Page 100 of 160

Re: Merkato

Posted: Wed, 17 Jun 2009 , 18:56
by GOLDIAN
mendoj skishte ken keq ardit beqiri me pervojen qe ka
te shohim se u kenaqme tu lexu perdit kanje te ri

Re: Merkato

Posted: Wed, 17 Jun 2009 , 19:55
by vllaznia1919
Lojtar qe njofin kampionatin shqiptar na duhen ma shum.Treshja qe permendet me ike ka shum munsi me ike.Te pakten Shtubina e Nallbani.

Re: Merkato

Posted: Wed, 17 Jun 2009 , 20:32
by Miri
Shtupina ne nje deklerat qe kishte dhan kishte than qe me kerkojne shume klube por nuk largohem nga Vllaznia.

Re: Merkato

Posted: Wed, 17 Jun 2009 , 22:39
by GOLDIAN
vllaznia1919 wrote:Lojtar qe njofin kampionatin shqiptar na duhen ma shum.Treshja qe permendet me ike ka shum munsi me ike.Te pakten Shtubina e Nallbani.
se mund te jesh ma ne kontakt e prandaj po pys
nese ikin a ikun me shifer zero apo shiten e perfiton nej shume klubi vllaznia(ME FAL VALTERI :evil: )

Re: Merkato

Posted: Thu, 18 Jun 2009 , 19:08
by Man in Redblue
Per mendimin tem Shtupina damton rand vllaznine edhe vedin nqs largohet, sepse nji lojtar aq te shpejte edhe teknik nuk kena si e zenvendesojme kollaj, nga anat tjeter Shtupina nuk asht i konsolidum per mendimin tem, ka probleme nga ana fizike,kampionatin shqiptar e perballon, por jasht po spate pregaditje fizike perfundon si hyka, dmth as ne stol.


Nallbani do te ishte nji humbje e madhe. ne fakt ai nuk a organizator i mirfillte, por lun me zemer dhe une e kam qejf shume si karakter.


Beqiri ma mire te ikun, se lajmet per largimin apo jo te tij cdo gjys viti, nuk i bajn mire ekipit, se krijohet paqartesi per te ardhmen.

Largimi i Sukajt asht humbje katastrofale-nji lojtar me ate sprint Vllaznia nuk ka ku e gjen. Sidomos tu pas parasysh se Sinani ka ra fizikisht komplet duhet me gjet nji sulmues te shpejte ne krah te tij.


Malota asht nji futbollist shume energjik, kam bindjen se asht shume i vlefshem dhe ne dy-tre vjet do te losin dikund jasht me sukses.

Re: Merkato

Posted: Thu, 18 Jun 2009 , 19:29
by Ujku
jam dakort me ty MRB qe SHtubina na damton ran me ba me ik
edhe Sukujn asht dasht me majt me pa edhe iher me tranjerin Lika si kishte reagu
mirpo edhe Beqiri ka me ken i minus imadh per ne, pavarsisht da gabimeve ci ka ba
ne disa neshje ka ken edhe shpetimtari i Vllaznis megjith ate mu kto levizje me prokupoj per te ardhmen
por ma shum habitem te afrimet e reja qe jan ba deri tesh Kasapi vjen prej Ulqinit ne kategorin e dyt te M zi
Ansi Nika vjen prej Ades e asnji gja tjeter deri tesh, vec ishalla ta pa afrojn naj lojtar cilsor se ne ecshin
ishtu me merkato vitin tjeter ta pa losim per mijetes ne superlig.

Re: Merkato

Posted: Fri, 19 Jun 2009 , 13:11
by vllaznia1919
GOLDIAN wrote:
vllaznia1919 wrote:Lojtar qe njofin kampionatin shqiptar na duhen ma shum.Treshja qe permendet me ike ka shum munsi me ike.Te pakten Shtubina e Nallbani.
se mund te jesh ma ne kontakt e prandaj po pys
nese ikin a ikun me shifer zero apo shiten e perfiton nej shume klubi vllaznia(ME FAL VALTERI :evil: )
Nuk di shifrat e sakta por lek merr Vllaznia(Valteri).

