Lajme mbi kombëtaren
Moderator: GOLDIAN
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Turqi-Shqipëri, fati i veshur kuqezi
Sot në mbrëmje, në stadiumin "Inonu" të Stambollit, kombëtarja e Shqipërisë do të luajë me kombëtaren e Turqisë. Eshtë ky takimi i 6-të i saj eliminator në aventurën e botërorit gjerman të 2006-tës. Katër ditë më pas, atë e presin në "Karaiskaqi" të Athinës, kampionët e Europës, të cilët do të kërkojnë të marrin hak për atë turpërim të tyre në "Qemal Stafa" në shtatorin e vitit të kaluar. Siç shihet, dy ndeshje radhazi tepër të vështira, rezultatet e të cilave, nëse do të vlerësohen me objektivitet dhe sy kritik, duhet të përcaktojnë jo pak në rrjedhën dhe ecurinë e mëtejshme të kombëtares sonë. "Dy pikë në këto dy ndeshje do të më kënaqin", është shprehur trajneri i kombëtares sonë, Hans Peter Brigel. Në të njëjtën linjë me të është pozicionuar edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Nëse arrihet kjo gjë, për të qenë realist, këto dy pikë duhen konsideruar si një sukses të futbollit shqiptar. Ato, edhe pse janë më pak se fitorja ndaj Kazakistanit, kanë tjetër shije, kanë tjetër vlerë, dhe duhen parë si pikët e vazhdimësisë.
Por t'i lemë komentet fluturake, të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të bëhemi realistë. Tjetër janë dëshirat dhe tjetër mundësitë. Realiteti, edhe pse ndonjë herë i pakëndshëm, duhet parë drejt e në sy. Sot kombëtarja e Shqipërisë do të ketë përballë një kundërshtar si Turqia, që ngado dhe me çfarëdo ta krahasosh, duhet vlerësuar si tepër i vështirë dhe i fortë. Bilanci statistikor (+2 =2 -3, golaverazhi 5-11) nuk pasqyron realitetin edhe pse është në favor të kombëtares sonë. Të mos harrojmë, dy fitoret tona 4-1 dhe 2-0, janë arritur në takime miqësore, vlera e të cilave, sot gjithsesi kanë vetëm karakter thjeshtë psikologjik. Aktualisht, duke anashkaluar botërorin japonez 2002, ku u renditën të tretët, kombëtarja turke renditet e 15-ta në botë, ndërsa kombëtarja jonë e 88-ta. Por le t'i zhvlerësojmë numrat. Vështirësia për kombëtaren tonë në këtë ndeshje rritet edhe për faktin që Turqia nuk ka ndonjë vend komod në renditjen e grupit. Pas 6 ndeshjesh ajo ka grumbulluar vetëm 5 pikë, po aq sa edhe kombëtarja jonë. Kësisoj, ndeshja e sotme për të merr një karakter vendimtar, i duhet me çdo kusht fitorja për të ruajtur shpresat e një kualifikimi të mundshëm. Shtoi të gjitha këtyre edhe faktin që Turqia luan në shtëpi dhe në prani të tifozëve të saj, arsye të mjaftueshme këto për t'i vënë para një sprovë të vërtetë kuqezinjt tanë.
Por futbolli është një sport sa i bukur, aq edhe i pabesë. Edhe pse luhet me nga 11 vetë, ai ruan çudira që zorr se ndokush mund t'i parashikojë. Thuhet se një ndeshje futbolli e fiton ajo skuadër që luan më mirë, që është më e përgatitur dhe që gabon më pak. Por kjo ligjësi nuk është aksiomë dhe jo rrallë bën përjashtime, të cilat e veshin me një tis enigmatik dhe plot magji këtë sport kapriçioz. Mund të përmendim për ilustrim shembuj të panumërt. Pra, në futboll ekziston një mekanizëm i pashpjegueshëm, që duam apo nuk duam ne, jo në pak raste vendos rezultatet e mjaft ndeshjeve. Trajnerët e këtë e quajnë fat. Atëhere, për deri sa pranohet që për të fituar një ndeshje futbolli duhet edhe pak fat, përse të mos shpresojmë që edhe në Stamboll fati të jetë i veshur kuqezi. Nëse ai nuk ishte me ne në Tbilisi ndaj Gjeorgjisë, le të jetë një aleat, një lojtar i 12-të i kuqezinjve tanë sot në stadiumin "Inonu" të Stambollit. Në mos për të fituar, të paktën le të kënaqemi me një pikë.
Bilanci i takimeve Turqi-Shqipëri
13.12.70 Turqi - Shqipëri 2-1
14.11.71 Shqipëri - Turqi 3-0
27.10.71 Turqi - Shqipëri 1-0
11.05.83 Shqipëri - Turqi 1-1
28.03.85 Shqipëri - Turqi 0-0
21.01.98 Turqi - Shqipëri 1-4
25.04.01 Turqi - Shqipëri 0-2
(+2 =2 -3, gol. 5-11)

- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
Shuhen shpresat, jashtë Botërorit
Shqipëria dhe Gjeorgjia në luftë për vendin e pestë
Tri skuadrat më të forta të grupit tonë arritën dje fitore, dhe në këtë mënyrë e ndezën edhe më luftën për kualifkimin për në Kampionatin Botëror. Turqia me fitoren kundër Shqipërisë, Greqia me fitoren 3-1 në Gjeorgji, dhe Danimarkia me fitoren e thellë kundër Jazakistanit demonstruan dhe njëherë që tashmë çështja e kalimit të grupit i përket vetëm 4 skuadrave: Ukraina, Danimarka, Greqia dhe Turqia. Përfaqësuesja shqiptare ka mbetur në kuotën e 6 pikëve dhe tani pret vetëm të sigurojë të paktën vendin e pestë në grup, duke lënë mbrapa krahëve Gjeorgjinë dhe Kazakistanin, që ka prenotuar fundin e renditjes. Ndeshjet e djeshme kanë qenë shumë të rëndësishme për këtë Grup, sepse tani janë bërë të qarta synimet e skuadrave. Greqia, që ka pësuar vetëm një humbje që kur u shpall kampione Europe, kundër Shqipërisë tregoi se jo rastësisht mban titullin e merituar. Në një fushë të vështirë si ajo e Tbilisit, skuadra e helene e drejtuar nga Oto Rehagel nuk mund të bënte më mirë se një fitore me shifart 3-1. Goli i shënuar nga vendësit që në fillim u zhvlerësua nga topa të realizuar nga Kapsis, Vryzas dhe Janakopulos. Tani grekët vijnë shumë më të qetë sesa shqiptarët në derbin ndërmjet tyre, që do të luhet në Pire ditën e mërkurë. Danimarka është mjaftuar me 3 gola kundër Kazakistanit të vendit të fundit dhe tani nordikët e shohin veten me pikë të barabarta me Turqinë, 9, ndërkohë që Greqia është e dyta, me 11 pikë. Ukraina e vendit të parë, megjithëse nuk ka luajtur dje, po përgatitet për një betejë të vërtetë të mërkurën në Kiev kundër Danimarkës, një ndeshje e cila mund të tregojë shumë mirë se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e grupit. Turqia, pas fitores me Shqipërinë, ka rihapur shpresat për kualifikimin dhe do të provojë të marrë sërish tri pikët të mërkurën kundër një Gjerogjie tashmë të eliminuar praktikisht. Shqipëria do të provojë të bëjë të pamundurën në sfidën kundër Greqisë, megjithatë nuk do të jetë aspak e lehtë përballë grekëve të frymëzuar. Edhe në rast fitoreje, kuqezinjtë do ta kenë gati të pamundur të synojnë kualifikimin. Vetëm një ndeshje prestigji u ka mbetur kuqezinjve, ajo e Pireut. Hakmarrja turke, brenda 5 minutave, na la përfundimisht jashtë shpresës sonë të zakonshme për të qenë midis më të mirëve të Botës.
