Page 96 of 230
Posted: Mon, 19 Jan 2009 , 11:43
by fpjalmi
Mirko Plantic në provë te Vllaznia
Plantic nëse do të nënshkruajë për Vllazninë, do të jetë kroati i dytë për këtë sezon pas Marko Bashic
Kroati 24-vjecar, Mirko Plantic, mund të konsiderohet blerja e katërt dimërore e Vllaznisë, pas Klodian Seminës, Elvin Beqirit dhe Xhevair Sukajt. Plantic ndodhet nën urdhrat e Agim Canajt në përgatitoren e Malit të Zi.
Plantic nëse do të nënshkruajë për Vllazninë, do të jetë kroati i dytë për këtë sezon pas Marko Bashic (16 ndeshje, 1 gol) dhe i huaji i katërt te shkodranët, duke shtuar edhe dy ganezët James Boadu (17 ndeshje, 3 gola) dhe Adamu Mohammed (2 ndeshje).
Ende nuk ka ndonjë lajm për malaziasit Nikolla Vukcevic.
Posted: Mon, 19 Jan 2009 , 14:46
by Miri
fpjalmi wrote:Hoti, Guri, Rraboshta e Vucaj për huazim
Per mendimin tim asht shum gabim me largu Rraboshten
Posted: Mon, 19 Jan 2009 , 15:13
by Miri
Vllaznia fiton thellë miqësoren e parë
Shkodranët e kanë nisur me fitore këtë vit, paçka se miqësore dhe me rivalë modestë
Ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme viti për Vllazninë, pavarësisht se ka qenë vetëm një ndeshje miqësore dhe përballë ka qenë një kundërshtar modest, si Otrant i Ulqinit, që militon në kategorinë e dytë të kampionati malazez.
Vllaznia ka fituar miqësoren e djeshme 3 0, ku duhet thënë që kanë luajtur pothuaj të gjithë lojtarët në dispozicion që ka trajneri Canaj. Në fillim është aktivizuar Grima, Osja, Lici, Belisha, Doçi, Boadu, Dhëmbi, Nallbani, Shtubina, Sinani dhe Sukaj.
Në pjesën e dytë kanë luajtur edhe dy portierët, Ndoja e Bishani, si dhe Hoti, Guri, Beqiri, Bala, Hasani, Vucaj, Rraboshta, Semina e Kola. Pjesa e parë ka përfunduar 2-0, me gola të shënuar nga Boadu e Dhëmbi, ndërsa në të dytën nga i riu 18-vjeçar Bekim Bala, duke dashur të tregojë edhe ai diçka në këtë përgatitore dhe të tërheqë vëmendjen e stafit drejtues.
Duhet thënë se përgjithësisht trajneri Canaj ka mbetur i kënaqur, edhe pse lojtarët kanë qenë të ngarkuar nga stërvitja e zhvilluar gjatë gjithë javës. Në këtë miqësore kroati Bashiç dhe lezhjani Smajli nuk kanë luajtur, sepse kanë pasur probleme muskulore, ndërsa Elvin Beqiri vetëm në pjesën e dytë, ngaqë ka kaluar një gjendje gripale.
Megjithatë, të gjithë në kampin shkodran mendojnë se ky nuk është testi real i Vllaznisë. Kjo për shumë arsye.
E para, rivali ka qenë modest dhe nuk mund të përballet me forcën e shkodranëve.
E dyta, lojtarët kanë qenë të ngarkuar shumë gjatë javës dhe problemet muskulore kanë qenë të pranishme.
E treta, trajneri më shumë ka menduar për të parë formën e lojtarëve sesa të bëjë një lojë spektakolare. Vetëm me Buduçnostin të premten mund të shihet tamam forma e ekipit. Kujtojmë që Buduçnosti militon në kategorinë e parë malazeze, madje është ndër ekipet më të mira këtij vendi.
Kaq do të jenë miqësoret në tokën malazeze, duke mos preferuar që shkodranët të ndesheshin me ndonjë ekip shqiptar të pranishëm në Ulqin, ku në një hotel ka qenë Shkumbini dhe Lushnja, apo Bylisi pak më tutje.
