Re: ALARM ! Cmendet Ari Han
Posted: Fri, 17 Apr 2009 , 15:30
Kapiteni i kundërpërgjigjet holandezit: E tregoi fytyrën
Lala: Ka ngrënë peshk sa rrezikon mbipeshën
“Duhet një trajner i huaj, por të qëndrojë në Shqipëri”
Altin Lala e ka cilë suar si zgjidhjen më të mirë largimin e Ari Hanit nga kreu i Kombëtares shqiptare, por kapiteni kuqezi nuk e ka kapërdirë dot deklaratën e holandezit, që ka thënë se në Shqipëri nuk kishte as bukë dhe as ujë. Fillimisht e ka pasur të vështirë ta besojë, por më pas nuk i ka kursyer kritikat në adresë të holandezit.
Në një intervistë për “Panorama Sport”, mesfushori shprehet pro një trajneri të huaj.
Është larguar trajneri Ari Han, ju si e gjykoni këtë vendim?
Mendoj se në rrethanat në të cilat ndodhej skuadra Kombëtare, ishte vendimi më normal që mund të merrej. Megjithatë, duhet të jemi të ndërgjegjshëm se largimi i tij nuk i shton shanset që ne këtë edicion të ndryshojmë
ndonjë gjë. Thjesht, tekniku i ardhshëm do të ketë më shumë hapësira për të punuar dhe më shumë mundësi për të ndërtuar një ekip të fortë për edicionin e ardhshëm.
Një ditë pas divorcit zyrtar me Shqipërinë, Ari Hani ka thënë se në Shqipëri mungonin kushtet, duke lënë të kuptohej se Kombëtarja grumbullohej në ambiente të mjerueshme, ku mungonte ushqimi i duhur dhe pijet....
(shtanget)....Nuk e besoj. Kjo është tërësisht e pavërtetë. Do të më vinte keq nëse e ka thënë vërtetë.
E ka thënë për një revistë sportive në Holandë.
Është fyese të flasësh kështu për një vend ku ke punuar dhe kushtet kanë qenë vërtetë të mira. Ari Han kurrsesi nuk duhej t’i thoshte këto gjëra, sepse janë tërësisht të pavërteta. Mund të ankohej për lojtarët, për skuadrën që kishte në dispozicion, por jo për të tilla gjëra. Madje, aq peshk sa ka ngrënë ai këtu në Shqipëri, ma merr mendja se do të ketë shtuar në peshë. Nëse e ka thënë këtë, ka treguar karakterin e tij të vërtetë. Nuk kam çfarë të them më tepër. Nuk mendoj se Kombëtarja jonë ka vuajtur ndonjëherë në Shqipëri për ushqimin, apo për kushtet. Madje, mund të
them se Ari Hani në Shqipëri ka pasur atë ushqim që në Holandë nuk ka mundur ta ketë. Ne ishim në Holandë kur na drejtonte Bariçi dhe atje po që ishte ushqim i shpifur. Unë kam qenë prezent kur Hani shpesh thurte elozhe për kuzhinën dhe mënyrën e gatimit në vendin tonë. Këtë nuk duhej ta kishte thënë.
Ju jeni për një trajner të huaj, apo për një trajner shqiptar?
Unë mendoj se një trajner i huaj do të ishte më mirë. Duhet gjetur emri dhe njeriu i duhur dhe për këtë kam besim te FSHF-ja. Megjithatë, nuk duhet të jap më shumë komente, pasi nuk jam unë ai që duhet të shprehem për një gjë të tillë.
Nëse do të jetë i huaj, a duhet të kalojë më shumë kohë në Shqipëri?
Sigurisht që po. Kështu do të njihte më mirë mentalitetin e shqiptarëve dhe do kishte mundësi për të parë nga afër të gjithë talentet në vendin tonë. Përveç kësaj, qëndrimi në Shqipëri do t’i bënte mirë edhe për faktin që ta provonte vetë presionin për çdo rezultat që do të merrte përfaqësuesja shqiptare, qofshin të mira, apo të këqija. Kjo është shumë e rëndësishme.
Çfarë note do t’i vinit Hanit për punën që ka bërë?
Nuk dua të gjykoj as atë dhe asnjë tjetër për punën që bëjnë, sidomos pasi nuk janë më pjesë e Kombëtares.
Çfarë duhet të bëjë trajneri i ardhshëm?
Duhet të punojë shumë dhe me një strategji të qartë. Kemi nevojë për shumë punë që të shndërrohemi në një ekip solid dhe konkurrues.
Doni të thoni se Hanit i mungonte strategjia?
Jo tamam, por rezultatet tregojnë se nuk arriti të realizonte atë që iu kërkua.
Po lojtarët?
Edhe ne kemi përgjegjësinë tonë për këtë situatë.