Page 2 of 3

Re: Vllaznia-----------Tirana

Posted: Thu, 24 Feb 2011 , 22:45
by Man in Redblue
fpjalmi wrote:Luhet me Tiranën, në Shkodër bëhen gati për festë


http://www.sportishqiptar.com.al/luhet- ... -ka-feste/

ndeshja fillon ne oren 2

jam shum kurioz a do tia "kthejm nderin" Tiranes me nji 0-2 apo ia lam per here tjeter ?

Re: Vllaznia-----------Tirana

Posted: Fri, 25 Feb 2011 , 06:42
by jeti
Man in Redblue wrote:
jeti wrote:
redblueheart wrote:"Tirona" hajmalia a VLLAZNISE per ti besu prap titullit
besoj qe nese fitojm me tiranen , vllaznia ka mundesi te dali kampion...
vendi 1-Champions league
vendi 2 dhe 3-Europa league
kupa e shqiperise- europa league (turi i dyte paraeleminator)
NESE VLLAZNIA MERR NJE NGA TRE VENDET E PARA DHE MERR KUPEN
ATEHER ATOMATIKISHT VENDI I KATERT FUTET NE EUROPE.............
paraaaaaaaaaaaaaa VLLAZNIAAAAAAAAAAAAAAAAAA :)
Mire se na erdhe naqe. redblueheart nje pytje kisha a je kushri me Man in Redblue, se ngjasokeni pak... :D

hahah Jeti, ky e ka "redblue" emrin kurse un e kam "redblue" mbiemrin, i takon me ken si Hasan hyseni me Hysen Hasanin :lol: :lol:
Lol... :lol:

Re: Vllaznia-----------Tirana

Posted: Fri, 25 Feb 2011 , 09:17
by fpjalmi
Josa, dy probleme para Tiranës:Deklaratat e forta dhe mungesat
Sinani me shumë mundësi do të mungojë po ashtu dhe Hasani e Gocaj kanë shfaqur dëmtime.

Nallbani e Hodo janë dy mundësitë e para që mund të përzgjidhen nga Josa. Mesfushori kosovar është lënë në stolin e rezervave teksa vetë lojtari pretendon se është në një formë të mirë. Ndërkohë që Hodo ka luajtur më shumë minuta se asnjëherë ndaj Elbasanit që kur ka ardhur tek Vllaznia. Prandaj dhe forma e mirë e tij e treguar në këtë ndeshje pritet që ta sjellë atë në pozicionin e titullar. Por Shtubina, Abraham e Belisha janë të gatshëm për të mos e lëshuar asnjëherë fanelën e titullar, qoftë dhe më mbështetjen apo preferencën që kanë dhe nga stafi teknik. Ndërkohë që Vajushi e Sukaj mund të rreshtohen në vijën e parë. Pa vënë në dyshim dhe aktivizimin tashmë të katërshes në repartin e mbrojtjes të përbërë nga Smajli, Sykaj, Rajoviç e Jasiç. Ndërsa në portë është Vujadinoviç

Re: Vllaznia-----------Tirana

Posted: Fri, 25 Feb 2011 , 09:55
by fpjalmi
bala edhe lika lujn te dy kunder vllaznise

bala paska than qe nuk do festoj kur te shenoj ne shkoder

kurse lika paska than qe e di un stilin si mundet vllaznia


un si kuptoj se si mund te flasin keta lojtare keshtu kur jan te dy krune dhe jasht format :shock: :shock: ku i takon pejicit qe te flasin pasi asht lojtar me vlera dhe prej kames se tij del goli .

ndoshta bala dhe lika kujtojn se jan sinani dhe salihi ,por nuk e dijn se te dy nuk i afrohen as lidheses se kepuces se tyne .

kena sukajn dhe vajushin 100 here ma te mire se ta ,dhe nuk i afrohen kerkund .

lila i tiranes paska than qe merkatoja qe tirana bani ,e ka prish ma shum skuadren duke ia hedh larg e larg bales e likes :D

per mendimin tem lika dhe bala asht dasht me shku me nej shkumbin ,a teute duke pa qe jan jasht formet te dy me tiranen .