Nëse me Shkumbinin përjashtohej mundësia, sepse do të ndeshet pikërisht në javën e parë të rifillimit të kampionatit, më 31 janar, nuk është preferuar edhe ndaj rivalëve të tjerë. Këtë gjë Vllaznia e ka bërë edhe sezonin e kaluar, ku ka preferuar ekipe të huaja.
Ndoshta me rikthimin në Shkodër mund të kemi edhe një miqësore tjetër deri në ndeshjen e parë. Gjithsesi, kjo mbetet për t’u parë në javën e re që po hyjmë. E rëndësishme është Vllaznia ka vijuar normalisht dhe nuk ka dëmtime që e shqetësojnë, përveç disa problemeve muskulore, të pranuara në këto faza me ngarkesa të larta.
Edhe Beqiri, që ishte në gjendje gripale, tashmë e ka kaluar atë dhe pritet të jetë në fushë që në ndeshjen e parë, ku duhet thënë që në kampin shkodran ka filluar të mendohet që tani Shkumbini, rivali i parë për 2009-n, një rival i cili i ka marrë barazim në Shkodër, duke qenë i vetmi hap fals gjatë fazës së parë brenda fushe.
Posted: Mon, 19 Jan 2009 , 15:14
by Miri
Ne miqesore jena njisha por sa vlen kjo gje?!!!!
Posted: Mon, 19 Jan 2009 , 17:39
by Man in Redblue
Miri wrote:fpjalmi wrote:Hoti, Guri, Rraboshta e Vucaj për huazim
Per mendimin tim asht shum gabim me largu Rraboshten
une e kam shume qejf kyt futbollist dhe jam i bindun se asht cilesor, por mqs vllaznia nuk asht tu i dhan hapsina, ndoshta asht ma mire per te me e huazu, dhe mas nji viti kthehet mai iforte sikurse shtupina qi ka ken te skenderbeu
Posted: Mon, 19 Jan 2009 , 21:23
by Miri
Nese kthehet prap naqe se ka edhe prej atyre qe nuk kthehen,eshte gjynah me humb 1 djal te ri qe i ka te gjitha mundesit per nje ndihme te madhe ndaj vllaznis.
Posted: Mon, 19 Jan 2009 , 21:30
by fpjalmi
man in red blu shkruan
une e kam shume qejf kyt futbollist dhe jam i bindun se asht cilesor, por mqs vllaznia nuk asht tu i dhan hapsina, ndoshta asht ma mire per te me e huazu, dhe mas nji viti kthehet mai iforte sikurse shtupina qi ka ken te skenderbeu
_______________________________________________________
edhe mendimi jem asht qe drejtusat po bajn shum gabim qe po hekun rraboshten.
para 2 vjeteve larguan seminen te velipoja kur e dime te gjithe qe sa e quan me aden shkelqej dhe e blevi ajo skuadra e huaj.
me vjen keq qe vllaznia nuk i jep nji shans ketyne lojtareve cilesore te lozin.ne duhet te mbajm lojtaret e djepit te futbollit shqiptare ,e ja me ble lojtare nga qytete e tjera ,ose me ble lojtare te huaj qe nuk po japin aq sa duhet perveq bashiqit dhe boduse.
ne kena nevoje per stilin shkodran ,e ja te prishim futbollin shkodran dhe ta perziejm me futbollista te tjere
Posted: Mon, 19 Jan 2009 , 21:53
by fpjalmi
Shkodranët kalojnë provën
Boadu dhe Dhëmbi rikthehen te goli. Kuqeblutë ndihen superiorë
Vllaznia/ Skuadra e drejtuar nga Agim Canaj ka fituar 3-0 ndaj Otrantos
Ekipi i Vllaznisë
ditën e djeshme ka
pasur testin e parë
pas një jave të ngjeshur stërvitore.
