Lajme te ndryshme

Ketu mund te shkruani dhe te diskutoni per çdo gjë ...
Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Thu, 02 Aug 2007 , 00:48

Ppapapaa, golid ndrrove parti ???:D :lol:
Vllaznit Ultras

Image

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Thu, 02 Aug 2007 , 00:56

Ekipi qe po nderon Shkodren

Wednesday, 01 August 2007
Ekipi i cili po nderon Shkodren!
Fitorja e sotme e The Door, Albania ka bere qe ekipi yne te shenoje fitoren e 4-te ne Kupen e Norvegjise 2007 qe mbahet ne Oslo te Norvegjise nga data 29 Korrik deri me 4 Gusht 2007.Ndeshja u mbajt sot ne oren 16.20 kunder ekipit te Ready te Oslos me fushen nr 7. Ekipi i Ready eshte nje ekip i vjeter i formuar ne vitin 1904.Ndeshja ka qene shume e forte dhe rezultati I takimit eshte The Door, Albania : 3-Ready, Oslo : 0.U dalluan repartet e mbrojtje dhe te sulmit, neser ekipi yne do te ndeshet me dy skuadra te tjera, pra duke realizuar nje ndeshje paradite dhe nje tjeter pasdite. Perseri porta e portjerit tone, te talentuarit Ditmir Pepa sot nuk u prek.Eshte fakt qe ai ka patur nje performance te shkelqyer i mbeshtetur dhe nga reparti mbrojtjes te cilet e kane asistuar ate dhe kane bere qe ai e vizitohet sa me pak nga suluesit e skudadrave te ndeshura deri me tani. Ka qene nje penallti e dhene gjate takimit te djeshem ne mes te The Door dhe Loreskog 2 e cila u shkaktua nga mesfushri yne Kyeziu e cila u prit me mjaft mjeshtri nga Pepa, e qe me pas perfundoi ne proten e portjerit Pepa si rezultat e mos nderhyrjes se futbollisteve tane. Krejt takimi i djeshem perfundoi me rezultartin The door, Albania : 5- Loreskog 2: 1. Paraqitja e mire e ekipit tone ka nbere qe te rritet dhe numri I tifozeve te cilet paraqesin interes per te dhe te bejne tifo the The door Albania. Jane me dhjetra Shqiptare nga Kosova dhe Shqieria te cilet marrin kontakt me ekipin tone dhe po e ndjekin ate nga ndeshja ne ndeshje.
Nga Ekeberg, Oslo / Kastriot Faci.

fotoja mund ta gjeni ktu http://www.infoshkodra.com/index.php?op ... &catid=147
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Sat, 04 Aug 2007 , 23:18

Shkrumbohet “Udineze” në Velipojë
Saturday, 04 August 2007
4gusht-07
Besi Bekteshi

Shkrumbohet “Udineze” në Velipojë.
Alarm dhe panik në plazh dhe në Shkodër.


Pushuesit dhe zjarrfiksit dhe policia kontrollojnë zjarrin që do të përhapej në hotele.
Tenxherja me vaj dhe furra e picave “fajtoret” e zjarrit që shkatërroi miliona.


