Shqiperi 0-0 Slloveni, Shkoder, 24 mars

Ketu ndodhet te gjithe ato tema, te cilat jane te vjetra apo ne te cilat nuk diskutohet.
kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Post by kuqeblu » Thu, 22 Mar 2007 , 07:42

Po kja festa e birrs a dihet gja se n'qfar ambjentesh ka me u zhvillu :?:
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Post by kuqeblu » Thu, 22 Mar 2007 , 14:37

Vargje per kombetaren

22 Mars “Para, para Shqiperi!”, eshte edhe titulli i parodise se pare, kushtuar kombetares shqiptare. Nje lajm i tille ka ardhur mbreme pikerisht nga Shkodra, vendi ku do te luhet ndeshja e se shtunes, me Sllovenine. Keshtu, artistet e qytetit verior kane menduar te krijojne nje kenge, me 14 vargje, qe pritet te kendohet ne stadium, diten e ndeshjes, por qe do pritet te pervetesohet nga fansat kuqezinj anembane trevave shqiptare. Nje parodi e tille eshte kompozuar nga Luan Degistani dhe pritet te kendohet perpara fillimit te sfides ne “Loro Borici”, nga grupet “Thumbi” dhe “Gaz e maraz”. Nderkohe, nga sa mesohet, edhe Federata Shqiptare e Futbollit ka rene dakord qe kenga te kendohet, madje artistet pritet qe te mblidhen reth mesit te fushes, te veshur me kostume sportive kuqezinj dhe me flamuj kombetare ne dore. “Europe duhet mire me e dit, ne nuk te arrijme dot me politike; por, per futbollin s’ke cfare thu, se standartet i kemi plotesu. Kampionen tende mend a e mban, kur ta beme zhele ne Tirane” jane disa nga fjalet e kesaj parodie.

Biletat, sot nis shitja

Pas shitjes se nje pjese te biletave gjate ketyre diteve ne Tirane (edhe pse jo vetem ne zyrat e FSHF?se, sic ishte lajmeruar), sot do te jete Shkodra, ajo qe do te ngreje “siparin”, per shitjen e ketyre biletave, ashtu sic ishte rene dakord me pare edhe me FSHF?ne. Nga sa behet e ditur, cmimet e tyre do te variojne ne kuota te ndryshme, sipas tribunave perkatese qe ofron “Loro Borici”. Keshtu, 1500 leke do te jete nje vend ne tribunen qendrore, 1000 ne ate perballe dhe 500 ne ate anesore.

Atmosfera, elektrizuese

Duke e konsideruar si nje nder dhe vleresim per tere qytetin, shkodranet kane nisur pergatitjet e tyre per sfiden e se shtunes, e cila do te luhet ne stadiumin “Loro Borici”. Kjo verehet kudo, ne te gjithe aktivitetin e qytetit verior, duke filluar nga institucioni bashkiak, ne krye te cilit vazhdon te jete akoma kryetari Artan Haxhi, per te vijuar me pas ne ambientet tregtare te qytetit, sidomos ne ato te qendres, ku duhet thene se baret, restorantet dhe hotelet pritet te kene nje sherbim ekstra, ne drejtim te dyndjes se madhe qe pritet te jete ne fundjave ne kete qytet. Nderkohe, persa i perket stadiumit, edhe pse punimet nuk kane perfunduar ende plotesisht, pritet qe nje gje e tille te ndodhe sot, nje dite perpara ndeshjes me Sllovenine.

Marre nga gazeta Sport Ekspres`
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Thu, 22 Mar 2007 , 19:10

PPAAPAPPAPA JA MARRSHA TE KEQN CFARE GURPESH GAZ E MARAZ DHE THUMBI TASH DHE NA NE FORUM PA BAJME NJE GRUP ME EMRIN KANDILI :lol: :lol:
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 22 Mar 2007 , 21:49

Ose tri ore mas gardhit! :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Post by kuqeblu » Fri, 23 Mar 2007 , 08:42

Leni "thumat" e grupet e tjera humoristike ju dy, po lexoni naj lajm :lol:
-------------------------------------------------------------------------------------
Sllovenia, Kek: Mos ktheni koken nga publiku!