Ledi ,un mendoj se lika e bala jan blemjet e zhgenjyme te tiranes ,e mireboll bani fushaj qe nuk iu lut fort ,se i duket veja te dyve tan pordh

Re: Vllaznia-----------Tirana

Posted: Fri, 25 Feb 2011 , 10:33
by Ledi1920
Man in Redblue wrote:
Ledi1920 wrote:
Skodrinon wrote:ledi a lozin bala e lika ket ndeshje apo jane te demtum?
G. Lika e sigurt qe loz.
Bala se di. Me shkumbinin e takova ne tribune.
ca tha Bala, fole ndo pak me te ?
Po tifozat dhe klubi flasin gje per te, jan te zhgenjym apo thon ti lam kohe ?
I thash pse sje ne fushe(pasi ate neshje mungonte dhe Pejic). Kam pas ca demtime te vogla. Nuk e ngacmova me shume se ishte me disa miqt e vet.
Edhe ne Loro Borici me duket se nuk luan si titullar.
Tifozat e kan prit mire. Edhe g. Liken po ashtu. Bala ka lujt shum pak dhe eshte e kot me e gjyku qe tani. Gjithsesi nje shoku im qe stervitet tek ekipi i pare i Tirones ma lavderoi me shume Balen sesa Morinen. Ne ndeshje me Korcen lujti pak dhe jo ne rolin e vet. Kurse me besen ishte neshje... :roll: :roll: :roll: :wink:

Re: Vllaznia-----------Tirana

Posted: Fri, 25 Feb 2011 , 10:37
by Ledi1920
Ledi ,un mendoj se lika e bala jan blemjet e zhgenjyme te tiranes ,e mireboll bani fushaj qe nuk iu lut fort ,se i duket veja te dyve tan pordh

@ Pjalmi eshte shume shpejt me i gjyku.
Personalisht mendoj se do jene shume me efikas sezonin tjeter sesa ket.

Re: Vllaznia-----------Tirana

Posted: Fri, 25 Feb 2011 , 19:59
by fpjalmi
Josa: Tirana s’vendos fatin e vendit të 3-të




Trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa, thotë se përpara është një fazë e tretë dhe nuk i dihet

Karriera e tij si sportist dhe trajner e ka pikënisjen, suksesin dhe gjithçka tjetër me Tiranën. Eshtë skuadra e tij, por nesër do të kërkojë ta mundë. Mirel Josa e thotë hapur dëshirën e tij dhe jo sepse tashmë është në pankinën e një skuadre tjetër. Dëshira për të qenë triumfues kudo në punën e tij është prezente.

Tekniku kryeqytetas i Vllaznisë, duke folur në lidhje me këtë ndeshje, ka thënë se ajo është e rëndësishme, por nuk vendos asgjë. Mbetet me këmbë në tokë. Ashtu si gjithmonë dhe shenjat e euforisë zor se do t’i gjesh ndonjëherë te ky njeri. Kjo duket qartë edhe në intervistën e tij dhënë dje për “Sportin shqiptar”:

Josa, nesër Vllaznia Tirana, sfida që do të vendosë fatin e vendit të tretë. E konsideroni edhe ju të tillë?

Nuk e mendoj aspak të tillë, nuk është e sigurt që po të fitojmë këtë ndeshje, kemi mbaruar punë me vendin e tretë. Një fitore në këtë ndeshje na jep prioriotet për vendin e tretë dhe na jep më tepër motive për të vazhduar në këtë rrugë edhe më tej. Unë mendoj se kjo ndeshje nuk është determinante për vendin e tretë.

Në Shkodër, megjithatë, duan të mbyllin punë që me këtë ndeshje…?

Këtë dua edhe unë si trajner, por duke menduar vetëm për ndeshjen me Tiranën dhe jo se çfarë do të ndodhë më pas. Besoj se do t’i mundim dhe këtë do ta arrijmë falë kolektivitetit të skuadrës sonë, me të cilin kemi ardhur deri këtu ku jemi sot.

Por Tirana vjen me formacionin e saj më të mirë, ndërsa Vllaznia ka mungesa në këtë ndeshje…?

