Page 2 of 2
Re: Edi Martini traineri i ri i Vllaznis
Posted: Thu, 07 Jan 2010 , 17:03
by Ledi1920
GOLDIAN wrote:http://www.sportishqiptar.com.al/fushaj ... -vllaznia/
sipas kesa interviste te zotit fushaj
na del se zoti martini paska hek lojtaret
TASHTI SDU ME I DAL KRAH KERKUJ POR
sa kohe ka trajner edi martini te vllaznia qe po i thot kasapi e beqirit qe sju shoh ne formacion te pare(nuk ju dal krah lojtareve por menyra se si shprehet trjaneri sme pelqen se fundja nese keta bajne nje faze te mire pergatitore pse mos te jene ne formacion)
mandej nuk e quan mungese largimin e beqirit se kena krajen
per mu beqiri ka ba nje sezon te deshtum po kraja kur ka ba nej sezon persembarit??
mandej nese rustemit i ka than qe se dojne ma ne ekip capresin keta qe me dalrustemi me ta ne ulqin a si
Mu Beqiri mka pelqy gjithmone...ene nuk eshte faji Beqirit per rezultatet qe ka pas Vllaznia fazen e pare.Edhe largimin e tij e shof se negative per Vllaznine.Lojtaret qe e zevendesojn se di si jane,por thjesht me eksperiencen qe ka ai duhej te ishte perseri i Vllaznise.Jam dakord qe ket vit ka bo sezon te dobet...por pervec Bales kush ka bo sezon te mire????
Per Martinin skam pas nojhere as simpati as antipati. Thjesht i uroj te kete suksese por si e veshtire me duket...
Gjithsesi gjithe te mirat te gjitheve ene i vit i mbare!
Re: Edi Martini traineri i ri i Vllaznis
Posted: Fri, 08 Jan 2010 , 03:52
by fpjalmi
Ledi1920 wrote:GOLDIAN wrote:http://www.sportishqiptar.com.al/fushaj ... -vllaznia/
sipas kesa interviste te zotit fushaj
na del se zoti martini paska hek lojtaret
TASHTI SDU ME I DAL KRAH KERKUJ POR
sa kohe ka trajner edi martini te vllaznia qe po i thot kasapi e beqirit qe sju shoh ne formacion te pare(nuk ju dal krah lojtareve por menyra se si shprehet trjaneri sme pelqen se fundja nese keta bajne nje faze te mire pergatitore pse mos te jene ne formacion)
mandej nuk e quan mungese largimin e beqirit se kena krajen
per mu beqiri ka ba nje sezon te deshtum po kraja kur ka ba nej sezon persembarit??
mandej nese rustemit i ka than qe se dojne ma ne ekip capresin keta qe me dalrustemi me ta ne ulqin a si
Mu Beqiri mka pelqy gjithmone...ene nuk eshte faji Beqirit per rezultatet qe ka pas Vllaznia fazen e pare.Edhe largimin e tij e shof se negative per Vllaznine.Lojtaret qe e zevendesojn se di si jane,por thjesht me eksperiencen qe ka ai duhej te ishte perseri i Vllaznise.Jam dakord qe ket vit ka bo sezon te dobet...por pervec Bales kush ka bo sezon te mire????
Per Martinin skam pas nojhere as simpati as antipati. Thjesht i uroj te kete suksese por si e veshtire me duket...
Gjithsesi gjithe te mirat te gjitheve ene i vit i mbare!
ledi ,fushaj fushaj na e shkaterroi vllaznine .
ka pas te drejgte beqiri qe ka ik.
ne tan boten futbollistit i qohet rroga kurse fushaj mundohet me vu rregull tjeter ne bote ,me ul rrogat
Re: Edi Martini traineri i ri i Vllaznis
Posted: Fri, 08 Jan 2010 , 15:53
by Skodrinon
Martini: Vllazninë ta çojmë aty ku e ka vendin
Trajneri Edi Martini kërkon ta ngjisë ekipin shkodran ashtu siç e duan të gjithë tifozët kuqeblu
Drejtimi i Vllaznisë ka qenë gjithnjë ëndrra e tij. Tashmë që e ka realizuar këtë gjë, kërkon të justifikojë besimin e atyre që vendosën t’ia besojnë drejtimin e skuadrës. Edi Martini prej disa ditësh ka nisur punën me kuqeblutë dhe në skuadër ka filluar të ndihet dora e tij. Pikësëpari në merkato, teksa po bëhen lëvizjet e para, gjithnjë sipas dëshirave të tij. Në një intervistë të tij, tekniku i ri i Vllaznisë rrëfen gjithçka.
? Martini, gjithnjë e keni ëndërruar pankinën e Vllaznisë. Tani që e keni arritur këtë gjë, ndiheni i kënaqur?
