Page 2 of 3

Posted: Sat, 12 May 2007 , 18:33
by kuqeblu4ever
GOLDIAN wrote: pse hupme penallti sden me than gja se kena forca me rrah fierin
se nuk asht hera e pare kete sezon qe na ban dhurate te bukur ne loro borici
nuk po baj ma komente e ishalla del fjala juaj qe na te mundim tiranen
por une e shoh krejt te pamundun
Pse ka fitu fieri nji here ne fushe tone, nuk dmth se asht ekip ma i forte se ne, kaq poshte mos ta ulim muhabetin, ma teper jam i bindun qe lojtaret tone e kane mendu te lehte ndeshjen e kur i kan ardh mendet e kane pa se po humbin dhe goli nuk del gjithmone kur do. Ky asht nji problem i Vllaznise historikisht qe lozim me hope.

Posted: Sat, 12 May 2007 , 18:57
by Fatjoni
Megjithse neve sdo na pelqente qe ta humbshim neshjen ku morim titullin,prapseprap do kisha qef ta fitonte Vllaznia nese i sherbente qe te kapte vendin e dyt.Mirpo durrsi do shkoj te boj shetitje ne peqin(aty ku ka honger ene dru para 1 viti)ene prap do e mbaj vendin e dyt :evil:
Tirona ka lujt me 60 % te formacjonit me te rinj sot ne durres ene nuk pritsha qe te kishte surpriza,ashu sic rendom ndodh neshjet e funit te kampjonatit shqiptar.
Megjithate un e perseris: Vllaznia e humbi venin e dyt e para se nuk ja boni hyzmetin qe ne fillim, e dyta se nuk rrafi durrsin neshje direkt.Me vjen keq vertet se intertoto osht eveniment koti.

Posted: Sat, 12 May 2007 , 21:02
by Man in Redblue
Kur ka lujt tirana kunder elbasanit, kam rubriken sportive te Alsat ku ishte i ftum edhe Papuli i Tiranes. Lika i partizanit tha qi ka mundsi qi po doli tirana para kohet kampion e len ndeshjen e fundit kunder vllaznise dhe papuli tha "nqs futbollistat bajn leshime dhe nuk losin me te gjitha forcat un jap dorheqjen " Tesh po na del se tirana paska shku per turizem ne durres. :evil:


Kto jane te tan pleha, e Goldiani pyt mandej a na e la Apolonia a jo.

Pse ka skuader ma tmir se na Teuta. 1 pike para asht, dhe ndeshjen kunder Beses e pati tfalun, bani llogarite i her, tkishte lujt besa kunder teutes si kundra nesh sa pike kishte pase Teuta.

Posted: Sun, 13 May 2007 , 01:36
by forri
GOLDIAN wrote:forri besoj se fatjoni kishte ma te drejte se na
Goldian!
Megjithëse nuk e kuptoj se përse më je drejtuar,pikërisht mua,po të përgjigjem.
Fatjoni kishte ma të drejtë se ne?!!! :shock: :shock: Po,për çfarë kishte ma të drejtë se ne?!! Që Tirana s'do ja linte ndeshjen Durrsit apo çfarë,dhe ku kemi gabuar ne,ose në rastin konkret,ku kam gabuar unë(m.q.s. mu drejtove mua)?!!
Unë kam kaq kohë që po ju them se ndeshja është e lënë.Ja si thotë Bukuroshi i Tir....idhit :kena lujt me një formacion të përbërë nga 60% të rinjtë,dhe e thotë me krenari(tall edhe bythën)kurse ju vazhdoni ta uroni për titullin.Ta shohim a kan me lujt edhe kundër nesh me të rinjtë apo jo?

Ja sesi ka thënë Fatjoni në një shkrim tjetër:«Ti do jesh vet prezent ene do shofesh se ne do lujm njisoj si me durrsin ene me shkodren.Nji gjo ama mund te them:neshjen e funit kuder ekipit tuj ne Tirone shenja 2 nuk do ekzistoje,masi Tirona nuk deshiron ta ngreje trofeun e kampjonit me humbje.Por para ksaj neshje Tirona do luj si e barabart kunder durrsit.»!!

