Page 2 of 2

Re: Xhudo

Posted: Wed, 17 Jun 2009 , 21:39
by Skodrinon
XHUDO VLLAZNIA KAMPIONE ABSOLUTE TE MOSHAT

Fundjavën që kaloi, në qytetin e Vlorës, u zhvillua kampioanti kombëtar për të rinj, të reja, kadet dhe kadete, me pjesëmarrjen e 11 ekipeve, të cilat janë të aderuara në Federatën Shqiptare te Xhudos (Judos). Kështu Vllaznia, V.Dejës, Klubi Sportiv “Judo A.Shkoza”, ekipi i fondacionit “Santa Maria”, Besëlidhja, Flamurtari, “Don Bosko”, Tirana e të tjerë. Edhe kësaj here xhudistët shkodran treguan vlerat e tyre më të mira, duke u shpallur “kampion” absolute thuajse në të gjithë grup-moshat. Si për të rinj, të reja, kadet dhe kadete Vllaznia u shpall “kampione” absolute. Kështu për kadet dhe kadete( të datëlindjes 1993, 1994, 1995) u arritën këto rezultate apo vende te para siguruan: Ardian Lleshi 46 kg (Besëlidhja), Luigj Shkoza 50 kg (Vllaznia), Fatbardh Runaj 55 kg (Flamurtari), Xhulio Kaci 60 kg (Vllaznia), Henrik Kovaci 66 kg (Vllaznia), Aldo Shkoza 73 kg (Vllaznia), Idriz Zyberi 90 kg, për të vazhduar më pas me kadetet (femra) Brigena Bregu 48 kg (Vllaznia) dhe Arta Mërturi 57 kg (“Don Bosko”). Ndërsa për të rinj( të datëlindjes 1990, 1991, 1992), sipas peshave, kampion u shpallën: Arbër Runaj 55 kg (Flamurtari), Kristian Lleshi 60 kg (Besëlidhja), Shkurt Cullhaj 66 kg (Tirana), Juli Marku 73 kg (Vllaznia), Ermando Lari 81 kg (Vllaznia), Ndoc Ndoci 90 kg (Vllaznia), kurse për të reja padyshim që kampionia absolute u shpall Aurora Shkoza në peshën 57 kg. Vlen për t’u përmendur se ka qenë një organizim i shkëlqyer i klubit të sportiv “Flamurtari”, në bashkëpunim me Bashkinë e Vlorës dhe njëkohesisht edhe me mbështetjen e Federatës Shqiptare të Judos. Ky është kampionati i parë kombëtar i zhvilluar në Vlorë. Këtë kampionat e ndoqën nga drejtues te shoqatës të mundjes shqiptare, sekretari i Federatës të Kosovës Anton Cena, por ishin prezent edhe të gjithë drejtuesit e federatës shqiptare. Transporti e ekipeve Vau-Dejës , K.J.”A.Shkoza”, F.”S.Maria” dhe Besëlidhja u mundesua nga Frrok Gjini dhe Arjon Marku, ndërsa ekipi i Vllaznise pati mbështetjen e Klubit shumësportësh “Vllaznia”. Kështu xhudoja shkodrane vazhdon të tregojë dominimin e saj absolute në këtë sport në vendin tonë.

vllaznmi sportiv

Re: Xhudo

Posted: Wed, 17 Jun 2009 , 23:03
by GOLDIAN
zemra mal na bahet me ishi lajmesh
zoti ja u prifte maren

Re: Xhudo

Posted: Fri, 03 Jul 2009 , 17:21
by Skodrinon
PESCARA 2009

Majlinda Kelmendi, debutim i suksesshëm


Ka konkurruar ditën e djeshme edhe ekipi ynë i xhudos, që po përfaqësohet në Lojërat Mesdhetare. Në peshën -60
kg Altin Përgjegji u mund në turin e parë nga rivali francez, Jen Sikardi, pas 1 minute dhe 33 sekondash. Më e suksesshme në tapet ka qenë xhudistja Majlinda Kelmendi në peshën -52 kg. Kelmendi e nis me “këmbë të mbarë” këtë aventurë mesdhetare, pasi fiton në turin e parë ndaj francezes Penelop Bona. Më pas shorti i vuri përballë xhudisten italiane Rosalba Forciniti, e cila u tregua më e qartë në tapet dhe e kaloi me sukses provën ndaj shqiptares Kelmendi. Sfida e “Peskara 2009” nuk u mbyll këtu për Kelmendin, pasi u ripeshkua, ku fillimisht fiton ndaj turkes Aimar Samat, por më pas u mund nga konkurrentja sllovake, Nareks, duke e mbyllur këtë aventurë me 2 fitore dhe 2 humbje.

