Page 99 of 230
Posted: Mon, 26 Jan 2009 , 21:12
by fpjalmi
ujku shkruan
Me sa kam marr vesht Plantic lute ne cdo pozicion me tha dikush qe e kishte pa neshjen me cetinen, bile me tha se plantic mund ta bajn shum mir rolin e organizatorit,ci kena shum nevoj me thanen se ishte shum i sigurt ne pasimin e topit t par pra kjo shum erendesishme per nji organizator.
Isha esht evertet kjo qe po thojn.
________________________________________________
thojn qe ne ndeshjen e fundit miqesore qe ka lujt vllaznia ka ken ma i miri . ishalla asht e vertete qe lun edhe ne rolin e organizatorit ku bashk me shtubinen mund te na kishin ba shum pune
Posted: Mon, 26 Jan 2009 , 21:43
by fpjalmi
Vllaznia
Canaj u bën presion senatorëve
Shumë konkurrencë te shkodranët. Trajneri paralajmëron se do të ketë rotacion
“Asnjë nuk e ka vendin të sigurt. Nuk dua t’i tremb lojtarët, por po u them të vërtetën”Belisha, Kaçi e Osja duhet të më bindin”
Përgatitjet që do të
startojnë sot e gjejnë
Vllazninë më mirë
se përpara çdo takimi tjetër
të këtij sezoni. Këtë javë, trajneri
Agim Canaj do të ketë
më shumë punë, pasi i duhet
të përzgjedhë 11-shin më të
mirë që do të luajë në formacionin
bazë. Përforcimet e
bëra kanë rritur ndjeshëm
konkurrencën në ekip, çka ka
bërë që askush nga futbollistët
e mëparshëm të mos e
ketë të sigurt vendin e titullarit.
Këtë e pohon edhe vetë
kreu i pankinës, Canaj. Pavarësisht
emrave të njohur,
kuqeblutë kanë edhe një stol
të fuqishëm, që gjithashtu
kërkojnë të japin maksimumin
te Vllaznia. “Me përforcimet
e bëra në këtë periudhë
merkatoje, e kam mjaft
të vështirë të përzgjedh formacionin
bazë të ekipit. Nuk
është se kam për qëllim të
tremb futbollistët, por askush
nuk e ka të sigurt vendin e
titullarit. Nisur nga miqësorja
me ekipin e Lloçenit të Cetinjës,
një pjesë e konsiderueshme
e lojtarëve që
kanë mbajtur peshën kryesore
në ekip do të jenë në luftë
të vazhdueshme për një vend
në formacionin e parë. Kështu,
lojtarët si Belisha, Osja,
Doçi e Kaçi duhet të paraqiten
shumë të mirë që të më
mbushin mendjen për të qenë
në fushën e blertë në
ndeshjen me Shkumbinin”, u
shpreh tekniku i skuadrës
shkodrane, Canaj.
Përforcimet
Dy përforcimet cilësore të
bëra nga kuqeblutë, si Sukaj
dhe mbrojtësi kroat Plantiç,
por mbi të gjitha ruajtja e stabilitetit
në grup janë tregues
të vazhdimësisë së mirë të
kësaj skuadre edhe në këtë
pjesë të mbetur të sezonit.
Gjithashtu, edhe rinovimi i
kontratës së Beqirit dhe ardhja
e ganezit Ampofo shihen
me optimizëm nga shkodranët.
Shqetësim për teknikun
Canaj në këtë takim është
mungesa e titullarit,
mbrojtësit veteran të Vllaznisë,
Suad Lici. Ky i fundit
nuk do të luajë për arsye
kartonësh. “Për fatin tonë të
mirë jemi blinduar në të gjitha
repartet me emra cilësorë.
Kështu që në takimin në
transfertë me Shkumbinin do
të hedh në fushë lojtarët më
të mirë. Java anti-Shkumbin
do të jetë e mbushur me përgatitje
intensive, pasi na duhet
të ruajmë kryesimin në
kampionat. Përforcimet dhe
stoli janë një shpresë për ta
pasur më të lehtë rrugën drejt
titullit kampion”, u shpreh
Canaj.
