Re: Armando Duka
Posted: Wed, 22 Apr 2009 , 15:11
Replika e presidentit të Bylisit për deklaratën e anësorit Biçaku. “Më bëri trimin”
“Prisni, ka edhe më për gjyqtarët!”
Besnik Kapllanaj: “Disa prej tyre janë gati të nxjerrin fakte që kompromentojnë FSHF-në”
Presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj, ka bërë të ditur një ditë pas publikimit të skandalit, se ka edhe shumë fakte të tjera që kompromentojnë drejtuesit e institucionit të futbollit shqiptar. Gjithashtu, kreu i klubit ballshiot është shprehur se disa gjyqtarë janë gati t’i nxjerrin këto fakte.
“Kam shumë fakte të tjera që implikojnë gjyqtarët dhe FSHF-në, - pohon Kapllanaj për ‘Panorama
Sport’. - Madje, disa gjyqtarë janë gati të nxjerrin në publik disa fakte shumë të forta, që kompromentojnë
drejtuesit më të lartë të futbollit shqiptar. Mirëpo, po presim momentin e duhur për t’i bërë publike ato.
Gjyqtarët duhet të kenë parasysh se Armand Duka dhe Ilir Shulku nuk janë të përjetshëm në atë post.
Nëse Duka do që ta nxjerrë Bylisin nga Kategoria Superiore apo ta luftojë atë, le të na e thotë haptazi, në mënyrë që unë të mos harxhoj gjithë ato para. Nëse ai do të vazhdojë kështu, më mirë të na e thotë që unë ta shpërbëj ekipin”.
Biçaku dhe të tjerët
Pas reagimit të anësorit Emiljano Biçaku, i cili ka thënë ndër të tjera se presidenti Kapllanaj e ka kërcënuar me jetë,
ky i fundit ka replikuar.
“Çuditem që FSHF-ja ka lejuar që të flasë gjyqtari, - pohon fillimisht kreu i klubit ballshiot. - Unë kam pasur një debat verbal me gjyqtarin, pasi nuk mund të lejoj që këta njerëz të tallen me investimet e mija dhe
me një komunitet të tërë. Mund t’iu them se, edhe gjyqtari më ka kërcënuar nëpërmjet mesazheve të tjera, madje ka bërë edhe “trimin”, duke më çuar mesazhe ofenduese, pasi ka marrë vesh lajmin që është përjashtuar”,
thotë Kapllanaj, i cili më tej flet për rastet kur gjyqtarët janë pezulluar sipas tij, se Bylisi ka marrë pikë kur
ata kanë gjykuar. “Unë nuk kam për të heshtur se duan këta njerëz dhe do t’i denoncoj të gjitha rastet kur
ndaj nesh janë bërë padrejtësi. Ka pasur shumë raste kur gjyqtarët janë pezulluar menjëherë pasi kanë gjykuar një ndeshje, ku Bylisi ka marrë pikë. Në takimin e fazës së dytë ndaj Flamurtarit, ka pasur një gafë të madhe të gjyqtarit Elvis Peza, i cili nuk akordoi një penallti shumë të qartë në minutat e fundit, teksa rezultati ishte në barazim 1-1. Ka qenë një rast i bujshëm, sepse moviola e tregoi qartë se ishte një penallti dhe gjyqtari ishte pranë. Mund t’ju përmend edhe shumë raste të tjera me gjyqtarët Guçe, apo edhe Latifi. Gjithsesi, unë nuk kam asnjë arsye për të debatuar me gjyqtarët apo me FSHFnë, nëse ndeshjet e Bylisit do të gjykohen në mënyrë korrekte. Kur gjithçka në fushë është në rregull, unë do t’i kërkoj llogari skuadrës sime. Nëse gjyqtari më degjeneron si në ndeshjet brenda ashtu edhe jashtë, atëherë unë nuk mund ta pranoj dhe s’mund të rri duarkryq. Mund të përmend se janë 4 pikë të hequra së fundmi, me të cilat Bylisi nuk do të ishte në vendin e fundit”, ka thënë presidenti Kapllanaj.