Slloveni, 22 mars - Nje dite perpara ndeshjes me Shqiperine, ne "Loro Borici" te Shkodres, trajnerit te Sllovenise, Kek, duket se i ka hyre "frika" ne palce.

Keshtu, ne nje deklarate te tijen, te dhene sot per faqen zyrtare te Federates Sllovene te Futbollit, trajneri i kundershtareve te radhes te Shqiperise ka thene: "Ne e dime shume mire qe Shqiperia eshte nje kundershtar shume i forte, por edhe fakti qe do te luaje ne nje stadium qe do te mbushet plot, pare kapacitetin e vogel qe ka do ta ndihmoje ate qe te jete e karikuar", ka thene Kek. Prandaj, per Kek, e rendesishme eshte qe futbollistet e tij te jene te perqendruar dhe te japin maksimumin e tyre, por me nje kusht: "Mos ktheni koken nga publiku, sepse do te jete nje presion shume i madh psikologjik dhe mund te ndikoje negativisht!", u ka thene ai lojtareve. Sllovenia mberrin neser ne mengjes ne Aeroportin e ri "Nene Tereza" dhe do te niset direkt per ne Shkoder, ku do te grumbullohet ne Hotel "Grand" e me pas do te zhvilloje nje stervitje ne stadiumin "Loro Borici", atje ku te shtunen do te luhet ndeshja e shumepritur, ndermjet Shqiperise dhe Sllovenise.

Marre nga futbolli.com
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Post by kuqeblu » Fri, 23 Mar 2007 , 12:44

Image

Shkodra: Ne jemi shansi i kombëtares kuqezi
Çështja e ndeshjes së kombëtares shqiptare është tema e ditës në këtë qytet, që vazhdon të jetë hallemadh

23-03-2007 Shkodranët në vetvete janë pak lokalistë "të tërbuar". Çdo gjë e mirë e tyre reklamohet jo pak, prandaj prej 4 vitesh tifozët e këtij qyteti janë mburrur për shansin që ata i kanë dhënë Shqipërisë në përballjen e 29 marsit të 2003 shit ndaj Rusisë. "Loro Boriçi" konsiderohet shans për kuqezinjtë tanë dhe prandaj shpresohet që e njëjta gjë të ndodhë edhe me Slloveninë. Për më tepër tifoja e shkodranëve shtohet ngaqë në radhët e ekipit tonë kombëtar për këtë ndeshje janë edhe tre shkodranë: Elvin Beqiri, Hamdi Salihi dhe Xhevahir Sukaj. Për të parin kjo fushë ka qenë vërtet fatsjellëse, sepse ndaj rusëve ai bëri debutimin në formacionin e Brigelit dhe që atëherë nuk ka dalë më nga kjo kombëtare. Kështu mbase mund të ndodhë këtë radhë edhe me dy të tjerët. Besimi te fitorja në metropolin e veriut të Shqipërisë është jashtëzakonisht i madh. Ditët e fundit, atmosfera e këtij takimi ka filluar të ndihet edhe në bisedat e zakonshme të shkodranëve në kafene, rrugë apo kudo tjetër. Çështja e ndeshjes së kombëtares shqiptare është tema e ditës në këtë qytet, që vazhdon të jetë hallemadh, megjithëse dy vitet e fundit ka filluar të ndihet dora e investimeve në të. Madje këtë gjë do të kenë rastin "ta shijojnë" edhe sllovenët, teksa hyrja e qytetit është në rikonstruksion e sipër. Pavarësisht këtyre gjërave, në Shkodër të gjithë besojnë se ata janë shansi i kombëtares sonë.