Unë nuk i quaj mungesa, sepse dëmtimet dhe dënimet me kartonë janë të parashikuara nga ne trajnerët. Me mungesa kemi luajtur edhe me Skënderbeun, edhe në Elbasan dhe ia kemi dalë. E rëndësishme është që lojtarët e thirrur për këtë ndeshje për të luajtur, të japin 100% në fushë.


U druheni kualiteteve që Tirana ka në përbërje të saj?

Sigurisht që i druhem, sepse janë disa lojtarë me personalitet dhe prandaj duhet të bëjmë shumë kujdes në lojën ndaj tyre. Falë cilësive që kanë ata, nga momenti në moment mund të na ndëshkojnë, prandaj duhen pasur nën kujdes.


Keni menduar ndonjë mënyrë të veçantë loje për t’i neutralizuar këto kualitete të kundërshtarit?

Si trajner, asnjëherë nuk kam zgjedhur ndonjë strategji të veçantë për të markuar lojtarë të veçantë. Do të zgjedh mënyrën e duhur të lojës për të bllokuar kundërshtarin në tërësi, por edhe për ta goditur.
Luhet në Shkodër.

Eshtë nën presion skuadra për ta fituar me çdo kusht këtë ndeshje?

Nuk e besoj dhe nuk ka pse të jetë. Për mendimin tim, është një ndeshje ku të tri rezultatet janë në lojë. E rëndësishme është që skuadra të jetë e motivuar, të japë 100% në fushë dhe, nëse Tirana është më e fortë se ne, le të fitojë.

Vllaznia Tirana, një ndeshje për vendin e tretë. Ju vjen keq që nuk është një ndeshje për vendin e parë mes këtyre dy skuadrave?

Unë s’mund të bëj llogaritë e Tiranës, por nëse Tirana është këtu ku është, është për fajin e vet. Eshtë një klub i madh, por që i krijon vetë problemet, ashtu siç i ka krijuar edhe kur kam qenë unë trajner i saj. Sa për Vllazninë, ajo është një skuadër e re, ka një kolektiv shumë të mirë, por do më shumë eksperiencë.

Lojtarët duhet të rrisin personalitetin e tyre, por edhe të skuadrës dhe të besojnë te suksesi. Unë vërej që skuadra ka filluar në vetvete të besojë te marrja e një rezultati dhe kjo është shumë e rëndësishme.

Do të jenë një garanci më tepër për fitoren tifozët e zjarrtë shkodranë?

Besoj se tifozët do t’i kemi përkrah sërish. Tifozi shkodran e kupton mirë futbollin dhe ne duhet t’i bëjmë ata më të ngrohtë me ne. T’i kemi në anën tonë dhe besoj se kështu do të ndodhë.


Besoni te fitorja?

Nuk ka si të jetë ndryshe. Kemi optimizëm, por e rëndësishme është mënyra e interpretimit të lojës nga lojtarët tanë në momente të caktuara. Me një fitore në këtë ndeshje rregullojmë shumë gjëra për vendin e tretë dhe, pse jo, pastaj të fillojmë të mendojmë për të dytin

Re: Vllaznia-----------Tirana

Posted: Sat, 26 Feb 2011 , 13:57
by shkelzen
Tjeta e juj! desha me dite qar oret fillon ndeshja dhe a thu e kena te mujtun me e pa ketu tek tv vllaznia?
flm... tan juve qe merreni me mbajtjen e ksaj faqeje kaq te bukur dhe kaq te shtrejte per ne.... Respekte dhe ishalla me nje fitore sot.....

