Page 2 of 7
Posted: Fri, 26 Jan 2007 , 21:34
by vllaznia1919
Mire se erdhe naqe.Ishalla ja kalon sa mire ne mesin tone.
Posted: Fri, 26 Jan 2007 , 22:51
by Ultras Kuqeblu
MILAN BAROS NGA ASTON VILLA KA KALUA TEK LIONI I FRANCES FRINGS I WERDER BREMENIT I KA BA OFERTE JUVENTUSI PO ASHTU DHE KOSOVARIT QE LOT PER ZVICREN BLERIM XHEMAILIT ALA SJANE BA ZYRTARE PO KA MUNDESI KURSE RONALDO ME DUKET SE KA KALUA ME SIGURI TEK MILANI PAS TESTEVE MJEKSORE

Posted: Fri, 26 Jan 2007 , 23:21
by Admin
Gladiatori kuq e Blu, mire se ke ardh ne mesin e tifozeve shkodrane.
Shpresoj t'ia kalosh sa ma mire ktu e aja qe asht ma e rendesisht gjithmone Forca Vllaznia
P.S. Bane nji pershkrim te shkurter te tema e prezantimeve naqe

Posted: Wed, 21 Feb 2007 , 00:12
by GOLDIAN
HAVIER MASCHERANO KALON TEK LIVERPOOL
Posted: Wed, 21 Feb 2007 , 14:40
by vllaznia1919
UUUUUUUUUUU,kush erdhi!Po ku je maj naqe se na i thave syte.
Po te lajmeroj qe ke marre denim.
Posted: Wed, 21 Feb 2007 , 16:22
by GOLDIAN
vllaznia1919 wrote:UUUUUUUUUUU,kush erdhi!Po ku je maj naqe se na i thave syte.
Po te lajmeroj qe ke marre denim.
nej italiane den me m dhan si denim a?????

Posted: Wed, 21 Feb 2007 , 23:18
by vllaznia1919
Pse kam lujt meq un me ti dhane ty kta denime kaq te randa?Kta denime i marr un persiper,jam tip qe shtyhem per shoqni!
Hahahahahahahahahahahaha!
Posted: Sat, 24 Feb 2007 , 01:59
by GOLDIAN
vllaznia1919 wrote:Pse kam lujt meq un me ti dhane ty kta denime kaq te randa?Kta denime i marr un persiper,jam tip qe shtyhem per shoqni!
Hahahahahahahahahahahaha!
grazie mile amico
me ke ishe te merkuren qe nuk ishe online heeeeeeeeeeeee
trego ketu
adriano nuk do jete me me interin kjo eshte zyrtare
Posted: Sat, 24 Feb 2007 , 02:58
by kuqeblu
GOLDIAN wrote:adriano nuk do jete me me interin kjo eshte zyrtare
Rrezik se e blen Valteri, me na lujt me Gudjabin n'sulm