Grupi 2
TURQI - SHQIPËRI 2-0
GJEORGJI - GREQI 1-3
DANIMARKË - KAZAKISTAN 3-0
SKUADRA ND F B H SH P PIKË
UKRAINA 6 4 2 0 11 3 14
GREQIA 6 3 2 1 10 6 11
DANIMARKA 6 2 3 1 10 6 9
TURQIA 6 2 3 1 8 5 9
SHQIPËRIA 6 2 0 4 3 9 6
GJEORGJIA 5 1 2 2 6 8 5
KAZAKISTANI 5 0 0 5 2 13 0

Kombëtarja, edhe sot në Stamboll
Ndryshe nga ç'mendohej, ekipi kuqezi nuk do të udhëtojë që të dielën drejt Greqisë për të filluar përgatitjet për ndeshjen me skuadrën helene. Sipas planit të detajuar të hartuar nga trajneri Hans Peter Brigel, në bashkëpunim me sektorin e ekipeve kombëtare, kuqezinjtë do të shkelin tokën helene vetëm paraditen e së hënës. Pra, edhe të dielën përfaqësueset tona do të qëndrojnë në Stamboll. Kuqezinjtë do të zhvillojnë sot një stërvitje në kampin stërvitor të Beshiktashit. E njëjta situatë është edhe për ekipin e 21-vjeçarëve. Sipas informacioneve pranë kampit kuqezi, kombëtarja jonë do të udhëtojë drejt Greqisë vetëm ditën e hënë. Drejtuesit e federatës kanë preferuar të udhëtojnë me avion linje nga Turqia në Greqi dhe jo me çarter, ndonëse delegacioni shqiptar është i konsiderueshëm në numër. Të paktën kështu ka qenë plani para ndeshjes të së shtunës. Kombëtarja në kryeqytetin grek do të vendoset në hotel "Lady Marriot", së bashku me ekipin U-21 dhe stafin e kombëtares. Në bazë të planit, kuqezinjtë do të stërviten në kompleksin sportiv të Panioniosit. Ndërsa të martën, në orën 20.00 me tonën, do të zhvillojnë stërvitje në stadiumin e Pireut, ku do të luhet edhe ndeshja mes Greqisë dhe Shqipërisë. Ndërkohë, po të martën pritet të luajë ekipi U-21. Ndeshja mes dy skuadrave do të zhvillohet në stadiumin e Panioniosit, i cili nuk është i panjohur për disa nga lojtarët shqiptarë. Një nga ata, Hamdi Salihi, prej disa javësh luan në këtë stadium, pasi aktivizohet me ekipin grek Panionios.

- Tifoz nderi
- Posts: 430
- Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
- Location: italia
- Contact:
BLINDOHET UKRAINA
Rezultatet e takimeve të djeshme të grupit 2, ku bën pjesë edhe ekipi ynë përfaqësues, nuk sollën ndonjë të papritur të madhe. Ky grup tashmë kryesohet bindshëm nga Ukraina, e cila fitoi në shtëpi ndaj Danimarkës dhe për momentin mbetet skuadra e vetme e grupit tonë që nuk njeh asnjë humbje. Ukrainasit kryesojnë grupin tonë dhe janë favoritët kryesorë për një biletë në Gjermani 2006. Ndërsa pas tyre vijnë kampionët e Europës, grekët, që me 6 pikët e grumbulluara në dy ndeshjet e fundit janë ngritur ndjeshëm, duke u dhënë fund të gjitha luhatjeve të takimeve të para. Grekët kanë kaluar në vend të dytë, ndërkohë që turqit, me fitoren që arritën në Gjeorgji, janë futur në valle për të prerë edhe ata një biletë, pasi ndodhen shumë pranë me pikë. Kurse është Danimarka që me humbjen e djeshme i ka pakësuar shanset e saj. Danezët janë në vendin e katërt dhe për të përmbushur misionin e tyre duhet të fitojnë ndeshjet e mbetura me rivalët e tyre. Pra, ndeshjet e ardhshme do të jenë përcaktuese për ekipet që pretendojnë të shkojnë në botëronin e vitit të ardhshëm. Ekipi ynë përfaqësues, me dy humbje radhazi, thuajse nuk ka më asnjë shans, ashtu sikurse edhe dy skuadrat e tjera të grupit tonë, Gjeorgjia dhe Kazakistani. Kuqezinjtë, me humbjen që pësuan në Greqi, jo vetëm e kanë shuar përfundimisht ëndrrën e tyre për në Gjermani, por rrezikohen të zbresin më poshtë, duke qenë se kanë një ndeshje më tepër se Gjeorgjia, ekipi që ndodhet 1 pikë poshtë nesh.

Kombëtarja, grumbullimi në Gjermani para Polonisë
Kombëtarja shqiptare ka shumë mundësi që grumbullimin e saj për ndeshjen me Poloninë të mos e bëjë në Shqipëri. Sipas zëdhënësit të shtypit në federatë, Lysien Nurishmi, trajneri Brigel dhe stafi drejtues i kuqezinjve kanë vendosur që kuqezinjtë të grumbullohen në Gjermani një ditë para takimit me polakët. Nga burime zyrtare në federatë bëhet e ditur se akoma nuk është vendosur përfundimisht lidhur me grumbullimin në tokën gjermane. Gjithsesi, gjasat janë që ekipi grumbullimin ta bëjë jashtë Shqipërisë ashtu si në 2003-shin para ndeshjeve me Irlandën dhe Zvicrën. Ky vendim është marrë për disa arsye. Në fillim sepse shumica e lojtarëve të kombëtares luajnë në Gjermani, Itali, Francë, Belgjikë dhe kështu do ta jetë më mirë për ekipin, pasi lojtarët nuk do të udhëtojnë njëherë drejt Shqipërisë dhe më pas drejt Polonisë. Por edhe për faktin se kështu ulen shpenzimet e biletave duke udhëtuar nga Gjermania për në Poloni. Sipas Nurishmit, ekipi do të grumbullohet më 28 maj në Gjermani dhe më 29 maj, pak orë para ndeshjes, skuadra të udhëtojë drejt Polonisë, ku do të zhvillohet edhe miqësorja. Të nesërmen, sipas planit që ka hartuar trajneri Brigel, kuqezinjtë do të kthehen në Tiranë për t'u përgatitur për ndeshjet e radhës që kombëtarja jonë do të zhvillojë me Gjeorgjinë dhe Danimarkën. Gjithashtu, dje është mësuar edhe orari i takimit Poloni-Shqipëri. Palët kanë vendosur që ndeshja të zhvillohet në orën 20.00.

