Page 2 of 5
Posted: Thu, 10 May 2007 , 21:58
by Ultras Kuqeblu
Nikshic, 9 maj - Ka perfunduar ne barazim, 1-1, ndeshja e sotme, ndermjet perfaqesuesve te Malit te Zi dhe te Shqiperise, U-17, e luajtur sot ne Nikshic, te Republikes se Malit te Zi.
Keshtu, kane qene malaezet ata qe kane shenuar te paret, me ane te Jovovic, qe ne minuten e 25-te, teksa me pas si pasoje e nje loje shume te bukur, kuqezinjte “kadete” kane bara zuar rezultatin, ne shidfrat 1-1, me ane te Tepshit. Nderkohe, Shqiperia ka patur mundesi te shenonte edhe golin e dyte, por nuk ka arritur.
Posted: Fri, 11 May 2007 , 01:26
by Admin
Ultras Kuqeblu wrote:Nikshic, 9 maj - Ka perfunduar ne barazim, 1-1, ndeshja e sotme, ndermjet perfaqesuesve te Malit te Zi dhe te Shqiperise, U-17, e luajtur sot ne Nikshic, te Republikes se Malit te Zi.
Keshtu, kane qene malaezet ata qe kane shenuar te paret, me ane te Jovovic, qe ne minuten e 25-te, teksa me pas si pasoje e nje loje shume te bukur, kuqezinjte “kadete” kane bara zuar rezultatin, ne shidfrat 1-1, me ane te Tepshit. Nderkohe, Shqiperia ka patur mundesi te shenonte edhe golin e dyte, por nuk ka arritur.
Urime ekipit kombetar te U-17, ishalla vazhdojne kshu edhe ne te ardhmen.
Posted: Sun, 20 May 2007 , 01:53
by Ultras Kuqeblu
Premçi: Vllaznia, asnjë lojtar në kombëtare. Absurde!
Ekipi që ai drejton është ndër më të mirët në kampionatin e kësaj grup-moshe. Bëhet fjalë për paratërinjtë e Vllaznisë, që drejtohen nga trajneri Astrit Premçi, një emër i njohur ky i futbollit shkodran, që ka njohur vetëm suksese. Kështu ka ndodhur edhe sivjet, kur është renditur në vendet e para. Megjithatë, Premçi nuk kërkon të dalë kampionë, por ajo çfarë pretendon ai dhe kolegu i tij, Entri Çaku, është nxjerrja e elementit cilësor për të furnizuar Vllazninë, njëkohësisht edhe ekipet kombëtare të moshave. Por pikërisht kur i përmend këtë të fundit, Premçi revoltohet. Javët e fundit, në media është paraqitur lista e ekipit kombëtar të U 17, që zhvilloi një miqësore me Malin e Zi. Në kombëtaren U-17 që drejtohet nga Shpëtim Duro për çudinë më të madhe, në gjithë atë mori lojtarësh të grumbulluar, nuk ishte asnjë i Vllaznisë. "Të them të drejtën, ndihem shumë i mërzitur nga ky fakt. Nuk e di sesi t'u them lojtarëve apo prindërve të tyre, kur shohin se në ekipin kombëtar janë grumbulluar lojtarë të ekipeve të tjera, që janë shumë më poshtë për nga niveli i lojtarëve të mi. Nuk është aspak e moralshme një gjë e tillë, sepse ekipi që unë drejtoj është model në të gjitha drejtimet dhe në të ka vërtet lojtarë cilësorë," ka deklaruar trajneri i U 17 të Vllaznisë. Si për të mos vënë tërësisht në faj stafin drejtues të ekipeve kombëtare të moshave, ish futbollisti i njohur i Vllaznisë fajëson për këtë edhe skemën, mbi të cilën është ndërtuar kampionati aktual i moshave. "Këtë sezon është vendosur që play off-i të jetë vetëm me skuadrat fituese të grupeve. Një gjë e tillë është e pafalshme, sepse trajnerët e ekipeve kombëtare, përveçse nuk kanë mundësi të na ndjekin në ndeshjet e kampionatit, u hiqet edhe mundësia për të ndjekur ndeshje të tilla. Prandaj do t'i bëja thirrje federatës që kjo mënyrë e organizimit të kampionatit, të ndryshonte sezonin e ri," pohoi Premçi. Ndërkohë, për sa u përket futbollistëve me perspektivë te Vllaznia, aktualisht mund të evidentosh emra të tillë si Matusha, Ramadani, Muriqi, Gjondrekaj, Grimci etj., që janë vërtet me shumë të ardhme.
