Page 2 of 19

Posted: Sun, 24 Apr 2005 , 16:15
by kristian
Boks: Shqipëria, fituese e ndërkombëtarit "Vllaznia 2005"


Fituesit e Memorialit "Vllaznia 2005" 54 kg I.Mlladenovski (Maqedoni)-A.Gavoçi (Shqipëri) 57 kg N.Ahmeti (Kroaci)- S.Zeqo (Shqipëri) 60 kg Sh.Hajrushi (Serbi&Mali i Zi)-A.Rrapushi (Shqipëri) 64 kg E.Tellalloviç (Bosnje)-D.Zllatiçanin (Serbi&Mali i Zi) 69 kg S.Polvergoc (Kroaci)-S.Dashi (Shqipëri) 75 kg I.Janovksi (Maqedoni)- N.Bajraktaroviç (Kroaci) 81 kg H.Ranica (Bosnje)-J.Plaka (Shqipëri) 91 kg J.Sermi (Shqipëri)-I.Bacurin (Kroaci) +91 kg N.Hysa (Shqipëri)-A.Beganoviç (Serbi& Mali i Zi) Memoriali "Vllaznia 2005" është mbyllur mbrëmë në mënyrën e tij më të mirë. Një organizim i shkëlqyer i këtij aktiviteti nga Bashkia Shkodër dhe Klubi "Vllaznia", ka lënë mbresa tek të gjithë pjesëmarrësit. Kudo të huajt kanë hasur mikëpritjen shkodrane. Një ngrohtësi që i ka bërë për vete ata, duke premtuar njëkohësisht se vitin tjetër do të jenë sërish pjesëmarrës në edicionin e tretë të këtij memoriali. "Vllaznia 2005" ka bërë për vete edhe njeriun që e përfshiu këtë veprimtari në kalendarin e federatës europiane. Pavarësisht se është serb, Danillo Ivanoviç është ndier mirë në Shkodër në këto 4 ditë që ka qëndruar aty. Delegati i EABA?s ka ardhur për herë të parë në këtë qytet, megjithatë pas kësaj përvoje të parë, ai premton që në zyrat e institucionit europian të boksit, do të flasë fjalët më të mira në lidhje me Memorialin e Dytë Ndërkomëbtar "Vllaznia 2005". "Unë personalisht jam i kënaqur me mënyrën si shkoi ky aktivitet. E ndjek boksin shqiptar prej vitesh dhe kam vërejtur nga afër evoluimin e tij. Ai po bën hapa të shpejtë dhe besoj që shpejt ka për të pasur suksese në rang ndërkombëtar. Sa i takon këtij aktiviteti, me përjashtim të ndonjë mangësie të vogël, çdo gjë tjetër ka shkuar më së miri. Organizimi ka qenë i shkëlqyer, duke mos u lënë gjë mangut as aktiviteteve të rëndësishme europiane. Të jeni të bindur se në relacionin që do t'i dërgoj EABA?s do të jenë të shkruara fjalët më të mira për këtë memorial, duke shpresuar që vitin tjetër do të jetë shumë më i madh e më cilësor,"? është shprehur z. Ivanoviç. Po si ka mundësi që një serb të propogandojë kaq pozitivisht një aktivitet të tillë që zhvillohet në Shqipëri? Përgjigjja është e menjëhershme prej tij: "Jam nga radhët e atyre serbëve përparimtarë që më pëlqen të shoh gjëra të bukura, prandaj dhe gjithnjë jam munduar të bëj ato gjëra që i shërbejnë paqes dhe mirëkuptimit mes popujve." Një përshtypje të mirë ky aktivitet ka lënë edhe te boksierët pjesëmarrës. Njëri prej tyre, kroati që zuri vendin e parë në peshën 75 kg, Mirsat Bajraktaroviç, shprehet: "Jam shumë i kënaqur që mora pjesë në këtë aktivitet të organizuar shumë mirë. Njëkohësisht më vjen mirë që mora edhe medaljen e artë në peshën time, duke qenë kjo një kujtim i bukur për mua nga Shqipëria, por ju premtoj se do të vij sërish në vendin tuaj për të boksuar në aktivitete të tjera që do organizoni."

