VLAZNIA - FLAMURTARI java e 25

Ketu ndodhet te gjithe ato tema, te cilat jane te vjetra apo ne te cilat nuk diskutohet.
Post Reply
fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: VLAZNIA - FLAMURTARI java e 25

Post by fpjalmi » Fri, 20 Mar 2009 , 22:58

mos ia veni veshin fort te rijve sepse nuk jan te pjekur.

un nuk mendoj se asht shkodran sepse nuk do te fliste per vllaznine ashtu.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: VLAZNIA - FLAMURTARI java e 25

Post by fpjalmi » Fri, 20 Mar 2009 , 23:01

po me duket pak si i quditshem lenia ne stol e 2 titullareve si dhembi kaqi dhe shtubina.

ne e dime shum mire qe shtubina asht ma i miri .

po kaqin pse se fut.

po balen pse don me e fut ne sulm duke dit qe lojtari me ngjyre ka shum sukses.

balla duhet me u pa tu lujt ,e ja me u fut fill se nuk asht ndeshje miqesore por asht jete a vdekje.

mu me duket se nuk ka eksperience aspak tranieri.

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: VLAZNIA - FLAMURTARI java e 25

Post by Admin » Sat, 21 Mar 2009 , 01:24

Galica ka lujt edhe vjet me Vlonen ne mas u gabosha. Ska ken asnjihere me ekipin e te rritunve te Vllaznise.
Vllaznit Ultras

Image

kristiani
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 624
Joined: Sat, 05 Feb 2005 , 22:27
Location: France

Re: VLAZNIA - FLAMURTARI java e 25

Post by kristiani » Sat, 21 Mar 2009 , 12:09

fpjalmi wrote:kristiani shkruan

Hajt ishalla e ke hap edhe kyt teme me shanc ma ujku edhe bajme nji fitore te bukur se na duhet, a mduket mu apo te shtunden bahet edhe festa per 90 vjetorin te vllaznise???

________________________________________________________-

kristian .a thu e kan lan festen per ditelindjen teme a? :D :D :D
O fpjalmi u bash 100 vjeç naqe ishalla po fitojne sot se per mu kishte ken dhurat shum e bukur
Forca vllazniaaaaaaaaaaaa
FORZA VLLAZNIA

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: VLAZNIA - FLAMURTARI java e 25

Post by Skodrinon » Sat, 21 Mar 2009 , 12:44

Portieri shkodran i bën elozhe kundërshtarit
Thirrja e Grimës: Fatale, nëse nuk i vlerësojmë
“Nuk na falet asnjë hap fals, e aq më tepër në fushën tonë”

Në këtë moment nuk na falet të lëmë pikë jashtë fushës, e jo më në ‘Loro Boriçi’, e nësendodh, do të ishte fatale.”
Eshtë ky mendimi i portierit të Vllaznisë, Armir Grima, dhënë dje për “Panorama Sport”. Ashtu si Grima, që në
dy ndeshjet e fundit ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit, sot ndaj Flamurtarit, lojtarët e ekipit kuqeblu kanë në kokë
vetëm një rezultat: fitoren. Gjithsesi, në kampin shkodran, ndeshja me vlonjatët nuk shikohet si një përballje
e lehtë, edhe pse Vllaznia është e favorizuar. Kjo nuk mjafton, nëse kuqeblutë nuk do ta tregojnë supermacinë
e tyre në fushë. Pikët e humbura me Bylisin dy javë më parë, janë zëvendësuar nga fitorja në Fier dhe natyrisht
nga ndalja e Tiranës në Ballsh. Tashmë, kur kampionati ka ardhur në një fazë, nga ku gabimi nuk rikuperohet lehtë, kuqeblutë janë mëse të ndërgjegjshëm. “Nuk kemi asnjë mendim tjetër, veç fitores. Jemi të përqendruar totalisht te ndeshja me Flamurtarin, për ta kaluar me sukses atë. Nuk duhet në asnjë mënyrë që të gabojmë, siç bëmë ndaj Bylisit. Sepse do të ishte vërtetë fatale një gjë e tillë. Në këtë moment kaq delikat nuk na falet të lëmë pikë as jashtë fushës sonë”, shprehet “gardiani” i portës shkodrane, Armir Grima, në prag të sfidës me Flamurtarin.

