Page 2 of 12
Posted: Tue, 02 Aug 2005 , 13:34
by vllaznia1919
Tirana: Tani e ka fjalën Apeli në UEFA
Komisioni i disiplinës, i mbledhur dje për të analizuar mes të tjerash ndeshjen Tirana-CSKA, për sa i përket aktivizimit të lojtarit Sakaljev, ka dhënë vendimin, që ka mbërritur menjëherë në zyrat e klubit "Tirana" nëpërmjet një faksi. Shefi i klubit bardheblu, Shkëlqim Muça, bëri të ditur se përgjigjja e parë nuk e ka dhënë ndeshjen në tavolinë. "Kemi marrë përgjigjen e parë nga komisioni i disiplinës, i mbledhur dje për këtë problem, e cila është negative. Pra, jemi njoftuar midis të tjerave se për pamjaftueshmëri provash, rezultati i ndeshjes së parë mbetet në fuqi dhe Tirana nuk e fiton në tavolinë ndeshjen. Pra, komisioni i disiplinës në UEFA nuk ka mundur dot të vërtetojë nëse Sakaljev është apo jo lojtar i rregullt i CSKA-së."
Kështu, Tirana, me të mësuar lajmin negativ, është interesuar edhe lidhur me palën bullgare të Nafteksit të Burgasit, në Bullgari, që ka marrë të njëjtën përgjigje. Mirëpo me kërkesë të palës sonë, klubi bullgar i Burgasit i ka dërguar tërë dokumantacionin e nevojshëm Tiranës, e cila e ka përpiluar në moment. "Ne si klub mendojmë se tani e kemi siguruar tërë dokumentacionin zyrtar, që vërteton se Sakaljevi është lojtar i Nafteksit deri në qershor të vitit 2006. Kur kundërshtari ynë, CSKA, ka bërë federimin e lojtarëve dhe e ka fshehur faktin që për çështjen "Sakaljev" e ka humbur gjyqin e shkallës së parë me ekipin e Nafteksit. Ky fakt vërtëton se lojtari në fjalë nuk ka qenë ende futbollist i CSKA-së. Ne kemi siguruar rreth 12 faqe material të shkruar rreth këtij problemi dhe jemi duke e kthyer në anglisht për ta nisur më pas drejt zyrave të UEFA-s," - shpjegon shefi i klubit bardheblu.
Ndërkaq, një komision tjetër në UEFA, ai i apelit, do të japë përgjigje për këtë çështje. Komisioni ka të drejtë të mblidhet edhe pas datës 3 gusht, ndërsa Tirana po bën përgatitjet e saj për të rifituar të drejtën e rezultatit në tavolinë.
Gjatë ditës së djeshme, me përgatitjen e dokumantacionit që po përgatitej për në apel janë marrë edhe persona kompetentë nga klubi bardheblu. "Ne me tërë dokumentacionin që kemi siguruar jemi mjaft optimistë se do ta fitojmë ndeshjen në tavolinë. Tëra procedurat janë drejt përfundimit dhe do t'i niset edhe një herë UEFA-s, për t'u rishqyrtuar nga apeli. Vendimi nuk është i thënë të jepet para ndeshjes së kthimit. Ai mund të merret edhe pas ndeshjes, pasi rezultati që jepet është standard dhe dihet. Pastaj bëhet bilanci i rezultateve edhe me ndeshjen e dytë," - përfundon sekretari i përgjithshëm i Tiranës, Muça.