Dje filloi shitja e biletave në Shkodër
Ndeshja e nesërme me Slloveninë po pritet me mjaft interes në Shkodër. Ashtu si dhe para katër vitesh ndaj Rusisë, edhe këtë radhë shpresohet që shkodranët të jenë këmbëmbarë për skuadrën kuqezi. Interesimi për biletat ka qenë i vazhdueshëm gjatë këtyre ditëve në qytetin më të madh verior të Shqipërisë. Ata kërkonin të kishin në dorë një biletë më shpejt sesa dita e ndeshjes dhe hedhja në treg e tyre që ditën e djeshme i ka kënaqur. Shitja e biletave ka filluar dje në drekë në këtë qytet. Ajo ka nisur në tri pika njëherazi, një në qendër të qytetit, pikërisht në Piacë, pranë hotelit "Colosseu" dhe dy të tjerat pranë stadiumit "Loro Boriçi". Deri në orën 12.00, kur nisi shitja e tyre tek kioskat përkatëse, shikohej herë pas here interesimi i tifozëve të ndryshëm. "Ka ditë që njerëzit vijnë e pyesin se kur do të fillojë shitja e biletave. Madje shumë prej tyre, duke dashur t'i kenë në dorë këto bileta, donin të më linin edhe "kaparin", por unë nuk jua kam marrë, sepse nuk doja të ngatërrohesha. Ma merr mendja se shitja e biletave do të jetë e shpejtë," thotë njëri prej njerëzve që është caktuar të merret me shitjen e biletave. Po ashtu, në zyrat e klubit të futbollit "Vllaznia" hyjnë e dalin vazhdimisht njerëz. Janë përfaqësues institucionesh, njerëz të thjeshtë dhe familje sportistësh, që duan të sigurojnë një biletë. Sekretari i klubit, Agim Medja, është lodhur jo pak këto ditë, duke i pritur dhe përcjellë ata. Përvoja e katër viteve më parë në prag të ndeshjes me Rusinë është ende e hidhur te shkodranët, teksa atëherë nuk pati pasur asnjë biletë në shitje deri ditën e ndeshjes, gjë e cila solli një rrëmujë të plotë. Pa thënë pastaj se biletat përfunduan në tregun e zi, ndërkohë që vetëm pak orë para ndeshjes ato filluan të shiten edhe më lirë sesa çmimi i stampuar në biletë. Tashmë në treg janë afro 14 mijë bileta dhe duket se të gjithë do të mbeten të kënaqur.

Të shtypura në Itali, të pafalsifikueshme
Në një takim që është zhvilluar dje në zyrat e klubit shkodran mes përfaqësuesve të këtij klubi, atyre të pushtetit lokal, policisë dhe PAMECA s, është mësuar edhe një fakt nga ana e presidentit të Vllaznisë, Valter Fushaj. Biletat e ndeshjes Shqipëri Slloveni janë shtypur në Itali dhe ato janë të pafalsifikueshme. Këtij fakti i janë druajtur shumë edhe forcat e rendit, sepse, sipas tyre, do të ishte problem nëse në stadium do të hynin më shumë njerëz sesa kapaciteti i tij. Por Fushaj, duke folur edhe në emër të FSHF-së, si bashkorganizator i këtij aktiviteti, ka thënë se kjo nuk ka asnjë mundësi të ndodhë. "Me shitjen e 14 mijë biletave nuk ka sesi të ketë njerëz të tjerë që do të kërkojnë të hyjnë në stadium, përderisa janë po aq bileta të shtypura," ka thënë ai.

Sllovenët tek "Europa", kuqezinjtë te "Colosseu"
Ndryshe nga katër vjet më parë, kur ishte shumë problem akomodimi i ekipit kombëtar rus në Shkodër, si pasojë e mungesës së infrastrukturës së duhur hoteliere në këtë qytet, kësaj here gjërat kanë ndryshuar për mirë. Inaugurimi dhe fillimi nga puna vetëm para pak muajve i Grand Hotel "Europa" e ka zgjidhur edhe këtë problem. Një hotel luksoz në të gjitha drejtimet dhe për rrjedhojë sllovenët do të akomodohen mbrëmjen e së premtes në këtë ndërtesë shumëkatëshe. Ndërkohë, kuqezinjtë do të vendosen pak metra më larg, pikërisht tek "Colosseu", pronë e presidentit të Vllaznisë Valter Fushaj. Personeli i këtij hoteli ka ditë që ka nisur përgatitjet për t'i pritur sa më mirë kuqezinjtë. Madje, pikërisht për këtë arsye, edhe trajneri i ekipit shkodran, Mirel Josa, i cili është i akomoduar gjatë gjithë kohës në këtë hotel, është detyruar të ndërrojë vend. Arsyeja është sepse ai ka qëndruar në dhomën më të mirë të hotelit, që nga personeli i tij quhet "dhoma e Limprehtit", ngaqë aty vendosej ish ambasadori amerikan, sa herë që vizitonte Shkodrën. Por vetë Josa me të qeshur i është drejtuar personelit të hotelit se "meqë Bariçi nuk vjen dhe kjo dhomë duhej vënë në dispozicion të trajnerit të kombëtares, atëherë unë nuk po e liroj atë."