Shkodër—Ka qënë ora afër një e mëngjezit të ditës së shtunë, kur në celularët e shumë individëve në Shkodër dhe në zjarrfiksit po të qytetit kanë ardhur dhjetra informacione për zjarin e rënë në një nga lokalet tavernë më të vjetër në qëndër të Velipojës. “Udineze” lokali në mes të pishave i vëllezërve Kurti ka dashur vetëm 25-30 minuta që të shkrihej i tëri dhe milionat janë shkrumbuar pikërisht në këtë lokal i cili ka qënë ndër të parët taverna që ka funksionuar dhe që kanë emër të mirë në Velipojë. Pushues dhe policia kanë dhënë ndihmë të parët. Njerzit janë larguar menjëherë, por pozicioni i “Udinezes” është krejtësisht i favorshëm për një zjarr të menjëhershëm, sepse jo vetëm që është midis pishave, por ka edhe disa banesa dhe një hotel 6-të katësh në afërsi të tij. Zjarri është parë qartë që ka filluar në kuzhinë dhe alarmi i shpejtë, por edhe veprimi i largimit të disa elmentëve shpërthyes si bombula ka sjellë si pasojë edhe mos përhapjen më me shpejtësi të zjarrit. Në fakt ndërhyrja e zjarrfikses së vetme të Velipojës ka bërë lokalizimin e zjarrit dhe ndalimi i tij për nga hoteli dhe disa lokale dhe banesa. Me ardhjen e dy zjarrfikseve nga Shkodra pastaj i është dhënë fund mbas një lufte prej 70 minutave të gjithë zjarrit masiv që ka shkrumbuar “Udinezen” e qëndrës së Velipojës.
Dëmet janë akoma të pallogaritëshme, por frika ka qënë ajo që ka tmerruar pushuesit me banesa dhe hotele afër. Frika e madhe që pemët apo pishat e vogla e të thata do të marrnin plotësisht dhe do të ishte një katastrofë e vërtetë mbase jo njerzore, por sigurisht materiale në plazhin ku në këtë kohë janë rreth 110 mijë pushues të përhesrshëm ka qënë tepër e madhe. Kanë treguar trimëri të jashtëzakonshme jo vetëm policët që kanë qënë në fillim, por edhe pushues që kanë lokalizuar zjarrin dhe mos lejuar përhapjen e tij nga disa bombula gazi. Mbas kontrollit të “Udinezes” së shkrumbuar, policia ka përcaktuar si princip të këtij zjarri të madh pikërisht furrën e lokalit të pa fikur dhe një tenxhere me vaj sipër saj e cila ka qënë edhe momenti fillestar i një zjarri të plotë. Nga të dhënat e para thuhet se në “Udineze” nuk ka pasur njeri dhe prej saj janë larguar edhe njerzit e fundit. Por dikush thotë se kuzhina nuk ka funksionuar, por akoma ka pasur disa klientë të vonuar që në fakt edhe kanë dhënë alarmin.Mbas këtij alarmi nga Shkodra janë nisur jo vetëm forca policia dhe zjarrfiksësh por edhe të afërm të pushuesve që kanë hotele dhe banesa afër “Udinezes” dhe kështu rreth lokalit të djegur ka pasur një sasi të tillë njerzish dhe të një alarmi të madh që ka tronditur të gjithë plazhin e madhe verior.Gjithsesi kanë shpëtuar mirë anësitë e lokalit dhe sidomos hoteli i madh që ka pasur mbi 120 pushues në brëndësi të tij dhe që kanë dalë pothuaj të gjithë jashtë. Ajo që është vërtetuar edhe në këtë rast është se sistemi i ujit dhe fikjes së prinicipit të zjarrit në lokale nuk egziston dhe është një mungesë që në rradhë të parë ju kushton tepër rëndë pronarëve. Por gjithashtu ka mungesë edhe të hidrantëve të detyrueshëm në formë tubacionesh apo pompash me ujë për veprim të shpejtë dhe menjershëm. Siguria e pushuesve dhe qëndrës së plazhit të velipojës për rreth një orë ka qënë tepër brishtë dhe tashmë administratorëve të këtij plazhi të madhe ju duhet të marrin masa sepse dëmi i parë i madh për fat të mirë nuk ka pasur viktima në njerëz. Masat kundër zjarrit dhe siguria sëbashku me shpejtësinë në ndërhyrje janë edhe suksesi i çdo lloj administrimi si lokal dhe qëndror. Gjithsesi institucioni i komunës dhe ai i mbrojtjes kundra zjarrit duhet të verifikojnë gjëndjen reale dhe të detyrojnë të gjithë pronarët të plotësojnë kushtet për të tilla emergjenca.Policia po vazhdon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij zjarri që ka shkatërrar një loakl të madh në qëndër të Velipojës.

marre nga http://www.infoshkodra.com/index.php?op ... 6&Itemid=2


foto http://www.infoshkodra.com/index.php?op ... &catid=148
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 05 Aug 2007 , 11:22

Gjynah qe ka shku dam tane aja pare e tan aj mun.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sun, 05 Aug 2007 , 18:30

vllaznia1919 tu kliku te adresa qe ke dhan per gazeten panorama sport me dalin te njejtt lajme tash tri dite
a ma jep edhe nje here adresen taman
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 06 Aug 2007 , 13:04

