Page 2 of 2

Re: Under 19 - Superliga 2010/11

Posted: Thu, 21 Apr 2011 , 22:49
by fpjalmi
Skodrinon wrote:
fpjalmi wrote:duke pa 19 vjeqaret e vllaznise dhe tiranes qe po shkelqejn,do te thote qe edhe ne superlige shum shpejt do shohim keto 2 ekipe me djelmosha te ri ,qe mund te bahen kampion ne te ardhmen
19 vjecaret tone bashke me ata te tiranes do t'dalin kampion me ekipin e pare...... te tiranes :mrgreen: :mrgreen:
rrofte valteri
skodrinon

e kam than kampion ne te ardhmen me kuptimin se do bahen futbollista te medhenj . :D

kurse ate fjaline e pare qe ke shkru ,nuk e ke shkru siq e kam shkru un :)

Re: Under 19 - Superliga 2010/11

Posted: Mon, 25 Apr 2011 , 14:16
by Skodrinon
Vllaznia apo Tirana? Titulli në ndeshjen direkte

Shkodranët marrin përkohësisht kreun, por Tirana ka një ndeshje më pak, që do të luhet në mesjavë
Vllaznia “thumbon” në distancë Tiranën

Shkëndija D. - Vllaznia 1-4


Shënues: Ibrahimllari 2? / Shaba 9?, 30?, Erkoçeviç 65?, 75?
Shkëndija D.: Barruku, Goxhaj, Blliku, Ibrahimllari, Koleci, Kapllanaj, Nezaj, Teku, Lapi, Lamnica, Hyka. (u aktivizuan: Gjyzeli, Lorja). Trajner: H.Muho
Vllaznia: Tola, Bushaj, Lekaj, Rusi, Demiraj, Markolaj, Halili, Dema, Shaba, Guri, Erkoçeviç (u aktivizuan: Karakaçi, Beqiri). Trajner: Th.Nikaj
Gjyqtarë: B.Ziri, E.Muça, E.Veseli
Karton i verdhë: Erkoçeviç
Karton i kuq: Lorja

Fati i titullit kampion në kampionatin e të rinjve duket qartë se do të vendoset në ndeshjen direkte Tirana-Vllaznia, në ndeshje e parafundit të kampionatit. Kuqeblutë nuk janë kursyer dje, duke dhënë gjithçka në fushën e blertë kundër Shkëndijës së Durrësit. çka solli fitoren e thellë 4-1.

Duke iu referuar lojës, të rinjtë durrsakë dhanë shkëndijën e parë qysh në minutën e 2-të, me Ibrahimllarin, që e dërgon topin pas krahëve të portierit Tola. Por kundërpërgjigjja e miqve nga Shkodra ishte e shpejtë dhe efikase.

Shaba ka barazuar në minutën e 9-të, duke e kthyer Vllazninë në lojë, ndërsa në minutën e 30-të po ky lojtar dyfishon rezultatin. Pjesa e parë mbyllet me avantazhin e kuqebluve, që nuk u kënaqën me një fitore të ngushtë.

Në pjesën e dytë Shkëndija e Durrësit mundohet të barazojë, por atëherë ku ajo është më e rrezikshme përfiton Vllaznia. Erkoçeviçi imiton Shabën, duke shënuar dopietë në pjesën e dytë në minutat 65 dhe 75.Me rezultatin 1-4 shuhen të gjitha shpresat e durrsakëve për rezultat pozitiv. Tashmë Vllaznia pret e qetë ndeshjen për titull me Tiranën.

s.shqiptar

Re: Under 19 - Superliga 2010/11

Posted: Thu, 19 May 2011 , 15:29
by Skodrinon
Vllaznia mposht Tiranën, prek titullin kampion

Kuqeblutë kanë fituar në “Skënder Halili” ndeshjen direkte, bardheblutë kontestojnë anësorin