Siguria e ndeshjes, merret masat e duhura
Paraditen e djeshme, në ambientet e stadiumit është zhvilluar një takim i zgjeruar, në të cilin kanë marrë pjesë pjesëtarë të misionit policor ndërkombëtar PAMECA, të drejtorisë të policisë së Shkodrës, pjesëtarë të Prefekturës dhe Bashkisë si dhe dy drejtuesit e klubit shkodran, Fushaj e Medja. Arsyeja e këtij takimi, siç është shpjeguar nga të pranishmit, ka qenë angazhimi i të gjitha palëve për ta nxjerrë sa më mirë këtë aktivitet të rëndësishëm. Për më tepër që në Shkodër ka ardhur posaçërisht edhe holandezi Dakenberg, i cili ka punuar prej vitesh me UEFA-an për problemet e eliminimit të dhunës në stadiume. Shkodranët si palë organizatore e kësaj ndeshjeje zyrtare kanë shpjeguar masat e marra prej tyre për shkuarjen sa më mirë të ndeshjes, ndërkohë që edhe drejtori i policisë së Shkodrës, Premçi, ka theksuar faktin se në këtë qytet ndeshjet e futbollit kanë qenë gjithnjë shembull, duke mos pasur asnjëherë probleme me dhunën e fenomene të tilla të ngjashme.

"Tifozët Kuqezi", festa e 3-vjetorit në Shkodër
Janë grupimi më i zjarrtë i tifozave të kombëtares shqiptare. Mbase ngaqë edhe emërtimi i këtij grupimi ka ngjyrat e flamurit shqiptar. Do të lindte 3 vjet më parë dhe tashmë ata janë shndërruar në pjesë të rëndësishme të këtij ekipi. Ata janë kudo, të zjarrtë dhe nacionalistë. Tashmë 3 vjet më vonë ata e kanë krijuar një emër, natyrisht të mirë dhe prandaj vlerësohen nga të gjithë. Për gjithë këto arsye drejtuesit e "Tifozët Kuqezi" kanë shfrytëzuar ndeshjen me Slloveninë për të festuar 3-vjetorin e krijimit të tyre. Një festë që do të organizohet pikërisht në Shkodër sonte, në orën 18.00. Eshtë zgjedhur edhe vendi që do të jenë ambientet e Hotel Turizmit "Rozafa", në një koktej ku do të jenë të ftuar edhe drejtuesit e federatës, stafi drejtues dhe futbollistë të ekipit tonë përfaqësues.

Marre nga gazeta Sporti Shqiptar
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Fri, 23 Mar 2007 , 14:08

Ishalla po shkon gjithcka mire ne organizimin e ndeshjes si edhe ishalla nji fitore e Shqiperise.

