Page 96 of 160

Re: Merkato

Posted: Thu, 04 Jun 2009 , 17:56
by Skodrinon
Klubi “Vllaznia” seleksionon të rinjtë

Ditët e fundit, në klubin “Vllaznia” ka nisur puna për seleksionimin e elementit të ri, të cilëve mund t’u ofrohet një kontratë më pas me kuqeblutë. Për këtë arsye, në fushën sportive të Shtojit janë grumbulluar disa nga të rinjtë më të mirë që vijnë nga ekipet zinxhir që funksionojnë në Shkodër.

Janë elementët më të spikatur të tyre, të cilët do të kalojnë në “sitën” e disa specialistëve dhe për rrjedhojë ata do të evidentojnë disa që kanë veti dhe aftësi më të mira nga gjithë të tjerët. Testimi pritet të zgjasë disa ditë dhe në fund të gjithë shpresojnë se tek ekipi i Vllaznisë do të afrohen lojtarët më të talentuar.

Vitet e fundit klubi shkodran i ka kushtuar jo pak kujdes elementit të ri, me të cilin ka filluar edhe të ketë përfitime financiare nga shitja e tyre. Kujtojmë këtu shitjen e Gilman Likës vjet në Turqi, ndërkohë që këto ditë pritet edhe Shtubina të kalojë në këtë kampionat. Shkodra gjithnjë është thënë se është “fidanishte talentesh” dhe pikërisht për këtë po tentohet të zbulohen të tjerë talente, që mund t’i shërbejnë skuadrës shkodrane në të ardhmen.

Re: Merkato

Posted: Thu, 04 Jun 2009 , 18:11
by Skodrinon
Sot pritet të marrë rrugë formimi i shkodranëve
Nis merkato, Fushaj po bën ‘pazar’ në Shkodër
Presidenti nis bisedimet me kuqeblutë që mbyllën sezonin


Numri një i presidencës së Vllaznisë, Valter Fushaj, do të nisë sot bisedimet me shumë prej lojtarëve ekzistues
të ekipit të tij, të cilëve u mbaron kontrata me përfundimin e takimeve të Ligës Evropiane. Pra me pak fjalë, në klubin shkodran tashmë do të fillojë dhe zgjidhja e dilemave për sezonin e ardhshëm. Nuk dihet ende nëse presidenti Valter Fushaj, do t’i thërrasë të gjithë futbollistët, që kanë qenë pjesë e Vllaznisë në sezonin që sapo u mbyll. Nga burime të ndryshme pranë kreut më të lartë të klubit, mësohet se një pjesë e mirë e kuqebluve kanë zhgënjyer
totalisht dhe janë pikëpyetje për t’u thirrur. Duket se që këtu do të nisin dilemat e para për skuadrën e Vllaznisë dhe
për drejtuesit e saj. Janë 4-5 futbollistë, të cilët më parë janë konsideruar si shtylla e kësaj skuadre, por që në sezonin e kaluar kanë qenë “hija e vetvetes”, duke mos dhënë asgjë në fushën e lojës. Kjo gjë i kanë vënë drejtuesit e presidencës përpara një dileme.

Merkato
Sigurisht, që gjëja më e lehtë është për t’i larguar këta lojtarë, por duhet menduar, pasi largimi i tyre duhet të
shoqërohet me “prurje” të reja dhe normalisht më cilësore se ato aktualet. Por nga sa mësohet nga burime të ndryshme pranë presidentit të Vllaznisë, Valter Fushaj, ndryshe nga një sezon më parë, këtë herë pritet të jetë më dorështrënguar. Ndoshta ulja e kontratave të tyre financiare nga një sezon më parë, mund të rezultonte rrugëzgjidhja më e mirë e momentit, gjithnjë nëse këta futbollistë do ta pranonin një gjë të tillë. Kjo për faktin se edhe largimet në masë, pavarësisht se disa kanë rezultuar jo të dobishëm për sezonin që sapo u mbyll, do të krijonin një boshllëk shumë të madh në radhët e kuqebluve.