Posted: Thu, 04 Aug 2005 , 13:35
by vllaznia1919
Tirana, "fotokopje" e ndeshjes së parë
Tirana, ashtu si në "Qemal Stafa", mundet me të njëjtin rezultat, 2-0, në Sofje, nga CSKA-ja, duke i dhënë praktikisht lamtumirë Europës. Megjithatë, tanët po i ruajnë ende shpresat për të qenë një javë më pas përballë Liverpulit në stadiumin tonë kombëtar. Pasi kanë lënë pas Sofjen, pa sjellë asnjë surprizë për publikun bardheblu, kampionët i kanë drejtuar veshët nga Komisioni i Apelit në UEFA, që nëse vërteton se Sakaljev, i cili luajti edhe në takimin e kthimit, nuk është lojtar i rregullt i kampionëve të Bullgarisë, Tirana do t'i përfitojë të dy ndeshjet me rezultatin e pastër, 3-0. Megjithatë, në Sofje u luajt një ndeshje jo shumë e kënaqshme dhe që duhet harruar nga tanët. Në fakt, bardheblutë bënë përpjekje deri në minutën e fundit të ndeshjes, pa e rrezikuar shumë portën vendëse. Dominuese në fushë ishte CSKA-ja, që ndryshe nga takimi i parë në kryeqytet rrezikoi më shumë portën tonë dhe krijoi njëfarë presingu te porta e Hidit. Në fakt, kampionët e Bulgarisë e zhbllokuan shumë shpejt rezultatin, pas një krosi të saktë në zonë dhe sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, Zad'-di ndërhyn në një hedhje akrobatike me kokë, duke e dërguar topin në rrjetë. Një pjesë e parë që u ekuilibrua nga mesi, por gjithsesi rastet e skuadrës sonë ishin të pakta, për të mos thënë nuk kishte fare. Altin Rraklli pati mundësinë më të mirë, del i vetëm përballë portierit të CSKA-së, por nuk arrin ta dërgojë në rrjetë. Tirana bën gjithça për t'u organizuar në lojë. Ashtu siç pritej, mungesa u Mukës u ndie gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa vendësit, duke përfituar edhe nga rezultati i favorshëm i takimit të parë, edhe nga faktori fushë, bënë gjithça për të kënaqur publikun e tyre. CSKA-ja doli në lojën e saj, arriti të zhvillonte një lojë më cilësore, megjithatë u pengua në shumë momente. Mbrojta jonë ishte në gjumë kur u shënua goli i parë, por deri nga fundi i ndeshjes arriti ta bllokonte kundërshtarin. Në pjesën e dytë, trajneri Starova përpiqet të ndryshojë diçka, duke larguar Merkoçin e më pas mesfushorin Ahmataj, e duke përforcuar mesfushën me Bakallin e Tafajn. Në pjesën e dytë, ekipi ynë arriti të dilte pak më shpesh drejt portës së kundërshtarit. Megjithatë, të zotët e shtëpisë ishin edhe në këtë 45-minutësh padronë të fushës. Ata pas një shtylle patën disa raste të tjera të pastra për shënim. Dabulla bëri një figurë të mirë në mbrojtje, Bakalli i futur në pjesën e dytë mund të ishte që nga fillimi në lojë, ndërsa Behari tregoi qëndrueshmëri deri në fundin e ndeshjes. Me gjithë përpjekjet e Patushit dhe të Bulkut në qendër, apo të Rrakllit që u përpoq deri në fund për të gjetur të papërgatitur mbrojtjen e CSKA-së, Tirana nuk arriti ta gjejë asnjëherë rrugën e rrjetës. Në fund përsëritet e njëjta histori si në "Qemal Stafa", kur u treguam të përgjumur në mbrojtje dhe kundërshtari në vallëzim e sipër shënon golin e dytë. Todorov, pas disa pasimeve të njëpasnjëshme të vendësve, del me portë të boshatisur, duke dyfishuar rezultatin. Ishte fundi i ndeshjes dhe Tirana nuk ka asnjë minutë për të bërë reagimin e saj. Fërshëllima e fundit e kryesorit nga Suedia i jep fund këtij takimi, që pas rrjedhës së lojë e lë jashtë Europës ekipin tonë kampion. Bullgarët, me aktivizimin e Sakaljevit, treguan para UEFA-s se janë shumë të bindur për pronësinë e mesfushorit, megjithatë se cila skuadër do të jetë zyrtarisht përballë Liverpulit më 10 gusht, do të mësohet nga një vendim që do të japë Apeli në një nga ditët e ardhshme.
