Page 2 of 3

Posted: Sat, 17 Mar 2007 , 11:42
by vllaznia1919
Un skam pune un vetem pres se kush po e han. :lol: :lol: :lol: :lol:

Posted: Tue, 10 Apr 2007 , 15:52
by Edmond-Cela
une tham se partizoni ka me rrah tironen?

Posted: Tue, 10 Apr 2007 , 17:01
by Man in Redblue
Edmond-Cela wrote:une tham se partizoni ka me rrah tironen?
Mos e thuj kyt gja se ta po tbahet me nerva fatjoni :lol: :lol:

Posted: Tue, 10 Apr 2007 , 19:54
by forri
Kurse ne,ndeshjen më të vështirë e kena kundër Apollonisë,në Shkodër.
Ndeshjet e tjera mendoj se jan të kalueshme,dhe kam shumë besim se ndeshja e fundit ka për të qënë një finale e vërtetë.

Posted: Tue, 10 Apr 2007 , 20:15
by vllaznia1919
Per mu neshja ma e vshtire ka me u lujte ne Euro Lloto! :wink: :lol: :wink:

Posted: Thu, 12 Apr 2007 , 05:53
by kuqeblu
forri wrote:Kurse ne,ndeshjen më të vështirë e kena kundër Apollonisë,në Shkodër.
Ndeshjet e tjera mendoj se jan të kalueshme,dhe kam shumë besim se ndeshja e fundit ka për të qënë një finale e vërtetë.
Per menimin tem, neshja ma e vshtir per ne ka me ken me Partizanin ne Tiran. Deri sa te vijn Apolonia, kan me ken te ram pri kategorijet.
Ishalla del si thu ti, e neshja e funit ne "Qemal Stafa" ka me ken finale, me kuptimin e vertet te fjales, titulli te venoset prej njasaj neshjet.

Posted: Thu, 12 Apr 2007 , 13:29
by vllaznia1919
Per me u venose titulli ne ndeshjen e funit duhet me mrrite me pike te barabarta,e un menoj se 7 pike jane shum.Ishalla gabohem e del fjala juj.

Posted: Thu, 12 Apr 2007 , 19:09
by forri
kuqeblu wrote: Per menimin tem, neshja ma e vshtir per ne ka me ken me Partizanin ne Tiran. Deri sa te vijn Apolonia, kan me ken te ram pri kategorijet.
Ishalla del si thu ti, e neshja e funit ne "Qemal Stafa" ka me ken finale, me kuptimin e vertet te fjales, titulli te venoset prej njasaj neshjet.
Mos harro që me Partizanin do jetë një ndeshje e hapur pasi ai pretendon për vete me e zanë vëndin e dytë,kurse Apollonia do bëjë një lojë të tërhequr mbrapa në mbrojtje dhe duke kundërsulmuar në kërkim të marrjes të paktën,të një pike.

Posted: Fri, 13 Apr 2007 , 10:52
by GOLDIAN
ndehsjet duhen marre me rralle
dhe sbesoj se kemi aq aftesi si ekip te perrmbysim distancen me tiranen
te jemi pak me realiste sepse lexohet qe po shkuam tre pike diference me tiranen ndehsjen e fundit dalim kampion
nje gje po ju them KUR SE MUNDEM NE SHKODER TIRANEN ME 9 FUTBOLLISTE
HICNE MENDSH PERMBYSJEN
VENDI I DYTE DO ISHTE IDEAL PER NE

Posted: Fri, 13 Apr 2007 , 13:33
by vllaznia1919
Kam kohe qe tham i kyt qe the ti naqe.Dmth plotsisht dakort me ty jam.

