Page 2 of 7
Re: SLIGO(irland)-VLLAZNIA
Posted: Mon, 22 Jun 2009 , 15:06
by GOLDIAN
Miri wrote:Sitin e tyre e kan me Virus.
pa pra se dhe mu qe krkova dica me virus me doli
e me tha kujdes
Re: SLIGO(irland)-VLLAZNIA
Posted: Mon, 22 Jun 2009 , 15:09
by Admin
Disa prej forumeve te tifozave te Sligo Rovers:
http://forzarovers.webs.com/
http://foot.ie/forums/forumdisplay.php?f=41
Duhet me pas kujdes se ne irlande ka fillu kampionati edhe lojtart kane me ken ma ne forme se tont.
Kete kampionat Sligo nuk asht tu u paraqit mire edhe asht ne vendin e 3 ka fundi
Qe edhe disa foto te tifozave te tyne.
Re: SLIGO(irland)-VLLAZNIA
Posted: Mon, 22 Jun 2009 , 15:16
by Skodrinon
kekan ne javen e 17 te kampionatit ne irlande. nuk kena me e pase aspak te lehte
Re: SLIGO(irland)-VLLAZNIA
Posted: Mon, 22 Jun 2009 , 15:32
by Admin
Iket ja kam friken edhe une,si edhe tu pas parasysh qe as ekipi jone nuk asht kompletu e konsolidu tamam, duhet me lujt me shume kujdes atje ne menyre qe me e myll ndeshjen ne Shkoder.
Re: SLIGO(irland)-VLLAZNIA
Posted: Mon, 22 Jun 2009 , 16:00
by Ujku
Sligo ekip i pa nigjum per mu naj her,noshta edhe na jena te pa njoftun per ata
vec besoj se e kalojm qysh ne neshje te par me ca pash ne njat vidio.
Urime Vllazni.
Re: SLIGO(irland)-VLLAZNIA
Posted: Mon, 22 Jun 2009 , 17:14
by Man in Redblue
Ekip amator krejt kekan, kjo video skandal, po nga an tjeter kur me shkon ne mendje kto gafat e grimes, nuk jan ma te mira se ai goli i pare per faj te pportierit, masandej dy lojtar te formacionit baze, hala skan mrrit ne skuader: dy brazilianet, qi mund te jene beterr krejt, Beqiri nuk dihet a vazhdon, kurse Kasapi ka lujt deri vjet ne kategorine e dyte malazese.
Si nuk u ba gja me marr Salihin per kupat e Evropes, do ti kishte interesu me i ba gol, Rapidit qi nuk begenisi me e marr.
Re: SLIGO(irland)-VLLAZNIA
Posted: Mon, 22 Jun 2009 , 18:54
by Miri
Koficenti ka me ken ne favor tone ishalla nuk losin mensh e shesin neshjen me fitu leket e gjith sezonit per 1 ndeshje.
Re: SLIGO(irland)-VLLAZNIA
Posted: Mon, 22 Jun 2009 , 21:03
by GOLDIAN
na skena ekip mare vllazen une nuk interesohem per ta hic si jane pa dit si jena na
neser vijne dy brazilian direkt e ne formacion
kasapi dhe ky malazezi direkt e ne formacion
po beqiri qe iku kush e zevendeson????????????????????
a jena te sigurte qe nallbani e shtupina mesin me ne deri me dt 2 ?????????????????
cdo vit flitet per nje portier prap grima SJAM KUNDER ok POR TE PAKTEN MOS NA CAJNE TRAPIN CDO SEZON DO BLEJME PORTIER
mandej kena vite qe thojme na mungon nje organizator pse sbahen prepjekje me ble se kuptoj
ita jane pytjet qe mu si gold me shkaterrojne
u tregova optimist per faktin se kena mundesi mu ndesh me rapidin por......