Asht ne rregull adresa.jane ata qe nuk e kan azhornu faqen.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Mon, 06 Aug 2007 , 18:40

vllaznia1919 wrote:Asht ne rregull adresa.jane ata qe nuk e kan azhornu faqen.
ok falemninders
i perjashtuar

PARTIZANI
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 945
Joined: Fri, 18 May 2007 , 16:25
Location: ITALIA
Contact:

Post by PARTIZANI » Tue, 07 Aug 2007 , 10:36

CA DO ME THENE P.V.N GOLDIAN? :D
FORCA DEMAT E KUQImage

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 07 Aug 2007 , 19:31

Per Valo Naqen! :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

PARTIZANI
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 945
Joined: Fri, 18 May 2007 , 16:25
Location: ITALIA
Contact:

Post by PARTIZANI » Wed, 08 Aug 2007 , 17:31

aha e kuptova :D
FORCA DEMAT E KUQImage

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 08 Aug 2007 , 19:57

:wink: :wink: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

PARTIZANI
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 945
Joined: Fri, 18 May 2007 , 16:25
Location: ITALIA
Contact:

Post by PARTIZANI » Fri, 10 Aug 2007 , 12:32

une e dija qe goldiani e kishte qef valon por jo deri ne kete pike sa te krijonte parti per nder te tij :D
FORCA DEMAT E KUQImage

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 10 Aug 2007 , 13:18

Dashurija e Goldit asht pa fund. :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Mon, 08 Oct 2007 , 19:59

Shkodra…. dhe Shkodra Europiane.
ShkodraOnline
Ilir Lugji
Kandidat per Master ne Planifikim Urban
Hunter College, Universiteti I Qytetit të New York-ut

Nuk ka dyshim që Shqipëria ka ndërmarrë hapa të kënaqshme drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, si politikisht ashtu edhe ekonomikisht. Kjo në rradhë të parë I dedikohet popullit shqiptar, I cili po tregon vullnet të papërmbajtshëm për t’iu bashkuar “Europës”, po ashtu edhe politikës së të gjitha “ngjyrave”, e cila e ka në agjendën e saj si përparësi integrimin në Europë. Por sa të përgatitur janë qytetet shqiptare për t’u integruar në vorbullën e zhvillimit ekonomik? Në rastin konkret, sa e gatshme është Shkodra t’i bashkohet simotrave europiane, nëse Shqipëria anëtarësohet në BE në vitin 2015? A ka Shkodra atë infrastrukturë bazë për të përballuar një “bum” ekonomik, dhe si rrjedhojë edhe një rritje të popullsisë?
Problemet infrastrukturore janë të shumta

