundershtaret si fmi keshtu ,te gjithe thojn se ky boksier mund tia kalojn edhe muhamet aliut ,kurse tajsonin e ka kalu me kohe
po çfar klichko me kalu tyson mar burre
muhamed alis iher as qi nuk i afrohet. clay asht ndesh me joe freser, george foreman, sony liston, kurse klichko ndeshet me do boksiera normal qi para 30 vjetve kishin me lujte me amatort.
nuk po flasim manej per elegancen e muhamed ali.... asht si me krahasu kuyt me crujf :D

Re: Boks

Posted: Thu, 07 May 2009 , 05:59
by fpjalmi
skodrinon .

muhamet ali ka ken i madh ,por klickov me ata ndeshje qe po ban po i afrohet shum ,kurse per tyson nuk ka ba asgja ma te madhe se qa po ban klickov ,biles kliqkov po i hedh ma shpejt se koha e taisonit,me njaq qa kam pa un .

boksieri nuk asht si futbollisti naqe .

futbollisti ka eksperience ne gjuajtje topash kurse grushti te hedh pertok.

Re: Boks

Posted: Thu, 07 May 2009 , 15:35
by Skodrinon
Ta thashe me ke asht rrahe Muhamd Ali siper naqe. Ata e kishin rrahe Klichkon me nji dore(me doren e keqe bile :D )
Kurse Klichko sot ndeshet me kasakistanas, me ate rusin e madh qi ja vodhi ndeshjen Holifildit 50 vejç etj etj.
Klichkon e ka rrahe edhe Krasniqi jone mar burre

Re: Boks

Posted: Fri, 08 May 2009 , 02:24
by fpjalmi
skodrinon shkruan

Ta thashe me ke asht rrahe Muhamd Ali siper naqe. Ata e kishin rrahe Klichkon me nji dore(me doren e keqe bile )
Kurse Klichko sot ndeshet me kasakistanas, me ate rusin e madh qi ja vodhi ndeshjen Holifildit 50 vejç etj etj.
Klichkon e ka rrahe edhe Krasniqi jone mar burre

________________________________________________

naqe ,atehere ka ken historia e muhamet ali dhe pa dyshim qe asht ma i forti ne bote ,kurse me te tjeret mos imagjino po nuk e pe tu u rrah para syve.

pra koha ishte ,koha asht ,grushti ishte ,grushti asht .

ma perpara boksierat kan ken ma te ngadalt e tashti ka hi nje taktike tjeter qe jan ma te shpejt ne dhanien e grushtit.

ti the ita 2 fjali ma perpara ,shihe qa ke shkru (Klichkon e ka rrahe edhe Krasniqi jone mar burre_

kurr nuk e ka rrah krasniqi klichkovin naqe ,e nuk e di kush ta ka dhan ate lajm ,por do thosha mos ta thushe ma se aja kurr nuk ka ekzistu me rrah krasniqi klichkovin :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol:

Re: Boks

Posted: Fri, 08 May 2009 , 16:36
by Skodrinon
fpjalmi wrote:ma perpara boksierat kan ken ma te ngadalt e tashti ka hi nje taktike tjeter qe jan ma te shpejt ne dhanien e grushtit.
ahahaahh klitchko asht ma i shpejt se muhamed ali? ndoshta tash qi asht i smur me prkinson muhamed ali duhet te jete ma i shpejte klitchko. :lol: :lol: :lol:
po ma i shpejte se joe freiser a thu asht ai binari i gjate rus a? :lol: :lol: :lol: boksieri ma paelegant i historise
ti the ita 2 fjali ma perpara ,shihe qa ke shkru (Klichkon e ka rrahe edhe Krasniqi jone mar burre_

kurr nuk e ka rrah krasniqi klichkovin naqe ,e nuk e di kush ta ka dhan ate lajm ,por do thosha mos ta thushe ma se aja kurr nuk ka ekzistu me rrah krasniqi klichkovin :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol:
e ka rrahe kur kan kene diletanta. kyt e kam ndigju edhe prej ahmet golemit. po me t'thane te drejten nuk jam i sigurt se cilin prej dy vllazenve

Re: Boks

Posted: Fri, 08 May 2009 , 18:24
by Skodrinon
Në pallatin e sportit “Ramazan Njala” po zhvillohet kampionati kombëtar për U-16
Teuta, Tirana e Vllaznia, në luftë për titullin