Posted: Sun, 13 May 2007 , 02:18
by Admin
Mrama te gjitheve,

Qe Tirana ka ik ne Durres vetem per turizem ajo u dinte, si edhe rezultati u dite shume mire.
Une mendoj se Goldi e ka pas fjalen tek kritikat qe i bahen ekipeve te tjera per me mbrojte ekipin tone Vllaznia.
Une jam dakort me Goldianin kur thet qe faji sepse Vllaznia nuk po del ne vend te dyte asht i vete Vllaznise !!!!
Ku pervec pikeve, tregon edhe vete niveli i lojes i skuadres tone !!!!!! Golat e shenum, etj, etj.

Pa i pergjigjem pak Man in RedBlu:

Teuta ka 1 pike ma shume se ne dhe ate pike e ka fale nje ndeshje te dyshimte me Besen. ok shume mire, po ne nuk fitume po ndeshje te dyshimte me Partizanin apo me Dinamon??????
Kshu qe mas te flasim kot marrina, ne te tan kena qef qe Vllaznia me ec perpara e me kene sa ma nalt, pa duhet me kene realista ne menyre qe me xan mend per vitin tjeter!!!!
Iktu kena me ken kur te dalin deklaratat ne shtyp te presidences apo drejtusve te ndryshem duke fol me fjal te mdhaja per nje sezon te mire te Vllaznise e duke u justifiku me luften e forte qe kena ba deri ne fund te kampionatit !!!!
Vllaznia s'duhet me u knaq me kaq!!!
Vllaznia duhet me kene ne vend pare.... e ja me u knaq me kshi gjanash.
Ne mnyre qe Presidenca me xan mend, lojtaret me xan mend duhet qe me e vlersu realisht ecurine e Vllaznise!!!
Normale qe une nuk tham se Vllaznia ka ba nje sezon te keq, biles nder vitet e fundit (qysh mas vdeksjes te te ndjerit Myftar Cela) ky asht sezoni ma pozitiv per Vllaznine.
Ne kete sezon Vllaznia ka perfitu edhe nji tranjer shume te zotin te cilin sesban Vllaznia duhet me e pas ne planet e veta, po kshu ka fitu edhe disa elementa te rinj, si Sukaj edhe se ka nevoje per shume pune, apo edhe ndoj tjeter.
Kur ka ndodh ne historin e Vllaznise me pas kaq shume humbje ne fushen tone?? Kur ka ndodh qe goleshenusi ma i mire asht nji mbrojts ??!!!!
Masandej une s'di ca e diskutojme Teuten, asaj ja bafte zoti hallall se me merite ka arrit deri ktu, si edhe me merit asht finaliste e Kupes !!!!

Para Vllaznia e ishalla sezonin tjeter me mend n'kry tu fillu prej drejtusve, stafi i tranjerve e tek lojtaret.

Posted: Sun, 13 May 2007 , 02:37
by Edmond-Cela
vitet e fundit (qysh mas vdeksjes te te ndjerit Myftar Cela) ky asht sezoni ma pozitiv per Vllaznine.
Ne kete sezon Vllaznia ka perfitu edhe nji tranjer shume te zotin te cilin sesban Vllaznia duhet me e pas ne planet e veta, po kshu ka fitu edhe disa elementa te rinj, si Sukaj edhe se ka nevoje per shume pune, apo edhe ndoj tjeter.

nuk jam dakort me ty, se ky esht sesoni ma i mire pas vdekjes se myftar celes. per mendimin tim ky esht sesoni ma i keq pas vdekjes se myftar celes. per tranjrin esht shum i mire, e di se disa nga jush nuk jeni te nje mendimi. por ne shkoder kena me te mire se ky.sa per sukajn nuk ka mu ba ma i mire qe esht harroni ate muhabet. lojtari ka ma qen te gjitha ndeshjet i mire jo vetem nje a dy ndeshje.

