Re: Birkirkara - Vllaznia
Posted: Tue, 28 Jun 2011 , 19:17
Abraham nuk e merr vizën, Josa duhet të bëjë pa të
Mesfushori Nigerian i Vllaznisë, Abraham Alchenu nuk do të udhëtojë me skuadrën drejt Maltës. Shkak është bërë mungesa e vizës. Stafi teknik nuk ka patur asnjë informacion në lidhje me këtë problem, pasi është shpresuar që deri pasditen e djeshme lojtari të pajiset me dokumentat e duhura. Por kjo nuk është realizuar, duke sjellë jo pak probleme për skuadrën. Drejtuesit e skuadrës, siç duket, janë kujtuar me vonesë për të aplikuar për vizë. Kjo për shkak se Abraham është nga Nigeria dhe sipas marrëveshjes Shengen, Nigeria klasifikohet në vendet e kategorisë së katërt dhe duhen 10 ditë minimumi për të marrë aprovimin. Kjo çështje do të ndikojë drejpërdrejt në formacionin e trajnerit Mirel Josa, duke mos patur kështu një lojtar që ishte planifikuar deri tani si titullar. Aplikimi për vizë ka filluar ditën e nesërme pas ndeshjes miqësore të Vllaznisë ndaj Buduçnostit. Madje fotoja për pasaportë që duhej të dorëzonte Abraham është realizuar menjëherë pas ndeshjes me ndihmën e gazetarëve të Shkodrës. Ndërsa vetëm ditën e nesërme është dërguar kërkesa për vizë. Por, nga ai moment edne nuk janë plotësuar 10 ditë për të marrë miratimin.
Sidoëoftë, drejtuesit shkodranë kanë mbetur tërësisht të pakënaqur me qëndrimin e mbajtur nga Ambasada Austriake në Tiranë dhe Konsullata përkatëse në Shkodër (janë këto që e mbulojnë shërbimin për Maltën), që kanë vonuar në procedurë. Madje, ata kanë përgatitur dfhe një notë proteste, ndërsa kërkojnë të bëjnë publik një falënderim të veçantë për konsullatën italiane në Shkodër që, edhe pse nuk e mbulon këtë shërbim, ka bërë gjithçka për të përshpejtuar pajisjen me vizë të grupit kuqeblu.
E sigurt është që Abraham nuk ka udhëtuar sot me ekipin. Ndërkohë që deri pasditen e sotme – koha limit për të kapur ndeshjen në Maltë – shanset nuk është se janë të shumta.