Brigeli konfirmon "zborin" e radhës
Trajneri i kombëtares shqiptare, Hans Peter Brigel, do të jetë në Tiranë më 23 prill për të zhvilluar "zborin" e radhës me futbollistët e kampionatit shqiptar. Lajmin e ka bërë të ditur dje shefi i ekipeve kombëtare në federatë, Besnik Çela. Sipas këtij të fundit, trajneri Brigel do të jetë në Tiranë më 23 prill. Pas dy ditësh, pikërisht më 25 prill, gjermani do të fillojë "zborin" me 20 lojtarët e kampionatit shqiptar të futbollit. Lista e "zboristëve" që do të grumbullojë trajneri Hans Peter Brigel është e përbërë prej 20 lojtarësh, të gjithë nga kampionati ynë. Stërvitja e "zboristëve" do të bëhet në Kavajë dhe Shijak, ndërkohë që emrat me të gjitha gjasat do të publikohen sot nga FSHF-ja. Gjithashtu, Çela ka konfirmuar dje se ekipi kombëtar do të grumbullohet më 26 maj në Gjermani dhe një ditë më pas ekipi do të udhëtojë drejt Polonisë për të zhvilluar miqësoren e parë për vitin 2005. Menjëherë pas ndeshjes miqësore kuqezinjtë do të rikthehen në Tiranë për të filluar përgatitjet për ndeshjet me Gjeorgjinë dhe Danimarkën. Për takimin me gjeorgjianët, kuqezinjtë do të grumbullohen në hotelin "Adriatik".

- Posts: 360
- Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
- Location: Shkoder ==> France
- Contact:
Julian Ahmataj, risia e Brigelit
Trajneri gjermani i kombëtares sonë, Hans Peter Brigeli, ka shpallur dje listën e "zboristëve", të cilët gjatë tri ditëve do të jenë në urdhrat e njësit të teknikës kuqezi. Ajo që bie në sy është grumbullimi i Julian Ahmatajt, kapitenit të Elbasanit, i cili ishte dhe emri më i ri në listën e djeshme. Brigeli ka ndjekur ndeshjen mes Egnatias dhe Elbasanit. Ky takim ka qenë më interesanti për gjermanin e kombëtares sonë, pasi ai dëshironte të shikonte nga pranë formën e kapitenit verdheblu. Gjithashtu, spikat edhe emri i Arjon Mustafës. Mustafa nuk është një risi në "zboret" e Brigelit, por ai është përfaqësuesi i vetëm i kategorisë së parë në këtë grumbullim, pasi ai aktivizohet në radhët e Skënderbeut. "Zbori" do të nisë ditën e hënë, në orën 12.00. Ja lista e "zboristëve": 1. Ilion Lika (Dinamo) 2. Isli Hidi (Tirana) 3. Arjon Mustafa (Skënderbeu) 4. Erion Xhafa (Dinamo) 5. Tefik Osmani (Elbasani) 6. Armend Dallku (Elbasani) 7. Ansi Agolli (Tirana) 8. Suad Lici (Vllaznia) 9. Elvis Sina (Tirana) 10. Gentian Gjondeda (Teuta) 11. Ervin Bulku (Tirana) 12. Amarildo Belisha (Vllaznia) 13. Dorian Bylykbashi (Partizani) 14. Julian Ahmataj (Elbasani) 15. Gjergji Muzaka (Partizani) 16. Bekim Kuli (Lushnja) 17. Bledar Mancaku (Teuta) 18. Parid Xhihani (Dinamo) 19. Vioresin Sinani (Vllaznia)

VLLAZNIA PER GJITHMON
-
- Tifoz nderi
- Posts: 360
- Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
- Location: Shkoder ==> France
- Contact:
Vata: Brigeli, as për kategorinë e katërt gjermane
Fatmir Vata ka reaguar menjëherë pas deklaratës së Brigelit rreth tij. "Brigeli, para se të merret me mua, duhet të justifikohet për rezultatet që ka arritur në krye të kombëtares shqiptare. Ekipi që ai drejton ka humbur pesë ndeshje në eliminatoret e Botërorit 2006 dhe Brigeli paska gojë të flasë sërish pallavra, madje të merret edhe me mua. Brigeli s'ka asnjë lidhje me profesionin e trajnerit, duket se kur s'ka çfarë i bën gomarit, i bie samarit. Pse vallë Fatmir Vata ia ka fajet atij që ka humbur plot pesë ndeshje nga eliminatoret e botërorit dhe rrezikon të renditet një vend më lart se Kazakistani? Brigeli nuk është trajner dhe për këtë po deshët pyesni bashkëpatriotët e tij gjermanë, të cilët nuk e llogarisin këtë njeri as për trajner të kategorisë së katërt gjermane. Për sa i takon asaj që unë kam shënuar vetëm 3-4 gola, ai të pyesë më mirë kolegët tuaj gjermanë apo trajnerët e Bundesligës, se çfarë opinioni kanë për mua. Po të ishte ashtu siç thotë Brigeli, pra që unë stimuloj, nuk do të kisha kaq jetë të gjatë në Bundesligë. Për të vërtetuar të kundërtën e asaj që shpif Brigeli, dua t'ju kujtoj se herën e fundit kam nënshkruar kontratën më të mirë në karrierën time. Dhe këtë e kam arritur në Bundesligë. Sidoqoftë, me këtë rast dua të them që Brigeli është një njeri që i mohon sa hap e mbyll sytë ato që thotë. Në telefonatën e parë që më ka bërë, kur ka ardhur si trajner i Shqipërisë, më ka thënë se unë dhe Altin Lala do të ishim të padiskutueshëm në kombëtare, ndërkohë që ndryshe ka vepruar. Edhe deklarata që ka bërë dje për mua tregon fytyrën e tij të djallëzuar. Po ju them të gjithëve se e ka bërë këtë deklaratë, ku përmend edhe emrin tim, për të larguar vëmendjen e futbolldashësve në Shqipëri nga rezultatet tepër të dobëta të kombëtares që vetë drejton. Por Brigeli ka gjetur Shqipërinë për të bërë eksperimente, pra ka gjetur shesh për të bërë përshesh, siç themi ne nga anët tona. Për këtë, bravo o qoftë! Ky është Brigeli, trajneri i kombëtares sonë," - ka deklaruar mbrëmë përmes celularit të tij Fatmir Vata.

- Antar
- Posts: 39
- Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 09:00
- Contact:
Nuk e kuptoj pse qahet Fatmir Vata , nje futbollist mesatar 35 vjecar qe nuk ka arritur asgje ne karrieren e tij si futbollist.
Fatmir Vaten une se ftoja as per kombtaren e Ishujt Faroe .Duke vazhduar me te njejtat sulme te njepasnjeshme kunder Brigelit ai sikur kerkon te justifikoje mosaktivizimin e tij ne Kombtare si dicka jo qe se meriton por qe i eshte privuar.
