DINAMO --VLLAZNIA
-
- I lindur KuqeBlu
- Posts: 3657
- Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
- Location: angli
- Contact:
-
- Tifoz
- Posts: 80
- Joined: Wed, 17 Sep 2008 , 16:03
- Location: rome italy
ndeshja me dinamon eshte shume e veshtire.te dy skuadrat kane ne organike lojtare qe mund te bejne diferencen,jane duke ardhur ne formen e tyre me te mire, kane tranjera te mire e sidomos nuk duan me gabuar sepse jane ne ndjekje te tiranes.per momentin mendoj qebarazimi nuk i vlen asnjeres skuader sepse tirana sigurisht fiton e shkeputet.mgjs kampionati eshte i gjate nqs tirana shkeputet 4,5 apo 6 pike eshte e veshtire me arrite ma.mendoj qe ka me kene nje ndeshje shume taktike,por e hapun per te trija rezultatet.per vllaznine edhe barazimi nuk eshte fundi i botes.e rendesishme eshte e mos humbet.lexova se vllaznia ka me kene me e plote sepse jane tu rikthye te demtuarit.shpresoj ne nje rezultat pozitiv.
bashkimi ben fuqine!!!!
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 6241
- Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Postribe
- Contact:
Pisha-Sinanit: 90 minuta nuk jemi shokë!
Sipas kapitenit blu Arian Pisha, sulmuesi shkodran është rreziku nr.1 për kampionët
Sot blutë do ta nisin vrullshëm me dy seanca në ditë, për të kompensuar pushimin e ditës së martë. Gjithsesi, gazeta “Sporti shqiptar” mundësoi një intervistë interesante me kapitenin e Dinamos, Arian Pisha. Sipas numrit 5 të kampionëve, ndeshja ndaj Lushnjës nuk ka shfaqur të meta në kampin blu dhe fitorja është arritur si pasojë e presionit ndaj kundërshtarit deri në minutën e fundit. Ndërkohë, elbasanasi kërkon mobilizim ndaj Vllaznisë për të arritur fitoren. Sipas Pishës, Vllaznia ka një skuadër pretendente dhe një sulmues që s’të fal, si Sinani. Por duke lënë veç miqësinë midis tij dhe “bomberit” shkodran, mesazhi për një markim perfekt dhe të rreptë ndaj shkondranit është i qartë.
Arian, vini pas një fitore tepër të mundimshme në Lushnjë. Sa i shërben Dinamos ky tripikësh i parë në transfertë?
- Sigurisht që na vlen, edhe pse nuk dolëm në lojën tonë në atë çfarë kishim parashikuar përpara takimit. Megjithatë, ndonjëherë vlen më shumë tripikëshi. Për një kampionat shumë të gjatë pikët janë më kryesore. Por unë shikoj rritje të nivelit jo vetëm në stërvitje, por nga ndeshja në ndeshje skuadra ka filluar të kompaktësohet. Janë afruar shumë futbollistë të rinj, që duhet të kuptojnë lojën e njëri-tjetrit. Kryesore për ne ishte “thyerja e akullit” dhe tani duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës me Vllazninë.
Duke kaluar te Vllaznia që përmendët, mendoni se ndaj kuqebluve do të duket forca e vërtetë e skuadrës suaj?
- Vitet e fundit kemi pasur një traditë të mirë në përballjet direkte me Vllazninë, por në këtë sezon ajo është vërtet pretendente. Për këtë gjë flasin dhe vetë rezultatet e arritura dhe kontigjenti që kuqeblutë kanë në përbërjen e tyre. Si futbollist i Dinamos mendoj se duhet t’ia lëmë fushës të nxjerrë në fund fituesin e kësaj sfide. Nuk mund të ecim më me traditën pozitive që kemi ndaj tyre, por të japim maksimumin tonë në fushën e blertë.
Një duel i mundshëm me Sinanin?
- Për mua është sulmuesi më i mirë në Shqipëri, pasi të gjithë jemi të ndërgjegjshëm për aftësitë e tij. Unë e kam shumë mik, sepse kemi një kohë të gjatë që luajmë bashkë, duke qenë bashkëmoshatarë, por mbi të gjitha do të jetë shumë e vështirë në kompleks ndeshja ndaj tyre. Për më tepër, kur kanë në gjirin e tyre një sulmues si Sinani.
Si mik qe e keni, por në statusin e kundërshtarit sportiv, keni ndonjë mesazh për Sinanin?