Posted: Sat, 06 Aug 2005 , 16:48
by vllaznia1919
Tirana, humbëse në fushë dhe në tavolinë
Shuhet përnjëherësh ëndrra Liverpul në kampin bardheblu, sikurse nga ana tjetër nuk qenka e thënë që një skuadër shqiptare të kalojë turin e dytë të "Champions"-it. Kampionët në fuqi e kanë humbur edhe duelin tjetër gjyqësor në UEFA. Komisioni i Apelit la në fuqi vendimin e Komisionit të Disiplinës, duke i larguar përfundimisht kampionët tanë nga Europa. CSKA e ka mundur Tiranën plot katër herë dhe tani mendon e qetë për sfidën e tyre të parë me kampionen e Europës, Liverpul. Bardheblutë kanë humbur dy herë me të njëjtin rezultat, 2-0 në fushë, dhe kanë dalë të humbur po dy herë pas të njëjtit vendim negativ të UEFA-s, duke regjistruar kështu në total një numër rekord humbjesh, plot katër, për të zënë një vend nderi në turin e tretë. Pas vendimit që dha Komisioni i Disiplinës të hënën e kaluar, kur Tirana e kishte apeluar për herë të parë çështjen "Sakaljev" në UEFA, një tjetër komision në fuqi, më i lartë se i pari, ai i Apelit, i ka dhënë dy herë të drejtë ekipit bullgar të CSKA-së. Kështu është rrëzuar kërkesa e bardhebluve, që pas disfatës dyfishe që pësuan në përballjet direkte me CSKA-në, e humbën edhe shpresën e tyre të fundit. Në fakt, lajmi është dhënë disi me vonesë nga kampionët e vendit, sepse të gjithë po e prisnin në ankth vendimin sa të rëndësishëm, aq edhe fitimprurës për një klub futbolli në Shqipëri.
Madje edhe programi stërvitor i trajnerit Starova ishte ideuar në bazë të rezultatit që do të jepte Apeli në UEFA. Në fund, Tirana dhe të gjithë dashamirësit bardheblu kanë mbetur të zhgënjyer nga lajmi i ardhur nëpërmjet një faksi në zyrat e klubit bardheblu. Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe, sepse, pavarësisht nga besimi dhe optimizmi i drejtuesve të Tiranës, ishte paralajmëruar një vendim i tillë, fill pas atij të parit, tepër shpërfillës kundrejt palës sonë. "Peshku i madh e ha peshkun e vogël," një shprehje e njohur që përkthehet në rastin konkret se klubi CSKA e mposhti dy herë Tiranën në UEFA, falë emrit dhe jehonës që mbart në Europë. Kampionët e Bullgarisë kanë reputacion në veprimtaritë që organizon UEFA dhe kjo e fundit nuk mund të ndëshkonte CSKA-në kur bëhet fjalë për një mosmarrëveshje mes dy klubeve bullgare. Duhet të përmendim faktin se tërë "sherrin" e hapi klubi Nafteks i Burgasit, i cili pretendonte kartonin e mesfushorit Sakaljev deri më 30 qershor të vitit 2006. Për të ushtruar presion ndaj skuadrës me një buxhet të admiruar në Bullgari, CSKA-së, Nafteksi shkoi deri aty sa të ndihmonte kryeqytetasit tanë me material të bollshëm në lidhje me parregullsinë e lojtarit. Por në fund të fundit logjika e thjeshtë të shpie në një presion deri në njëfarë momenti, ose më saktë deri aty sa UEFA të mos e përjashtonte CSKA-në nga Liga e Kampionëve, sepse Liverpuli, ashtu siç do të dëshirohej nga të gjithë shqiptarët në Shqipëri, ashtu dëshirohet edhe nga bullgarët. Nuk përjashtohet mundësia e ndonjë marrëveshjeje mes dy klubeve bullgare, që duhet ta kenë zgjidhur në kohë problemin mes tyre, kështu që UEFA i ka mbyllur derën Tiranës për të dytën herë.