Posted: Sat, 07 May 2005 , 14:39
by kristian
Krasniqi : Titullin s'ma marrin dot


Vendimi i EBU-së për t'i marrë titullin e kampionit të Europës boksierit shqiptar Luan Krasniqi nuk ka mbërritur akoma në zyrat e kompanisë "Universum Box Promotion", e cila menaxhon karrierën e boksierit shqiptar. Kështu kanë deklaruar dje përfaqësuesit e kompanisë "Universum Box Promotion" (UBP). "Vendimi i EBU-së nuk ka ardhur akoma në rrugë zyrtare (me shkrim). Theksojmë se ne nuk jemi informuar për këtë vendim të EBU-së. Në këtë kohë, stafi ynë po përgatitet për duelin me Whitaker-in dhe, nëse vendimi është i vërtetë për momentin, mund të themi se kjo nuk është zgjedhje e mirë dhe e drejtë. Por mund të sigurojmë se gjithsesi ky vendim nuk do të ndikojë aspak në psikologjinë e Luanit, i cili ka potencial për ta sfiduar titullin e botës,"- ka thënë Chris Ribarchik, zëdhënës i UBP-së.
Që pas barazimit mes Timo Hofmanit dhe Luan Krasniqit, duel i cili dukej se kishte nxjerrë fitues boksierin shqiptar, marrëdhëniet e këtij të fundit me Unionin Europian të Boksit (EBU) nuk kanë qenë aspak të përzemërta. Shaku kryesor ishte se boksieri shqiptar nuk dëshironte t'i jepte një shans të dytë për titullin kampion kundërshtarit të tij gjerman, Timo Hofman. Madje vendimi EBU-së për t'i marrë titullin të parit boksier shqiptar që mban titullin e kampionit të Europës ka qenë mosnënshkrimi i kontratës nga stafi i menaxherëve të Luanit për rimeçin ndaj Timo Hofmanit. Që më parë, zyrtarët e unionit europian kishin paralajmëruar boksierin se, nëse nuk i jep shansin Hofmanit për titullin europian, ky i fundit do t'i merrej sipas rregullave kampionit në fuqi. Vetë Luani ka qenë më se i ndërgjegjshëm se titullin duhej ta dorëzonte, pasi tashmë do të sfidonte një titull botëror. Por titullin europian, ai pat deklaruar se do ta dorëzonte vetëm pas ndeshjes për titullin botëror ndaj Whitaker-it. Kjo situatë mes kampionit të Europës dhe zyrtarëve të EBU-së ka filluar që në fillim të këtij viti. Në një nga intervistat e tij të mëparshme për sportin, vetë boksieri Luan Krasniqi kishte deklaruar se, nëse EBU arrin deri te marrja e titullit, atëherë ai do të kërkonte ndërhyrjen e gjykatës për të zgjidhur problemin.
Por një gjë është e sigurt, Luan Krasniqi nuk do të boksojë më kundër Timo Hofmanit. Ai është shumë i prerë në vendimin e tij. Në intervistat e tij për mediat gjermane, Luan Krasniqi e ka bërë shumë të qartë këtë fakt. "Timo Hofman nuk e meriton këtë titull.
Ai e kishte një herë shansin për ta fituar titullin e kampionit të Europës, por nuk e shfrytëzoi këtë rast. Pra, ai duhet të pozicionohet prapa. Pse unë duhet t'i jap një shans të tjetër për titull?"- pati deklaruar Luan Krasniqi menjëherë pas duelit mes dy boksierëve. Por tashmë EBU e ka marrë vendimin e saj, edhe pse Luani kishte kërkuar kohë deri pas përfundimit të duelit për titull botëror ndaj Whitaker-it.

Posted: Sun, 15 May 2005 , 11:59
by vllaznia1919
Vllaznia, kampione e moshave

Për tri ditë me radhë, në qytetin e Fierit është zhvilluar kampionati kombëtar për kategorinë 14-16 vjeç në sportin e boksit. Ky kampionat u ndoq nga dashamirës të shumtë të sportit të dorezave. Në përfundim të të gjitha takimeve, kampion i vendit për këtë kategori moshe u shpall ekipi i Vllaznisë së Shkodrës, me 34 pikë të grumbulluara, në vend të dytë u rendit ekipi vendës, Apolonia me 22 pikë, dhe në vend të tretë Partizani, me 14 pikë. Boksieri më i mirë i aktivitetit u shpall boksieri i Apolonisë, Mario Brahushi, dhe gjyqtari më i mirë Perlat Kurti. Takimet e kampionatit u zhvilluan më rivalitet të plotë mes ekipeve pretendente Vllaznia dhe Apolonia. Kjo veprimtari u zhvillua nga klubi shumësportësh "Apolonia" në bashkëpunim me Bashkinë e qytetit të Fierit. Por interesant ka qenë fakti se për të shpërblyer fituesit e këtij aktiviteti kanë kontribuar edhe biznesmenë fierakë.

Posted: Sun, 15 May 2005 , 18:17
by kristian
Bravo vllaznia ne boks jena 1sha :twisted: :twisted:

Posted: Sun, 29 May 2005 , 10:36
by kristian
Boksieri shqiptar në raundin e 6-të me nokaut mund amerikanin Lance Whitaker