Re: SLIGO(irland)-VLLAZNIA
Posted: Mon, 22 Jun 2009 , 22:13
by vllaznia1919
Re: SLIGO(irland)-VLLAZNIA
Posted: Mon, 22 Jun 2009 , 22:45
by GOLDIAN
a ne viene ma
aty a mrb shef
nuk flas iher pa u kualifiku mandej hmmmmmmmmmmm do mledhna e do e djegum vienen
i lutem zotit me na e dhan kete mundesi
Re: SLIGO(irland)-VLLAZNIA
Posted: Mon, 22 Jun 2009 , 23:31
by Admin
GOLDIAN wrote:
a ne viene ma
aty a mrb shef
nuk flas iher pa u kualifiku mandej hmmmmmmmmmmm do mledhna e do e djegum vienen
i lutem zotit me na e dhan kete mundesi
Fjala jote n'vesh perendis Goldi
Edhe une ja kam friken boll si edhe spo du me ba plane pa kismet dica tash pa bahet deri atehere
Re: SLIGO(irland)-VLLAZNIA
Posted: Tue, 23 Jun 2009 , 01:31
by futbollist
O goldi hahaha sa i bukur ai formacioni qe paske vu poshte te firma. Kur dush po ta marri ne ne dore kyt ndeshje me kto. Coje listen e lojtareve dhe kerko federimin tone me cdo kusht para ndeshjes me Sligon se edhe Rapidi ta po tmerrohet kur te na shohin ne round te dyte
Ktu te une gjys oret larg po vjen me lujte tirana me stabæk, po athere jam ne shqipni une tu hanger ndonje qebape e tu ndi agim mollen te marco polo
Re: SLIGO(irland)-VLLAZNIA
Posted: Tue, 23 Jun 2009 , 16:57
by Admin
Pashe nji video te Rozafes edhe e prunen Sligon si me ken skuadra ma e mire e Irlandes, gja qe nuk asht e vertet.....
Sligo vjet ka dal ne vend te 5 por skuadra qe ka dal ne vend te 4-t asht penalizu prej Federates kshu qe ka kalu Sligo ne vend te 4-t duke marr te drejten e pjesmarrjes ne kupen Uefa.
Aktualisht i paskan disa lojtar te demtum.....
Re: SLIGO(irland)-VLLAZNIA
Posted: Tue, 23 Jun 2009 , 20:48
by vllaznia1919
Ba me e shikju si vlera ska krahisim Vllaznia me kta amatort.Por problemet jane dy:I pari asht se qar lojtarsh do te kena ne perbamej e dyti asht euforia.ne Shkoder kan fillu qysh tesh pa dite qar ekipit kena me pase me fole per turin e dyte.
Re: SLIGO(irland)-VLLAZNIA
Posted: Tue, 23 Jun 2009 , 21:26
by Skodrinon
Sinani: Rival, që nuk na e prish humorin
Sulmuesi është optimist, edhe pse e shikon të vështirë sfidën
Shorti i Ligës së Evropës, që e vuri Vllazninë përballë irlandezëve të Sligo Rovers, në kampin shkodran nuk është pritur as me optimizëm dhe as pesimizëm. Megjithatë, për kuqeblutë Sligo është shumë i panjohur, edhe pse futbolli irlandez duket mëse i njohur. Kapiteni i Vllaznisë, Vioresin Sinani, e shikon të vështirë këtë përballje. “Është një short i vështirë për ne. Edhe pse është një ekip i panjohur, Sligo vjen nga një kampionat i fortë, si ai irlandez. Ndoshta këtë herë, fati nuk ka qenë me ne, pasi shpresonim të na binte ndonjë skuadër më e njohur dhe më e lehtë. Gjithsesi, ky short nuk ka pse të na prishë humorin, sepse çdo ekip që është në të tilla kompeticione, ngelet i fortë. Unë mendoj se pasi të shikojmë disa kaseta videoje, do të krijojmë një ide më të qartë për forcën reale të Sligos”, - thotë sulmuesi i shquar shkodran. Besimi Pavarësisht se kuqeblutë nuk e njohin kundërshtarin e tyre, përsëri kanë besim se do të kualifikohen. Një gjë të tillë shkodranët e kanë Sulmuesi është optimist, edhe pse e shikon të vështirë sfidën Sinani: Rival, që nuk na e prish humorin bërë edhe një sezon më parë në Kupën UEFA, por edhe në atë Intertoto. Ndeshja e parë me Sligo Rovers do të luhet në transfertë, çka mund të jetë një shans më shumë për të kërkuar kualifikimin në sfidën e kthimit. “Pavarësisht se nuk e njohim kundërshtarin dhe dimë vetëm se i përket një shteti që ka peshë në futbollin evropian, kjo gjë nuk na bën pesimist për kualifikimin. Ne duhet të bëjmë maksimumin në takimin e parë në Irlandë. Pastaj të shpresojmë dhe të besojmë tek ndeshja e kthimit në Shkodër. Ne kemi një traditë të mirë dhe mendoj se nuk do ta prishim këtë vit, për të kaluar të paktën turin e parë”, - shprehet golashënuesi i Vllaznisë, Vioresin Sinani.