Posted: Sun, 20 May 2007 , 02:53
by vllaznia1919
Ehhh maj naqe kur bahen pislleqe me komtaren e te rritunve merre me men se qa bahet me kta djemt e ri.
Posted: Wed, 13 Jun 2007 , 01:35
by Ultras Kuqeblu
Kombëtarja U-17 fiton ndaj malazezëve
ShqipëriMali i Zi 2 1
Shqipëria:
Sejdo, Çipa, Manuka (Muça 41'), Çorri, Poplekaj (Dajti 80'), Koni, Muçaj, Dosti (Përlleshi 41'), Baze (Tepshi60'), Roshi (Lila 75'), Mici (Lleshi 62'). Trajner: Sh.Duro
Mali i Zi:
Agoviç, Bulatoviç (Bojaniç 41'), Matiç (Kontiç 60'), Toskiç (Vesoviç 60'), Saviç, Bigoviç, Nikoliç (Sekiç 62'), Ajkoviç, Pejoviç, Vuçiç, Maroviç. Trajner: L.Petroviç Shënues: Mici 25' (11-m), Koni 57'/ Vuçiç 45' Gjyqtarë: S.Jareci, E.Biçaku, R.Avdo (Tiranë)
Paratërinjtë shqiptarë kanë mundur në një miqësore moshatarët e tyre të Malit të Zi, me rezultatin 2-1. Takimi i zhvilluar dje në stadiumin "Selman Stërmasi" nisi i shpejtë nga të dy ekipet, ku që në fillim nuk munguan rastet për shënim. Rezultati u zhbllokua vetëm në minutën e 25-të, ku Manuka pengohet brenda zonës dhe gjyqtari Jareci akordon një 11-metërsh, të cilin e kthen në gol Mici. Pas golit, loja zhvilohet krejtësisht në mesfushë dhe rezultati nuk ndryshoi deri në përfundimin e pjesës së parë. Me fillimin e fraksionit të dytë, malazezët barazojnë shifrat. Nga një aksion i rrjedhshëmi tyre, Vuçiç gjendet i lirë brenda zonës dhe nuk e ka të vështirë të realizojë. Pas golit të pësuar, djemtë e drejtuar nga Shpëtim Duro përgjigjen përmes kundërsulmeve të shpejta. Nga një i tillë, Muçaj nxjerr të lirë Konin, i cili i vetëm me portierin dyfishon rezultatin.
Kuqezinjtë forcojnë mbrojtjen, ndërsa miqtë hidhen në sulm për të shënuar golin e barazimit. Sulmet e dëshpërimit të paratërinjve malazezë thyhen nga mbrojtja e blinduar e kuqezinjve, që karikohen vazhdimisht nga trajneri Duro. Bilbili i fundit i Jarecit siglon rezultatin përfundimtar 2 1 për 17-vjeçarët shqiptarë, që në fund u duartrokitën nga të pranishmit.
Posted: Wed, 13 Jun 2007 , 02:05
by Admin
Urime U-17 per fitoren e ishalla, vazhdojne kshu.
Posted: Wed, 13 Jun 2007 , 13:38
by vllaznia1919
Urime per fitoren e ishalla po bahet lojtar i mire ky shkodrani i Milanit.
Posted: Sat, 25 Aug 2007 , 21:39
by GOLDIAN
vllaznia 1919 naqe a din gja ky corri qe lun me milanin a ka lujt ne kete turneune fundit youth cup se nje ndeshje qe kam pa sishte ne loje
Posted: Sat, 25 Aug 2007 , 21:54
by vllaznia1919
Cil turne naqe?