Krasniqi ul në tokë malin Whitaker


Luan Kransiqi i janë dashur vetëm 6 raunde për të thyer amerikanin Whitaker. Ai u ndesh mbrëmë në orën 23.00, në sallën "Hans Martin Schleyer" të Shtutgartit, me amerikanin Lance Whitaker, për eliminatoren drejt titullit botëror të federatës WBO. Dueli Krasniqi-Whitaker është paraprirë nga një incident. Gjatë peshimit stafet e dy boksierëve janë përfshirë në një debat të ashpër, i cili ka degjenuruar në sherr, aq sa Whitaker nuk ka denjuar as t'i japë dorën Krasniqit kur ky i fundit ia ka drejtuar për të bërë paqe. Dueli ka filluar i qetë në raundin e parë ku Krasniqi më shumë ka qëndruar në poziozion mbrojtjeje duke studiuar kundërshtarin. Në raundin e dytë Whitaker merr një faull për gjuatje të gabuar nën brez. Dueli është zhvilluar i ashpër. Në raundin e 4-rt përsëri Whitaker merr faull për goditje nën brez.
Por në raundin e 6-të Krasniqi gjuan me të djathtën e tij duke e rrëzuar në tapet "Malin Whitaker". Një nokaut i pastër që i jep fitoren Krasniqit dhe i hap rrugën për të sfiduar titullin botëror që mbahet nga një tjetër amerikan Lamon Brawster.
Shqiptari nga Juniku, që garon për Gjermaninë, ishte i sigurt dhe dëshironte fitimin e titullit për të realizuar synimin e tij drejt kurorës botërore, që aktualisht mbahet nga amerikani tjetër, Lamon Brewster. "Pas duelit me Whitaker-in me pret një ndeshje për titull botëror. Kjo është, natyrisht, gjëja më e rëndësishme për mua. E kam thënë gjithnjë se është ëndrra ime që ta sjell titullin botëror në Gjermani. Whitaker-i ka 18 fitore nga 24 fitoret e tij në 2 raundet e para. Ai ishte i rrezikshëm. Ai bokson në stilin amerikan. Unë nuk rashë pre e presionit dhe nuk u dorëzova për asnjë moment." Whitaker-i ishte 10 kg më shumë se Krasniqi, i cili ishte 105 kg pas peshimit, ndërsa Whitaker 115 kg.
"Ai kishte peshë më të madhe dhe i duhej më shumë oksigjen. Besoj se për të ndeshja ishte po aq e vështirë sa dhe për mua,"- ka deklaruar Krasniqi. Krasniqi është dhe më i shkurtër se Whitaker-i, por këtë ai e sheh si favor. "Boksieri më i shkurtër ka disa mundësi më shumë. Së pari, shpejtësinë. Synimi im ishte ta kaloja shpejt distancën ndaj kundërshtarit. Kjo bëri që kundërshtari të reagonte më vështirësi." Epërisa e Whitaker-it ishte pikërisht boksimi i tij i fortë në raundet e para. Këtë e ka pranuar edhe vetë Krasniqi në deklaratat para duelit.
Për duelin e mbrëmshëm, shqiptari Krasniqi ka bërë një stërvitje intenisve sa në Amerikë dhe Gjermani, sidomos 2 muajt e fundit. Kundërshtari i tij, Lance Whitaker, iu deshën 4 muaj përgatitje për ndeshjen ndaj Luan Krasniqit. Ai punoi sërish me skuadrën e trajnerëve të drejtuar nga Stacey McKinley (ish-trajneri i Mike Tyson-it) sidomos në anën e kondicionit fizik dhe teknologjisë së luftimit. Whitaker-i mbush 33 vjeç sot, një ditë pas ndeshjes dhe dhurata e Luanit për ditëlindjen e tij ishte "KO". Në javën e kaluar, trajneri i Whitaker-it, e kishte nxehur atmosferën me parashikimin se "mes raundit të dytë dhe të pestë Krasniqi do të bjerë në tapet." Por Krasniqit i pëlqen boksimi i shpejtë i Whitaker-it dhe para duelit pati deklaruar se do të ndeshej në stilin e Muhamed Aliut: "Si mund të më rrëzosh, kur nuk mund të më kapësh dot?".


Skeda personale

Emri: Luan
Mbiemri: Krasniqi
Ditëlindja: 10.05.1971
Shtatlartësia: 1.92 metra
Pesha?tip: 105 kg
Vendlindja: Junik, Kosovë
Vendbanimi: Rottweil, Gjermani
Nënshtetësia: gjermane
Gjendja civile: beqar
Idhulli në boks: Muhamed Ali, Lenoks Ljuis
Trajneri: Torsten Schmitz
Titujt: Kampion i Gjermanisë në peshën e rëndë 2001?2002, Kampion i Europës në peshën e rëndë 2002, 2004, 2005
Titujt si amator: Kampion i Gjermanisë, Kampion i Europës 1996, Nënkampion i botës 1995, medalje e bronzit në Olimpiadën e Atlantës 1996;
Ndeshjet si profesionist: 27 fitore, 1 barazim, 1 humbje.

Posted: Tue, 28 Jun 2005 , 20:42
by vllaznia1919
Boksieri shqiptar Artur Gavoçeja ka dhuruar fitoren e parë për dorezat tona në ringun e Lojërave Medhetare "Almeria 2005". Ndeshja e peshës 51 kg është zhvilluar dje në orën 16.00 në pallatin e sportit "Los Anxheles". Përballë boksierit shkodran, shorti ka vënë boksierin e përfaqësueses së Algjerisë Abdelhakim Ouradi. Dueli mes tyre është zhvilluar në 4 raunde. Raundi i parë është fituar me pikë nga boksieri shqiptar me rezultatin 5-3, raundi i dytë është mbyllur me rezultatin e ngushtë 4-3 përsëri për shqiptarin Gavoçeja. Në raundin e tretë duket se është zgjuar boksieri algjerian, i cili ka mundur ta fitojë me pikë me rezultatin 6-4. Të njëjtën formë kundërshtari i shqiptarit Gavoçeja ka treguar edhe në raundin e fundit, ku dueli ka qenë i barabartë për të dy kundërshtarët. Ndeshja është zhvilluar e fortë dhe në fund gjyqtaria i ka dhënë fitoren boksierit shqiptar Artur Gavoçeja me rezultatin e ngushtë 15-14. Kjo është fitorja e parë e shënuar nga dorezat shqiptare në ringun mesdhetar. Në takimet çerekfinale përballë Artur Gavoçejës do të jetë boksieri turk Atagaun Yalcinkaya, i cili ka kaluar me short në takimet çerekfinale.

Posted: Sat, 10 Sep 2005 , 10:09
by vllaznia1919
Boksi shkodran me president të ri