Re: Merkato

Posted: Fri, 19 Jun 2009 , 14:24
by GOLDIAN
ishalla po i ven ne perdorim njata lek se u shkaterrume nervash
o te bajne ekip taman o te hapin rrugen

Re: Merkato

Posted: Fri, 19 Jun 2009 , 16:46
by Man in Redblue
Vllaznia projekton një skuadër për “samba”

Te kuqeblutë pritet të vijnë dy lojtarë brazilianë


Një mesfushor dhe gjithashtu një sulmues, të dy nga Brazili, pritet t’i bashkohen ekipit shkodran gjatë këtyreditëve. Lajmin e konfirmojnë për “Panorama Sport” burime pranë presidentit të Vllaznisë, Valter Fushajt. Emrat elojtarëve nuk bëhen të ditur, por është e sigurt që ata janë të afirmuar dhe mjaft cilësorë për kampionatin shqiptar. Duket se drejtuesit e kuqebluve po piketojnë një skuadër për“samba”.
Nëse deri më tani ata kanë qëndruar në heshtje, përsa u përket pistave jashtë vendit, pa zyrtarizuar asnjë nga
lojtarët e huazuar që u premtuan, pritet që në vijim të ketë diçka konkrete, madje të bujshme. Në këtë periudhë
presidenti Fushaj ka kontaktuar me menaxherë të ndryshëm dhe njohjet e tij në rang drejtues klubesh, sidomos në
Turqi. Mësohet se nga kjo e fundit i është ofruar pista për ardhjen e dy brazilianëve.
Ndërkohë, trajneri Hasan Lika, i cili është shprehur se i duhen përforcime në çdo repart, me dy brazilianët, duket se
i mbyll llogaritë për mesfushën dhe sulmin. Për mbrojtjen nuk ka ndonjë “dhimbje koke”, pasi në këtë repart, përveç titullarëve Beqiri dhe Bashiç, tashmë do të jetë edhe blerja e re, Zeljko Mrvaljeviç.
Edhe pse është herët për të folur, në një kohë që nuk jepen detaje për brazilianët, rëndësi ka fakti që te Vllaznia kanë filluar të mendojnë seriozisht për ndeshjet e Ligës së Evropës.
Tradita e krijuar në këto vitet e fundit, me kalimin e turit të
parë, sikur u ka “ëmbëlsuar” kuqebluve. Vetë presidenti Fushaj ka paralajmëruar se “sytë” e Vllaznisë do të drejtohen
te lojtarët jashtë vendit, pasi cilësia e lojtarëve të Superiores nuk e bind.

E kaluara
Abilio Dos Santos Nevez
dhe Leandro Da Silva janë dy
lojtarët e fundit brazilianë, të
cilët janë aktivizuar me Vllazninë.
Abilio, i cili më parë ka
luajtur edhe me Partizanin në
kampionatin shqiptar, ka lënë
më shumë gjurmë te Vllaznia,
pikërisht në sezonin 2003-
2004. Është shquar si golashënues,
teksa hyri shumë shpejt
në zemrat e tifozëve kuqeblu.
Gjithashtu, ai ka qenë shumë i
shpejtë, ndërkohë që në ndryshim
nga Abilion, braziliani
tjetër Leandro, më shumë
mbahet mend për problemet që
ka pasur me klubin, për shkak
të kontratës.




SAMBA OLE
Une po kthehem nshkoder :mrgreen:

Pamje nga sheshi para stadiumit Loro Borici:


Image

Realiteti vllaznis!!!

Posted: Fri, 19 Jun 2009 , 17:41
by Clirim
VLLAZNIA ASHT NJE EKIP I MIR
ME DIRIGJENTA TE PAAFT PER KET PUN!
PSE THEM UN??
ELVIN BEQIRI KA FIRMOS KONTRAT ME VLLAZNIN
NEQOFT SE E KERKON NJE EKIP I HUJ AI MUND TE IK KOSTO ZERO I!!!
E KUPTOJ PRESIDENTIN FUSHAJ
SE SKA PAS ALTERNATIV TJETER,POR ME KONTRATA 1-VJECARE
NUK MUND TE BASH AS NJE GJA
SHTUBINA KA EDHE 2 VJET KONTRAT...
NALLBANI KA EDHE 5 MUJ KONTRAT,PSE MAS JA RINOVU PER 2-3 VJET TJERA
SI BAJN EKIPET E RENCISHME (VLLAZNIA ASHT EKIP I RENCISHEM)
TALENTET SI KLODIAN SEMINA!!!!!
E KENA SHIT NE BULLGARI PER 15.000$ 15.000 DOLLAR......
19 VJEC 193 I GJAT
ZOT CFAR KATASTROFET
SHKOJN E BLEJN DELAINA BASHICA
TU PAS SEMINEN...
NEJSE...
NE INTERVIST DITMIR BICI
KA THAN QE ME E THIRR VLLAZNIA
VJEN DIREKT!!
PSE VLLAZNIA NUK I BAN OFERT
NJE LOJTARI QE ESHT PA EKIP!! KOSTO ZERO
ALBERT KACI KA REFUZU OFERTEN E VLLAZNIS,,,,
SHYQYR O ZOT
ISHALLA NUK SHKEL MA NE LORO BORICI
UN SI TIFOZ I VLLAZNIS
SHPRESOJ TA SHOFIM NE AKSION BALEN KET VIT

