Page 2 of 4
Posted: Sun, 19 Feb 2006 , 11:59
by vllaznia1919
Salihi, kapiteni i bardhebluve
Ka befasuar dje njembedhjeteshi i bardhebluve, kur ka dale ne fushen e "Selman Stermasit" me Hamdi Salihin ne krye, qe mbante ne krah shiritin e kapitenit. Lidhur me kete fakt, sekretari i FK Tirana, Shkelqim Muca, qe dje e ka drejtuar skuadren nga pankina, ka sqaruar: "Ishte nje zgjedhje e imja, per te cilen dua te them se nuk ishte aspak e rastesishme. Salihi eshte nje djale i talentuar, i sjellshem, punetor e teper modest. Madje, ai jo vetem qe eshte pershtatur shkelqyeshem ne lojen e skuadres sone, por eshte gjithashtu golashenuesi me i mire i kampionatit. Me golin e sotem arriti shifren 19. Pra, sic e thashe, ishte zgjedhja ime dhe duhet thene se te Tirana, me qe per shkak te tre kartonave te verdhe mungonte kapiteni Devi Muka, per shiritin e kapitenit kishte edhe kandidate te tjere, por une vendosa qe ate ta mbante Salihi, si per t'u dhene nje mesim gjithe te tjereve, qe te luajne e te mobilizohen si ai. Fillimisht Salihi kundershtoi, duke thene qe shiriti nuk i takonte atij, por une kembegula qe ne kete ndeshje ai te ishte kapiteni i Tiranes".
Posted: Sat, 04 Mar 2006 , 04:49
by Admin
Kaçi present në stërvitjen e Vllaznisë
Në stërvitjen e djeshme të ekipit shkodran që është zhvilluar në pistën e stadiumit “Loro Boriçi” ka qenë present edhe ish-futbollisti I Vllaznisë Albert Kaçi. ai siç dihet aktivizohet në kategorinë e dytë zviceriane dhe kishte ardhur në Shkodër praën familjes së tij për disa arsye personale. Duke qenë kështu ai shfrytëzoi rastin të shkonte të takonte ish-kolegët e tij tek Vllaznia. Nga ana tjetër vetë Kaçika mohuar edhe lajmin e dhënë pak ditë më parë në shtypin sportiv në lidhje me mundësine e rikthimit të tij tek Elbasani. Vetë lojtari ka thënë se ai ka një kontratë dyvjeçare me ekipin zvicerian dhe do ta zbatojë atë deri në fund.
Gj. KOLA
Posted: Sat, 04 Mar 2006 , 11:45
by vllaznia1919
Veç ne paste lujt mendsh mu kthy prep ne Shqipni!
Posted: Sat, 04 Mar 2006 , 13:31
by Admin
vllaznia1919 wrote:Veç ne paste lujt mendsh mu kthy prep ne Shqipni!
Hhhahaha , ja ja , ska ardh me lujt me Vllaznine !!! Per ne asht mire qe me u bashku me Vllaznine , por sic the ti naqe Si a lujt mendja me u kthy ktu
Posted: Sat, 04 Mar 2006 , 14:34
by vllaznia1919
E kisha fjalen per fjalte qe kan dale se mund te kthehet te Elbsani.
Posted: Thu, 09 Mar 2006 , 14:06
by Admin
Nderroi jete ne moshe 55 vjecare ish futbollisti i njohur i Vllaznise, Millan Vaso (Brajevic).Sot me date 9 mars 2006 ora 12:30 - 14:00 homazhet ne hollin e Prefektures Shkoder.Millan Vaso ishte njekohesisht dhe kryetar i PBDNJ-se per Shkodren dhe N/kryetar ne rang vendi.Ai nderroi jete ne shtepine e tij parmbreme ne darke mbasi ishte kthyer nga nje loje futbolli qe ai e donte qa shume.
Stafi i Fkvllaznia.net ngushellon Familjen Vaso , per humbjen e njeriut te tyre te dashur .
Posted: Thu, 09 Mar 2006 , 14:42
by vllaznia1919
DRITE I BAFTE SHPIRTI!
Posted: Sat, 11 Mar 2006 , 13:24
by Admin
Cela: Nje minute heshtje per Millanin!