Urime Tifozave Kuq e Zi per ate se cfare kane dhene keto tre vite per kombetaren.
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 23 Mar 2007 , 14:49

Ah ja marrsha te keqen Tutit si me ka dale ne foto. :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Fri, 23 Mar 2007 , 19:18

aman mare te me fitojne hsqipnia se kam lujt 200 euro teke ndeshjen
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 23 Mar 2007 , 19:53

Naqe po ti keke mire,manej ankohesh.Apo ja ke marre borxh kuj.Hhahahhahaa!
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Fri, 23 Mar 2007 , 20:26

vllaznia1919 wrote:Naqe po ti keke mire,manej ankohesh.Apo ja ke marre borxh kuj.Hhahahhahaa!
borxh i kam per bese me ta than drejten me duhet me shku ne nje qytet tjeter e me mungojne lekt se me duhen 560 euro e thash po luaj 200 me i xjerr ato lek
i perjashtuar

kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Post by kuqeblu » Fri, 23 Mar 2007 , 21:05

GOLDIAN wrote:aman mare te me fitojne hsqipnia se kam lujt 200 euro teke ndeshjen
Ti pa cofke buket mar rrezik :P :lol: :lol: :lol:
vllaznia1919 wrote:Naqe po ti keke mire,manej ankohesh.Apo ja ke marre borxh kuj.Hhahahhahaa!
Ka fillu me baj naj pisllek shoku m'duket, se s'i hell robi 200 euro njashtu ;) :P :D
GOLDIAN wrote:borxh i kam per bese me ta than drejten me duhet me shku ne nje qytet tjeter e me mungojne lekt se me duhen 560 euro e thash po luaj 200 me i xjerr ato lek
O ishalla i qet njata lek maj naqe, se manej vaj hallit puna jote, hajde per strehim politik ktu te un n'Bullgari :D
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Fri, 23 Mar 2007 , 23:21

a ma gjen nej bullgare mu strehu
i perjashtuar

kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Post by kuqeblu » Sat, 24 Mar 2007 , 00:06

GOLDIAN wrote:a ma gjen nej bullgare mu strehu
Pa ma vlla, ha me te, pij me te, flej me te... ;)
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sat, 24 Mar 2007 , 00:07

kuqeblu wrote:
GOLDIAN wrote:a ma gjen nej bullgare mu strehu
Pa ma vlla, ha me te, pij me te, flej me te... ;)
a vec i kaq a :lol: :lol: :lol:
i perjashtuar

kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Post by kuqeblu » Sat, 24 Mar 2007 , 00:20

GOLDIAN wrote:a vec i kaq a :lol: :lol: :lol:
Pa ball ma, qa pa dan ma shum :?: :P :lol:

Mezi po pres me kalu njikta 17 orë me fillu neshja... Kam ma shum emocione se ata qi kan me hy n'fush me lujt...

Para SHQIPNIA :ogcn:
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

User avatar
Ultras Kuqeblu
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 209
Joined: Fri, 26 Jan 2007 , 20:00
Contact:

Post by Ultras Kuqeblu » Sat, 24 Mar 2007 , 05:56

23 Mars - Lexues te nderuar te Futbolli.com dhe bashkeatdhetare kudo ne bote. Me kenaqesi ju njoftojme se Futbolli.com do te perpiqet te transmetoje LIVE ndeshjen e rradhes te kombetares sone kunder Sllovenise.


Ne bashkepunim me www.albtv.com do perpiqemi te sjellim prane jush kombetaren ne ndeshjen e vlefshme per kualifikimin e EURO 2008. Shanset tashme per nje transmetim te suksesshem jane 95%.

Ndeshjen do te jete e mundur ta shikoni VETEM nga web browser-i Internet Explorer duke perdorur Windows Media Player. Per kete transmetim do te perdorim teknologjine p2p, pra do te duhet te instaloni nje software webplayer dhe te hapni firewall-in per te gjithe komponentet e tij. Ju do te merrni video nga shikues te tjere dhe do te dergoni videon e mare shikuesve te tjere ne menyre te vazhdueshme.

Ky lloj transmetimi nuk ka limit ne perdorues, sa me shume aq me mire, megjithate per transmetimin qe te vazhdoje i rrjedhshem duhet ti jepni nja 10 minuta prej momentit qe lidheni. Videoja do te vije pa komentim dhe ne do te kryejme komentimin live.

Per te pare ndeshjen, thjesht futuni ne faqe 15 minuta perpara fillimit te ndeshjes ne menyre qe te lidheni me kanalin e transmetimit. Ju lutem ndajeni kete lajm me te interesuar te tjere per te pare ndeshjen dhe le te mbeshtesim kombetaren tone ne kete ndeshje te rendesishme. Me shpresen se transmetimi do te shkoje pa probleme, ju urojme te gjitheve shikim te kendshem.