“Me Rapidin do ishte një kënaqësi e dyfishtë”
Nëse kuqeblutë do të kualifikohen, atëherë në turin tjetër do të kenë si kundërshtar Rapidin e Vjenës, një nga emrat më të mëdhenj të futbollit austriak. “Në radhë të parë të bëjmë mirë detyrën tonë me Sligon, pastaj do të shohim se kë do kemi përballë. Do të ishte një tjetër kënaqësi, si për ne, edhe për tifozërinë tonë, që të kualifikoheshim dhe më pas të luanim me Rapidin”, - shton kapiteni i ekipit shkodran.
s-shqiptar
Re: SLIGO(irland)-VLLAZNIA
Posted: Tue, 23 Jun 2009 , 21:29
by Skodrinon
Lika: “Shansi ynë, ndeshja e parë në fushën e tyre”
Trajner i Vllaznisë, Hasan Lika, ka folur për “Panorama Sport” menjëherë pasi mësoi kundërshtarin për turin e parë të Ligës së Evropës. Lika pranon se nuk ka njohuri për ekipin irlandez, Sligo Rovers, dhe thekson se kushdo që të binte, do të ishte njësoj për Vllazninë. Kreu i pankinës kuqeblu nuk e fshehu se e ëndërron një përballje me austriakët e Rapidit të Vjenës, në turin e dytë.
Zoti Lika, do të përballeni me irlandezët e Sligo Rovers. Sa njohuri keni për këtë ekip?
Për hir të së vërtetës nuk e njoh këtë skuadër, por besoj se gjatë këtyre ditëve do të marrim informacionin e duhur. Personalisht nuk kam pasur ndonjë preferencë për shortin dhe i kam parë njësoj të gjitha ekipet mundshme që mund të na binin. Megjithatë, fakt është që futbolli irlandez është më i përparuar se ai shqiptar. Duke e parë në këtë aspekt, për ne të gjithë kundërshtarët janë të fortë.
Fakti që ndeshjen e parë do ta luani në transfertë, ju bën të favorizuar?
Kjo është pozitive për ne, por e rëndësishme është që të kapim një rezultat të mirë që në ndeshjen e parë, i cili do të jetë shpresëdhënës për takimin e kthimit.
Nëse kualifikoheni, në turin e dytë ju bie të luani me Rapidin e Vjenës, një skuadër e njohur. E ëndërroni këtë përballje?
Është herët të flasim, pavarësisht dëshirës që kemi. Unë shpresoj që të luajmë mirë me Sligon, sepse duke bërë këtë, do të mund të kualifikohemi. Kjo është më e rëndësishmja, por natyrisht që e ëndërroj përballjen me Rapidin.
Vllaznisë pritet t’i bashkohen dy brazilianë. Sa garanci keni marrë, se ata janë vërtetë cilësorë?
Gjendjen e këtyre lojtarëve do ta shikojmë në stërvitje. Unë shpresoj që ata të bëjnë diferencën, edhe pse nuk janë brazilianët e parë që vijnë në Shqipëri.
panorama
Re: SLIGO(irland)-VLLAZNIA
Posted: Tue, 23 Jun 2009 , 21:34
by Skodrinon
Presidenti Fushaj: Vllaznia, me fat në short
Numri një i klubit shkodran Valter Fushaj mendon se turi i parë është i kalueshëm
Sligo Rovers konsiderohet një kundërshtar i pëlqyeshëm në kampin shkodran. Ndokush e kishte menduar shortin më të vështirë, ndokush edhe më të lehtë, por shumica janë të mendimit se irlandezët mund të kalohen. Presidenti Valter Fushaj madje e ka konsideruar fat përballjen me një kundërshtar të tillë, aq më tepër që ndeshja e parë do të luhet në transfertë. Gjatë gjithë ditës së djeshme është pritur me shumë interes në kampin shkodran hedhja e shortit të turit të parë paraeliminator të Ligës Europiane. Secili shfaqte dëshirën e tij për kundërshtarin që do të binte. Kontaktet edhe me Armando Lohjen, të dërguarin e klubit në Nion për hedhjen e shortit, ishin të vazhdueshme. Dreka ndërkohë është pritur me padurim për të mësuar emrin e kundërshtarit.
Kur goglat kanë nxjerrë emrin e Sligo Rovers, në fillim drejtuesit e Vllaznisë janë shtangur, teksa nuk kanë ditur më tepër se çfarë ishte ky kundërshtar. Fakti që ishte i panjohur në arenën ndërkombëtare, e shtonte enigmën, por më pas kur është mësuar se bëhej fjalë për një skuadër të Irlandës, gjërat kanë ndryshuar disi. Më pas kanë nisur hulumtimet në lidhje me historinë, përbërjen dhe gjithçka tjetër që kishte të bënte me këtë ekip.
