Page 98 of 230
Posted: Sat, 24 Jan 2009 , 11:54
by Miri
matrix-kuqeblu wrote:pash nerin miri kush e ka shkru ikut lajme iher e ka ba mesfushor iher sulmus ikut planticin iku gazetar le...shit
Gazeta koha jone naqe.
Posted: Sat, 24 Jan 2009 , 11:59
by Miri
GOLDIAN wrote:ka na erdhi ky plantici
e ka sjell 1 zog malit,gabimisht i ra nga shpine direkt ne 16-she te loro boricit

Posted: Sat, 24 Jan 2009 , 16:57
by vllaznia1919
Vllaznia kishte fitu 3-0 miqsoren e fundit.Vllaznia-Llovcen Cetinje 3-0(Amarildo Belisha, Vioresi Sinani e Xhevair Sukaj).
Posted: Sat, 24 Jan 2009 , 17:04
by Miri
vllaznia1919 wrote:Vllaznia kishte fitu 3-0 miqsoren e fundit.Vllaznia-Llovcen Cetinje 3-0(Amarildo Belisha, Vioresi Sinani e Xhevair Sukaj).
Fluturon skuadra mor vlla ec atyyyyyyyyyyyyyyy

Posted: Sat, 24 Jan 2009 , 18:05
by Edmond-Cela
Posted: Sun, 25 Jan 2009 , 08:26
by Miri
Malta dhe titulli, Beqiri tregon objektivat e 2009
Me miqësoren e djeshme me Cetinjën, Vllaznia thuajse e ka mbyllur fazën përgatitore të dimrit dhe tashmë është gati për të rinisur pjesën e dytë të sezonit. Në Shkodër këtë vit kërkohet titulli dhe për Elvin Beqirin, skuadra i ka mundësitë për ta bërë këtë. Duke folur për "Gazetën Shqiptare", shkodrani tregon për merkaton, për ndeshjen në Maltë dhe për objektivat që ka në këtë sezon me Vllazninë. "Skuadra është e kompletuar, por duhet t'i kemi frikë të gjithnjë njësoj, Dinamon, Tiranën dhe të tjerat", thotë ai.
Vllaznia është në vend të parë, si duket gjendja e ekipit, ndjehet atmosferë titulli në Shkodër?
Them se jemi mirë, sa u kthyem nga Ulqini, ku sot (dje) luajtëm miqësoren e fundit me Cetinjën. E fituam 3-0 dhe besoj se tani jemi OK.
Morët edhe Sukajn, sulmi shkodran duket i blinduar, pasi në fazën e parë mungesa e Sinanit sikur ndikoi pak...?
Është e vërtetë, kemi një sulm shumë të mirë që është i nevojshëm në rast se synon titullin. Tani besoj se jemi të kompletuar.
Edhe ekipet e tjera janë forcuar shumë, i druheni Dinamos përshembull?
Shiko, për mendimin tim ne duhet të shohim veten tonë, pasi jemi në vend të parë dhe duhet të ruajmë ritmet e fazës së parë. Dinamo e dimë që ka bërë disa përforcime, por megjithatë unë jam i fokusuar te Vllaznia, pasi çdo ekip ka objektivat e tij.
Mes Tiranës dhe Dinamos, kë keni më shumë frikë le të themi?
Unë i kam frikë të gjithë njësoj dhe jo vetëm Dinamon dhe Tiranën. Të gjithë kundërshtarëve duhet t'u ruhesh.
Për ty ka qenë një periudhë merkatoje e "nxehtë", por duket se ke vendosur të qëndrosh. Do të festosh një titull apo nuk të kanë pëlqyer ofertat?
Jo, normalisht ofertat kanë qenë të shumta, por unë kam një klauzolë që mund të largohem deri në fund të janarit. Megjithatë, merkato ka edhe një javë, kështu që asgjë s'ka mbaruar. Të shohim.
Do të thotë që ka ndonjë ekip që po të kërkon me insistim?
Nuk thashë për këtë, por është periudhë merkatoje dhe bisedime ka gjithmonë.
Tema kombëtare, si duket në sytë e Beqirit ndeshja me Maltën?
Normalisht është një ndeshje kyçe, është shumë decizive, pasi ne na duhet të fitojmë. Shpresojmë në një rezultat të mirë, sepse kjo do të na jepte më shumë motivim dhe do të na poziciononte mirë për objektivat që kemi dhe do të na jepte një motivim më të madh për ndeshjet e tjera.