dhe nuk kam për qëllim t’i përmend sepse të gjithë e ndjejmë efektin e tyre në jetën e përditshme. E rëndësishme është të gjenden idetë, rrugët dhe mjetet për të përmirësuar “imazhin” e këtij qyteti dhe ta bëjë atë një mjedis sa më të përshtatshëm për të aplikuar standartet e qyteteve europiane.
Shkodra nuk ka më kohë për të humbur. Drejtuesit e saj duhet të fokusohen në zgjidhjen e krizave immediate, por gjithmonë me shikimin drejtuar nga një e ardhme më e largët sesa e nesërmja. Rebusi I tyre duhet të jetë: Çfarë duhet bërë që të thithet biznesi, të tërhiqen turistët, të shtohen e të mirëmbahen parqet, të zbukurohen e lulëzohen lagjet, si dhe të sigurohen shërbimet publike?
Dikur, të jetoje në Shkodër ka qenë një akt optimizmi, ndërsa sot është e vështirë të gjesh optimizëm në shumicën e shkodranëve. Të jetosh në Shkodër duhet të kesh besim për një të ardhme më të mirë dhe kurajo për ta kërkuar atë. Duhet t’I besosh këtij qyteti në mënyrë që ai të të japë mundësi. Duhet të besosh në investimet që bëjmë për të ardhmen, shoqëruar kjo me punë të pandërprerë dhe me zotësi. Shkurt, duhet të besojmë se mund t’I përballojmë sfidat.
Këto sfida janë të ndryshme dhe për më tepër, kritike. Sot Shkodra ka rreth 110.000 banorë dhe në një të ardhme të shpejtë ky numër do rritet. Ky fakt e bën të nevojshme hartimin e një plani gjithëpërfshirës shumëvjeçar, me anën e të cilit do mundim sfidat dhe do të arrijmë suksese. Ky plan duhet të kërkojë zgjidhje aktive të problemeve, dhe jo të kërkojë riaktivizim të riparimeve.
Plani shmevjeçar duhet të përqendrohet në pjesën fizike të qytetit dhe në aftësitë e tija për të krijuar mundësi për njerëzit. Ai duhet të shqyrtojë me kujdes pengesat e dukshme në mënyrë që të përmirësojë jetën tonë të përditshme: planimetrinë tërësore e të re të qytetit, strehimin që është I vështirë për t’u siguruar, lagjet që po shkojnë drejt degradimit, sistemin e vjetëruar dhe të dëmtuar të energjisë elektrike dhe të ujit të pishëm, rrugët e pasistemuara, transportin publik që pak po I shërben publikut, ndërtesat karakteristike që numërohen me gishta, “shërimin” e liqenit nga ndotjet urbane, parqet e cunguara në sipërfaqe, kodrat e zhveshura nga pemët, etj. Të gjitha këto janë sfida, të cilat po nuk u zgjidhën, në mënyrë të paevitueshme do shkatërrojnë më tej ekonominë e qytetit si dhe cilësinë e jetës së individit.
Kemi shpenzuar pothuajse dy dekada duke u marrë me riparime dhe prap nuk kemi zgjidhur gjë. Kjo nuk ka bërë gjë tjetër vetëm se e ka zhytur Shkodrën më shumë drejt rënies. Sot, Shkodra nuk ofron mundësi. Mungesa e këtyre mundësive nuk krijon mjedisin e duhur për të tërhequr biznese, investitorë, turistë. Shkurt, ky mjedis nuk e lejon Shkodrën për të tërhequr kapitalin e duhur për ta rimarrë veten ekonomikisht dhe nuk është I aftë të krijojë vende pune.
Plani I sipërpërmendur, nëse do krijohet dhe zbatohet, do rezultojë në të ardhura të shumta, që jo vetëm do pasurojnë individët, por rrjedhimisht edhe bashkinë, si pasojë e taksave të shumta që mund të vjelë, duke I përdorur ato pastaj në sigurimin dhe rritjen e shërbimeve në të mirë të qytetit.
Ky plan duhet të jetë një përpjekje për të administruar rritjen e qytetit brenda një sipërfaqe të caktuar, duke e kursyer periferinë e tij për parqe, zona industriale, etj. Një planimetri e plote e qytetit është e nevojshme, pasi planimetria ekzistuese nuk I përgjigjet nevojave dhe aktivitetit të qytetit. Me të vërtetë ekziston nje plan për rregullimin e qendrës së qytetit, por çdo plan rregullimi I pjesshëm do ta bënte ringjalljen e qytetit te pamundur. Pjesët e rrënuara të qytetit do luajnë rolin e gangrenës e cila ha pjesën e shëdoshë të trupit. Ky plan duhet të përcaktojë qartë lidhjet mes godinave, rrjetit të rrugëve, lartësive të godinave, zonave të funksionimit (banimi, tregëtare, industriale, turistike, hapësira të gjelbërta).
Në mënyrë që të jetë sa më I efektshëm, ky plan duhet të përqendrohet në nivel lagjeje, duke I bërë ato zona të sigurta për një jetë qytetare. Përmirësimi I rrugëve dhe rrugicave me elementet e duhura do t’I gjallërojë ato. Po ashtu krijimi I këndeve sportive do ishte nje mjet per ta bërë më intensive jetën nëpër lagje.