Skuadra nga Dublini pa ndonjë histori të madhe në Kupat e Europës, nuk është skuadër lidere në kampionatin irlandez. Duke qenë kështu, por nisur edhe nga pozitat e fundit të kësaj skuadre, e cila nuk ka kaluar një moment të mirë, janë favore për shkodranët. Presidenti Fushaj, duke folur në lidhje me këtë kundërshtar, ka thënë: “Jam shumë i kënaqur me këtë short, madje do ta quaja fat që na ka rënë me këtë skuadrën irlandeze.
Vllaznia, me sa duket, është skuadër me fat në përballje të tilla dhe besoj se do ta kalojmë këtë skuadër. Vërtet para se të hidhej shorti kisha parapëlqyer ndonjë skuadër sllovene, por edhe tani, pasi e kemi mësuar kundërshtarin, nuk është se nuk jam i kënaqur, përkundrazi. Besoj se do bëjmë më të mirën ndaj këtij kundërshtari, aq më tepër që ndeshja e parë luhet jashtë fushës sonë.” Edhe drejtues të tjerë të klubit janë shprehur të kënaqur me shortin. Ndërkohë, futbollistët dhe stafi, të grumbulluar në ambientet e hotelit në Pukë, kanë pritur telefonatat për të mësuar në lidhje me emrin e kundërshtarit të tyre. Grima, Sinani, Belisha e ndonjë tjetër e kanë aprovuar fillimisht këtë short dhe kanë premtuar se do të bëjnë më të mirën në dy ndeshjet me këtë kundërshtar. Në Shkodër edhe opinioni ka qenë i kënaqur me këtë kundërshtar.
Tifozët janë të bindur se irlandezët mund të kalohen. Fakti që janë një skuadër pa shumë emër dhe mbi të gjitha po kalojnë një moment jo të mirë në kampionatin e tyre, janë pluse për Vllazninë. Duke shpresuar në marrjen e një rezultati sa më të mirë në ndeshjen e parë, shkodranët premtojnë se do të mbushin stadiumin për të pritur kualifikimin në ndeshjen e dytë më 9 korrik në “Loro Boriçi”. Ata në fakt e kanë kryer në një ritual të përvitshëm këtë gjë, sepse në dy sezonet e fundit ka qenë e vetmja skuadër shqiptare që ka arritur të kalojë dy herë turin e parë. Kësaj here është e treta e vërteta. Nëse ndodh, do të ishte vërtet një mrekulli.
Re: SLIGO(irland)-VLLAZNIA
Posted: Wed, 24 Jun 2009 , 15:08
by Skodrinon
Grima: Irlandezët e Sligos s’munden me fjalë
Portieri me eksperiencë Armir Grima thotë se nuk duhet marrë lehtë, edhe pse rivali duket i lehtë
Pas optimizmit të shfaqur ditën e hedhjes së shortit, dje situata ka qenë më ndryshe në kampin shkodran. Askush nuk e kishte më mendjen tek emri i kundërshtarit, por te përgatitja sa më e mirë për ballafaqimet ndaj tij. Irlandezët e Sligo Rovers sigurisht që nuk munden me fjalë dhe këtë pjesëtarët e Vllaznisë e kanë të qartë.
E thotë edhe portieri i saj Armir Grima, kur deklaron: “Të hënën kemi qenë kuriozë të dimë se kush do të ishte kundërshtari ynë, por kur mësuam emrin e ekipit irlandez, sigurisht që aty mbaroi kureshtja. Pavarësisht lajmeve që kanë qarkulluar se kemi të bëjmë me një ekip të vogël, nuk mendoj se do ta kemi të lehtë kualifikimin.
Mjafton të themi se kjo skuadër merr pjesë në kampionatin irlandez, është skuadër britanike dhe mjafton. Futbolli shqiptar dhe Vllaznia në këtë rast, nuk e kanë luksin t’i nënvlerësojnë ekipe të tilla, sepse dihet niveli ynë. Për këtë arsye, duhet të punojmë fort në mënyrë që të përgatitemi siç duhet për këta takime.” Në fakt, “veterani” i portës shkodrane ka të drejtë në mendimin e tij. Sepse shkodranët duhet të jenë shumë të përqendruar në përgatitjet e tyre, sepse duken disi të vonuar në fakt me stërvitjet dhe për më tepër me kompletimin e skuadrës me lojtarë.