KURSE PER TRANJERIN
SMUND TE FLAS SEPSE KAMPIONATI SKA FILLU ALA
NE MBROJTE JEN OK EDHE PA BEQIRIN (GO)
SE PRITET ME FIRMOS SEMINA(DEMEK)
NE MESFUSH
NALLBANI-SHTUPINA JAN GARANCI
OSJA PER REKORD PREZENCASH DOCI LOJTAR MESATAR
ANSI NIKA BESOJ SE DO JET NJE SUKSES
FETIM KASAPI ASHT FANTASTIK PER MESIN E FUSHES BASHK ME NALLBANIN
ERION VUCAJ PRESIM TAN ME E PA TU LUJT
SE TAN THOJN QE ASHT TALENT!

SULMI

SINANI KA RA SHUM
BEKIM BALAJ DUHET ME LUJT

DUHET NJE SULMUS ME PESH

KURSE PER SUKAJ

KA BA 10 GOLA.....KUR KA GJET KAL TE COFUN
ME LUSHJNEN EDHE ME JA HEK PORTIERIN SBATE GJA
VLLAZNIA E SHKATROJ,,,KESHTU KA THAN
VLLAZNIA E BANI LOJTAR
SUKAJ SHKATRROI VLLAZNIN.........

RESPEKT VLLAZNIT ULTRAS

Re: Merkato

Posted: Fri, 19 Jun 2009 , 19:15
by Skodrinon
mire se erdhe clirim.

ps: a je pjestar i vllaznit ultras a?

Re: Merkato

Posted: Fri, 19 Jun 2009 , 21:55
by vllaznia1919
Mire se erdhe clirim.
Beqiri e Sukaj prane firms me apollon limssol n Qipro.

Re: Merkato

Posted: Fri, 19 Jun 2009 , 22:29
by Edmond-Cela
vllaznia1919 wrote:Mire se erdhe clirim.
Beqiri e Sukaj prane firms me apollon limssol n Qipro.
ju prit mire te duve edhe pse beqiri asht lojtar i komtars por sezonin qe kaloj nuk tha asgja per ne bile ai asht nje nga lojtaret qe na e humbi titullin.

Re: Merkato

Posted: Sat, 20 Jun 2009 , 21:08
by Skodrinon
Vllaznia, në pritje 2 brazilianë

Kuqeblutë sot mbushin plot një javë nga nisja e përgatitjeve të tyre në Pukë, ku do të qëndrojnë përreth dy javë, në prag të takimeve të Ligës Evropiane. Krahas përgatitjes së kontigjentit aktual për sfidat evropiane, për drejtuesit e Vllaznisë në këtë situatë problemi kryesor mbetet përforcimi i skuadrës me lojtarë cilësorë. Me përjashtim të kosovarit Fetim Kapasi e të malazezit Zheiko Mrvaleviç, por edhe të futbollistit të ri nga Ada e Velipojës, Ansi Nika, asnjë prurje tjetër nuk shënohet në radhët e kuqebluve. Megjithatë drejtuesit e klubit janë në pritje të afrimit të dy lojtarëve nga Brazili. Njëri nga drejtuesit e klubit të futbollit shkodran po vazhdon punën për gjetjen e elementit të duhur, mirëpo kalimi i ditëve sikur shton sikletin e atyre që gjenden në Shkodër, por edhe në Pukë me ekipin.
Presidenti Valter Fushaj vazhdon të jetë në pritje të futbollistëve që do të vijnë këto ditë pranë Vllaznisë. Nga sa mësohet, ai duket paksa skeptik deri në momentin që do t’i shikojë lojtarët në Shkodër. Pavarësisht se Fushaj ka nxjerrë në “terren” njerëzit e tij më të besueshëm, lojtarët që do të vijnë, pa marrë më parë konfirmimin e kreut të pankinës, Likës, nuk do mund të bëhen të Vllaznisë. Momentalisht, ajo që mësohet është se Fushaj nuk po ndihet më aq optimist, se do të ketë në gjirin e ekipit lojtarët cilësorë, siç edhe pretendonte. Por në pritje vazhdon të jetë dhe
tekniku Lika. Ky i fundit ndoshta është në një siklet real, pasi e gjen skuadrën nënkampione pa shumë lojtarë që kanë mbyllur sezonin e shkuar dhe vetëm me dy afrime, që ende nuk kanë dhënë provën e tyre të vërtetë.

