Page 2 of 6

Posted: Wed, 19 Sep 2007 , 05:07
by Shkodrani81
Si pa na lodh kja Vllaznia, tash sa vjet jena tu e permend kyt "kthesen" pa s'pa bahet gja. Ne daqin me ba kthese, e vetmja gja qe mendoj une , asht me lujt ndershem. Kur s'ke nder , s'ke kurgja.

Posted: Wed, 19 Sep 2007 , 23:47
by BLEDI
Per mendimin tem kthesa bahet vetem kur Valteri t'nrrojne rregullat e drejtimit te klubit se nuk kercenohen lojtart!se kshtu nodhi edhe vjet me Shulcen kur lojtart u pezullun edhe iku trajneri po ishalla nuk shkon puna aty,se ke ka me perjashtu?me tan ate merkato qe bani nuk ka ke me majt as ke me perjashtu,lojtart jane ne rregull po kur ju fut 20mije dollar gjobe nuk ju bajne kamte as me lujte,po ishalla fillojne e fitojne edhe per mendimin tem perjashtimi nuk ashte nji gja qe na duhet pa fillu mire sezoni se n'fund fundit tri neshje jan ba,e pame edhe vjet si fluturoj Shkumbini si me ken me speca ne be** edhe mezi nejti ne superlige ne fund.Apo si kishte than aj lojtari i Partizanit qe iku Vllaznia prej pretendimit per titull :evil: per ate loje qe ka ba partizani edhe se na duhen pikt njashtu nuk e du fitoren Vllaznia humi po ma mir se ata lujtme ate nate pavarsisht se humen :evil: :evil: :evil:

hajde me nji tre piksh ishalla>>>>para Vllazniaaaaaaaaaa

Posted: Thu, 20 Sep 2007 , 21:00
by sportist_shkodran
Si ka mundesi me ken kaq disiplin xero ne ekipet shiptare ma,nga kjo rrjedhin shum te k'qija mrapa mandej,un se kuptoj hiq ket pun,zoti e baft mir me kta rrangalla qe kena neper ekipe.

Posted: Fri, 21 Sep 2007 , 05:26
by Shkodrani81
Ne dashte me e tregu vedin taman Vllaznia se ka ba merkato dhe ekip te mire, duhet jo vetem me fitu me Shkumbinin por me fitu thelle, se tash tre neshje po na thojne se hala nuk po dina me u harmonizu me njeni-tjetrin, me t'thane mendja se jane tu u harmonizu Ronaldinho me Shevqenkon.

Nese as ne kyt neshje nuk fitojne thelle, s'ma merr mendja se bahet ma Vllaznia per simjet.

Hajt inshalla 4-0 (Sukaj, Sinani, Sinani, Lika)

Posted: Fri, 21 Sep 2007 , 12:04
by GOLDIAN
shkodrani81 ta marrsha te keqen une thashe 3-0 po ti kerkon shume naqe
ne kete ndeshje ishalla zhbllokohet sinani dhe bllokohet stojku me dalipin

Posted: Fri, 21 Sep 2007 , 15:17
by rai
Ajo qe do ti ndihmoj lojtaret tone dhe qe Josa duhet ta bajn si zakon eshte MOTIVIMI.Asht i te njajtes randsi ashtu si dhe pergatitja fizike e taktike.Sot ne futbollin modern asht njesoj e nevojshme ashtu siq e deshmoj Otto Rehagel me legenat greke, ku ja mbushi mendjen se ato ishin me te miret ne bote , se ato ishin yjet e botes se kampionati europian ishte vetem i tyni ....e greket u cune e bane namin e rrahen dy here mren ne Lisbon Portugalin. Dikush mundet me thane se parja qe marrin lojtart asht boll me i motivu lojtart por jo ato kane nevoje per motivim ne dhomat e zhveshjes dhe biles edhe ne fushe. Shume skuadra ne bote ne cdo sport krahas stfit teknik kane edhe psikologet sportiv, por une tham se tash per tash te na asht detyr e trajnerit.ai duhet ti baj me besu lojtart te fitorja e jo te kercnimi me gjoba e ku di un

Posted: Fri, 21 Sep 2007 , 15:23
by GOLDIAN
notorius ke drejte por une kam nje frike se josa po mendon per te ardhmen e tij e jo per kete ndeshje
starova u largu nga tirana i preferuari i halilit asht josa
ishalla gabohem

Posted: Fri, 21 Sep 2007 , 15:28
by rai
Une flas ne pergjithsi per kushdo te jete trajneri i Vllaznise.Te jete i zoti ti shkundi lojaret tu i motivu.Veni re se ca bahet ne futbollin amerikan ne dhoma te zhveshjes ose edhe para lojes nga nje lojtar ose shiheni ekipin e zelandes re para ndeshjeve te regbise...cfare motivimi

Posted: Fri, 21 Sep 2007 , 15:28
by Miri
o djema aman te fitojme te pakten 1-0 leni rrezultatet e medha se njata na kan djeg deri tani.