Mosardhja e brazilianëve në kohë, ka bërë që kuqeblutë të ndihen jo të plotë dhe mbase prej kësaj edhe shumë mendime në kokën e trajnerit Lika do të ndryshojnë. Portieri Grima gjithsesi nuk e fsheh entuziazmin dhe dëshirën për t’u kualifikuar. “Përveçse do të bëjmë më të mirën tonë, sigurisht që shpresojmë të jenë të vërteta ato probleme të cilat mund t’i ketë kundërshtari. E rëndësishme është të kualifikohemi në turin tjetër dhe për këtë do bëjmë maksimumin tonë,” ? ka shtuar ruajtësi i portës shkodrane.
Por ndërkohë nuk do të jetë kaq e lehtë. Irlandezët e Sligo Roversit ndodhen në kampionat dhe forma e lojtarëve është e mirë në këto momente. Krejt ndryshe qëndron puna me shkodranët. Ata kanë nisur dy javë më parë përgatitjet dhe për këtë arsye shumë gjëra nuk janë në vendin e vet. Deri të enjten që vjen, stafi drejtues do të mundohet të bëjë më të mirën për t’i përmirësuar, por mbetet për t’u parë sesa do të realizohen.
Pavarësisht kësaj, një gjë është e sigurt: Vllaznia do të shfrytëzojë edhe kalendarin, edhe tifozërinë e saj për të kaluar në turin tjetër. E thotë këtë vetë Grima: “Për ne është favor që ndeshjen e parë do ta luajmë në transfertë. Në këtë takim do të mundohemi të luajmë me kujdes për të marrë një rezultat sa më të mirë, në mënyrë që në ndeshjen e kthimit pastaj të shfrytëzojmë edhe tifozët tanë për të synuar kualifikimin. Prania e shumë tifozëve në ndeshjen e dytë, besoj se ka për t’i trembur irlandezët, që besoj se nuk janë mësuar të shohin kaq shumë tifozë në stadium.”
sporti shqiptar
Re: SLIGO(irland)-VLLAZNIA
Posted: Wed, 24 Jun 2009 , 16:38
by REINIS
futbollist wrote:
Ktu te une gjys oret larg po vjen me lujte tirana me stabæk, po athere jam ne shqipni une tu hanger ndonje qebape e tu ndi agim mollen te marco polo
Ej po te vij une mysafir me ate date!
Si thu a me shoqero ne stadium e e shofim bashk TIRONEN?
Re: SLIGO(irland)-VLLAZNIA
Posted: Thu, 25 Jun 2009 , 10:01
by Ledi1920
futbollist wrote:haha, jo me vjen keq po jam ne shqiperi ne ate kohe kur vjen tirana ktu
Gjithsesi shpresoj te keni fat se une e njoh shume mire Stabæk se e ndjeku vazhdimisht kampionatin ktu. Di te them qe ka lojtare shume te forte sidomos sulmuesi Daniel Nannskog,eshte shume sulmues i forte. Vjet doli golshenuesi me i mire. Stabæk e filloi dobet kampionatin por tani kane rimarre formen shume,megjithse Rosenborgu e fiton kte kampionat eshte gati e sigurte
Stabæk i iku Alazinho tek Trabzonspor per 2milion euro,nje nder lojtaret me te mire. Gjithsesi kane nji baze lojtaresh shume te mire dhe te disiplinum,Espen Hoff eshte nje mesfushor shume i shkathet...eshte i dashuri i nje shoqes teme
Anthony Annan,nipi i Coffy Annan,asht nji nder mesfushoret ma te mire te Liges 1 Norvegjeze.E mendoj shume te veshtire ndeshjen qe ka me zhvillu Tirana tu pase parasysh qe e ndjeku kundershtarin ne cdo jave dhe e di cfare kualitetesh ka.Tirana duhet te bajne maksiumin ne Tirane duke pase parasysh qe atje eshte nxehte dhe ktu mund te kene probleme lojtaret norvegjez me ambientimin e klimes,sepse fusha e Stabækut eshte shume e veshtire dhe ktu pothuajse te gjitha skuadrat kane dale te hupuna.Gjithsesi ju uroj fat.
Futbollist...eshte ne plan qe disa nga cunat ,tifoze te tirones qe rrin ne europe te shkojn me pa neshjen ne norvegji...
Po dite noj hostel te lire o noj vend ku ato mund te rrin na jep noj adrese...
Gjithe te mirat.