Kuqeblutë kanë fituar
pastër me rezultatin 3-0
përballë vendësve modestë
të Otrantos. Fitorja ka
treguar se përgatitjet ulqinake
të ekipit po shkojnë
në mënyrën më të mirë të
mundshme. Pavarësisht
se Otranto nuk është
skuadër me shumë vlera,
drejtuesit Vllaznisë janë të
kënaqur me atë që ka
treguar skuadra në fushën
e lojës. Kuqeblutë kanë
mbyllur me rezultatin 2-0
pjesën e parë të takimit.
Ka qenë ganezi Xhejms
Boadu, i cili ka hapur
serinë e golave, ndërsa po
në këtë pjesë loje Paulin
Dhëmbi i ka dhënë golin e
dytë ekipit të tij. Në pjesën
e dytë shkodranët kanë
pasur formacionin më të
mirë.
Mungesat
Në miqësoren ndaj
Otrantos kanë munguar
për shkak dëmtimi dy nga
lojtarët më stabël të Vllaznisë,
mbrojtësi kroat
Bashiç dhe lezhjani Dritan
Smajli. Ndërsa mbrojtësi
tjetër Elvin Beqiri, edhe
pse ka qenë me grip gjatë
gjithë këtyre ditëve është
aktivizuar vetëm disa
minuta.
Formacioni
Tekniku Canaj e ka nisur
ndeshjen miqësore
duke hedhur në fushën e
lojës Osjen në të djathtë të
mbrojtjes, Belishën e Licin
në qendër të saj dhe Doçin
në të majtë. Mesfusha ka
qenë e përbërë nga Boadu
në të djathtë, Nallbani e
Dhëmbi në qendër dhe Shtubina
në të majtë. Ndërsa
në sulm është aktivizuar
dyshja Sinani-Sukaj. Në
këtë test të parë të ekipit të
tij, tekniku Canaj ka provuar
të gjithë lojtarët që ka
në dispozicion. Gjatë
pjesës së dytë, kreu i
pankinës shkodrane u ka
dhënë hapësirën e duhur
lojtarëve të rinj, duke aktivizuar
lojtarin me shumë
perspektivë, Bekim Balën,
i cili ka qenë edhe autori i
golit të tretë të shkodranëve.
18-vjeçari Bala
ka treguar edhe njëherë se
mund të jetë i vlefshëm Vllazninë
përgjatë gjithë
pjesës së mbetur të sezonit.
Nga burime pranë
klubit, mësohet se më
shumë i kënaqur nga testi
i parë ka mbetur Canaj.
Tekniku vlonjat ka vlerësuar
më shumë se rezultatin,
lojën e zhvilluar nga
djemtë e tij. Pas këtij testi
shkodranët do të vazhdojnë
përgatitjet me shumë
rigorozitet deri ditën e
premte, kur do të kenë
ndeshjen e dytë miqësore
me skuadrën e Buduçnostit
të Potgorcës, që ka më
shumë kualitet se Otranto.
Posted: Mon, 19 Jan 2009 , 21:54
by fpjalmi
Interesimi
Shumë tifozë ndjekin
kuqeblutë në Ulqin
Takimi miqësor i zhvilluar dje në Ulqin mes Vllaznisë
dhe Otrantos nuk ka qëndruar larg syve të
sportdashësve të shumë shkodranë. Ajo që duhet
thënë është se më shumë këtë takim e kanë ndjekur
tifozë të Vllaznisë sesa të Otrantos. Shkodranët kanë
qenë shumë të interesuar për të parë nivelin e ekipit
të tyre të zemrës dhe kanë udhëtuar me makinat e
tyre në drejtim të Ulqinit për të parë miqësoren. Lehtësia
e kalimit në vendin fqinj dhe afërsia
gjeografike kanë bërë të mundur që ata të ishin të
shumtë në shkallët e stadiumit duke bërë tifo për
skuadrën e tyre.