Metodat
Edhe në sezonet e kaluara Vllaznia ka afruar lojtarë shqiptarë dhe të huaj, të cilët nuk është se kanë qenë shumë të goditura. Prandaj, duhet parë me shumë kujdes afrimi i futbollistëve, në mënyrë që t’i shërbejnë mjaft mirë skuadrës. Kurrsesi, shkodranët nuk duhet të përsërisin gabimet e sezoneve të kaluara, duke larguar futbollistë pa kriter dhe duke sjellë në ekip lojtarë po me të njëjtën mënyrë. Një metodë e tillë pune që, nuk ka rezultuar aspak efikase dhe e dobishme në të shkuarën. Kështu në këto ditë merkatoje, drejtuesit e klubit duhet të jenë shumë të kujdesshëm, kur të japin verdikten e tyre, të cilat më pas do të marrin edhe firmën e presidentit Valter Fushaj. Nga burime pranë klubit, mësojmë se ky i fundit nuk do t’i presë më shumë se tri ditë të tijtë, për t’i kthyer një përgjigje nëse do ta pranojnë apo jo ofertën, për të qenë pjesë e Vllaznisë edhe në sezonin e ardhshëm futbollistik

Re: Merkato

Posted: Thu, 04 Jun 2009 , 18:13
by Skodrinon
SELEKSIONIMI
Të hënën, ekipi është nën urdhrat e “Dedës”


Nga drejtuesit e klubit kuqeblu dhe pikërisht nga menaxheri i përgjithshëm i këtij ekipi, Kujtim Shaba, mësohet se të hënën ekipi i Vllaznisë do të jetë nën urdhrat e teknikut Dervish Haxhiosmanoviç. Po nga menaxheri Shaba mësohet se pikërisht të hënën, djemtë e rinj, të cilët vijnë nga ekipet e grupmoshave të qytetit të Shkodrës, por edhe të tjerë
futbollistë do të kalojnë një test prove për të marrë votëbesimin e drejtuesve kuqeblu për të qenë pjesë e Vllaznisë në sezonin e ri. Nga sa mësohet, drejtuesit e klubit kuqeblu kanë vendosur që edhe këtë radhë seleksionimi të kryhet nga një grup specialistësh së mirëfilltë, të cilët në një të ardhme mund të jenë një bord teknik pranë ekipit.
Megjithatë, drejtuesit e skuadrave zinxhirë në qytetin verior, që kanë nxjerrë jo pak emra të mëdhenj të futbollit shkodran e atij shqiptarë, shpresojnë se këtë herë ky seleksionim të mos jetë vetëm në kuadrin e një dite, por lojtarët të shikohen për një periudhë më të gjatë kohore, në mënyrë që të dilet në konkluzione të sakta.

Re: Merkato

Posted: Thu, 04 Jun 2009 , 20:08
by Admin
Papapapas, e paskan konfirmu Dervishin.......

Ne vend qe me marr Hys Zmijanin a ndoj tjeter .....

Kam pershtypjen se ket vit skena gja ne terezi....

Lojtare si Sukaj, Boadu, Beqiri, Sinani, Nallbani, Shtubina, Smajli, Dhembi kisha dasht me i majt.
Te merret Shehi ne vend te Grimes apo edhe Llani i Peqinit nuk asht keq.
Partizani i kadisa lojtare te rinj qe Vllaznia mund ti afrojne

Re: Merkato

Posted: Fri, 05 Jun 2009 , 01:39
by fpjalmi
Admin wrote:Papapapas, e paskan konfirmu Dervishin.......

Ne vend qe me marr Hys Zmijanin a ndoj tjeter .....

Kam pershtypjen se ket vit skena gja ne terezi....

