Page 2 of 3

Re: Besa - Vllaznia java e 6-te

Posted: Sat, 02 Oct 2010 , 17:23
by Skodrinon
maroi

Re: Besa - Vllaznia java e 6-te

Posted: Sat, 02 Oct 2010 , 17:24
by Miri
me 10 lojtar e me zor fitume gjithesesi 10 pike dhe mirulexofshim mbas 2 javesh :D

Re: Besa - Vllaznia java e 6-te

Posted: Sat, 02 Oct 2010 , 17:25
by Admin
Urime per fitoren djema. Na u donte ky 3 piksh.

Re: Besa - Vllaznia java e 6-te

Posted: Sat, 02 Oct 2010 , 17:26
by Miri
Admin wrote:Urime per fitoren djema. Na u donte ky 3 piksh.
Admin ma mire 3 birra se 3 pik tdhime :D

Re: Besa - Vllaznia java e 6-te

Posted: Sat, 02 Oct 2010 , 17:32
by Admin
Dihet aja pune qe 3 birrat jane ma mire, po kajhere duhen 3-pikshat e sidomos kur fitohen mas nji golit t'mrekullushem te UJKUT:)

Re: Besa - Vllaznia java e 6-te

Posted: Sat, 02 Oct 2010 , 17:34
by Ujku
SHyqyr qe fitume se na pshtunen lojtart se ka pa than valja ne fitoshin ne kavaj ka kompesime :lol:
i paskan ra qorrat shejit. :lol:

Re: Besa - Vllaznia java e 6-te

Posted: Sat, 02 Oct 2010 , 17:35
by shkelzen
Ne radhe te par flm ju qe na e bate te mujtun me e pa neshjen ketu live. Neshja qa me than dobet shume dobet, nuk di shkoni ai Kaqi hup 2 gola te sigurte, Sinani asht ujk i vjeter e tregoj me dy tre gjuajtje, Gool i bukur boll, urime per fitoren por si ndeshje ishte dobet shume.

Re: Besa - Vllaznia java e 6-te

Posted: Sat, 02 Oct 2010 , 17:35
by Edmond-Cela
urime

Re: Besa - Vllaznia java e 6-te

Posted: Sat, 02 Oct 2010 , 17:36
by Ujku
A do e ket pa golin e Viorit ky traniri i jon ja per gja pa me xan men e mos me lan ma ne stol

Re: Besa - Vllaznia java e 6-te

Posted: Sat, 02 Oct 2010 , 17:39
by Edmond-Cela

Re: Besa - Vllaznia java e 6-te

Posted: Sat, 02 Oct 2010 , 17:39
by Miri
Edmond-Cela wrote:urime
He ma nipash pse po e thu me gjys zemret at fjal mushe mar gojen URIME NE DASMEN TIME :P

Re: Besa - Vllaznia java e 6-te

Posted: Sat, 02 Oct 2010 , 17:44
by Miri
Edmond-Cela wrote:daje shiko sa paster e jep kjo http://atdhe.net/25188/watch-sunderland ... ter-united
Po mor daj demek me 1024 me shkarkon edhe mu se kaq paguj per te por e keqja asht se largesija asht e madhe e nuk me vjen ma shum se 400 ku ne rast ma te mire shkon ne 350 ba me ken ne athin njashtu asht edhe kualiteti internetit qe kam un por per fat te keq ktu ku jam une thyen gomari me çizme kamt,jam interesu me nderru kompani por tjerat jan cop cop.
Te thash per 1 program por tesh duhet me e sistemu Admini e ta bajm prov,mu me duket shum shum mire por problemi asht nese e rregullojme dhe ngarkesa qe perballon.

Re: Besa - Vllaznia java e 6-te

Posted: Sat, 02 Oct 2010 , 17:47
by Edmond-Cela
Miri wrote:
Edmond-Cela wrote:urime
He ma nipash pse po e thu me gjys zemret at fjal mushe mar gojen URIME NE DASMEN TIME :P
ma banen qefin sot, te pakten e kena ba do pasa te mire sot, na duhet nje sulmus tjeter se mos me pas sinanin jena te marim krejt perpara, as nje tjeter nuk din ta gjuaj topin ne port.

Re: Besa - Vllaznia java e 6-te

Posted: Sat, 02 Oct 2010 , 17:48
by fpjalmi
Urume per fitoren

Miri faleminders per ndeshjen

Edhe pse rezultati asht dasht me ken edhe ma i thell ,ku 3 gola te sigurte i ka humb veq kaqi ,duhet te falenderojm sinanin qe plotesoj gabimet e kaqit sepse nese ndeshja do perfundote 0-0 ,kaqi do u bate pika e mediave dhe ndoshta edhe e nje gjobe te fushajt

Me kete ndeshje ,kena mbulu gabimin e dinamos , ku dhe mendoj qe jena pretendent per vendin e dyte perveq dinamos tan skuadrat jan dobt ,dhe mund te jena ma mire se te tjerat

Re: Besa - Vllaznia java e 6-te

Posted: Sat, 02 Oct 2010 , 17:52
by fpjalmi
Ne kete ndeshje u pa shum qarte se Vejushi ishte lojtari qe nuk gabote me topin ,ku ishte 100% fitimtare .