Kanalizimet e ujërave të bardha e të zeza, të lidhura në një system të vetëm nuk do krijonin më probleme për kalimin e lirë të qytetarëve. Ne duhet që të përballohemi me trashëgiminë e së kaluarës, që i trajtonte sipërfaqet ujore të Shkodrës si pika shkarkimi, në vend që t’I konsideronte si një burim argëtimi apo si një mjedis jetësor ekologjik. Kjo ka bërë që sipërfaqet ujore të Shkodrës të bëhen pothuajse të papërdorshme.
Me të vërtetë që qyteti po rritet, par ama një pjesë e tij mbetet e pa ndryshuar: sipërfaqja e tokës. Ja pse ne duhet të përdorim hapësirën aktuale të qytetit në mënyrë më efikase për të përshtatur këtë rritje dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës. Duhet të sigurohen apartamente banimi, por nuk duhet të lejohen ndërtimet e pallateve që eklipsojnë nevojat e caktuara të lagjeve, që prishin ballancën e hapësirave të argëtimit, parqeve, komplekseve të dyqaneve me pakicë dhe estetikën, e cila është thelbësore për një komunitet të shëndoshë. Me nevojat e ngutshme dhe me sipërfaqen e kufizuar ne duhet të zhbllokojmë kapacitetet për strehim. Duke përdorur zgjuarsinë në strategjitë e përdorimit të sipërfaqes së tokës dhe duke shmangur “grackat” e zhvillimit të paplanifikuar dhe të pabalancuar, ne mund të realizojmë strehimin e kësaj popullsie që është në rritje. Është e vërtetë që një pjesë e madhe e shkodranëve nuk mund të përballojnë çmimet e tregut për apartamentet e banimit, por pushteti lokal mund të ndërhyjë tek ndërtuesit e pallatave duke I detyruar ata në dhënien e një numri të caktuar apartamentesh me çmime më të lira për ata që nuk I përballojnë blerjen me çmimet e tregut. Pastaj shteti t’I kompensojë ndërtuesit me lirim nga taksat, me dhënie të lejeve të tjera të ndërtimit sipas rregullave, apo qoftë edhe me dhënien e lejes së ngritjes së pallateve përtej lartësive standarte, nëse gjeologjia e territorit e lejon këtë.
Transporti është pengesa më e madhe për t’u kapërcyer në zhvillimin e qytetit. Plani për transportin duhet të na mundësojë përmirësimin e kohës së udhëtimit nëpër qytet dhe të gjejë rrugët për sigurimin e fondeve të nevojshme për të plotëuar nevojat e një rrjeti transporti të denjë. Transporti publik duhet të jetë shumë aktiv dhe efikas. Përmirësimi dhe zgjerimi I shërbimit te autobuzëve do të zgjidhte shumë probleme, si; zhbllokim I rrugëve kryesore nga trafiku, ndotja e mjedisit, humbja e kohës, etj. Krijimi I linjave me autobuzë te shpeshtë në rrugët kryesore të qytetit do lehtësonte qarkullimin e lirë të qytetarëve nga njëri kënd në tjetrin dhe do ta bënte qytetin të aftë për t’u përshkuar nga çdo pozicion ku mund të ndodhesh. Po ashtu plani duhet të përfshijë ide për shtrimin e rrugëve dhe riparimin e tyre në mënyre periodike sipas kushteve fizike të tyre.
Sigurimi I energjisë elektrike dhe ujit të pishëm në mënyrë të pandërprerë është një pikë shumë kritike. Shtimi I popullsisë si dhe “plakja” e infrastrukturës e bën edhe më sfiduese mbajtjen e cilësisë së shërbimit. Pavarësisht se administrimi I këtyre shërbimeve nuk është nën përgjegjësinë e pushtetit lokal, përfshirja e tyre në plan do të mundësonte harmonizimin e tyre me pjesët e tjera të planit. Duhet të shikohet me vëmendje mënyra e administrimit të tyre. Shumë qytete europiane dhe amerikane e administrojnë energjinë dhe ujin e pishëm nëpërmjet bashkëpunimit të sektorit shtetëror dhe atij privat, ku sektori shtetëror siguron burimet e tyre, kurse ai privat bën të mundur shtrirjen e rrjetit, mirëmbajtjen dhe mbledhjen e faturave. Ky ka rezultuar edhe si modeli me efikas në pajisjen me energji dhe ujë të pishëm të çdo familjeje në vendet ku është aplikuar.
Ruajtja dhe kujdesi ndaj ndërtesave karakteristike shkodrane do ta bënte qytetin edhe më të këndshëm për t’u vizituar. Për fat të keq shumë ndërtesa të tilla janë shkatërruar, por ekziston mundësia dhe vullneti që me investime të përballueshme ato të restaurohen dhe të kthehen në ‘jetë”.
Rritja e qytetit si në sipërfaqe ashtu edhe në popullsi ka bërë që mjedisi të jetë në rrezik. Pasuria më e madhe natyrore e Shkodrës, liqeni, po vuan pasojat e një moskokëçarje vrasëse. Ai shpesh më kujton ligjin “si ta trajtosh mjedisin, do të trajtojë ai ty”. Pasojat e një keqtrajtimi të tillë jemi duke I prekur çdo ditë, pasi liqeni është shndërruar në burim sëmundjesh. Pra, në vend që ai të shndërrohet në një objekt për të tërhequr njerëzit, ai po funksionon si një I sëmurë prej të cilit sa më larg t’I qëndrosh aq më mirë është. Shumë qytete kanë krijuar liqene artificiale për të tërhequr njerëzit, ndërsa Shkodra po lejon vdekjen e liqenit natyror.
