Page 2 of 2

Re: Sporte mix

Posted: Sun, 28 Jun 2009 , 19:02
by GOLDIAN
Skodrinon wrote:
GOLDIAN wrote:ky pacrami e ky meta se marr vesh si skan pas mundesi me lujt me vllaznine
se te dy njifen ne shkoder ne ekipet e te rinjve si talenta
pacrami nuk me kujtohet kush asht por gert meten e kam shok edhe ka kene metaman i mire. shum teknik. tash nuk bahet ma per me lujt se asht 24 vjeç
une e kam pa njoft dikur gert meten pervec se futbollist i mire asht dhe djale i mire
di me than se ka pas lezet me e pa tu lujt
sa per pacramin e njof mire se ka ba da ndeshja te mira dhe me aden
24 vjec meta e 22 vjec pacrami nuk jane vone hic ma vlla per vllaznine
se dhe keto brazilianet malazezet e afrikanet qe na vijne nuk jane me te ri

Re: Sporte mix

Posted: Sun, 28 Jun 2009 , 19:44
by Skodrinon
GOLDIAN wrote:
Skodrinon wrote:
GOLDIAN wrote:ky pacrami e ky meta se marr vesh si skan pas mundesi me lujt me vllaznine
se te dy njifen ne shkoder ne ekipet e te rinjve si talenta
pacrami nuk me kujtohet kush asht por gert meten e kam shok edhe ka kene metaman i mire. shum teknik. tash nuk bahet ma per me lujt se asht 24 vjeç
une e kam pa njoft dikur gert meten pervec se futbollist i mire asht dhe djale i mire
di me than se ka pas lezet me e pa tu lujt
sa per pacramin e njof mire se ka ba da ndeshja te mira dhe me aden
24 vjec meta e 22 vjec pacrami nuk jane vone hic ma vlla per vllaznine
se dhe keto brazilianet malazezet e afrikanet qe na vijne nuk jane me te ri
po kur nuk asht ba profesionist deri 24 vjeç nuk bahet ma ma gold. gjynah se ka kene shum i mire. shum elegant me top n'kam

Re: Sporte mix

Posted: Sun, 28 Jun 2009 , 19:47
by GOLDIAN
jam dakord me ty ma vlla po tham sa te sigurte jena na se keto te hujt qe vijne jane ma profesionista se gert meta etj

Re: Sporte mix

Posted: Mon, 29 Jun 2009 , 22:50
by Skodrinon
LOJRAT MESDHETARE PESCARA 2009

Kanotazh

Dyshja Çuko?Theka, fituese në finalet B



Dyshja e kanotazhit shqiptar, Andi Çuko dhe Edi Theka, kanë dalë të parët në finalet B të garës së 200 metrave të vozitjes dyshe. Ata i kanë përshkuar 200 metrat e liqenit Bomba me rezultatin 7?21?76, duke u shpallur fitues në finalet B kundrejt vetëm një rivali në këtë konkurrim, atë me dyshen libaneze Zaher Fans dhe Jehad Ashor, që 2000 metrat i përshkuan me kohën 8?04?55.

Re: Sporte mix

Posted: Mon, 29 Jun 2009 , 23:02
by Skodrinon
LOJRAT MESDHETARE PESCARA 2009

Qitje

Kuçana kualifikohet, në finale i 8?ti


10m pistolete ajri

Kualifikueset

6.Arben Kuçana 575 pikë (95, 97, 95, 96, 96, 96)

Finalet

8. Arben Kuçana 93 pikë (9.9, 9.2, 9.3, 9.6, 9.6, 9.7, 9.0, 9.1, 7.6, 10.0)

Arben Kuçana ka arritur rezultatin e parë pozitiv të pjesëmarrjes së qitësve tanë në Lojërat Mesdhetare. Kuçana në disiplinën e 10 metrave pistoletë ajri ka kaluar turin e parë kualifikues, duke u renditur i 6?ti mes 17 pjesëmarrësve në këtë garë. Ai ka grumbulluar në total 575 pikë, një rezultat i mirë ky, që e kualifikon atë për në finale. Në gjuajtjet shtesë të finaleve Kuçana grumbullon dhe 93 pikë shtesë dhe renditet në vendin e 8?të mes 8 finalistëve të garës së 10 metrave pistoletë ajri. Ndërkohë dy sportistët e tjerë, Thoma Çuni dhe Lulëzim Stafa, janë tërhequr nga konkurrimi i tyre.