Ndersa nuk e dinin se FSHF kishte vendosur qe, para fillimit te te gjitha ndeshjeve te kesaj fundjave, duke nisur nga ato te luajtura dje, ne Lushnje e ne Korce, te mbahej nje minute heshtje ne nderim te kujtimit te te ndjerit Millan Vaso, figure e njohur e futbollit shqiptar, qe u nda nga jeta para pak ditesh, presidenca e skuadres shkodrane kishte dale me propozimin qe ky gjest respekti te behej ne ndeshjen e sotme, Partizani Vllaznia, qe zhvillohet ne stadiumin kombetar “Qemal Stafa”. “Ne do ta benim nje gje te tille ne cdo stadium ku do te luanim, thekson presidenti Cela, por koincidenca ka fiksuar ndeshjen mes Vllaznise e Partizanit,dy skuadra me te cilat Millan Vaso ka luajtur gjate karrieres se tij sportive”. Nderkohe, Cela ka premtuar se klubi Vllaznia do te vendose nje kupe te pervitshme, me emrin e Millan Vasos, ne menyre qe emri dhe vepra e tij per sportin e futbollin ne vecanti te perkujtohet ne vijimesi. Propozimi i presidentit shkodran, per nje minute heshtje, ka mberritur qe dje ne FSHF, drejtuesit e se ciles e kane miratuar. Keshtu qe gjyqtari tiranas, Albano Janko, perpara se t’i fryje bilbilit per nisjen e ndeshjes Partizani Vllaznia, do te mbledhe te dyja skuadrat ne qender te fushes, te cilat se bashku edhe me te pranishmit ne stadium do te nderojne kujtimin e Mjeshtrit te Sportit Millan Vaso, i cili ne menyre krejt te papritur u nga jeta tri dite me pare.
Posted: Sat, 11 Mar 2006 , 18:48
by vllaznia1919
Ishte minimumi qe mund te bahet!
Posted: Tue, 14 Mar 2006 , 14:27
by vllaznia1919
Osja: Ne kampionë, bukuria e Ditës së Verës
Elbasani e ka rritur akoma më shumë diferencën ndaj rivalëve të tij më të afërt, Partizanit dhe Tiranës. Për ekipin e drejtuar nga trajneri Daja tashmë po mendohet për takimin e radhës, atë kundër Teutës në kupë. Optimizmi është tepër i lartë pas fitores me kampionët në fuqi. Në një prononcim për "Sporti shqiptar", mesfushori shkodran Safet Osja thotë se edhe festa e ditës së verës ka më lezet të festohet nga elbasanasit si kryesues dhe si fitues të një ndeshjeje vërtet të rëndësishme. Osja gjithashtu thotë se duhet vazhduar në këtë mënyrë, duke mos toleruar deri në fund, pasi asgjë nuk ka mbaruar.
- Një fitore e vështirë me Tiranën, apo...?
- Takimi ishte si një finale, pasi përballeshin dy skuadrat më të forta të kampionatit tonë. Sa për vështirësinë, mund të them se edhe këtë herë e ulëm në tokë ekipin kampion, pasi loja që zhvilluam ishte e përkryer dhe mund të kishim shënuar edhe dy gola të tjerë. Tani na duhet të punojmë për takimet e radhës.
- Eshtë rikthyer Kaçi, i cili shënoi golin e fitores. Mendoni se i mungonte një futbollist i tillë Elbasanit?
- Duhet të theksoj se këtë sezon te skuadra jonë futbollistët janë nga më të njohurit, të cilët kanë dhënë maksimumin në fushën e lojës. Sa për Kaçin, ai është miku im dhe sinqerisht e meritone një gol me rastin e rikthimit. Kemi qenë edhe vitin e shkuar me Elbasanin bashkë dhe mendoj se rikthimi i tij ka qenë me fat për ekipin dhe ashtu shpresoj të shkojë deri në fund.
- Elbasani tashmë e ka rritur sërish diferencën ndaj rivalëve, meritë e ekipit kjo, apo ishte fat?
- Sigurisht që është për meritë të skuadrës sonë, pasi morëm një fitore me vlera ndaj Tiranës në një ndeshje spektakolare. Nuk besoj se na e kanë bërë dhuratë ndonjë ekip shkëputjen. Sa për rivalët, mund të them se ata deri në fund do të jenë pas nesh. Dua t'i siguroj të gjithë tifozët tanë se skuadra e tyre nuk do ta lëshojë vendin e parë deri në fund. Elbasani është mposhtur nga Partizani tri herë, por nuk e ka lëshuar vendin e parë në asnjë moment. Kjo do të thotë se kemi diçka më shumë se të tjerët, që është vazhdimësia.
- Të mërkurën, ndeshja e kupës me Teutën. Si e parashikoni?
- Do ta vlerësojmë shumë, përderisa jemi në lojë edhe për këtë trofe. Do të ishte e jashtëzakonshme që në fund të këtij sezoni t'i fitonim të dy trofetë. Teuta është një skuadër e fortë në shtëpi, por Elbasani duhet të "hakmerret" jo vetëm për barazimin në kampionat, por edhe sepse Teuta na eliminoi një vit më parë nga ky kompeticion.
