U zbulua në internet, sot ëndërron të luajë në Serinë A, me Lacion
Dikur ka qenë edhe në rradhët e Vllaznisë, por tepër i vogël, edhe pse atë ndeshje me Napolin, në turin kualifikues të UEFA-s, e mban mend mirë, pavarësisht se kurrë nuk pati mundësi të luante
Dikur ka qenë edhe në rradhët e Vllaznisë, por tepër i vogël, edhe pse atë ndeshje me Napolin, në turin kualifikues të UEFA-s, e mban mend mirë, pavarësisht se kurrë nuk pati mundësi të luante
Në Itali e thërrasin “Facebook”-un e talenteve, sepse është e mundur që të kërkohet një “thesar” me futbollistë të cilët i pret një e ardhme e madhe, edhe pse momentalisht janë të panjohur. Por, ajo që ia vlen të përmendet është se faqja e “Kicko”-s, në internet, është nga më të klikuarat sidomos nga klubet e mëdha dhe historia e Xhuliano Kulit është një nga ato që të bën të besosh shumë pikërisht te “youtube” e adresat e tjera “web” për të karikuar video.
Zbulimi – Xhuliano Kuli është rritur në krahinën e Piemontes, në veri të Italisë dhe sot luan te Pro Patria, por Igli Tare ia ka vënë sytë. Drejtori sportiv i Lacios, në fakt, ka bërë të ditur se djaloshi, edhe pse 20 vjeç, ka mundësi që të rritet si fizikisht, ashtu edhe teknikisht, ndaj një ditë mund të veshë pikërisht fanellën bardhekaltër. Gjithçka ka lindur pikërisht nga adresa e talenteve, “Kicko”, e cila e klikuar nga ish futbollisti shqiptar, ka tëhequr vëmendjen tek i riu i talentuar i Pro Patrias, i cili edhe pse skuadra luan në Leg Pro vazhdon të jetë në një krizë financiare, stërvitet me impenjim.
Historia – Kuli vazhdon t’i jetë mirënjohës Shqipërisë, sepse sipas tij i ka mësuar atë “futboll i ashpër” i rrugës, i përbërë nga teknika dhe instikti, gati që të hapë dyert drejt ëndrrës së madhe. Italisë i ka “borxh” ecurinë e pjekurisë futbollistike që po fiton dita ditës, për të qenë gati, pse jo, për Serinë A. Kuli është vetrëm 20 vjeç dhe jeton në Itali prej dhjetë vitesh, me familjen e tij, në Bra, ku duke shkelmuar një top tërhoqi vëmendjen e Pro Patrias, që e bleu. Një vit i pafat për të, duke parë rezultatet (skuadra ra në Ligën Profesioniste të Divizionit të Dytë), por një përvojë e jashtëzakonshme dhe mundësia për të qenë në vetrinën e talenteve. Dhe Lacio, nëpërmjet Tares, zbuluesit të talenteve, vazhdon ta ndjekë.
Fiziku – E vetmja pengesë që nuk lejoi, për momentin, realizimin e ëndrrës, e shpjegon vetë Xhuliano: “Duhet të forcohem fizikisht, kam qenë në Formelo duke u stërvitur me Lacion dhe isha disi prapa për sa i përket këtij aspekti. Do të stërvitem edhe më shumë për të arritur rezultatet e kërkuara”. Asnjë program me kohë të gjatë, vetëm dëshira për t’u matur me veten dhe të tjerët: “Përpiqem gjithmonë që të vë në përdorim teknikën. A provoj driblimin magjik? Ndonjëherë, kur e shoh të arsyeshme”. Kur e sheh në terrenin e lojës cilësia nuk i mungon, sepse ka finte, pasime dhe shumë e shumë lëvizje prej kampioni: “Vështirë t’i bësh gjatë ndeshjes, sepse nëse humbet një top mund të dënosh skuadrën tënde, por publiku kënaqet kur sheh të tilla gjëra”.
Vllaznia – Por, le të bëjmë disa hapa prapa dhe të shfletojmë albumin e historisë, e quajtur Vllazni 2008: Shkodra është qyteti ku Xhuliano lindi… Shkodranët luajnë në shtëpi ndaj Napolit, në turin paraeliminator të Kupës UEFA: në pushim të ndeshjes, një djalosh bën palexho në fillim me një top, më pas me dy, duke tërhequr edhe vëmendjen e tifozëve: Isha kthyer në Shqipëri dhe po luaja për Vllazninë. Donin që të qëndroja aty, por në Itali kam gjithçka, jetën, miqtë, ndaj do të ishte e vështirë për mua”. Pavarëisht kësaj, fanella e Kombëtares kuqezi nuk ka munguar: “Deri tani më ka grumbulluar dy herë U-19-ta”.
Zgjedhja – Edhe pse është 20 vjeç, Kulli i ka idetë e qarta mbi të ardhmen. Në Itali duan ta shohin me fanellën axurre, por ai është i lidhur fort pas rrënjëve shqiptare, ndaj i ka dhënë kohë vetes. “E ardhmja? Dua të rritem në fillim, më pas do të flasim”. Dhe fanella axurre e Pro Patrias një ditë mund të kthehet në bardhekaltër, nëse ëndrra Lacio do të bëhet realitet.
s.ekspres