Re: Xhudo

Posted: Tue, 22 Sep 2009 , 17:49
by Miri
Kroacia, fituese në xhudo për “Vllaznia Cup Men

Kroacia u shpall fituese e Turneut Internacional "Vllaznia Cup men" të sportit të Xhudos, që u zhvillua për dy ditë me radhë në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" në Shkodër, ku morën pjesë ekipet e Shqipërisë, Kroacisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë. Rivaliteti final u zhvillua mes xhudistëve të Vllaznisë dhe përfaqësueses së Kroacisë. Sekretari i Federatës Shqiptare të sportit të Xhudos, Labo Çapo tha se ndeshjet u zhvilluan me një luftë shumë të fortë sportive. Sipas tij, ndeshjet më të bukura ishin ato mes Martiniç (Kroaci) dhe Jakini i Vllaznisë, Semiz i Kroacisë-Qafiku i Vllaznisë, Ujka i Vllaznisë-Cavar i Kroacisë, ku fitues ishin kroatët. Në përfundim të aktivitetit në vend të parë u rendit ekipi i Kroacisë, që u shpall dhe fitues i Turneut Internacional "Vllaznia Cup men". Sipas peshave përkatëse, vendet e para si individë i merituan Altin Përgjergji i Beslidhjes në peshën deri në 60 kg, në vend të dytë kroati Rudolf Glashoviç për peshën 66 kg. Në peshën 73 kg fitues u shpall Mateo Semiz i Kroacisë, ndërsa në vend të dytë Leonard Qafiku i Vllaznisë. Për peshën 81 kg në vend të parë Ylli Ujka i Vllaznisë dhe Josip Cavar i Kroacisë në vend të dytë. Në peshën 90 kg fitues u shpall Pero Kristiç i Kroacisë dhe në vend të dytë Alfons Babani i Vllaznisë. Në dy peshat e fundit, 100 kg dhe plus 100 kg në vendet e para u renditën xhudistët shqiptarë: Ndoc Ndoci i Vllaznisë dhe Janus Herceg i ekipit të Flamurtarit të Vlorës.

Re: Xhudo

Posted: Fri, 02 Oct 2009 , 15:19
by Skodrinon
Mundja shkodrane , përsëri me kupë

Ndërkohë, trajneri pasionant Dedë Bregu vazhdon të insistojë në kërkesën e tij pranë insitucionit bashkiak për ndërtimin e palestrës së boksit, e premtuar kjo vite më parë nga pushteti lokal