- Kur mbeten edhe 10 javë, si e shikoni fitimin e titullit për Elbasanin?
- Për mua, ky është sezoni i dytë në Elbasan dhe dëshira është e madhe për t'u shpallur kampionë. Të them të drejtën, fitorja me Tiranën na ka dhënë një tjetër titull pas kampiones së dimrit. Tashmë jemi kampionë edhe në Ditën e Verës. Këta tituj kanë një domethënie të madhe për ecurinë tonë, për t'u shpallur në fund kampionë të Shqipërisë.
Posted: Tue, 21 Mar 2006 , 14:34
by vllaznia1919
Patushi, ne fokusin e Disiplines
Komisioni i Disiplines, i cili do te mblidhet neser, pritet te marre mase ndeshkimore per mesfushorin e Tiranes, Saimir Patushi, per gjeste te pahijshme kundrejt tifozeve kundershtare. Lojtari bardheblu iu drejtua me gjest tifozeve te Partizanit ne perfundim te ndeshjes se vlefshme per Kupen e Shqiperise, luajtur te merkuren e kaluar. Mesfushori i ka shpetuar ndeshkimit dhe nje perjashtimi te mundshem nga ndeshja e kampionatit perseri perballe Partizanit per shkak se Komisioni i Disiplines mblidhet vetem nje here ne jave, pikerisht te merkuren, dite ne te cilen u luajt ndeshja. Ne kete menyre, per Patushin u shmang ndeshkimi para derbit te se dieles, por Komisioni do ta marre ne shqyrtim ceshtjen e tij ne mbledhjen e radhes, e cila do te zhvillohet neser.
Posted: Fri, 21 Apr 2006 , 13:49
by vllaznia1919
Kaci: Fitorja, baras titulli
Eshte rikthyer plotesisht situata “sportive” ne kampin elbasanas, pas nje serie te stergjate kunde rveniesh mediatike per “moralin” e kampionatit, ku jane ngacmuar edhe verdheblute kohet e fundit. Ka qene nje orientim i drejtuesve te klubit elbasanas, per te bere “veshin e shurdher” ndaj fjaleve ngacmuese, te hedhura pa “dogane” nga te tjeret, ne menyre qe skuadra te kete perqendrimin maksimal per ndeshjen e radhes. Perballjen me Vllaznine verdheblute e konsiderojne si me te rendesishmen e ketyre javeve te fundit te kampionatit, sepse nje fitore e mundshme e tyre do te thoshte nje hap i paarritshem nga te tjeret, deri ne fund te kesaj gare te gjate. Here te tjera, te guxoje te kerkoje fitoren ne Shkoder do te quhej nje “aventure” e tepruar e cdo skuadre, qe do te merrte persiper ta shprehte kete synim. Por, ne kete fundkampionati gjerat kane ndryshuar disi, te pakten ne aspektin e motiveve qe i nxisin skuadrat.
Osja: Kemi motiv per te guxuar
Shkodrani i verdhebluve, Safet Osja, ne te dytin sezon qe luan me Elbasanin, ka shume shpresa se do te ngjitet edhe nje shkalle me lart nga sa arriti vitin e kaluar me kete skuader. Nen drejtimin e skuadres nga “patrioti” i tij, trajneri Artan Bushati, i cili u be edhe “dore” qe shkodrani te veshe uniformen verdheblu sezonin e kaluar, Osja i sakrifices ishte nder protagonistet kryesore qe Elbasani zuri vendin e dyte ne kampionat. Ndersa, ne kete sezon, kur skuadra ka nderruar “timon” dhe drejtohe nga Ilir Daja, mesfushori Osja ka mbetur po ai. Pra, nje futbollist mjaft punetor, me rendiment konstant, me seriozitetin e nje profesionisti te vertete, por qe po “digjet” nga deshira per te dale edhe me Elbasanin kampion kombetar, ashtu sic e ka provua titullin edhe me Vllaznine e “origjines” se tij. “Kam nje fare tensioni brenda vetes, thote shkodrani i pervojes, sepse e kuptoj qe kjo ndeshje eshte shume e rendesishme per ne. Nje fitore e mundshme do te na beje mjaft te qete per ndeshjet e tjera qe kemi pas saj. Por, ajo qe ia vlen me shume te theksohet, eshte puna se eliminohen shume hamendje, ose llogarira qe mund te bejne rivalet tane per te na arritur. Ne nje fare mase, nese marrim tri piket, kemi zgjidhur shume gjera ne favorin tone dhe mund te themi se, pas kesaj, gjithcka e kemi ne dore per ta mbyllur me sukses kampionatin. Keshtu qe kemi motiv per te guxuar”.