Që prej ditës së djeshme, ekipi i boksit të Vllaznisë, kampion në fuqi i Shqipërisë, është bërë me president të ri. Ai është biznesmeni i njohur shkodran Ardian Kima, njëri prej vëllezërve Kima që zotërojnë fabrikën e prodhimit të mishit "Meat Master". Prezantimi i tij është bërë para ekipit nga ana e kryebashkiakut të Shkodrës, Artan Haxhi, në një takim të zhvilluar me ekipin në ambientet e hotel "Argentit". Pikërisht ky grumbullim i fundit i boksierëve shkodranë në prag të kampionatit kombëtar të të rriturve, që do të zhvillohet javën tjetër në kryeqytet, është pjesë e fillimit të sponsorizimit të presidentit të ri për këtë ekip. Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, z. Artan Haxhi, në këtë takim, përvese ka falënderuar dhe vlerësuar boksierët për sukseset që po i sjellin Shkodrës prej vitesh, ka thënë fjalët më të mira edhe në adresë të presidentit të sapoemëruar të këtij ekipi, Ardian Kima, për gatishmërinë e treguar për të ndihmuar financiarsht këta sportistë. Bashkëpunimi me presidentin e ri ka filluar menjëherë. Ai, përveçse ka sponsorizuar grumbullimin dyjavor të ekipit në këtë prag kampionati, ka bërë të mundur edhe pajisjen e tij me bazë materiale. Nga ana tjetër, meqë ekipi i Vllaznisë ndodhet në prag të kampionatit kombëtar të të rriturve, presidenti Kima ka deklaruar edhe faktin tjetër, se për secilin prej boksierëve që do të shpallen kampionë të vendit do të ketë premio të veçanta. Në të vërtetë, afrimi i këtij biznesmeni pranë boksit shkodran duhet evidentuar, sepse kampionë të tillë si Artur Gavoçi, Besnik Limani, Jetmir Kuçi, Nelson Hysa dhe Sead Bushati, që janë pjesëtarë të ekipit të Vllaznisë, drejtuar nga i mirënjohuri Zef Gjoni, kanë nevojë edhe për një mbështetje financiare. Dhe këta sportistë, për të shpërblyer interesimin e presidentit të ri, të Bashkisë Shkodër, që i ka ndenjur gjithmonë afër, si dhe të klubit "Vllaznia", i kanë siguruar ata se nga Tirana javën tjetër do të kthehen sërish me titullin kampion.

Posted: Tue, 13 Sep 2005 , 13:32
by vllaznia1919
Dorezat e boksit kryqëzohen ndryshe

Kampionati me numër 31 i boksit, si për të sjellë mbarësi tek boksierët, do të zhvillohet i bazuar në një rregullore të re. Takimet me sistem rrethi u rikthyen në boksin shqiptar të rilindur pas viteve '90 pikërisht mbrëmë me startin e Kampionatit të 31-të të Boksit për të rritur, aktivitet që do të zgjasë deri më 16 shtator. Takimet në 11 pesha të boksit do të zhvillohen me sistem rrethi (deri tani janë zhvilluar me sistem eliminimi, me nga një takim), që do të thotë se boksierët e secilës peshë do të ndeshen me njëri-tjetrin për 5 ditë me radhë dhe në fund të të gjitha takimeve shpallet kampion në peshën përkatëse ai boksier që grumbullon më shumë pikë.
Një mënyrë e tillë organizimi, sipas drejtuesve të Federatës së Boksit, do ta bëjë kampionatin më të fortë dhe më interesant.
Në Kampionatin e 31-të të Boksit përfaqësohen 10 ekipe: Vllaznia, Flamurtari, Tirana, Pogradeci, Teuta, Tomori, Lushnja, Apolonia Patosi dhe ekipi më i ri në ringun shqiptar, Kukësi. Takimet e ditës së parë kanë nisur pas një ceremonie të shkurtër dhe modeste me peshën 54 kg, për të vazhduar me 57 kg, 69 kg dhe 75 kg. Për të gjitha peshat janë zhvilluar 3 takime. Duelet janë zhvilluar me nga 4 raunde, ku në fund fituesi merr pikët e fitores që do ta çojnë drejt titullit kampion. Në ditët në vazhdim do të zhvillohen takimet e para të peshave të tjera deri në ditën e 5-të të aktivitetit, kur do të shpallen dhe fituesit. Për drejtuesit e federatës, ky pikëzim i ri për të shpallur kampionët nuk lë vend për kontestime nga trajnerët, sportistët dhe klubet. "Kjo është mënyra më e mirë për të shpallur kampionin, pasi në këtë mënyrë shmangen tensionet dhe presionet që zakonisht kanë karakterizuar ndeshjet finale,"- tha sekretari Muhedini. Edhe për gjyqtarinë kjo mënyrë e re e pikëzimit shmang presionet e shumta që shpesh bien mbi gjyqtarët.
Dy gjyqtarë grekë në ringun shqiptar
Për të minimizuar në total kontestimet për ndeshje të rëndësishme të kampionatit, Federata Shqiptare e Boksit ka sjellë në Tiranë dy gjyqtarë grekë. Sipas drejtuesve të FSHBO-së, dy gjyqtarët ndërkombëtare, të sjellë nga Federata Greke e Boksit, do të gjykojnë ato ndeshje që do të konsiderohen të rëndësishme për titullin kampion. Duket se prania e dy gjyqtarëve ndërkombëtarë do ta ulë tempin për kontestime në gjykimin e ndeshjeve nga ana e trajnerëve. Ky fenomen ka qenë i përvitshëm në të gjitha aktivitetet e Federatës Shqiptare të Boksit.
Më të mirët në ekipin kombëtar
Kampionati kombëtar i boksit, përveçse do të kryejë misionin e tij, shpalljen e kampionëve për çdo peshë, do të shërbejë gjithashtu edhe për të piketuar boksierët më të mirë të vendit, të cilët do të marrin pjesë në turneun "Vajdin Lame", i cili do të zhvillohet në muajin tetor. Ky turne është parashikuar që t'i kalojë kufijtë e shtetit, duke u kthyer në një turne të rangut ndërkombëtar.