Me Respekt,

Stafi Drejtues
Futbolli.com
PARA VLLAZNIAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA

User avatar
Ultras Kuqeblu
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 209
Joined: Fri, 26 Jan 2007 , 20:00
Contact:

Post by Ultras Kuqeblu » Sat, 24 Mar 2007 , 06:03

Para SHQIPNIA o sot o kurr me fitua mare e mire ishalla,fitore fitore fitore vetem fitore ska alternative tjeter.PARA SHQIPNIA
PARA VLLAZNIAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA

kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Post by kuqeblu » Sat, 24 Mar 2007 , 09:50

Qe teksti i kanges qe ka me u kendu sot para neshjes prej grupit "Thumbi" dhe "Gaz e maraz":

Kenga e kombetares: "Para, Para Shqiperi"
Shkruar nga: Qazim Cela
Muzika dhe orkestrimi: Luan Degistani
Kendojne: Grupet "Thumb" dhe "Gaz e Maraz"


Po kendojme kengen e pare o o o
per ekipin kombetar o o o
kendohet kenga ne stadium hej hej hej
ku tifozat derdhen lum hej hej hej hej heeeeej

Shqiperia sulmon
Shqiperia fiton
se kemi ne hej hej
gjak shqiptarit ne dej.

Europe duhet mire me e dit
ne nuk te arrijme dot me politike
por, per futbollit s'ke cfare thu
se standartet i kemi plotesu
Kampionen tende mend a e mban
kur ta bem zhele ne Tirane
skuadra me nam e me lavdi
e kan pas pisk ketu ne Shqiperi
Luajne djemt tane ne boten mbare
e ne per ata jemi krenare
se djemte tane i kemi sokola
qe ta mbushin porten me gola

Para, para Shqiperi o o o
Me flamurin kuqezi o o o
o sa mire me ken shqiptar hej hej hej
se gjithmone del fitimtar hej hej hej hej heeeeeej

Shqiperia sulmon
Shqiperia fiton
se kemi ne hej hej
gjak shqiptarit ne dej

E qe thua ti, kemi ardhur nga Vlora
sot do te fitojme e do ia bejme fora
Ne jemi tifozat nga Shkodra
qe do te festojme me kange e me lodra
Ni mo jahu cere flitet M'Tirone
premje e modhe per fitore eshte dhon
Une jam kosovar e nuk baj hajgare
qe besa djemt tone nuk luajne per pare
Apo s'jane meshkuj te pashem alamet
me i pa ne fushe te kane lezet
une terbohem prej kenaqesise
kur futen ne zone te rreptesise

O ju djema si shqiponja o o o
Ju kemi ne zemrat tona o o o
para para demi i kuq hej hej hej
bane golin mos del huq hej hej hej

Shqiperia sulmon
Shqiperia fiton
se kemi ne hej hej
gjak shqiptarit ne dej

Ne bejme tifo per ty Shqiperi
me lodra, flamuj, shalla e buri
pershendetje o vellezer ardhur nga Kososa
te ardhur nga Ulqini e nga Tetova
se te gjitha trevat shqiptare
kane ne zemer vetem nje kombetare
Sot fitoren mund ta kemi te veshtire
nese arbitri se mban ndeshjen mire
po gjithsesi ju nervat t'i mbani
topi rrumbullak e fusha jeshile
arbiter, arbiter (mooos) mos ban me hile

Shqiperia sulmon
Shqiperia fiton
se kemi ne hej hej
gjak shqiptarit ne dej
Last edited by kuqeblu on Sat, 24 Mar 2007 , 11:52, edited 1 time in total.
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sat, 24 Mar 2007 , 11:49

Tytjeta juj

Hajt ishalla nji fitore sot. :)

Ka shume mundesi qe me edhe ne kena me e lidh me shodren e me trasmetu ndeshjen, per ma shume ju baj me dite ma vone :)
Vllaznit Ultras

Image

Post Reply