Përgatitjet
Pasi kanë mbyllur një minifazë
përgatitore të
kënaqshme në çdo aspekt,
përreth 14 ditë në Ulqin, Vllaznia
u kthehet sot përgatitjeve
për sfidën e radhës,
që do ta luajë me ekipin e Shkumbinit.
Dyjavëshi ulqinak
ka qenë mjaft i ngjeshur me
seanca stërvitore për ekipin
e Canajt, ndërkohë që edhe
java anti-Shkumbin do të jetë
thuajse po kaq e ngarkuar.
Drejtuesit e klubit, duke filluar
që nga dita e sotme, nuk
do të fokusohen te përgatitjet
përgjithshme, por pikërisht te
ndeshja e radhës, që konsiderohet
e vështirë. Kjo, për faktin
se ekipi shkodran kërkon
të ruajë kryesimin, ndërsa
peqinasit dëshirojnë ngjitjen
në klasifikim. Kuqeblutë e
dinë mjaft mirë se takimi nuk
është aspak i lehtë, pasi Shkumbini
është ndër ato pak
ekipe që kanë arritur t’i rrëmbejnë
pikë Vllaznisë brenda
në shtëpi.
Posted: Mon, 26 Jan 2009 , 21:46
by fpjalmi
Numri i kartonëve
Mesfushori Lici,
mungon ndaj Teutës
I vetmi lojtar që do të jetë larg Vllaznisë për sfidën e
fundjavës me Shkumbinin është mbrojtësi i krahut të majtë,
Suad Lici. Veterani i kësaj skuadre nuk mund të jetë i
gatshëm për këtë takim, pasi ai ka plotësuar numrin e
kartonëve të verdhë. Pra, duke qenë se Lici është ndëshkuar
me tre të tillë, automatikisht është skualifikuar. Mirëpo,
edhe pse aktualisht te Vllaznia ka një dyndje lojtarësh
cilësorë, të cilët mund ta zëvendësojnë fare mirë shkodranin,
përsëri mungesa e këtij futbollisti me temperament në
një takim të vështirë është tepër deciziv
4 BLERJE
dhe një rinovim kontrate ka bërë Vllaznia
në këtë periudhë merkatoje. Në skuadrën
kuqeblu, përveç Beqirit, i cili ka zgjatur
kontratën, janë afruar Xhevahir Sukajklodian semina ,
kroati Plantiç, si dhe pritet ganezi Ampofo.
Posted: Mon, 26 Jan 2009 , 22:43
by Edmond-Cela
intervist e licit dhe femrat shkodrane ne finale m tiranen
http://uk.youtube.com/watch?v=q7sjP5GInE8
Posted: Mon, 26 Jan 2009 , 22:52
by fpjalmi
Me vjen mire qe vllaznia paska edhe fotbolliste femna dhe jena ne finale me tiranen ku qenkemi favoritat kryesore.
ne shkoder mor vlla ka lind futbolli e nuk e lot topi.

Posted: Tue, 27 Jan 2009 , 13:42
by Miri
fpjalmi wrote:Me vjen mire qe vllaznia paska edhe fotbolliste femna dhe jena ne finale me tiranen ku qenkemi favoritat kryesore.
ne shkoder mor vlla ka lind futbolli e nuk e lot topi.