Posted: Wed, 14 Sep 2005 , 13:43
by vllaznia1919
Gavoçi synon rekordin e titujve kampionë

Kampionati i 31-të Kombëtar i Boksit ka hyrë në ditën e dytë të garave. Takimet e kampionatit të sivjetshëm do të zhvillohen me sistem rrethi, çka e zgjat në kohë konkurrimin për 10 ekipet pjesëmarrëse. Për 5 ditë me radhë, në pallatin e sportit "Asllan Rusi" do të zhvillohen gjithsej 98 ndeshje, një numër rekord ky për një aktivitet boksi. Dje, në ditën e dytë, janë zhvilluat 11 ndeshje në peshat 48-51-54-57-60-69-75-81-91 dhe +91kg. Ndeshjet më interesante të zhvilluara mbrëmë ishin ndeshja e peshës 48 kg mes Dhimitraq Metanit të Flamurtarit dhe Feliks Krujës të Vllaznisë, e fituar nga Metani, ajo e peshës 54 kg mes Llambi Lamajt të Apolonisë dhe Altin Cakës të Tiranës, ndeshja e peshës 75 kg mes Sulejman Dashit të Vllaznisë dhe Artur Koçit të Tiranës dhe ai i peshës të rëndë +91 kg mes Nelson Hysës së Vllaznia dhe Feliks Ymerit të Flamurtarit. Interesante janë dhe ndeshjet që zhvillohen nga boksieri Artur Gavoçi i Vllaznisë. Ky boksier, i cili ka arkivuar deri tani 12 tituj kampionë, synon që të kalojë rekordin e Todi Jankut, i cili mban po kaq tituj në karrierën e tij. Me synimin për të marrë titullin e 13-të në karrierën e tij, boksieri shkodran Artur Gavoçi kërkon me çdo kusht fitimin e titullit në peshën 51 kg ku konkurron. I rëndësishëm është fakti se në dy ditë konkurrim ende nuk ka pasur kontestime për sa u përket gjykimeve të ndeshjeve. Dy gjyqtarët grekë, dje në ditën e parë, kanë gjykuar 3 ndeshje, ndërsa mbrëmë 3 ndeshje. Ndeshjet që gjykojnë gjyqtarët ndërkombëtare janë ato që zhvillhen mes ekipeve pretendente për titullin kampion, që këtë vit duket se janë Vllaznia dhe Partizani.

Posted: Thu, 15 Sep 2005 , 13:45
by vllaznia1919
Kampionati i 31-të i Boksit ka hyrë në fazën më të nxehtë të konkurrimit. Dje është zhvilluar raundi i tretë i takimeve dhe dalëngadalë po etiketohen edhe pretendentët për titull. Dje, në ditën e tretë janë zhvilluar 23 ndeshje për 11 pesha. Ndeshja më interesante e zhvilluar dje ishte ajo e peshës 48 kg, mes Artur Tonuzit të Tiranës dhe Dhimitraq Metanit të Flamurtarit, e fituar nga Metani, ajo e peshës 51 kg mes Ervin Kumarakut të Apolonisë dhe Artur Gavoçit të Vllaznisë, fituar nga Gavoçi, ajo e peshës 75 kg mes Robert Cenajt të Kukësit dhe Arsen Dakos së Flamurtarit, fituar nga Dako, dhe ndeshja e peshës 91 kg mes Sead Bushatit të Vllaznisë dhe Dashamir Çelikut të Tiranës. Sot, në ditën e katërt, do të zhvillohen dhe 23 ndeshje të tjera për 11 peshat. Kampionati i boksit, sivjet zhvillohet me sistem rrethi, çka ka sjellë vështirësi tek organizatorët, pasi zhvillohet një numër i madh ndeshjesh.

Posted: Fri, 16 Sep 2005 , 13:39
by vllaznia1919
Sot, kampionët e vitit 2005

Sot, në pallatin e sportit "Asllan Rusi" përfundon dhe odiseja e gjatë e Kampionatit të 31-të Kombëtar të Boksit për të rritur. Dje, në ditën e katërt të konkurrimit, janë zhvilluar dhe 23 ndeshje të tjera në 11 pesha. Kampionati i këtij viti zhvillohet me sistem rrethi, çka ka sjellë dhe kohëzgjatjen e garave. Ky sistem i ri, sipas sekretarit të FSHBo-së, Xhevat Muhedini, ndikon në shumë faktorë të boksit, por mbi të gjitha rrit rivalitetin mes ekipeve. Në fakt, dukej se ndeshjet e kampionatit të 31-të do të zhvilloheshin me më pak tension. Shumë parregullsi janë vënë re gjatë katër ditëve konkurrim, parregullsi që kanë të bëjnë me veprime jokorrekte në ring si nga ana e boksierëve ashtu dhe nga ana e vetë gjyqtarëve. Për të shmangur këto sjellje antisportive në ring kryesia dhe komisioni teknik i FSHBo-së do të mblidhet për të diskutuar në detaje të gjitha anomalitë që pati Kampionati i 31-të i Boksit për të rritur. Gjithsesi, sot në mbrëmje, pas 5 ditëve të gjata konkurrimi, do të shpallen boksierët dhe ekipet kampione.

