Page 2 of 2
Re: Kastrioti - Vllaznia
Posted: Sun, 02 Oct 2011 , 14:38
by shkelzen
Per mendimin tem Josa nuk asht per me drejtu Vllaznine ma. Nuk ka ma ego. Du qe te zgjedhet ose 1 shkodran ose te vin aj malazesi.. Josa ik
Re: Kastrioti - Vllaznia
Posted: Sun, 02 Oct 2011 , 14:42
by iliriny
Skodrinon wrote:iliriny wrote:Ky Muca ka ken zgjedhja ma e gabume ne merkato.
mvaret ça presim na prej tij
ai asht mesfushor shkatrrus i mire, kurse na dona nji organizator se na mungon. po nuk asht rroli i muces
ky asht problemi se e kane marre me ba rolin e organizatorit.
Re: Kastrioti - Vllaznia
Posted: Sun, 02 Oct 2011 , 14:50
by Skodrinon
maroi
Re: Kastrioti - Vllaznia
Posted: Sun, 02 Oct 2011 , 14:51
by iliriny
Turp. Nuk di c'te them tjeter. Me kete skuader nuk mund te pretendohet me shume se mesi i tabeles.
Re: Kastrioti - Vllaznia
Posted: Sun, 02 Oct 2011 , 15:00
by GOLDIAN
iliriny wrote:Turp. Nuk di c'te them tjeter. Me kete skuader nuk mund te pretendohet me shume se mesi i tabeles.
spretendon kush ma shume jo
te flasin ca te dojne
mire we i morem njato pike te plota ne shkoder
se jashte zor me marr gja
Re: Kastrioti - Vllaznia
Posted: Sun, 02 Oct 2011 , 16:20
by iliriny
Si nuk diti mesfusha me organizu nje aksion persmarit. Sulmet ma te rrezikshme kane kene inkurfionet personale te Vajushit. Sukaj pothuajse nuk eshte furrnizu me top
Re: Kastrioti - Vllaznia
Posted: Sun, 02 Oct 2011 , 19:04
by iliriny
Klodian Semina luan 90 minuta me ekipin e tij ne Zvicer kurse drejtuesit e Vllaznise e pane si te panevojshem. Me vjen me plase kur shoh Liken dhe Balen tu ba gola per cdo ndeshje me Tiranen kurse ne shkojme e marrim zhelet e Shqiperise e te Malit te Zi. Per presidencen e atehershme ata ishin jashte forme. Cfare ironije.
Re: Kastrioti - Vllaznia
Posted: Sun, 02 Oct 2011 , 21:15
by fpjalmi
shkelzen wrote:Per mendimin tem Josa nuk asht per me drejtu Vllaznine ma. Nuk ka ma ego. Du qe te zgjedhet ose 1 shkodran ose te vin aj malazesi.. Josa ik
Shkelzen ,qa ka faj josa qe vllaznise i iken tan titullaret mor burre
e nuk ishin drejtusat te zotet me i majt .
2 muaj para se me fillu kampionati ,josa i thoshte drejtusave te vllaznise du blemje ,dhe drejtusat nuk deshten ,biles josa deshk me ik duke pa nji vllazni te pafuqishme ,e veq bashkia e mbajti me zori .
Duhet ta dijm se vllaznia po lot me nji mesfushe qe asht e perbame nga lojtare te u 19 vjeqareve .
Jam i nji mendje me parafolesin e ma perparshem ,muqa nji blemje e deshtume ,ose nji nder blemjet ma te deshtume te vllaznise ,e nuk ishte budalle tirana qe e la te lire
Re: Kastrioti - Vllaznia
Posted: Sun, 02 Oct 2011 , 21:28
by fpjalmi
Un se kam pa ndeshjen , por qa kam lexu ne shtyp ,kena lujt mjaft mire.
Vajushin e paska sagatu me nderhymje brutale me dashje shum here dhe albitri asht dasht me dhan shum kartela ,ku simbas shtypit kena ba nji gol shum te rregullt biles edhe pjeter ujka paska than keto fjale :
''''''(Gjyqtari dhe juristi i njohur Pjeter Ujka pasi ka ndjekur me kujdes takimin Kastrioti-Vllaznia, eshte habitur kur ne minuten e 55-te te ndeshjes futbollisteve te Vllaznise u eshte anulluar nje gol. Gavrilo Petrovic ka shenuar kur rezultati ishte 2-0 per vendasit, por gjyqtari kryesor Albano Janku e ka anulluar golin si te pavlefshem, qe ne pamje te pare u duk komplet i rregullt. "Po shikoja ndeshjen Kastrioti-Vllaznia. Pashe nje gol te anulluar per Vllaznine qe vetem arbitri mund ta dije se pse e ka anulluar, kur ishte i rregullt mbi 1 milion per qind. Turp", u shpreh Pjeter Ujka ne prononcimin e tij)''''''
Gjithmone Albano Janku na ka ndershku gjithmone ne cdo ndeshje
Re: Kastrioti - Vllaznia
Posted: Sun, 02 Oct 2011 , 23:10
by Man in Redblue
iliriny wrote:Si nuk diti mesfusha me organizu nje aksion persmarit. Sulmet ma te rrezikshme kane kene inkurfionet personale te Vajushit. Sukaj pothuajse nuk eshte furrnizu me top
Nuk e kam pa kyt ndeshje hic, por te tria ndeshjet e maparshme (me perjashtim pjesa e dyte ndaj Teutes) kan ken ishtu, mesfusha ne aspektin kreativ pertoke.