Mundja shkodrane sjell edhe një tjetër kupë në qytetin e Shkodrës duke dëshmuar se është një sport që kërkon të rikthehet patjetër në ato nivele që ka qënë shumë vite më parë. Nën drejtimin e trajnerit pasionant Dedë Bregu, Vllaznia e Shkodrës është shpallur kampione kombëtare në mundje për 17 vjeçarët. Ndeshjet e këtij kampionati janë zhvilluar në Tiranë për dy ditë me radhë në pallatin e sportit “Asllan Rusi”. Krahas Vllaznisë, në këtë aktivitet morën pjesë edhe ekipet më të mira të Shqipërisë në mundje, të cilët kanë konkuruar në dy kategori, atë të moshës 15 dhe 17 vjeçare. Për kategorinë e moshës 15 vjeçare në formacionin e Vllaznisë kanë konkuruar mundësit Sehan Shpuza, Elmedin Shaku, Adnan Guri, Andis Hebovija dhe Sabri Elezi. Ndërsa, për kategorinë e moshës 17 vjeçare Vllaznia është përfaqësuar me mundësit Ajet Juku, Fatim Juku, Nazmi Cekaj, Ndue Delia, Qamil Bajrami, Pashko Nika, Edmond Tafili dhe Kristian Daka. Përgjithësisht në të dy kategoritë, Vllaznia ka bërë një përfaqësim shumë dinjitos, ku një pjesë e mirë e mundësve të saj u shpallën kampionë si individë në peshat e tyre. Në përfundim të aktivitetit, Vllaznia e drejtuar me shumë passion nga trajneri Dedë Bregu është shpallur kampion duke u nderuar edhe me një kupë personale si ekipi më i mirë i këtij aktiviteti, një kupë kjo që vjen pas një sërë rezultatesh pozitive që ka shënuar ky ekip garat e fundit. Si individë një figurë shumë të mirë sportive kanë bërë mundësit Sabri Elezi, Adnan Guri, të cilët u shpallën kampion kombëtar në peshat e tyre. Një prezantim dinjitoz kanë bërë edhe mundësit Ndue Delija, Kristian Daka, Pashko Nika dhe Nazmi Cekaj që u renditën në vend të dytë, ndërkohë që Ajet Juku është renditur në vend të tretë. Ndërkohë, krahas pjesëmarrjes së suksesshme të mundësve shkodranë në këtë kampinat ka tërhequr vemendjen edhe pjesëmarrja e gjyqtarit të kategorisë së parë në mundje Pal Marku. Ish mundësi i njohur shkodran është i vetmi gjyqtar i këtij që përfaqëson Shkodrën në veprimtaritë kombëtare dhe ndërkombëtare duke u dalluar për nivelin dhe profesionalizmin e tij në gjykimin e ndeshje, qoftë si gjyqtar kryesor në tapet dhe po aq edhe si guyqtar anësore tavoline. Pas përfundimit të kampionatit, trajneri Bregu është shprehur i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij, ndërkohë që ashtu si edhe herët e tjera nuk ka nguruar të evientojë mungesën e një palestre sportive për të stervitur ekipin e tij, pasi kushtyet aktuale në pallatin e sportit janë shumë të dobëta. Ndaj, ai duke i përcjellë edhe një herë mesazhin e tij në drejtim të pushtetit lokal dhe konkretisht kryebashkiakut Luka, shpreson se premtimi i dhënë prej shumë vitesh për ndërtimin e palestrës së mundjes, do të mund të bëhet realitet gjatë periudhës në vazhdim.

vllaznimi sportiv

Re: Xhudo

Posted: Tue, 01 Dec 2009 , 17:04
by Skodrinon
Daniel Shkoza , medalje në Turneun Ndërkombëtar të Xhudos

Ndryshe nga pjesëmarrjet e mëparshme, këtë radhë xhudistët shqiptarë nuk kanë
arritur të bëjnë një përfaqësim dinjitos në Turneun Ndërkombëtar të Xhudos
të zhvilluar të dielën e kaluar në kryeqytetin malazez, Podgoricë. Ka qënë një
përfaqësi e xhudistëve të rinjë të kombëtares shqiptare ka marrë pjesë në Turneun
Ndërkombëtar të këtij sporti zhvilluar në Podgoricë të Malit të Zi. Në përbërje të
përfaqësueses sonë që shoqërohej nga Angjelin Dedaj bënin pjesë xhudistët Edilson
Caka dhe Daniel Shkoza të peshës 42 dhe 50 kilogram pjesëtar të ekipit të Vaut të
Dejës, Ardian Lleshi i peshës 50 kg i ekipit Beslidhja, Amarildo Lleshi i peshës 42 kg,
përfaqësues i Klubit Jodokan “Anton Shkoza, si dhe Emanuel Lleshi dhe Xhulio Kaci që
të dy të peshës 66 kg pjesëtar të ekipit Vllaznia. Ndër to, figurën më të mirë sportive
e ka bërë xhudisti i peshës deri në 50 kilogram Daniel Shkoza i ekipit Vau Dejës, i cili
në sajë të mobilizimit dhe luftës së fortë sportive që paraqiti në tapet arriti të dalë
fitues në tre ndeshje radhazi duke u kualifikuar në fazën finale. Por, ndërkohë që
shpresat ishin që nga ky xhudist Shqipëria të merrte një medalje, humbja e pësuar
në takimin e parë të fazës finale bëri që ai të mos shkonte më tepër se vendi i katërt
në renditje. Ky ka qënë rezultati më i mirë i xhudistëve shqiptarë në këtë aktivitet,
pasi xhudistët e tjerë pjesëmarrës, Caka i Vaut të Dejës, Lleshi i Beslidhjes, si dhe Kaçi
i Vllaznisë u renditën në vendin e pestë. Një renditje e tillë nuk është konsideruar
si pozitive për drejtuesit e sportit të xhudos Anton Shkoza, i cili ka theksuar përmes
linjës telefonike se pas kthimit në Shqipëri do të organizohet një analizë serioze në
mënyrë që xhudistët shqiptarë të rikthehen sërishmi në zonën e medaljeve siç kanë
qënë në aktivitetet e mëparshme.