Muça: Apeli i tha "jo" Tiranës
Sekretari i përgjithshëm i Tiranës, Shkëlqim Muça, u shpreh dje se UEFA nuk i ka dhënë të drejtë ekipit tonë kryeqytetas për sa i përket ndeshjes së parë të luajtur në "Qemal Stafa". "Ne kaluam në Apel vetëm aktivizimin e parregullt të lojtarit bullgar në ndeshjen e parë. Apeli dha përgjigje negative nëpërmjet një faksi, kurse Tirana ka apeluar në UEFA edhe ndeshjen e dytë. Mirëpo Sakaljevi ka luajtur sërish me CSKA-në, kundër Tiranës. Kështu, pas përgjigjes së djeshme, pritet një përgjigje e fundit për përballjen me Liverpulin," - u shpreh dje pas dhënies së lajmit shefi i klubit, Shkëlqim Muça.
Posted: Tue, 16 Aug 2005 , 13:22
by vllaznia1919
UEFA, hetim takimit Vardari-Elbasani
Nga 5 ndeshje që janë vënë në shënjestër të UEFA-s për trukime rezultatesh, janë edhe dy ndeshjet e skuadrave të Maqedonisë në Kupën e UEFA-s, Vardari Elbasani dhe Bashkimi Zhepçe. Pa u marrë me problematikën e takimit Bashkimi-Zhepçe, ngjarje për të cilat sportdashësi shqiptar nuk ka interes, po ndalemi pak më gjerësisht në takimin tjetër të akuzuar nga UEFA, Vardari-Elbasani.
Këto ditë, në Federatën Maqedonase të Futbollit ka mbërritur një shkresë nga UEFA, e cila ka kërkuar ndihmë nga ajo për ngjarjet e ndeshjes Vardari Elbasani. Lidhur me këtë çështje, sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit Maqedonas, Llazar Mitrevski, jo vetëm që nuk e mohon këtë, por shton se UEFA ka kërkuar sqarime për ndeshjen e Vardarit me skuadrën shqiptare të Elbasanit. Sipas asaj që merret vesh nga drejtuesi i lartë, UEFA kërkon nga ana e Federatës së Futbollit Maqedon, që ajo të dërgojë në Nion të Zvicrës të gjitha shkrimet e mediave në Maqedoni për këto ndeshje dhe fakte të tjera që disponon. Megjithatë, për t'u dëshmuar se një ndeshje ka qenë apo jo e kurdisur, siç pretendon UEFA, janë të nevojshme dëshmi të mëdha dhe fakte e jo vetëm shkrimet në media. Se çfarë roli luajti letra qarkulluese e Vardarit para ndeshjes me Elbasanin në Elbasan, do të duhet të shihet, pasi UEFA do t'i grumbullojë këto dëshmi. Në atë letër, "kuqezinjtë" nga Shkupi paralajmëruan se njerëz nga Shqipëria, ju kanë ofruar të holla futbollistëve të Vardarit, pra kanë tentuar ta blejnë ndeshjen.
U përpoqëm të lidhemi me klubin e Vardarit, mbi të cilët rëndojnë akuzat, por qe e pamundur. "Kuqezinjtë" e Shkupit janë hedhur në një grevë për mosshlyerje të detyrimeve financiare, ndërkohë që drejtuesit më të lartë të këtij klubi, të cilit tani do t'i duhet të përgjigjet para UEFA-s, janë larguar që të gjithë me pushime.
Laze: Nuk dimë gjë për këtë çështje
Presidenti i Elbasanit, Arben Laze, i kontaktuar nëpërmjet telefonit nga "Sporti shqiptar" për të mësuar hollësi rreth kësaj ngjarjeje, u shpreh: "Nuk kam asnjë informacion rreth kësaj çështjeje. Madje në klubin tonë nuk ka ardhur ndonjë kërkesë nga UEFA për të marrë informacione nga ne. Ne jemi eliminuar nga Kupa UEFA dhe nuk na intereson aspak se çfarë ndodh me Vardarin".