Tirana - Vllaznia 0-1


Shënues: Erkoçeviç 7?
Tirana: Topi, Tirana (Bardhi 25?), Mehmeti, Çeka, Zeneli, Shima, Puci, Sinani, Batha, Morina, Branica (Dhëmbi 40?). Trajner: B. Omuri
Vllaznia: Tola, Bushaj (Beqiri 24?), Rusi (Markola 2?), Lekaj, Demiraj, Hasani, Karakaçi, Bardullla, Shaba (Halili 76?), Erkoçeviç, Puka. Trajner: S. Nikaj
Gjyqtarë: L. Jemini (Tiranë), G. Koka, R.Çokaj (Lezhë)
Kartonë të verdhë: Topi, Tirana, Bardhi,Puci, Mehmeti \ Bushaj, Demiraj, Karakaçi (2)
Kartonë të kuq: Karakaçi

Në finalen e kampionatit U-19, Tirana-Vllaznia, që është zhvilluar dje në mesditë në kompleksin “Skënder Hallili”, kuqeblutë kanë fituar me rezultatin 0-1, çka do të thotë se thuajse janë shpallur kampionë. Tashmë shkodranët do të presin Laçin në javën e fundit në Shkodër për t’u zyrtarizuar kampionë.

Loja ka nisur e shpejtë nga të dyja ekipet dhe protagonistë kanë qenë miqtë qysh në minutën e 7-të me anë të Erkoçeviçit. Mbrojtësit bardheblu kanë kujtuar se sulmuesi shkodran ka qenë në pozicion jashtë loje, ndërsa ai ka shënuar dhe ka kaluar Vllazninë në avantazh. Pas këtij goli ndeshja ka qenë e hapur.

Me miqtë nga Shkodra në avantazh, bardheblutë kanë kërkuar golin e barazimit me ngulm. Trajneri Bedri Omuri kishte aktivizuar 11-shen më në formë, ndërkohë që ka rënë në sy edhe mungesa e Kërçikut, që është grumbulluar me përfaqësuesen U-19.

Te miqtë binte në sy loja e Hasanit dhe e Karakaçit, por edhe rrezikshmëria e dy sulmuesve Erkoçeviç dhe Puka. Ndërsa te Tirana sulmuesi Mario Morina ishte gjithmonë problematik për mbrojtësit miq, ashtu si dhe Shima, që shpeshherë vinte nga mbrojtja në ndihmë të sulmit.

Organizimin e lojës trajneri Omuri ia kishte besuar Pucit, i cili është dalluar për 90 minuta, ndërsa Batha, një nga pikat e forta të bardhebluve këtë edicion, nuk ka mundur që të gjejë rrugën e rrjetës në këtë ndeshje, edhe pse është përpjekur shumë.

Gjithsesi, në pjesën e parë, miqtë kanë pasur një tjetër rast në të 25?-ën me anë të Pukës, i cili përballë portierit Topi ka gjuajtur, por ka pritur portieri vendës. Gjithsesi, pjesa e parë mbyllet me fitoren e ngushtë të miqve me rezultatin 0-1.

Në fraksionin e dytë të ndeshjes, bardheblutë janë më kërkues, madje bëhen më të rrezikshëm. Sulmuesi Mario Morina ka dalë i vetëm përballë portës në minutën e 63-të, por nuk ka shënuar. Miqtë kundërpërgjigjen me anë të Pukës, por edhe këtë herë portieri Topi ka qenë në lartësinë e detyrës, duke shpëtuar portën e tij.

Në minutat e mbetura janë bardheblutë që marrin frenat e lojës në dorë. Puci në minutën e 71-të ka mundësinë më të artë që të barazojë shifrat, pasi ka tribluar tre lojtarë miq, ka gjuajtur dhe traversa e ka ndalur golin.

Duket se edhe fati nuk u ka buzëqeshur dje bardhebluve, sepse pesë minuta para përfundimit të takimit, sulmuesi Morina ka ekzekutuar bukur një goditje dënimi nga 35-m, por edhe këtë herë traversa është bërë shpëtimtare për miqtë.