vllaznimi sportiv

Re: Xhudo

Posted: Mon, 12 Apr 2010 , 18:15
by vvvllaznia
http://www.koha.net/index.php?cid=1,42,17720

lexoni lexoni.as ata qe fitojn nuk jena ne gjendje me i ndihmu

Re: Xhudo

Posted: Mon, 11 Apr 2011 , 18:52
by Skodrinon
Vllaznia, skuadra kampione e 2011-s

Xhudo-Kampionati kombëtar


Ka përfunduar në kryeqytet kampionati kombëtar për të rritur dhe të rritura në sportin e xhudos, zhvilluar në sallën sportive “Fahrie Hoti”. Pjesëmarrja në këtë kombëtar ishte e madhe, ku të pranishëm ishin sportistë nga ekipet e Tiranës, Dinamos, Don Boskos, Rinia, Kamzës, Teutës, Besëlidhjes, Xhudo Klub “Anton Shkoza” dhe Vllaznisë.

Paraqitjet e sportistëve tanë në këtë turne ishin të mira, që u vlerësuan edhe nga specialistët, që theksuan gjithashtu se pati një rritje të nivelit të tyre. Për t’u veçuar fakti se në gjykim u përdor teknologjia dixhitale, dhuratë e Federatës Europiane të Xhudos.

Në përfundim të kampionatit, sportisti më i mirë u shpall Adrian Lleshi, i Besëlidhjes, ndërsa ekip kampion për këtë vit doli Vllaznia, që nxori 3 fitues për meshkuj dhe një për femra. Para fillimit të kampionatit, Federata Shqiptare e Xhudos bëri një ceremoni mirënjohje për të gjithë sportistët e parë që kanë përfaqësuar vendin tonë në veprimtaritë ndërkombëtare.

Re: Xhudo

Posted: Mon, 16 May 2011 , 17:03
by Skodrinon
Vllaznia fiton kampionatin e moshave

Xhudo. Në sallën “Fahrie Hoti” u zhvillua kampionati kombëtar

Është zhvilluar për dy ditë me radhë (14 dhe 15 maj) në sallën sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet kampionati kombëtar i xhudos, për të rinj dhe kadetë. Në këtë veprimtari morën pjesë ekipet e Vllaznisë, Dinamos, Teutës, Besëlidhjes, Vaut të Dejës, Judo Club A.Shkoza, Tiranës, Don Boskos dhe Rinia Kamëz.

Sipas sekretarit të Federatës Shqiptare të Xhudos, Labo Çapo e veçanta e këtij kampionati ishte prania e një numri të madh të sportistëve, që zhvilluan sfida me një cilësi të lartë sportive. Në përfundim të dy ditëve gara, u shpallën edhe xhudistët kampionë sipas peshave, në të dyja kategoritë.

Ekipi kampion u shpall Vllaznia, me trajner Anton Shkozën, ndërkohë që Indrit Cullhaj për kadetë dhe Henriko Kovaçi për juniorë u shpallën si sportistët më të mirë të turneut. Po dje, u zhvillua edhe një turne i hapur (open), ku sportistët elitarë konfirmuan dhe një herë veten për formën e mirë sportive:

Aurora Shkoza e Vllaznisë, Kristjan Lleshi i Don Boskos, Kliton Haka i Don Boskos, Mateo Tabaku i Kamzës, Kristjan Gjoka i Besëlidhjes etj. Kjo veprimtari është përcaktuese për ekipet kombëtare që do të përfaqësojnë Federatën e Xhudos në 3 aktivitete ballkanike, që do të zhvillohen gjatë muajve korrik-gusht.