Re: Vllaznia-----------Tirana

Posted: Sat, 26 Feb 2011 , 14:05
by Miri
shkelzen wrote:Tjeta e juj! desha me dite qar oret fillon ndeshja dhe a thu e kena te mujtun me e pa ketu tek tv vllaznia?
flm... tan juve qe merreni me mbajtjen e ksaj faqeje kaq te bukur dhe kaq te shtrejte per ne.... Respekte dhe ishalla me nje fitore sot.....
Nuk kena drita :D :D :D

Po do e shikojme tek tv vllaznia ne 14:00

Re: Vllaznia-----------Tirana

Posted: Sat, 26 Feb 2011 , 14:29
by shkelzen
E madhe kjo. hahahahahaha... lene mor se isha ne shkoder ne ndeshjen qe lunte Vllaznia ne vlore me flamurtarin po e shikonim tek tev sporti me duket, iku sinjali per 40 minuta a ma teper kisha 3 dite qe u pergatitsha per me e pa :( :( :( :( .... Me gjithe ate Miri flm pre tejet dhe atyne qe bajne te mujtun qe ne te shikojme por dhe te komentojme ndeshjet ketu...

Re: Vllaznia-----------Tirana

Posted: Sat, 26 Feb 2011 , 15:02
by ApoVini
para moj Vllazni !!!!!!!!!!!!!!!!

Re: Vllaznia-----------Tirana

Posted: Sat, 26 Feb 2011 , 15:06
by shv13
per kampionat ka mbaru puna po sot du me fitu sesban!!

Re: Vllaznia-----------Tirana

Posted: Sat, 26 Feb 2011 , 15:08
by shkelzen
Ma kanale kot se kemi o zot i madh aty tak tv sporti thot ka ndeshje live vllaznia-tirana

Re: Vllaznia-----------Tirana

Posted: Sat, 26 Feb 2011 , 15:17
by ApoVini
shv13 wrote:per kampionat ka mbaru puna po sot du me fitu sesban!!

nuk ka maru hala kampionati...kan pas than ne Shkoder ...ngatrresa e mive, nafaka e micave

Re: Vllaznia-----------Tirana

Posted: Sat, 26 Feb 2011 , 15:55
by Man in Redblue
Ca ban ky Shtupina, cfar idiotit ky edhe Josa qi ma len nfush edhe pse ka kaq ndeshje qi lun pertoke

Edhe Sukaj shum egoist u tregu ne fund te pjeses tpare qi nuk e pasoi topin, do kishte ken gol

Re: Vllaznia-----------Tirana

Posted: Sat, 26 Feb 2011 , 16:07
by Skodrinon
ej
e kam than edhe iher tjeter
duhet me fillu me shku n'stadium me xhepat e mushun me gure edhe na.
vjen dushku e i bjen me kry smajlit n'stadium tone mor ja shk..... ropt. pse nuk shkojne n'lac a n'peqin me ba si k...derra se fillon breshnia. e njejta gja edhe per arbitrat qi i japin vec karton t'verdhe.
njikshtu edhe kuli heren tjeter. kta dojn vetem gjysa tullash krese.
shqiptart t'rrespektojne vetem kur t'kan frik.

Re: Vllaznia-----------Tirana

Posted: Sat, 26 Feb 2011 , 16:12
by Skodrinon
Man in Redblue wrote:Ca ban ky Shtupina, cfar idiotit ky edhe Josa qi ma len nfush edhe pse ka kaq ndeshje qi lun pertoke

Edhe Sukaj shum egoist u tregu ne fund te pjeses tpare qi nuk e pasoi topin, do kishte ken gol
edhe jasic qi kje tu ja fal golin. fati me ken lila e jo nei pejic

nuk kena pase shume raste po jena tu dominu n'mesfushe.
njajo dora e osmanit ishte penallti

Re: Vllaznia-----------Tirana

Posted: Sat, 26 Feb 2011 , 16:52
by Skodrinon
sot asht me u lodh kot. kure nuk don me hi goli nuk don. t'ruhen mos t'hupin krejt se me ket munges shansit nuk asht çudi

Re: Vllaznia-----------Tirana

Posted: Sat, 26 Feb 2011 , 22:32
by Man in Redblue
ndeshje tmire kena ba, gjynah mos me marr trepikshin nkyt ndeshje

Re: Vllaznia-----------Tirana

Posted: Sat, 26 Feb 2011 , 23:06
by fpjalmi
Man in Redblue wrote:ndeshje tmire kena ba, gjynah mos me marr trepikshin nkyt ndeshje

kja tregon qe sulmi qalon .