Bardheblutë, edhe pse kanë qenë më lart në pjesën e dytë, duke e kërkuar me ngulm golin, nuk arritën që të barazonin. Në fund miqtë kanë shpërthyer në festë, sepse mundën Tiranën, një rivale direkt për titullin kampion, ndërsa lojtarëve të përlotur bardheblu nuk u besohej se kishin humbur.

Nika: Fitorja përballë Tiranës të shijon dyfish

Pas fitores së djeshme, trajneri i Vllaznisë U-19 ka qenë mjaft entuziast, sepse skuadra e tij tashmë e ka fituar titullin kampion. Gjatë gjithë ndeshjes, trajneri shkodran Nika është parë në këmbë duke udhëzuar lojtarët e tij, ndërkohë që në një prononcim pas fitores, ai është shprehur: “E kishim vlerësuar shumë këtë transfertë, sepse luanim ndaj Tiranës, në një ndeshje që vlente sa një sezon për ne. Fituam dhe kur fiton ndaj Tiranës ndihesh dyfish i kënaqur, aq më tepër që ne tashmë jemi shumë pranë titullit kampion.

Patëm përballë një kundërshtar shumë të fortë, që na rrezikoi disa herë, megjithatë ne arritëm ta ruajmë fitoren deri në fund të ndeshjes. Tashmë jemi kampione dhe kemi një ndeshje me Laçin në “shtëpi”, e cila për ne është thjesht formalitet.

Dua të falënderoj shumë edhe djemtë, sepse ne tashmë jemi me një dorë te titulli dhe ata kanë meritë të padiskutueshme. Po konkretizohet me sukses një punë kolosale, që ne të gjithë së bashku kemi bërë për një sezon.

Vllaznia gjithmonë ka pasur traditë në nxjerrjen e talenteve dhe kjo rrugë do të vazhdojë gjatë,”- tha pas fitores së djeshme trajneri i kuqebluve “të vegjël”, Samuel Nikaj.

Fushaj: Moshat janë e ardhmja e Vllaznisë

Presidenti i skuadrës së Vllaznisë, Vlter Fuishaj, dje ka qenë i pranishëm në kompleksin “Skënder Halili” për të ndjekur ndeshjen. Pas fitores ai është ndier i lumtur, çka e ka shprehur edhe në një prononcim pas ndeshjes: “Jam i kënaqur për këtë sukses të skuadrës së të rinjve, që fituan titullin kampion, pas kësaj fitoreje të merituar ndaj Tiranës.

Jam shumë i kënaqur për punën që po bëhet te moshat. Kur punon, merr frytet, kështu që unë mendoj se ky sukses i skuadrës U-19 ka qenë i merituar dhe për këtë duhen përgëzuar për punën e tyre stafi teknik dhe të gjithë lojtarët.

Të gjithë janë dëshmitarë se në skuadrën e të rriturve të Vllaznisë po u kushtohet rëndësi e veçantë elementit të ri që premton. Çdo vit në ekipin e parë luajnë në formacion 2-3 lojtarë 18-19-vjeçarë. Kjo është një strategji që ne kemi si klub dhe këtë rrugë do të ndjekim.

Moshat janë e ardhmja e Vllaznisë. Futbollistët e talentuar që vijnë nga skuadrat zinxhir do të kenë gjithnjë përkrahje në ekipin e parë,”- tha presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj.

Trajneri Omuri konteston gjykimin

Në pushim të pjesës së parë, por edhe pas ndeshjes, trajneri i të rinjve të Tiranës, Bedri Omuri, ka kontestuar gjykimin. Pas pjesës së parë ai ka debatuar me anësorin Çokaj për golin e miqve, që sipas bardhebluve ka qenë në pozicion jashtë loje. Madje edhe në pjesën e dytë anësorët janë kontestuar, sepse jepnin faulle apo pozicione jashtë loje për Tiranën.

