Formula 1

Ketu mund te shkruani per cfaredo lloj sporti ,
si basketboll , formula 1 , boks , etj...
Post Reply
kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Thu, 28 Apr 2005 , 20:08

Berger: Jam me Shumin, jo me Alonson


Ish-piloti i Formulës 1, Gerhard Berger, duket se është i gatshëm për të vënë bast për Majkëll Shumakerin edhe për këtë sezon. "Pas asaj që pashë në garën e Imolas, - ka thënë austriaku, ish-drejtori teknik i BMW-s, - unë jam me Majkëllin." Bergeri ka theksuar gjithashtu se dyshja Alonso-Renault është shumë e fortë, pasi makina franceze ka bërë disa hapa përpara, megjithatë ai ka shtuar se spanjolli duhet të punojë akoma shumë për të arritur nivelin që ka 7 herë kampioni i botës, Majkëll Shumaker. Sipas tij, talenti dhe aftësitë e gjermanit janë vërtet shumë të rralla. Në të vërtetë, në garën e Imolas, Majkëlli i afrohej shumë Alonsos në kthesat e ngadalta, por në pjesën e drejtë, motori Renault ishte i shpejtë. Për këtë gjë, 45-vjeçari Berger ka shtuar: "Alonso garoi si një pilot me shumë eksperiencë, si një kampion bote."
VLLAZNIA PER GJITHMON

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Fri, 06 May 2005 , 16:27

FIA: BAR-Honda, jashtë Formulës 1


Skuderia e Xhenson Batonit, BAR-Honda, mund të largohet nga kampionati i Formulës 1, pasi ka qenë mbipeshë në garën e kaluar të San Marinos. Këtë gjë e ka kërkuar "qeveria" e këtij sporti në gjykatën sportive, gjatë seancës së djeshme. Çështja e skuderisë BAR-Honda ka të bëjë me tejkalimin e peshës maksimale të makinës që, në bazë të rregullores, është 600 kg. Bëhet fjalë për garën e Imolas, që u zhvillua muajin e kaluar. "Këto janë shkelje të rënda dhe nuk mund të kalojnë pa marrë ndëshkimin e merituar," - ka thënë sekretari i përgjithshëm i FIA-s, Pierr de Konik. "Skuderia BAR ka shkelur në disa raste rregulloren dhe për këtë arsye kërkojmë që të përjashtohet nga kampionati dhe të marrë një gjobë prej 1.62 milionë dollarësh." Makina e Xhenson Batonit ka qenë 5 kg më e rëndë në peshimin përfundimtar të makinës, pas garës së San Marinos. Gjithsesi, ende nuk është marrë një vendim konkret, por pritet që dënimi të jetë disi më i lehtë, ndërkohë që Xhenson Baton mund të humbasë 6 pikë.
VLLAZNIA PER GJITHMON

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 06 May 2005 , 23:00

Forca Barrichellooooooooooooooooooooooo!

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Fri, 06 May 2005 , 23:09

O naqe per kyt pune e din ti vet se bossi eshte gjermani :D :D
Forcaaaaaaa Shumiiiiiiiiiiiii 8) 8) 8)
VLLAZNIA PER GJITHMON

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 07 May 2005 , 13:39

Per mu asht Barrichello! :D

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Sat, 07 May 2005 , 20:58

Renditja e provave zyrtare (sesioni i I)


1. J.Truli Toyota
2. F.Alonso Renault
3. K.Raikonen McLaren
4. R.Shumaker Toyota
5. N.haidfeld Williams
6. M.Veber Williams
7. M.Shumaker Ferrari
8. Xh.Fizikela Renault
9. R.Barrikelo Ferrari
10. D.Kulthard Red Bull
VLLAZNIA PER GJITHMON

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Tue, 10 May 2005 , 19:27

Kimi-Fernando, kush do ta mundë Shumin


"Të flasësh për titullin kampion, kur kanë mbetur ende dhe shumë gara për t'u zhvilluar, do të thotë se je një pilot i papjekur," - kishte thënë Fernando Alonso në prag të garës së Spanjës. Ndërsa pas saj Kimi Raikonen ka replikuar: "Eshtë e vërtetë, kam fituar, por në fund të fundit nuk ka ndryshuar asgjë. Përpara se të flas për titullin kampion dua të arrijë një tjetër fitoregarën e ardhshme. Në fund të garës së spanjës tashmë mund të thuhet se do të jenë pikërishtë këta pilotë që do të ndajnë titullin kampion të Formulës 1 në këtë sezon. Themi kështu pasi Majkëlli i "plakur" ende nuk po arrin të tregojë se kush është.
VLLAZNIA PER GJITHMON