Skuadra ka disa probleme në prag të kësaj ndeshje, si Lala përshembull që është në dyshim apo edhe ndonjë tjetër. Mendon se do të ndikojë kjo?
Në një ekip si Shqipëria, mungesa të tilla ndikojnë shumë, por është detyra e trajnerit t'i zëvendësojë. Gjithsesi, mendoj se ne kemi futbollistë për të marrë fitoren aty.
Në ndeshjen e parë, Malta na vuri jo pak në vështirësi, duke rrezikuar në 2-3 momente. Ku mendon se do të na duhet më shumë punë, në sulm apo në mbrojtje këtë herë?
Për mendimin tim, duhet të jemi të kujdesshëm dhe të mos kalojmë në aventurë në Maltë. Nuk duhet t'i nënvlerësojmë aspak, pasi e pamë edhe këtu se ata janë të rrezikshëm.
Posted: Sun, 25 Jan 2009 , 23:39
by vllaznia1919
Posted: Mon, 26 Jan 2009 , 01:55
by fpjalmi
vllaznia asht ba ekip bomb.
po me vjen mire qe paskena fitu ne miqesoren e dyte.
tashti me siguri cana do ta ket zgjidh se ke me lan titullare.
un kam besim te tranieri canaj sepse kam ndigju qe asht shum i gezum per merkaton.
un mendoj jo vetem nuk do humbim ma ndeshje por nuk mendoj se as barazime nuk do kete ma,duke marr parasysh qe vllaznia ka nje ekip pothuajse si kombetare,por me mire le te shohim situaten qe do vijn dhe ndeshjet e ardhshme
Posted: Mon, 26 Jan 2009 , 01:57
by fpjalmi
Vllaznia fiton 3-0 me Llovcen
Në miqësoren e parë Vllaznia fitoi po 3-0 me Otranto Ulqinin: golat nga James Boadu, Paulin Dhembi (në pjesën e parë) dhe Bekim Bala në pjesën e dytë.
Vllaznia fitoi 3-0 miqësoren me skuadrën malazeze Llovcen Cetinjë, takim i luajtur në Ulqin të Malit të Zi. Golat për formacionin e Agim Canajt mbajnë firmat e Amarildo Belishës, Vioresi Sinanit e Xhevair Sukajt, që të tre në pjesën e dytë.
Në miqësoren e parë Vllaznia fitoi po 3-0 me Otranto Ulqinin: golat nga James Boadu, Paulin Dhembi (në pjesën e parë) dhe Bekim Bala në pjesën e dytë.
MIQËSORET E DERITANISHME
14.01.2009
Partizani-Ada 1-3, (Kamëz
Teuta-Laci 1-2, (Kamëz)
15.01.2009
Besa-Flamurtari 2-0, (Antalia)
Tirana-Bafra Beledyespor (Turqi) 5-1, (Antalia)
16.01.2009
Partizani-Dajti 3-3, (Kamëz)
17.01.2009
Besa-Boner SC (Gjermani) 1-0, (Antalia)
Flamurtari-Geznter (Turqi) 1-1, (Antalia)
Shkumbini-Lushnja 3-0, (Ulqin)
18.01.2009
Tirana-Seleksion lojtarësh (Brazil) 1-3, (Antalia)
Vllaznia-Otranto Ulqin (Mali i Zi) 3-0, (Ulqin)
Dinamo-Taraz (Kazakistan) 1-1, (Antalia)
Elbasani-Gjergjveli (Maqedoni) 2-1, (Maqedoni)
19.01.2009
Besa-Karabak (Azerbajaxhan) 1-0, (Antalia)
Partizani-Shkëndia (të rinjtë) 8-2, (Kamëz)
Tirana-Apolonia (2-2), (Antalia)
21.01.2009
Elbasani-Horizont Turnovo (Maqedoni) 2-0, (Maqedoni)
Partizani-Olimpik (Kat.2) 1-0, (Kamëz)
Tirana-Flamurtari 2-1, (Antalia)
Lushnja- Otranto Ulqin (Mali i Zi) 3-1, (Ulqin)
Dinamo-Cernemorets (Ukrainë)0-3, (Antalia)
Shkumbini-Bylis 0-0, (Ulqin)
22.01.2009
Besa-Seleksion lojtarësh (Brazil) 3-2, (Antalia)
23.01.2009
Partizani-Skrapari (Kat.I) 1-1, (Kamëz)
Vllaznia-Llovcen Cetinjw (Mali i Zi) 3-0, (Ulqin)
Apolonia-Gagres (Gjeorgji) 2-5, (Antalia)
Shkumbini-Bylis 2-1, (Ulqin)
E Shtune, 24 Janar 2009
Posted: Mon, 26 Jan 2009 , 01:59
by fpjalmi
Miqesoret, Vllaznia shkaterron malazezet e Cetinjes
24/01/2009 15:20
Skuadra kryesuese e Superliges, Vllaznia ka mundur me rezultatin e thelle 3-0 malazezet e Llovcen Cetinje ne miqesoren e luajtur ne Ulqin ku shkodranet po zhvillojne fazen pergatitore.