Posted: Fri, 13 Apr 2007 , 14:43
by GOLDIAN
vllaznia1919 wrote:Kam kohe qe tham i kyt qe the ti naqe.Dmth plotsisht dakort me ty jam.
naqe nuk asht se du me shpreh pesimizem por lexohet jo keshtu jo ashtu
te jena ma realiste e ti marrim ndehsjet me rralle
se hala skena fillu me lujt me rivalet

Posted: Fri, 13 Apr 2007 , 14:54
by Edmond-Cela
GOLDIAN wrote:ndehsjet duhen marre me rralle
dhe sbesoj se kemi aq aftesi si ekip te perrmbysim distancen me tiranen
te jemi pak me realiste sepse lexohet qe po shkuam tre pike diference me tiranen ndehsjen e fundit dalim kampion
nje gje po ju them KUR SE MUNDEM NE SHKODER TIRANEN ME 9 FUTBOLLISTE
HICNE MENDSH PERMBYSJEN
VENDI I DYTE DO ISHTE IDEAL PER NE
na kena qefe me shku deri aty naqe se kush e tifon at'here ska problem. mandej na te gjith e dim se tirona ka skuader ma te mire, mandej ti mos e harro ndeshjen e fundit qe kena lujt ne tirone.

duhet ke ken edhe fati me ne.

Posted: Fri, 13 Apr 2007 , 15:04
by Edmond-Cela
:roll:

Posted: Fri, 13 Apr 2007 , 15:05
by Edmond-Cela
[quote="Edmond-Cela"]Kategoria Superiore, Java 27: Ndeshjet dhe gjyqtaret
ASA - Dy ndeshjet kyçe: Shkumbini-Kastrioti dhe Apolonia-Luftetari do të drejtohen respektivisht nga Evis Peza dhe Shkelqim Guçe. Në javën e 27 nuk gjykon asnjë nga dy ndërkombëtaret Janku e Jareci



Java 27: Ndeshjet dhe gjyqtaret

APOLONIA-LUFTETARI

Shkelqim Guçe, Labian Mustafaraj, Alfred Lamçe

PARTIZANI-BESA

Aranit Lulaj, Emiliano Biçaku, Pajtim Goxhaj

TEUTA-DINAMO

Lorenc Jemini, Agim Guçe, Melis Dervishi

TIRANA-FLAMURTARI

Mentor Sopjani, Sokol Avdo, Denis Rexha

VLLAZNIA-ELBASANI

Tanush Latifi, Devis Koreshi, Fatmir Elezi

SHKUMBINI-KASTRIOTI

Evis Peza, Ergin Doda, Gerald Qirici

Ndeshjet fillojnë në orën 15:00

Posted: Fri, 13 Apr 2007 , 17:03
by Man in Redblue
Muça "trim", sherr me Mukën e Duron


Aurel Celibashi



Plas te Tirana. Sikur të mos mjaftonte konflikti i hapur që trajneri Shkëlqim Muça pati dje me gazetarët e pranishëm në stadiumin "Selman Stërmasi", disa minuta më vonë vjen edhe konflikti me dy prej futbollistëve më të mirë në skuadër, Devi Mukën dhe Klodian Duron. Sapo janë larguar gazetarët nga stadiumi, ndërkohë që të dy futbollistët zbritën njëherazi në fushë, nis dhe "beteja" midis të treve. Trajneri Shkëlqim Muça u ka kërkuar llogari lojtarëve pse dolën 10 minuta me vonesë në stërvitje, arsye që nuk është fort bindëse, po të kesh parasysh që ky nuk është një fenomen i ri që ndodh te Tirana. Edhe vetë drejtuesit shpeshherë e shkelin këtë orar, madje, të premten, një ditë përpara ndeshjes me Kastriotin, vetë Muça erdhi me 30 minuta me vonesë në stadium, ku ishte i kollarisur, teksa me shpejtësi u zhvesh për të dalë në stërvitje. Madje, edhe kur zbriti me tuta në fushë, telefonin nuk e ndau nga veshi, ndërsa Dimraj dhe Tafaj vraponin me lojtarët. Po deri në ato çaste, përpara se të mbërrinte në ekip, lojtarët nuk mund ta duronin këtë pritje të gjatë, çka e detyroi zëvendëstrajnerin Alban Tafaj dhe përgatitësin atletik Rauf Dimrajn ta nisnin vetë përgatitjen e fundit përpara takimit. Të mos harrojmë se edhe disa lojtarë të tjerë, të cilët kanë ardhur me firmën e Muçës në ekip, tolerohen për të shkuar në shkollë paraditen e së premtes, ndërkohë që mbasdite Muça punon vetë me ata. Po le t'i kthehemi ngjarjes së ndodhur dje mbasdite. Pasi debatit që Muça pati me Mukën dhe Duron, ku nga ana e këtyre të fundit nuk mungoi as kundërpërgjigja, ndodhi që futbollistët në fjalë të linin stërvitjen. Duro kreu vetëm masazh, ndërkohë që Muka, pasi qëndroi për disa minuta në dhomat e zhveshjes, u fut sërish në fushë, për të zhvilluar veçmas vrapime individuale. Edhe në këtë moment, duhet thënë se sërish gjakrat ishin të ndezura. Ajo që të bën më shumë përshtypje në gjithë këtë situatë është "trimëria" e trajnerit Shkëlqim Muça, i cili kërkon të konflikohet hapur me dy futbollistët më të mirë në skuadër. Muça e di fare mirë që pa Mukën dhe Duron nuk shkon më shumë se barazimi dhe këtë e vërtetoi edhe ndeshja e fundit në Krujë. Një trajner i mirë është ai që di të vendosë balancat në skuadër dhe jo ai që del hapur kundër të gjithëve, siç ndodhi dje me Çim Muçën, që pas duelit me gazetarët, nisi "luftën e hapur" me Mukën dhe Duron. Kjo "luftë" në shumë fronte për të, në këtë pikë të sezonit, mund t'i kushtojë minimalisht vendin e trajnerit dhe maksimalisht humbjen e titullit kampion.
Aurel CELIBASHI