Posted: Sun, 13 May 2007 , 02:47
by Admin
Edmond-Cela wrote:vitet e fundit (qysh mas vdeksjes te te ndjerit Myftar Cela) ky asht sezoni ma pozitiv per Vllaznine.
Ne kete sezon Vllaznia ka perfitu edhe nji tranjer shume te zotin te cilin sesban Vllaznia duhet me e pas ne planet e veta, po kshu ka fitu edhe disa elementa te rinj, si Sukaj edhe se ka nevoje per shume pune, apo edhe ndoj tjeter.

nuk jam dakort me ty, se ky esht sesoni ma i mire pas vdekjes se myftar celes. per mendimin tim ky esht sesoni ma i keq pas vdekjes se myftar celes. per tranjrin esht shum i mire, e di se disa nga jush nuk jeni te nje mendimi. por ne shkoder kena me te mire se ky.sa per sukajn nuk ka mu ba ma i mire qe esht harroni ate muhabet. lojtari ka ma qen te gjitha ndeshjet i mire jo vetem nje a dy ndeshje.
Mondi e kam fjalen ne askpektin e renditjes ne kampionat, se sa i takon organizimit noshta nuk asht kshu.
Normale qe ka tranjer te tjere te mire, edhe Bici asht tranjer shume i mire, edhe Schulze per mu ka ba nji pune te mire ku disa fryte te pun's tij i ka marr Josa, puna asht tek tranjeri qe i pershtatet skuadres dhe ambientit se ku ka me punu, e per mu me aq sa kam lexu e pa Josa ka ba nji pune bajagi te mire.
Sukaj shpresoj qe te ul kryt e t'punoj sa ma shume pasi ka shume shume shume pune me ba, e per mendimin tem nqs punun sic duhet i ka mundsite me u ba lojtar shum i mire.

Posted: Sun, 13 May 2007 , 10:19
by vvvllaznia
Asht e kote me u kap me njeni tjetrin se kush ka te drejte se keta ndeshje te gjitha vendosen ne tavoline

Posted: Sun, 13 May 2007 , 11:14
by GOLDIAN
Admin wrote: Une mendoj se Goldi e ka pas fjalen tek kritikat qe i bahen ekipeve te tjera per me mbrojte ekipin tone Vllaznia.
Une jam dakort me Goldianin kur thet qe faji sepse Vllaznia nuk po del ne vend te dyte asht i vete Vllaznise !!!!
.
admini flm se mi kuptove drejt fjalet
forri te kerkoj falje nuk e kisha kap me ty si person por me ate qe ne vertet nuk mund te quhena skuader qe pretendon per vendte dyte kur sfitojme dy ndehsje rradhazi ne loro borici plus me zor mundim apolonine
mendimi im personal
gjithsesi shpresoj qe me tiranen te dale fjala e forrit apo tjerve dhe te merret trepikeshi
pak rendesi ka nese fito apo jo teuta
forri shpresoj se sma ke marre per keq

Posted: Sun, 13 May 2007 , 12:01
by GOLDIAN
mondi cili trajner shkodran asht ma i mire se josa se spo e gjej?
JAM PLOTESISHT ME ADMININ
VLLAZNI)A DUHET ME KEN NE VEND TE PARE DHE CDO VEND TJETER SNA SHKON.
MOS HARRONI VLLAZEN SE ELBASANI DHE DINAMO DOLEN SHPEJT JASHT LOJET SE PO TE ISHIN NE GARE ZOR SE KISHIM MARRE 6 PIKE NA ATJE

kerkoj falje qe jam pesimist dhe uroj te fitojme me tiranen rezultati i teutes sme intereson aspak

Posted: Sun, 13 May 2007 , 14:04
by vllaznia1919
Naqe nuk je pesimist por realist.Kur nuk mujtme me fitu me Besen e Teuten mren ne Shkoder asht e kote me fole se kush asht skuadra ma e mire ose aja ja la asaj tjetres etj,etj!
Kaq ishte takati jone.Tesh te shofim se qa po bahet vitin tjeter.
Tri kerkesa kam per zotin Fushaj:Me konfirmu Josen,me na hjek Gurabine e Bethzaden dhe me marre do lojtar shkodran neper Shqipni.

Posted: Sun, 13 May 2007 , 21:17
by forri
Hajt t'na trashëgohet ,Vllaznia për sivjet pra,se sdi ça me thanë tjetër!

Nuk e prisja që do ishit kaq fatalista(jo realista,V 1919! ),sidomos anëtarët më aktiv të këtij forumi(të cilët kanë krijuar një grup,brënda forumit,ku kanë si ideal"luftën" kundër disa skuadrave të caktuara,ku unë nuk u futa sepse e ndieja veten më liberal,por në krahasim me të tjerët qënkam më fanatiku).

