Under 17 - Superliga 2011-12

Diskutoni rreth ecurise , rezultateve , etj. të Kampionatit Shqiptar

Moderators: GOLDIAN, vllaznia1919

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Under 17 - Superliga 2011-12

Post by Skodrinon » Wed, 28 Mar 2012 , 16:38

Vllaznia, një thes me gola Laçit

Shkodranët, të pamëshirshëm në derbi

VLLAZNIA – LAÇI 9-1


GOLAT: Kalaja 5?, 10?, 18?, 72?, Dyca 13?, Kozmai 31?, Krymi 36?, Rraboshta 43?, 70?/ M.Lleshi 58?
VLLAZNIA: Harlicaj, Ruqi, Gurishta, Pjeshka, Axhani, Zogu (Rraboshta 42?), Krymi (Hakaj 56?), Dyca, Kozmai, Hasani (Medja 42), Kalaja. Trajner: E.Çaku
LAÇI: Ndreu, Kërtula, Biba, Martinaj, Meta (Mihana 33;), Mardhoci, Ndoj, D.Lleshi, Veseli, M.Lleshi, Dodaj (Sefgjini 33?). Trajner: N.Tarazhi
GJYQTARË: R.Pjetrushi, L.Hamiti, L.Gjoka (Lezhë)

Vllaznia është treguar e papërmbajtshme në sfidën ndaj Laçit. Dje, paratërinjtë kuqeblu kanë shënuar plot nëntë gola, duke u treguar të pamëshirshëm. Skuadra e drejtuar nga Entri Çaku e Nefail Zhejani vazhdon të shkëlqejë, teksa është një hap larg fitimit të titullit kampion, pavarësisht se kanë mbetur edhe shtatë ndeshje për t’u luajtur. Në përballjen me kurbinasit e vegjël, kuqeblutë kanë shënuar katër gola për 18 minuta lojë. Gjithçka ka marrë fund që në pjesën e parë, për më tepër që ky fraksion u mbyll 6-0. 40 minutat e dyta ishin thuajse formalitet, por vendësit prapëseprapë nuk janë ndalur. Në fushë ka vetëm një ekip dhe spikat mbi të gjitha kapiteni Arlind Kalaja, që arrin të realizojë katër herë. Protagonistë për kuqeblutë u bënë edhe Dyca, Kozmai, Krymi dhe Raboshta. Ky i fundit realizoi dy herë, ndërkohë që golin e vetëm për miqtë e shënoi M.Lleshi. Javën e ardhshme shkodranët do të luajnë në transfertë me Skënderbeun.

Renditja ------Pi--Golav---F--B-H
Vllaznia ------55--63-12--17-4-1
Shkendija T -51--53-23--16-3-3
Tirana --------47--49-16--15-2-4
Dinamo -------47--51-17--15-2-4
Flamurtari --46--50-17--14-4-3

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Under 17 - Superliga 2011-12

Post by Skodrinon » Wed, 28 Mar 2012 , 16:40

Admin wrote:Skodrinon a din gja a ka marr komtarja ndonji prej lojtareve te Vllaznise ne Hollande?
nuk e di
po jena msu tash me trainera qi nuk shofin kend jasht tiranet
ma pare thrrasin lojtare te partizanit e shkendise

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Under 17 - Superliga 2011-12

Post by Admin » Wed, 28 Mar 2012 , 18:33

Me duket se shumica e lojtareve qe ka marr komtarja lujne jashte.
Vllaznit Ultras

Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Under 17 - Superliga 2011-12

Post by Skodrinon » Fri, 06 Apr 2012 , 13:45

Vllaznia, pa frena edhe në Korçë

Kuqeblutë likuidojnë Skënderbeun

SKËNDERBEU – VLLAZNIA 1-2


GOLAT: Keça 33?/ Kozmai 55?, Çinari 68?
SKËNDERBEU: Mali, Ropi (Minaj 61?), Tako, Zyfi, Thomo, Hasanllari, Trëndafili, Keça, Ivani (Muska 56?), Beshiri (Luli 72?), Liko. Trajner: G.Liçi
VLLAZNIA: Harlicaj, Ruqi, Gurishta, Pjeshka, Hasaj, Dyca, Shkami, Borshi (Krymi 20?), Hasanaj (Kozmai 41?), Kalaja, Kabuni (Çinari 45?). Trajner: E.Çaku
GJYQTARË: A.Mema, E.Demiraj, V.Tola (Pogradec)
KARTON I VERDHË: Keca
KARTON I KUQ: Thomo