- Nuk kam ndonjë mesazh të veçantë për të, pasi, siç e thashë dhe me lart, kemi marrëdhënie shumë të mira shoqërore. Megjithatë, brenda kuadratit të blertë luajmë futboll dhe nuk e njohim shoqërinë në kuptimin e mirë të fjalës. Të gjithë mundohemi të bëjmë më të mirën në punën tonë.
A ka Dinamo ndonjë të metë gjatë këtyre javëve, sepse, sipas asaj që flitet në media, ka lëshuar në pjesën e dytë në Lushnjë?
- Është e vërtetë që 30 minuta në pjesën e dytë skuadra u tërhoq pak në mbrojtje, por në anën tjetër edhe vendasit nuk kishin ç’të humbisnin duke qenë në disavantazh të një goli. Normalisht, ata do të kërkonin barazimin dhe në momentin që e bënë diçka të tillë u tërhoqën në mbrojtje. Kur ata ishin të kënaqur me barazimin ne sulmuam dhe e gjetëm fitoren, që kishim si objektiv në Lushnjë. Ishte presioni ynë që erdhi goli i dytë dhe mos të aludojmë që barazimi ishte aksidental.
Blutë, dje pushim, sot në fushë
Ditën e djeshme skuadra kampione në fuqi e Dinamos është lënë pushim nga trajneri i saj Zllatko Daliç. Si pasojë e festës së Bajramit, trajneri kroat ka menduat t’i le pranë familjeve të tyre futbollistët e tij. Aq më shumë që disa nga lojtarët e Dinamos janë besimtar të fesë myslimane. Por sot grupi i lojtarëve blu do t’i shtrohet punës në stërvitje me dy seanca stërvitore për të kompesuar ditën e martë, e cila iu dedikua festës.

Canaj: Dinamo, jo barometri i Vllaznisë
Trajneri Agim Canaj nuk e shikon ndeshjen e radhës si jetike, apo matëse të forcës reale
Ka një jetë të tërë gati si dinamovit. Për rrjedhojë, tek Agim Canaj është ende nostalgjia e të qenit pjesë e këtij klubi. Sot ndërkohë gjërat kanë ndryshuar. Prej disa muajsh është në “timonin” e Vllaznisë dhe të shtunën do t’i duhet të ndeshet me të kaluarën e tij. Tashmë si kundërshtar dhe kuptohet që do mundohet të bëjë më të mirën për skuadrën e tij të re, sepse është profesionist. Në fundjavë nuk do të bëhet fjalë për “hakmarrje”, madje vlonjati nuk ka dëshirë as ta përmendë fare këtë fjalë. Thjesht e konsideron ballafaqimin me kampionët në fuqi një sfidë të radhës. Vetëm kaq dhe madje nuk ka dëshirë ta cilësojë as barometër për të ardhmen. “S’ka si të jetë barometër. Luajmë ndaj skuadrës kampione në fuqi, ndaj një skuadre e cila ka dhe ajo pretendimet e veta dhe do të mundohemi të bëjmë më të mirën në fushën e lojës. Mbi të gjitha, për të shfaqur vlerat e futbollit shkodran. E rëndësishme për mua është se kjo ndeshje luhet në Tiranë dhe, për rrjedhojë, ndeshja do të luhet vetëm në fushën e lojës dhe nuk do të jetë si në disa fusha të tjera, ku ka shumë presion nga tribunat. Besoj se do të fitojë ajo skuadër që do tregojë më shumë dëshirë, më shumë shpirt gare dhe kuptohet që dëshira është e madhe që ta fitojmë këtë ndeshje,” ka thënë ndër të tjera Canaj në konferencën e djeshme për shtyp. Vllaznia ndërkohë ditët e fundit është kritikuar shumë sa i takon lojës shumë të dobët që ka zhvilluar. Por edhe Dinamo duket se ka qenë në të njëjtat ujëra, megjithatë të dyja skuadrat vijnë në këtë ndeshje pas fitoreve të arritura në javën e fundit dhe prandaj trajneri i kuqebluve mendon se do të jetë një ndeshje e vërtetë rivalësh, prandaj shton: “Edhe Dinamo, ashtu si ne, ka pasur luhatje në këto javë të para të kampionatit, por nuk besoj se në ndeshjen e së shtunës, ky faktor do të ndikojë. Ka për të qenë një ndeshje e vërtetë rivalësh, ku secila skuadër ka për të treguar vlerat më të mira.” Ndaj Bylisit javën që shkoi, shkodranët nuk janë paraqitur aspak mirë në lojë. Agim Canaj thotë se e ka diskutuar me skuadrën atë paraqitje, madje edhe në ditët në vazhdim do të nxirren problemet e konstatuara, por më shumë rëndësi kanë për të rikuperimet e disa lojtarëve. “Ndeshjen me Bylisin e kemi analizuar, por natyrisht që, kur fitohet, shumë gjëra stabilizohen. Megjithatë, me lojtarët i kemi diskutuar jo pak gabimet e vërejtura dhe do të mundohemi t’i riparojmë. Mbase ka ndikuar edhe fakti se ndaj skuadrave të ashtuquajtura të vogla, lojtarët nënvlerësojnë disi, por ata duhet ta kenë të qartë se kundërshtari nuk mposhtet me fanellë, por në fushën e lojës. Gjithsesi, më shumë rëndësi për ne në këto momente ka riaftësimi dhe rritja e parametrave fizikë të disa lojtarëve që kemi pasur të dëmtuar. Dinamo kërkon përkushtim maksimal dhe në fakt jam duke e vërejtur gjatë këtyre ditëve te futbollistët. Jemi në vend të tretë dhe në këtë takim të radhës duhet të shkojmë me autoritetin që të jep ky vend,” ka thënë ai në fund të prononcimit të tij.