Posted: Sat, 17 Sep 2005 , 12:39
by vllaznia1919
Kampionët e vitit, "më të rraskapitur" se kurrë

Për boksierët e 10 ekipeve pjesëmarrëse në Kampionatin e 31-të Kombëtar të Boksit janë dashur gati një javë aktivitet për të shpallur në fund kampionët e vitit, që kësaj here mund të quhen pa dyshim dhe kampionët e rezistencës. Të pamësuar me një intensitet kaq të madh takimesh, kampionët e vitit në sportin e dorezave jo vetëm që kanë qenë ata më të fortët, por edhe më rezistentët. Vllaznia e Shkodrës, me 34 pikë, është renditur e para në klasifikimin ekipor, duke u shpallur kampione e vitit. Një tjetër sukses i ekipit shkodran është edhe rekordi i titujve kampionë i mbajtur deri dje nga legjenda e boksit shqiptar Todi Janku. Artur Gavoçi i Vllaznisë, me 13 tituj kampionë, është "rekordmeni" i ri i ringut shqiptar. Dhe boksieri më i mirë i aktivitetit shpallet nga radhët e kuqebluve shkodranë. Jetmir Kuçi është votuar nga gjyqtaria e kampionatit si boksieri më i mirë i aktivitetit, ndërsa titullin e boksierit më luftarak e merr boksieri i Tiranës Altin Caka. Të gjitha takimet të vlefshme për Kampionatin e 31-të Kombëtar të Boksit, që në total kanë qenë 98, janë zhvilluar me sistem rrethi, që do të thotë se boksierët e secilës peshë janë ndeshur me njëri-tjetrin për 5 ditë me radhë. Në fund të të gjitha takimeve janë shpallur edhe kampionë në peshën përkatëse ata boksierë që kanë grumbulluar më shumë pikë. Një konkurrim i tillë rikthehet në boksin shqiptar të rilindur pas viteve '90 në kampionatin me numër shansi 31 të boksit për të rritur.
Në Kampionatin e 31-të të Boksit u përfaqësuan 10 ekipe: Vllaznia, Flamurtari, Tirana, Pogradeci, Teuta, Tomori, Lushnja, Apolonia Patosi dhe Kukësi, ekipi më i ri në ringun shqiptar.

Kampionët sipas peshave
48kg Dhimitraq Metani Flamurtari
51kg Artur Gavoçi Vllaznia
54kg Altin Caka Tirana
57kg Ilir Selmani Tirana
60kg Antonet Rrapushi Tirana
64kg Edmond Selmani Tirana
69kg Jetmir Kuçi Vllaznia
75kg Sulejman Dashi Vllaznia
81kg Oltion Kraja Vllaznia
91kg Sead Bushati Vllaznia
+91kg Nelson Hysa Vllaznia

Renditja ekipore
Vllaznia 34 pikë
Tirana 30
Flamurtari 14
Apolonia 8
Boksieri më i mirë i aktivitetit: Jetmir Kuçi (Vllaznia)
Boksieri më luftarak i aktivitetit: Altin Caka (Tirana)

Posted: Sat, 01 Oct 2005 , 20:20
by vllaznia1919
Nga data 2-5 tetor, në pallatin e sportit "Asllan Rusi" të kryeqytetit do të zhvillohet aktiviteti ndërkombëtar në boksin amator, ku do të përfaqësohen disa shtete: Italia, Suedia, Izraeli, Irlanda, Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria. Dje kanë mbërritur në Rinas ekipet e para përfaqësuese. Ekipi ynë përfaqësues do të nxjerrë në ring 13 boksierë të peshave të ndryshme. Përgatitjet kanë filluar dhe starti i turneut të dorezave do të jepet më 2 tetor në mbrëmje. Turneu ndërkombëtar i boksit do të mbajë emrin e ish-presidentit të Federatës së Boksit, Vajdin Lame. Sipas sekretarit të Federatës së Boksit, Xhevat Muhedini, mësojmë se aktiviteti në fjalë njihet edhe nga Federata Europiane e Boksit Amator, e cila e ka përfshirë në kalendarin e veprimtarive të saj.
Do ta nderojë aktivitetin edhe presidenti i kësaj federate, Caner Doganet (Turqi). Peshimi i boksierëve pjesëmarrës do të bëhet më 2 tetor paradite. Delegacionet e huaja do të akomodohen të gjitha në hotel "Tirana Internacionl", në kryeqytet. Ky aktivitet do të shërbejë si test edhe për gjyqtarët tanë ndërkombëtarë dhe një test i fortë për Federatën Shqiptare të Boksit, e cila merr përsipër për herë të parë të organizojë një aktivitet ndërkombëtar në pallatin e sportit "Asllan Rusi" në Tiranë.

Posted: Tue, 04 Oct 2005 , 14:03
by vllaznia1919
Dorezat ndërkombëtare shpallin finalistët e parë

Fuqinë në hapjen zyrtare të ditës së dytë të Turneut Ndërkombëtar "Vajdin Lamaj" në boks e kishin "damat". Dy boksiere femra do të ngjiteshin për të demonstruar para 48 boksierëve meshkuj se sporti i boksit mund t'u përkasë fare mirë dhe atyre. Grekja Eleftheria Palaiologu dhe shqiptarja Shqiponja Guhacaj kryqëzuan dorezat në një duel demonstrativ në pallatin e sportit "Asllan Rusi". Boksierja greke, e 3-ta në Europë dhe medalja e bronztë në kampionatin botëror të vitit 1998, do t'i tregonte në 3 raundet e zhvilluara teknikën e boksit të vërtetë shqiptares amatore, me trajner Dhimitër Çakallin, e cila gjithsesi tregoi shpirtin luftarak të origjinës në ring. Dhe normalisht ky duel u fitua nga grekja, e cila vinte në këtë turne e shoqëruar nga trajneri i saj, Ioanis Aidiniotis dhe peshëngritësi shqiptar i natyralizuar në grek Jorgo Xhelili.


Mbrëmë, sfidat e para gjysmëfinale
Mbrëmja e djeshme në ringun e ngritur në pallatin e sportit "Asllan Rusi" ka dhuruar emocione teksa ka shpallur finalistët e parë të Turneut Ndërkombëtar "Vajdin Lamaj". Kjo mbrëmje ka dhuruar emocione edhe për ekipin tonë kombëtar, i cili shpalli mbrëmë finalistët e parë, Zamir Selmanin e peshës 64kg dhe Sulejman Dashin e peshës 69 kg. Sot në mbrëmje do të zhvillohen dhe takimet e fundit gjysmëfinale, për të shpallur të mërkurën kampionët e Turneut Ndërkombëtar "Vajdin Lamaj".

