Page 2 of 2

Re: Vllaznia - Apolonia

Posted: Sat, 21 Apr 2012 , 19:53
by GOLDIAN
gjynah qe ra dinamo vllazen
e di se do thoni jo haqet komuniste jo keshtu ashtu dakord
por per ne dhe per gjithe superligen eshte humbje
mendone vllazen keq e mire ne tirane luhet futboll
ik fusha tiranes do luajme ne kukes gjirokaster lushnje hmmmm
do kujtohemi sezonin qe vjen

Re: Vllaznia - Apolonia

Posted: Sun, 22 Apr 2012 , 01:07
by Edmond-Cela
edhe mu me vjen keq e mire e ekeqe keto skuadra ka pas shqiperia

Re: Vllaznia - Apolonia

Posted: Sun, 22 Apr 2012 , 18:38
by ultraskuqeblu1
Dje nuk isha ne Shkoder e rrjedhimisht as n'tribun me Vllaznit nuk mujta me shku...
E pash ndeshjen ritransmetim tek TV1, kur e shef ne TV e shef ma qart sesa n'tribun tu kendu...
Ajo qe mra nsy ishte mungesa e madhe e tifozave ne tribunen ballore, u dukshin grupe burrash 2-3 vet t'hapun n'tribun e mi ba bashke shkonin te 50 vet tan bashk :(
Atmosfera ka Vllaznit ishte relativisht e mire, edhe nr. prej TV nuk u dukte i keq e sa me thanen kishin ken diku tek 45 vet, ne 1 ndeshje me kundershtar kaq te dobt ate numer dhe ate anim se kena pas najhere...
Ka 1 anë ndihem mire që shume antar te grupit kan fitu mentalitet ultras, edhe çfarë do ndeshjet me ken nuk e lajn ekipin as grupin ne balt...Shum prej tyne vijne ne stadium ma shume per grupin e per shokun qe mos te çjerret tu kendu vetem :) sesa per ekipin, sepse s'ke ça me pa n'at futboll nese mundet mu qujt i tille...
Ka 1 anë tjetër m'vjen keq qe numri i tifozave asht tu ra pertoke, çdo ndeshje e ma pak tifoza :(

Re: Vllaznia - Apolonia

Posted: Sun, 22 Apr 2012 , 23:33
by Admin
Gjithmone ne Shkoder, tifozat nuk kane ardh kur jane fillu me u ba pazarlleqe si edhe per rezultate jo shume te mira.

Kete sezon i kena te dyja .... kshu qe edhe numri i tifozave asht i vogel.

Me bahet qejfi qe V-U kane kene ne stadium.
Une se kam pa ndeshjen, por a dihet gja a asht vu ndonji banderole ne stadium "kunder" Bashkise per mnyren se si po menaxhohet Vllaznia?