Kur ishte i aktivizuar me Kombtaren ne moshe me te re ai nuk dha asgje
Edhe me klubin ku luan vetem 3 gola ka shenuar.
Brockulla boshe nga nje futbollist me vlera mesatare lexoj , asgje tjeter.
Fatmir Vaten une se ftoja as per kombtaren e Ishujt Faroe .Duke vazhduar me te njejtat sulme te njepasnjeshme kunder Brigelit ai sikur kerkon te justifikoje mosaktivizimin e tij ne Kombtare si dicka jo qe se meriton por qe i eshte privuar.
Kur ishte i aktivizuar me Kombtaren ne moshe me te re ai nuk dha asgje
Edhe me klubin ku luan vetem 3 gola ka shenuar.
Brockulla boshe nga nje futbollist me vlera mesatare lexoj , asgje tjeter.
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- Tifoz nderi
- Posts: 360
- Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
- Location: Shkoder ==> France
- Contact:
Mbrojtësi i kombëtares sonë thotë se do të jetë i pranishëm në Poloni, në miqësoren e radhës
Çipi: Kush ka bërë më shumë se Brigeli?
Geri Çipi do të grumbullohet me kombëtaren në fund të këtij muaji për të luajtur miqësoren e radhës në Poloni. Kështu, pas një dëmtimi prej afro 2 muajsh, mbrojtësi konfirmon faktin se do të jetë në radhët e kuqezinjve në miqësoren e pak javëve më vonë përballë polakëve. "Kam biseduar me drejtuesit e ekipit kombëtar dhe u kam thënë se do të jem gati për ndeshjen me Poloninë. Pas miqësores, në të cilën besoj se do të jem në lojë, shpresoj t'i kthehem plotësisht formës për të luajtur me Shqipërinë edhe takimet zyrtare të ndeshjeve të radhës në grup," - thotë shtatlarti i mbrojtjes sonë, që është riaftësuar së fundi dhe po stërvitet prej disa ditësh me ekipin e tij, Tiranën.
Të gjithë e dinë që Çipi gjatë këtij sezoni nuk ka luajtur shumë ndeshje me ekipin kryesues të kampionatit, Tiranën, por gjithashtu për shkak të disa dëmtimeve të njëpasnjëshme ai i ka munguar edhe ekipit tonë përfaqësues. Ai nuk ka luajtur thuajse asnjë ndeshje të plotë më kombëtaren në takimet kualifikuese të botërorit 2006 (më saktë është aktivizuar pak më shumë se 45 minuta kundër Ukrainës), megjithatë lojtari ynë kuqezi hedh poshtë të gjitha akuzat që i janë ngritur trajnerit gjerman, Hans Peter Brigel. Sipas tij, askujt nuk i pëlqejnë humbjet, por para se të kritikohen disa nga rezultatet e fundit duhet të kemi parasysh atë që është arritur më parë, ose punën që kanë bërë të tjerët në kombëtare. "Kush është ai që e kritikon Brigelin?" - është kundërpërgjigjur mbrojtësi sapo ka mësuar pyetjen rreth kritikave të shumta në adresë të trajnerit të përfaqësueses sonë. "Mediat, - ka vijuar ai më tej,- duhet të kenë parasysh atë që ka arritur ekipi ynë përfaqësues në të kaluarën. Ato duhet të merren edhe me rezultatet dhe lojën tonë që kemi zhvilluar para se të vinte gjermani, pastaj të bëjnë krahasime, e nëse ia vlen le të kritikohet atëherë. Kurse të gjithë të tjerët, që ta dijë i tërë opinioni, duhet të flasin për veten dhe të tregojnë në radhë të parë se çfarë kanë arritur më shumë se trajneri gjerman. Sikur të ketë ndonjë që mendon se kombëtarja jonë ka arritur më shumë se kaq, le të dalë e ta thotë," - shpjegon një nga mbrojtësit më potentë të kuqezinjve gjatë viteve të fundit, duke lënë të nënkuptuar se Shqipëria, me potencialin që ka, nuk ka ecur keq.
Megjithatë, sezonit po i vjen fundit dhe e ardhmja e Çipit te Tirana ende nuk bëhet e qartë. Madje për ndeshjet e mbetura të këtij sezoni lojtari lë gjithçka në pikëpyetje nëse do të luajë apo jo me formacionin e Starovës. "Momentalisht jam drejt riaftësimit të plotë. Për të luajtur ndeshjet e fundit të Tiranës nuk mund të flas me shumë bindje."
Ndërsa në fund të këtij edicioni, për të ardhmen e tij, lojtari akoma nuk ka vendosur, pasi pret përfundimin e kontratës dhe të këtij sezoni. "Ta mbyll një herë këtë me Tiranën, pastaj të shohim, sepse ka kohë për t'u menduar dhe për vendosur për një gjë të tillë," - saktëson Çipi, i cili në fund nuk mohon faktin tjetër se gjatë këtyre ditëve ka marrë oferta nga skuadra të huaja, për të cilat tani për tani nuk jep asnjë hollësi.

Pas humbjeve të fundit, trajneri i kuqezinjve është shigjetuar ashpër nga mediat
Futbolli shqiptar, sa shumë anti-Brigel!
Tiranë, më 4 shtator 2004: Brigel, heroi i Shqipërisë
Grekët, kampionët e Evropës, thyhen 2-1 në "Qemal Stafa"
Athinë, 30 mars 2005: Brigeli një dështak
Grekët, sërish kampionë të Evropës, fitojnë 2-0 me "Karaiskaqi"
Pak a shumë, kjo është përmbledhja që do të fiksonin të gjithë nga mediat dhe opinioni publik shqiptar, të paktën për dy përballjet që kombëtarja shqiptare do të zhvillonte me Greqinë, armiken tonë të përjetshme në futboll. Një ditë pas kësaj, dikush tha se Brigeli
gaboi dhe seria e fyerjeve karshi tij filloi. Në fakt, fillimisht u dukën sporadike, por duke dëgjuar gjithmonë e më shpesh korin anti-Brigel, në një moment të gjithë duhet të ndalin për të pyetur veten: Pse, kundër Brigelit? Pothuajse në të gjitha qarqet e tifozëve të sëmurë, në çdo moment diskutohet duhet më apo jo, a thua sikur gjykimi i njëanshëm i tyre vendos qenien e Brigelit në skuadër ose jo.
Miqve të mi gjithmonë kam dashur t'u mbush mendjen se Brigeli është më i miri që kemi pasur ndonjëherë, për dy arsye që kanë lidhje me kombësinë e tij gjermane.
Kur Federata Shqiptare e Futbollit hodhi hapin e parë dhe vendosi një të huaj në krye të kombëtares, për herë të parë i dha një input përfaqësueses tonë. Nuk do të kishte më trajnerë që për të kursyer paratë e hoteleve në ndeshjet jashtë vendit do të flinin në shtëpinë e ndonjë prej futbollistëve, ose do të darkonin deri në mëngjes me ta në ndonjë hotel luksoz.
Fillimisht Dosena e më pas Brigeli treguan më së miri pse kombëtares i duhej një i huaj. Kjo do të bënte që të mos kishin më lidhje të shkurtra midis trajnerit dhe një futbollisti, kushdo të ishte ai.