Shkodranët për paratërinj kanë arritur një fitore shumë të rëndësishme në Korçë duke përmbysur disavantazhin e pjesës së parë dhe shënuar dy gola në 40 minutat e dyta. Pjesa e parë ka qenë më e mirë për korçarët, ku Liko për pak sa nuk shënon në minutën e 10-të, ndërkohë që miqtë nga Shkodra do të godisnin edhe shtyllën përpara se vendësit të realizonin golin e parë. Është Keça në minutën e 33-të që ekzekuton mjeshtërisht një goditje dënimi dhe 1-0 për Skënderbeun. Në pjesën e dytë, miqtë rrisin lojën falë edhe ndërrimeve. Golat erdhën pikërisht nga zëvendësuesit. Kozmai për shkodranët në minutën e 55-të driblon bukur dy mbrojtës vendës dhe, pas goditjes me të djathtën, barazon shifrat në 1-1. Duhet të vinte minuta e 68-të, që Vllaznia të shënonte edhe golin e dytë. Çinari realizon një eurogol nga 20 metra dhe i jep fitoren Vllaznisë kryesuese. Ndeshja në Korçë u zhvillua pa spektatorë, për shkak të dënimit të fushës.

Renditja ------Pi--Golav---F--B-H
Vllaznia ------58--65-13--18-4-1
Shkendija T -54--54-23--17-3-3
Tirana --------50--52-18--16-2-4
Flamurtari --49--52-17--15-4-3
Dinamo -------47--51-18--15-2-5

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Under 17 - Superliga 2011-12

Post by Skodrinon » Mon, 09 Apr 2012 , 23:09

Shkëndija e Tiranës kërcënon Vllazninë

Kuqeblutë bëjnë tris

VLLAZNIA – BESËLIDHJA 3-0

GOLAT: Gurishta 20?, Pjeshka 53?, Kalaja 65?
VLLAZNIA: Harlicaj, Ruçi, Gurishta, Pjeshka, Hasaj, Ramaj (Dyca 50?), Kozmai, Krymi, Çinari (Raboshta 55?), Kalaja, A.Hasani (Dika 63?). Trajner: E.Çaku
BESËLIDHJA: Jakaj, Makeshdedaj, D.Marku, Pica, G.Marku (Gjonaj 50?), Zefaj, Hila (Dashi 41?), Përgjini, Vocaj, Fusha, Kadeli. Trajner: O.Gjurashi
GJYQTARË: Sh.Ziri, G.Vogli, E.Veseli (Fushë-Krujë)

Ecuria pozitive e Vllaznisë U-17 ka vazhduar edhe këtë javë. Kuqeblutë e vegjël kanë mposhtur 3-0 në shtëpi Besëlidhjen me rezultatin e pastër, 3-0. Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 1-0, falë golit të mbrojtësit Gurishta. Edhe në pjesën e dytë sërish do shënonte një mbrojtës. Bëhet fjalë për Pjeshkën, ndërsa golin që vulosi fitoren e shkodranëve e realizoi Kalaja.