Posted: Thu, 01 Sep 2005 , 13:54
by vllaznia1919
UEFA, 25 mijë euro gjobë Tiranës
Bardheblutë paguajnë për sendet e hedhura në fushë kundër Hit Gorica dhe fishekzjaret gjatë ndeshjes kundër CSKA-së
UEFA ka ndëshkuar me 25 mijë franga gjobë Tiranën. Ashtu siç pritej kampionia jonë nuk ka mundur t’i shpëtojë ndëshkimit të Komisionit të Disiplinës në UEFA. Një lajm i i tillë është bërë i ditur mesditën e djeshme nga zëdhënësi i FSHF, Lysien Nurishmi. Aventura e kampionëve të Shqipërisë në Champions League është mbyllur para disa kohësh, por “gjykata” e UEFAs nuk ka harruar. Nëpërmjet një faksi dërguar pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, por edhe në klubin Tirana ky organizëm ka saktësuar edhe dënimin e parashikuar për ngjarjet e ndodhura në dy takimet e zhvilluara në “Qemal Stafa”, që kampionia jonë Tirana ka zhvilluar ndaj sllovenëve të Nova Goricës në turin e parë dhe bullgarëve të CSKA-së së Sofies në turin e dytë eliminator të Champions League. Gazetarët e kujtojnë mirë momentin, kur në krahun e majtë të tribunës së shtypit, pikërisht në tribunën VIP, ishin pozicionuar të dërguarit e UEFA-s për ndeshjet në fjalë. Pas çdo evenimenti të dyshimtë ata mbanin shënime, pikërisht ato shënime, të cilat, të bashkuara edhe me relacionin e gjyqtarëve të takimit përkatës, më pas i kanë dorëzuar pranë Komisionit të Disiplinës së organit më të lartë të futbollit në kontinentin europian. Sendet e forta të hedhura në fushën e lojës nga ana e publikut gjatë ndeshje së kundër sllovenëve të Hit Gorica, e vlefshme për turin e parë eliminator të Champions League, kanë qënë edhe preteksti i këtij penalizimi në dëm të skuadrës sonë bardheblu, gjë e cila i ka kushtuar klubit kryeqytetas plot 20 mijë franga. Ndërkohë për sfidën ndaj CSKA-së së Sofies, e vlefshme për turin e dytë eliminator të kompetivionit më të rëndësishmë në Europë për sa u përket klubeve, ndëshkimi i cili është i vlerës 5 mijë franga ka ardhur si pasojë e fishekzjarreve të shumta të përdoruara gjatë takimit. Pasi ka humbur çështjen “Sakaliev”, Tirana tashmë është detyruar të vuajë një tjetër ndëshkim të akorduar nga komisioni disiplinor i UEFA-s.