Posted: Fri, 21 Sep 2007 , 15:31
by GOLDIAN
akaliptos dhe une do isha i kenaqur me 1-0 per ne po kam frike te kunderten
haili asht rikthy te tirana dhe don josen
josa deshton kete takim dhe iken

Posted: Fri, 21 Sep 2007 , 15:38
by Miri
besoj se do fitojme,nese nuk fitojm edhe neser at`her esht me u lodh kot per kyt sezon.

Posted: Fri, 21 Sep 2007 , 16:10
by Admin
Notorius ke te drejte sa i takon motivimit si edhe qe kete gja duhet ta bajne tranjeri, por sduhet me harru qe tranjeri ne Shqipni ka shume shume pak force!!!

Duhet qe klubi me i dhane besim dhe fuqi te plote tranjeri, te jete ai qe vendos per lojtaret, ai qe vendos per gjobat, e jo te vendos klubi apo presidenca!!!

Tranjeri ne shqipni asht figura qe rrespektohet ma pak se gjithkush.

Posted: Fri, 21 Sep 2007 , 16:53
by Admin
Ndeshja Vllaznia - Shkumbini do te luhet neser ne oren 16:00 ne stadiumin Loro Boriçi.

Ndeshja drejtohet nga treshja:
Kridens Meta (Tiranë), Indrit Shima (Durrës), Denis Rexha (Tiranë).

Posted: Fri, 21 Sep 2007 , 17:02
by rai
Admin dikur motivusi ma i madh ne ekip te Vllaznise krahas trajneri ishte edhe kapiteni...nuk mund ta harroj kurre Ferid RRagamin se si i shkundte lojtaret ne fushe , ishte shume autoritar e ne cdo moment i therriste te gjithve per perkushtim, mbaj mend kur i bertiti ne fush Lul Bershemit ne nje ndeshje ku ai po diftohej individual e nuk po pasonte......Ket nuk e kena na tesh , nje lojtar qe me autoritetin e tij te ishte zoti i fushes....

Posted: Fri, 21 Sep 2007 , 17:09
by Admin
Ehhhh naqe, tesh kane ardh kohna te tjera!

Problemi asht tek besimi qe i jep tranjeri kapitenit.
Lici asht bajagi autoritar por ka shume ego ne loje edhe kja ego kam pershtypjen se shume here e ban me ba zgjedhje te gabume, si edhe mas me i gjyku me qetsi situatat.

Grima noshta mund te jete per kapiten por nuk e di tamam se sa asht autoritar.

Osja asht i qete shume ne loje dhe mund te bajne per kapiten por duhet me ken pak ma shume autoritar dhe me marr ma shume gjana ne dore(dmth me i bertit pak ma shume lojtareve :D ).

Sinani asht nji lojtar qe me lojen e tij i ban pervedi futbollistat qe ka ne ekip, pasi i jep shokeve siguri, por kur nuk asht ne gjendje te mire, bashke me te bjen edhe ekipi.

Noshta Grima mund te jete lojtari ma i duhun per te kene kapiten.

Posted: Fri, 21 Sep 2007 , 17:55
by bladyy
pershnetje tanve iher

Per sa i perket ndeshjes me shkumbini un jam shum optimist qe kena me fitu.Presidenti bani mire qe nuk bani ndeshkime sepse do ta kishte ranu ma shum gjendjen e ekipit,tash ishalla kta karaifilat tone kan xan mend.

Edhe un jam dakort me adminin qe grima kishte ken ma mire me ken kapiten.E pat ba shume mire kur dolme kampion ne sezonin 97-98.

HAJT PRA ME FITORE NESER
PARA VLLAZNIA!

Posted: Fri, 21 Sep 2007 , 18:49
by GOLDIAN
mu sme ban zemra me shkru ma
dhe besa dhe elbasani me rezultate pozitive
kurse na mendojme apo fitojme me peqinin ne shkoder
ca po na bajne vec nje zot e din
mallku qofshin ata qe po ndyjne fanellen e shejte kuqeblu

Posted: Fri, 21 Sep 2007 , 20:48
by BLEDI
Tjeta juj!!

Per kyt neshje une jo se jam optimist po do te bahem edhe tham kena munsi me fitu pa problem edhe me i tregu skuadrave tjera se jena edhe na pretendenta per titull!!

parashikimi jem :roll: :roll: :roll:??????>>>>>>2-0

para Vllazniaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

Posted: Fri, 21 Sep 2007 , 21:04
by sportist_shkodran
Ajo qe thet Notorius asht e domosdoshme,pra shkurt mi dhan zemer lojtarve,bile un jam qe kete mi ba vetem ne dhomat e xhveshjes,sepse ma perpara me duket sikur fryhen,gjithsesi pregaditja fizike dhe taktike i vejn piken mbi i ksaj pun.

Posted: Sat, 22 Sep 2007 , 00:15
by GOLDIAN
sportist_shkodran wrote:Ajo qe thet Notorius asht e domosdoshme,pra shkurt mi dhan zemer lojtarve,bile un jam qe kete mi ba vetem ne dhomat e xhveshjes,sepse ma perpara me duket sikur fryhen,gjithsesi pregaditja fizike dhe taktike i vejn piken mbi i ksaj pun.
vllazen mu sme merr gjumi
neser skam me ken ne forum po ishalla fitojme