ja ja nuk jane femnat e vllaznis por te Jobanit dmth ranci ka qe jane te shkodres

Posted: Tue, 27 Jan 2009 , 19:35
by Ujku
Hajt pra se pa bahem tifoz me Jubanin

Posted: Wed, 28 Jan 2009 , 00:26
by gyska
duhet me fitu kta femnat e jubanit ... edhe kta burrat t,ont vllaznia qe do rrahim femnat e tirans se femna jan ata

))
Posted: Wed, 28 Jan 2009 , 03:28
by fpjalmi
miri shkruan
ja ja nuk jane femnat e vllaznis por te Jobanit dmth ranci ka qe jane te shkodres
_____________________________________________________
nuk ka randesi naqe.juban shkoder njaty jan .kur bahem me aden qe asht e velipojes ,pse spo bahem me jubanin

Posted: Wed, 28 Jan 2009 , 03:54
by fpjalmi
Grima e do edhe titullin e fundit
“Ta nisim me fitore 2009-n, pastaj të mendojmë për synimin kryesor, fitimin e trofeve”
Vllaznia/Portieri veteran i kuqebluve shpreson që të jetë edhe një herë kampion
Posted: Wed, 28 Jan 2009 , 03:55
by fpjalmi
Një nga pikat krye
sore të Vllaznisë
përgjatë gjithë
fazës së parë të kampionatit
ishte portieri veteran, Armir
Grima. Ky i fundit shpreh
dëshirën që të jetë sërish në
podiumin e nderit për të ngritur
lart në këtë sezon të mbetur
jo vetëm Kupën e Shqipërisë,
të cilën e kanë fituar
në fund të sezonit të kaluar,
por edhe kupën e titullit kampion.
Zëvendëskapiteni beson
te forca aktuale e ekipit
dhe që do të bëjnë maksimumin
në këtë sezon për të
ruajtur kryesimin, pasi ndjekësja
më e afërt, Tirana, është
vetëm katër pikë larg.
“Dëshira ime në këtë sezon
është që të fitoj edhe një titull
kampion. Mundësitë janë më
shumë se asnjë herë tjetër, pasi
në ekip ka me të vërtetë lojtarë
cilësorë, që do të bëjnë të pamundurën
për të fituar titullin.
Jemi jo pa meritë në vendin e
parë në tabelën e klasifikimit,
megjithatë duhet lëmë mënjanë
euforinë, pasi nuk duhet
të mendojmë kaq shpejt për
kupat, kur dihet se na pret një
sezon i gjatë përpara. Duhet
të jemi me këmbë në tokë, pasi
një gabim i vogël, mund të na
çojë dëm të gjithë punën e bërë.
Kampionati ynë ka treguar se
nuk ka ekipe të forta dhe të
dobëta, sikur nuk ka as takime
të lehta. Detyra jonë është që
ta fillojmë sezonin me fitore,
më pas të mendojmë për
dëshirën e përbashkët, fitimin
e trofeve”, u shpreh gardiani
i portës shkodrane, Armir
Grima.
Përgatitjet
Shkodranët e kanë lënë pas
krahëve përgatitoren e Ulqinit,
duke menduar tashmë
për takimin e fundjavës, që do
ta zhvillojnë me shkumbinasit.
Drejtuesit e klubit janë
shprehur shumë optimistë për
gjendjen e kuqebluve si dhe
për përgatitjet intensive, që po
zhvillojnë në kuadër të këtij
takimi. Megjithatë, gjithçka do
të shihet në fushën e blertë.
“Mendoj se të gjithë kemi
punuar shumë gjatë fazës përgatitore
të Ulqinit, e me të njëjtin
ritëm ka nisur edhe dita e
parë e përgatitjeve anti-Shkumbin.
Gjendja aktuale e
lojtarëve duket se është optimale
dhe këtë mund ta them
edhe për kolegët e mi të portës.
Ndihemi shumë mirë në të
gjitha aspektet dhe shpresoj të
luajmë mirë dhe të marrim një
rezultat maksimal që në
takimin e parë në transfertë”,
thekson Grima.
Afrimet
Afrimet e bëra nga kuqeblutë
në merkaton e janarit
konsiderohen shumë cilësore.
Njëri prej lojtarëve të
ardhur rishtas te kuqeblutë
është edhe Sukaj, i cili njihet
për vlerat e tij në fushën e
blertë. Zëvendëskapiteni i
shkodranëve e vlerëson maksimalisht
këtë lojtar, por
gjithashtu, edhe mbrojtësin
kroat Plantiç, i cili në miqësoret
e zhvilluara gjatë përgatitores
ka treguar aftësi të
mira. “Mund të them se Vllaznia
në këtë periudhë ka
bërë afrimet e duhura dhe cilësore,
që do ta bëjnë këtë ekip ta
ruajë kryesimin në kampionat.