Posted: Sun, 25 Feb 2007 , 02:22
by vllaznia1919
Posted: Sun, 25 Feb 2007 , 05:54
by Shkodrani81
Posted: Sun, 25 Feb 2007 , 06:19
by uragan12
ja mar burri dheut mos na e merrni ADRIANON prej interit se shyqyr qi filloj me ba i fije hajr kta koht e fundit
Posted: Sat, 28 Apr 2007 , 04:58
by kuqeblu
Ma merr menja qe me blemjen e Eto'o-s, Milani ka me u ba klub edhe ma i pakapshem ne Europ
-------------------------------------------------------------------------------------
Eto’o dhe jo Ronaldinjo drejt Milanit
ASA (Albania Sport Agency) - Duket se nuk do të jetë Ronaldinjo ai që do të kalojë te Milani sezonin e ri, por Samuel Eto’o. Barcelona dhe braziliani kanë konfirmuar dashurinë e përjetshme dhe zërat për një rinovim të kontratës së Dinjos po bëhen gjithmonë e më reale, aq më tepër që Samuel Eto'o nuk ndihet plotësisht i pajtuar me Ronaldinjon dhe trajnerin e Barçës, Frenk Rajkard.
Milani dëshiron të blejë Zambrotën nga Barcelona, i cili u transferua nga Juventusi te katalanasit. Për Eto’o , Milani ka gati një ofertë prej 25 milionë stërlinash. Në linjën e blerjeve është dhe Bufon, i cili pritet të zërë vendin e Didës, që po krijon për ditë e më shumë dyshime për aftësitë e mbetura të tij.
Nga Milani këtë sezon do të largohen Maldini dhe Kostakurta. Kuqezinjtë janë duke joshur Andrea Barzaljin e Palermos duke i premtuar një vend titullari në Ligën e Kampioneve dhe një rritje të shendetshme të pagës.
Marre nga
Albania-Sport.com
Posted: Sat, 28 Apr 2007 , 10:04
by vllaznia1919
Per mu Milanit i duhet edhe nej mrojts tjeter perveq Barzaglit.
Posted: Sat, 28 Apr 2007 , 15:19
by kuqeblu
Luka Toni perfundimisht zgjedh Bajernin! Ekipi Bavarez la mrapa Interin, Milanin dhe Juven ne luften per shtatlartin italian. Transferimi i lojtarit kushtoi 18 miljon euro, dhe Toni do te perfitoj 5.5 miljon euro ne sezon. Thuhet se Toni zgjodhi Bajernin pasi konsiderote ikjen ne ndoj ekip tjeter Italian si tradhti ndaj ngjyrave vjollc te Fiorentines.
Nderkoh, edhe Miroslav Klose ka munci qe te nenshkruj per Bajernin per sezonin tjeter.
Marre nga
Albania-Sport.com dhe
calciomercato.com
Posted: Thu, 17 Jul 2008 , 13:22
by Skodrinon
Milan blen Ronaldinho nga Barcelona per 15 milion euro plus 2,5 milion per ç'do kualifikim te Milan ne Champions League ne tre vitet e ardhshme.
Kontrata e brazilianit eshte 3 vjeçare (6.5 milion euro ne vit)
Simjet ka spektakel ne San Siro.
Forza Miiiiiilan!
Posted: Sun, 24 Aug 2008 , 17:53
by jeti
“Bye Bye” Çelsi, Sheva kthehet te Milani
E pabesueshme, por e vërtetë. Pas ditësh të tëra me njoftime dhe përgënjeshtrime, Andrei Shevçenko kthehet te Milani. Klubi kuqezi e ka bërë të ditur dje pasdite lajmin përmes një komunikate. Në adresën zyrtare në internet, lexohet që “është arritur marrëveshja me klubin e Çelsit për kalimin e Andrei Shevçenkos me fanellën kuqezi. Futbollisti do të jetë sot në Milano për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore. Termat e marrëveshjes ekonomike me Çelsin janë sekrete.”
PËRMBYSJA - Pra, pas dhjetra serive, me skenarë edhe përrallorë, si ajo në “Villa Certosa”, në fund ukrainasi kthehet te Milani: të paktën tani është zyrtare. Pas shumë peripecish, klubi i Berluskonit ka arritur një marrëveshje me atë të Abramoviçit, por fakti që të çudit më shumë, është mungesa e transparencës mbi marrëveshjen ekonomike të çështjes. Shevçenko e la Milanin për Çelsin dy vjet më parë, pas shtatë sezonesh në të cilat kishte luajtur 296 ndeshje dhe shënuar 173 gola. Me Milanin fitoi një titull, një Ligë Kampionesh, një Superkupë Europiane, një Superkupë Italiane dhe një Kupë Italie.