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 11 May 2005 , 13:58

Barrichelo do ta mundin.Hahahahahahahahahaahahah! :D

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Sun, 22 May 2005 , 09:12

Barrikelo është frikësuar nga paraqitja e Renault-së dhe McLaren-it në Principatë

Ferrari përgatitet për humbjen e 7-të


Majkëll Shumaker mund të arrinte një tjetër rekord këtë fundjavë në Çmimin e Madh të Montekarlos. Ndërkohë duket se Ferrari do të përballet me humbjen e 7-të në këtë sezon, kjo do të jetë hera e parë që nga koha kur Majkëll Shumaker është bashkuar me skuadrën italiane, 9 vjet më parë. Pas paraqitjes së dobët të Majkëll Shumakerit dhe Rubens Barrikelos në provat e lira të ditës së enjte, Ferrari do të regjistrojë paraqitjen e tij më të dobët që nga viti 1996. Fitorja e fundit e skuadrës së Maranelos është regjistruar në vitin 2004, në Çmimin e Madh të Japonisë, ku gjermani i saj fitoi titullin e 7-të kampion. Duket se ndryshimet e reja në rregulloren e Formulës 1, kanë ndikuar për keq në këtë skuderi. Makina e re F2005, e cila debutoi në garën e Bahreinit, 2 gara përpara planifikimit, ende nuk po jep rezultatet e pritura. Makina hibride F2004M kishte shumë probleme me përshtatjen e saj me rregulloren e re. Vetëm në garën e Imolas kemi parë një Ferrari në gjendje shumë të mirë, më pas problemet me gomat e kanë lënë në vend makinën F2005. Bridgestoni, nga ana e tij, është duke bërë të pamundurën që ta ngushtojë sa më shumë disavantazhin që ka me rivalin e tij Michelin.
Për herë të parë në këtë sezon, Ferrari do të zhvillojë Çmimin e Madh të Montekarlos, duke menduar për humbjen e 7-të radhazi. Piloti brazilian, Rubens Barrikelo, nuk është aspak optimist për këtë fundjavë. "Gjithçka po shkon shumë keq, makina ime nuk është e shpejtë dhe ka probleme me balancimin. Nëse Renault-ja dhe McLaren-i do të vazhdojnë me këto ritme, ka mundësi të na lënë nga një xhiro prapa. Shpresojmë që të ishte faji i asfaltit, i cili nuk kishte nivelin e duhur të gripimit. Gjithsesi, do ta kemi shumë të vështirë, më të vështirë sesa herët e tjera." Ndërkohë, Majkëll Shumaker ka qenë disi më optimist. "Në fillim, makina kishte disa dridhje, për këtë arsye vendosëm të ndryshonim gomat, pasi menduam se ato dridhje vinin prej tyre, në të vërtetë gjndja ishte e njëjtë. Kjo është një nga garat e mundshme, ku mund të merren përsipër rreziqet." Ndërkohë, Ros Braun, drejtori teknik i Ferrarit, ka shtuar: "E mbajtëm Majkëllin në bokse për të analizuar me më shumë kujdes makinën e tij. Pra u munduam të kuptonim se ku qëndronin problemet," - ka përfunduar britaniku.

Ndryshohen sërish provat zyrtare
Ndryshojnë sërish provat e Formulës 1. Sesioni i dytë i provave zyrtare që do të zhvillohet të dielën paradite, do të hiqet për të lënë vetëm një sesion provash zyrtare ditën e shtunë. Pas pakënaqësive të shumta të disa skuderive, është vendosur që ky sesion i dytë provash të eliminohet. Ky vendim është vendosur ditën e premte në Montekarlo. FIA ka bërë të ditur se 10 skuderitë aktuale të Formulës 1, janë shprehur dakord me këtë vendim. Propozimi i ndryshimit të provave do të hyjë në fuqi menjëherë. Pra formati i ndryshuar i provave zyrtare do të përdoret në Çmimin e Madh të Europës, më 29 maj në Nurburgring.