Posted: Fri, 07 Apr 2006 , 13:42
by vllaznia1919
Shqipëria, në vazon e dytë për kupat e Europës
Kur duhen edhe gjashtë javë nga përfundimi i kategorisë superiore, lufta për vendin e parë, të dytë dhe të tretë, si dhe për Kupën e Shqipërisë po ashpërsohet gjithmonë e më shumë. Skuadrat shqiptare po mundohen që të japin maksimumin në fushat e lojës jo vetëm që të fitojnë ndonjë turne, por sepse kupat e Europës janë një tjetër thelë e madhe për skuadrat e futbollit. Realisht ndonjëherë, dhe me sa duket kjo po vërtetohet dita ditës, skuadrat shqiptare luajnë më shumë për të marrë pjesë në kupat e Europës. I suksesshëm sezoni për presidentët quhet vetëm nëse ekipi i tyre luan në Ligën e Kampioneve, Kupën UEFA apo atë Intertoto. Gjithsesi, duke e lënë pas këtë histori, ajo që bie në sy këtë sezon është fakti se sërish skuadrat shqiptare do të jenë të rreshtuara në vazot e dyta të shortit të Ligës së Kampioneve dhe të UEFA s. Kjo e fundit, para disa kohësh, ka publikuar edhe renditjen e shteteve dhe të koeficientëve të tyre për të marrë pjesë në kupat e Europës. Ashtu si edhe një sezon më parë, Shqipëria nuk ka pasur ndonjë koeficient të lartë. Kështu, Shqipëria është renditur e 43 ta në Europë, me një koeficient prej 1.210 pikësh. Me këtë koeficient, si zakonisht, Shqipëria do të paraqitet në Europë me 4 ekipe. I sigurt është fakti që ekipi kampion do të luajë në Ligën e Kampioneve, dy skuadra në Kupën UEFA, ndërsa ekipi i tretë në Intertoto. Ekipi kampion i Shqipërisë, që do të luajë në fazën e parë eliminatore të Ligës së Kampioneve, sërish do të jetë një vazon e dytë së bashku me skuadrat më të dobëta. Pra, kampionët e Shqipërisë do të jenë në të njëjtin pozicion si në sezonin e kaluar. E njëjta situatë paraqitet edhe për Kupën UEFA. Dy skuadrat shqiptare që do të marrin pjesë në grupin paraeliminator të Mesdheut do të jenë të vendosura po në vazon e dytë. Ndërkohë, në vazon e parë do të jenë skuadrat rumune, bullgare, kroate, qipriote dhe boshnjake. Për Kupën Intertoto, që është edhe kompeticioni i parë i kupave të Europës, shorti do të hidhet ditën e hënë. Kështu, ekipi shqiptar do të njohë kundërshtarin e saj. Pra, duket qartë se ekipet shqiptare edhe këtë sezon në kupat e Europës nuk do të nisen në një pozicion komod. Si ajo skuadër që do të luajë në Ligën e Kampioneve në UEFA apo edhe në Intertoto do ta ketë shumë të vështirë, pasi kundërshtarët në letër gjithmonë janë më të vështirë. Gjithsesi, vetëm fusha e lojës do të tregojë se cilat nga ekipet tona do të kalojë në turin e dytë paraeliminator të kupave të Europës.
Posted: Fri, 07 Apr 2006 , 18:20
by Admin
Me rezultatet qe bajne ekipet shqipetare kur marrin pjese ne kampionatet Evropiane normale qe nuk ngjiten ma lart .
Duhet ma shume profesionalizem e rezultate qe Shqiperia te jete nje shkalle me lart ....., e kshu si e kane nise asht pak lerg ky objektiv ....
Posted: Fri, 07 Apr 2006 , 19:42
by vllaznia1919
Asht SHUM larg naqe,ja pak!
Posted: Tue, 11 Apr 2006 , 13:57
by vllaznia1919
Intertoto, Shqipëria përballë Qipros
Skuadra shqiptare që do të luajë në Kupën Intertoto, në qershor, do të ndeshet me një skuadër qipriote, në bazë të shortit të hedhur dje nga UEFA. Aktiviteti fillon më 17 qershor dhe tashmë janë projektuar përballjet, edhe pse ende nuk dihen emrat e skuadrave pjesëmarrëse, pasi kampionatet kombëtare në Evropë duan edhe disa javë që të mbarojnë. Shorti është hedhur duke çiftuar vendet pjesëmarrëse dhe interesi do të jetë i madh, për shkak të ndryshimeve në formatin e Intertotos. Sivjet do të luhen tre ture, në vend të pesë që luheshin deri në sezonin e kaluar. 11 skuadrat fituese të turit të tretë do të futen në turin e dytë paraeliminator të Kupës UEFA, çka e bën më interesant kompeticionin. Ndër skuadrat shqiptare, pjesëmarrësit e mundshëm në Intertoto, nisur nga renditja aktuale, janë Partizani ose Dinamo, edhe pse situata është e paqartë, si në kampionat, ashtu edhe në Kupën e Shqipërisë. Kundërshtari më i mundshëm qipriot është Anorthosis Famagusta, ku luan Altin Haxhi, që renditet në vendin e katërt. Anorthosis duket se e ka të sigurt venin e katërt, por mund të ketë ndryshime të diktuara nga renditja përfundimtare në kampionat, kombinuar edhe me Kupën e Qipros. Aktualisht, skuadra e vendit të parë ka vetëm dy pikë më tepër se skuadra e vendit të tretë. Kështu që kundërshtarë të mundshëm mund të jenë edhe Apollon, Omonia e Apoel. Qipro, ashtu si Shqipëria, ka vetëm një skuadër që shkon në Kupën UEFA nga kampionati kombëtar. Në rast kualifikimi, skuadra shqiptare ndeshet në turin e dytë me një skuadër kroate. Ndeshja e parë do të luhet më 17/18 qershor, ndërsa kthimi pas një jave, më 24/25 qershor.