Po zhvillohet prej 6 majit në pallatin e sportit “Ramazan Njala” kampionati kombëtar i boksit për moshën
15-16 vjeçare, me pjesëmarrjen e 80 boksierëve. Në dy ditët e para të aktivitetit, tërheq vëmendjen përgatitja
cilësore e Teutës, Vllaznisë dhe Tiranës, por nuk mbeten pas tyre edhe boksierët e Apolonisë, të cilët në finale kanë çuar katër pesha. Trajneri fierak, por edhe gjyqtari ndërkombëtar Baftjar Abazaj shpreh optimizmin për punën e
mirë që po bëhet me boksin në qytetin e tij. “Janë boksierë shumë të rinj, - pohon Abazaj - dhe me moshën që
kanë, konkurrojnë edhe për vitin e ardhshëm”. Kampionati kombëtar ka grumbulluar në Durrës shumë specialistë
të njohur si trajnerin e ekipit përfaqësues Zef Gjonin, pedagogun e boksit Ramiz Rekën, kryegjyqtarin e garave, fituesin e medaljes së argjendtë në lojërat mesdhetare të GANEFO-s në vitin 1963 në peshën pupël Rami Sadushin,
mjeshtrit e merituar të sportit Ahmet Golemin dhe Selim Bardhetin e plot të tjerë. Inspektori i klubit shumësportësh “Teuta” Fatmir Zeneli, shprehet për organizimin model që i është bërë këtij kampionati dhe
mundësitë maksimale që u janë krijuar boksierëve të vegjël për të shprehur vlerat e tyre. Vlen të përmendet
pjesëmarrja për herë të parë e ekipit të Besës, që nën drejtimin e trajnerit të ri Shpëtim Begolli, ka dërguar në
finale dy boksierët Allabei dhe Troka. Në 13 ndeshjet finale të ditës së sotme, priten duele të forta. Trajneri i
Teutës, Neki Abazaj, shpreh bindjen se ekipi i tij i ka shanset të dalë kampion, kushtëzuar edhe nga inkurajimi i madh i tifozerisë vendëse. Por një gjë të tillë e pohon edhe trajneri i Vllaznisë dhe ish-kampioni i vendit, Besnik
Limani. Kryegjyqtari i kampionatit, Rami Sadushi, është i kënaqur që më në fund, Durrësi merr përsipër
organizimin e një kampionati të tillë, pasi njihen mirë kushtet optimale që ofron ky qytet në ndërmarrje të tilla.

FINALISTËT
46 kg Ardit Aliaj(Teuta)-Taulant Zani(Enea)
48 kg Armelino Shabanaj(Apolonia)-Ermal Kaculi(Kukësi)
50 kg Armelo Tahiri(Apolonia)-Ronildo Piranej(Vllaznia)
52 kg Arnold Kolashi(Tirana)-Esild Kalemi(Partizani)
54 kg Eduart Hida(Tirana)-Krojf Mugra(Vllaznia)
57 kg Kristian Matia(Vllaznia)-Armando Metani(Teuta)
60 kg Enea Tola(Teuta)-Viktor Pronuka(Vllaznia)
63 kg Erion Misha(Tirana)-Riad Çelufaj(Vllaznia)
66 kg Saredin Troka(Besa)-Orges Roçi(Teuta)
70 kg Rezart Selami(Teuta)-Herkul Marinaj(Vllaznia)
75 kg Ernes Allabei(Besa)-Tefik Mancaku(Tirana)
80 kg Graciano Dolla(Tomori)-Ilir Berisha(Apolonia)
+80 kg Arsid Hysenaj(Apolonia)-Andi Braho(Tirana)

Panorama

Re: Boks

Posted: Sun, 10 May 2009 , 01:31
by Skodrinon
Përfundon në Durrës kampionati kombëtar U-16
Vllaznia, përsëri kampione në ring
Matia i Vllaznisë u shpall boksieri më i mirë i aktivitetit


Ka përfunduar dje në Durrës kampi onati kombëtar i boksit për moshën U-16. Që në ditën e parë veçuan për
paraqitjen e tyre cilësore ekipet e Vllaznisë, Tiranës, Teutës dhe Apolonisë. Nga 13 peshat konkurruese, Vllaznia
e drejtuar nga ishboksieri i njohur Besnik Limani, duke pasur pranë edhe mbështetjen profesionale të trajnerit të ekipit tonë përfaqësues, Zef Gjoni, fitoi katër vende të para; Tirana e Teuta nga tri vende të para dhe nga një vend të parë Kukësi, Partizani dhe Apolonia. Sekretari i FSHBo-së, Edmond Kabashi, është i mendimit se kampionati
mbetet nga më cilësorët e viteve të fundit, jo vetëm nga forma e organizimit, por edhe nga niveli në rritje që
pasqyroi. Si rrallëherë, pallati i sportit “Ramazan Njala” gumëzhiu nga zërat e fansave të rinj të boksit, të cilët ishin të shumtë në numër jo vetëm nga Durrësi, por edhe nga Kavaja, Tirana, Fieri etj.