Lojtare si Sukaj, Boadu, Beqiri, Sinani, Nallbani, Shtubina, Smajli, Dhembi kisha dasht me i majt.
Te merret Shehi ne vend te Grimes apo edhe Llani i Peqinit nuk asht keq.
Partizani i kadisa lojtare te rinj qe Vllaznia mund ti afrojne
edhe un jam me mendin tand admin

deda shum gqabim qe asht vu tranier prap.

nuk kena gja ne terezi ja

Re: Merkato

Posted: Fri, 05 Jun 2009 , 01:41
by fpjalmi
Skodrinon wrote:Klubi “Vllaznia” seleksionon të rinjtë

Ditët e fundit, në klubin “Vllaznia” ka nisur puna për seleksionimin e elementit të ri, të cilëve mund t’u ofrohet një kontratë më pas me kuqeblutë. Për këtë arsye, në fushën sportive të Shtojit janë grumbulluar disa nga të rinjtë më të mirë që vijnë nga ekipet zinxhir që funksionojnë në Shkodër.

Janë elementët më të spikatur të tyre, të cilët do të kalojnë në “sitën” e disa specialistëve dhe për rrjedhojë ata do të evidentojnë disa që kanë veti dhe aftësi më të mira nga gjithë të tjerët. Testimi pritet të zgjasë disa ditë dhe në fund të gjithë shpresojnë se tek ekipi i Vllaznisë do të afrohen lojtarët më të talentuar.

Vitet e fundit klubi shkodran i ka kushtuar jo pak kujdes elementit të ri, me të cilin ka filluar edhe të ketë përfitime financiare nga shitja e tyre. Kujtojmë këtu shitjen e Gilman Likës vjet në Turqi, ndërkohë që këto ditë pritet edhe Shtubina të kalojë në këtë kampionat. Shkodra gjithnjë është thënë se është “fidanishte talentesh” dhe pikërisht për këtë po tentohet të zbulohen të tjerë talente, që mund t’i shërbejnë skuadrës shkodrane në të ardhmen.
me vazhdu ishtu kombetarja shqiptare do kete veq shkodrane

Re: Merkato

Posted: Fri, 05 Jun 2009 , 01:44
by fpjalmi
vllaznia1919 wrote:O ktu duhet me ba merkato me drejtusat manej me fillu me lojtart. :twisted: :twisted: :twisted: :twisted:

:D :D :D :D :lol: :lol: :lol:

Re: Merkato

Posted: Fri, 05 Jun 2009 , 01:46
by fpjalmi
Skodrinon wrote:Synohen edhe lojtarë të Partizanit e Elbasanit
Boadu dhe Vukçeviç, ata që mund të konfirmohen
Pritet rikthimi i mbrojtësit, ganezi qëndron si i huazuar


Në një kohë kur nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga ana e klubit, për sa i përket merkatos, në skenë ka dalë pikërisht modeli i huazimeve nga ekipet turke, si ai Haxhetepes. Kështu, burime në klub bëjnë të ditur për “Panorama Sport”, se nuk përjashtohet mundësia e nënshkrimit për të dytin vit radhazi të mesfushorit ganez, Xhejms Boadu. Përveç
kësaj, drejtuesit e Vllaznisë po shikojnë si një pistë të mundshme, nga ku mund të afrojnë lojtarë, edhe atë malazeze. Një nga emrat më të përfolur është ai i mbrojtësit të Buduçnostit të Podgoricës, Nikolla Vukçeviç, i cili erdhi i huazuar te kuqblutë dy sezone me parë. Aktualisht, mbrojtësi është një ndër futbollistët më cilësorë të kampionatit malazez. Por në Shkodër, në lidhje me këtë pëlqim të drejtuesve kuqeblu, ka edhe shumë skeptikë. Kampionati malazez shikohet si jo fort i vlefshëm dhe ku mund të ketë pak lojtarë cilësorë, të cilët e meritojnë të
jenë pjesë e Vllaznisë. Gjithsesi, kjo nuk është e vetmja mundësi për shkodranët. Klubi ka hedhur sytë ndërkaq edhe nga ekipi i Partizanit apo Elbasanit, që i kanë thënë lamtumirë Kategorisë Superiore. Nga këto skuadra, shkodranët mund të bëjnë të vetin ndonjë lojtar që shikohet si i vlefshëm për nevojat e ekipit. Megjithatë, këto janë veçse
hapat e parë të merkatos së tyre, e cila vazhdon të mbetet enigmatike dhe pa konfirmime. E vetmja gjë që
bëhet e ditur nga drejtuesit e klubit, më saktë nga menaxheri i përgjithshëm, Kujtim Shaba, është se do të synohen lojtarë si nga kampionati shqiptar, ashtu edhe jashtë kufijve. Por përtej kësaj, Shaba nuk jep asnjë emër konkret.