Posted: Thu, 10 Nov 2005 , 14:44
by vllaznia1919
Tifozët Kuqezi i kanë dërguar një letër kryeministrit Berisha për mbështetjen e Kreshnik Qatos

“Frenoni ikjen e talenteve shqiptare”

Largimi i talenteve në sport është bërë një fenomen allashqiptar këto vitet e fundit. Duke filluar që nga kampioni olimpik Pirro Dhima, Mirela Manjani apo Luan Shabani, të gjithë janë sportistë që kanë lindur në Shqipëri. Nisur nga kjo, grupi i tifozëve “Tifozat Kuq e Zi”, i kanë dërguar dje një letë kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha, ku i kërkohet që të përkrajë boksierin kampion bote Kreshnik Qato, në mënyrë që edhe ky të mos garojë për ngjyrat e një flamuri tjetër. “Faktet kanë treguar se nën hundën tonë këta sportistë me gjak shqiptari janë bërë qytetarë të huaj dhe me shumë hipokrizi janë shpallur edhe heronj kombëtarë të historisë së tyre. Por, në qoftë se disa prej atyre emrave u konvertuan me arsyetimin se shteti i atëhershëm shqiptar nuk u vinte dot në ndihmë për arsye të dobësimit ekonomik dhe varfërisë, sot ne po ju bëjmë thirrje me dorë në zemër që, si përfaqësuesi i një shteti njëqindfish më të fuqishëm dhe po aq fish më të pasur, t'i ktheni sytë e ndërgjegjes kombëtare tek ambasadori me real i shqiptareve në Britaninë e Madhe dhe kudo në botë, Kreshnik Qato”, thuhet në letrën e grupit të “Tifozëve Kuq e Zi”. Boksieri durrsak është shpallur kampion bote në versionin IBC në muajin mars të këtij viti, por pavarësisht premtimeve të shumta, ai nuk ka marrë asnjë lek nga shteti shqiptar. “Tifozët Kuq e Zi” kërkojnë që shteti të ndërhyjë sa më shpejt, në një kohë që Qatos janë duke i ardhur oferta të ndryshme, sidomos nga Anglia. “Një injorim i përsëritur, si pasojë e natyrës që e karakterizon mentalitetin e shtetit tonë, rrezikon që boksieri shqiptar që mban titujt WBA vakant kampion i Evropës Lindore dhe IBC kampion bote për peshën super të mesme, jo për faj të tij, të luftojë për ngjyrat e një flamuri tjetër të huaj”, shkruhet më tej në letrën dërguar Kryeministrit. “Duke ndihmuar Kreshnikun, ju do të vendosni gurin e parë në murin që do të ndalojë këtë kancer 15-vjeçar të largimit të trurit dhe talenteve nga Shqipëria”, theksohet në të.

Posted: Mon, 28 Nov 2005 , 14:34
by vllaznia1919
Krasniqi, revanshi ndaj Brewster-it shtyn ndeshjen e 11 marsit

Luan Krasniqi mund te mos luaje nje ndeshje te planifikuar me 11 mars dhe kjo per shkak te nje revanshi te mundshem ndaj kampionit te botes ne peshen e rende ne boks, Lamon Brewster. Shqiptari qe bokson per Gjermanine humbi me 28 shtator, sfiden per titullin WBO, ndaj amerikanit (ne Hamburg) dhe shpreson qe te fitoje nje ri-ndeshje nga kampioni. Gazeta "Hamburger Abendblatt", qe jepte kete njoftim, nuk tregonte se me ke mund te ndeshej Krasniqi me 11 mars. Nderkaq, "boxing.de" tregon se Krasniqi, 34-vjecar, eshte ngjitur nje vend ne renditjen boterore WBO, duke qene tani i 3-i.

Posted: Thu, 08 Dec 2005 , 14:53
by vllaznia1919
Brewster-Krasniqi, revanshi më 11 mars?

Ndeshja për titull botëror të federatës WBO, mes kampionit Lamon Brewster dhe sfidantit Luan Krasniqi, mund të zhvillohet më 11 mars të vitit të ardhshëm. Këtë e pohon gazeta gjermane, "Hamburger Abendblatt", por një gjë e tillë shprehet me dyshim nga ana e trajnerit të Brewster-it, Jesse Reid. "Unë nuk besoj se kjo do të ndodhë, - thotë Reid për këtë gazetë, - nuk do ia këshilloja Luanit që të fillonte të ndeshej kaq shpejt ndaj Lamon-it. Ai u mund keqaz prej tij dhe boksieri im mësoi shumë prej kësaj ndeshjeje. Do të jetë sërish një fund i tmerrshëm për Luanin". Krasniqi ka vendosur të anullojë një tjetër ndeshje pikërisht në mars 2006, në mënyrë që të jetë gati për Brewster-in. Ndeshja e parë mes tyre u luajt më 28 shtator të këtij viti në Hamburg, dhe amerikani fitoi me KO teknik në raundin e 9-të, por pasi Krasniqi kishte fituar me pikë raundet e mëparshëm. Sidoqoftë, Reid nuk këmbënguli edhe aq te data e ndeshjes, sesa te vendi i zhvillimit të saj. "Nuk do të vijmë më që të ndeshemi në Gjermani", - tha ai.