Kaci: Hapi i gabuar mund te na kushtoje
Shkodrani i dyte i verdhebluve, Albert Kaci, ka bere rikthimin e bujshem te tij ne Elbasan ate dite, kur shenoi golin e fitores ndaj Tiranes, ne “Ruzhdi Bizhuta”, fitore qe ne keto momente te kampionatit i shumefishohet vlera. Edhe ai eshte i bindur se Elbasani i tij ka me shume motive per te synuar fitoren. “Ne raste te tjera do ta kishim shume te veshtire qe te guxonim per te marre tri pike ne stadiumin “Loro Borici”, shprehet Kaci. Ne do te luftojme shume ne kete ndeshje, sepse e tille eshte situata ne te cilen ndodhemi. Duhet te kemi kujdes maksimal, sepse nje hap i gabuar mund te na kushtoje shume. Shikoj me kenaqesi se jemi te perqendruar mjaft per kete ndeshje, edhe pse do te kemi disa mungesa te rendesishme ne formacion. Por, kur mendon se fitorja e mundshme do te thote titull kampion per ne, veshtiresite sikur zbuten. Por, kujdes, sepse Vllaznia ka futbolliste shume te mire, te cilet, kur jane ne diten e tyre, i hapin pune cdo kundershtari”, perfundon Kaci.
Sukaj, ai qe enderron
Me shkodranin me te ri qe luan me fanellen verdheblu, Xhevahir Sukaj, ndonese nuk mundem te kontaktonim per ndonje prononcim para ndeshjes me ish skuadren e tij, po ndodh ajo qe e kane kaluar edhe te tjere me pare se ai. Pra, do t’i duhet te luaje kunder Vllaznise. Ndonese ai eshte ballafaquar edhe nje here tjeter kunder kuqebluve, kur u aktivizua per pak minuta ne ndeshjen e fazes se dyte midis ketyre dy skuadrave, ne “Ruzhdi Bizhuta”, ka shume mundesi qe ky futbollist i ri dhe me mjaft perspektive te luaje nga fillimi kete te shtune. Por, ky ballafaqim do te jete i nje rendesie te vecant _ _arrieren e tij sportive, per vete karakterin qe ka kjo ndeshje per Elbasanin. Ndaj, Sukaj enderron qe ne qytetin e tij te lindjes te marre udhe realizimi i nje endrre...
Posted: Fri, 21 Apr 2006 , 13:50
by vllaznia1919
Kraja i ve “vule” trepikeshit
“Besa ka detyrime pa mbyllur, deri ne finishin e ketij kampionati” eshte shprehur njeri prej protagonisteve me stabel te formacionit verdhezi, mbrojtesi shtatlarte shkodran, Elvis Kraja. Futbollisti, fale vlerave te lojes se tij, eshte afirmuar ne skuadren kavajase per sigurine ne prapavije, duke paraqitur nje gjendje te qendrueshme e mjaft pozitive, madje, ne pjesen me te madhe te ndeshjeve qe ai ka luajtur. Kraja, duke u prononcuar per gazeten tone, ka thene dje se Besa duhet te tregoje imazhin e diteve te saj me te mira, pikerisht tani, kur kampionatit po i vjen fundi. “Duhet ta shfrytezojme ne maksimum kalendarin e ndeshjeve te mbetura dhe mos t’i duket askujt cudi qe me Dinamon mund te nderrojme vendet, te cilat mbajme aktualisht. Kete skuader me pare duhet ta mundim ne Kavaje, per t’u ringjallur endrra e hyrjes ne Europe (Kupa Intertoto). Dhe ky shans fillon te rindertohet ne 90 minuteshin e se shtunes, ndersa edhe ne tri ndeshjet e tjera te mbetura ne kemi mundesi mjaft te mira per te arritur rezultatet e deshiruara”, ka nenvizuar shkodrani. Sipas tij, tri jane perparesite, qe do te mundesojne realisht fitoren e radhes te Beses, ashtu si javen e kaluar, ndaj Vllaznise.
Posted: Fri, 21 Apr 2006 , 13:51
by vllaznia1919
“Daja” e ndjek nipin dhe ne stervitje
Sulmuesi i shquar shkodran i dy dekadave me pare, Faslli Fakja, dje ka qene perseri ne stadiumin Besa. Pas asaj ardhjeje “zyrtare” ne ndesjen qe Besa fitoi te shtunen e kaluar, ndaj Vllaznise, kjo e djeshmja, sikurse ka thene vete Fakja, ka qene per nje “investigim” me te imet te formes se “nipces”, duke dashur qe te inkurajoje sa me shume Elvis Krajen per nje paraqitje dinjitoze ne ndeshjen e radhes, ndaj Dinamos.