Renditja ------Pi--Golav---F--B-H
Vllaznia ------61--68-13--19-4-1
Shkendija T -57--61-23--18-3-3
Tirana --------54--56-19--17-3-4
Dinamo -------51--53-19--16-3-5
Flamurtari --49--52-17--15-4-3

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Under 17 - Superliga 2011-12

Post by Skodrinon » Tue, 17 Apr 2012 , 17:18

Kampionati U-17: Vllaznia fiton dhe… arratiset

Shkodranët nuk falin

DINAMO – VLLAZNIA 0-2


GOLAT: Kalaja 15?, Gurishta 75?
DINAMO: Gjonikaj, Sulejmanaj, Medihoxha, Lazri, Qilimi, Horanlli, Vaka, Kaloshi, Meta, Shkupi, Fida. Trajner: Xh.Lloshi
VLLAZNIA: Marlicaj, Ruqi, Gurishta, Pjeshka, Hasaj, Dyca, Shkambi, Krymi, Çinari, Kalaja, Kozmai. Trajner: E.Çaku
GJYQTARË: J.Xhaja, F.Maçi, D.Vrapi (Tiranë)
KARTON I VERDHË: Kozmai

Vllaznia ka vazhduar serinë e rezultateve pozitive edhe në përballjen kundër Dinamos në transfertë. Shkodranët kryesues kanë fituar 2-0, me nga një gol në çdo pjesë. Loja ka qenë e bukur, teksa miqtë kaluan në avantazh që në minutën e 15-të me anë të Kalasë. Dinamo u mundua të baraspeshonte lojën, por nuk ia arriti. Pesë minuta para fundit Gurishta vulosi fitoren e miqve.

Renditja ------Pi--Golav---F--B-H
Vllaznia ------64--70-13--20-4-1
Shkendija T -58--63-25--18-4-3
Tirana --------57--58-19--18-3-4

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Under 17 - Superliga 2011-12

Post by fpjalmi » Tue, 17 Apr 2012 , 23:01

Dek under 17 pothuajse e paskena siguru ngaqe nuk ma merr mendja se sa nej skuader ma te forte se vllaznia . Brava per punen e mire qe ka ba tranieri

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Under 17 - Superliga 2011-12

Post by fpjalmi » Mon, 23 Apr 2012 , 04:08

Kena fitu me Shkendine D 2-1.

Klasifikimi asht

Vllaznia 67 pike

Tirana 60 pike

Flamurtari 58 pike

Edhe ketu kena 1 golavarazh rrekord 72 - 14

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Under 17 - Superliga 2011-12

Post by Admin » Tue, 24 Apr 2012 , 17:09

Kta djem e kane tregu qe jane te zot, ishalla vazhdojne kshu edhe impenjohen gjithmone e ma shume ne mnyre qe ne te ardhmen me kene te vlefshem per ekipin e pare.
Vllaznit Ultras

Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Under 17 - Superliga 2011-12

Post by Skodrinon » Sun, 29 Apr 2012 , 18:47

besa-vllaznia 0-3

kalaja 2
pjeshka

javen tjeter lujm ndeshjen direkte me tiranen n'shkoder
nqs fitojme dalim kampion per vitin e 4-t rradhazi

vvvllaznia
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 887
Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04

Re: Under 17 - Superliga 2011-12

Post by vvvllaznia » Sun, 29 Apr 2012 , 22:34

per mendimin tem keta kampionatet e U-17 e U-19 jane te vetmit kampionat qe na duhet me ndjek e qe kallxojn vleren reale te skuadrave ne Shqiperi sepse nuk ka hardhek,nuk ka pislleqe meqe shyqyr nuk ka as interresa e keshtu qe luhet thjesht futboll. lo kot jena per çdo vjet ne vend te pare :lol: :lol: :lol:

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Under 17 - Superliga 2011-12

Post by vllaznia1919 » Sat, 05 May 2012 , 15:02

Njashtu asht per ma teper qe kta jane e ardhmje e ekipeve.Por e keqja asht se kur te kalojne ne ekip te pare kane me u ba si te tjert............
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Under 17 - Superliga 2011-12

Post by fpjalmi » Mon, 07 May 2012 , 00:37

Vllaznia e 17 vjecareve mbas fitores se sotme 2-1 me tiranen asht matematikisht kampionia e shqipnis per vitin e katert 4 rresht . Urime 17 vjecareve

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Under 17 - Superliga 2011-12

Post by Skodrinon » Mon, 14 May 2012 , 20:42

Shkendija T - Vllaznia 4-1

Post Reply