Vlerësimi
Ky kampionat ka treguar se nuk ka më ekipe të “vogla” apo të mëdha. Vetë surprizat kanë qenë të shumta dhe diferencat midis ekipeve janë fare të vogla, për të mos thënë nuk ka. Natyrshëm, edhe vlonjatët vijnë në “Loro Boriçi” me synimin për të mos dalë pa pikë, e pse jo të arrijnë fitoren. Nga ana tjetër, Vllaznia është e qartë që duhet
shumë punë në fushë, për të arritur fitoren, aq të domosdoshme për vazhdimësinë. “Nuk e kemi marrë lehtë këtë takim. Nëse bënim ndryshe do të gaboheshim rëndë. Tashmë në kampionatin shqiptar çdo ekip të hap punë dhe
është e vështirë ta mundësh. Këtë e kemi e provuar. Kështu që unë do të thosha se duhet ta vlerësojmë në maksimum Flamurtarin. Është një ekip, i cili luan mirë dhe ka një kolektivitet shumë kërkues, pavarësisht vendit ku
ndodhet në tabelë. Prandaj, ne jemi përgatitur për një ndeshje rivalësh, edhe pse ajo që ne kërkojmë në këtë
kampionat, dhe nga ana tjetër, Flamurtari, janë synime të kundërta”, shton veterani i portës, që është me “këmbë në tokë” përpara kësaj ndeshjeje.

Ekipi në top-form
Ekipi po kalon një formë shumë të mirë dhe kjo e ka ngrohur së tepërmi stafin teknik. Ndërkohë, edhe optimizmi
është në shkallën maksimale. Gjithçka është vënë re gjatë gjithë kësaj jave, në seancat stërvitore të kuqebluve. Por këtë e konfirmon edhe Grima. “Ndihemi mjaft mirë para kësaj ndeshjeje. Ka optimizëm dhe frymë besimi. Stresi
është lënë pas, ndaj tani duhet të shikojmë vetëm përpara. Ekipi është në topform”, garanton portieri, forma e të cilit ka qenë vendimtare në ndeshjet e fundit. Grima është një pikë shumë e rëndësishme e formacionit shkodran

Rendesia
Kuqeblutë, grumbullim para Flamurtarit

Ekipi shkodran, pasi u ka dhënë fund përgatitjeve për ndeshjen e radhës me Flamurtarin,
me një seancë stërvitore të zhvilluar pasditen e djeshme, është bashkuar në grumbullimin
e zakonshëm. Edhe këtë herë që ndeshja luhet në Shkodër, drejtuesit e klubit kanë kërkuar
që të mbajnë të karikuar ekipin. Për Vllazninë, kjo sfidë është shumë e rëndësishme, ndaj
presidenti Valter Fushaj kërkon që gjithçka në shërbim të ekipit të jetë perfekte. Sot tifozët
presin fitoren e radhës nga kuqeblutë, për të vazhduar kështu ëndrrën drejt titullit kampion,
që këtë sezon duket më afër se kurrë.

Admir Uruçi

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: VLAZNIA - FLAMURTARI java e 25

Post by Skodrinon » Sat, 21 Mar 2009 , 12:56

FLAMURTARI
Alarm kuqezi, gripi lë jashtë Merxhën dhe Begajn


Në prag të një takimi mjaft të rëndësishëm, vlonjatët duhet të bëjnë një hap prapa. Duke se gripi ka bërë kërdinë në radhët e kuqezinjve, teksa mësohet se listës së mungesave për ndeshjen me Vllazninë i janë shtuar edhe dy mesfushorët Eriol Merxha dhe Halim Begaj. Këta të fundit, bashkë me Arifajn, Brajkoviçin, Alvizhin e Zeqirin, do të mungojnë sot. Së fundmi Merxha dhe Begaj nuk ia kanë dalë mbanë dhe si pasojë e gjendjes gripale, nuk kanë udhëtuar me ekipin drejt Shkodrës. Flamurtari ka lënë Vlorën në orën 15:00, por me një “mal” mungesash. Gjithsesi, në këtë situatë gati alarmante, ajo që ka ngrohur stafin teknik me në krye Eqerem Memushin, është pjesëmarrja e Devis Memës dhe Ilirjan Çaushajt, të cilët do të jenë të gatshëm për ndeshjen me shkodranët. Duke pasur parasysh firot e fundit, ekipit të parë i janë bashkuar edhe tre lojtarë të rinj, nga grupi që stërvit trajneri Ardi Behari. Tre futbollistët e ardhur nga ekipi U-19, plotësuan listën e 18 kuqezinjve që do të jenë të gatshëm për këtë sfidë.

Heshtja
Duke qenë se mungesat po bëjnë punën e tyre, në prag të takimit me Vllazninë, nga kampi kuqezi nuk ka dashur njeri të prononcohet. Natyrisht, kjo gjendje është imponuar nga problemet e fundit. E sikur të mos mjaftonte kjo, Flamurtari duket se ka edhe motin kundër. Eshtë njësoj si në ndeshjen e fazës së dytë, kur vlonjatët e drejtuar nga Edmond Liçaj luajtën në një fushë të mbushur me ujë në “Loro Boriçi”. Goli i shpejtë i shkodranëve në atë ndeshje ishte gati “vrasës” për Flamurtarin, që humbi miminalisht 1-0. Duke parë gjendjen e motit, nuk është çudi që këtë herë drejtuesit e Flamurtarit të kërkojë shtyrjen e takimit. Gjithsesi, kjo mbetet për t’u parë.