Posted: Wed, 07 Jun 2006 , 13:43
by vllaznia1919
Elvis Krajen nuk e tundojne ofertat
Nje mesazh jo thjesht pershendetes sjell nga Budva e Malit te Zi, ku ndodhet me pushime, mbrojtesi shkodran i Beses, Elvis Kraja. Futbollisti, gjate kampionatit te kaluar arriti te kryente sezonin e tij me te plote per nga aktivizimi, 34 nga 36 ndeshje gjithsej, duke shenuar madje edhe nje gol me fanellen verdhezi. Por ketyre treguesve, Kraja i veshi dhe cilesine e larte te vlerave te lojes, duke u thirrur, jo vetem te Kombetarja “B” ne turneun e Norcias, por edhe me Kombetaren e madhe ne miqesoren e fundit me Gjeorgjine (0 0) te 22 marsit ne Tirane.
Shtatlarti (190 centimetra, nje lojtar me peshe i prapavijes kavajase, gjendet tani mes “medyshjeve” per sezonin e ardhshem. Se pari, ngaqe krahas kontrates qe ka Besen, e kerkon dhe skuadra e vendlindjes Vllaznia. Po keshtu dhe disa ekipe te tjera e kane “peshkuar” aftesine e tij. Sidoqofte futbollisti e ka te qarte se per cdo hap duhet te vere ne dijeni stafin e Beses, por dhe tere ata qe e kane dashur, cmuar e respektuar per vlerat e kontributin. Por, nuk mohon qe pas pak ditesh do te niset per ne Turqi. Kasetat e paraqitjeve te tij jane pare me imtesi nga disa ekipe dhe s’eshte cudi qe te “ngece” diku.
Per te qartesuar me mire opnionin se ku do te luaje ne kampionatin e ri, ai ka treguar dje ne mesdite, posacerisht per “Sport Eksrpres”, nepermjet intervistes telefonike dhene per gazeten tone. Kraja, krahas pushimeve, i tunduar dhe nga ofertat?
Pasi mbylla nje kampionat me Besen, ofertat konkrete me kane mberritur fillimisht nga Vllaznia, e pastaj nga disa ekipe te tjera te kategorise superiore. Nje piste e re m’u hap teksa me kerkuan kasetat nga disa ekipe te kampionatit turk. Dhe kur ne Kroaci prisja nje pergjigje qe nga vjet, por qe vonoi, rasti me i ri per Turqi tregon se edhe mund te “ngec” ne kampionatin e ketij vendi.
Por keni nje kontrate ende ne fuqi me Besenq, qe ju “mban lidhur”...
Te Besa kam patur gjithe mbeshtetjen e perkrahjen e kerkuar nga presidenti Nexhat Bizhdili dhe ne lidhje me mundesine per te luajtur jashte Shqiperise nuk do te kem asnje pengese prej tij. Ndersa, nese behet fjale per te luajtur ne kampionatin shqiptar, “kembet i kam te lidhura” tek Besa edhe per kampionatin e ardhshem.
Po Vllaznia?
Nuk e fsheh: Vllaznia eshte skuadra ku mesova gjithcka per karrieren time si futbollist. Por, pa miratimin e klubit Besa...
Posted: Sun, 18 Jun 2006 , 13:04
by vllaznia1919
Sinani: U jam borxhli tifozëve shkodranë
Firmosja prej tij e një kontrate njëvjeçare me Tiranën, është cilësuar edhe si largimi i emblemës së Vllaznisë. Në të vërtetë, i tillë është Vioresin Sinani. Prej vitesh kapiteni i saj, sulmuesi kryesor dhe njëkohësisht edhe lideri i ekipit. Pa dalë pastaj te golat, ku askush tjetër nuk ka shënuar më shumë se ai me fanelën kuqeblu. Eshtë golashënuesi më i mirë në gjithë historinë e klubit shkodran, megjithatë, vjen një ditë dhe ai detyrohet t'i thotë lamtumirë skuadrës së tij të zemrës. Viorit i vjen keq për këtë gjë dhe kjo duket edhe në fjalët e tij. Megjithatë, nisur nga situata që është duke kaluar skuadra shkodrane, askush nuk e fajëson atë për këtë largim. Sinani, sërish flet me keqardhje për situatën që është duke kaluar ish skuadra e tij, teksa po i largohen të gjithë lojtarët një e nga një. Ja si shprehet në intervistën e tij:
Përse firmosët për Tiranën, kur keni pasur shumë oferta të tjera?