Presidenti Fushaj
Për të nisur zyrtarizimet për sa i përket merkatos, pritet vetëm ardhja e presidentit të klubit shkodran, Valter Fushaj. Mësohet se numri një i Vllaznisë ka lëvizur për çështje pune jashtë vendit dhe për këtë arsye janë shtyrë thuajse të
gjitha lëvizjet. Edhe vetë menaxheri Shaba konfirmon se lëvizjet e para të shkodranëve do të fillojnë sapo të kthehet presidenti Fushaj. Pritet që ai të mbërrijë në Shkodër të enjten, ditë kur dhe do të nisin bisedimet fillimisht me
lojtarët aktualë. Shumë titullarë tek Vllaznia presin rinovimin, duke filluar që nga portieri Grima e deri tek sulmuesi Sinani. Bisedimet me ta, klubi do që t’i mbyllë në një kohë mjaft të shkurtër. Nuk dihet nëse do të lëvizin parametrat financiarë për lojtarë të veçantë, por pak gjasa ka që ndonjërit t’i ofrohet më shumë se sezoni i kaluar. Nga ana tjetër, qenia e Fushajt jashtë Shqipërisë nuk është se ka lidhje vetëm me punët e tij personale, por edhe me klubin. Njerëz pranë kreut të Vllaznisë shprehen të sigurt, se Fushaj pas kthimit në Shqipëri me siguri do të ketë mbyllur
disa çështje të lojtarëve që mund të afrohen tek Vllaznia sezonin e ardhshëm.

Panorama
vukqeviq na kishte ba pune

Re: Merkato

Posted: Fri, 05 Jun 2009 , 17:31
by Skodrinon
Kthehet Fushaj, ofertat e para për kuqeblutë

Menjëherë pas kthimit të presidentit të Vllaznisë, kanë filluar bisedimet për kontratat

Me të mbërritur në Shkodër, ka nisur menjëherë nga puna. Ashtu siç pritej, presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, pas kthimit nga jashtë, ka nisur të formatojë menjëherë skuadrën e ardhshme. Për këtë arsye, ka filluar të bisedojë menjëherë me titullarët aktualë të kuqebluve.


Lajmi bëhet i ditur zyrtarisht nga ana e klubit shkodran dhe që konfirmon bisedimet në fjalë. Të parët që janë ulur në tavolinën e bisedimeve kanë qenë Sinani, Grima dhe Belisha. Numri një i klubit shkodran e ka vlerësuar kontributin e këtyre lojtarëve në sezonin që sapo u mbyll dhe jo më kot dëshiron t’i ketë në skuadër edhe për sezonin e ri. Për këtë aryse, një nga këta futbollistë kanë biseduar gjerë e gjatë me presidentin e tyre për problemin e kontratave të ardhshme.


Fushaj u ka bërë ofertën e tij dhe nga ana tjetër lojtarët e kanë vlerësuar për respektin që ka treguar ndaj tyre. Bisedat mes tyre nuk kanë zgjatur shumë, sepse presidenti i Vllaznisë u ka lënë dy ditë afat këtyre futbollistëve për të vendosur. Ai nuk ka dashur një përgjigje të menjëhershme nga ana e tyre.

U ka lënë mundësi të mendohen dhe vetëm të shtunën pastaj do të presë vendimin e tyre, nëse pranojnë të luajnë për skuadrën shkodrane edhe në sezonin e ri apo jo. Nga ajo që mësohet, është se presidenca ka vendosur që për disa prej lojtarëve të ketë zbritje në kontratat e tyre. Për rrjedhojë, tashmë pritet reagimi i tyre, që kuptohet nuk do të jetë shumë e vështirë për t’u marrë vesh, sepse nesër ata do vendosin nëse do ta pranojnë ofertën e skuadrës së qytetit të tyre apo jo.