Po ashtu efekti ‘beton” dhe mosinvestimi në hapësirat e gjelbërta ndikon ndjeshëm në rritjen e temperaturës mesatare vjetore në brendësi të qytetit. Kodrat dhe mali I Taraboshit janë zhveshur pothuajse krejtësisht nga kurora e gjelbër. Inisiativa të tilla për pyllëzimin, ruajtjen dhe mirëmbajtjen e tyre do t’ia rriste vlerën Shkodrës. Kjo do të bënte të munduar krijimin e parqeve natyrore ku banorët e qytetit mund te kalojnë fundjavat për t’u argëtuar dhe çliruar nga streset e javës. Ne duhet t’i shfrytëzojmë mundësitë për të ndërtuar parqe kudo qofshin ato.
Shkodra është një ndër qytet e rrallë në botë për nga pasuria ujore, duke ditur që është një qytet I vendosur në brendësi të kontinentit e jo në bregdet. Duke I dhënë vlerën që I takon, ne duhet të fillojmë të “rizbulojmë” sipërfaqet ujore të Shkodrës si një burim argëtimi dhe frymëzimi. Kjo pasuri duhet të mbrohet dhe të shndërrohet në një faktor zhvillimi për Shkodrën. Plani për të cilin po flas duhet të zhvillojë dhe zbatojë nisma kontrolli afat-gjata mbi pasurinë ujore, duhet të zgjerojë kapacitetet për pranimin e prurjeve nga moti I lagësht, si dhe të kërkojë mbjelljen e sa më shumë pemëve, në mënyë që të thithin sa më shumë ujë nga reshjet.
Ky trajtim që I bëra nevojës për një plan gjithëpërfshirës për Shkodrën nuk ka dyshim që është I ngushtë, sepse qëllimi im nuk ishte të bëja ”planin”, por të përforcoja idenë e nevojës për të. Vlera bazë e këtij plani janë mundësitë ekonomike që vijnë si pasojë e zbatimit të tij, si dhe mjedisi, I cili nuk është një e mirë luksi, por një e drejtë thelbësore për të krijuar një qytet te shëndoshë dhe të gjelbër.
Sot, Shqipëria është një vend ndryshe nga çka qënë 20 vjet më parë. Po ashtu, Shkodra ka shumë konkurrentë brenda dhe jashtë Shqipërisë: Tiranën, Durrësin, Podgoricën, Ulqinin, etj. Këto qytete janë duke dhënë maksimumin që të bëhen më tërheqës. Në ekonominë e shekullit 21 ne duhet jo vetëm të ecim me hapin e qyteteve të tjera, por t’i kalojmë ato, nëse duam që të mbijetojmë.
Kjo nuk realizohet vetëm. Bashkia, qeveria qendrore, ligjëvënësit, komuniteti I biznesit, shkencëtarët dhe intelektualët duhet të japin kontributin e tyre në çdo hap. Një hallkë e rëndësishme e këtij vargu është publiku, I cili me idetë e tija mund t’i japë formë planit dhe të caktojë përparësitë e tij.
Rezultati do të jetë një platformë që do të përmirësojë mjedisin urban të Shkodrës në historinë moderne të saj. Madje duke u bazuar në pikat e përmendura më sipër, ky plan do të jetë një model edhe për qytetet e tjera shqiptare. Hartimi i tij nuk është as I lehtë dhe as nuk mund të kalojë pa probleme. Për të zbatuar nismat e tij kerkohen jo vetëm burime thelbësore por edhe rezerva të pashtershme vullneti. Në disa raste vështirësitë kryesore janë ato administrative. Ne duhet të realizojmë një bashkëpunim aktiv mes bashkisë dhe qeverisë qendrore, bashkisë dhe partnerëve të tjerë të rajonit. Ndërsa në disa raste të tjera vështirësitë janë legjislative. Ky plan duhet të bëjë thirrje për ndryshime në marëdhëniet në nivel bashkie, qarku dhe qeverisë qendrore për të lehtësuar investimet në transport, energjitikë, strehim, etj.
Po ashtu, shkodranët duhet ta kuptojnë se për shërbimet e përmëndura duhet të paguajnë qoftë në taksa, apo edhe në tarifa, kuptohet, brënda mundësive ekonomike të çdo familjeje. Të paguash për shërbimet është mundësia kryesore për të siguruar fonde për investime dhe riparime në mënyrë të vazhdueshme.
Të investosh për të ardhmen nuk është luks, por është një domosdoshmëri. Duke pasur këtë në mendje, plani I shumekërkuar duhet t’u garantojë fëmijëve tanë një qytet që është më madhështor se ky që ne gëzojmë sot. Koha për këtë ide ka ardhur. Momenti për të përgatitur me përgjegjësinë tonë të ardhmen afatgjatë është tani. Qyteti që ne po I lëmë fëmijëve tanë do të përcaktohet kryesisht nga fakti nëse ne jemi duke e shfrytëzuar momentin apo jo, a jemi duke marrë vendime të vështira dhe a jemi duke I çuar ato deri në fund. Një dite, ky qytet do integrohet në Europë. A jemi duke menduar për atë ditë?
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