Stërvitja
Kushtet klimaterike të rënduara kanë bërë që Flamurtari ditën e premte paradite të zhvillonte një seancë të lehtë stërvitore në pallatin e sportit. Nisur edhe nga mungesat e papritura së fundmi të Merxhës e Begajt, trajneri Memushi ka qenë i pavendosur për formacionin bazë. Me një Vllazni të etur për fitore, vlonjatët do të luajnë një ndeshje prestigji, me synimin për të mos dalë pa pikë. Tashmë, stafit teknik do t’i duhet të vendosë për
lojtarët që do të aktivizohen në krahë. Mungesat e Merxhës dhe Begajt, prishin shumë punë, në skemat që Memushi
kishte ndërtuar gjatë kësaj jave.

6 lojtarë
do t’i mungojnë Flamurtarit në ndeshjen me Vllazninë. Bëhet fjalë për Merxhën, Begajn, Alvizhin, Zeqirin, Brajkoviçin dhe Arifajn. Tre të fundit kanë kohë që janë jashtë fushe, për shkak të dëmtimeve.

Artur Demaj

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: VLAZNIA - FLAMURTARI java e 25

Post by Edmond-Cela » Sat, 21 Mar 2009 , 12:57

cohuni ma burra nje here, A do Fitojm Sot apo Jo?
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: VLAZNIA - FLAMURTARI java e 25

Post by Skodrinon » Sat, 21 Mar 2009 , 13:08

FORMACIONET E MUNDSHME

Trajner: D.Haxhiosmanoviç
4-4-2
Grima
Smajli, Beqiri, Bashiç Lici;
Boadu, Nallbani, Belisha Doçi;
Sukaj, Sinani


Galica, Shahaj;
Mema, Kuqi, Rustemi, Çaushaj;
Kon, Guga, Beqiri, Veliaj;
Moçka
4-4-2
Trajner: E.Memushi

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: VLAZNIA - FLAMURTARI java e 25

Post by Skodrinon » Sat, 21 Mar 2009 , 13:19

Natyrisht, kjo gjendje është imponuar nga problemet e fundit. E sikur të mos mjaftonte kjo, Flamurtari duket se ka edhe motin kundër. Eshtë njësoj si në ndeshjen e fazës së dytë, kur vlonjatët e drejtuar nga Edmond Liçaj luajtën në një fushë të mbushur me ujë në “Loro Boriçi”. Goli i shpejtë i shkodranëve në atë ndeshje ishte gati “vrasës” për Flamurtarin, që humbi miminalisht 1-0. Duke parë gjendjen e motit, nuk është çudi që këtë herë drejtuesit e Flamurtarit të kërkojë shtyrjen e takimit. Gjithsesi, kjo mbetet për t’u parë.
Sa i sjut keka ky gazetari Demaj a si e ka. Po si penalizoka fusha e rande ekipin qi mrohet? Kjo fushe penalizon ma shum Vllaznine qi ka me sulmu se Flamurtari asht i knaqun me nji barazim e ka me u mrojte. Nuk jane t'marre vlonjatet me kerku shtymjen e ndeshjes.
Ba me u shty, kush i nigjon tiransit...."Keni mush fushen me uje vete me zjarrfikse. Ke kercy vallen e shiut si indianet...." (apo jo Hatboy, Reinis, Ledi?) :lol: :lol: :lol: :lol:
Edmond-Cela wrote:cohuni ma burra nje here, A do Fitojm Sot apo Jo?
PO! PO! PO! :D

kristiani
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 624
Joined: Sat, 05 Feb 2005 , 22:27
Location: France

Re: VLAZNIA - FLAMURTARI java e 25

Post by kristiani » Sat, 21 Mar 2009 , 14:03

hajde ishalla nji fitore t bukur sot iher FORCA VLLAZNIAAAAAAAAAAAAA
FORZA VLLAZNIA

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: VLAZNIA - FLAMURTARI java e 25

Post by Miri » Sat, 21 Mar 2009 , 14:53

Edmond-Cela wrote:cohuni ma burra nje here, A do Fitojm Sot apo Jo?
3-0

kristiani
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 624
Joined: Sat, 05 Feb 2005 , 22:27
Location: France