Një vend në kombëtare për atë që e meriton dhe jo për atë që mund të servirë diçka në përfitimin personal apo financiar. Dhe e dyta ka lidhje me atë prani që kampionët, sidomos gjermanët, kanë në kanceleritë e futbollit europian.
Asnjëherë shtypi botëror nuk kishte folur për Shqipërinë në hedhjen e shortit për një kupë bote dhe asnjëherë nuk e ka përmendur atë si ndonjë favorite. Por të paktën këtë radhë të gjithë, pas hedhjes së tij, e përmendën. Greqi?Shqipëri, Brigeli kundrejt Rehagelit. Kushdo trajner tjetër të ishte, do të gjendej në fundin e ndonjë salle, duke adhuruar yjet e futbollit, e jo i rrethuar nga gazetarë të të përditshmeve më të mëdha sportive.
Të gjithëve i pëlqeu Brigeli, kur mundi Rusinë, Greqinë, Suedinë apo Islandën. Të gjithë, vetëm për pak ditë harruan se me po ata lojtarë Shqipëria, ajo që të gjithë realizonin golaverazhin, nuk humbiste në shtëpi prej dy vitesh. Në fakt, të gjithë harruan se kur u përfaqësuan me Brigelin në Europë, UEFA mori në konsideratë mosrespektimin e fair?play nga Irlanda, e cila shënoi vetëm në minutën e fundit, në Dublin, dhe na rrëzoi si pretendentë. Të mos harrojmë se kemi qenë shpeshherë pre e arbitrave e tani jo më. Nga fusha kemi dalë me atë që kemi merituar. Dhe kjo vetëm për faktin se në stol nuk është një njeri që pas ndeshjes do të shkojë të banojë në një nga apartamentet e periferisë së Tiranës, do të flejë mbase edhe pa drita dhe të nesërmen do të dëgjojë edhe komentin e fqinjit të tij për padrejtësinë. Jo! Këtë radhë është një Brigel, që nëse sheh një gabim të arbitrimit, ulëret me të madhe. Nuk është se këtë Brigeli e bën për Shqipërinë, e bën për vete, por nga kjo fitojnë të gjithë.
Të gjithë nuk u çuditën se si Shqipëria kishte filluar ta ndiente veten favorite për një finale, ndërsa të gjitha na u çuditkan sikur nuk ka ndodhur ndonjëherë që Shqipëria të eliminohet. Dhe tani shumë kanë filluar të mendojnë: "Jashtë, Brigel!"
Gjermani, i perifrazuar nga të gjithë për batutat e tij, i kritikuar deri edhe në mënyrën se si vishet dhe si sillet, duket se ka filluar të bjerë pre e komenteve apo edhe e pyetjeve të gazetarëve.
Normalisht, ai pyetet në shqip e përgjigjet gjermanisht, e mbase nuk di të shpjegojë se i solli futbollit të shqiptarëve një dinjitet të ri. Dinjitetin e një kombëtareje. Por në vend që ta falënderojmë dhe t'u lëmë vendin specialistëve të thonë nëse ka vërtet ndonjë gabim në kombëtaren e Brigelit, ata që ishin të fshehur prapa perdeve dolën dhe thanë se ky Brigel nuk na bën. Pse?
Në fakt, të mos harrojmë se çfarë i kërkojmë Brigelit: të na çojë në Botërorin e Gjermanisë, aty ku miliardat vërshojnë lumë, ndërkohë që stadiumi ynë kombëtar "Qemal Stafa" i detyron tifozët e zjarrtë që nevojat e tyre personale t'i kryejnë në natyrë. Sa larg, aq shumë sa të gjithë duhet të pickojnë veten kur flasin mos janë në ëndërr. Mos të harrojmë se Brigeli ishte vizitor në Rrogozhinë për të parë nga afër futbollistët e Elbasanit. Nuk besoj se ka mbetur i kënaqur me infrastukturën që paraqitej aty. E ndërsa të gjithë kërkojnë, Brigelit i duhet të zgjedhë midis futbollistëve që nuk mund të progresojnë në Shqipëri, pasi edhe atyre me një nivel të kënaqshëm u duhet të përballen me fusha jo vetëm inekzistente, por edhe me ekipe-fantazmë, si Laçi apo Egnatia, dhe që duhet të luajnë jo pak herë me to, por katër herë brenda vitit, ndërsa skema e kampionatit tonë edhe një herë tjetër nuk ka kënaqur.
Nëse do të nisja të shihja skemat e Brigelit, do të bija edhe unë në një nivel koristësh fanatikë. Në fakt, mendoj se një kampion nuk gjykohet si në jetë ashtu edhe në fushë. Atë e gjykon koha. Në fakt, nuk është faji i Brigelit që në kombëtare nuk bëhen aq lojtarë sa ne të shpresojmë të lëmë në shtëpinë e saj kampionen e Europës, Greqinë, ish-kampionët e Europës, Danimarkën, Turqinë apo edhe Ukrainën. Mos të harrojmë se, edhe pse me një "Top të artë" në gjirin e saj, Ukraina ende nuk i ka prekur finalet. Le të mendojmë
në një moment që Shevçenko të ishte në 11-shen e Brigelit. Por në vend të tij ne kemi djem që vetëm e adhurojnë atë. E nëse Brigeli nuk do të na nxirrte në finale, atëherë po, do të kishim një arsye përse duhet ta gjykonim.
Të gjithë bëhen xhelozë për atë që nuk e kanë, e për më shumë largimi i Brigelit, tashmë që forma e kombëtares ka tjetër faqe në Evropë, të gjithë synojnë atë, jo se dikush mendon se Brigeli është i paaftë, por se vendi i tij kushton shumë.
Utopia mori fund. Edhe pse pesë ndeshje larg përfundimit të fazës eliminatore për Botërorin e Gjermanisë 2006, kombëtarja shqiptare nuk ka më asnjë shpresë për të qenë finaliste. Ajo që Brigeli duhet të sjellë është vetëm një apo edhe dy vazo më sipër në shortin e botërorit të ardhshëm. Kjo është ajo të cilën duhet të kërkojmë nga ai dhe jo në formë të dhunshme. Nëse dikush do të fillonte ta bënte këtë, atëherë më parë duhet të pyeste vetveten se kush gjykon.
Sikur dikush të kuptonte se nuk bëhesh interesant duke sharë Brigelin, sikur dikush të kuptonte se në stadium nuk shkohet për të ngrënë fara luledielli, por për të parë një skemë gjermane të perfeksionuar tek disa djem shqiptarë që luajnë me shpirt, për t'i dhënë simbolit të tyre një kuptim, atëherë askush nuk do të kishte guxim për të fyer Brigelin. Kam përshtypjen që duhet të mbyllim play?station dhe të shohim progresin me sytë nga e ardhmja. Një tjetër brez, në një tjetër kohë, do ta çojë Shqipërinë në botëror.

Mesfushori kuqezi është rikuperuar plotësisht. Do të luajë në derbin e Selanikut, Aris-Iraklis
Murati: Kombëtare, tani më ke gati!