Posted: Mon, 19 Jan 2009 , 21:55
by fpjalmi
PREZANTOHET
PLANTIÇ
Kroati 24-vjeçar, Mirko
Plantiç, i është bashkuar
mbrëmë ekipit shkodran
në kampingun stërvitor
në Ulqin. Mësohet se
kroati ka mbaruar punë
përsa i përket kalimit të
tij me kuqeblutë. Drejtues
të klubit bëjnë të ditur se
kroati është i treti lojtar,
që do të firmosë për Vllazninë
pas Beqirit dhe
Sukajt. Nga sa mësohet,
zyrtarizimi i Plantiç do të
bëhet vetëm pasi ekipi të
jetë kthyer në Shkodër
për të vazhduar pjesën
e mbetur të sezonit,
ndërsa sot do të bëhet
prezantimi i tij me
fanellën e Vllaznisë.
Përsa i përket mbrojtësit
tjetër, Nikolla Vukçeviç,
ende nuk ka asgjë
konkrete në lidhje me
bashkimin e tij me kuqeblutë.
Sot ekipi i tij i
Buduçnostit do të jetë në
Ulqin për të filluar fazën
përgatitore dhe ndoshta
këtu mund të marrë udhë
çështja e kalimit të
Vukçeviçit me Vllazninë.
A.Uruçi
3
LOJTARË
janë afruar në radhët
kuqeblu. Përveç Sukajt
dhe Beqirit, listës i shtohet
edhe mbrojtësi kroat, Mirko
Plantiç. Ky i fundit duket
se e ka kaluar provën dhe
do të jetë pjesë e
shkodranëve për
gjysmësezonin e mbetur.
Posted: Tue, 20 Jan 2009 , 14:26
by vllaznia1919
Sa e quditshme asht qe se permenin Seminen si afrim.Ma afrim asht Semina se Beqiri qe ka ken me ne.
Posted: Tue, 20 Jan 2009 , 17:27
by Miri
Ehhhhh Gazeta hesapi shkrujn per ate qe shet ma shume.
Posted: Wed, 21 Jan 2009 , 01:22
by fpjalmi
edhe mu me ban pershtypje.shum gazeta nuk e permendin seminen si blemje hiq
Posted: Wed, 21 Jan 2009 , 01:30
by fpjalmi
Plantiç nis aventurën shkodrane
“Kam qenë në Shqipëri me Varteksin para 3 vitesh. Vij për t’u shpallur kampion”
Vllaznia/Drejtuesit e klubit shkodran kanë zyrtarizuar blerjen e tyre më të re
Mirko Plantiç ësh
të blerja më e re e
ekipit të Vllaznisë,
i cili është zyrtarizuar ditën
djeshme. Drejtuesit e klubit kuqeblu
dhe kroati 24-vjeçar,
Plantiç, kanë hedhur firmat
mbi kontratë, duke bërë që
lojtari për pjesën e mbetur të
sezonit të mbrojë fanellën e
Vllaznisë. Kontrata e kroatit
me ekipin shkodran është
e vlefshme 2 vjet e gjysmë,
por drejtuesit e klubit, duke
mos e pasur mirë të qartë
gjendjen e Plantiç, kanë
preferuar që t’i lënë të hapura
bisedimet me mbrojtësin
deri në përfundim të këtij sezoni.
Një klauzolë e tillë
është pranuar nga ana e
mbrojtësit. Plantiç ka mbërritur
pranë kuqebluve nga
futbolli sllovak, por ka
qenë gjithashtu, edhe pjesë
e ekipit të Varteksit të Kroacisë.
24-vjeçari më parë
është aktivizuar me ekipin
kombëtar Shpresa të Kroacisë.
“Nuk është hera e
parë që vij në Shqipëri, pasi
edhe tri vjet më parë, kur
isha pjesë e skuadrës
kroate të Varteksit, kam
ardhur në Tiranë për të luajtur
ndeshjen e kthimit të
turit të parë të Kupës
UEFA, përballë skuadrës
së kryeqytetit tuaj, Tiranës.
Kam përshtypje mjaft të
mira për futbollin shqiptar
dhe nuk mendoj se është në
atë nivel të ulët, siç mund
ta komentojë ndokush. Mua
më pëlqen futbolli shqiptar,
prandaj edhe zgjodha Vllazninë”,
kështu është
shprehur mbrojtësi kroat.