Re: Xhudo

Posted: Fri, 30 Sep 2011 , 15:40
by Skodrinon
Dorjan Llaftiu nënkampion Ballkani

Sportisti kuqezi merr medlajen e argjendit në peshën -60kg, në Ballkaniadën që u zhvillua në Serbi

Xhudisti shqiptar Dorjan Llaftiu është shpallur dje nënkampion Ballkani në peshën -60kg për të rritur, në Kampionatin Ballkanik të Xhudos që u zhvillua në Serbi. Në këtë veprimtari morën pjesë 9 shtete (Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Rumania, Turqia, Bosnje-Herzegovina, Serbia, Greqia e Bullgaria), ndërkohë që vendi ynë u përfaqësua me 3 sportistë: Dorjan Llaftiu në peshën -60kg, Kristjan Lleshi në peshën -66kg dhe Aurora Shkoza në peshën -57kg.

Llaftiu bëri një paraqitje mjaft të mirë në peshën e tij, një sportist që prej më shumë se 12 vitesh jeton e stërvitet në Itali. Në sfidën e parë, ai fitoi me ipon ndaj rivalit boshnjak, ndërsa në sfidën e dytë humbi ndaj një rivali serb. Por ai i rikthehet fitores në përballjen e tretë në peshën e tij, duke fituar sërish me ipon ndaj kundërshtarit rumun. Sistemi me grumbullim pikësh e nxorri direkt në finale sportistin kuqezi, ku zhvilloi një ndeshje shumë të mirë.

Megjithatë, Llaftiu humbi në finale dhe mori medaljen e argjendit, duke ngritur lart flamurin kuqezi në këtë Ballkaniadë. Kjo është hera e parë që Federata Shqiptare e Xhudos merr një medalje të tillë për të rriturit në një kampionat ballkanik. Një paraqitje mjat të mirë në këtë turne kanë bërë edhe dy sportistët e tjerë kuqezinj, Kistjan Lleshi e Aurora Shkoza, por që nuk arritën të hyjnë në zonën e medaljeve.

Gjatë kësaj Ballkaniade u përcaktuan edhe vendet ku do të organizohen veprimtaritë e vitit 2012, ndërkohë që vlen të përmendet puna e mirë e FSHJ-së, e cila po mban lidhje me sportistët shqiptarë që stërviten në Europë. Së shpejti, Federata Shqiptare e Xhudos do të organizojë Kupën e Republikës e njëkohësisht konfirmon praninë e saj në veprimtaritë ndërkombëtare, që janë kualifikuese për Lojërat Olimpike “Londër 2012”.

Re: Xhudo

Posted: Sun, 30 Oct 2011 , 14:12
by GOLDIAN
jam kurioz me dit si e presin delegacionin ton ne serbi?

Re: Xhudo

Posted: Sat, 19 Nov 2011 , 17:29
by Skodrinon
Akademia Xhudo Kodokan, 8 medalje në Mal të Zi