GALIANI - Pas njoftimit zyrtar për kalimin e 32-vjeçarit (i mbush në mes të shtatorit), administratori i deleguar kuqezi, Adriano Galiani nuk e fsheh kënaqësinë e tij, por jo vetëm: “Presidenti Berluskoni dhe unë jemi të lumtur, përfshirë dhe trajnerin tonë Ançeloti, - janë fjalët e para të numrit dy të Milanit. - Pas një serie të gjatë dhe të lodhshme telefonatash, që zgjatën gjithë ditën (dje), kemi arritur një marrëveshje me Çelsin. Arritëm të sjellim në shtëpi lojtarin që në 50 vitet e fundit, ka shënuar më shumë gola me fanellën tonë. Besoj se Milani është i vetmi klub që ka në skuadër aktualisht tri “Topa të artë” (lexo: Shevçenko, Ronaldinjo e Kaka).” Në fund, Galiani sqaroi: “Andrei gaboi që u largua dhe besoj se pas dy vjetësh e ka kuptuar që Milani është shtëpia e tij. Tani bëri sakrificat e tij ekonomike, por në këtë aspekt e vetmja gjë që ka rëndësi është se ai u kthye më në fund.”
BLLOFI I ANÇELOTIT - Sipas Karlo Ançelotit, pak para daljes së lajmit zyrtar për Shevën, nuk ka pasur asnjë mundësi që Shevçenko ta veshë sërish fanellën e Milanit. Një bllof i vërtetë ai i trajnerit kuqezi, i cili bëri të ditur se nuk ka pasur asgjë konkrete. “Me sa di unë nuk ka pasur ansjëherë mundësi që Sheva të kthehet te Milani, - deklaroi Ançeloti. Vërtet është diskutuar për këtë, por nuk ka pasur asgjë konkrete dhe kjo është gjëja më e rëndësishme në këto raste.” Një deklaratë e përgënjeshtruar menjëherë nga adresa zyrtare e Milanit, e cila zyrtarizoi ardhjen e “Carit” në Milano pas dy vjetësh. Një reagim që ndoshta Ançelotit nuk mund t’i ketë pëlqyer.
SHPRESA E ROMËS - “Ka pasur një telefonatë me Shevçenkon dhe ai ishte i gatshëm për projektin tonë.” Edhe Luçiano Spaleti ka rënë në “grackën” e Çelsit dhe të Milanit, duke ushqyer për momentin shpresa për ardhjen e Shevçenkos te Roma. Madje trajneri verdhekuq kishte këmbëngulur: “Në këto momente ka diferenca tepër të mëdha shifrash, - shpjegoi ai. - Duhet që të gjithë të marrin pjesë në këtë nismë, edhe të tjerët, ndryshe nuk mund të bëhet. Kemi një “tavan” shifrash që duhet respektuar.” Fjalë, që avulluan si “ujë sapuni” menjëherë, pasi Milani zyrtarizoi se Shevçenko do të vishet kuqezi pas një marrëveshjeje me Çelsin.
Posted: Sun, 24 Aug 2008 , 18:00
by jeti
KRENARIA KUQ e BLU wrote:Simjet ka spektakel ne San Siro.
Forza Miiiiiilan!
SIMJET MILANI ME GJITH ATO BLERJE QE KA BA DO FITOJE KAMPIONATIN
MORINJO ESHTE SHUME MENDJE MADH DHE KY DO JET VITI I PARE ME INTERIN DHE I FUNDIT

Posted: Sun, 24 Aug 2008 , 18:14
by Skodrinon
Shevcenko, Pato, Kakà, Ronaldinho, Inzaghi, Borriello (Paloschi ka me ike).
Nuk ma merr mendja se ka ekip tjeter ne bote me sulm ma t'mire.
Tash duhet me ble edhe nji mrojtes.
Posted: Sun, 24 Aug 2008 , 19:57
by Admin
Kaka e ke jasht per 2 jave nqs nuk gabohem.
Inzaghi 100 vjec ca ka me ba ma....
Shevcenko ka tesh 4 muj qe slet futboll .......
Per me fitu duhet me pas EKIP , dmth GRUP e Milani per momentin se ka kriju hala grupin.... Sdq normale qe metet gjithmon pretendent.