? E kam shprehur edhe më parë, se për çdo njeri të futbollit, është kënaqësi të punojë për Vllazninë, për vetë emrin dhe historinë e saj. Natyrisht, unë si pjesë e kësaj historie, kisha dëshirën e madhe që një ditë të isha në krye të saj. Tashmë që është realitet kjo gjë, nuk më mbetet gjë tjetër veçse të justifikoj besimin e presidentit Fushaj dhe drejtuesve të tjerë të klubit, që më dhanë votëbesimin e tyre.
? Emërimi juaj u shoqërua me një zhurmë në lidhje me largimin e Luçit. Realisht ka pasur diçka mes jush dhe presidentit Fushaj që më përpara?
? Luçin e kam pasur mik dhe nuk kishte asnjë arsye pse duhej të punoja pas krahëve. Fjalët që mund të jenë përhapur, janë ato të zakonshmet që qarkullojnë gjithnjë në Shkodër. I kam përjetuar këto edhe kur kam qenë futbollist dhe po i përjetoj edhe tani. E rëndësishme është të them se nuk është bërë asgjë pas krahëve të Luçit.
? E keni takuar Luçin pas emërimit tuaj në vendin e tij?
? I kam telefonuar dhe më pas jemi takuar dhe kemi pirë kafe së bashku. I kam shpjeguar gjithçka dhe besoj se ai është tashmë i qartë se nuk ka pasur asgjë kundër tij. Nuk mendoj se marrëdhëniet tona mund të prisheshin nga thashetheme që qarkullojnë gjithnjë nëpër ambientet sportive.
? Një tjetër çështje që është përfolur ka qenë edhe ajo e hartimit të një liste lojtarësh që do të largoheshin (e konsideruar “lista e zezë”) që para ardhjes suaj në krye të Vllaznisë. Ka pasur vërtet një listë të tillë?
? Absolutisht nuk ka pasur një listë të tillë që më përpara. Por në të vërtetë gjërat mbase kanë shkuar në këtë mënyrë ngaqë të gjithë sportdashësit shkodranë kanë qenë të mendimit se shumë nga blerjet e Vllaznisë në verë nuk kanë dhënë rezultat, prandaj duheshin larguar. Mbase nga kjo ka dalë ideja e listës së largimeve.
? E keni nisur punën me gjobë. Me këtë mos doni të tregoni se keni dëshirë të vendosni autoritetin tuaj në skuadër?
? Unë nuk do ta quaja gjobë, megjithëse nëse merret e tillë, ashtu do ta lëmë. Thjesht janë ndëshkuar disa lojtarë me një shumë tepër simbolike, ngaqë nuk respektuan orarin e stërvitjes. Kjo nuk ka ndodhur ngaqë kam dashur të vë autoritetin tim para skuadrës, por do të ndodhë kështu gjithmonë sa të jem unë trajner.
? Mund të konsiderohet problem për ju të qenit në skuadër të disa lojtarëve me moshë më të madhe se ju, apo të tjerë me të cilët keni luajtur bashkë futboll?
? Grimën, Sinanin, Osjen e ndonjë tjetër unë vërtet i kam pasur dhe i kam shokë, sepse kam luajtur futboll me ta, por tani gjërat kanë ndryshuar disi. Tashmë jam unë trajneri dhe kuptohet që do të jem unë ai që do të vendos për gjithçka. Kam qenë vetë sportist, kam pasur edhe unë problemet e mia me trajnerët, megjithatë në fund ai që ka marrë vendimet ka qenë trajneri. Prandaj nuk mendoj se ky do të jetë ndonjë problem.
? Keni kërkuar që pranë skuadrës të ketë sa më shumë shkodranë. Belisha e Kraja janë të parët që janë kthyer. Pse?
? Gjatë karrierës sime kam provuar të luaj me ekipe të tjera dhe natyrisht që nuk kam ndier asnjëherë atë çfarë ndjente një futbollist vendës. Kështu ka ndodhur edhe te Vllaznia gjithë këto vitet e fundit. Kanë ardhur shumë lojtarë nga qytetet e tjera apo dhe nga jashtë vendit, të cilët asnjëherë nuk kanë ndier shumë për skuadrën dhe rezultatet e saj. Me shkodranët është shumë më ndryshe, sepse ata vuajnë dhe gëzohen më tepër me ecurinë e Vllaznisë. Unë prandaj kam kërkuar të kthehen shkodranët dhe jo vetëm se janë shkodranë, por edhe se dinë të luajnë mirë futboll.
? Do të vazhdojë kjo politikë edhe në qershor, nëse jeni në krye të skuadrës?
? E rëndësishme është që shkodranët të kthehen në skuadrën e tyre, pavarësisht nëse jam apo nuk jam unë trajner i Vllaznisë, sepse ata i duhen asaj.
? Ka filluar merkatoja. Çfarë prisni prej saj?