Re: Under 19 - Superliga 2010/11

Posted: Thu, 19 May 2011 , 16:46
by Admin
Urime djelmoshave per fitoren kunder Tiranes e per marrjen e kreut.
Ne ndeshjen tjeter kunder Lacit te konkretizojne fitimin e titullit :)

Re: Under 19 - Superliga 2010/11

Posted: Fri, 20 May 2011 , 18:33
by jeti
Urime!

Akademija Vllaznia asht tu ba nje pune kolosale, kete vit te gjitha ekipet e moshave te vllaznise U15, U17 dhe U19 kan dal kamion shqipnijet!

Re: Under 19 - Superliga 2010/11

Posted: Fri, 20 May 2011 , 21:55
by Man in Redblue
Nqs presidenca do te dijne me mbeshtet keto futbollista, Vllaznine e presin kohe te arta. Me dal te tri ekipet e moshave kampion asht gja shume e madhe. Duhet qysh vitin tjeter me marr tpakten 3-4 prej U19 e pse jo edhe 2-3 te U17 me u stervit me ekipin e pare.

Re: Under 19 - Superliga 2010/11

Posted: Fri, 20 May 2011 , 22:06
by GOLDIAN
Man in Redblue wrote:Nqs presidenca do te dijne me mbeshtet keto futbollista, Vllaznine e presin kohe te arta. Me dal te tri ekipet e moshave kampion asht gja shume e madhe. Duhet qysh vitin tjeter me marr tpakten 3-4 prej U19 e pse jo edhe 2-3 te U17 me u stervit me ekipin e pare.
e me myll tregun malazez thu ti e
jo ma man po a dona me pas aleat dhe ne podgorice kur te vijne puna nej her rrall rrall me shit nej ndeshje

Re: Under 19 - Superliga 2010/11

Posted: Sat, 21 May 2011 , 00:23
by Skodrinon
nuk kan mungu t'rit me ekipin e pare, me fole ate qi asht. problemi asht se valteri i shet sa lozin 2 minuta n'superlige edhe paret i fut te konto e vet e nuk i investon per ekipin

Re: Under 19 - Superliga 2010/11

Posted: Mon, 23 May 2011 , 20:06
by Skodrinon
Vllaznia bën detyrën, ngre kupën e kampionit!

Pas një pjese të parë jo të mirë për kuqeblutë, gjithçka ndryshon në të dytën, ku shënojnë dy gola

Vllaznia - Laçi 2-0


Vllaznia: Tola, Beqiri, Pelinku (Bushaj 65?), Lekaj, Tafa, Dema, Hasani, Markolaj (Harusha 68?), Shaba, Erkoçeviç, Puka (Guri 46?). Trajner: S.Nikaj
Laçi: Lika, Gjoka, Jahja, Bushi, Xhixha, Laska, Bardhi, Gjonaj, Lamaj, Hoti, Lika. Trajner: E.Syziu
Shënues: Tafa 60?, Erkoçeviç 67? (11 m)
Gjyqtarë: E.Hoxha, R.Çokaj, G.Koka (Lezhë)

Për të dalë kampione matematikisht, Vllaznisë i duhej të paktën edhe një barazim në ndeshjen e djeshme ndaj Laçit. Fakti fitorja ishte konsideruar punë e kryer (për rrjedhojë edhe festa për titullin kampion), ndikoi jo pak tek futbollistët shkodranë. Ata gjatë pjesës së parë janë treguar të pasaktë para portës kundërshtare, duke humbur shumë raste të pastra shënimi.

Kjo gjë solli jo pak nervozisëm tek të gjithë dhe jo më kot trajner Nikaj zëvendësoi sulmuesin Puka me Gurin në fundin e pjesës së parë. Natyrshëm që pritej fitorja e Vllaznisë, por në fillimin e pjesës së dytë, Laska ka tronditur shtyllën e portës vendase, duke shkaktuar drithërima te të gjithë pjesëtarët e Vllaznisë.

Por pa kaluar shumë minuta në skenë del Amir Tafa. 18-vjeçari, që vetëm tri ditë më parë u kishte shënuar edhe 19-vjeçarëve italianë, do të shënonte një gol të rëndësishëm me kokë, duke i qetësuar të gjithë në “Loro Boriçi”.