Për Sukajn, nuk mund të them
shumë fjalë, pasi vlerat e tij njihen,
por për Plantiçin mund
të flas pozitivisht për paraqitjen
e mirë që ka bërë në fushën
e blertë. Shpresoj që edhe
në takimet zyrtare kroati të rezultojë
efikas si në takimet
miqësore. Afrimet që kemi bërë,
jo vetëm që rritin nivelin e lojës,
por edhe shtojnë konkurrencën
në ekip”, u shpreh në
fund të fjalës së tij portieri veteran,
Armir Grima
Posted: Wed, 28 Jan 2009 , 03:56
by fpjalmi
AFRIMI
Kuqeblutë, në pritje
të ganezit Ampofo
Nga burime pranë klubit, mësojmë se ganezi Ampofo
pritet të mbërrijë në Shkodër këto ditë. Çështja e tij po shkon
si një “telenovelë”, pasi sulmuesi ende nuk e ka marrë
lejë-kalimin për të hyrë në vendin tonë. Pavarësisht kësaj,
drejtuesit kuqeblu nuk e kanë humbur besimin se shkodranët
mund të arrijnë një akord në kohën e duhur me
lojtarin në fjalë. Kontaktet me Ampofon po mbahen përmes
telefonit dhe lojtari ka rënë parimisht dakord me atë çfarë
i kanë afruar drejtuesit. Shpresohet është që “sozia”, e
Boadusë të jetë i tillë edhe në fushën e lojës, pasi nisur nga
eksperienca, afrimet në momentet e fundit nuk kanë rezultuar
gjithmonë të suksesshme për shkodranët.
Posted: Wed, 28 Jan 2009 , 03:59
by fpjalmi
Përgatitjet
anti-Shkumbin
Vllaznia ka nisur ditën e
djeshme përgatitjet në
kuadër të javës se 18-të të
kampionatit, ku do të ndeshen
me ekipin e Shkumbinit.
Grupi ka zbritur në fushën e
stërvitjes në Shtoj pothuajse
i plotë, por përgatitja është
zhvilluar në kushte jo optimale
për shkak të motit jo të
mirë. Balta dhe shiu kanë
shoqëruar përgatitjen e parë
anti-Shkumbin të kuqebluve.
Tekniku Canaj, ashtu si edhe
gjatë minifazës në Ulqin, ka
vrojtuar gjendjen e lojtarëve,
duke filluar që dje projektimin
e formacionit, që do të përballet
me ekipin peqinas. Vllaznia
nuk e ka nënvlerësuar aspak
Shkumbinin, madje do të tregohet
shumë e kujdesshme,
pasi kërkon të mos e humbasë
kryesimin. A.Uruçi
Posted: Wed, 28 Jan 2009 , 04:01
by fpjalmi
Vllaznia pritet me padurim në Peqin, tifo nis që nga stërvitjet
27 Janar Pasi ka mbyllur më së miri mini fazën përgatitore në Ulqin, ekipi i Shkumbinit i është kthyer seancave stërvitore në shtëpi. Kështu skuadra ka nisur stërvitjen në aneksin pranë pishave ku kryejnë stërvitje ekipi i grupmoshave i të rinjve dhe paratërinjve. Shiu i rënë ditët e fundit ka bërë që terreni të jetë tepër i lagësht çka i ka detyruar drejtuesit teknik të ekipit të shkojnë në të dalë të qytetit. Megjithatë kjo si ka penguar aspak një grup tifozësh që të shkojnë të ndjekin nga afër beniaminët e tyre. Tashmë ekipi peqinas është duke bërë përgatitjet e fundit anti?Vllazni dhe për këtë, sekretari Isai, shprehet: “Mendoj se kemi bërë një punë të kënaqshme në minipërgatitoren e Ulqinit ku përvec kushteve të kënaqshme kishte një seriozitet nga lojtarët në punën e tyre. Drejtuesit teknikë kanë ndërthurur më së miri punën në aspektin fizik me dy seanca në ditë, me atë teknik. Ndeshjet miqësore të zhvilluara me Lushnjen dhe Bylisin ndihmuan për të parë formën e të gjithë lojtarëve tanë si dhe për të provuar edhe dy blerjet e reja të afruara së fundmi në ekip. Mund të them se me të dy lojtarët, janë kryer të gjitha procedurat dhe për takimib kundër Vllaznisë ata do të jenë të gatshëm. Shpresojmë shumë që këta lojtarë të përshtaten më së miri me pjesën tjetër të ekipit, për të shpresuar që të jenë të dobishëm në pjesën e mbetur të kampionatit Ajo çka ne presim është edhe mbështetja e publikut tonë të zjarrtë i cili është një lojtar plus për ekipin.Mbështetja dhe kultura sportive e tyre nuk na ka munguar aspak ndaj shpresojmë dhe presim që kjo të mos mungojë aspak edhe këtë fundjavë në Peqin”, tha Isai.
