Page 2 of 3
Posted: Fri, 21 Oct 2005 , 18:29
by eri
rendesi ka qe kavaja i lavi durt per kupe tesh
tesh jo me ken kavaja po tirana nuk fiton ma ne shkoder vec nqs ja lajm vet
Posted: Sat, 22 Oct 2005 , 01:00
by futbollist
Te shohim se me kyt skuader qe kena jena hala tu fluturu, kur te jena me kame ne toke athere kena me nise me mendu ma konkretisht se a fitojme a jo,megjithse shpresat duken te mdhaja perderisa kena marre barazimin jashte
Posted: Sat, 22 Oct 2005 , 13:33
by vllaznia1919
Tuj mendu qi kena pase edhe mungesa edhe qe braziljant nuk jane ne maksimumin e forms,ky barazim ne Kavaje per mendimin tem asht rezultat shum pozitiv.
Posted: Sun, 23 Oct 2005 , 18:54
by forri
Na duhet të luftojmë shumë për kupën,sepse me sa shikoj unë,titullit kampion as kemi për me i shku as afër
Posted: Mon, 24 Oct 2005 , 14:01
by Ks-Besa
Do fitoje Vllaznia pasneser
ose do dali barazim 0-0 them une, s'ma merr mendja te fitoje Besa pas barazimit qe paten ne Kavaje e sidomos tashi qe luajten ne Durres kane vetem 2 dite pushim prandaj do kualifikohet Vllaznia megjithese Kupa Republikes nuk ka aq rendesi si trofe
Posted: Mon, 24 Oct 2005 , 14:02
by vllaznia1919
Me duket se asht e vetmja mnyre me ba diqka simjet!Se te pakten me fitu kupen kena te drejte me shku ne kup uefa.
Posted: Mon, 24 Oct 2005 , 14:06
by Ks-Besa
Po ashtu si shkoi Teuta vjet
Ta them sinqerisht s'ma merrte mendja te ishte Vllaznia ne vend te parafundit por rendesi ka qe Tirona s'do fitoje ket vit dhe Kampionati ka me teper konkurence se e ben me interesant futbollin.
Posted: Tue, 25 Oct 2005 , 13:54
by vllaznia1919
Posted: Wed, 26 Oct 2005 , 16:15
by forri
Besa!! Po pse na e morët nji gol,or burr i dheut? a e patëm lënë 3-0 ?!!apo ngatërruat portën?!!
Posted: Wed, 26 Oct 2005 , 17:50
by GoL
Vllaznia - Besa 2 - 1
Te dy golat jane shenuar nga Sinani
Posted: Thu, 27 Oct 2005 , 13:59
by vllaznia1919
Shyqyr qe e kena njat kapiten se kushedi si kishim kene tesh.
Posted: Thu, 27 Oct 2005 , 14:00
by vllaznia1919
Duhet pritur marsi dhe pikërisht 15 dhe 29 marsi që të luhet turi i katërt, ose ndryshe çerekfinalet e kupës. Tetë ekipet do të ndahen në dy vazo. Ndarja e vazove do të bëhet sipas klasifikimit të kampionatit të kaluar. Kështu, Tirana, Elbasani, Dinamo dhe Vllaznia do të jenë në njërën vazo, ndërsa në vazon tjetër do të jenë Teuta, Shkumbini, Lushnja dhe Partizani. Siç shihet nga vazot, ekipi i Partizanit do të ndeshet me një nga skuadrat më të forta, çka do të jetë edhe çifti më interesant i çerekfinaleve. Të shohim shortin se çfarë do të ndodhë me çiftet e tjera.
Posted: Thu, 27 Oct 2005 , 14:16
by futbollist
ishalla na bjen o Lushnja ose Shkumbini.
Posted: Fri, 28 Oct 2005 , 13:29
by vllaznia1919
Edhe un e kam mendu si ti,por noshta ma mire me i hjek qafet fille skuadrat e mira se manej me shku ne finale e gjys finale e me hupe ...........................!
Posted: Sat, 29 Oct 2005 , 07:47
by forri
futbollist wrote:ishalla na bjen o Lushnja ose Shkumbini.
Me thënë të drejtën,më frikë kam Lushnjën se Tiranën.Për mua cilado skuadër që të bjerë në short,është e kalueshme.Uroj,ishalla nuk na bie me Dinamon
Posted: Sat, 29 Oct 2005 , 14:00
by vllaznia1919
Njashtu asht se heret o vone ne kjofte se dona me e fitu kupen do te na bijne skuadrat e forta.
Posted: Sun, 06 Nov 2005 , 22:51
by forri
Kur hidhet shorti?A dini gja?!!!
Posted: Mon, 07 Nov 2005 , 14:44
by vllaznia1919
Posted: Thu, 23 Feb 2006 , 16:38
by Admin
Pershendetje !!!
Dje eshte hedhur shorti i Kupes te Shqiperise .
Ndeshjet çerekfinale do te zhvillohen ne datat 15 dhe 29 Mars .
Astu si edhe ne sezonin e kaluar Vllaznia do te perballet me Shkumbinin , bie ne sy finalja e parakoheshme Partizani - Tirana , ndersa kryesuesja e kampionatiti Elbasani do te perballet me Teuten dhe cerekfinlja tjeter do te jete Lushnja - Dinamo
1. SHKUMBINI-VLLAZNIA
2. PARTIZANI-TIRANA
3. TEUTA-ELBASANI
4. LUSHNJA-DINAMO
Posted: Fri, 24 Feb 2006 , 14:28
by vllaznia1919
Shorti me duket bojagi i mire,edhe pse noshta do te kishte kene ma mire me i eliminu qysh tesh skuadrat e forta!