Muça, ndryshe në fushë e ndryshe në studio
Të gjithë e kemi parë në paketën Supersport praninë e Shkëlqim Muçës në rolin e komentatorit, ku shfaqet farë qartë qetësia e tij në mënyrën e konceptimit të të gjitha situatave. Muça arrin deri aty sa të flasë me kompetencë për skuadra të mëdha, si Milani, Liverpuli, Bajerni dhe Mançesteri, ndërkohë që te Tirana ka probleme shumë herë më të mëdha. Nuk do të harrohet momenti kur ai la konferencën e shtypit pas humbjes me Besën në kryeqytet, për të shkuar në studiot e televizionit "Klan", ku do të bënte komentin e radhës.


Çim Muça, frikë nga mediat apo nga Vlora?
Tensioni për fitimin e titullit kampion ka pushtuar Tiranën. 7 pikët diferencë nga Vllaznia, kurrsesi nuk mund ta lenë të qetë stafin teknik dhe në veçanti trajnerin-sekretar, Shkëlqim Muça. Pasditen e djeshme, papritur, Muça urdhëroi vartësit e tij në mënyrë arrogante që t'u mbyllen dyert gazetarëve, të cilët ishin të pranishëm në stadiumin "Selman Stërmasi". Natyrshëm lind pyetja: Çim Muça ka frikë nga mediat apo nga vlonjatët? Mund të jetë e para, sepse njëshi i stolit bardheblu ka hallin se i zbulohet formacioni, edhe pse ai dihet që pa filluar, pasi Muça kurrsesi nuk do të lërë në stol Deden, Mukën, Duron, Abazajn e ndonjë tjetër. Megjithatë, Shkëlqim Muça ruhet, për të qenë i pastër me veten, se e ka bërë si duhet edhe detyrën e dyfishtë, atë të sekretarit...lider.

Posted: Fri, 13 Apr 2007 , 17:03
by Man in Redblue
Ka plas te tirana, ishalla vazhdon ishtu e grihen edhe gjate ndeshjeve.

Posted: Fri, 13 Apr 2007 , 18:13
by kuqeblu
Man in Redblue wrote:Ka plas te tirana, ishalla vazhdon ishtu e grihen edhe gjate ndeshjeve.
Nuk e di, po ky "gazetari" Aurel Celibashi gjithmon shkrun lajme tendencioze kuner Tirans, kshuqi nuk asht me e besu fort. Po ishalla asht e vertet, e fillon e percahet ekipi, se raste te tilla nder vite ka pas boll Tirana, dhe nuk asht per mu habit nqs ndoll edhe simjet :D

Posted: Fri, 27 Apr 2007 , 00:56
by kuqeblu
Miqësorja me Anglinë, mbyll kampionatin para kohe

Kampionati i kategorisë superiore nuk do të përfundojë sipas kalendarit, më datën 26 maj, por do të afrohet më 19 maj. Ky është vendimi më i fundit marrë nga komiteti ekzekutiv i FSHF-së. Miqësorja me Anglinë "B" ka detyruar që KE të marri parasysh kërkesën e Komisionit të Garave për avancimin e përfundimit të kampionatit.