Sinani, Grima e Belisha tashmë kanë filluar të mendojnë për këto oferta. Nga ana tjetër, dje pasdite ka qenë radha e një tresheje tjetër për të biseduar. Dhe pikërisht e Osjes, Kaçit e Doçit. Edhe me ta është ndjekur e njëjta strategji, u është bërë oferta financiare dhe u është lënë njëkohësisht 48 orë në dispozicion për të vendosur.

Kjo pasi të dielën, drejtuesit e klubit duan ta kenë të qartë në mendjen e tyre se me cilin kontigjent do të nisin stërvitjen të hënën. Kjo praktikë e bisedimeve do vazhdojë sot edhe me ndonjë futbollist tjetër që ka mbetur pa u ulur në tavolinë me presidentin dhe pastaj do nisin lëvizjet e tjera në pistën jashtë Shkodre.

Fillimisht me lojtarë të kampionatit shqiptar dhe më pas edhe me të huaj. Piketimet janë bërë për këtë madje në disa pista. Ajo çfarë pritet është vetëm konkretizimi i bisedimeve të bëra prej ditësh. Vetë Fushaj dje është dukur optimist. Ndonëse nuk ka folur për mediat, është parë qartë se ai ka ndër mend të ndërtojë një ekip shumë të fortë. Këtë në fakt e duan të gjithë në Shkodër. Mbi të gjitha tifozët e zjarrtë të kësaj skuadre, të cilët pak ditë më parë në fakt mbeten të zhgënjyer nga Vllaznia e tyre, ngaqë ajo nuk i kënaqi me titullin kampion.

S.SH

Re: Merkato

Posted: Fri, 05 Jun 2009 , 17:33
by Skodrinon
Grima, i pari që i thotë “po” Vllaznisë

Ka qenë i dyti në listë sa u takon bisedimeve që janë zhvilluar nga futbollistët e Vllaznisë me presidentin e tyre. Ndonëse me pushime në Velipojë, me të marrë telefonatën nga drejtuesit e klubit, ka nxituar drejt Shkodrës. Portieri Armir Grima ka folur jo pak me Fushajn dhe në fakt duket se biseda nuk ka qenë shumë e përqendruar te kontrata e re dhe shuma financiare. Më shumë mes tyre është biseduar për ndërtimin e skuadrës dhe kuptohet që dëshira e të dyve ka qenë ajo e krijimit një Vllaznie shumë të fortë. Sa i takon ofertës së presidentit dhe përgjigjes që ai do japë, vetë Grima është shprehur kështu dje përmes telefonit: “Do të vazhdoj të luaj te Vllaznia edhe sezonin tjetër. Vendosa kështu sepse atë që më ofron Vllaznia nuk ma ofron asnjë skuadër tjetër, në shumë drejtime.”

S.SH

Re: Merkato

Posted: Fri, 05 Jun 2009 , 17:35
by Skodrinon
Dhëmbi, Sukaj e Boadu, jo më pjesë e kuqebluve

Nëse në klubin shkodran kanë nisur bisedimet për rinovimin e kontratave, sigurisht që ka lindur menjëherë edhe ideja për të ndërhyrë në skuadër. Kuptohet që ata të cilët nuk konsideroheshin pjesë e saj për sezonin e ri, nuk kishte pse të ftoheshin në bisedime për kontratat e reja. Për këtë arsye, klubi shkodran ka bërë të ditur dje zyrtarisht se tre futbollistëve dhe pikërisht Paulin Dhëmbit, Xhevahir Sukajt dhe Xhejms Boadusë, u ka mbaruar kontrata me Vllazninë dhe për rrjedhojë janë lënë të lirë për të vendosur vetë për të ardhmen e tyre. Dy të fundit kanë qenë të huazuar nga skuadra turke e Haxhitepes dhe mbarimi i periudhës së huazimit do të thotë se ata do kthehen sërish te skuadra që zotëron kartonin e tyre.