Të thuash që Durrësi është skuadër më e mirë se ne,për mua është më keq se një blasfemi,pasi në ndryshim nga shumica,mendoj se jemi shumë më lart se Teuta.
S'na ka ndihmuar fati,na kanë sulmuar më shumë se të tjerët,janë bërë pazare mbas kurrizit tonë(pasi duket sheshit se si po rregullohen skuadrat tjera me njëra tjetrën),mund ti thoni të gjitha këto por vetëm të vini skadër tjetër para
Vllaznisë më duket e tepërt.
Nuk e di jam shumë i mërzitur me opinionet tuaja,dhe ndoshta e kam tepruar me këtë shkrim.

Posted: Sun, 13 May 2007 , 21:57
by GOLDIAN
forri cdo njeni nga ne e sheh me nje kendveshtrim te caktuar rezultatin e vllaznise
ashtu sic e tha admini ne dona me e pa vllaznine kampione e per shpirt une e du ne finale me milanin per champions por realiteti duhet pranu
kur ne smujtme me marr 6 pike ne dy ndehsje ne loro borici me teuten e besen atehere duhet me fajesu tiranen
jam shume dakort me ty qe skuadrat bajne pazare por te jena realsita dhe ne si kena lan kujt gja mangut
se me partizanin ne tirane nuk fitoshe gjalle njac sa nuk fitove per kupe
ne nuk kemi pse te merzitemi me njeri tjetrin pasi smund te kemi te gjithe te njejtin mendim.teuta nuk eshte me lart se ne thu ti pr teuta eshte ne finale te kupes dhe thuajse nenkampione
tabela tregon gjendjen e skuadrave dhe jo tifozat.
gjithsesi uroj qe ne ndehsjen e fundit me tiranen te dalin fjala jote e te mposhtim tiranen.une personalisht e di se jam shume kritik por nuk di te mendoj ndryshe e te shkruaj ndryshe.
ishalla vtin tjeter po funksionojne te gjitha hallkat e klubit persembarit e te dalim kampion
nje pune shume e madhe e pret ekipin
vllazen shnet e pare tanve

Posted: Mon, 14 May 2007 , 00:37
by Admin
forri wrote:Hajt t'na trashëgohet ,Vllaznia për sivjet pra,se sdi ça me thanë tjetër!

Nuk e prisja që do ishit kaq fatalista(jo realista,V 1919! ),sidomos anëtarët më aktiv të këtij forumi(të cilët kanë krijuar një grup,brënda forumit,ku kanë si ideal"luftën" kundër disa skuadrave të caktuara,ku unë nuk u futa sepse e ndieja veten më liberal,por në krahasim me të tjerët qënkam më fanatiku).

Të thuash që Durrësi është skuadër më e mirë se ne,për mua është më keq se një blasfemi,pasi në ndryshim nga shumica,mendoj se jemi shumë më lart se Teuta.
S'na ka ndihmuar fati,na kanë sulmuar më shumë se të tjerët,janë bërë pazare mbas kurrizit tonë(pasi duket sheshit se si po rregullohen skuadrat tjera me njëra tjetrën),mund ti thoni të gjitha këto por vetëm të vini skadër tjetër para
Vllaznisë më duket e tepërt.
Nuk e di jam shumë i mërzitur me opinionet tuaja,dhe ndoshta e kam tepruar me këtë shkrim.
Pershendetje Forri,

Me vjen keq qe fjalet e mija jane marre ne kuptim te keq....
Une ne asnji menyre nuk du qe me ul vlerat e Vllaznise, nuk e kam ba kete gja tesh 24 vjet edhe skam me e ba deri sa te vdes!!!!!
Mu s'me duket qe jam tregu Fatalist, kja varet gjithmone nga pikepamje qe njeriu e shef, por disa rezultate te Vllaznise fatkeqesisht me japin te drejte.