Posted: Wed, 28 Jan 2009 , 04:04
by fpjalmi
“Grupi, “blerja” jonë më e mirë”
27 Janar “Në pjesën e parë të sezonit fryma e grupit ishte vendimtare. Duhet ta ruajmë edhe në vazhdim”
Trajneri Canaj komenton merkaton: Sukaj i rëndësishëm, presim shumë edhe nga kroati Plantiç
Një sulmues të kombëtares dhe një mbrojtës për të cilin thonë se është në gjëndje të bëjë “çudira”: të luajë në të katër pozicionet e mbrojtjes. Në dispozicion të trajnerit Canaj, klubi ka vënë Sukajn dhe kroatin Plantiç, dy lojtarë që pritet ta përmirësojnë grupin. Vetë tekniku shkon edhe më tej, duke quajtur po aq të rëndësishëm konfirmimin e Beqirit dhe rikthimin pas një dëmtimi të gjatë të Kaçit. “Por fryma e grupit është më e rëndësishmja. Duhet të luajmë me shpirtin e pjesës së parë të kampionatit”, thotë Canaj.
Sukaj, Plantiç dhe një kontratë të re për Beqirin. Vllaznia juaj duket një nga skuadrat më të përforcuara në merkaton e dimrit
Besoj se Sukaj është një blerje shumë e mirë. Aq më tepër që rikthehet në një ekip, në të cilin ka luajtur më parë dhe me lojtarë me të cilët ka bërë grup në të shkuarën. Ai është përforcimi ynë më i rëndësishëm në këtë merkato. Nuk jemi munduar të bëjmë goditje të tjera të mëdha, por të mbyllim ato hapësira që kemi pasur gjatë periudhës së parë të kampionatit. Më parë këto boshllëqe i kemi mbushur duke improvizuar lojtarë nga mesfusha në mbrojtje apo nga mesfusha në sulm. Mendoj se edhe Beqiri është një konfirmim i rëndësishëm që mund të kthehet në një blerje, nëse do të jetë në mënyrë konstante në fushë, pasi më parë ka pasur probleme dëmtimesh. i njëjti diskutim vlen edhe për Kaçin, që është riaftësuar nga dëmtimi dhe gjatë kësaj kohe është stërvitur mirë. Por unë vazhdoj të mendoj se realiteti më i rëndësishëm është fryma e grupit, të cilën Vllaznia e kishte në pjesën e parë të sezonit dhe e ka ende. Përveç saj kemi punuar fort gjatë kësaj faze përgatitore për të qenë gati që në fillim. Sepse ai që do të gabojë më pak në këto javë të para do të ketë një avantazh të madh për pjesën e mbetur të kampionatit.
Çfarë përshtypjesh keni krijuar për koratin Plantiç, për të u fol shumë gjatë kësaj kohe?