Re: Merkato

Posted: Sun, 21 Jun 2009 , 14:29
by Clirim
Mesfushori i talentuar i Vllaznis pje i kobetares shqiptare u-21
buk esht thirrur ne fazen pregatitore ne Puk
per shkak kontrata e ti qe skadon vitin tjeter!
Drejtuesit e Vllaznis i kan kerku me firmos kontrat 3-vjìeçare!

Re: Merkato

Posted: Mon, 22 Jun 2009 , 16:07
by Skodrinon
Dinamo-Vllaznia, në garë për serbin Brkiç

Dy skuadrat e superligës dëshirojnë të huazojnë Mlladen Brkiçin për Ligën Europiane

Siç janë trajtuar dhe më parë me anë të gazetës, problemi i krijuar nga mungesa e dy sulmuesve dinamovitë Sebino Plaku dhe Fatjon Sefa në repartin e avancuar të bluve, ka krijuar “dhimbje koke” për teknikun Muça. Por duket se drejtuesit blu kanë menduar menjëherë për këtë problem. Pas afrimit të serbit Sead Haxhibuliç, mbetet ende një hije dyshimi lidhur me afrimin e sulmuesit tjetër të spikatur Mlladen Brkiç në formën e huazimit. Kjo pasi në garë për të afruar nr.9 të Vllaznisë është tashmë dhe skuadra e Vllaznisë, e cila do të marrë pjesë në Ligën Europiane këtë sezon. Pritej që dyshja sulmuese e Apolonisë t’i bashkohej Dinamos, por ditën e djeshme ka mbërritur vetëm Haxhibuliç. Burime alternative të gazetës bëjnë të ditur se blutë janë më të favorizuar për të marrë shërbimet e lojtarit 28-vjeçar Brkiç, që ka shënuar 8 gola në kampionatin e kaluar me fanellën bardhëjeshile. Ndeshja e kontrollit që u zhvillua ditën e enjte, tregoi shumë probleme në repartin e avancuar të dinamovitëve, ndaj dhe pas saj trajneri Shkëlqim Muça pranoi një “hendek” në paravijën blu. Gjithsesi, ardhja e Haxhibuliçit dhe afrimi gati i sigurt i sulmuesit tjetër serb Brkiç duket se do të kompletojnë skuadrën e Dinamos në performancat europiane. Trajneri Muça njihet për mentalitetin e tij sulmues, ku gjatë kampionatit të fundit në çdo sfidë blutë kryeqytetas kanë zbritur në fushën e blertë më tre futbollistë në vijën e parë. Për këtë arsye, dhe mesatarja e golave të shënuar është rritur ndjeshëm që nga debutimi i ish-trajnerit të Tiranës ndaj Apolonisë në krye të Dinamos. Vetëm në 4 ndeshjet e para ndaj Apolonisë (2 herë), Bylisit dhe Flamurtarit në ardhjen e Muçës në krye të stolit dinamovit, blutë kanë shënuar 13 gola. Gjithsesi, merkatoja e ish-kampionëve nuk ka përfunduar ende dhe shumë shpejt mund të ketë ardhje të reja si nga jashtë dhe brenda vendit për të forcuar ndjeshëm organikën e Dinamos jo vetëm në repartin sulmues.

s.shqiptar

Re: Merkato

Posted: Mon, 22 Jun 2009 , 16:09
by Skodrinon
Vllaznia “prenoton” dy brazilianë, vijnë nesër

Mesfushori Keandro Dos Santos dhe sulmuesi Karlos Salis vijnë nesër për të hedhur firmën