Ndërsa drejtuesit e klubit
shkodran besojnë që Plantiç
bërë një blerje e duhur.
Mbrojtësi
Mbrojtësi kroat ka udhëtuar
menjëherë pasi ka
hedhur firmën mbi kontratë
për në Ulqin, ku i është
bashkuar kuqebluve, të
cilët po zhvillojnë fazën
përgatitore në tokën
malazeze. Afrimi i këtij lojtari
në repartin e mbrojtjes
shpresohet të plotësojë
kërkesat që ka pasur tekniku
Canaj në këtë merkato.
Plantiç gjatë prezantimit
është shprehur shumë optimist
për ecurinë e tij në
radhët kuqeblu. “Sipas informacioneve
që kam marrë,
Vllaznia udhëheq kampionatin
me meritë. Normalisht
e kam shumë të
qartë se për mua do të jetë
një sfidë e vështirë, pasi
kam të bëj me një ekip kampion,
por jam i bindur
se do të jap kontributin
tim për të qenë pjesë e
suksesit të kësaj skuadre.
Nisur edhe nga ambiciet
që ka ekipi i Vllaznisë,
kam besimin e plotë se në
fund do të jetë ajo, që do
të marrë titullin kampion”,
thekson kroati më i
ri i kuqebluve.
Merkato
Sipas drejtuesve të klubit,
merkatoja në këtë repart
nuk quhet ende e
mbyllur, pasi pritet të
mbërrijë edhe malazezi
Vukçeviç.
Me afrimet e bëra, Vllaznia
do të marrë trajtën
e duhur për të përballuar
me sukses jo vetëm kampionatin,
por edhe Kupën
e Shqipërisë.
Posted: Wed, 21 Jan 2009 , 01:31
by fpjalmi
Tani pritet sulmuesi
ganez Emanuel Ampofo
Merkato shkodrane nuk është bazuar vetëm në prapavijë. Pas
ardhjes së Sukajt, pranë Vllaznisë pritet të mbërrijë edhe një
tjetër sulmues ganez, Emanuel Ampofo. Nga burime pranë klubit,
mësojmë se drejtuesit ia kanë bërë të ditur ofertën sulmuesit. Ky
i fundit pritet që t’u bashkohet kuqebluve këto ditë për të zhvilluar
fazën përgatitore në Ulqin. Mësohet se bëhet fjalë për një lojtar
shumë cilësor dhe drejtuesit e klubit flasin me superlativa. Megjithatë,
do të jetë fusha e blertë, ajo që do të nxjerrë në pah aftësitë
e këtij lojtari dhe paraqita e tij do të vlerësohet nga tekniku Canaj.
Afrimi i një lojtari të tillë do të thotë për drejtuesit shkodranë
arritjen e një qëllimi që i kishin vënë vetes në fillim të kësaj merkato.
Ardhja e Ampofos te Vllaznia do të jetë një plus, pasi Canaj
kishte kohë që kërkonte një ndihmës për Sinanin. Nëse ai do të
bëhet pjesë e kuqebluve, atëherë në dyshen sulmuese do të
ketë shumë konkurrencë.
Sulmuesi
Bëhet fjalë për 22-vjeçarin, i cili i përket datëlindjes 26 mars 1986.
Ai quhet Emanuel Ampofo dhe luan në një prej skuadrave kryesore
të kampionatit ganez. Lojtari është i gjatë 180 cm, drejtuesit e
Vllaznisë kanë kontaktuar disa herë më të me të dhe në ditët në
vazhdim do të merret një vendim përfundimtar në lidhje vazhdimësinë
e ganezit në radhët kuqeblu, sepse afrikanët e kanë të
vështirë të pajisen me viza evropiane. Nga burime pranë klubit
mësojmë se ditën e djeshme drejtuesit e Vllaznisë janë përpjekur
në të gjitha drejtimet për ta pajisur sa më parë me vizë Ampofon.