Briatore ka nevojë për syze të forta
Me sa duket, ka ardhur menjëherë dhe reagimi i Majkëll Shumakerit për deklaratën e Briatores, në të cilën ai e kishte quajtur 7 herë kampionin e botës si një pilot të plakur. Briatore dhe Shumaker kanë fituar titullin kampion në vitin 1994. "Ndonjëherë Briatore kërkon të ndërhyjë në çështje që nuk i takojnë, por jo gjithmonë zënë vend fjalët e tij. Megjithatë jam i sigurtë që Flavio nuk e ka thënë një gjë të tillë." Disi më i ashpër duket se ka qenë menaxheri i Majkëllit, Villi Veber. "Sa vjeç është ai, 56? Ndoshta ka nevojë për syze më të forta, sepse nuk e sheh me sa duket atë që po bën Majkëlli."

Michelini i kërkon falje Ralfit
Firma franceze e gomave Michelin i ka kërkuar falje Ralf Shumakerit, për një gabim të bërë. Për këtë gabim, pilotit gjerman të Toyotës i është hequr gjysmë sekondi nga xhiroja e tij e shpejtë. Michelini ka marrë përsipër fajin. Sipas një prej inxhinierëve të Michelinit, Ralfi nuk kishte asnjë avantazh nga ajo gomë që kishte vendosur gabim përpara. Për shkak të këtij dënimi, Ralfi kaloi nga vendi i 8-të në vendin e 12-të.
VLLAZNIA PER GJITHMON

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Sun, 29 May 2005 , 10:48

Piloti gjerman i skuderisë Williams, më në fund ka arritur të marrë "pole-position"-in e parë

Haidfeld merr polin në "shtëpi"


Rikthimi i skuderisë Williams-BMW në Çmimin e Madh të Montekarlos është konfirmuar edhe këtë fundjavë në Nurburgring. Të dy pilotët e kësaj skuderie kanë mundur të renditen në tre vendet e para të provave zyrtare të Çmimit të Madh të Europës. Nik Haidfeld ka qenë piloti që ka arritur të marrë "polin" e tij të parë të karrierës, dhe të parin për skuderinë Williams-BMW për këtë sezon, ndërsa në total kjo skuderi ka regjistruar të 17-in. Në vendin e tretë është renditur shoku i tij i skuadrës, Mark Veber.
Nik Haidfeld
"Jam shumë i gëzuar që kam arritur ta marr tani "polin" e parë në karrierë. Përveç kësaj, jam më shumë i kënaqur pasi këtë "pole" e kam arritur në garën e "shtëpisë" sime. Ditën e premte, gjatë provave të lira nuk pata mundësi të zhvilloja shumë xhiro, megjithatë dua të theksoj se skuadra kishte bërë një punë shumë të mirë. Paraqitja jonë kaq e mirë në këtë pistë po tregon se ai rezultat që arritëm në Montekarlo nuk ishte i rastësishëm. Jam vërtet shumë optimist për këtë garë."
Mark Veber
"Dua t'i falenderoj të gjithë në skuderinë Williams, që kanë bërë një punë kaq të mirë. Duhet theksuar se kjo pistë ka karakteristika krejtësisht të ndryshme nga ajo e Montekarlos, ku zhvilluam garën përpara një jave. Gara do të jetë shumë e vështirë, pasi duhet të shohim se sa do të rezistojnë gomat, pasi gjatë ditës së premte nuk kemi zhvilluar shumë xhiro. Shpresoj të bëjë një nisje të mirë, pasi edhe strategjia është interesante."
Sem Majkëll
"Pilotët tanë kanë arritur të kualifikohen shumë mirë dhe mekanikët e skuadrës kanë bërë një punë perfekte në krahasim me ditën e premte. Eshtë pikërisht puna e tyre që e bëri të mundur një rezultat të tillë. Ata zgjodhën gomat ideale, edhe pse nuk kishin shumë informacion për kushtet e pistës. Jemi të vetëdijshëm që do të jetë një garë e vështirë, megjithatë do të mundohemi të japim më të mirën tonë."
Endi TUFA