? Si trajner pres lojtarë cilësorë. Në bazë të ardhjes së lojtarëve, pastaj do të vendoset për largimet. E rëndësishme është që ne besojmë se skuadra në gjysmën e dytë të sezonit do jetë shumë më mirë se deri tani. Do mundohemi të punojmë sa më mirë edhe në drejtim të përgatitjes fizike, prandaj duhet t’i përveshim mirë mëngët gjatë kësaj periudhe.
? Ashtu si te Laçi, edhe te Vllaznia keni zgjedhur të keni përkrah të mirënjohurin Esat Rakiqi. Pse?
? Përvoja e madhe e Rakiqit besoj se është në të mirë të skuadrës dhe prandaj nuk hezitova ta marr me vete edhe në pankinën e Vllaznisë. Po ashtu, unë vlerësoj edhe afrimin e Ramazan Rragamit në rolin e këshilltarit pranë klubit. Për emra të tillë natyrisht që Vllaznia ka nevojë gjithnjë.
? Së fundi, Martini, si futbollist keni dëgjuar në kor emrin tuaj. Si trajner tani, besoni se do të vijë një ditë që sërish i gjithë stadiumi të thërrasë emrin tuaj?
? E rëndësishme është të afrojmë sërish tifozët shkodranë dhe ata të mbushin stadiumin. Natyrisht, jam ndier tepër i lumtur kur vite më parë ata më mbështetnin si futbollist dhe shpresoj që kjo mbështetje të jetë edhe tani, në mënyrë që të gjithë së bashku ta rikthejmë Vllazninë në vendin që i takon.
s.shqiptar
Re: Edi Martini traineri i ri i Vllaznis
Posted: Thu, 20 May 2010 , 19:27
by GOLDIAN
Re: Edi Martini traineri i ri i Vllaznis
Posted: Thu, 20 May 2010 , 21:32
by Man in Redblue
vit per vit shkarkohet Grima nfillim tveres e rikthehet me merkaton e vjeshtes, ta po bahet nai gja edhe per Martinin, me e rikthy.
Re: Edi Martini traineri i ri i Vllaznis
Posted: Fri, 21 May 2010 , 06:33
by fpjalmi
Man in Redblue wrote:vit per vit shkarkohet Grima nfillim tveres e rikthehet me merkaton e vjeshtes, ta po bahet nai gja edhe per Martinin, me e rikthy.
Besa tranier si martinin nuk gjen ma
Martini per me ka ken tranieri ma i mire per vllaznine keto 10 vitet e fundit dhe fushaj ka ba skandal qe e hoqi
Re: Edi Martini traineri i ri i Vllaznis
Posted: Sat, 22 May 2010 , 13:27
by Skodrinon
a ka dhane nei deklarate martini mas shkarkimit? apo asht filmi ashtu edhe pret me e rikthy prap?
Re: Edi Martini traineri i ri i Vllaznis
Posted: Sat, 22 May 2010 , 16:22
by fpjalmi
per mendimin tem fushaj ban gabim shume te madh mos me lan martinin te vllaznia
te gjithe e pame qe martini asht njeriu i duhun per vllaznine
Re: Edi Martini traineri i ri i Vllaznis
Posted: Thu, 27 May 2010 , 14:00
by vllaznia1919
Un e shof te veshtire nje rrikthim te Martinit.
Re: Edi Martini traineri i ri i Vllaznis
Posted: Thu, 27 May 2010 , 15:55
by Miri
vllaznia1919 wrote:Un e shof te veshtire nje rrikthim te Martinit.
Dona me marr Braziljan ma mandej shife Vllaznin Allabrazil
Re: Edi Martini traineri i ri i Vllaznis
Posted: Thu, 10 Jun 2010 , 00:23
by fpjalmi
Zyrtare/ Edi Martini trajneri i Teutes
Pasditen e djeshme presidenti i Teutës Edmond Hasanbelliu ka bërë publik emrin e trajnerit të ri dhe ai do të jetë shkodrani Edi Martini. Pas bisedimeve që të dyja palët kanë bërë gjatë ditës së djeshme është gjetur akordi që Martini të jetë për një sezon në krye të skuadrës bregdetare. Pranë Martinit do të jetë një emër i njohur i futbollit durrsak siç është Gentian Begeja, i cili ka qenë në këtë pozicion në kohën kur skuadra bregdetare drejtohej nga tekniku kryeqytetas Sulejman Starova.
Re: Edi Martini traineri i ri i Vllaznis
Posted: Thu, 10 Jun 2010 , 00:26
by fpjalmi
duke kujtu ndeshjen e fundit qe martini ka ba me teuten si tranier i vllazise ,po me lindin shum dyshime
Martini e ka dit se fushaj ka me e heh per mosrealizimin e objektivit kupen dhe me sa duket paska ra dakort me drejtusat e teutes me i lan ndeshjen dhe do ti ken premtu se e marrin te teuta
Re: Edi Martini traineri i ri i Vllaznis
Posted: Fri, 18 Jun 2010 , 15:11
by vllaznia1919
Gjithqka ban vaki ne futbollin e piste shqipetar.