Posted: Sun, 18 Jun 2006 , 12:58
by vllaznia1919
Partizani “zhgënjen” në ndeshjen e parë
Skuadra e Partizanit është mundur në ndeshjen e parë të kupës Intertoto nga skuadra qipriote, Ethnikos Aknas me rezultatin 4 me 2. Ndeshja është zhvilluar në stadiumin “Dasaki Stadium” në qytetin e Aknas në orën 17:00. Në këtë ndeshje Partizani shkonte i mobilizuar dhe mbi të gjitha për të mos pësuar humbje, por ndodhi e kundërta pasi “demat e kuq” u thyen keqas nga qipriotët. Pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultatin 2-0 për ishullorët. Në pjesën e dytë skuadra e Ethnikos Aknas do të shënonte golin e tretë që u pasua më pas nga goli i të kuqve. Më pas ishullorët do të shënonin golin e katërtdhe vetëm në fund të lojës Partizani do të shkurtonte rezultatin në 4-2, me të cilin do të mbyllej edhe krejt takimi. Në ishullin e largët të Afërditës, skuadra kryeqytetase u ndoq edhe nga një numër i konsiderueshëm tifozash që udhëtuan bashkë me skuadrën. Me këtë humbje, skuadra e kuqe do ta ketë të vështirë kualifikimin për në fazën tjetër. Ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave më 24 qershor në stadiumin “Selman Stermasi” në kryeqytet.
Posted: Sat, 24 Jun 2006 , 23:50
by futbollist
Champions League
Elbasani - Ekranas (Litauani)
Kupa UEFA
Dinamo Tirana - CSKA Sofia (Bullgari)
SK Tirana - Varteks Varazdin (Kroaci)
Ca mendoni per shortin qe i ka ra ktyne skuadrave?
Une besoj se Elbasani ka kene me fat dhe ka me e kalu me sukses turin e pare,Tirana asht me pikpytje kurse Dinamoja ska shprese vetem ba me ndodh ndonje mrekulli.
Posted: Sun, 25 Jun 2006 , 10:25
by Admin
Pershendetje !!
Futbollin Lituanez nuk e njoh edhe nuk me ka qellu me pa ndonje ndeshje te skuadrave lituaneze, por kombetarja lituaneze kohet e fundit ka pas rritje keshtu qe edhe per Elbasanin mendoj se do jete e veshtire.
Dinamo po qe ka per kundershtar nje ekip te veshtire dhe mendoj se shum pak shpresa per kualifikim.
Tirana me perforcimet qe ka ba ka mundesi kaulifikimi, te shohim se ca ta pa ban.
Suksese ekipeve shqiptare ne kupat europiane.