Per skuadren veriore kane shenuar Xhevair Sukaj, Amarildo Belisha dhe bomberi Vioresin Sinani. Nderkohe, ne miqesoren mes Shkumbinit dhe Bylisit, skuadra peqinase ka dale fitimtare me rezultatin 2-1.
Zikalterit shenuan me ane te Arlind Nores dhe Roland Dervishit, ndersa goli i vetem per skuadren ballshiote u shenua nga Stafa. Miqesorja e pare midis ketyre dy ekipeve, e luajtur po ne Ulqin te Malit te Zi vetem 3 dite me pare, perfundoi me rrjeta te paprekura.
Posted: Mon, 26 Jan 2009 , 02:02
by fpjalmi
Gjithçka për klubet e kampionatit shqiptar të futbollit
Rekordi Plantiç: katër pozicione në 90’ e para kuqeblu
25 Janar Trajneri Canaj gjen xholin e mbrojtjes. Luan në çdo vend
Në miqësoren e fundit kundër Cetinjës, kroati “fitoi” Vllazninë
E kishte deklaruar përpara se të mbërrinte në Shkodër dhe në fakt ashtu është prezantuar. Kroati Mirco Plantiç ka luajtur të parën ndeshje me skuadrën shkodrane, me të cilën ai ka firmosur për dy vite e gjysëm. Ka vetëm tre ditë që është bashkuar me skuadrën dhe menjëherë nuk ka vonuar të shpalosë vlerat e tij si futbollist cilësor. Këtë e kanë thënë të gjithë ata që ishin të pranishëm në fushën sportive të Ulqinit teksa ndoqën miqësoren mes Vllaznisë dhe ekipit të Cetinjës, Llovçen. Një ndeshje kjo që kishte rëndësinë e vet për ekipin shkodran, i cili në mbyllje të ciklit përgatitor në Ulqin, kërkonte të bënte më të mirën e tij. Aq më tepër, për të vëzhguar nga afër, kishin mbërritur në Ulqin i gjithë stafi i klubit Vllaznia me në krye presidentin Valter Fushaj. Duke mos lënë mënjanë pjesën tjetër të ekipit, e gjithë vëmendja ishte përqëndruar tek ardhja më e re në skuadër, 24?vjeçari nga Kroacia, Mirco Plantiç. Edhe pse për të kjo nuk ishte ndeshje prove apo testi siç jemi mësuar ta quajmë në të tilla raste, sepse firmosja e kontratës me të është bërë sapo ka shkelur në Shkodër, Pantiç është shfaqur shumë aktiv në fushën e lojës. Në një terren të lagësht me shi, përballë një skuadre malazeze që luante shumë ashpër, ndoshta ka qënë i vetmi që ka kërkuar t’i përgjigjej asaj “arme” që përdorte kundërshtari. Me disa dyluftime energjike në pozicione të ndryshme të fushës dhe me lirshmërinë e tij në veprime, ai të krijonte imazhin sikur kishte vite që luante me këtë skuadër. Për një gjë të tillë, ndoshta e ndihmonte edhe prania në formacion e bashkëatdhetarit të tij, Marko Bashiç, me të cilin shpesh herë shikoheshin të komunikonin në gjuhën sllave. Në startin e takimit, Plantiç është parë të vendosej në krahun e majtë të repartit të mbrotjes, krejt pranë tij kroati tjetër Bashiç, së bashku me Beqirin në krah të djathtë si dhe lezhjanin Smajli në qendër të repartit të mbrojtjes. Ky ka qenë pozicioni i tij për 45 minuta, ndonëse në të shumtën e rasteve, falë edhe skemave sulmuese që përdorte tekniku Canaj, ka luajtur edhe si mesfushor i majtë, madje edhe në mbështetje të sulmit. Por, ajo që ka tërhequr vemendjen ka qenë fakti se me daljen në fushë pas minutave të pushimit të pjesës së parë, kroatit i është dhënë detyrë që të spostohet në qendër të mbrojtjes duke zëvendësuar bashkëatdhetarin e tij Marko Bashiç, në vend të të cilit Canaj aktivizoi në pjesën e dytë mëngjërashin Edmond Doçi. Spostimi i Plantiç në qendër ka krijuar apësirën që Doçi të vendosej tek vendi i tij. Ndërkohë, me largimin edhe të Beqirit, fillimisht dhe më pas edhe të Smajlit, në vend të cilëve u aktivizuan Semina dhe Kaçi, kroati Plantiç provoi edhe dy pozicionet e tjera të repartit të mbrotjes, atë të qëndrës së djathtë, dhe së fundi duke e mbyllur ndeshjen si mbrojtësi i djathtë. 24?vjeçari nga Kroacia jo vetëm që i provoi të gjitha pozicionet e mbrotjes, por krahas kësaj ishte i vetmi futbollist i Vllaznisë që nuk u ndërrua nga stafi teknik në këtë ndeshje, sepse të gjithë të tjerët e provuan një gjë të tillë.