Ti thu qe Vllaznia asht ma nelt se Teuta, ok pa e marrim si te qene kete gja, do te lutesha ne menyre shoqnore me m'tregu me fakte se pse Vllaznia asht ma nelt se Teuta??? (Te lutem pa keqkuptime)
Une e thashe edhe ma pare qe ky sezon nuk asht per tu hedh krejt pasi Vllaznia ne momente te caktume ka tregu gjana pozitive dhe per mendimin tem ka perfitu edhe disa gjana per sezonin e ardhshem.
Une kam qejf me e pa Vllaznine kampione e me luftu per vendin e pare deri ne ndeshjen e fundit njashtu sic ka noll para 6-7 viteve si edhe ka noll para shume viteve!!!

Shpresoj qe ta kesh kuptu drejt kete shkrimin tem.
Ne jena tu ba muhabet dhe besoj se kta diskutime jane ne te mire te Vllaznise, kshu qe shpresoj qe keto shkrime mas te merren si personale.

Naten e mire :)

Forca Vllaznia

Posted: Mon, 14 May 2007 , 13:10
by vllaznia1919
Skam qa me shkru ma teper se i thate tana gjanat ju.
Forri un po mas te isha tifoz i qmenun i Vllaznise nuk me shifshe ne kyt forum.Edhe un si te tane ktu ja du veq te miren Vllaznise por tuj pa se hupme objektiven kryesore te sezonit asht normale qe disa kritika ti baj.
Ishalla vitin tjeter fitojme nej san e ska me pase ma kritika ne ket forum per Vllaznine.
Shnet e pare naqe.

Posted: Mon, 14 May 2007 , 17:43
by Man in Redblue
GOLDIAN wrote: skuadrat bajne pazare por te jena realsita dhe ne si kena lan kujt gja mangut
se me partizanin ne tirane nuk fitoshe gjalle njac sa nuk fitove per kupe
ne nuk kemi pse te merzitemi me njeri tjetrin pasi smund te kemi te gjithe te njejtin mendim.teuta nuk eshte me lart se ne thu ti pr teuta eshte ne finale te kupes dhe thuajse nenkampione
tabela tregon gjendjen e skuadrave dhe jo tifozat.

Pse mor Vlla sfiton Vllaznia gjalle me partizanin ne tirane: ne fazen e pare e kena myt me loje partizanin e vec Bejzadja me port bosh sbani gol, ne kup kena lujt te dyja skuadrat keq, per sa i perket ksaj ndeshjes se fundit, une e kam pa Live ne vizion Puls tan ndeshejn dhe vllaznia kishte pase mundsi me e shkatrruu Partizanin, kto thashethemet kan dal vec sa per kot me e ndy edhe Vllaznine, si kundrapesh ndaj pazarev te tiranes, un jam shum i habitun qi tirana ne kyt kampionatpo ban kshi Pazaresh, nuk e kam prite,dhe nuk jam aspak dakordqi teuta a ma nelt se na, as argumenti i pikeve nuk vlen se teuta ka vec nji pike ma shum se na, tuj llogarite ndeshjet e faluna ndaj beses e tiranes.

Posted: Mon, 14 May 2007 , 17:45
by Man in Redblue
vllaznia1919 wrote:Skam qa me shkru ma teper se i thate tana gjanat ju.
Forri un po mas te isha tifoz i qmenun i Vllaznise nuk me shifshe ne kyt forum.Shnet e pare naqe.

Mos na ban tesh si burre i ndershem se nforum hyn edhe me ba vili- vili me gocen sportive :lol: :lol:

Posted: Mon, 14 May 2007 , 17:47
by Man in Redblue
Vllaznia drejt kryeqytetit për të injoruar festën ?


Në klubin Vllaznia qarkullojnë fjalë se në ndeshjen e fundit përball Tiranës do jenë të pranishëm lojtar të rinj. Kjo do bëhet për të respektuar Tiranën e cila do kurorëzohet atë ditë me titullin e 23 kampion të vendit! Kjo gjë do bëhet për ti treguar Tiranës që dhe ajo është pjesë e këtij makinacioni që ka përfshirë kampionatin Shqiptar. Vetëm një ditë para ndeshjes me Teutën donatorja Ngjela kishte deklaruar se s’ka tolerime ndaj askujt , por e kundërta ndodhi në atë përballje. Mundësinë e aktivizimit të lojtarëve të rinj në këtë takim e ka pohuar dhe mbrojtësi Rezart Dabulla. Nëse do të ndodhi që ekipi Shkodran të përfaqësohet me lojtar të rinj në këtë përballje , atere do ishte një festim jo fort i këndshëm i titullit kampion për ekipin e Tiranës. Shpresojmë që kjo të mos ndodhi , se për vetë historinë që përfaqësojnë këto dy klube s’do ishte e denjë një përballje e tillë. Mbetet për tu parë nëse do ndodhi apo jo një përballje me ekipin e të rinjve.

