Re: Shah
Posted: Sat, 01 Oct 2011 , 15:01
Veleçiku, mund kundërshtarët nga Uellsi
Në ndeshjet e rradhës të Kupës së Europës në shah ku është duke marrë pjesë edhe ekipi
kampion i Shqipërisë, Veleçiku i Koplikut, ky ekip dje ka arritur një fitore me shumë vlera. Ai ka
fituar ndaj kundërshtarëve nga Uellsi të ekipit Nidium Chess Club teksa ka arritur tre fitore në
tavolina të ndryshme me Pacin, Guxhon dhe Zekajn ndërkohë që Shabanaj dhe Duli kanë
arritur barazime. Pas ndeshjeve të këtij turi, Veleçiku ka arritur të grumbullojë 14.5 pikë duke
bërë një paraqitje përgjithësisht të mirë. Kupa e Europës mbaron sot dhe koplikasit do kthehen
në Shqipëri pas një pjesmarrje që gjithsesi duhet evidentuar si sukses për sportin e Malësisë së
Madhe. Pjesmarrja në këtë aktivitet shumë të rëndësishëm, siç dihet është mundësuar nga
kryebashkiaku koplikas Ramadan Likaj.
shkodra sport