Re: VLAZNIA - FLAMURTARI java e 25

Post by kristiani » Sat, 21 Mar 2009 , 14:59

Miri wrote:
Edmond-Cela wrote:cohuni ma burra nje here, A do Fitojm Sot apo Jo?
3-0
1 per mu nji per fpjalmin nji per tan ju :D :D :D
1 me 0 na del boll
FORZA VLLAZNIA

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: VLAZNIA - FLAMURTARI java e 25

Post by Miri » Sat, 21 Mar 2009 , 15:01

kristiani wrote:
Miri wrote:
Edmond-Cela wrote:cohuni ma burra nje here, A do Fitojm Sot apo Jo?
3-0
1 per mu nji per fpjalmin nji per tan ju :D :D :D
1 me 0 na del boll
Pse 1 per ty a je djal deshirit apo ke investu gja per Valterin? :D :D :D

kristiani
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 624
Joined: Sat, 05 Feb 2005 , 22:27
Location: France

Re: VLAZNIA - FLAMURTARI java e 25

Post by kristiani » Sat, 21 Mar 2009 , 15:08

as nuk jam deshirit as nuk investoj per valterin :D :D por jam tifoz i ri i vllaznise edh sot kam ditlindjen edhe du qe vllaznia tma bajn sot nji fitore per dhurat zdu gja tjeter :D :D
FORZA VLLAZNIA

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: VLAZNIA - FLAMURTARI java e 25

Post by Miri » Sat, 21 Mar 2009 , 15:19

kristiani wrote:as nuk jam deshirit as nuk investoj per valterin :D :D por jam tifoz i ri i vllaznise edh sot kam ditlindjen edhe du qe vllaznia tma bajn sot nji fitore per dhurat zdu gja tjeter :D :D
Sot e ka edhe Lici :D :D
U bafsh 100 vjec naqe e cdo te mire ne jeten tende dhe familjen tende.

kristiani
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 624
Joined: Sat, 05 Feb 2005 , 22:27
Location: France

Re: VLAZNIA - FLAMURTARI java e 25

Post by kristiani » Sat, 21 Mar 2009 , 15:21

Miri wrote:
kristiani wrote:as nuk jam deshirit as nuk investoj per valterin :D :D por jam tifoz i ri i vllaznise edh sot kam ditlindjen edhe du qe vllaznia tma bajn sot nji fitore per dhurat zdu gja tjeter :D :D
Sot e ka edhe Lici :D :D
U bafsh 100 vjec naqe e cdo te mire ne jeten tende dhe familjen tende.
Faleminderit naqe edhe per ty gjithashtu ishalla me nji fitore, a po na e rregjistroni kangen e re??
FORZA VLLAZNIA

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: VLAZNIA - FLAMURTARI java e 25

Post by Skodrinon » Sat, 21 Mar 2009 , 15:26

U bash 100 vjeç Kristian.

shv13
Moderator
Moderator
Posts: 1174
Joined: Mon, 24 Jul 2006 , 19:25
Location: torino
Contact:

Re: VLAZNIA - FLAMURTARI java e 25

Post by shv13 » Sat, 21 Mar 2009 , 15:30

edhe 100 fpjalmit e kristianit ihere... :wink:

po kush i tha ktij cmimit nobel ne gazetari se flamurtari s asht cudi me kerku shtymjen.At e vendos arbitri a luhet a s luhet.Nqs asht terreni i rande ishalla s luhet se na kena me sulmu,me trete topa prej mbrojtjet asht kollaj edhe ne terren te rande...
hajt ishalla fitojme e te plasin marazit tane ata qe s na dojne gazetare e federate bashke...edepsyza :lol: :lol:
kuq e blu asht flamuri,
qe valvitet ne shkallet prej guri,
tane tjereve diftonja,
si tradhtojme kurre na kta bojna...

kristiani
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 624
Joined: Sat, 05 Feb 2005 , 22:27
Location: France

Re: VLAZNIA - FLAMURTARI java e 25

Post by kristiani » Sat, 21 Mar 2009 , 15:40

faleminderit Skodrinon edhe Shv 13.
Pse kaq koha e keqe keka atje?
FORZA VLLAZNIA

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: VLAZNIA - FLAMURTARI java e 25

Post by Edmond-Cela » Sat, 21 Mar 2009 , 15:41

kristiani wrote:as nuk jam deshirit as nuk investoj per valterin :D :D por jam tifoz i ri i vllaznise edh sot kam ditlindjen edhe du qe vllaznia tma bajn sot nji fitore per dhurat zdu gja tjeter :D :D
u basht nandhet e nante vjec e nandhet dite, dhe vllaznia fitoft 99 kampjunate 99 kupa 99 superkupa 9 chempions liga
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Post Reply