Një nga trajnerët e ekipit përfaqësues, Skënder Kurti, që drejton aktualisht ekipin e boksit të Tiranës, është i mendimit se arritja është treguesi kryesor, por nuk duhen anashkaluar edhe mangësitë. “Goditjet duhen alternuar dhe mbi të gjitha të evitohen përpjekjet e ekipeve për kampionatizëm. Boksierët e rinj kërkojnë më tepër mbështetje, në mënyrë që të rrisin nivelin tekniko-taktik të konkurrimit. Në Shkodër, Tiranë, Durrës e Fier po tregohet kujdes në zhvillimin e këtij sporti të vështirë në radhët e moshave të reja dhe një vëmendje financiare nga sponsorë të ndryshëm do t’i shtonte vlerat e paraqitjes”, u shpreh Kurti.

Kampionati përfundoi me sukses edhe në sajë të bashkëpunimit ndërmjet klubit shumësportesh të Teutës dhe Federatës Shqiptare të Boksit, gjykimit me kompetencë nga grupi i gjyqtarëve, si dhe nga angazhimi në paraqitje edhe i specialistëve më të mirë të ringut shqiptar, duke përfshirë Rami Sadushin, Ramiz Rekën, Anastas Kobuzin, Ahmet Golemin, Zef Gjonin, Hekuran Shkabën etj. Komplimente edhe për punën e trajnerëve Neki Abazaj, Besnik Limani, Skënder Kurti, Baftjar Abazaj etj. Përgëzime edhe ekipit të Besës, që kërkon të ndërtojë traditën e këtij sportit burrëror në qytetin e Kavajës, që priret më shumë nga futbolli. Kristian Matia i Vllaznisë u shpall boksieri më i mirë i aktivitetit, ndërsa Ermal Kaçuli i Kukësit u zgjodh boksieri më luftarak.

Kampionët sipas peshave
46 kg Ardit Aliaj (Teuta)
48 kg Ermal Kaçuli (Kukësi)
50 kg Ronildo Piranej (Vllaznia)
52 kg Esild Kalemi (Partizani)
54 kg Eduart Hida (Tirana)
57 kg Kristian Matia (Vllaznia)
60 kg Enea Tola (Teuta)
63 kg Riad Çelufaj (Vllaznia)
66 kg Orges Roçi (Teuta)
70 kg Herkul Marinaj (Vllaznia)
75 kg Tefik Mancaku (Tirana)
80 kg Ilir Berisha (Apolonia)
+80 kg Andi Braho (Tirana

Klasifikimi përfundimtar
VLLAZNIA 27 PIKË
TIRANA 23 PIKË
TEUTA 21 PIKË
APOLONIA 15 PIKË
KUKËSI 9 PIKË
TOMORI 7 PIKË
BESA 6 PIKË
PARTIZANI 5 PIKË
BESËLIDHJA 2 PIKË
FLAMURTARI 1 PIKË

Panorama

Re: Boks

Posted: Sun, 10 May 2009 , 01:33
by Skodrinon
Bravo i qofte djemve
Kallzon se edhe brezi i ri asht si ata te vjetrit.

Re: Boks

Posted: Tue, 12 May 2009 , 20:12
by GOLDIAN
zemra mal po me bahet
hallall ju qofte

Re: Boks

Posted: Wed, 13 May 2009 , 00:30
by fpjalmi
hallall ia baft zoti.

ne boks vllaznia tan historine ka dominu ,dhe
kja do te thote qe grushti shkodran asht ashtu si rrufe dhe e nxin ftyren e kundershtarit :D :D

Re: Boks

Posted: Wed, 13 May 2009 , 01:53
by Skodrinon
Boksieri Naim Tërbunja shpallet kampion në turneun “Doreza e Artë” në Amerikë
Kosovari në gjurmët e Muhamed Ali :shock: :shock: :shock:
Prishtinasi fitoi pesë ndeshje për gjashtë ditë në ringun ndërkombëtar “Salt Lake City”


Atë që e kishte arri tur 60 vjet më parë boksieri më i mirë i të gjitha kohërave, Muhame Ali, e ka edhe arritur kosovari Naim Tërbunja. 24-vjeçari me pasaportë suedeze është shpallur kampion në turneun amerikan “Doreza e Artë”, që u mbaj nga 4-9 maj në “Salt Lake City”. Ky është turneu më i vjetër dhe më prestigjioz i boksit amator në SHBA. Për herë të parë është mbajtur më 1928 dhe ku në ring janë ngjitur emrat më të mëdhenj të boksit ndërkombëtar si Muhamed Ali, Oskar de la Hoya, Xhorxh Foreman, Xhoi Frazer, Evander Holifild dhe Roi Xhons Jr. Muhamed Ali e ka fituar dy herë këtë titull (1959, 1960), asokohe kur thirrej Kasus Klei. Tërbunja, i cili përfaqësoi
klubin “Nju Jork Metro” mundi në finalen për peshën e mesme Luis Ariasin e Viskonsinit me rezultat 4-1. Para finales, prishtinasi kishte siguruar katër fitore. “Katër duelet e para i fitova me rezultatin maksimal, 5-0, ndërsa finalen e fitova 4-1, ku edhe kam dominuar plotësisht. Në fakt, te të gjitha duelet bëra një paraqitje të mirë,
sidomos në gjysmëfinale kam shkëlqyer. Ndërsa në finale isha pak më i lodhur, sepse të zhvillosh 5 ndeshje për 6 ditë nuk është e lehtë”, ka thënë Tërbunja të dielën për gazetën “Koha Ditore” nëpërmjet telefonit.