Firmosa për Tiranën ,sepse është klubi numër një në Shqipëri, sepse ka lojtarë ndër më të mirët e kampionatit tonë, por edhe sepse është një ekip që çdo vit pretendon marrjen e trofeve.
A ishte e lehtë ndarja pas 10 sezonesh me skuadrën tuaj të zemrës, Vllazninë?
E lehtë nuk ishte, por normalisht unë duhej të gjeja një ekip tjetër, pasi kështu rodhën ngjarjet te Vllaznia. Por kuptohet, vjen një moment që duhet nisur një përvojë e re dhe mbase edhe për mua erdhi ky moment.
A mos duhej të prisnit edhe pak kohë për të hedhur firmë, duke menduar se gjendja te Vllaznia do rregullohej?
Dua të them, se kam pasur mundësi të firmos edhe para një muaji me një skuadër tjetër, ndërkohë që besoj, se tashmë ishte koha më e përshtatshme për të hedhur firmë, ngaqë skuadrat nisin përgatitjet për kupat e Europës.
Si i shpjegoni problemet që kanë pushtuar Vllazninë në këto momente?
Për momentin, më duhet të them se kam filluar të mendoj për Tiranën, ekipin tim të ri. Sa i takon problemeve jashtë fushës së lojës që mund të ketë Vllaznia, ato nuk më interesojnë shumë. Unë i uroj suksese me gjithë zemër kësaj skuadre dhe shpresoj që ajo të bëhet sërish një ekip pretendent, duke i zgjidhur problemet që mund të ketë, sepse kjo është në të mirë të futbollit shkodran, por edhe të futbollit shqiptar në tërësi, pasi Vllaznia është një emër i respektuar nga të gjithë.
Nga Vllaznia ka nisur një "eksod" i futbollistëve të saj. Ju vjen keq për këtë shkatërrim të këtij ekipi?
Normalisht, nuk është mirë të largohen këta futbollistë shumë cilësorë, por ky është futbolli i sotëm dhe çdokush mendon më të mirën për vete.
Por, ndërkohë drejtues të Vllaznisë janë shprehur se do të sjellin futbollistë më të mirë, nëse largohen këta që ishin në skuadër?
Unë nuk e besoj këtë gjë.
Së fundi, prej vitesh keni qenë idhulli i tifozërisë shkodrane. Ju vjen keq, që nuk do i keni sërish pas vetes?
Nëse është ndokush ndaj të cilit ndjehem borxhli, ai është tifozi shkodran. Për të kënaqur atë, jam munduar të bëj gjithnjë më të mirën dhe shpresoj, se një ditë prapë do të jem në "Loro Boriçi" për t'i kënaqur.
Posted: Fri, 23 Jun 2006 , 13:33
by vllaznia1919
Sinani: Tirana më premtoi titullin
Prej një jave, Vioresin Sinani është pjesë e Tiranës, ku menjëherë pas firmës së hedhur në kontratë ka filluar stërvitjen me skuadrën në kuadrin e përgatitjeve për Kupën UEFA. Pas shumë sezonesh me fanellën e Vllaznisë, por edhe një aventure të shkurtër në Turqi, ish-"Këpuca e artë" e kampionatit shqiptar është veshur bardheblu. Ka qenë shumë e vështirë ndarja e Sinanit nga Vllaznia, megjithatë, si një profesionist i vërtetë, sulmuesi 29-vjeçar u bind se kishte ardhur momenti që të bënte zgjedhjen e duhur. Në intervistën e tij të djeshme Vioresin Sinani u shpreh i kënaqur me ambientin që ka gjetur te Tirana.
- Vioresin, pas katër vjetësh tratativa me bardheblutë, më në fund vetëm në këtë sezon arritët të firmosnit...
- Është e vërtetë. Tirana gjithmonë ka treguar interes ndaj meje, ashtu si edhe unë e kam admiruar si ekip për vetë vlerat e mëdha që ka në kampionatin shqiptar. Kanë qenë arsye të ndryshme pse nuk kam ardhur shumë kohë më parë këtu, megjithatë edhe tani nuk jam bërë pishman. Një shprehje e urtë thotë: më mirë vonë se kurrë.
- Sa e vështirë ishte për ju të linit Shkodrën dhe Vllazninë, aty ku të gjithë ju konsiderojnë idhull?