Posted: Mon, 14 May 2007 , 17:52
by Man in Redblue
Man in Redblue wrote:Vllaznia drejt kryeqytetit për të injoruar festën ?


Në klubin Vllaznia qarkullojnë fjalë se në ndeshjen e fundit përball Tiranës do jenë të pranishëm lojtar të rinj. Kjo do bëhet për të respektuar Tiranën e cila do kurorëzohet atë ditë me titullin e 23 kampion të vendit! Kjo gjë do bëhet për ti treguar Tiranës që dhe ajo është pjesë e këtij makinacioni që ka përfshirë kampionatin Shqiptar. Vetëm një ditë para ndeshjes me Teutën donatorja Ngjela kishte deklaruar se s’ka tolerime ndaj askujt , por e kundërta ndodhi në atë përballje. Mundësinë e aktivizimit të lojtarëve të rinj në këtë takim e ka pohuar dhe mbrojtësi Rezart Dabulla. Nëse do të ndodhi që ekipi Shkodran të përfaqësohet me lojtar të rinj në këtë përballje , atere do ishte një festim jo fort i këndshëm i titullit kampion për ekipin e Tiranës. Shpresojmë që kjo të mos ndodhi , se për vetë historinë që përfaqësojnë këto dy klube s’do ishte e denjë një përballje e tillë. Mbetet për tu parë nëse do ndodhi apo jo një përballje me ekipin e të rinjve.
U me ma ba hallall se keka postu i njejti shkrim te nji rubrike tjeter :oops:

Posted: Mon, 14 May 2007 , 18:20
by Fatjoni
E kom thon ene ne nji mesazh te meparshem:personalisht desha qe ta shof Vllaznine ne vendin e dyt para durrsit,masi Vllaznia me Mirelin kan shonce me te mira qe te perfaqsojn ekipet shqiptare ne europe.Mirpo qe te ngrihen tifozat e Vllaznis,ene presidenti juaj ene te thojn se Tirona jua paska fajet qe nuk kapet vendin e dyt kjo me duket nji brockull.
Ju vet e pranoni qe derisa nuk qet ne gjendje te rrifshit durrsin e kavajen ne loro borici sna i ka fajet Tirona?!
Qe tju qartesoj pse nji ekip qe deklarohet i paster duhet te japi vet shembull pastertie,po jua ilustroj ene nji fakt tjeter:
Le te kthehemi 5 vjet me pare,maj 2002 ku Vllaznia priste dinamon ne shkoder.Tirona priste Erzenin ne Selman Stermasi.Si Vllaznia,si Erzeni nuk kishin objektiva ne ate fundsezoni.Vllaznia para ksaj neshje kishte deklaru qe NUK do shitej,por te gjith e dinin se ju do shiteshit lire.Edhe kshu ndodhi,ja lat nji gol dinamos ne min 92 qe ajo te merrte titullin,kur Tirona rrifte Erzenin 4-1 ene priste te kurorezohej ne Tirone.
Mua situatat me duken shum te ngjashme,por me nji ndryshim:Tirones ate sezon ju i mohuat nji TITULL kampjon,ne ket sezon"ju mohuam"nji vend ne UEFA qe ne fund te fundit nuk esht i se njejtes rendsi(plus qe matematikisht mund te kapet ene po qe se fiton durrsi kupen,ose po nuk fitoi ne peqin).E vuna fjalen"mohuam"ne thonjza se ne fakt nuk ishte faji jon,ashu sic ene ateher ju thojshit"nese Tirona deshte qe ne te mos shitshim neshjen pse se rrafi direkt dinamon?"
Jon ca gjona qe mase ju i harroni,por historia e realiteti flet...