Kemi pasur shumë pak kohë në dispozicion për ta vlerësuar si lojtar, por deri tani ka bërë gjëra që mendojmë se mund të na shërbejnë për të ardhmen. Luajti vetëm ndeshjen e fundit miqësore dhe e kam ndjekur, po ashtu, edhe në disa ditë seancash stërvitore. Mbetem i mendimit që janë pak për të vlerësuar plotësisht mbi cilësitë e një lojtari.
Klubi po mendon edhe për dy blerje të tjera, mbrojtësin Vukçeviç dhe një sulmues ganez. Jeni dakord?
Malazezi është një “njohje e vjetër” e klubit, mbetet për të parë vetëm formën e tij. Ndërsa përsa i përket ganezit, nuk mund të thuhet asgjë me siguri pasi nuk e njohim. Duhet ta shohim m` parë, se çfarë është në gjëndje që të bëjë. Personalisht kam besim te dëshira e drejtuesve të klubit për të përforcuar ekipin, edhe pse, sa i përket Vukçeviçit më duket e vështirë të vijë, duke qenë se me afrimin e Plantiçit dhe qëndrimin e Beqirit, në mbrojtje mendojme se jemi “të mbuluar”.
A mund të jetë tani, me kthimin e të dëmtuarve dhe me blerjet, e vështirë për t’I mbajtur të gjithë lojtarët të kënaqur?. Sepse dikush duhet të qëndrojë në stol
Luhet vetëm me 11 vetë dhe unë besoj se askush nuk dyshon për bonsensin tonë në lidhje me zgjedhjet që bëjmë. Duke qenë në dy kompeticione të ndryshme, them se të gjithë do të kenë shansin për të kontribuar. Aq më tepër që kemi një ekip të ngarkuar me kartona dhe duke filluar nga kjo javë, jo të gjithë do të jenë në dispozicion. Ky i yni është një kampionat shumë i ekuilibruar dhe mund të ndahet me vetëm një pikë diferencë në fund. Ne duam t’ia bëjmë hyzmetin deri në fund, duke pasur një ekip të madh në numër dhe me shumë alternativa. Kjo ndodh tashmë në të gjitha kampionatet cilësore.
Si ju duket merkato e ekipeve rivale për titull?
Skuadrat rivale për titull janë pesë apo gjashtë. Sic e thashë më lart, ky është një kampionat shumë i ekuilibruar. Nuk mund të jesh i qetë kundër asnjë ekipi, brenda apo jashtë fushës tënde. Skuadrat përgjithësisht janë përforcuar ose kanë ruajtur të njëjtën strukturë, por bie në sy fakti që ato kanë realizuar gjithashtu faza përgatitore në kushte të shkëlqyera dhe të shtrenjta po ashtu. E kam thënë edhe më parë, Tirana, Dinamo dhe Besa janë skuadra të konsoliduara dhe ato do të luftojnë me ne për titullin. Por edhe ekipe të tjera janë përforcuar ndjeshëm, duke filluar me Elbasanin që ka bërë disa goditje të rëndësishme si Deden dhe Karçevin, Shkumbini, Flamurtari etj.
Këtë fundjavë, Dinamo?Tirana. Ju mund të përfitoni nga përplasja e rivalëve tuaj të drejtpërdrejtë?
Asnjëherë nuk kam parë atë që bëjnë kundërshtarët. Në fund të fundit nuk është kjo më e rëndësishmja. Sidomos në rastin tonë që jemi në krye. Na duhet të ruhemi vetëm nga hapat e gabuar që mund të bëjmë vetë. Këtë javë kemi një ndeshje shumë të rëndësishme dhe delikate në Peqin. Shkumbini, jo vetëm që është një ekip shumë i mirë, por në fushën e vet është i shoqëruar nga një tifozeri apasionante. Për këtë arsye na duhet të jemi të përqëndruar në maksimum që në fillim.