Posted: Sat, 25 Aug 2007 , 21:56
by GOLDIAN
vllaznia1919 wrote:Cil turne naqe?
ishte nje turne ne kine qe e dha eurosporti ku merrtepjese milan per u 17 mirepo se pash kete tonin
Posted: Sun, 21 Oct 2007 , 13:58
by Admin
UEFA U-17 Championship
Sot eshte dita e pare fillimit te turneut UEFA U-17 Championship i cili per here te pare organizohe ne vendin tone.Ne oren 14: 30 kane mberritur ne aeroportin " Nene Tereza" Rinas perfaqsueset e Holandes dhe te Frances te cilet me pas jane akomoduar ne Hotel " Adriatik" Durres.Ne oren 23:30 pritet te mberrije eshte skuadra e Letonise qe gjithashtu do te akomodojet se bashku me skuadrat e tjera.Ekipi yne perfaqsues prej nje jave ndodhet i akomoduar ne hotel " Leonardo" Durres.
Nderkaq perfaqsuesja Holandeze do te zhvilloje seancen e pare stervitore ne stadiumin " Tofik Jashari" ne Shijak.
Diten e hene pritet te mberrije zyrtaret e UEFA-s, Delegatet dhe Vezghuesit se bashku me arbitrat e ketij turneu.
FSHF ka marre te gjitha masat e duhura qe aktiviteti te shkoje normalisht duke permbshur te gjitha standartet e UEFA-s.FSHF deshiron te falenderoje te gjithe bashkepuntoret e ketij aktivteti te cilet me perkushtimin e tyre po krijojne kushte te favorshme per ecurine pozitive te turneut.
Neser perfaqsuesja Shqiptare do te zhvilloje seanca stervitore ne oren 14: 30.
Perfaqsuesja Holandeze do te zhvilloje seanca stervitore ne oren 10: 30 "Kompleksi i Ekipeve Kombetare Kamez" dhe ne oren 14:30 "Stadiumi Besa" Kavaje.
Perfaqsuesja Franceze do te zhvilloje seanca stervitore ne oren 14;30 stadiumi " Niko Dovana" Durres.
Perfaqsuesja Letoneze do te zhvilloje seanca stervitore ne oren 14:30 ne stadiumi "Tofik Jashari" Shijak.
Diten e marte sipas programit zhvillohet ndeshjet si me poshte.
SHQIPERI-HOLANDE ORA 14:30
LETONI-FRANCE ORA 14:30 NIKO DOVANA DURRES
Posted: Sun, 21 Oct 2007 , 21:19
by vllaznia1919
Hajt ishalla suksese megjithse grupi asht i veshtire shum.
Posted: Sun, 21 Oct 2007 , 21:40
by Edmond-Cela
suksese djemve te ri ton
Posted: Tue, 23 Oct 2007 , 16:55
by Miri
HOLAND 3-0 SHQIPERI
shqiperia fillon me humbje ndeshjen e pare.
Posted: Tue, 23 Oct 2007 , 16:58
by kuqeblu
akaliptos wrote:HOLAND 3-0 SHQIPERI
Pa pse e ke vu HOLAND-SHQIPERI ma naqe?
Ne ty ken edhe n'fush ton, edhe prep na veni si ekipi mik
Posted: Tue, 23 Oct 2007 , 17:10
by Miri
Posted: Tue, 23 Oct 2007 , 18:37
by Man in Redblue
ti akalipto je kaq xhentil me hollandezt, kurse mu me vjen hakut vec per i fjal gojet qi i thash vllaznise1919
Posted: Tue, 23 Oct 2007 , 18:42
by Miri
Posted: Tue, 23 Oct 2007 , 22:10
by vllaznia1919
Eukalipti
ka te drejte se edhe Uefa e ka vu Hollande-Shqipni!
Posted: Sat, 27 Oct 2007 , 17:13
by Miri
SHQIPERI 0-6 France
kaq e kishte ene kombetarja e u-17