Fajin kryesor dihet se nuk e ka Josa, gjithashtu mendoj ma mire Josa sesa nji tranjer malazes i panjoftun, por krejt pafaj nuk asht: Tri ndeshje rresht i njejti problem dhe Josa nuk reagon hic ne kyt drejtim. Mund te thojn dikush, ca ka me ba, ita lojtar ka. Pergjigjja jeme asht: Nji tranjer i mire ka gjithmone mundesi me e permiresu lojen e ekipit te tij. Spo tham me ba mrekullina, po fjala vjen, Josa mund ta kalojne Vajushin ne mesfushe (sic u pat than edhe ktu ne forum), mund te terhekun krejt mrapa Belishen, qe ka nji aftesi te jashtzakonshme me shkaterru cdo aksion sulmus te ekipit te vet, mund te provojn skeme tjeter lojet- jo gjithmone kyt me topa te nalte kur dihet se mesfushorte tone nuk kan precizion hic ne pasat me topat e nalte.
Dica nuk shkon hic ne mesfushen e Vllaznise dhe ky problemi do te na kushtojne shume nqs Josa nuk reagon, mund te fitosh 1, 2,5 here me aksione individuale, por po nuk funksionoi mesfusha loja asht krejt e paralizume
Re: Kastrioti - Vllaznia
Posted: Mon, 03 Oct 2011 , 01:16
by Admin
Pappapa nuk na gzunen 2 jave rresht
Gjynah per rezultatit. Mesfusha ka vite qe ka probleme!! Per mendimin tem ishte dashte me majt Nallbanin apo edhe Alikaj si edhe Vajushi duhet me lujt ne mesfushe e ne sulm te lujne Sukaj bashke me Sinanin ose me Nimanin/Erkoviç .....
Ishalla nderhyn sa ma pare Josa edhe leviz dicka ne mesfushe ....
Re: Kastrioti - Vllaznia
Posted: Mon, 03 Oct 2011 , 01:40
by VOJO KUSHI
tjeta juaj djema ,e pava ndeshjen dhe sme pelqeu aspak menyra e lojes se vllaznis,loje shume apatike me topa te gjate pa mesfushe nje skuader ku trajneri luan me 2 mesfushore shkaterruesa dhe pa asnje kombinim nga mesfusha ne sulm por vetem nga mrojtja ne sulm me topa te gjate,ky nuk quhet futboll
Re: Kastrioti - Vllaznia
Posted: Mon, 03 Oct 2011 , 13:18
by blun
vllaznia shpresojm ta ndalni tiranen e klodian duros ! tregojini ne shkoder se si luhet kur ke tifozet shkodran kunder ! nuk mundet tirana te luaj aq mir sa ne q. stafa, ne shkoder.
Re: Kastrioti - Vllaznia
Posted: Mon, 03 Oct 2011 , 15:18
by Ujku
Mendoj se vllaznia ka probleme taktike ne menyren si lun josa ka faj duhet me provu loj ndryshe
se kjo skem nuk po i funksionon duhet patjeret me nrru dica ne mesfush me provu te pakten sic than edhe tjert me lujt me vajushin si mesfushor i avancum si gjys organizatori se ishtu mesfusha asht krej jasht lojet.
Re: Kastrioti - Vllaznia
Posted: Tue, 04 Oct 2011 , 19:40
by Skodrinon
Shaba: Kam prova që Janku e Pregja janë të korruptuar
Drejtori administrativ i klubit shkodran akuzon dy gjyqtarë, të cilët do t’i denoncojë pranë federatës, duke paraqitur edhe prova
Vllaznia akuzon. Madje rëndë. Në epiqendër të akuzave të drejtuesve të saj janë dy prej gjyqtarëve të ndeshjes me Kastriotin, pikërisht ndaj kryesorit Albano Janku dhe anësorit Arben Pregja. Ata janë akuzuar rëndë për korrupsion, madje administratori i klubit “Vllaznia”, Kujtim Shaba, shkon edhe më tej, teksa nuk mbetet vetëm në kuadrin e fjalëve, por deklaron se ka prova për ta vërtetuar atë që thotë për korrupsionin e këtyre arbitrave. Ja çfarë ka thënë Shaba në intervistën e tij për “Sportin shqiptar”:
Zoti Shaba, shumë i ashpër në deklaratën që keni dhënë pas ndeshjes me Kastriotin. Çfarë ndodhi realisht?
Kam qenë shumë i ashpër vërtet pas ndeshjes, por e kisha një të drejtë për të qenë ashtu. Shikoja me sytë e mi si po na vidhnin gjyqtarët dhe natyrisht nuk jam ndier aspak mirë, prandaj dhe kam reaguar ashpër ndaj tyre.