Re: Merkato

Posted: Sat, 06 Jun 2009 , 11:41
by GOLDIAN
e njejta skuader jena prap
me grim belishe lici osja etj ne vend te boaduse ta po na vjen nej luhumu
ne vend te plantic vjen nej karic e kja a vllaznia
nese une i kam la durt me kete skuader

Re: Merkato

Posted: Sat, 06 Jun 2009 , 16:52
by Skodrinon
GOLDIAN wrote:e njejta skuader jena prap
me grim belishe lici osja etj ne vend te boaduse ta po na vjen nej luhumu
ne vend te plantic vjen nej karic e kja a vllaznia
nese une i kam la durt me kete skuader
:lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol:

Re: Merkato

Posted: Sun, 07 Jun 2009 , 16:38
by vllaznia1919
Hasan Lika trajneri i ri.

Re: Merkato

Posted: Sun, 07 Jun 2009 , 16:43
by Admin
Lika nuk asht i keq edhe din me vlersu elementin e ri, ishalla e lajne me punu !!!

Re: Merkato

Posted: Sun, 07 Jun 2009 , 16:55
by Skodrinon
Mirboll asht Lika
Tash te shofim çfar lojtarsh po i ven ne dispozicion

Re: Merkato

Posted: Sun, 07 Jun 2009 , 16:57
by Skodrinon
Mbërin kosovari i dytë te Vllaznia
Mesfushori 26 vjeçar Fetim Kasapi nga Peja, që sezonin e kaluar ka luajtur për Otrant të Ulqinit


Lëvizjet e ditëve të fundit në kampin kuqeblu kanë qenë të shpejta dhe me këtë ritëm duket se skuadra e re, ajo që do të përfaqësojë Vllazninë në sezonin futbollistik 2009-2010 do të jetë gati shumë përpara ndeshjeve të Ligës Evropiane. Madje sipas ritmit, por edhe deklaratave të dala nga bordi i klubit shkodran, java e ardhshme do të shënojë formimin e plotë të Vllaznisë së re. Dhe krahas kontigjentit kuqeblu të Vllaznisë së sezonit të kaluar, lista e atyre që do të luajnë për Vllazninë e re do të përbëhet edhe me futbollistë jo shkodranë. Dhe pikësëpari, pista malazeze ka filluar të japë shenjat e saj. Ishte folur shumë për shtatlartin Nikolla Vukçeviç, një futbollit ky që ka provuar të luajë edhe më parë për ngjyrat e Vllaznisë, por që për momentin pengesë po bëhet një marrëdhënie që ish mbrojtësi kuqeblu ka aktualisht me klubin e Buduçnostit të Podgoricës, që edhe zotëron kartonin e tij. Megjithatë, i pari që vjen nga kampionati i superligës së Malit të Zi është një kosovar, Fetim Kasapi, i cili në kampionatin e kaluar ka luajtur për skuadrën e Otrant të Ulqinit. Futbollisti 26 vjeçar nga Peja është vëzhguar nga afër gjatë ndeshjeve të sezonit të kaluar, jo vetëm nga specialistët e futbollit të klubit Vllaznia, por edhe të agjentëve e specialistëve të futbollit malazez, që punojnë për llogari të Vllaznisë. Kasapi, duke luajtur për ngjyrat e skuadrës ulqinake Otrant, ka spikatur jo pak në repartin e mesfushës, qoftë si organizator, apo edhe në të shumtën e rasteve me tendenca për të mbështetur repartin e sulmit, madjeka arritur edhe të shënojë. Kjo ka qënë arsyeja që pas shqyrtimit në bordin drejtues të klubit Vllaznia, presidenti i kuqeblu Valter Fushaj ka dhënë miratimin e tij, që ky futbollist të bëhet pjesë e Vllaznisë për sezonin e ardhshëm futbollistik. Për këtë, pjesëtarë të stafit teknik kanë kontaktuar me futbollistin në fjalë, duke i përcjellë propozimin e zotit Fushaj, madje vetë futbollisti ka qënë prezent në Shkodër dhe pasi është takuar personalisht me numrin 1 të klubit kuqeblu ka rënë dakord në parim, që të jetë pjesë e Vllaznisë për sezonin e ardhshëm. Siç bëhet e ditur nga pjesëtarë të bordit të klubit shkodran, kosovari që vjen nga kampionati malazez, pas bisedës me presidentin Fushaj ka udhëtuar për në Kosovë, për të qëndruar pak ditë pranë familjes së tij në Pejë, dhe javën e ardhshme, me fillimin e seancave stërvitore të Vllaznisë, ai do të bashkohet me skuadrën. Me praninë edhe të Ilir Nallbanit, një prej titullartëve më të spikatur të Vllaznisë në sezonin e kaluar, ardhja e pejanit Fetim Kasapi, e çon në dy numrin e futbollistëve kosovarë që luajnë për Vllazninë. Bazuar në atë që Nallbani ka dhënë për klubin kuqeblu, drejtuesit e Vllaznisë shpresojnë se edhe Kasapi do të jetë i tillë,për nga cilësia dhe përkushtimi. Aq më tepër kur që të dy i përkasin repartit të mesfushës, pretendimet janë edhe më të mëdha, që kjo dyshe kosovare në këtë repart të jetë sa më e efekshme dhe cilësore për lojën e skuadrës. Ndërkohë, për pjesën tjetër të skuadrës, thuhet se gjërat po shkojnë drejt normalizimit të plotë, ku pas ofertave që bordi dhe presidenca shkodrane i ka bërë kontigjentit që ka planifikuar të jetë pjesë e Vllaznisë për sezonin e ri, tashmë priten edhe konfirmimet nga ana e vetë futbollistëve në fjalë.