Java e 31-të (9.5.2007)
Tirana - Partizani
Vllaznia - Teuta
Shkumbini - Besa
Luftëtari - Dinamo
Kastrioti - Elbasani
Apolonia - Flamurtari

Java e 32-të (12.5.2007)
Teuta - Tirana
Vllaznia - Apolonia
Partizani - Shkumbini
Besa - Luftëtari
Dinamo - Kastrioti
Elbasani - Flamurtari

Java e 33-të (19.5.2007)
Tirana - Vllaznia
Shkumbini - Teuta
Luftëtari - Partizani
Kastrioti - Besa
Flamurtari - Dinamo
Apolonia - Elbasani

Komiteti Ekzekutiv miraton ndryshimin e orareve

Duke qenë se moti është mjaft i nxehtë në këtë periudhë dhe ka më shumë orë ditë se natë, shumica e klubeve kanë kërkuar që takimet e kësaj javë e në vazhdim të zhvillohen pak më vonë se zakonisht. Në lidhje me këtë, komiteti ekzekutiv i FSHF-së mori një vendim qarkullues dhe e miratoi këtë kërkesë. FSHF-ja kishte parashikuar që në muajin prill takimet të zhvilleshin në orën 15:00. Ndërkohë, duke filluar që nga kjo javë e në vazhdim, takimet e kampionatit të kategorisë superiore, të parë dhe të dytë, do të fillojnë të gjitha në orën 16:00.

Posted: Fri, 27 Apr 2007 , 13:25
by vllaznia1919
Per mu kalendari nuk asht i keq,biles e shof te favorshem shum se kena 3 neshje mren ner 5!Dhe te fundit qe e kena jashte besoj se deri atehere punt kan me kene te mylluna.I fitore me Besen e i barazim ne tiran me partizant e besoj se jena ne rregull.

Posted: Fri, 27 Apr 2007 , 15:11
by Man in Redblue
Tirana, me fitore në "xhep" në derbi

Eduard Ilnica


Java e 28-të solli jo pak pështjellim në kampionatin shqiptar të futbollit, veçanërisht për ndeshjet Dinamo-Vllaznia dhe Besa-Teuta. Ndërkohë, tifozeria elbasanase përfoli shumë edhe sfidën me Tiranën, ku akuzoi hapur se u shit. Pyetja që lind sërish natyrshëm është: cila është ndeshja e "trukuar" e radhës? Thashethemet e fundit, që qarkullojnë mes tifozësh, çojnë gjithçka te derbi i vogël i kryeqytetit, midis Tiranës dhe Dinamos. Edhe pse nuk ka asgjë të faktuar, por vetëm thashetheme nga njerëz afër futbollistëve të të dy skuadrave, bëhet e ditur se drejtuesit e të dy klubeve kanë gjetur kompromisin, për të mbyllur rezultatin në favor të Tiranës. Dikush mund të thotë se Tirana nuk ka nevojë të falet te Dinamo, sepse mund ta mposhtë edhe me forcat e saj. Kjo është shumë e vërtetë, por duke parë që në këto kushte ku ka mbërritur kampionati, bardhebluve nuk do t'u interesonte të linin këmbët me këtë rival të përjetshëm. Si rrjedhojë, mund të jetë gjetur rruga e mesme, që të shtunën, në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa", të bëhet sikur luhet futboll dhe në fund të fitojë Tirana. Nuk dihet si është bërë ky pazar i mundshëm mes krerëve më të lartë të të dy klubeve, por burimet e gazetës janë kokëforte, se është gjetur emëruesi i përbashkët, për fitoren e Tiranës. Kështu, Dinamo, pasi i hapi rrugë Vllaznisë, këtë javë me shumë mundësi pritet të bëjë lojën e Tiranës, që gjithsesi është kundër shkodranëve. Jo më kot i etiketuam blutë para disa ditësh si "Meka", ku në javët e mbetura do të vijnë të falen të gjitha ekipet...