Me kete fitore nuk fitume veq ndeshjen por fitume nje super talent ne rradhet e vllaznise ku padiskutim asht lojtari ma i mire i vllaznise per momentin ,qe do te tyhote ylli i ri i akademise se vlklaznise

Armando Vejushi

Re: Besa - Vllaznia java e 6-te

Posted: Sat, 02 Oct 2010 , 17:55
by fpjalmi
Sinani-“spiranca” e Vllaznisë,

Në Kavajë, Sinani i ka suprizuar vendasit, teksa ka “qëndisur” atë gol në minutën e 82-të, duke “hedhur spirancën” e Vllaznisë së tij në momentin më kritik të saj. Në njëfarë mënyre, i ka “shpëtuar lëkurën” edhe trajnerit Radonjic, që deri sot e kishte aktivizuar si zëvendësues goleadorin e mirënjohur kuqeblu, ndërsa në Kavajë u detyrua ta aktivizonte nga fillimi. Dhe Sinani ua ka shpërblyer të gjithëve besimin, por i ka dhënë edhe leksionin e duhur trajnerit malazez, që s’duhet të vijojë pafund me eksperimentet e veta, por të “thurë” e besojë tek një grup titullarësh, që të përbëjnë edhe Vllazninë ambicioze, sikurse i ka hije. Një reagim tepër domethënës ky për kuqeblutë, që janë ngritur mbi “gërmadhat” e asaj humbjeje shokuese në “Loro Borici”, javën e shkuar, teksa u mposhtën nga Dinamo kampione me rezultatin e thellë 4-0 (3 golat e parë u shënuan brenda 9 minutave të fillimit të lojës). Zhgënjim për Besën, që nuk po di të dalë te fitorja në këtë kampionat, pavarësisht se ka ndërruar edhe trajnerin (iku Shpëtim Duro pas javës së 4-t). Nëse javën e shkuar, trajneri Përparim Daiu debutoi me një rezultat të kënaqshëm, 2-2 në Peqin, kësaj here ka provuar shijen e hidhur të humbjes, brenda në shtëpi. Shije të cilën e kanë shijuar edhe tifozët kavajas, të rikthyer në shkallët e stadiumit të tyre pas atij pezullimi 4-javor, falë shlyerjes së dënimit me para të derdhura në arkën e FSHF-së nga presidenti Bizhdili. Një fillim kampionati i vështirë dhe mjaft problematik për verdhezinjtë, që ishin tepër të suksesshëm edicionin e shkuar, si nënkampionë te vendit dhe fitues të Kupës së Shqipërisë. Gjithsesi, meritat shkojnë në anën e kuqebluve, që jo vetëm janë mbrojtur mirë në Kavajë, por kanë ditur edhe të godasin me anë të sulmuesit të vet, të mirënjohurit Vioresin Sinani. Kujtojmë se verdhezinjtë kanë luajtur pjesën e dytë me një lojtar më pak, pasi gjyqtari Enea Jorgji, brenda pak minutash, i ka treguar dy herë kartonin e verdhë, për pasojë edhe të kuqin, sulmuesit kryesor të Besës, Cikalleshi. Kur ishte minuta e 40-të. Përfundimisht, Vllaznia fiton në një transfertë të vështirë, por duhet të tregojë vazhdimësi pozitive, ndërsa Besa vijon të vuajë, pa e gjetur akoma fitoren e parë në këtë kampionat, pas 6 javësh të luajtura.

Më poshtë, në mënyrë telegrafike, duke llogaritur ndeshjet e luajtura të enjten, të premten dhe të shtunën, në pritje të sfidës përmbyllëse të së dielës, Skënderbeu-Tirana, ja pasqyra e plotë e javës së 6-të të superligës

Re: Besa - Vllaznia java e 6-te

Posted: Sat, 02 Oct 2010 , 18:33
by Man in Redblue
Miri wrote: gjithesesi 10 pike dhe mirulexofshim mbas 2 javesh :D
a sa bukur e ke than, me te vu spiker lajmesh te TVSH-ja :D :D

Re: Besa - Vllaznia java e 6-te

Posted: Sat, 02 Oct 2010 , 18:38
by Man in Redblue
se kam pa ndeshjen, por fakti qi Kaci vazhdon me vesh fanellen kuqeblu tregon amatorizmin e klubit...

Re: Besa - Vllaznia java e 6-te

Posted: Sat, 02 Oct 2010 , 20:22
by Edmond-Cela

Re: Besa - Vllaznia java e 6-te

Posted: Sat, 02 Oct 2010 , 22:47
by Miri
Man in Redblue wrote:
Miri wrote: gjithesesi 10 pike dhe mirulexofshim mbas 2 javesh :D
a sa bukur e ke than, me te vu spiker lajmesh te TVSH-ja :D :D
Noshta ka te bajn Tv Vllaznia e me duket vedja si spiker :D :D :D