- Me sinqeritet mund të them se ndiej keqardhje për të gjithë, sepse dihet që karriera ime sportive lidhet vetëm me një fanellë. Te Vllaznia fitova dy tituj kampionë, dy kupa dhe njëkohësisht "Këpucën e artë", që do të thotë se i kisha dhënë shumë këtij qyteti. Duke parë që gjërat nuk po shkonin mirë në skuadër, u detyrova të bëja një lëvizje të tillë, sepse edhe koha në dispozicion nuk më premtonte. Shpresoj që asnjë prej tifozëve të mos më keqkuptojë, sepse në zemër mbetem kuqeblu, pavarësisht se tani si profesionist më duhet të bëj detyrën time te Tirana.
- A kishit oferta të tjera dhe cila ishte arsyeja kryesore që ju bindi për të ardhur në kryeqytet?
- Po, sigurisht. Thuajse të tri ekipet kryeqytetase paraqitën interes për mua, por bardheblutë u treguan më të shkathët në këtë drejtim, duke m'i plotësuar të gjitha kushtet. Përpara se të nënshkruaja kontratën, donatorët më premtuan titullin kampion dhe kjo gjë pa dyshim më ngrohu shumë. Mentaliteti im është prej fituesi, kështu që në këtë aspekt dua të falënderoj trajnerin Josa dhe më pas donatorët, të cilët më vlerësuan për të qenë pjesë e grupit të tyre.
- Përpara se të nisni rrugën e titullit kampion, keni detyrimin të luani në Kupën UEFA. Çfarë parashikoni në këtë veprimtari?
- Na duhet shumë punë për të kaluar një tur eliminator. Jemi ende në hapat e parë të përgatitjes dhe deri në ditën e ndeshjes shpresoj që t'i kemi mbyllur të gjitha problemet. Do të jemi në Strugë të premten, kur do të mësojmë edhe emrin e kundërshtarit të ardhshëm, ku nga informacionet që kam, të gjithë janë të një niveli të lartë. Gjithsesi, nga ana jonë garancia e vetme është se do të japim maksimumin në fushë.
Viori gjen edhe numrin 9 në skuadër
Për fat të mirë, Vioresin Sinani ka gjetur edhe numrin 9 te Tirana, të cilin ai e mbante prej kaq sezonesh te Vllaznia. Pas largimit të bolivianit Andaveris, tashmë kjo fanellë do të kalojë në shpatullat e shkodranit, duke e kompletuar Viorin në fushën e lojës. Pra, një arsye më shumë pse Sinani firmosi për Tiranën, përveç anës financiare, sigurisht ishte edhe numri 9.
"Do ta sjell familjen në Tiranë"
Gjatë këtyre ditëve qëndrimi në kryeqytet, Sinani ka qenë larg bashkëshortes dhe vajzës së vogël. Megjithatë, pas kthimit nga faza përgatitore në Strugë, shkodrani ka menduar që të sjellë edhe familjen në Tiranë. "Po, patjetër që do të vijnë këtu në Tiranë me mua. Nuk mund të luaj dot futboll pa parë çdo ditë vajzën e vogël. Shpresoj që të sistemohem sa më shpejt dhe më pas të përqendrohem vetëm në fushën e lojës,"- deklaron shkodrani.
Sot në mëngjes, nisja drejt Strugës
Pasditen e djeshme, bardheblutë u dhanë dorën e fundit përgatitjeve në kryeqytet. Trajneri Mirel Josa preferoi që ta zhvillonte stërvitjen e radhës nga Kodrat e Liqenit Artificial, duke zhvilluar një kros të lehtë, por edhe ushtrime fizike. Sot, në orën 08:00, nënkampionët do të lënë kryeqytetin për t'u nisur drejt Strugës, ku për 18 ditë do të kryejnë fazën përgatitore.
Posted: Thu, 29 Jun 2006 , 13:19
by vllaznia1919
Kraja, largimi i deklaruar
Qe nga mesdita e djeshme, futbollisti shkodran Elvis Kraja, mbrojtesi shtatlarte qe luajti e dha nje kontribut te rendesishem per Besen gjate kampionatit te fundit, nuk ben pjese me ne grupin e lojtareve, qe kavajasit ne “hesapet” e veta i kane llogaritur si te tyret. Ka qene nje mesazh i gjate, i ardhur mesditen e djeshme, qe pasqyron planet e reja te futbollistit, i cili konfirmon se sot eshte nisur drejt Turqise. Ndersa, pas kesaj, nuk “perton” se shpjeguari se, edhe sikur ky testim ne nje skuader turke te mos i dale ashtu sic ai deshiron, zgjedhja e radhes nuk do te jete me Besa, edhe pse ajo e ka trajtuar si askush tjeter ndersa eshte nen kontrate me ish presidentin Bizhdili, por do te kaloje te Vllaznia. Sikurse e pohon vete lojtari, bashkimi me skuadren “meme” do te ndodhte edhe per arsye te marredhenieve shume te mira, qe ai ka me presidentin e ri te sapozgjedhur te kuqebluve, Valter Fusha.