Mbaron agjërimi, trajneri i kënaqur
Prej ditësh kishte ndodhur kështu, madje edhe në ndeshjet zyrtare thuhet që disa lojtarë të Vllaznisë kanë agjëruar, por në kampin shkodran kjo nuk është bërë çështje. Lajmi bëhet i ditur pikërisht tashmë pas mbarimit të muajit të Ramazanit, teksa thuhet se 4 5 lojtarë të Vllaznisë kanë agjëruar. Tashmë që muaji i Ramazanit ka mbaruar, edhe trajneri Canaj ndihet më i lehtësuar. “Pa u marrë shumë me këtë çështje, do të bëja vetëm një urim: “Bajrami ishalla na prin mbarë me rikuperimin e të gjithë lojtarëve që kemi të dëmtuar. Besoj se festa të tilla na gëzojnë dhe unë do t’u uroja mbarësi të gjithë njerëzve të futbollit.” Në kampin shkodran loja jo e mirë që ka shfaqur skuadra në ndeshjet e fundit është komentuar edhe si shkak i agjërimit të disa lojtarëve të formacionit bazë.
Presidenti Fushaj uron të gjithë tifozët
Numri një i klubit shkodran, presidenti Valter Fushaj, dje ka uruar të gjithë futbollistët e tij, trajnerët, punonjësit e klubit, ekipet zinxhir, gazetarët dhe mbi të gjitha tifozët e zjarrtë shkodranë, për festën e Fiter Bajramit. Në Shkodër duhet thënë se ekziston një marrëdhënie e shkëlqyer mes besimeve të ndryshme fetare dhe për pasojë, kur dje myslimanët kanë festuar, të shumtë kanë qenë urimet që ata kanë marrë nga gjithë të tjerët. Kështu ka ndodhur edhe me presidentin Fushaj, që u ka uruar të gjithë atyre me rastin e kësaj feste dhe, siç e thamë, në veçanti tifozët, duke u thënë: “Bajrami shpresojmë të na sjellë gëzim dhe sukses të shtunën me Dinamon në Tiranë.”

Vllaznia, asnjë presion përpara Dinamos
Kuqebluve nuk u është vënë kusht fitorja patjetër, por vetëm të luajnë lirshëm dhe bukur
Një ndeshje vlen shumë. Jo vetëm në aspektin e marrjes së tri pikëve, por më tepër në atë të rritjes së moralit së skuadrës. Kështu mendojnë aktualisht te Vllaznia, ekipi që pretendon të bëjë më të mirën në ndeshjen e kësaj jave me Dinamon. Nëse arrihet një fitore, ajo do të konsolidojë pozitat e kuqebluve në ndjekje të Tiranës, skuadrës që udhëheq kampionatin. Përveç kësaj, një tripikësh në këtë takim, do t’i bindte të gjithë se kjo skuadër ka shumë forca në vetvete për të besuar në marrjen e trofeve. Shumëkush mendon se Vllaznia e sivjetme është më e mira e gjithë këtyre viteve të fundit. Në rezultatet e javëve të para të kampionatit nuk është dhe aq keq, por në lojë ka zhgënjyer disi, sidomos në tri ndeshjet e fundit ndaj skuadrave jo shumë të forta. Trajneri Canaj mendon se është një koncept i gabuar nënvlerësimi që u bëhet skuadrave të tilla dhe prandaj ka thënë: “Skuadrat që konsiderohen pretendente shpeshherë i nënvlerësojnë të ashtuquajturat skuadra të vogla. Kështu na ka ndodhur edhe neve në ndeshjet e fundit, sepse lojtarët më duket se i menduan ndeshjet të fituara pa filluar ende, ndërkohë që në fushë rezultoi shumë më ndryshe. Një kundërshtar nuk mundet me fanellë, por duke e sfiduar në fushën e lojës.”