Posted: Wed, 28 Jan 2009 , 04:08
by fpjalmi
Magani: Kundër Vllaznisë për rezultat pozitiv
Shkumbini zhvilloi tri ndeshje miqësore në Ulqin, dy kundër Bylisit dhe një kundër Lushnjës.
Trajneri i Shkumbinit, Gugash Magani, beson se skuadra e tij do të japë më të mirën në sfidën kundër Vllaznisë, takim që do të luhet në Peqin (31 janar). “Faza përgatitore e zhvilluar në Malin e Zi, - tha Gugash Magani në linjë telefonike , - na ndihmoi në kondicionin fizik të lojtarëve. Ndaj Vllaznisë do të hyjmë në fushë për rezultat pozitiv”. Shkumbini zhvilloi tri ndeshje miqësore në Ulqin, dy kundër Bylisit dhe një kundër Lushnjës. Presidenti Xhavit Ismaili vlereson si pozitive punen e trajnerit te tij . “Magani vlerësohet jo vetëm nga mua si president, por dhe nga drejtuesit e klubit të Shkumbinit”.
__________________________________________________________
Posted: Wed, 28 Jan 2009 , 04:10
by fpjalmi
Posted: Wed, 28 Jan 2009 , 12:12
by Miri
fpjalmi wrote:Grima e do edhe titullin e fundit
Ishalla ka me ken i fundit qe merr te vllaznia.
Posted: Wed, 28 Jan 2009 , 13:29
by Miri
Rekord "Guinnes" per portierin qe luajti ne Shkoder
Ish-portieri i Vllaznise se Shkodres, Luz Fanestinel eshte bere objekt i nje rekordi personal si lojtar. Tifozet shkodrane e mbajne mend portierin qe luajti dy sezone me pare per ngjyrat e Vllaznise, ne kohen kur ekipin e drejtoi edhe nje trajner gjerman. Gjermani nenshkroi pak dite me pare nje kontrate te re, me nje ekip te divizionit te trete norvegjez, i cili do te jete i 24-ti, ne karrieren e tij. Pas Malajzise, Kanadase, Australise dhe Shqiperise, kohet e fundit Fanetsiel eshte aktivizuar edhe ne Norvegji. Karriera e 35-vjecarit nuk mund te krahasohet me ate te Zinedin Zidanit. Portieri ka nje eksperience shume here me te madhe, ne pothuajse te gjitha kontinentet e botes. Gjermani eshte njohur edhe nga FIFA dhe ka marre nje trofe te vecante, per shkak se eshte aktivizuar ne nje numer rekord te klubeve. "Nuk kam bere asnje planifikim, ne lidhje me kete tregues. Ka qene e gjithcka pjese e fatit. Dua te them se jam krenar per rekordin qe kam vendosur," - shprehet portieri. Fanenstiel eshte i lidhur me vendlindjen e tij, e cila ndodhet ne Bavari te Gjermanise, ku edhe ai nisi karrieren si futbollist, gati 20 vite me pare. Gjate ketij viti ish-portieri i Vllaznise shpreson te organizoje me legjendat e futbollit, nje ndeshje akulli ne Antartike, i vetmi kontinent ku nuk ka luajtur deri tani.
Posted: Wed, 28 Jan 2009 , 23:01
by vllaznia1919
Edmond-Cela wrote:shtyhet 1 muaj festa e krijimit te shoqater vllaznia. pra 90vjetori i krijimit te vllaznias nuk do festohet me 16 shkurt por ne muajin mars
Vllaznia - 90 vjeçe. Më 16 shkurt apo 21 mars?