Tre skuadrat e Akademisë “Albania Xhudo Kodokan” kanë arritur të marrin 8 medalje në një
turne Internacional që është zhvilluar në Malin e Zi i quajtur “Simanoviç”. Aty gara ka qenë
shumë e fortë sepse pjesëmarrës ishin sportistë cilësor dhe fitues të shumë medaljeve.
Megjithatë skuadrat e Akademisë me qendër në Vau Dejës kanë bërë një paraqitje tejet pozitiv
duke arritur edhe rezultate të larta. Në total kanë garuar 13 xhudistë për Akademinë nga të cilët
8 prej tyre janë renditur në vendet e nderit. Pjesë e “Albania Xhudo Kodokan” e drejtuar nga
mjeshtri Anton Shkoza ishin skuadrat e Vllaznisë, Vau Dejës dhe “Club Judo”. Për moshat në
peshën 28 kilogramë Damiano Çuni i Vau Dejës ka arritur deri në finale por pa mundur të fitojë
duke zënë kështu vendin e dytë dhe automatikisht duke marrë medaljen e argjendit. Në peshën
31 kilogramë ka garuar Roland Vasfia i Vllaznisë i cili edhe ky është renditur në vendin e dytë
duke fituar medaljen e argjendit. Në peshën 60 kilogramë dy xhudistët Kristamndo Bisha i Vau
Dejës dhe Lurjan Kaçi i Vllaznisë kanë humbur duke mos qenë pjesë e medaljeve. Në peshën
64 kilogramë Xhovan Shkoza i Vllaznisë ka marrë medaljen e bronzit duke u pozicionuar i treti.
Për këto dy të fundit pala shqiptare pretendon se i është mohuar medalja e arit si shkak i
vendimeve të njëanshme të gjyqtarisë. Më tej në peshën 66 kilogramë ka marrë pjesë Luigj
Shkoza i Vllaznisë duke marrë medaljen e argjendit. Në peshën 73 kilogramë Xhuljo Kaçi është
renditur i dyti duke marrë medaljen e argjendit. Xhudistët e Akademisë kanë qenë të
pasuksesshëm në peshën 81 kilogramë teksa Aldo Shkoza i Vllaznisë dhe Enrik Kovaçi i Vau
Dejës nuk kanë arritur të renditen në zonën e medaljeve. Në peshën 90 kilogramë Ndoc Ndoci i
Vllaznisë është pozicionuar i dyti duke marrë medaljen e argjendit. Edhe për femra xhudistët
kanë arritur rezultate të larta. Në peshën 52 kilogramë Anxhela Krasniqi ka marrë medaljen e
bronzit duke u renditur e treta. I njëjti rezultat është edhe për Aurora Shkozën në peshën 57
kilogramë e cila është renditur e tretë duke afituar medaljen e bronzit. Shkoza ka patur edhe
rolin e trajneres së ekipit bashkë me Anxhelin Dedaj që edhe ky ka patur dy role atë të trajnerit
dhe sportistit por tek kjo e dyta nuk ka arritur të jetë në zonën e medaljeve. Ndërsa një çmim
special është dhënë edhe për Presidentin e Akademisë “Albania Xhudo Kodokan” Anton
Shkoza, një çmim Internacional i dhënë nga ekipi malazez “Club Koga” dhe Federata e Xhudos
e Malit të Zi. Akademia “Albania Xhudo Kodokan” vijon të koleksionojë rezultate të larta duke
nderuar thuajse në çdo event të rëndësishëm Ndërkombëtarë.
Rezultatet e xhudistëve të Akademisë “Albania Xhudo Kodokan” në turneun Internacional në
Malin e Zi:
28 kg Damiono Çuni – Vau Dejës (medalje argjendi)
31 kg Roland Vasfia – Vllaznia (medalje argjendi)
46 kg Xhovan Shkoza – Vllaznia (medalje bronzi)
66 kg Luigj Shkoza - Vllaznia (medalje argjendi)
73 kg Xhuljo Kaçi – Vllaznia (medalje argjendi)
90 kg Ndoc Ndoci – Vllaznia (medalje argjendi)
Femra:
52 kg Anxhela Krasniqi – Vau Dejës (medalje argjendi)
57 kg Aurora Shkoza - Vllaznia (medalje argjendi)

shkodrasport

Re: Xhudo

Posted: Sat, 19 Nov 2011 , 22:30
by Admin
Urime per rezultatet e mire te ekipit te xhudos.

Paska marr pjese tani fisi Shkoza ne kte aktivitet :) :P :mrgreen:

Re: Xhudo

Posted: Mon, 28 Nov 2011 , 18:53
by Skodrinon
Xhudistët e Vllaznisë, 11 medalje në Kosovë


