Page 2 of 2

Posted: Wed, 05 Mar 2008 , 17:53
by Miri
besa 2-2 VLLAZNIA mbyllet takimi i pare.
ndeshja e kthimit do luhet me 12.03.2008 ne loro borici

Posted: Wed, 05 Mar 2008 , 17:57
by rai
falemnders per transmetimin e ndeshjes Miri....edhe adminit gjithashtu...na nderut !!!!!!!!!!!!!!!

Posted: Wed, 05 Mar 2008 , 18:30
by Man in Redblue
mqs kam than qi nuk do te baj ma tifo per vllaznine kyt sezoni, po e dredhi tesh e po tham: nuk do te baj ma tifo per kampionat, :lol: :lol: kurse per Kupe: PARA VLLAZNIAAAAA

Posted: Wed, 05 Mar 2008 , 21:16
by tironsi_tr
Une them se sot jeni kualifiku per turin tjeter, vec po mos boni Fushaj na i dallavere.


Ket vit duhet me i bo ball Dinam/Partizan se jon motra dhe lejne njona tjetres.

Posted: Wed, 05 Mar 2008 , 21:48
by vllaznia1919
Fuksat me oficierat kan shku mire gjithmone. :lol: :lol: :lol: :lol:

Posted: Wed, 05 Mar 2008 , 23:14
by rai
vllaznia1919 wrote:Fuksat me oficierat kan shku mire gjithmone. :lol: :lol: :lol: :lol:
si nji m... me e nda pergjys jane... :lol: :lol:

Posted: Wed, 05 Mar 2008 , 23:35
by tironsi_tr
Cakrama Goten v1919 se e ke thon SUPER nji ket shprehje!!!

Posted: Thu, 06 Mar 2008 , 05:13
by Shkodrani81
Shyqyr qe paskan barazu jashte, se asht favor i madh per ne, dhe me kyt rezultat asht marre ba mas me u kualifiku, megjithse une mendoj se jena te kualifikum qysh me kyt barazim, sepse i thojne 2 gola ne fushe te kundershtarit dhe kja asht pothujse si nje fitore.

Posted: Thu, 06 Mar 2008 , 14:28
by Admin
Rezultati asht shume i mire, e nqs nuk bajne ndoj marri ne shkoder, kualifikim e kena ne xhep.

Ju qe keni pa ndeshjen na tregoni pak ma shume.

Miri pa golat a i kena kund???

Posted: Thu, 06 Mar 2008 , 14:41
by kuqeblu4ever
Ku ka shku puna jone me u knaq me barazim me besen, me besen asht dasht me fitu krejt me i marr hakun e 2-0 ne kampionat. Shifeni tesh kur te na rrahin besa 1-0 ne shkoder edhe mirupafshim edhe kupes.

Posted: Thu, 06 Mar 2008 , 16:02
by forri
kuqeblu4ever wrote: Shifeni tesh kur te na rrahin besa 1-0 ne shkoder edhe mirupafshim edhe kupes.
Jo mor,ishalla s'kan lujt mënç!!

Posted: Thu, 06 Mar 2008 , 17:02
by GOLDIAN
une ju gezova shume golit te barazimit
barazimi si rezultat a me i mire se hupja 2-1 po nga ana tjeter
nje skuader si kjo e jona qe itash bore itash shi itash diell e ne fund bubullime nuk te jep siguri pasi nese futen me mendimin te ruajne 0-0 do e pesojne
kurse te humbnin 2-1 do ishin fut per fitore
kam frike se besa ska me dal pa gol ne shkoder
ISHALLA GABOHEM

Posted: Thu, 06 Mar 2008 , 17:46
by rai
du me u kualifiku e me fitu kupen Vllaznia, por ....jam i bam kubel i tesh, nuk di se si ka mundsi qe jena kaq te pa qendrushem, si me loje e po ashtu dhe me rrezultat...fundi dalt hejr , ka pa than gjergj mullaga...por te pakten Besen e shoh te eleminume.

Posted: Sat, 08 Mar 2008 , 21:11
by GOLDIAN
MAS NDESHJES SE SOTME KU JENA PERTOKE UNE PERSONALISHT NUK E SHAF 100% te sigurte kualifikimin
ME FALNI PER PESIMIZMIN POR BESA KA LOJTAR ME TE AFTE SE DURRSI E TA RRASIN PETLLEN MA REHAT

Posted: Sat, 08 Mar 2008 , 21:37
by vllaznia1919
me lujte si kan lujte sot kta hupin mren ne Shkoder edhe Cakranin!

Posted: Wed, 12 Mar 2008 , 13:13
by vllaznia1919
Elvin Beqiri, pritet debutimi

Nëse nuk kanë munguar ta shoqërojnë problemet që në tartin e tij të parë me detyrën e re, për malazesin e pankinës shkodrane është rezervuar edhe ndonjë surprizë e këndshme. Dhe ajo është gatishmëria e Elvin Beqirit për të filluar kontributin për Vllazninë e tij. Një mungesë dhe vonesë shumë e gjatë larg fushës së futbollit që mesa duket i ka ardhur fundi dhe ai sot pritet të jetë debutues në fushë e “Loro Boriçit” që për koiçidencë është në të njëjtën ditë me ish trajnerin e tij të dikurshëm Dervish Haxhiosmanoviç. Në fakt, “Muço”, siç e thërrasin shokët, bazuar në grafikun ditëve rikuperuese të përgatitur nga stafi mjekësor e kishte përllogaritur që më përpara që në këtë ndeshje të mendonte startimin e tij me Vllazninë, projekt që ishte bërë në një farë mënyre edhe me ish teknikun tiranas Mirel Josa, por me sa duket “peshqeshi” po i takon Dedës. Lajmi i prezencës së këtij futbollisti tashmë të mirëvlerësuar nga opinioni në fushën e lojës pritet të ketë një ndikim shumë pozitiv në radhët e tifozëve, të cilët nisur edhe nga zbritja e çimimit në 200 lekë për këtë ndeshje do të kenë një interesim të madhe në shkallët e “Loro Boriçit” në mbështetje të skuadrës së tyre drejt kualifikimit të turit gjysëmfinal.