Nga Gjergj KOLA
Dokumenti i themelimit është firmosur dhe nënshkruar nga të gjithë pjesmarrësit më 16 shkurt 1919. Për këtë nuk ka asnjë dyshim. Ekziston edhe dokumenti origjinal, librat historikë dhe gjithçka tjetër që duhet për ta vërtetuar këtë gjë. Por në Bashkinë Shkodër, ose më mirë disa nga punonjësit e saj, duket se nuk mendojnë kështu. Mbërrijmë në këtë përfundim nisur nga vendimi më i fundit që ka dalë nga zyrat e këtij institucioni për ta shtyrë datën e festimit të 90 vjetorit të krijimit të këtij klubi. Data kur do bëhen festimet e këtij jubileu të 90-të, është caktuar 21 marsi. Se pse ka ndodhur kështu, në të vërtetë ata që e kanë vendosur na i japin arsyet, por të gjitha janë justifikime kote. Mbi të gjitha duket se mungon vullneti për të bërë diçka të bukur në mënyrë që data 16 shkurt të mos ishte festë vetëm e Shkodrës por e gjithë Shqipërisë. Ajo ditë duhej festuar në mënyrën më të mirë të mundshme për t’i treguar të gjithëve se ky qytet jo më kot ka qenë i pari në këtë vend që ka ngritur ndër të tjera edhe një shoqni sportive. Shtyrja e ditës së festimit të përvjetorit të 90-të të krijimit të shoqënisë “Vllaznia” nuk ka sens në asnjë drejtim. 16 shkurti duhej respektuar. Sepse është njëlloj sikur 2 prilli- dita e rënies së dëshmorëve të demokracisë, të mos festohej më 2 por më 10 maj! Është njëlloj sikur 13 dhjetori të festohej më 15 janar! Mendojmë se është thjesht një ditëlindje dhe askush prej nesh nuk do kishte dëshirë që ditën e lindjes së tij, ta festone në një datë tjetër. Gjithnjë nëse duam t’i bëjmë gjërat ashtu si bëhen. Sepse arsyet që na jepen për shtyrjen e kësaj feste sportive janë tepër banale. E rëndësishme është që projekti për festimin e këtij 90 vjetori ka qenë në tavolinën e këshilltarëve bashkiakë që në dhjetor. Pavarësisht se projekti parashikonte shumë aktivitete dhe fondi që duhej ishte rreth 25 milionë lekë të vjetra, miratimi i një pjese të këtij fondi, ose me saktë i 7 milionë lekëve, gati ¼ e ti,j sërish nuk ka ndonjë problem. Fondi është miratuar, ka kaluar edhe në projektbuxhetin e vitit 2009 dhe nuk ka asnjë problem për t’u lëvruar. Kjo mund të bëhet edhe pak më vonë por Bashkia i ka levat e saj për të mos u penguar asgjë në këtë mes. Në pamje të parë si institucion e ka bërë punën e saj por jo njerëzit që janë ngarkuar për të brë projektin e festimit të 90 vjetorit.
Një arsye tjetër që jepet për shtyrjen e datës së festimeve të 90 vjetorit të klubit Vllaznia është vonesa në marrjen e vendimeve për dekorimin e disa figurave të rëndësishme sportive. Kuptohet që pas bërjes së propozimeve, kërkesa kalon në komisionin e sportit dhe më pas në Këshillin Bashkiak për miratim. Për ta hedhur poshtë edhe këtë justifikim, ne sërish kemi të drejtë të pyesim: Përse njerëzit që janë ngarkuar me këtë gjë janë kujtuar vonë për të bërë propozimet për tituj?
Për të mos vazhduar me argumenta të tjerë, e vërteta është se njerëzit e sportit në Shkodër nuk i kanë kushtuar rëndësinë e duhur kësaj ngjarje të shënuar sportive.
Madje është tentuar të gjenden edhe faktorë të tjerë për t’ia ulur rëndësinë kësaj date. Kur në fakt nuk duhej të ishte kështu. Për disa njerëz mund të mos ketë rëndësi data. E rëndësishme për të është që deri më 31 dhjetor të bëhet diçka dhe përvjetori të festohet. Mbase kjo nuk ka shumë sens por ky është realiteti. Dashamirës të shumtë të sportit në Shkodër nuk janë aspak dakord me këtë shtyrje të datës së festimit të 90 vjetorit. Me të mësuar lajmin, ata kanë dashur të reagojnë. Sot për ne mjafton me kaq. Herën tjetër mbase mund të ketë gjëra të tjera.