Ka dhuruar gjithçka ky fund kampionati: bukuri, spektakël, surpriza. Ka dhuruar plot gola, 23 gola, ku njëri prej tyre mban firmën e të njohurit Indrit Fortuzi. Ka dhuruar 31 kartonë të verdhë, ku asnjë prej tyre nuk u takon futbollistëve tanë.
Kampionati grek ka ruajtur deri 2 javë para përfundimit enigmën e fitimit të tij. Por ai ka ditur të ruajë edhe surprizat për futbollistët tanë. Kështu në këtë javë është aktivizuar Strakosha dhe javën e ardhshme në derbin e Selanikut, Aris?Iraklis do të jetë edhe Edvin Murati. Rikthimi i Muratit e ka shtuar më shumë buzëqeshjen në kampin bardheblu të Selanikut. Asi shqiptar i ka munguar skuadrës së tij që nga 28 nëntori i vitit të kaluar, pas një dëmtimi në këmbë gjatë ndeshjes Iraklis?Egalio. Pas asaj dite, futbollisti ynë ka qenë nën kujdesin e vazhdueshëm të mjekëve francezë. Lojtari më i shtrenjtë i Iraklisit ka bërë deri tani një stërvitje të diferencuar, për të arritur maksimumin e tij pikërisht këto ditë, kur ai e ndien veten mjaft mirë. Lajmeve të përfolura për aktivizimin e tij, Murati iu përgjigj me një "po". I pyetur për "Sportin shqiptar", Edvin Murati tha se ishte i gatshëm të luajë. "Kam zhvilluar këto ditë një stërvitje me ngarkesë të plotë dhe do të jem në fushë pikërisht të dielën në derbin e Selanikut, Aris?Iraklis," - pohoi asi shqiptar.
Rikthimi i Edvin Muratit në fushën e blertë është një lajm i mirë jo vetëm për Iraklisin apo edhe për vetë kampionatin grek, por edhe për kombëtaren e Shqipërisë. Në lidhje për këtë problem, Murati sqaron: "Gjithçka ka qenë në funksion të kombëtares, e kam fjalën edhe për këtë zgjatje të kohës. Unë tani kam arritur formën e duhur dhe jam plotësisht i gatshëm jo vetëm për të luajtur në kampionatin grek, por për të qenë që tani në dispozicion të trajnerit të kombëtares." Në fakt, kuqezinjtë e kanë ndier shumë mungesën e tij. Mjafton të kujtosh ndeshjet me Ukrainën, Turqinë apo edhe Greqinë për të kujtuar se sa e domosdoshme ka qenë prania e tij. E kam pasur fare pranë "xhevahirin" shqiptar në ato momente në prag të ndeshjes me Greqinë. Kam jetuar me shqetësimin e tij, por edhe me dëshirën e madhe për të luajtur në atë ndeshje. Futbollisti sedërli mezi pret të veshë edhe një herë fanellën kuqezi për të treguar se ka shumë për t'i dhënë asaj. Të dielën, Murati do të jetë në fushën e lojës. Do të jetë një rikthim, që pritet me një interes të veçantë jo vetëm në Selanik, por sidomos në Tiranë. Tashmë Murati e ka thënë fjalën e tij: "Unë jam gati"! U takon tani të tjerëve të respektojnë cilësinë e lartë dhe vlerat e veçanta të këtij futbollisti.
Indrit Fortuzi, goli i 5-të
Ka qenë pikërisht minuta e 45-të e ndeshjes Iraklis?Kalithea, kur Indrit Fortuzi ka ngritur peshë entuziazmin e tifozëve vendës pas asaj goditjeje fluturimthi, që veç rrjeta mund ta ndalte. Ky ishte goli i parë i vendësve, që u pasua edhe nga 4 të tjerë. Iraklisi fitoi 5-1 ndaj bluve të El Pasos, duke treguar hapur synimet e saj për një vend në kupat e Europës. Edhe pse ka luajtur vetëm 833 minuta në 12 ndeshje, futbollisti tiranas është golashënuesi më i mirë i skuadrës së tij. Ai i ka tundur 5 herë rrjetat e portave të skuadrave kundërshtare, duke u bërë sulmuesi kryesor i Iraklisit, të cilët tani thonë se "po luajti Fortuzi, patjetër që do të shënojë". Ndërrimi i tij në minutën e 67-të ishte më tepër i detyruar. Pas asaj fitoreje të thellë, Iraklisi nuk kishte se çfarë të bënte tjetër, ndaj për ta ruajtur për derbin e Selanikut, trajneri Savas Kofidhis bëri zëvendësimin e duhur.
Ndeshja e 3-të e Strakoshës
Panioniosi kishte në portë Foto Strakoshën. Portieri shqiptar edhe në këtë takim tregoi vlerat e tij. Ai u ndëshkua me gol në minutën e 39-të pas një gjuajtjeje fluturimthi të futbollistit të Arisit, Sanhurgo. Por pastaj Strakosha, i cili kurrsesi nuk ishte fajtor për golin e pësuar, kreu pritje të shkëlqyera, duke u bërë siguria e portës së tij. Ishte kjo arsyeja që ai u aktivizua 90 minuta.
Haxhi, jo ai i ditëve të mira
Apolloni i Kallamariasë ka arritur një fitore të suksesshme në Athinë, duke mundur 3-2 skuadrën vendase, Halkidhona. Futbollisti ynë, Altin Haxhi, edhe pse u aktivizua 90 minuta, nuk ishte ai i ditëve të tij më të mira. Sidoqoftë, ai mbetet pika më e fortë e skuadrës së tij dhe faktori ndoshta vendimtar që kuqezinjtë e Kallamariasë të mbijetojnë në kategorinë e të mëdhenjve.
Mungesa e parë e Beqajt
Portieri shqiptar nuk luajti për herë të parë me skuadrën e tij, Jonikos. Dhe kjo për shkak të një operacioni të kryer me sukses një javë më parë në Kretë. Nuk luajti Beqaj, por Jonikosi ishte skuadra surprizë e kësaj jave. Në prani të më se 50 shikuesve në stadiumin olimpik të Athinës skuadra modeste e Beqajt gjunjëzoi AEK-un, e cila ëndërronte deri në këto momente titullin kampion të Greqisë.

Trajneri i kuqezinjve do të publikojë dy lista për miqësoren e majit dhe ndeshjet e qershorit
Brigeli, dy "ushtri" për ndeshjet e radhës
Trajneri i kombëtares shqiptare, Hans Peter Brigel, me dy "ushtri" për 3 ndeshje. Gjermani i kuqezinjve, për 3 takimet e fundmajit dhe fillimqershorit, pritet të bëjë publike dy lista, duke përzgjedhur një "ushtri" për miqësoren e 29 majit me Poloninë dhe një tjetër për dy ndeshjet eliminatore me ekipin e Gjeorgjisë në Tiranë, më 4 qershor, dhe Danimarkën, më 8 qershor. Lajmi është bërë publik dje nga burime zyrtare në federatë. Kështu, sipas zëdhënësit të shtypit në federatë, trajneri i kombëtares shqiptare ka vendosur të përzgjedhë dy skuadra të ndryshme. Sipas të njëjtit burim, mësohet se trajneri kuqezi ka seleksionuar një ekip të caktuar për ndeshjen me Poloninë më 29 maj dhe një tjetër për ndeshjet e qëshorit. Në Poloni pritet që të mos udhëtojnë shumë nga lojtarët titullarë, të cilët duket se nuk do të grumbullohen për arsye të ndryshme. Vendin e tyre do ta zënë lojtarë të kampionatit shqiptar dhe rezervat e ekipit. Nga ana tjetër, menjëherë pas përfundimit të miqësores me Poloninë, trajneri kuqezi do të publikojë edhe listën e emrave të lojtarëve, të cilët do të grumbullohen për dy ndeshjet eliminatore për Botërorin e 2006-s. Trajneri i kombëtares e ka marrë këtë vendim për faktin e thjeshtë se dëshiron të shohë nga afër formën e lojtarëve rezervë të kombëtares atyre që kanë qenë të dëmtuar dhe lojtarëve të kampionatit shqiptar.