11 medalje arrin të fitojnë xhudistët e Vllaznisë dhe të Vau Dejës në turneun “Adem Jashari” që
u zhvillua në Kosovë në Prishtinë në palestrën e sporteve “Adem dhe Hamz Jashari”. Aty lufta
sportive ka qenë e fortë sepse kanë marrë pjesë vxhudistë cilësorë si dhe kanë garuar 11
shtete. Pjesëmarrese kanë qenë vendet e Shqipërisë, Sllovenisë, Rumanisë, Bollgarisë,
Greqisë, Hungarisë, Bosnje Hercegovinës, Malit të Zi, Austrisë, Maqedonisë, Kroacisë, Serbië,
Çekisë, Sllovakisë, Belgjikës e Norvgjisë. E pavarësisht kësaj xhudistët e Vllaznisë e Vau
Dejës arrin që të marrin 11 medalje. Kështu të gjithë sportistët që kanë marrë pjesë kanë arritur
të renditen në zonën e medaljeve. Këta xhudistë njëkohësisht janë pjesë e Akademisë “Albania
Xhudo Kodokan” e drejtuar nga Presidenti Anton Shkoza. Kështu në peshën 55 kilogramë Elvis
Mhilli i Vau Dejës ka arritur të renditet i treti duke marrë medaljen e bronzit. Në të njëjtën peshë
Krismando Bisha është renditur i dyti duke fituar medaljen e argjendit, gjithashtu edhe për të
rritur Bisha ka zënë vendin e tretë duke marrë këtë radhë medaljen e bronzit, xhudist ky i
Vllaznisë. Ky xhudist ka garuar në dy kategori për fëmijë por edhe për të rritur. Në peshën 66
kilogramë Lurjan Kaçi i Vllaznisë për moshat e vogla është pozicionuar i treti duke fituar
medaljen e bronzit. Në të njëjtën peshë e kategori Luigj Shkoza i Vllaznisë ka marrë vendin e
dytë dhe medaljen e argjendit po ashtu edhe me të rriturit Shkoza është renditur i dyti duke
fituar medaljen e dytë të argjendit. Për të rritur në peshën 66 kilogramë Artur Lari i Vau Dejës
është renditur i treti duke fituar medaljen e bronzit. Më tej për të rritur në peshën 73 kilogramë
Xhuljo Kaçi i Vllaznisë ka zënë vendin e tretë duke fituar medaljen e bronzit. Në peshën 81
kilogramë Aldo Shkoza i Vau Dejës është pozicionuar në vendin e tretë duke marrë kështu
medaljen e bronzit. Ndoc Ndoci i Vllaznisë në peshën 90 kilogramë ka marrë medaljen e
argjendtë teksa është renditur i dyti në këtë garë. Ndërsa për femra në peshën 57 kilogramë
paraqitjen më të mirë e ka bërë Aurora Shkoza e cila ka marrë medaljen e arit, i vetmi vend i
parë për xhudistët në turneun “Adem Jashari”. Në këtë mënyrë sërish xhudistët e Akademisë
“Albania Xhudo Kodokan” vijojnë me paraqitjet e mira jashtë vendit e duke na sjellë përsëri të
tjera rezultate të larta e medalje pa fund që vijnë nga çdo turne ky marrin pjesë
Xhudistat që morën medalje janë:
Kadet:
55 kg – Elvis Mhilli vendi 3 (Vau-Dejes)
55 kg - Krismando Bisha vendi i 2 (Vllaznia)
66 kg – Lurjan Kaçi vendi i 3 (Vllaznia)
66 kg - Luigj Shkoza vendi i 2 (Vllaznia)
Të rritur:
55 kg - Krismando Bisha vendi i 3 (Vllaznia)
66 kg - Luigj Shkoza vendi i 2 (Vllaznia)
66 kg - Artur Lari vendi i 3 (Vau-Dejes)
73 kg - Xhulio Kaçi vendi i 3 (Vllaznia)
81 kg - Aldo Shkoza vendi i 3 (Vllaznia)
90 kg - Ndoc Ndoci vendi i 2 (Vllaznia)
Femra:
1 / 2Xhudistët e Vllaznisë, 11 medalje në Kosovë
57 kg - Aurora Shkoza 57kg vendi i 1 (Vllaznia)
Xhudistat që janë përmendur dy herë kanë bërë për të dyja grupmosha

Re: Xhudo

Posted: Sat, 21 Apr 2012 , 15:55
by Skodrinon
vllaznia shpallet kampione ne xhudo per meshkuj dhe femra

http://www.shkodrasport.com/index.php?o ... Itemid=106

Re: Xhudo

Posted: Sat, 21 Apr 2012 , 17:27
by GOLDIAN
urime urime
ishalla po i shperblen bashkia

Re: Xhudo

Posted: Sat, 21 Apr 2012 , 18:18
by Admin
Urime, se metamam e meritojne qe te shperblehen prej Bashkise apo prej ndonji sponsori!!

Re: Xhudo

Posted: Wed, 06 Nov 2013 , 12:48
by Skodrinon
Xhovani Shkoza medalje ari në turneun ndërkombëtar të Cetinjës

Shumë e suksesshme ka rezultuar pjesmarrja e xhudistëve të Albania Judo Kodokan në një turne shumë të rëndësishëm ndërkombëtar të zhvilluar ditën e shtunë në Cetinjë të Malit të Zi. Xhudistët shkodranë kanë marrë pjesë me ftesë të klubit "Crnogorac" në turneun e 7-të ndërkombëtar të zhvilluar në këtë qytet.Ka patur nje pjesmarrje te dendur te shumë ekipeve vendase e te shteteve fqinje (rreth 300 garues). Ajo që bie në sy është medalja e artë për sportistin Xhovani Shkoza në garat e peshës 60 kg e po ashtu janë marrë edhe disa medalje të bronzta.