Pilotët e skuderisë McLaren-Mercedes janë renditur njëri në vendin e dytë dhe tjetri në të pestin
Raikonen: Kam shumë besim te vetja
Pilotët e skuderisë McLaren-Mercedes, Huan Pablo Montoja dhe Kimi Raikonen, do të nisen respektivisht nga vendi i pestë dhe i dytë në Çmimin e Madh të Europës. Finlandezi ka qenë piloti i fundit që ka regjistruar dje xhiron e shpejtë, gjatë provave zyrtare në Nurburgring. Në përfundim të këtyre provave, Kimi Raikonen ka deklaruar: "Jam humë i kënaqur me këtë kohë që kam regjistruar dhe dua të theksoj se kam një pozicion të favorshëm për nisjen e garës. Kushtet e pistës në mesditën e djeshme nuk ishin aq të mira sa ishin në mëngjes, kur zhvilluam provat e lira. Jam i sigurtë se do të zhvillojmë një garë të mirë këtu, pasi edhe strategjia që kemi zgjedhur është interesante. Kohët tona të shpejta kanë qenë konstante në të dyja ditët e provave; megjithatë është e vështirë të krahasohemi me kohët e skuderive të tjera, pasi nuk e dimë se me sa karburant do ta fillojnë garën. Nëse do të bëjë një nisje të mirë, synimi im padyshim që do të jetë fitorja." Disi i kënaqur ka qenë edhe shoku i tij i skuadrës, Huan Pablo Montoja, pas përfundimit të këtyre provave zyrtare. "Nuk bëra një xhrio të keqe, megjithatë kisha probleme me grupimin e pistës. Në kthesën e shpejtë dyshe humba shumë, pasi më rrëshqiti pjesa e pasme e makinës. Dua të theksoj se ky pozicion është më i dobët nga ç'e kisha menduar; për këtë arsye mund të them se jam i zhgënjyer nga provat. Pas provave të lira bëmë disa ndryshime në makinat tona, për më shumë kemi edhe një strategji të mirë për garën e sotme. Ky është një fakt që më bën optimist." Ndërsa Ron Denis, numri një i skuderisë McLaren, ka thënë: "Jemi të kënaqur që kemi një nga pilotët në linjën e parë të nisjes, pasi edhe startegjia e tij është shumë e mirë. Shpresojmë të zhvillojmë një garë të mirë. Edhe Montoja, që është renditur në vendin e pestë, do të ketë mundësi të niset nga pjesa e pastër e pistës. Dua të theksoj, gjithashtu, se ai nuk bëri një xhiro krejtësisht të pastër; për këtë arsye është renditur dhe prapa." Të njëjtin mendim ka pasur edhe drejtori sportiv i Mercedes-it, Norbert Hag. "Në këto prova arritëm të merrnim një rezultat interesant me Kimi Raikonenin, në vendin e dytë. Edhe Montoja, që do të niset në këtë garë nga vendi i pestë, do të ketë mundësi të zhvillojë një garë të mirë sot. Theksoj se të dy pilotët tanë do të kenë strategji të ndryshme. Dua të përgëzoj këtu edhe Nik Haidfeldin për "polin" e tij të parë në karrierë."
VLLAZNIA PER GJITHMON

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Sun, 29 May 2005 , 16:06

Pozicioni i gares

1 F. Alonso
2 N. Heidfeld
3 R. Barrichello
4 D. Coulthard
5 M. Schumacher
6 G. Fisichella
7 J. Montoya
VLLAZNIA PER GJITHMON