Perse ne Turqi?!
“Deshiroja medoemos te “shijoja” nje pervoje te huaj”. Keto jane fjalet e para qe futbollisti Kraja ka shprehur per “Sport Ekspres”, dje ne mesdite, nepermjet celularit te tij. “Vitin e kaluar, qe pas ndeshjes se luajtur me kombetaren U 21 ne Greqi, kur menaxhere te huaj u interesuan per kalimin tim ne kampionatin kroat, kerkesat e reja per te provuar nje skuader turke, te ardhura pas perfundimit te sezonit te fundit, sigurisht qe me kane pelqyer. Fundja, ta provoj nje here”, a thene Kraja. Ai shpreh sigurine e tij se gjithcka do te shkoje mire, kur tre klube turke i kane “investiguar” me imtesi kasetat qe ai u ka derguar pak kohe me pare, ndersa ka marre nje parapelqim ne “distance”. “Sidoqofte, une jam i pergatitur me se miri per kete “aventure” te re. Pas disa diteve pushimi rehabilitues, te kryera ne Mal te Zi e ne Shkoder, tani ndihem qind per qind gati per t’u testuar dhe shpresoj te nenshkruaj me nje nga skuadrat, qe me kane kerkuar ne ligen superiore turke”, ka pranuar Kraja, qe gjithsesi nuk ka dashur te jape emrat e skuadrave.
Jo me te Besa
“Iku Bizhdili, ika edhe une”. Kjo eshte deklarata e futbollistit shkodran Elvis kraja, qe i ve “vulen” largimit te tij nga skuadra kavajase. “Madje, edhe nese “Xhati” (keshtu e therrisnin te gjithe ish presidentin e Beses, Bizhdili) do te qendronte, mundet mes nesh te ishte gjetur nje zgjidhje “kompromisi”, pasi kam qene ne kontrate me ish presidentin e Beses. Por, duket se per te luajtur ne Kavaje te gjitha rruget jane te mbyllura”, pohoi mbrojtesi, qe te Besa jo vetem pati luajtur nje sezon mjaft poizitiv, por kishte arritur te grumbullohej deri ne skuadren Kombetare, kur ate e drejtonte gjermani Brigel. Interesante jane dhe sugjerimet qe Kraja percjell per ish skuadren e tij, Besa, kur shprehet, si per te “zgjuar nga gjumi” Bashkine e Kavajes, se “Bizhdili s’duhet kurrsesi te largohet dhe te vazhdoje te jete president, per arsye te kontributeve te medha qe ka ne ekip. Askush me mire se ai nuk mund t’ pergjigjet skuadres”, ka qartesuar shkodrani. “Koha iken dhe Besa duhet te plotesohet sa me pare” ka perfunduar Kraja, por duje e perjashtuar veten nga lista e lojtareve te skuadres kavajase.
Zgjedhja e skuadres “meme”
“Skuadra e vendlindjes sime eshte e para qe me beri oferten per t’u rikthyer ne Shkoder. Ne ditet e para, sa kishte perfunduar kampionati, e pata ndare mendjen qe te mos ndermerrja zgjedhje tjeter. Por, si me ish presidentin e Beses, Nexhat Bizhdili, ashtu dhe me presidentin e sapozgjedhur te Vllaznise, Valter Fusha, me te cilin kam raporte mjaft te mira, sqaron Kraja, klauzola e luajtjes jashte vendit do te ishte prioritare. Keshtu, meqenese po nis nje aventure te re te paprovuar me pare, me eshte lene megjithate gjithcka hapur qe, nese atje nuk do te me ece ashtu sic une kam deshire, do te rikthehem te Vllaznia, per te qene pjesetar i saj dhe i asnje skuadre tjetre shqiptare ne sezonin e ri. Kjo, perforcon lojtari, nisur edhe prej pretendimeve shume me te medha qe ka skuadra kuqeblu”.
Posted: Thu, 29 Jun 2006 , 20:23
by futbollist
Shpresoj te na vijne te Vllaznia se na duhet nji mbrojtes si Kraja
Posted: Fri, 30 Jun 2006 , 13:18
by vllaznia1919
Ne kjoft se nuk bahet gja per jashte Shqipnise mendoj se do te vijne sezban te Vllaznia.