Re: Sporte mix

Posted: Fri, 03 Jul 2009 , 17:18
by Skodrinon
PESCARA 2009
QITJE


Stafa dhe Hasko, të fundit te karabina

Edhe finalja e garave të qitjes me karabinë ka qenë zhgënjyese në Lojërat Mesdhetare “Peskara 2009”, për sportistët shqiptarë Lulzim Stafa dhe Ervin Hasko. Pas tri provave të zhvilluara në poligonin “Manoppello”, Stafa dhe Hasko u renditën të parafundit dhe të fundit në klasifikimin e përgjithshëm, mes 20 pjesëmarrësve në konkurrimin mesdhetar. Stafa grumbulloi në total 74 pikë, ndërsa Hasko 55 pikë. Kampion në qitjen me karabinë u shpall italiani Enio Falko me 123 pikë të grumbulluara, i ndjekur nga qiprioti Akilos dhe francezi Terras.
LULZIM STAFA
Dita e parë 15 pikë 14 pikë 17 pikë
Dita e dytë 15 pikë 13 pikë
TOTAL 74 PIKË
EVIN HASKO
Dita e parë 8 pikë 14 pikë 9 pikë
Dita e dytë 13 pikë 11 pikë
TOTAL 55 PIKË

Re: Sporte mix

Posted: Sun, 16 Aug 2009 , 19:29
by GOLDIAN
o skodrinon kam dy dite qe po ndjeku kampionatin botror te atletikes
mirepo shqiptar spo shoh kund
a marrim pjese na?????

Re: Sporte mix

Posted: Sun, 16 Aug 2009 , 20:40
by Skodrinon
GOLDIAN wrote:o skodrinon kam dy dite qe po ndjeku kampionatin botror te atletikes
mirepo shqiptar spo shoh kund
a marrim pjese na?????
ndoshta nuk i ka arrite normat per me marre pjese asnji atlet i joni

Re: Sporte mix

Posted: Sun, 13 Sep 2009 , 15:10
by vllaznia1919
Noshta???????????Po ku kena theb na maj naqe me u perball me asat e bots.Ne asnji sport.Vetem peshngritje.

Re: Sporte mix

Posted: Wed, 04 Dec 2013 , 10:32
by Skodrinon
Vllaznia fituese e Kupës së Shqipërisë në taekondo për të rritur

Ekipi i Vllaznisë në taekondo për të rritur, ka bërë një paraqitje të shkëlqyer në garat e Kupës së Shqipërisë të zhvilluar dy ditë më parë në Tiranë.Një sukses i merituar i këtij ekipi që tregon për punën shumë të mirë që sportistat e tij kanë bërë nën drejtimin e trajnerit Elion Puka. Ekipi shkodran mori pjesë në këto gara me 17 sportistë të kategorive të ndryshme dhe thuajse të gjithë kanë arritur rezultate shumë të mira. Në total janë zënë katër vende të para, gjashtë vende të dyta dhe shtatë vende të treta. Kështu, në kategorinë senior (17-35 vjeç) morën pjese Ditmar Hamja -68 kg që zuri vendin e 2-te ,Ditmir Vodinaj -74 kg që zurivend i 1-re, Florian Qallija -80 kg vend i 2-te, Gezim Ferhati + 87 kg vend i 1-re. Nga kategoria e juniorëve (14-17 vjeç) mori pjesë Dea Terbuni -55 kg vend i 2-te dhe Samuel Smajli -55 kg vend 2-te.Nga kategoria e para te rinjve (10-14 vjeç) mori pjese: Florjan Petrovic -31 kg vend i 1-re, Sidgen Galica -45 kg vend i 3-te, Sead Shkreli vend i 2-te, Armando Docaj -55 kg vend i 3-te, Jordi Gercari + 65 kg vendi i 2-te dhe Sledis Haxhija +65 kg vend i 3-te. Nga kategoria femijë (6-10 vjeç) mori pjese: Daniel Reçi -25 kg vend i 1-re, Henri Hyseni - 27 kg vend i 2-te, Egli Balija -27 kg vend i 3-te, Amir Brahimi - 31 kg vend i 3-te dhe Rais Sallagaj -33 kg vend i 3-te. Në përfundim të krejt aktivitetit, Vllaznia për senior ( të rritur) ka zënë vendin e parë në renditjen ekipore duke merituar edhe kupën përkatëse të vënë nga Federata Shqiptare e Taekondosë. Natyrisht që ky është një sukses i madh sepse ekipi është relativisht i ri në moshë. Duke folur në lidhje me këtë sukses, trajneri Elion Puka është shprehur kështu për gazetën shkodrasport.com: "Jam shumë i kënaqur nga paraqitja që bëmë në këtë aktvitet teksa merituam edhe Kupën. Këtë e them se ekipi është realitivisht i ri në moshë por ky sukses besoj se do të na motivojë edhe më shumë për të ardhmen. Shpresojmë të bëjmë sa më shumë kampionate dhe ndeshje në mënyrë që të fitojmë sa më shumë eksperiencë. Gjithsesi mendoj se jemi në rrugë të mbarë dhe i uroj suksese të mëtejshme ekipit tim".