Altin wrote:Ocuna un them qe vllaznia mund ta kishte fituar kupen dhe pa tolerime . dhe sot te kishte fituar me dinamon.Dhe sot pres.dinamos me duket se ika ven premio skenderbeut qe te demtonin lojtaret e partizanit.Nga skenderbeu dolen 3 me karton te kuq kshu qe dinamo se meriton titullin

.Dhe duket qe vllaznia ka ber marrveshje me dinamon se edhe te shtunen Grima deklaroi te Rubrika Sportive qe Partizoni esht skuader kot se meriton titullin po ashtu tha dhe pres.i Vllaznis te Skaner Kampionat.Mos harroni se dhe kur u luajt ndeshja Partizani-Vllaznia pres. i Dinamos kishte ven nje premio per Vllaznin.
Altin ke te drejte, pazaret e dinamos jane paturpsi e madhe:
jo vetem qe manipulon ndeshjet direkte por "fut" vllaznine e skenderbeun me damtu qellimisht lojtaret e partizanit, e mandej nervozohena na se arbitri na ka ba me hile, a pse na kan sha tifozat e partizanit ...
ma poshte nji shkrim i albaniasport:
Partizani spektakël, Skënderbeu dhune e 8-lojtarë
Në pushimin e ndeshjes Partizani-Skënderbeu, atëherë kur të kuqtë e Likës udhëhiqnin 2-0, në një nga kafenetë pranë stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”, presidenti i Partizanit, Albert Xhani i kërkoi me mirësjellje zëvendëspresidentit të Skënderbeut, Zoi Mindili, që lojtarët korçarë të bënin shumë kujdes për ndërhyrjet e ashpra ndaj futbollistëve të tij.
Bosi i Partizanit kishte të drejtë. Gjyqtari i takimit Kridens Meta akordoi mbi 40 faulla të lojtarëve të Skënderbeut, të cilët me ndonjë “mision killeri” ndërhynë ashpërsisht deri në dëmtime të rënda fizike ndaj futbollistëve të Partizanit, ashtu siç veproi edhe Vllaznia tri ditë më parë, por në mitikun “Qemal Stafa”, atje ku gjithmonë loja ka qenë pjesë e “fair-play”-it.
Mbrojtësi i Partizanit, Fatjon Tafaj la fushën i fashatuar në kokë pas një ndërhyrje të lojtarëve korçarë.
Gjergj Muzaka realizoi një gol spektakolar nga një goditje dy takime mbi vijën e 16-metërshit (i 10-ti sezonal) dhe Elis Bakaj, krijoi me inteligjencë të pakrahasueshme një eurogol pesë minuta më vonë, në të 32’. Goli i 13-të për yllin e Partizanit.
Pjesa e dytë “prodhoi” si kurrë më parë tre kartonë të kuq: Kote në të 67’, Shtupina në të 73’ dhe Çipi në të 88’, duke e lënë skaudrën korçare me tetë lojtarë, minimumi i lejueshëm për të vazhduar një ndeshje.
Skuadra korçare jo vetëm që pësoi humbjen e tretë rresht me Partizanin dhe të 27-n sezonale, por edhe të 57 historike në 98 ndeshje me 15-herë kampionët e Shqipërisë, duke i dhënë kështu “lamtumirën” në mënyrë të turpshme kryeqytetit shqiptar, e për të rifilluar sërish aventurën në Kategorinë e Parë së bashku me Besëlidhjen e Lezhës.
Të shtunën, më 17 maj, Partizani, që vedndosi edhe një rekord pathyeshmërie në ndeshjet e shtëpisë: 16 takime, asnjë humbje, do të luftojë për titullin e 16-të në 60 kampionate të zhvilluar në kampionatin maksimal, kur përballë do të ketë një Dinamo të çlodhur dhe tërësisht të paimpenjuar në ndeshjet e fundit, çuditërisht të lehta për blutë