Për sa i përket ndeshjes me Poloninë dje në FSHF kanë bërë publike edhe detajet. Kështu, kuqezinjtë do të nisen drejt Gjermanisë më 26 maj. Trajneri i Brigel dhe skuadra do të takohen në Berlin, në hotel "Park Inn". Në Berlin, skuadra jonë do të qëndrojë një natë dhe të nesërmen, më 27 maj, do të zbarkojë në qytetin e Czeninit, ku do të zhvillohet edhe miqësorja me Poloninë. Atje skuadra jonë pritet të zhvillojë dy seanca stërvitore. Më 29 do të zhvillojë ndeshjen me polakët dhe më 30 maj skuadra do të kthehet në Shqipëri. Më 1 qershor, kuqezinjtë do të fillojnë grumbullimin për dy ndeshjet me Gjergjinë në Tiranë dhe Danimarkën më 8 qershor.
Të hënën, apeli për ngjarjet e Cërrikut
Të hënë pritet që në FSHF të mblidhet komisioni i apelit. Ky i fundit do të diskutojë në më të shumtin e kohës për ngjarjet e ndodhura në takimin Turbina-Burreli. Sipas shefit të sektorit të garave në federatë, apeli do të diskutojë vendimin e disiplinës, i cili i dha në tavolinë pikët Turbinës për mosdalje në fushën e lojës të dielën e kaluar të ekipit të Burrelit. Ky i fundit pretendon se është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nga cërrikasit.
Aliaj, e ardhmja në Francë
Adrian Aliaj me sytë nga Franca. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, sipas mediave gjermane, do të kalojë në kampionatin francez. Këtë fakt e bën të ditur edhe faqja zyrtare e Oberhauzenit. Sipas kësaj të fundit, Aliaj me të gjithë gjasat do të kalojë në kampionatin francez, duke i dhënë lamtumirën Bundesligës. Nuk bëhet i ditur destinacioni i ri i Aliajt.

48 orë para ndeshjes me Gjeorgjinë, gjendje e qetë në radhët e kombëtares. I vetmi shqetësim mungesa e tifozëve në "Qemal Stafa"
Kuqezinjtë "qajnë" lojtarin e 12-të
Edhe sot, kombëtarja shqiptare ka zhvilluar një seancë stërvitore. Këtë herë, ndryshe nga një ditë më parë, kuqezinjtë kanë zhvilluar stërvitje në stadiumin "Niko Dovana" të Durrësit. Skuadra ka zbritur në fushë rreth orës 17.00 dhe gati 2 orë ka zhvilluar një stërvitje me të gjithë lojtarët e grumbulluar. Edhe dje, Brigeli ka parapëlqyer një stërvitje me dyer të mbyllura, ku nuk është lejuar të futet në ambientet e stadiumit "Niko Dovana" asnjë prej gazetarëve të pranishëm. Stërvitja ka qenë normale dhe, sipas informacioneve pranë stafit kuqezi, asnjë prej lojtarëve, përveç Likës, nuk është i dëmtuar.
Të gjithë me sytë nga Lika
Vazhdon riaftësimi i portierit të kombëtares sonë, Ilion Lika. Dje ai ka zhvilluar stërvitjen e parë të vërtetë pas fazës riaftësuese. Stafi kuqezi ka vendosur të shtojë stërvitjen për Likën. Mësohet se Lika është stërvitur, edhe pse ndien akoma dhimbje në muskujt e barkut. Edhe një ditë më parë, në "Qemal Stafa", Lika e ka ndier pak bezdisjen e dëmtimit. Këtë fakt e ka pohuar trajneri i portierëve, Vladimir Ajazi. Sipas këtij të fundit, stërvitja e sotme dhe ajo e së premtes do të jenë vendimtare për portierin dinamovit. Gjithsesi, ky fundit vazhdon të besojë se mund të luajë, gjithmon nëse mjekët dhe stafi teknik japin "ok"?in për t'u aktivizuar në takimin me Gjeorgjinë.
Paradite e qetë për kuqezinjtë
E gjithë kombëtarja shqiptare ka kaluar një paradite të qenë në ambientet e hotel "Adriatikut". Si lojtarët dhe stafi kuqezi kanë qenë të lirë dhe kanë zhvilluar shëtitje në plazh, kanë pikë kafe me njëri?tjetrin apo u janë përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Gjithsesi, është dukur qartë se skuadra ka qenë shumë e qetë para takimit me Gjeorgjinë.
Çipi merr leje për disa orë
Ai që nuk është parë dje në hotel "Adriatik" ka qenë Geri Çipi. Vlonjati nuk ka qenë i pranishëm në grumbullim pasi ka marrë leje tek stafi kuqezi dhe është larguar për një problem personal. Gjithsesi, nga stafi kuqezi është bërë e ditur se ai do të bashkohej me kombëtaren pasditen e djeshme.
Brigeli studion Ukrainë?Gjeorgji
Stafi i kombëtares shqiptare, me në krye trajnerin Hans Peter Brigel, pardje dhe dje kanë studiuar gjatë kasetën e ndeshjes Ukrainë?Gjeorgji. Gjermani ka parë ndeshjen e fundit të kundërshtarëve tanë që kanë zhvilluar këtë edicion të eliminatoreve për botërorin e 2006?ës. Madje Brigeli, në hollin e hotelit, ka studiuar gjatë edhe listën me 19 futbollistë të kombëtares gjeorgjiane.
Sot, stërvitja e fundit në Durrës
Ndryshe nga zakonisht, kombëtarja shqiptare, një ditë para ndeshjes, nuk do të zhvillojë stërvitje në "Qemal Stafa". Stafi kuqezi ka vendosur që stërvitja e së premtes të zhvillohet në Durrës, në stadiumin "Niko Dovana". Madje kuqezinjtë nuk do të vijnë fare të premten në Tiranë. Ata do të jenë në kryeqytet vetëm pak orë para zhvillimit të takimit të 4 qershorit Shqipëri?Gjeorgji. Kuqezinjtë, gjithashtu, prej ditës së sotme kanë filluar edhe heshtjen për shtyp, që do të zgjasë deri në fund të takimit në fjalë.