Klubi i futbollit “Vllaznia” ka dërguar pranë ambasadës egjiptiane
të gjithë dokumentacionin e nevojshëm dhe garancitë e duhura që
Ampofo do të vijë në Shqipëri për llogari të klubit shkodran. Kujtojmë
se ambasada egjiptiane është e ngarkuar për të lëshuar
viza për ganezët për në Shtetet Evropiane. A.Uruçi
Posted: Wed, 21 Jan 2009 , 01:42
by fpjalmi
Kjo Vllazni do të shpallet kampionë”
20 Janar Meanxheri Rudi Vata ndjek nga afër skuadrën në Ulqin: Duket që nga emrat që ka klas
Nga Ulqini Gaspër Marku
Kampionët e dimrit, duket se do të jenë të tillë edhe në verë. Ky është mendimi i përgjithshëm që ekziston në opinionin sportiv shkodran dhe më gjërë. I këtij mendimi është edhe ish futbollisti i Vllaznisë, Dinamos, Tiranës dhe i kombëtares shqiptare Rudi Vata, i cili duke qënë aktualisht shumë aktiv në periudhën e merkatos dimërore ka pasur mundësinë të ndjekë nga afër kuqeblutë edhe në përgatitoret dimërore të Ulqinit. Teksa e ndiqte ndeshjen miqësore Otrant – Vllaznia, zhvilluar ditën e dielë në fushën sportive të Ulqinit, përkrah legjendës së portës shkodrane Paulin Ndoja, Vata është shprehur optimist për ecurinë e mëtejshme të skuadrës shkodrane. Sipas tij, kjo Vllazni që paraqitet në fazën përgatitore, të ngjan me një skuadër të denjë kampione të Shqipërisë. “E kam ndjekur me vemendje gjatë të gjithë sezonit Vllazninë e Shkodrës dhe me thënë të drejtën më ka pëlqyer në shumë drejtime”, thotë Vata, i cili nënvizon se titulli i kampiones së dimrit ka qënë plotësisht e merituar, pasi ka arritur të paraqesë futbollin më të bukur dhe rezultativ, më mirë se të gjitha skuadrat e tjera. Sipas tij, suksesi i kësaj skuadre ka ardhur kryesisht nga një drejtim kompetent i stafit teknik me në krye Canaj, i cili ka ditur të angazhojë dhe të harmonizojë si duhet elementin që ka patur në skuadër, qoftë ato të brezit të vjetër, që mbartin mbi supe përvojën e fituesit, si edhe të rinjtë, të cilët duke u aktivizuar me guxim po fitojnë autoritetin e titullarit. Por, në suksesin e skuadrës shkodrane, Vata përfshin edhe presidencën, e cila me korrektesën dhe menaxhimin e mirë që i ka bërë situatës së klubit kuqeblu ka luajtur një rol të rëndësishëm, po aq sa edhe tifozëria, që sipas tij, pa mbështetjen e saj asnjë sukses sado i madhë që të jetë, nuk do të kishte kuptim. “Le ta lëmë mënjanë atë çfarë ka kaluar në 2008?tën dhe të flasim për këtë vit që sapo ka filluar, sepse unë sinqerisht dalloj se kjo Vllaznia do të jetë përsëri e tillë, pra fituese edhe në javët në vazhdim. Këtë – vazhdon Vata ? e shikoj tek puna sistematike dhe profesionale që po bëhet në fazën përgatitore të Ulqinit, ku duket se skuadra ka marrë një fizionomi të kënaqshme, qoftë në aspektin fizik, si dhe atë teknik”. Vata vlerëson së tepërmi kontigjentin cilësor që ka aktualisht Vllaznia në gjirin e saj, ku merita qëndron jo vetëm në mbajtjen e grupit të titullarëve, duke mos lejuar asnjërin prej tyre të largohet nga skuadra, por në të njëjtën kohë, arriti të ofrojë në skuadër edhe titullarë të tjerë nga jashtë, siç rasti i Xhevahir Sukajt, të kroatit Mirko Plantiç, apo edhe e të tjerëve që ka në plan të afrojë. Të gjitha këto sipas shkodranit Rudi Vata ndikojnë në formimin e grupit cilësor, madje në një farë mënyre anë filluar të fusin konkurencën e ashpër në skuadër, për të zënë një vend në formacion. Dhe për këtë ai merr si shembull, që ndërsa në fushë përballë skuadrës ulqinanake Otrant ishte një formacion shumë dinjitoz i Vllaznisë, që duke i marrë që të gjithë emër për emër janë futbollistë potentë të kampionatit shqiptar, ndërkohë që në stol kishte emra të tillë, si Elvin Beqiri, Kaçi, Bashiç dhe Smajli, që kanë dhënë prova serioze në fushën e lojës, se janë titullarë të padiskutueshëm për fushën e lojës. Dhe kjo sipas Vatës nuk ka fare nevojë për koment. “Të gjithë duhet të besojnë në edhe në vitin 2009, Vllaznia do të jetë një skuadër autoritare, e aftë për të ruajtur kryesimin, madje për t’ifituar të duja trofetë e edicionit”, përfundon Rudi Vata.