Keni thënë se do depozitoni një kërkesë në federatë për përjashtimin e dy arbitrave. Pse do mbërrini deri këtu?
Po sot (dje) kemi bërë gati shkresën përkatëse për t’ia dërguar federatës, për t’i kërkuar këtij institucioni përjashtimin përgjithmonë të Albano Jankut dhe Arben Pregjës. Arsyeja pse e kemi bërë këtë kërkesë është për t’i demaskuar këta arbitra, që njihen në opinionin sportiv si ndër më të korruptuarit prej vitesh. Përpos kësaj, ata janë në vitin e fundit të gjykimit, sepse u mbaron mosha dhe duke qenë kështu, në këtë sezon të fundit çfarë nuk do presësh prej tyre. Për t’i dalë para punës, do ishte edhe në nderin e federatës t’i përjashtonte ata.
Po akuzoni rëndë. Keni prova për këto që thoni ndaj këtyre dy arbitrave?
Po, kam prova, sepse kam qenë vetë prezent në disa raste të tjera kur ata kanë marrë para. Në daç po jua jap edhe vendin ku këta arbitra marrin paratë. Megjithatë, unë këto do ia bëj të ditura federatës dhe sektorit të gjyqtarëve pranë këtij institucioni kur të m’i kërkojnë. Jam gati të ballafaqohem me ta kur të duan dhe si të duan, sepse i njoh mirë se kush janë.
Cilat janë pretendimet tuaja për këta gjyqtarë në lidhje me ndeshjen e fundit në Krujë?
Së pari, goli që na u anulua ka qenë tërësisht gabim i anësorit Pregja dhe kjo u pa qartë edhe në moviolat televizive. Së dyti, vërtet Turdiu doli me të kuqe, por Janku nuk kishte nga të shkonte po të mos e jepte atë, sepse ndërhyrja është shumë brutale. Por përveç Turdiut, me karton të zi dhe jo të kuq duhej të kishte dalë Caca në këtë takim për ndërhyrjet shumë të rënda ndaj Vajushit. Pa lënë mënjanë edhe shumë faulle të tjera. Gjërat kanë qenë të qëllimshme dhe kjo u pa qartë edhe me disa veprime të organizatorëve të ndeshjes.
Po flasim vetëm për gjyqtarët. A ka faj skuadra për këtë humbje?
Sigurisht që ka dhe madje fajet e saj janë të mëdha. Skuadra ka ende probleme, sepse nuk po shfaqet ashtu siç duhet në lojën e saj dhe me përjashtim të 35 minutave në ndeshjen me Teutën, në takimet e tjera loja ka lënë shumë për të dëshiruar. Këto do t’i analizojmë me kujdes, por desha të ndalem te gjyqtarët, sepse po e bëjnë të modës ndëshkimin.
E bënë këtë gjë edhe në Kamzë, kur na u mohua një penallti e pastër, që mund të kishte ndryshuar rezultatin, por nuk u ndjemë, sepse ai që na gjykoi është një gjyqtar i ri dhe i papërfolur për korrupsion dhe prandaj nuk dyshuam te vendimi i tij se ishte me dashje. Këtë herë dyshojmë shumë, sepse këto gabime u bënë nga gjyqtarë që njihen si nga më të korruptuarit në futbollin shqiptar.
Ndeshjet në transfertë, shqetësim për kuqeblutë
Dy transferta këtë sezon, dy humbje dhe e njëjta histori për Vllazninë. Është e njëjta histori në të dy ndeshjet. Sukaj & Co shpërdorojnë raste në fillim dhe pastaj e pësojnë. Kur duhet të reagojnë, nuk ka asnjë kthesë dhe, për rrjedhojë, vijnë humbjet.
Pardje, pavarësisht se kundërshtari mbeti me 10 vetë, kuqeblutë kanë qenë të pafuqishëm për të bërë diferencën në fushë. Thuhet e diskutohet se disa nga titullarët e kësaj skuadre nuk janë në formën e duhur. Po ashtu, skuadra nuk luan me atë dëshirën e duhur dhe ende nuk ka nxjerrë një 90-minutësh të plotë ashtu siç duhet.
sporti shqptar
Re: Kastrioti - Vllaznia
Posted: Tue, 04 Oct 2011 , 19:51
by Skodrinon
nuk e di a jane te verteta ato qi thote ky, por me marrjen ne dore te ekipit prej bashkise shpresosha mos me e pa ma ket personazh te vllaznia. nji njeri qi nuk din me lidh dy fjale asht marre me perfaqsu ekipin e qytetit te shkodres. te pakten mos te dalin ne tv se na flliqi. bashke me at zhivanin prej tropojet
Re: Kastrioti - Vllaznia
Posted: Tue, 04 Oct 2011 , 21:41
by GOLDIAN
edhe une kam prova se skodrinoni mi prish ne minutat e fundit skedinat e mlen pa fitu
pffff na ishte se cna ishte zotni shaba