sportist_shkodran
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 580
Joined: Wed, 09 Aug 2006 , 04:49
Location: usa

Post by sportist_shkodran » Mon, 08 Oct 2007 , 22:02

Ky asht brezi qe duhet me kap shipnin ne dor ma vlla,e ja kta legenat qe e kan.
Moj Vllazni,Vllaznia jone
ti gjithmone do jesh kampjon
vec per hire te spektatorit
Shkodra jone djepi futbollit OLEEEEE

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 09 Oct 2007 , 20:24

Jane da prej jets dy figura te shqume te Shkodres.Aktori e rregjizori i madh Serafin Fanko dhe doktori i mirenjohur Ferid Hoti.
Ngushllime familjeve Hoti dhe Fanko!
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

sportist_shkodran
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 580
Joined: Wed, 09 Aug 2006 , 04:49
Location: usa

Post by sportist_shkodran » Tue, 09 Oct 2007 , 23:17

Ca flet ma ti,ca paten a din gja.
Ngushllimet e mija te dy familjeve.
Moj Vllazni,Vllaznia jone
ti gjithmone do jesh kampjon
vec per hire te spektatorit
Shkodra jone djepi futbollit OLEEEEE

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Wed, 10 Oct 2007 , 00:02

po me vjen keq, ngushllimet familjes
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

tironsi_tr
Mysafir i Rrespektum
Mysafir i Rrespektum
Posts: 503
Joined: Thu, 09 Aug 2007 , 05:33
Location: TR 1920 A

Post by tironsi_tr » Wed, 10 Oct 2007 , 06:41

vallaj u bo na 2 jave qe sa hap lajmet vetem shkodran jane tu vdek, por te pakten shkodran me te cilet krenohet gjith shkodra e shqipnija. qofshin te xhenetit qysh t'gjith, sepse ca lan mbrapa s'ka per t'ju harru!
Se Tirones Deri Me Sot Vec Tironsi 24Karat i Ka Dal Zot!!!!

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 10 Oct 2007 , 13:14

sportist_shkodran wrote:Ca flet ma ti,ca paten a din gja.
Ngushllimet e mija te dy familjeve.
Un kam pase nderin me i njofte te dy personalisht,sidomos Serafinin,dhe mundem me thane qe kan kene njerz te pakrahasushem edhe profesionista te rradhe.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Post Reply