Posted: Thu, 16 Mar 2006 , 14:57
by vllaznia1919
Vllaznia, kampione e moshave

Nga data 12-15 mars, në pallatin e sportit "Asllan Rusi" të kryeqytetit është zhvilluar kampionati kombëtar i moshave deri në 15 vjeç në boks, ku ekipi Vllaznia u shpall kampion i vendit për këtë kategori moshe, i ndjekur nga Apolonia dhe Flamurtari. Në këtë kampionat morën pjesë 10 ekipe: Vllaznia, Apolonia, Flamurtari, Tirana, Dinamo, Lushnja, Përparimi, Teuta, Patosi dhe Pogradeci. Kampionati i sivjetëm është i dyti që zhvillohet për këtë kategori moshe nga Federata Shqiptare e Boksit. Duke e krahasuar me kampionatin e zhvilluar një vit më parë, ky i sivjetmi kishte pjesëmarrjen më të madhe të ekipeve dhe nivel më të lartë. Ky kampionat është i vlefshëm për Federatën e Boksit, pasi pikërisht te këto mosha evidentohen edhe talentet, të cilat më tej bëhen pjesë e ekipeve kombëtare.

Posted: Tue, 21 Mar 2006 , 14:39
by vllaznia1919
“Inkubatori” i Viles

“... vitin e ardhshem te arrijme serish kete titull, njekohesisht te arrij te nxjerre te tjere kampione. Do te mundohem te arrij te bej me te miren me keta boksiere te vegjel, por te talentuar e perkushtuar”


Shkoder! Boksi eshte nder sportet me “pararoje” ne qytetin verior. Kjo te pakten pas viteve ’90, kur ne Shqiperi rilindi serish ky lloj sporti burreror. Nje gje e tille i dedikohet drejtperdrejt perkushtimit dhe punes se mire qe bejne ne Shkoder, qe nga moshat e vogla, qe sterviten nga trajneri Lazarin Vila, dhe deri tek ekipi i te rriturve, qe drejtohej nga i mirenjohuri Zef Gjoni, njekohesisht dhe trajneri i ekipit tone kombetar. Nga data 11 mars 14 mars ne Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” ne kryeqytet u zhvillua kampionati kombetar i boksit per U15, qe ishte veprimtaria e pare e dorezave per kete vit. Vllaznia, e drejtuar nga Vila, dominoi dhe u kurorezua si kampione. Vete trajneri nuk e fsheh kenaqesine, por dhe detyrimin qe ndien per te “populluar” me kampione te tjere Shkodren.

Vila, nje kampionat qe shkoi si jo me mire...

Pati nje rivalitet qe s’e kishim parashikuar, prandaj jemi edhe me te kenaqur. Ekipi yne arriti te dale kampion, ndersa do te konsideroja surprize Apolonine. Vetem dy pike bene diferencen, qe na dhane titullin si ekip.

Pretendonit me shume?

Synimi baze u arrit. Kur del kampion, nuk ke c’kerkon me shume. Theksova diferencen e vogel per te thene se nuk ishte e lehte. Ia arritem qellimit me nje vullnet te jashtezakonshem, ku duhet te vecoj kolegun tim Gjetja, per stervitjen intensive e profesionale qe kemi bere.

Cilet mund te veconit nga boksieret tuaj?

Te paret, kampionet Azri Rexha e Marsel Sermi. Nje figure te mire beri dhe Kristian Shytani, te cilit, per mendimin tim, padrejtesisht ia mohuan fitoren. Fjale te mira edhe per Branko Biken, edhe pse ka vetem dy muaj qe eshte afruar prane ekipit tone. Se fundi, edhe boksieret Nikolin Prela e Bledar Jacaj, te cilet dhane maksimumin e tyre.

Ndonese i r ne moshe, keni arritur trofeun e pare si trajner. C’perben ky fakt per ju?

Eshte e vertete. Nuk ka shume kohe qe e kam marre ekipin e Vllaznise. Prandaj ky trofe me jep shume kuraje per te bere me shume stervitje, ne menyre qe vitin e ardhshem te arrijme serish kete titull, njekohesisht te arrij te nxjerre te tjere kampione. Do te mundohem te arrij te bej me te miren me keta boksiere te vegjel, por te talentuar e perkushtuar.

Posted: Tue, 21 Mar 2006 , 14:40
by vllaznia1919
Penelate kampionesh
Ne kampionatin kombetar U15 moren pjese 9 ekipet me te mira te vendit. Ekipi i Vllaznise, nen drejtimin e Viles, konkurroi, ne kete kampionat me 11 pesha, duke filluar nga 35 kg deri ne peshen 70 kg. Ashtu sikurse pritej, figuren me te mire e bene boksieret e ekipit te Vllaznise se Shkodres, te cilet arriten te nxjerrin dy kampione: Azri Rexha (50kg) dhe Marsel Sermi (54kg). Krahas kesaj shkodranet arriten dhe kater nenkampione: Nikolin Preka (35 kg), Rubens Rexhepi (37 kg), Kristian Shytani (48 kg) dhe Branko Nika (70 kg). Ne renditjen ekipore, vendin e pare dhe titullin kampion e fitoi ekipi i Vllaznise me 20 pike, ndersa ne vend te dyte u rendit ekipi fierak, Apolonia, me 18 pike. Rexha, Sermi dhe nenkampioni Shytani, se bashku dhe me boksierin tjeter Elson Cocja, pas ketij kampionati kalojne te U17 per arsye moshe. Tani e tutje, te katert do te jene nen urdhrat e trajnerit te mirenjohur te Vllaznise per te rinj, Besnik Gjetja. Keshtu, “pa hequr ende medaljet nga gjoksi”, do te kryqezojne duart serish, kesaj radhe me kampionatin kombetar te boksit per U17, qe do te zhvillohet ne Shkoder, me 20 23 mars.