Posted: Mon, 26 Jan 2009 , 02:04
by fpjalmi
Sinani vjen i karikuar nga Ulqini
“Duam që të triumfojmë në të dy frontet. Me Sukajn jemi një dyshe e frikshme”
Vllaznia/ Kapiteni beson te titulli kampion dhe përgëzon drejtuesit për merkaton
Vllaznia është kthy
er të premten nga
përgatitorja që zhvilloi
në Ulqin. Në këtë minifazë,
djemtë e Canajt kanë marrë të
gjithë ngarkesën e duhur, në
mënyrë që ta përballojnë me
sukses këtë pjesë të mbetur të
kampionatit. Shkodranët në
tokën ulqinake në plan të parë
kanë pasur edhe testimet, që i
kanë zhvilluar me dy ekipe të
kampionatit malazez, me
Otranton dhe Lovçenin e Cetinjës.
Të dyja këto ndeshje janë
fituar nga Vllaznia me të njëjtin
rezultat 3-0. Megjithatë,
kapiteni i ekipit shkodran,
Vioresin Sinani, e shikon në
një këndvështrim më të gjerë
dhe më pozitiv përgatitjet Ulqinake
të ekipit të tij. “Kemi
zhvilluar një fazë përgatitore
të mirë në të gjitha aspektet. Përsa
i përket kësaj përgatitore ka
qenë në nivelin e duhur. Kushtet
e hotelit, fushës së stërvitjes
dhe pa përjashtuar gatishmërinë
e të gjithë lojtarëve dhe
stafit të ekipit kanë qenë në
maksimumin e tyre. Ajo çka
mund të them është se kuqeblutë
kanë zhvilluar një nga
fazat më të mira përgatitore
dimërore. mendoj se gjithë kjo
punë është bërë që ne ta ruajmë
pa frikë kryesimin. Lojtarët
kanë marrë ngarkesën e duhur
dhe besoj se këtë e treguam
edhe në ndeshjet miqësore që
zhvilluam”, u shpreh kapiteni
i kuqebluve Vioresin Sinani.
Përforcimet
Vllaznia, gjatë ditëve ulqinake
jo vetëm që nuk kanë pasur
firo, por është ndër ekipet e
Superiores që vlerësohet për
afrimet që ka bërë. Në skuadrën
shkodrane në këtë periudhë
kanë ardhur dy lojtarë, për të
cilët drejtuesit shprehen me
superlativa. Njëri prej tyre është
sulmuesi shkodran, 21-
vjeçari Xhevahir Sukaj. Në këtë
pjesë të mbetur të sezonit ai do
jetë përkrah kolegut të tij, Vioresin
Sinani. Kurse tjetri është
kroati Plantiç. “Duhet pranuar
se dy afrimet janë më të mirat
e mundshme që drejtuesit e klubit
mund të kishin bërë. Mund
të them mjaft fjalë pozitive si
për kroatin Plantiç, ashtu edhe
për Sukajn, pasi që të dy janë
përforcime të goditura. Me afrimet
që ka bërë, skuadra i ka
zgjidhur mirë problemet e saj.
Mendoj se unë dje Sukaj do të
jemi një dyshe e frikshme për
ekipet e tjera në këtë pjesë të
mbetur të sezonit”, thekson
kapiteni i Vllaznisë, Sinani.