Skuadra shkodrane nuk e ka mbyllur ende merkaton e saj në prag të pjesëmarrjes në Kupat e Europës. Për të përforcuar radhët e saj, ajo ka “prenotuar” dy futbollistë brazilianë. Njëri luan në mesfushë dhe tjetri në sulm. Me këto dy përforcime, duket se mbyllet këtu merkatoja kuqeblu për momentin deri pas përfundimit të aventurës europiane. Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, i cili ka thënë: “Prej kohësh jemi në bisedime me këta lojtarë dhe tashmë mund të them përfundimisht se do të jenë pjesë e Vllaznisë. Ata, së bashku me menaxherin e tyre, do të mbërrijnë në Rinas të martën, në orën 13:50, dhe do të nisen menjëherë drejt Shkodrës, ku do të kryhen bisedimet përfundimtare dhe njëkohësisht do të firmosen edhe kontratat përkatëse. Ndërkohë, të mërkurën do të jenë me ekipin në stërvitje. Ajo çfarë na është thënë, ka të bëjë me faktin se këta dy lojtarë që vijnë nga superliga braziliane, vijnë të stërvitur dhe nuk do të kenë probleme të kapin ritmin e skuadrës në stërvitje. Duke qenë kështu, mendoj se do të na shërbejnë që në ndeshjet e para të Ligës Europiane, sepse duket që kemi të bëjmë me lojtarë cilësorë nga ajo çfarë kemi parë dhe çfarë na kanë thënë për ta.” Pavarësisht këtyre deklaratave, ajo që mbetet është t’i shohim këta futbollistë në fushën e lojës, për formën e tyre fizike, por edhe për ambientimin me skuadrën e tyre të re. Dy brazilianët nuk vijnë për provë, por vetëm për të firmosur dhe nisur punën me Vllazninë. Garant për ta ka hyrë një njeri që i njeh mirë dhe që ka marrëdhënie të shkëlqyera me drejtuesit shkodranë. Njëri nga këta lojtarë është pikërisht Keandro Dos Santos, që luan në mesfushë, në pozicionin e qendrës, por edhe në vende të tjera në këtë repart. Tjetri quhet Karlos Salis dhe është sulmues. Pikërisht për këtë të fundit shkodranët kanë kohë që ngulmojnë, ngaqë duan t’i gjejnë një partner Sinanit për vijën e parë të sulmit. Salis konsiderohet një lojtar tipik golashënues dhe në këtë mënyrë të gjithë shpresojnë se kuqeblutë të kenë gjetur lojtarin e duhur për këtë pozicion që ka qenë vakant në skuadër. Ajo çfarë mësohet nga ana tjetër, ka qenë edhe fakti se për t’i marrë këta dy lojtarë, ka kohë që flitet. Pengesa ka qenë kërkesa e klubit që i ka pasur nën kontratë për të paguar kartonët e tyre. Shkodranët në këtë pikë kanë hezituar, por edhe me ndërhyrjen e menaxherit të lojtarit, më në fund është arritur akordi. Presidenti Fushaj ka paguar një shumë jo të vogël për kartonin e këtyre futbollistëve dhe ata tashmë janë pjesë e Vllaznisë, megjithëse zyrtarisht kjo arrihet pas hedhjes së firmave në kontratë. Me marrjen e këtyre lojtarëve, në njëfarë mënyre shkodranët kompletohen për ndeshjet europiane dhe ndërkohë ata janë në pritje edhe të shortit, për të mësuar emrin e kundërshtarit me të cilin do të ndeshen.

s.shqiptar

Re: Merkato

Posted: Mon, 22 Jun 2009 , 20:58
by GOLDIAN
une se marr vesh ma vllazen
keta vijne per me firmos
po kush leshi jane keta brazilianet e ca kane kta ma shum se rraboshta vucaj bala etj qe keta vikan direkt neser me firmos
po na e shkaterrojne vllaznine tone

Re: Merkato

Posted: Mon, 22 Jun 2009 , 22:18
by vllaznia1919
Lojtar lagjesh naqe.Kushedi ku i gjejne.

Re: Merkato

Posted: Mon, 22 Jun 2009 , 22:43
by GOLDIAN
vllaznia1919 wrote:Lojtar lagjesh naqe.Kushedi ku i gjejne.
pa a gjyna se metme tu djeg lojtaret tone shkodrane