Plantiç, seanca e parë me shkodranët
Kroati Mirko Plantiç, i cili ka mbërritur në mbrëmjen e së dielës në Shkodër, gjatë orëve të paradrekes të së hënës ka kryer proçedurat zyrtare në zyrën e presidentit shkodran Valter Fushaj, dhe më pas i shoqëruar nga kordinatori i klubit Vllaznia Dritan Gjyrezi është nisur menjëherë drejt Ulqinit, ku edhe ka zhvilluar seancën e parë stervitore me Vllazninë, në fushën sportive të kompleksit “Olimpik”. Pak përpara nisjes për në Ulqin, ai ka pranuar se ka firmosur një kontratë zyrtare me Vllazninë, e cila e detyron atë të jetë pjesë e këtij klubi për një periudhë dy vite e gjysëm. Sipas tij, kjo është e ndarë në dy variante, deri në fund të sezonit është e detyrueshme të jetë pjesë e Vllaznisë, ndërsa në qershor, duke parë edhe ecurinë dhe prezantimin e tij në fushë, do të ripërtëritet kontrata, duke i shtuar edhe dy vite të tjera. Plantiç tha se e njihte shumë mirë lojën e skuadrës shkodrane, jo vetëm se i ka folur shumë bashkëatdhetari i tij Marko Bashiç, por që edhe e ka ndjekur përmes ekranit të televizorit. Ashtu siç është thënë edhe më përpara për të, ai ka pranuar se është i aftë dhe i gatshëm të luajë në të katër pozicionet e repartit të mbrojtjes, dhe për këtë do të presë verditktin e trajnerit, se ku do ta vendosë ai. Duke e njohur forcën e Vllaznisë, mbrojtësi kroat është shprehur shumë optimist, se skuadra e tij e re do të jetë kampione e Shqipërisë për këtë sezon futbollistik.
Shqetësimë për dëmtimet
Ndërkohë, Canaj ka shprehur shqetësimin e tij për dëmtimin e dy mbrojtësve titullarë, kroatit Marko Bashiç dhe lezhjanit Dritan Smajli, të cilët prej dy ditësh vuajnë disa shqetësime, që i kanë lënë jashtë aktivizimit në ndeshje. Të njëjtin shqetësim ndjen edhe për Beqirin dhe Kaçin, të cilët në fakt, me aktivizimin që patën në pjesën e dytë ndaj ulqinakave, dhanë shenja premtuese për ecurinë e tyre. Gjithsesi, edhe pse e vlerëson si shumë pozitive paraqitjen e skuadës në miqësoren me Ulqinin, tekniku Canaj është i mendimit, se më mirë situata e Vllaznisë do të arrihet të shihet në përballjen e ditës së premte me Buduçnostin e Podgoricës, takim i cili është planifikuar të zhvillohet në Ulqin, pasi skuadra e kryeqytetit malazias ka mbërritur që të dielën në darkë në kampingun ulqinak, pikërisht aty ku është e sistemuar edhe Vllaznia.