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 20 Feb 2006 , 14:30

Shqiptari qe kerkon nje timon ne formula 1

Avni Ropicës, pilotit të vetëm shqiptar që garon në Formula 3 i kushton jo më pak se 19 mijë euro një ditë stërvitje, ndërkohë një edicion 400 mijë euro, pa llogaritur aksidentet, por vetëm shpenzimet për goma. Ropica, të shtunën gjatë qëndrimit në Prishtinë ka shpjeguar interesin e tij për bashkëpunim me bizneset kosovare dhe leverdinë që mund ta kenë këto të fundit. Avni Ropica, shqiptar i afirmuar në sportin e shpejtësive të mëdha, të shtunën në mesditë është dukur për herë të parë para opinionit kosovar, në ambientet e hotel “Victory” në Prishtinë. Ropica para mediave ka zbuluar planet e tij, me këtë edhe nevojën që t’i dilet në ndihmë në rrugën drejt sukseseve. Avni Ropica në shtigjet britanike paraqitet me bolidin e tij të tipit Renault, që ka 300 kuaj-fuqi dhe peshon 340 kg, ndërsa shpejtësia maksimale arrin deri në 300 km/h. Në këtë bolid gjithmonë figuron flamuri shqiptar, me të cilin Avni Ropica identifikohet si piloti i vetëm në këtë sport. Ropica, në Formula 3 si profesionist ka filluar të paraqitet prej vitit 2002, pasi më parë ka kaluar nëpër të gjitha testet e parapara për të arritur deri këtu (Formula Ford 1600, Formula Ford 2000, Formula Palmer Audi). Ai është 29-vjeçar dhe në Angli ka migruar nga Prishtina, gjashtë vjet më parë. “Ky është promovimi im i parë në Kosovë. Askush nuk më ka besuar kur kam filluar me këtë sport, por dëshira e madhe dhe vullneti kanë bërë që të arrij këtu ku jam”, ka deklaruar Ropica, i cili në vitin e shkuar në Formula 3 ka triumfuar në pesë gara. Piloti kosovar bëri të ditur se tashmë i ka tri rrugë të hapura. “Pas sukseseve të shënuara në Formula 3, instruktori dhe skuderia kanë vendosur që të paraqitem në kampionatin aziatik. Përveç kësaj i kam rrugët e hapura edhe për kampionatin evropian të Formula 1 dhe Formula Palmer Audi”. Në këtë promovim, ai ka kërkuar që të mbështetet financiarisht nga sponsorë kosovarë, të cilët po ashtu do të përfitonin prej paraqitjeve të tij nëpër shtegun e kampionatit aziatik të Formula 3. “Për të kaluar në garat ndërkombëtare duhet një partneritet, thjesht është ftesë për mbështetje ekonomike nga firmat kosovare, emrat e të cilave përmes bolidit të Avniut do të barten nëpër pistat e Kinës” është shprehur në këtë promovim përfaqësuesi i Avniut, Daut Dauti, dikur zëdhënës i Qeverisë së Kosovës. “Kjo është një ofertë shumë e mirë për firmat dhe të interesuarit, ngase me investimin e tyre në Avniun do të përfitonin edhe ata”, tha Dauti.

kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Post by kuqeblu » Sun, 18 Mar 2007 , 22:47

Image

U zhvillua sot ne mengjes heret (03:00 GMT) 'Cmimi i Madh' i Australise, i pari per kamionatin 2007.

Kimi Raikonen fitoi ne debutimin e tij me Ferrarin, duke u ba piloti i pare qi fiton ne debutimin per Skuderine e Maranellos, qysh ne vitin 1989, kur ket gje e beri Nigell Mansell.
Raikonen u nis i pari, dhe kryesoi gjate gjith gares. Kampjoni n'fuqi, Fernando Alonso, u nis i dyti, dhe zuri nje vend ne podium se bashku me shkoun e ekipit, britanikun Lewis Hamilton, i cili beri nje debutim te mrekullueshem dhe ju pergjigj shpresave qe drejtuesit e McLaren kishin ne te. Megjithate, asnjeri nga pilotet e skuderise qe perdor motorr te prodhuar nga gjigandet gjerman Mercedes, nuk arriten te venin ne dyshim kryesimin e Raikonen. Nick Heidfeld, i cili u nis i treti, parakaloi mjaft bukur kampionin spanjoll qe ne nisje, por pastaj ishte shume i avashte, duke humbur shume distance me kryesuesin e Ferrarit. Pas pit-stopit te pare, Heidfeld, piloti i pare i BMW Sauber, humbi vendin e dyte dhe te trete, per te mos i rifituar me gjate gares. Per tu duartrokitur ishte gara e pilotit tjeter te Ferrarit, Felipe Massa, i cili perfundoi i gjashti, pasi ishte nisur nga vendi i fundit, pas defektesh teknike ne kambio ne provat zyrtare diten e shtune.