Flet trajneri i kuqezinjve para ndeshjes me Gjeorgjinë
Brigel: Hyjmë në fushë vetëm për 3 pikë
Ashtu siç kishte deklaruar para dy ditësh, trajneri i kombëtares shqiptare, Hans Peter Brigel, e ka mbajtur fjalën dhe ka qenë shumë i gatshëm për të dhënë intervistën e fundit para takimit të së shtunës me Gjeorgjinë. Madje gjermani është mërzitur disi teksa punonjësit e hotel "Adriatikut" nuk kanë lejuar që intervista të jepej në ambientet e brendshme të saj. Gjithsesi, gjermani i shoqëruar nga përkthyesi shqiptar me dashamirësi u është përgjigjur të gjitha pyetjeve të gazetarëve. Në fillim, ai është shprehur se skuadra e tij duhet të vuajë handikapin e stadiumit bosh që, sipas tij, nuk është se ndeshet shpesh në futboll. Një problem për të duket se do të jenë mungesat e Canës dhe Lalës. Sipas tij, këta dy lojtarë për nga cilësia nuk mund të zëvendësohen kokë më kokë. Për sa i përket portës, Hans Peter Brigeli ka thënë se nëse Lika nuk luan, do të ketë besim të plotë tek Hidi, që, sipas tij, ka zhvilluar një ndeshje të mirë në Poloni. Gjithashtu, me nota pozitive ai është shprehur edhe për Dragushën dhe Kapllanin. Brigeli, nga ana tjetër, është shprehur se nuk ka vendosur përfundimisht se me çfarë moduli do të luajë të shtunën. I sigurt është fakti se në fushë do të jenë dy sulmues. Brigeli, gjithashtu, ka lënë të kuptohet në fund të intervistës së tij se edhe në rast humbjeje nuk do të jetë ndonjë surprizë.
Ja intervista e plotë me trajnerin e kombëtares shqiptare Hans Peter Brigel:
? Zoti Brigel, të shtunën, skuadra jonë përfaqësuese do të përballet me kombëtaren shqiptare. Një vlerësim nga ana juaj?
? Me Gjeorgjinë është një ndeshje e veçantë, sepse ne luajmë pa spektatorë. Kështu, edhe futbollistët nuk e kanë një eksperiencë të tillë të luajnë me stadiumin bosh. Ndoshta gjeorgjianët kanë një avantazh që në të kaluarën vetë kanë luajtur pa spektatorë dhe unë shpresoj që skuadra jonë të ambientohet shpejt me këtë fakt dhe të japë maksimumin.
? Mund të ndikojë ky ndryshim në këtë ndeshje?
- Patjetër që ndikon. Eshtë e vështirë, por duhet të përqendrohemi dhe të mësohemi. Kuptohet që kjo lloj situate është e re dhe shumë pak lojtarë e njohin. Kjo ishte edhe asyeja që ne zhvilluam një ndeshje kontrolli pa spektatorë.
? Do të ndikojnë mungesat e Lalës dhe Canës në këtë ndeshje?
? Kuptohet që ne do të mundohemi t'i kompensojmë këto dy mungesa. Ndoshta këta lojtarë që na mungojmë nuk i kemi në stol, gjithsesi do të mundohemi që edhe ata që do të luajnë t'i kompensojnë mungesat.
? Porta është problemi i kombëtares në këtë moment, kur dihet që Lika është dëmtuar...
? Natyrisht, për Likën do të vendosim të shtunën. Këto mund t'i cilësojmë probleme, ose më mirë dëmtime lojtarësh. Natyrisht, nëse nuk do të jetë Lika, i mundur të luajë në portë do të jetë dikush tjetër.
? Besoni se Hidi ka eksperiencën e duhur për ndeshje ndërkombëtare me kombëtaren?
? Eshtë një portier i ri, i cili akoma duhet të mësojë. Natyrisht që duhet të bëjmë një ndryshim të brezave dhe Lika tregoi se punën e tij e ka kryer mirë deri tani. Po kështu edhe Hidi punën e tij e kreu mirë.
? Po Beqaj përse nuk është grumbulluar. Ai thotë që mund të luajë pa problem?
? Unë di që është i dëmtuar dhe nuk ka luajtur më në Greqi. Informacionet që unë kam nga federata janë të tilla që ai djalë ka qenë i dëmtuar, kështu që nuk e kam grumbulluar.
? Zoti Brigel, e keni në mendje formacionin për ndeshjen e së shtunës? A keni akoma ndonjë hamendje?
? Në çfarëdolloj ndeshjesh të forta apo të dobëta, gjithmonë ka pikëpyetje për sa i përket formacionit të futbollistëve.
? Kush mund të jenë alternaitivat për mungesat e Canës dhe Lalës?
? Për këtë gjë duhet të presim edhe dy ditë për ta zbuluar. Tani nuk mund të them dot asgjë. Për Muratin që më pyesni them se është larg formës, edhe pse nuk përjashtohet asnjë gjë. E thashë edhe një herë që për të tilla gjëra do të presim të shtunën.
? Shkëmbi ka luajtur mirë në Poloni. A rrezikon vendin e Skelës në formacionin e parë?
? Në ndeshjen miqësore deri tani e ka bërë shumë mirë punën e tij. Ka luajtur shumë mirë dhe për këtë arsye është një alternativë për Skelën.
? Me çfarë moduli do të luajë kombëtarja? 4?4?2 apo 3?5?2?
? Akoma nuk kam vendosur asgjë në lidhje me këtë. Gjithsesi, do të luajmë me dy sulmues.
? Si i keni parë këto ditë të rikthyerit e kombëtares, Kapllanin dhe Dragushën?
? Dragusha edhe në stërvitje, por edhe në Poloni, ka bërë një figurë të mirë. Kjo më kënaq. Po kështu edhe Kapllani.
? Objektivi i kuqezinjve në ndeshjen me Gjeorgjinë është vetëm 3-pikëshi?
? E kam thënë gjithmonë që ne në fushë hyjmë për të fituar dhe jo për të humbur. Ne luftojmë për të marrë pikë. Gjithsesi, edhe nëse humbasim nga ana ime nuk ka për të ndodhur asgjë. Për këtë të jeni të sigurt.
Gjermani shpjegon mungesat e Rrakllit, Bushit e Mukës
Trajneri i kombëtares shqiptare, Hans Peter Brigel, dje ka dhënë shpjegime për herë të parë edhe për mosgrumbullimin e Alban Bushit e Devi Mukës. Ndërsa për Altin Rrakllin nuk ka dhënë ndonjë ide, duke e anashkaluar disi përgjigjen për këtë lojtar, i cili ka qenë në formë këtë sezon. "Ju më pyesni për këta lojtarë që nuk janë grumbullur këtë herë në kombëtare. Gjithsesi, nuk mund të themi se ata janë përfundimisht të larguar nga ekipi kombëtar. Bushi është i dëmtuar dhe në këto kohë nuk ka luajtur fare. Muka, nga ana fizike nuk është shumë mirë. Nuk luan dot 90 minuta. Këtë e vumë re edhe në Greqi, ku nga ana fizike ai çaloi,"? është prehur për këtë çështje Brigeli. Gjermani, gjithsesi, e ka anashkaluar mosgrumbullimin e Rrakllit në kombëtare.