Akademia Albania Judo Kodokan u perfaqesua nga keto Judiste:
1.LEONIS DUSHI medalje e bronxte
2.LUIS MARKU
3.ALEVIO GEGA medalje e bronxte
4.DORIAN PRENDI humbet ne lufte per medalj

Pionere te rinj 2001-2002

1.DAMIAN CUNI medalje e bronxte
Pionere te vjeter 1999-2000
1.REOLAND VASIA humbet ne lugte per medalje
2.GENTIAN GJINALAJ humbet ne lufte per medalje
3.XHOVANI SHKOZA 60 KG Medalja e ARTE

Vlejme per te theksuar se judistet e vegjel pavarsisht konkurences se madhe bene nje paraqitje mjaft dinjitoze pa perjashtim.Rendesia e ketij turneu eshte se Xhovani Shkoza arriti ne fitoren e medaljes se arte duke shenuar ne mes te gjithe asaj nje nivel dhe rezultat ne dukje ne mes te gjithe asaj konkurence te forte e te shumte. Ekipi u shoqerua nga : Aurora Shkoza, Angjelin Dedaj
Po ashtu ne te njejten dite Akademi Albania ishte e ftuar dhe ne turneun e 4 Nderkombetar ne Judo "Momirovski Pance" ne te cilin kane marre pjese keto shtete: Shqiperia, Kosova, Srbia, Mali i Zi, Kroacia, Bullgaria, Greqia, Bona e Hercegovina me me shume se 350 garues dhe garuese. Akademia u perfaqesua nga 2 garues te Klubit te judos "Vllaznia" :
Dardan Cena ne kategorine -27 kg i cili e ka marre vendin e pare, ndersa ne kategorine e kadeteve-60 kg ka marre pjese Arben Gjergj Cena i cili ka humbur per medalje dhe ka zene vendin e 5-te. U shoqeruan nga Anton CENA
Brenda ketij muaji deri ne fillim te muajit tjeter Akademi Albania do te marre pjese ne 3 (deri tani) gara te tjera nderkombetare

Re: Xhudo

Posted: Sun, 21 Sep 2014 , 14:06
by Skodrinon
Vllaznia fituese e turneut ndërkombëtar "Nënë Tereza" në xhudo

Vllaznia në xhudo ka zënë vendin e parë në turneun ndërkombëtar “Nënë Tereza” që u zhvillua ditën e shtunë në Shkodër me pjesmarrjen e sportistëve nga 6 vende të Rajonit. Pas ndeshjeve shumë të forta, në fund të aktivitetit që ka zgjatur jo pak si pasojë e pjesmarrjes së madhe të sportistëve, janë shpallur edhe xhudistët më të mirë. Ekipi shkodran është vlerësuar si më i miri i këtij turneu sepse në fund të tij, ka marrë 9 medalje të arta me xhudistët e vet në kategoritë e ndryshme. Kështu vend të parë ka zënë Leonis Dushi i Vllaznisë në peshën 24 kilogramë për grupmoshën U-12, Arti Veseli në peshën 34 kilogramë po për këtë grupmoshë e po kështu edhe Luka Lukaj në peshën 38 kilogramë dhe Damian Çuni në peshën 42 kilogramë. Për grupmoshën U-14, nga sportistët e Vllaznisë vend të parë ka zënë Reoland Vasia në peshën 46 kilogramë si dhe Flor Prendi në peshën 66 kilogramë. Po ashtu vend të parë ka zënë edhe Reoland Vasia në peshën 50 kilogramë për kadetë si dhe Xhovani Shkoza në peshën 66 kilogramë. Kanë qenë këta dy të fundit të cilët kanë bërë edhe ndeshjet më të bukura të këtij turneu i cili shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme falë drejtimit teknik të bërë nga kampioni i botës për mjeshtra Anton Cena, i ndihmuar nga Aurora Shkoza dhe Angjelin Dedaj. Megjithatë meritën më të madhe nga të gjithë e ka padyshim Anton Shkoza që vazhdon të na dhurojë të tillë aktivitete të rëndësishme ndërkombëtare e po ashtu edhe medalje për ekipin e Vllaznisë.