Rezultati i gares eshte ky:
Poz --- Nr --- Piloti --- Skuderia --- Xhiro --- Koha/Terhequr --- Poz. ne Nisje --- Pike
1. --- 6 --- Kimi Räikkönen --- Ferrari --- 58 --- 1:25:28.770 --- 1 --- 10
2. --- 1 --- Fernando Alonso --- McLaren --- 58 --- +7.2 secs ---2 --- 8
3. --- 2 --- Lewis Hamilton --- McLaren --- 58 --- +18.5 secs --- 4 --- 6
4. --- 9 --- Nick Heidfeld --- BMW Sauber --- 58 --- +38.7 secs --- 3 --- 5
5. --- 3 --- Giancarlo Fisichella --- Renault --- 58 --- +66.4 secs --- 6 --- 4
6. --- 5 --- Felipe Massa --- Ferrari --- 58 --- +66.8 secs --- 22 --- 3
7. --- 16 --- Nico Rosberg --- Williams-Toyota --- 57 --- +1 xhiro --- 12 --- 2
8. --- 11 --- Ralf Schumacher --- Toyota --- 57 --- +1 xhiro --- 9 --- 1

Pas gares se pare, klasifikimi i piloteve eshte si me poshte:
Vendi --- Piloti --- Skuderia --- Komb --- Pike
1. --- Kimi Räikkönen --- Ferrari --- FIN --- 10
2. --- Fernando Alonso --- McLaren --- ESP --- 8
3. --- Lewis Hamilton --- McLaren --- GBR --- 6
4. --- Nick Heidfeld --- BMW Sauber --- GER --- 5
5. --- Giancarlo Fisichella --- Renault --- ITA --- 4
6. --- Felipe Massa --- Ferrari --- BRA --- 3
7. --- Nico Rosberg --- Williams-Toyota --- GER --- 2
8. --- Ralf Schumacher --- Toyota --- GER --- 1

Pas gares se pare, klasifikimi i konstruktorve eshte si me poshte:
Vendi --- Skuderia --- Pike
1. --- McLaren --- 14
2. --- Ferrari --- 13
3. --- BMW Sauber --- 5
4. --- Renault --- 4
5. --- Williams-Toyota --- 2
6. --- Toyota --- 1
-. --- Honda --- 0
-. --- Super Aguri --- 0
-. --- Red Bull --- 0
-. --- Toro Rosso --- 0
-. --- Spyker --- 0

'Cmimi i Madh' i ardhshem do te zhvillohet pas tre javesh, me 8 prill, ne Kuala Lumpur te Malajzise.
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Post by kuqeblu » Mon, 09 Apr 2007 , 18:06

Image

U zhvillua dje ne mengjes heret (06:00 GMT) 'Cmimi i Madh' i Malajzise, i dyti per kamionatin 2007.

Rezultati i gares eshte ky:
Poz --- Nr --- Piloti --- Skuderia --- Xhiro --- Koha --- Poz. ne Nisje --- Pike
1. --- 1 --- Fernando Alonso --- McLaren --- 56 --- 1:32:14.930 ---- 2 --- 10
2. --- 2 --- Lewis Hamilton --- McLaren --- 56 --- +17.5 sek --- 4 --- 8
3. --- 6 --- Kimi Räikkönen --- Ferrari --- 56 --- +18.3 sek ---3 --- 6
4. --- 9 --- Nick Heidfeld --- BMW Sauber --- 56 --- +33.7 sek --- 5 --- 5
5. --- 5 --- Felipe Massa --- Ferrari --- 56 --- +36.7 sek --- 1 --- 4
6. --- 3 --- Giancarlo Fisichella --- Renault --- 56 --- +65.6 sek --- 12 --- 3
7. --- 12 --- Jarno Trulli --- Toyota --- 56 --- +70.1 sek --- 8 --- 2
8. --- 4 --- Heikki Kovalainen --- Renault --- 56 --- +72.0 sek --- 11 --- 1

Pas gares se dyte, klasifikimi i piloteve eshte si me poshte:
Vendi --- Piloti --- Skuderia --- Komb --- Pike
1. --- Fernando Alonso --- McLaren --- ESP --- 18
2. --- Kimi Räikkönen --- Ferrari --- FIN --- 16
3. --- Lewis Hamilton --- McLaren --- GBR --- 14
4. --- Nick Heidfeld --- BMW Sauber --- GER --- 10
5. --- Giancarlo Fisichella --- Renault --- ITA --- 7
5. --- Felipe Massa --- Ferrari --- BRA --- 7
7. --- Nico Rosberg --- Williams-Toyota --- GER --- 2
7. --- Jarno Trulli --- Toyota --- ITA --- 2
9. --- Ralf Schumacher --- Toyota --- GER --- 1
9. --- Heikki Kovalainen --- Renault --- FIN --- 1