Posted: Sun, 25 Jun 2006 , 18:12
by futbollist
Ekranas nuk eshte si vjet se une e kam ndjek futbollin lituanez nga qe asht lehte me fitu baste
Ky ekip ka ra shum dhe nuk eshte me ne forme si vjet,shum nga lojtaret jane largu dhe rezultatet e tyne kane kene zhgenjyse nga si priteshin per kete sezon ,kshu qe per mendimin tem Elbasani do ta kaloje kete tur,gjithmone nese nuk i ike ndonje lojtar Elbasanit e fillon e bastardhohet puna sic ndodh gjithmone me skuadrat shqiptare.Une hala s'arrij me kuptu se cfare mentalitetit kane kto skuadrat tona,losin e luftojne tane vitin si e si me fitu kampionatin e me dale ne kupat e europes e kur vjen puna me lujt ne kupat e europes ikin tane lojtaret...hajde merre vesht kyt pune...
Posted: Mon, 10 Jul 2006 , 22:55
by futbollist
Elbasani - Ekranas do luhet neser me daten 11korrik ne oren 17:30 ne stadiumin ''Ruzhdi Bizhuta'',ndeshje e vlefshme per turin e pare eliminator te Kupave te Kampioneve.
Posted: Tue, 11 Jul 2006 , 13:19
by vllaznia1919
Elbasani duket se e ka pak ma te let se skuadrat e kryeqytetit per mendim tem.
Posted: Wed, 12 Jul 2006 , 16:15
by futbollist
Elbasani - Ekranas 1-0 Stojku ne minuten e 78'
Une e pashe ndeshjen e Elbasanit te Premium 2,mund te them qe kishin disa raste ku mund te kishin shenu gola,kurse Ekranas nuk ishte gja skuader por gjithsesi edhe ato rrezikunen disa here.
Neser lozin dy skuadrat tjera shqiptare ne kualifikatoret e kupes Uefa, Varteks - Tirana dhe Dinamo - CSKA,te dyja ndeshjet do transmetohen nga kanalet Premium te DigitAlb.
Posted: Thu, 13 Jul 2006 , 13:37
by vllaznia1919
Ishalla mos aktivizimi i Bejzades asht sinjal pozitiv per Vllaznine.
Posted: Thu, 13 Jul 2006 , 17:04
by futbollist
Po bejzade nuk e morra vesht pse nuk lujti?...ai ka ndiku shum ne ndeshje se Elbasani mund ta kishte fitu shum ma lehte ndeshjen.Me pelqeu ai Daniel Xhafa qe u kthy prej Zvicrret,ishte lojtar qe e perdorte topin mire.
Posted: Fri, 14 Jul 2006 , 13:31
by vllaznia1919
Naqe cili kanal e dha ndeshjen?Sat plusi?
Posted: Sat, 29 Jul 2006 , 16:09
by ultras2006
E shoh qe shumica juaj e paska konsideruar si me te lehtin takimin qe kishte Elbasani ne Champions League, por sic edhe u vu re futbolli shqiptar eshte ende shume hapa larg atij profesionist.
Ne, tigrat verdheblu, e kishim parandjere nje deshtim te ekipit tone qe kur morem vesh se ne ekip do vinin disa perforcime sa per kupat e europes. Dhe per kete beme edhe nje artikull ne Sportin Shqiptar me titull:
"Elbasanit i duhen ushtare dhe jo gjenerale!"
Ketu e kishim fjalen per ato futbolliste qe do te vinin ne ekip dhe do te zinin nje vend ne formacion duke lene jashte 11shes kryesore, lojtare te tjere qe kishin derdhur djerse per fitimin e titullit kampion.
Pikerisht kete fakt e tregoi shume mire mos aktivizimi i Bejzades i cili vetem 30 minuta para se te fillonte ndeshja, kur kishte pare formacionin e teknikut Daja, i cili e kishte lene jashte, vendosi te largohej fare nga pankina dhe nga stadiumi.
E vetmja gje qe nuk na pelqeu neve si tifoza te Elbasanit ishte menyra se si u largua Skerdi, pa na pershendetur, pasi ne i kemi dhene perkrahjen maksimale "arushes verdheblu". (ish)