Vazhdimësia
Kapiteni i Vllaznisë duket
mjaft optimist për vazhdimësinë
e skuadrës së tij në
këtë gjysmësezon. Për kuqeblutë,
katër pikët e diferencës
me ndjekësen më të afërt, Tiranën,
janë shumë, por edhe
pak njëkohësisht. Megjithatë,
nisur nga puna dhe optimizmi
që ekziston në kampin
shkodran, kapiteni dhe
goleadori i këtij ekipi duket i
entuziazmuar. “Kemi punuar
shumë në këtë fazë përgatitore,
me një përkushtim
që do të do të vazhdojë edhe
në ditët në vijim. Me ruajtjen
e paprekur të grupit dhe me
përforcimet cilësore që kemi
bërë mendoj se do të jemi më
të fortët. Jam optimist se i
kemi të gjitha mundësitë për
ta mbyllur këtë sezon në
vendin e parë. Gjithashtu
edhe kupa është në planet
tona”, ka përfunduar
kapiteni i ekipit kuqeblu,
Vioresin Sinani.
Posted: Mon, 26 Jan 2009 , 02:05
by fpjalmi
presidenti
Numri një i klubit shkodran, Valter Fushaj, është shprehur mjaft i
kënaqur nga përgatitjet e skuadrës së tij në tokën ulqinake. Gjithashtu
vlerëson me nota pozitive dhe afrimet e fundit që janë
bërë në këtë periudhë merkatoje tek Vllaznia. Ai i ka vlerësuar të
dy lojtarët e sapoardhur, si pika të forta të ekipit shkodran për
vazhdimësinë e tij. Kuqeblutë po presin ndërkaq edhe përforcimin
e fundit të ganezit Ampofo. A.Uruçi
pergatitjet
Pas mbërritjes pasditen e së premtes në Shkodër nga përgatitorja
në Ulqin, Vllaznia do ta bëjë pushim deri të hënën pasdite. Drejtuesit
e klubit kuqeblu e kanë parë të arsyeshme këtë pushim
dyditor, pas gjithë asaj përgatitjeje intensive të futbollistëve në
Ulqin. Këtë javë për Vllazninë do të nisë edhe java anti-Shkumbin.
Në këto seanca stërvitore, djemtë e Canajt do të kërkojnë të marrin
më të mirën për të ruajtur kryesimin në kampionat
Posted: Mon, 26 Jan 2009 , 02:07
by fpjalmi
Vazhdimësia
Kapiteni i Vllaznisë duket
mjaft optimist për vazhdimësinë
e skuadrës së tij në
këtë gjysmësezon.
Për kuqeblutë,
katër pikët e diferencës
me ndjekësen më të afërt, Tiranën,
janë shumë, por edhe
pak njëkohësisht. Megjithatë,
nisur nga puna dhe optimizmi
që ekziston në kampin
shkodran, kapiteni dhe
goleadori i këtij ekipi duket i
entuziazmuar. “Kemi punuar
shumë në këtë fazë përgatitore,
me një përkushtim
që do të do të vazhdojë edhe
në ditët në vijim. Me ruajtjen
e paprekur të grupit dhe me
përforcimet cilësore që kemi
bërë mendoj se do të jemi më
të fortët. Jam optimist se i
kemi të gjitha mundësitë për
ta mbyllur këtë sezon në
vendin e parë. Gjithashtu
edhe kupa është në planet
tona”, ka përfunduar
kapiteni i ekipit kuqeblu,
Vioresin Sinani.
Posted: Mon, 26 Jan 2009 , 02:07
by fpjalmi
Ganezi pret
vetëm hyrjen
në Kajro
Afrimi i fundit i kuqebluve në
këtë merkato të janarit pritet
të jetë ganezi Ampofo. Drejtuesit
e klubit shkodran po
bëjnë të gjitha përpjekjet që
ganezi të mbërrijë sa më
shpejt në kryeqytetin e
Egjiptit, në Kajro, duke i
mundësuar ganezit të
drejtën e vizës shqiptare, e
cila do të merret prej tij me
të mbërritur në Egjipt. Por
vështirësitë e këtij lojtari
janë deri në momentin që të
mbërrijë në Egjipt. Kuqeblutë
po bëjnë të pamundurën
që ta sjellin në Shkodër
përpara se të mbyllet
lista e federimeve. Megjithatë,
gjer të shtunën ka ende
kohë për të lëvizur dhe
“gurin e fundit”. A.Uruçi
Posted: Mon, 26 Jan 2009 , 02:45
by fpjalmi
Analize/Prognoze - Vllaznia ne “pole-position”, a do ta ruaj vendin e pare?