Pas gares se dyte, klasifikimi i konstruktorve eshte si me poshte:
Vendi --- Skuderia --- Pike
1. --- McLaren --- 32
2. --- Ferrari --- 23
3. --- BMW Sauber --- 10
4. --- Renault --- 8
5. --- Toyota --- 3
6. --- Williams-Toyota --- 2
-. --- Honda --- 0
-. --- Super Aguri --- 0
-. --- Red Bull --- 0
-. --- Toro Rosso --- 0
-. --- Spyker --- 0

'Cmimi i Madh' i ardhshem do te zhvillohet pas 6 ditesh, me 15 prill, ne Bahrein.
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

futbollist
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 523
Joined: Fri, 26 Nov 2004 , 23:37
Skuadra: Vllaznia, Bayern
Location: Rus-Maxharr

Post by futbollist » Thu, 05 Jul 2007 , 16:11

Spiunimi i Ferrarit, MekLaren nën hetim MireC'kaKeq

Derguar me: 05/07/2007 - 09:22
• Altin Latifi

Në shtëpinë e MekLaren gjërat nuk janë aspak të qeta, pas historisë së spiunazhit ndaj Ferrarit, që tashmë ka kaluar kufijtë e të imagjinueshmes. Bëhet fjalë për momentin më të vështirë në historinë e skuderisë anglo-gjermane, natyrisht më e famshmja së bashku me kokëkuqen. Në Uoking janë pozicionuar direkt kundër veprimeve të inxhinierit Majk Kohlin, por një gjë e tillë nuk e ka shpëtuar skuderinë e Ron Denis nga hetimi i FIA-s, që do të zhvillohet paralelisht me atë të Prokurorisë së Modenas kundër ish-shefit të mekanikëve të Ferrarit, Najxhëll Stepni dhe që mund të çojë nga një gjobë deri në përjashtim për MekLaren. Ky i fundit ishte shumë mik me Kohlin dhe jo rastësisht nga kontrolli i bërë dy ditë më parë në shtëpinë e këtij të fundit, autoritetet angleze kanë gjetur projektin e makinës Ferrari F2007 si edhe disa "file" kompjuterikë për këtë makinë. Majk Kohlan tashmë është i pezulluar, por FIA dje ka hyrë në këtë çështje duke deklaruar nëpërmjet një komunikate për shtyp se do të hapë një hetim për të zbuluar të vërtetën. Komunikata është publikuar dje pasdite, pas deklaratës së Ferrarit se do t'i shkonte deri në fund historisë së spiunazhit. "Me bashkëpunimin e plotë të të dy skuderive, Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit ka nisur një hetim që përfshin Ferrarin dhe MekLaren Mercedes", thuhet në komunikatë. Një akt i parë, por që pa shkaktuar panik tek MekLaren, që ka nxituar të thotë edhe njëherë se shoqëria nuk kishte njohuri për veprimtarinë e inxhinierit të saj. "Mund të konfirmojmë se asnjë material i pronësisë intelektuale të Ferrarit nuk u është dorëzuar anëtarëve të tjerë të skuderisë sonë apo të jetë përdorur për makinën", thuhet në një deklaratë për shtyp të skuderisë anglo-gjermane. MekLaren ka ftuar gjithashtu FIA-n që të kontrollojë me imtësi makinat e saj.

(gazeta shqiptare)


Hajde ishalla e perjashtojne e del Ferrari kampion :wink:
:::::::::::FORZA VLLAZNIA :::::::::::FORZA SHQIPERIA::::::::

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 05 Jul 2007 , 16:49

Del boll edhe me ja hjeke nej pike. :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Thu, 05 Jul 2007 , 17:04

une nuk marr vesht nga keto lojra se e kam frik shpejtesin :lol: :lol:

PARTIZANI
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 945
Joined: Fri, 18 May 2007 , 16:25
Location: ITALIA
Contact:

Post by PARTIZANI » Fri, 06 Jul 2007 , 10:34

te denohen qe te dalim ne te paret :wink: :D
FORCA DEMAT E KUQImage

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 07 Jul 2007 , 14:38

Ti je me ferrarin se te pelqen ngjyra. :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sun, 08 Jul 2007 , 01:05

Hamilto ne pole :D, hallall, hajt ishalla fitore :D
Vllaznit Ultras

Image

Post Reply