S.ekspres

Re: Merkato

Posted: Mon, 08 Jun 2009 , 18:04
by Skodrinon
Sinani dhe Belisha pranojnë ofertën

Në një kohë që çështja e trajnerit është zgjidhur, pritet që lojtarët e ekipit shkodran, të cilët kanë qenë pjesë e tij sezonin e fundit, të kthejnë një përgjigje për rinovimin e kontratës. Nga burime të sigurta në klub, mësohet se Vioresin Sinani dhe Amarildo Belisha kanë pranuar ofertën e presidentit Fushaj. Dy lojtarët kanë pasur një takim dje dhe parimisht kanë rënë dakord për kushtet e kontratës. Ndërkohë, lojtarë si Osja, Kaçi dhe Doçi, ende nuk kanë kthyer një përgjigje, edhe pse këto ditë është pritur prej tyre që ta bëjnë një gjë të tillë. Sot do të jetë dita e fundit për të marrë një sinjal nga lojtarët, qoftë negativ apo pozitiv. Oferta ndaj tyre ka qenë thuajse në nivelet e sezonit të kaluar, madje te disa edhe më e ulët. Kjo mesa duket i ka vënë në dilemë për të ardhmen titullarët shkodranë.

Re: Merkato

Posted: Mon, 08 Jun 2009 , 18:06
by Skodrinon
Largimi
Lici është një çështje e mbyl


Pavarësisht se ka qenë një nga pikat më të forta të Vllaznisë, mbrojtësi Suad Lici, me shumë mundësi nuk do të jetë pjesë e kuqebluve në sezonin e ardhshëm. Arsyeja mësohet se është gjyqi që Lici ka me klubin për një detyrim të prapambetur. Pavarësisht se kjo nuk ka të bëjë me presidentin Fushaj, përsëri nga ana ligjore, hapja e një çështjeje
gjyqësore e pengon lojtarin të ketë një kontratë me Vllazninë.

Re: Merkato

Posted: Tue, 09 Jun 2009 , 19:48
by vllaznia1919
Po kush pergjigjet nese Fushaj jo?