Madhesia e germave: Albaniasoccer News 26 January, 2009 11:19:00
Vllaznia kur fitonte kupen e Shqiperise ne vitin 2008 Te gjithe jane ne ndjekje te skuadres se Canajt
Skuadra e Vllaznise se Shkodres aktualisht ndodhet me merite ne vendin e pare te superliges. Edhe pse pak kush besoj ne fillim se kjo skuader do te ishte ne vendin e pare ne perfundim te vitit 2008, kuqeblute te drejtuar nga nje trajner teper kerkues si Agim Canaj, i njohur per “formatimin” e skuadra drejt titullit kampion duke pasur parasysh drejtimin e Dinamos kampione nje sezon me pare per 20 jave. Puna e mire e Shkodraneve do te filloje ne vere gjate fazes pergatitore ku ata jane perballuar me pas me sukses ne kupat europiane dhe ne ne fund jane eliminuar nga nje skuader e madhe si Napoli i Maradones. Ne kampionat urte e bute shkodranet nisen aventuren e tyre qete dhe pa shume eufori. Por nga java ne jave duke perfituar edhe nga gabimet e Tiranes kryesuese, shkodranet ngjiten ne vendin e pare. Ndeshja e javes se 17 ndaj Dinamos ishte pak problematike per shkodranet, pasi ata mund te kishin nje distance me te madhe ndaj ndjekesit me te afert Tirana. Por tani kjo distance eshte vetem 4 pike, dhe pas tyre eshte dhe Dinamo me 5 pike. Te gjithe jane ne ndjekje te shkodraneve, te cilet do te startojne ne “pole position”, por starti i tyre do te jete ne nje “piste” teper te veshtire si ajo e Peqinit. Ne favor per kuqeblute mund te jete fakti se ndeshja direkte ndaj ndjekesit me te afert Tiranes, do te luhet ne “Loro Borici”. Grupi i futbollisteve kuqeblu eshte ne nje forme shume te mire dhe ata jane teper kompakt. Mbrojtja me qendrimin e Beqirit do te kete te njejtin nivel sigurie, nderkohe qe ardhjet e reja si kroati Plantic, nje lojtar polivalent ne repartin difensiv, eshte nje plus i madh per formacionin e Canajt. Gjithashtu “kolpo” me e madhe per shkodranet eshte afrimi i sulmuesit te mirenjohur Xhevahir Sukaj, nje lojtar i vecant ky per menyren e lojes se tij. Te gjithe jane ne ndjekje te shkodraneve dhe detyra e skuadres se Canajt eshte te mos hedh asnje hap fals nga ndeshja ne ndeshje. Ata i kane te gjitha mundesite per ta ruajtur kete pozicion, por sigurisht do t’i duhet shume pune dhe gjakftohtesi ne rrugen e tyre te gjate drejt titullit. Kuqebluve nuk i lejohen gabime dhe kete fakt e dine mjaft mire. Sigurisht merkato e kryer me vetem dy lojtar te afruar nuk eshte shume per nje skuader te vendit te pare, pretendente kryesore per titullin, por duke pare grupin e fillim sezonit me lojtar teper punetor dhe te palodhur, plote kualitet ne gjirin e tyre, kuqeblute duket se do te vazhdojne ne te njejtin ritem, per me teper presidenti Fushaj ka premtuar ardhje te reja nga Brazili dhe Gana. Le te presim daten 31 janar per te pare me cfare “shpejtesie” do te startojne kuqeblute ne nje “piste” te veshitire si ajo e Peqinit, pasi te tilla sfida mund te sherbejne dhe si nje “peshore” per te nxjerr peshen reale te Vllaznise…
Posted: Mon, 26 Jan 2009 , 12:57
by Miri
Pse a ke qef me dite gazetarin qe e ka shkru per nej bashkpunim aaa?

Posted: Mon, 26 Jan 2009 , 17:50
by Ujku
Me sa kam marr vesht Plantic lute ne cdo pozicion me tha dikush qe e kishte pa neshjen me cetinen, bile me tha se plantic mund ta bajn shum mir rolin e organizatorit,ci kena shum nevoj me thanen se ishte shum i sigurt ne pasimin e topit t par pra kjo shum erendesishme per nji organizator.
Isha esht evertet kjo qe po thojn.
Posted: Mon, 26 Jan 2009 , 21:06
by vllaznia1919
Posted: Mon, 26 Jan 2009 , 21:10
by fpjalmi