Sukaj?Sinani, “Kjo do të jetë një dyshe bombë”
Trajneri Canaj: Merkato ishte shumë efikase
Është po ai i pjesës së shkuar të sezonit, një teknik shumë serioz, që shprehet vetëm nëpërmjet punës në seancat stërvitore, i cili me të njëjtën mënyrë i është përkushtuar edhe ditëve përgatitore të Ulqinit, të cilat sipas tij janë shumë të rëndësishme, për fatin e skuadrës në ditët në vazhdim. Kemi kontaktuar pak me të përpara ndeshjes, por i disponueshëm për njerëzit e shtypit ka qenë vetëm pas saj. Në prononcimin që bëri për “Sport Ekspres”, Canaj, pasi ka folur fillimisht për komoditetin që po e shoqëron skuadrën në kampingin e Ulqinit, nuk ka nguruar të shprehë vlerësimin e tij në drejtim të të gjithë skuadës në përgjithësi, e cila sipas tij po tregon një seriozitet maksimal gjatë kësaj periudhe, me synimin për të marrë më të mirën e mundshme nga kjo fazë, në mënyrë që më pas ta kenë sa më të lehtë për të përballuar me sukses në pjesën tjetër të sezonit. Padyshim që ka vlerësuar së tepërmi rikthimin e sulmuesit Xhevahir Sukajt në skuadër, një futbollist ky që e njeh mjaft mirë, jo vetëm lojën e skuadrës shkodrane, por në përgjithësi edhe kampionatin shqiptar. “Do të jenë një dyshe sulmuese shumë problematike për çdo skuadër, pasi ato e njohin mirë lojën e njëri tjetrit dhe besoj shumë se kanë për të bërë gjëra të bukura”, thotë Canaj, i cili në të njëjtën kohë, në lidhje me forcën sulmuese të skuadrës përmend edhe emrat e tjerë, si Boadunë, Dhëmbin, Shtupinën dhe ndonjë tjetër, të cilët do të jenë që të gjithë mbështetës shumë aktivë të sulmit shkodran. Dhe për këtë ai mori si shembull ndeshjen miqësore me Otrant të Ulqinit, ku dy golat e parë të kësaj ndeshje, shënuar nga Boadu dhe Dhëmbi, që në fakt në formacion i përkasin repartit të mesfushës, por që janë shumë të rezikshëm edhe në sulm. Duke iu rikthyer sërishmi Sukajt, Canaj thotë se ai nuk është akoma në gjendjen e tij më të mirë, pasi ka pasur një periudhë shkëputje gjatë kohës që ishte në tratativa për të firmosur, ndaj për këtë arsye e ka lënë më shumë se titullarët e tjerë në fushë në këtë miqësore, për t’i dhënë një ngarkesë më të madhe, në shërbim të rikompensimit të asaj që ka humbur më përpara.
Posted: Wed, 21 Jan 2009 , 19:30
by Edmond-Cela
shtyhet 1 muaj festa e krijimit te shoqater vllaznia. pra 90vjetori i krijimit te vllaznias nuk do festohet me 16 shkurt por ne muajin mars
Posted: Wed, 21 Jan 2009 , 20:55
by vllaznia1919
Pse????Edhe jane tuj ba si ekipet e tjera qe e bajne daten e themelimit simas qefit a?
Posted: Wed, 21 Jan 2009 , 22:40
by Edmond-Cela
vllaznia1919 wrote:Pse????Edhe jane tuj ba si ekipet e tjera qe e bajne daten e themelimit simas qefit a?
bashkija nuk ju ka dhane hala fondit per organizimin e festes
Posted: Wed, 21 Jan 2009 , 22:47
by shv13
tane faqen e zeze e pacin nqs asht ishtu si thoni ju...na ku je me i nderu kto 90 vjet e me organizu dicka t madhe qe t jete si feste per ne e si shpute turinjve per ata qe pretendojne se jan themelu para nesh...kta shkojne dhe e shtyjne...apo dojne me prite pranveren kur t xehet koha..