Për Dinamon dhe Vllazninë, ky do të jetë ballafaqimi i dytë në këtë sezon. I pari ka qenë ai për Superkupën, që është fituar nga blutë 2 0. Kjo ndeshje merret si shembull nga të dy ekipet: nga dinamovitët si takimi më i mirë që kanë zhvilluar këtë sezon, ndërsa nga shkodranët si ndër takimet më të dobëta. Për rrjedhojë, secili do të mundohet të bëjë më të mirën, sepse është një 90-minutësh shumë i rëndësishëm. Trajneri Canaj është munduar ta heqë pak përgjegjësinë e madhe që ka ky takim, duke e cilësuar atë thjesht të radhës, sepse janë të mundshëm të tri rezultatet. Pastaj është vetëm java e 6 të e kampionatit dhe është herët për të thënë se me një fitore a humbje në këtë ndeshje, u rregulluan apo u prishën shumë gjëra. Për këtë arsye, edhe presidenti i klubit, Valter Fushaj, duket shumë i qetë në pragndeshje. Nuk ka asnjë deklaratë për fitore me çdo kusht a premio të majme. Thjesht ai do që skuadra e tij të paraqitet denjësisht, të bëjë lojën e saj dhe në bazë të kësaj loje, të marrë edhe rezultatin e merituar. Mbase kjo është një gjë pozitive, sepse lojtarët nuk do të jenë nën trysninë e fitores së domosdoshme, fjala vjen për të shpëtuar rrogat e tyre, apo nga gjobat që mund t’u vihen. Deri tani askush nuk është marrë me këtë çështje dhe kjo është shumë pozitive.
Dëmtimet, shqetësimi i stafit shkodran
Prej fillimit të kampionatit, trajneri Agim Canaj asnjëherë nuk i ka pasur të gjithë lojtarët në dispozicion. Mungesat për shkak të dëmtimeve kanë qenë gjithnjë prezente te Vllaznia në këto 5 ndeshje të zhvilluar dhe kështu duket se do të ndodhë edhe në javën e gjashtë. Themi kështu, pasi mbrojtësi Beqiri, megjithëse ka filluar të stërvitet me skuadrën, nuk është shumë e sigurt nëse do të luajë apo jo. Po ashtu, gjatë këtyre ditëve kanë zhvilluar stërvitje të diferencuar edhe Dhëmbi e Lici. Kjo do të thotë se ata janë në pikëpyetje për takimin ndaj Dinamos dhe për rrjedhojë stafit drejtues sërish i duhet të “arnojë” për formacionin. Kjo ka qenë edhe një nga arsyet kryesore që Vllaznia në ndeshjet e fundit nuk ka dhuruar lojë të bukur.

- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
-
- I lindur KuqeBlu
- Posts: 3657
- Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
- Location: angli
- Contact:
-
- Antar
- Posts: 23
- Joined: Tue, 09 Sep 2008 , 17:55
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- Antar
- Posts: 16
- Joined: Fri, 26 Sep 2008 , 16:34
Pershendetje, te gjitheve,
Une doja te pergezoja "ADMININ", per kete mundesi qe na krijon, une ju bej thirrje te gjitheve te kontribuojme, per mirembajtjen e kesaj faqeje, me disa donazione kesh, te pakten nga 50 euro ne vite, nuk jane asgje, kjo te jete vetem per ato qe banojne jashte shqiperie, besoj se vellezerit e mi shkodrane do te jene daccort.

PRanoj
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Un jam gatiromeo wrote:Pershendetje, te gjitheve,
Une doja te pergezoja "ADMININ", per kete mundesi qe na krijon, une ju bej thirrje te gjitheve te kontribuojme, per mirembajtjen e kesaj faqeje, me disa donazione kesh, te pakten nga 50 euro ne vite, nuk jane asgje, kjo te jete vetem per ato qe banojne jashte shqiperie, besoj se vellezerit e mi shkodrane do te jene daccort.
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 6241
- Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Postribe
- Contact:
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 6241
- Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Postribe
- Contact:
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 6241
- Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Postribe
- Contact:
-
- I lindur KuqeBlu
- Posts: 3657
- Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
- Location: angli
- Contact:
-
- Tifoz nderi
- Posts: 887
- Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04
admini ka qef me u pagu ne natyre,me vjen keq por un nuk kontribojromeo wrote:Pershendetje, te gjitheve,