Më pas do të vinte edhe goli i dytë dhe i qetësisë. Erkoçeviç fiton një 11 metërsh, që e ekzekuton vetë nga pika e bardhë, duke e çuar në dy numrin e golave për skuadrën e tij. Pas këtij goli, nuk ka më histori kjo ndeshje. Vllaznia për të dytin vit radhazi është kampione e Shqipërisë me 19-vjeçarët.

Shumica e ekipit aktual, ka qenë pjesë edhe e atij të vjetshmit, madje ata janë pjesë e një brezi që kanë fituar edhe dy tituj me 17-vjeçarët. Njëri prej tyre është edhe kapiteni Abaz Karakaçi, një lojtar shumë i rëndësishëm i kësaj skuadre. Ai pati fatin dje të ngrinte i pari kupën e këtij edicioni, duke i lënë vendin më pas fishekzjarreve dhe shampanjës.

Dje Shkodra ka pasur të drejtë të festojë. Tre tituj kampionë brenda një dite, një sukses i jashtëzakonshëm për akademinë “Vllaznia”, e cila nuk e kishte arritur asnjëherë më parë një sukses të tillë në historinë e saj.

Samuel Nikaj: Titulli, për më të mirin!

Trajneri i Vllaznisë U-19, Samuel Nikaj, ka dhënë kontributin e vet të rëndësishëm në arritjen e këtij suksesi. Gjithsesi, për të ka më shumë rëndësi fakti që Vllaznia U-19 po nxjerr lojtarë për ekipin e parë: “Vitin e kaluar kam qenë kampion si zëvendëstrajner, ndërkohë që sivjet si trajner i parë po përjetoj më shumë emocione.

Ashtu siç kam përjetuar jo pak anë të tjera gjatë gjithë kampionatit, sepse ka qenë shumë i vështirë. Megjithatë, tashmë është momenti të gëzojmë. Shpallemi kampionë dhe nuk mendoj se ka ndonjë kundërshtar që të thotë se nuk e meritojmë këtë gjë.

Kemi humbur vetëm 2 ndeshje dhe kemi treguar qëndrueshmëri dhe stabilitet në të gjitha aspektet. Është një brez lojtarësh që premtojnë edhe për Vllazninë e madhe dhe kjo më shumë rëndësi se të gjitha të tjerat.”

Shaba: Po marrim frytet e një pune 4-vjeçare

Drejtor organizativ i akademisë së Vllaznisë, Kujtim Shaba, ka përshendetur të gjithë ata që kanë dhënë kontribut në këtë sukses të futbollit të moshave në Shkodër. Për Shabën ky sukses nuk do të vinte nëse akademia nuk do të organizohej para 4 vitesh: “Riorganizimi i akademisë së Vllaznisë para 4 vitesh po konkretizohet sezon pas sezoni me trofe të shumtë.

Jo më kot sot (dje) po festojmë tre tituj kampionë njëherazi. Sa i takon suksesit të ekipit të të rinjve, mendoj se ky element që sot gëzon, ka katër vjet që po e bën një gjë të tillë. Duke u nisur nga sezoni kur nën drejtimin tim morëm të parin trofe me 17-vjeçarët.

Në këto suksese natyrisht që kanë një meritë të madhe të gjithë, sportistë e trajnerë, drejtues të klubit dhe media, që na ka qëndruar pranë. Kanë një meritë të madhe të gjithë trajnerët e ekipeve private që ekzistojnë në Shkodër, që nxjerrin elementë të mirë për Vllazninë. Festa të tilla janë të bukura dhe shpresojmë që shpejt të gëzojmë edhe për Vllazninë e madhe kështu.”

Re: Under 19 - Superliga 2010/11

Posted: Tue, 24 May 2011 , 13:56
by Admin
Urime urime urime!!

Duhet me i ba urimet edhe klubit Vllaznia per mbeshtetjen qe kane dhan per ekiper zinxhir.