Kulmi
“Jam shumë i kënaqur që arrita të dal kampion në “Golden Gloves”. Jam boksieri i parë shqiptar, por edhe nga Suedia që arrij të fitoj këtë turne. Realisht ky është suksesi më i madh në karrierën time të deritanishme, që ka rëndësi të madhe për në vazhdim. Shumë kanë menduar se e kam merituar të shpallem boksieri më i mirë i turneut, por ky çmim në fund shkoi te një boksier tjetër. Ndoshta ka ndikuar edhe fakti se nuk jam amerikan”, ka shtuar Tërbunja.

Stërvitja
Naim Tërbunja nga fillimi po stërvitet në SHBA. Muajin e kaluar fitoi “Doreza e Artë” për qytetin e Nju Jorkut. Në finale pati mposhtur Markus Braun, që sipas vetë Tërbunjës, vlerësohet boksieri i tretë më i mirë në SHBA në kategorinë e mesme. Në “National Golden Gloves”, që u mbajt në “Salt Lake City”, u ngjitën në ring fituesit e
turneve nga të gjitha shtetet amerikane. Sipas kosovarit, turneu në Salt Lake City u ndoq nga shumë menaxherë
të njohur. “Kam marrë shumë oferta për të kaluar në boksin profesionist, por nuk do të nxitohem. Tashmë që dola kampion ofertat do të rriten dhe do të jenë shumë më të mira. Unë do ta përfaqësoj Suedinë edhe në kampionatin botëror, që në shtator mbahet në Milano të Italisë. Para kampionatit besoj se do të nënshkruaj për ndonjë kompani
të boksit profesionist”, ka theksuar Tërbunja.

Naim Tërbunja ka lindur në Prishtinë, por që nga mosha 7-vjeçare jeton në Suedi. Është kampion i shumëfishtë i Suedisë dhe vlerësohet boksieri më i mirë i këtij vendi. Ai vitin e kaluar përfaqësoi Suedinë në Lojërat Olimpike “Pekin 2008”, por u eliminua në turin e parë Tërbunja ka fituar shumë turne ndërkombëtarë. Është fitues i trefishtë i turneut më të madh që mbahet në Kosovë, “Adem Jashari”.

Re: Boks

Posted: Wed, 13 May 2009 , 02:01
by Skodrinon
pjalmi
kur lexova titullin qi thot se kosovari asht ne gjurmet e muhamed ali mendova se e ke shkru ti artikullin. por mandej pashe qi shkrute se muhamed ali asht ma i miri i historise thashe nuk a mundsi me kene ti seper ty asht klichko :D :D :D

Re: Boks

Posted: Wed, 13 May 2009 , 10:22
by GOLDIAN
fpjalmi wrote:hallall ia baft zoti.

ne boks vllaznia tan historine ka dominu ,dhe
kja do te thote qe grushti shkodran asht ashtu si rrufe dhe e nxin ftyren e kundershtarit :D :D
DREJT KE TI
PO NE MES TIFOZASH SPO NDIHET GJA :lol: :lol:

Re: Boks

Posted: Wed, 13 May 2009 , 17:48
by fpjalmi
goldi shkruan

DREJT KE TI
PO NE MES TIFOZASH SPO NDIHET GJA :D :D

____________________________________________________

shum shpejt ka me ndodh gold .

ja ma larg se 28 maji :D :D :D :D

Re: Boks

Posted: Wed, 13 May 2009 , 17:50
by fpjalmi
skodrinon shkruan

pjalmi
kur lexova titullin qi thot se kosovari asht ne gjurmet e muhamed ali mendova se e ke shkru ti artikullin. por mandej pashe qi shkrute se muhamed ali asht ma i miri i historise thashe nuk a mundsi me kene ti seper ty asht klichko
______________________________

e ke shum gabim naqe .ne vend te pare asht muhamet ali

kurse ne vend te dyte ne bote asht ai kosovari qe ka rra kliqkovin :shock: :shock: :shock: :shock: