Page 95 of 230
Posted: Thu, 15 Jan 2009 , 00:45
by fpjalmi
Canaj e nis me vrull përgatitoren
Tekniku i shkodranëve “shtrydh” skuadrën në ditët e para të stërvitjeve në qytetin e Ulqinit
Vllaznia/Kuqeblutë, me intensitet në ditët ulqinake. I gjithë ekipi është në formë
Kuqeblutë e Vllaznisë
po vazhdojnë me
intensitet të lartë
fazën përgatitore në Ulqin.
Gjatë gjithë këtyre ditëve ekipi
i drejtuar nga tekniku Canaj ka
zhvilluar çdo ditë nga dy seanca
stërvitore. Drejtuesit e
ekipit dhe lojtarët shkodranë
janë të kënaqur me atë që po i
ofronjë stërvitjet ulqinake. Të
gjithë këto ditë ekipi shkodran
ka pasur një dendësi përgatitjesh
sidomos në aspektin
fizik. Nga Ulqini, drejtues të
klubit dhe vetë lojtarët shkodranë
shprehen të kënaqur me
këto ditë të para të këtyre përgatitjeve
malazeze, të cilat
pritej të ndërpriteshin nga
ndonjë takim miqësor, mirëpo
një gjë e tillë nuk pritet të ngjasë.
Nga sa mësohet, ekipi shkodran
do të vazhdojë terapinë
e stërvitjeve të forta deri në
fundjavë. Këto stërvitje, të cilat
shikohen si shumë frytdhënëse,
po ndihmojnë maksimalisht
këtë ekip që të jetë në
më të mirën e tij në fillim të
pjesës së mbetur të sezonit.
Dëmtimet
Teknikun Canaj duket se
po e ndihmon edhe fati në këtë
periudhë të përgatitjeve të ekipit
të tij, sepse tekniku i ka të
gatshëm të gjithë lojtarët e tij.
Ndryshe nga gjysma e sezonit
të kaluar, ekipi shkodran është
në 100% e tij përsa i përket
gjendjes së lojtarëve. Grima,
ADMIR URUÇI
një nga lojtarët më problematik
në fillim të këtyre përgatitjeve,
mësohet se ka kaluar
totalisht problemet e tij. Ndërsa
edhe portieri tjetër, Gaspër
Ndoja, i cili ka qenë i dëmtuar
ndodhet në gjendje të mirë.
Deri tani ekipi shkodran është
në një gjendje optimale. Kjo
shikohet edhe nga gjendja e
lojtarëve. Pavarësisht ngarkesës
së dhënë nga tekniku
Canaj, ajo që duhet vlerësuar
është se ekipi po e përballon
në më të mirën e mundshme
atë. Një terapi e tillë pritet të
vazhdojë edhe në ditët në
vazhdim. Ndërsa mësohet se
intensiteti i përgatitjeve shkodrane
të bjerë përsa i përket
përgatitjes fizike, duke filluar
që nga java tjetër. Kuqeblutë
edhe në gjysmën e parë të sezonit
kanë treguar një përgatitje
të kënaqshme fizike.
Këtu vlejnë për t’u përmendur
takimet e fituara, mbi të gjitha
në terrene tejet të rënduara.
Ndoshta ky intensitet i përgatitjeve
të ekipit kuqeblu do
të vlente më shumë për të ruajtur
dhe për të përfituar sa më
shumë në aspektin fizik.
Ndërkohë javën që vjen ekipi
shkodran do të ulë tempin e
përgatitjeve dhe trajneri Canaj
t’i kushtojë më shumë vëmendje
përcaktimit të formacionit
të parë.
Konkurrenca
Afrimi i Sukajt dhe rikuperimi
i disa nga titullarëve, pa
përjashtuar në asnjë moment
edhe afrimet e reja, do të rritin
shumë konkurrencën te Vllaznia.
Kjo, natyrshëm që do të
rritë edhe presionin ndaj teknikut
Canaj për të përzgjedhur
11-shin më të mirë. Prandaj, me
shumë mundësi, nisur edhe
nga plani që tekniku ka për javën
e dytë të kësaj mini-faze përgatitore
është që të ulë disi
ngarkesën fizike për t’i krijuar
më shumë hapësirë
ndërtimit të formacionit të tij.
Kjo javë e dytë pritet të
mbështetet më shumë në disa
takime miqësore.
Posted: Thu, 15 Jan 2009 , 00:46
by fpjalmi
FESTIMI
Vllaznia bën
gati një himn
për 90-vjetorin
Këtë vit klubi “Vllaznia” feston
90-vjetorin. Më 16 shkurt
të vitit 1919 në qytetin e Shkodrës
është krijuar e para
shoqëri kulturore sportive me
emrin Vllaznia. Në kuadër të
kremtimit të 90-vjetorit, Klubit
i Futbollit “Vllaznia” shpall
konkursin për poezi, teksti i
cili do të shërbejë për këngën
e radhës që do të këndohet
nga këngëtarët më të mirë
shkodranë. Për këtë poezi, e
cila pritet të kthehet në një
himn të këtij klubi janë të lutur
të gjithë ata që janë të interesuar,
që të paraqesin krijimet
e tyre në adresën e e-mailit
info@vllaznia.eu, ose pranë
zyrave të klubit në stadiumin
“Loro Boriçi”. Poezia më e
mirë do të shpallet nga komisioni
i ngritur për këtë qëllim
dhe do të përdoret për
këngën e radhës që do të
prezantohet në ditën e 90-
vjetorit.
Posted: Thu, 15 Jan 2009 , 23:18
by fpjalmi
Vllaznia/Lëvizje mund të ketë në mbrojtje dhe sulm
Mesfusha është i vetmi
repart që nuk preket
Kërkohej një organizator, por tani ndryshojnë planet
Pavarësisht se drej
tuesit e klubit të Vl
laznisë kanë filluar
bujshëm merkaton e dimrit,
përsëri ajo që të bie shumë në
sy është se deri tani drejtuesit
e këtij ekipi nuk kanë piketuar
asnjë mesfushor. Tekniku
Agim Canaj ka qenë pikërisht
ai që ka shprehur domosdoshmërinë
që në këtë periudhë
merkatoje të ketë minimalisht
nga një afrim në të tri
repartet. Mirëpo deri tani, aty
ku drejtuesit e këtij klubi
duken deficitarë, është pikërisht
mesfusha. Në këtë repart
shkodranët kanë kërkuar
një organizator të mirëfilltë,
por në këtë drejtim nuk ka
asgjë për t’u theksuar. Vetë
drejtuesit e klubit kanë bërë
të ditur se edhe lojtarët, të
cilët priten, nuk i përkasin
këtij pozicioni. Por në këtë
repart nuk duket se drejtuesit
e klubit do të ndërhyjnë,
kjo për vetë faktin e mosgjetjes
së një lojtari të duhur
në rolin e organizatorit, por
edhe sepse ky repart, nëse
arrihen dhe dy afrimet e
mbrojtësve Fassi e Vukçeviç,
bën që një pjesë e mbrojtjes
të spostohet drejt mesfushës.
Pranë ekipit shkodran, sidomos
në këtë pikë të fushës,
shtohet konkurrenca për
katër vendet e saj.
Konkurrenca
Afrimi i këtyre mbrojtësve
mund të bëjë të mundur që
mbrojtësi i majtë Lici, një nga
më të mirët e këtij ekipi gjatë
pjesës së parë, të spostohet
më përpara në drejtim të mesfushës,
duke bërë që konkurrenca
në këtë repart të jetë e
madhe. Këtu duhet të
luftojnë fort Osja, Doçi, Kaçi,
Dhëmbi, Belisha, Nallbani e
Boadu, së bashku me Licin,
për katër vendet e njëmbëdhjetëshit
të parë. Janë
tërë këta emra cilësorë, që
natyrshëm nuk do t’ia
bëjnë vetëm të lehtë punën
teknikut Canaj për gjetjen e
formacionit, por edhe të
vështirë, për përcaktimin e
emrave të duhur. Pavarësisht
se shkodranët mund
të kërkojnë përsëri në
drejtim të gjetjes së një organizatori,
ky repart mbetet
më i mbipopulluari.
Deri tani, drejtuesit kuqeblu
kanë bërë të mundur
rinovimin e kontratës së një
prej lojtarëve më të mirë të
skuadrës, mbrojtësit Elvin
Beqiri. Duke i dhënë
shumë garanci këtij reparti.
Gjithashtu afrimi si i
huazuar i sulmuesit 21-
vjeçar, Xhehavir Sukaj, ka
bërë që në një farë mënyre
edhe ky repart të marrë
trajtën e duhur. Ndërkohë
krerët e klubit janë në
bisedime edhe me një ganez,
i cili u përfol se kërkoi
që në fillim paratë në dorë.
Pra, ai kërkon të vijë pranë
ekipit pa kaluar më parë
periudhën e provës dhe në
këtë drejtim ekziston një
frikë pranë drejtuesve të
klubit, të cilët janë “djegur”
me një bashkatdhetar
të këtij lojtari në merkaton
e verës nga të tilla veprime.
Posted: Thu, 15 Jan 2009 , 23:19
by fpjalmi
PËRGATITJET
Beqiri ‘KO’,
pritet Fassin
Vllaznia vazhdon me intensitetin e
duhur përgatitjet ulqinake të saj.
Momentalisht gjendja e ekipit kuqeblu
mësohet të jetë e kënaqshme
dhe gjendja e lojtarëve nga dita në
ditë deklarohet në rritje. I vetmi
futbollist që momentalisht nuk është
në gjendjen më të mirë është i
sapobashkuari me ekipin, mbrojtësi
Elvin Beqiri. Mësohet se po kalon
një gjendje gripale. Pavarësisht se
është përfolur shumë për brazilianin
Rikardo Fassin, ajo që mësohet
nga burime pranë klubit është se
mbrojtësi do t’i bashkëngjitet ekipit
ditën e shtunë.
Posted: Thu, 15 Jan 2009 , 23:20
by fpjalmi
MBROJTËSI MALAZEZ
Kuqeblutë, në pritje
të Nikolla Vukçeviçit
Një nga lojtarët, për të cilin drejtuesit e klubit të Vllaznisë po
përpiqen ta bëjnë të tyrin, është dhe ish-mbrojtësi i kuqebluve
para dy sezonesh, Nikolla Vukçeviç. Drejtuesit shkodranë e kanë
bërë të ditur vetë një lajm të tillë. Megjithatë, ajo që pritet tani
është që malazezi të shlyejë ato detyrime që ka me ekipin e tij të
Buduçnostit të Podgoricës. Nga sa është thënë nga vetë lojtari,
ai është i lirë për të kaluar
tek një skuadër tjetër, ndërsa
ajo që mësohet nga
menaxherët e tij është se
shuma që kërkon Vukçeviç
për të kaluar te Vllaznia
është e lartë. Megjithatë,
nga ajo që mësohet nga
burime pranë presidentit
Fushaj është se me Nikollën,
bisedimet vazhdojnë
dhe me shumë mundësi
mund të arrihet edhe akordi.
Një afrim i Vukçeviçit, vlerat e të cilit tanimë njihen në Shkodër,
dhe me ardhjen e qendërmbrojtësit Fassin nga Brazili, reparti
defensiv kalon në mbipopullim. E për më tepër me këta futbollistë
që momentalisht ka Vllaznia, pa llogaritur vlerat e brazilianit,
konkurrenca në këtë repart bëhet më të vërtetë e fortë.
Posted: Fri, 16 Jan 2009 , 22:48
by fpjalmi
Canaj kërkon edhe një mbrojtës te Vllaznia
Autori: Gjergj Kola
Data: 16/01/2009
Version Print
Agim Canaj kërkon ta kompletojë sa më mirë ekipin në prag të rifillimit të kampionatit
Pas bisedimeve për të afruar edhe të paktën një mbrojtës te Vllaznia, ka ardhur edhe sinjali nga kampi stërvitor i Ulqinit ku po stërviten kuqeblutë. Ka qenë vetë trajneri i ekipit shkodran, Agim Canaj, ai që e sheh të nevojshme afrimin e një mbrojtësi në radhët e skuadrës që drejton. Vlonjati i stolit shkodran kërkon të “blindojë” edhe këtë repart, duke deklaruar:
“Nuk mund të them që është e domosdoshme, por po të shohim pjesën e parë të sezonit, ne kemi pasur shumë dëmtime, çka unë ua kam frikën sërish. Duke qenë kështu, e shoh të nevojshme afrimin e një mbrojtësi. Më pëlqejnë iniciativat që kanë marrë drejtuesit e klubit për të afruar një mbrojtës, apo lojtarë të tillë.
Vetëm kështu, duke punuar të gjithë së bashku mund të arrijmë synimin madhor.” Të gjithëve në kampin shkodran u ka ardhur mirë kur kanë dëgjuar tratavivat që po bën presidenti Fushaj për të afruar edhe Admir Telin në skuadër. Teli ka shoqëri të mirë pothuaj me të gjithë pjesëtarët e grupit, madje ai njihet se lojtari që sjell jo pak humor në grup.
Por edhe trajneri Canaj ia njeh mirë aftësitë këtij lojtari, teksa pikërisht me këtë mbrojtës, Vllaznia kaloi njërin tur në Kupën UEFA, por bëri të pamundurën edhe me Napolin, pavarësisht rezultatit. “Jam në dijeni që po bëhet një tentativë pak a shumë e ngjashme me atë të Sukajt për afrimin e Telit.
Mua natyrisht që do më vinte mirë, sepse nuk do të kisha nevojë fare të testoja këtë lojtar, por thjesht do ta ingranoja me grupin. Aftësitë e Telit i njoh unë, por edhe pjesëtarët e tjerë të skuadrës, pa harruar edhe marrëdhëniet e shkëlqyera që ai ka me pjesën më të madhe të lojtarëve.
Do të ishte mirë për mua, mirë për ekipin dhe për gjithë Shkodrën, duke qenë se ai është djalë i këtij qyteti,” - shton Canaj në lidhje me afrimin e mundshëm të Telit. Por edhe nëse pista “Teli” dështon, merkatoja e ka orientimin, sidomos në repartin e mbrojtjes.
Nëse nuk vjen Teli, gati është mbrojtësi malazez Vukçeviç, i cili luan aktualisht me Buduçnostin, ekip me të cilin Vllaznia javën e ardhshme do të luajë një ndeshje miqësore para kthimit në Shkodër, kur konfirmohet që të dielën do të luhet me skuadrën vendëse të Ulqinit, Otranto.
Por edhe nëse Vukçeviç nuk vjen, atëherë është një tjetër mbrojtës gati. Bëhet fjalë për brazilianin Faccin, por që ai do të provohej mirë para se t’i bashkohej Vllaznisë. Këtë e konfirmon edhe trajneri Canaj, i cili në fund thotë: “Nëse nuk vjen Teli, kuptohet që kushdo tjetër që mund të vijë, do të provohet. Më kanë thënë fjalë të mira për Vukçeviçin, sepse ai ka luajtur edhe më parë me Vllazninë.
Por si trajner i besoj formës së një lojtari vetëm në fushën e lojës. Nuk e kam parë këtë futbollist, aq më tepër që ka 1 vit që është larguar nga Shkodra. E njëjta gjë vlen edhe për brazilianin nëse do të shkojë puna deri aty.”
Elvin Beqiri, stërvitje të diferencuar
I vetmi problem i kuqebluve, nëse mund të quhet i tillë, është Elvin Beqiri, i cili është bashkuar i fundit grupit të lojtarëve. Nuk bëhet fjalë për ndonjë dëmtim, por thjesht për një gjendje gripale, që e ka lënë jashtë grupit, duke u stërvitur veçmas. Ndërkohë, Kaçi akoma nuk e ka kapur formën e tij dhe po bën përpjekjet maksimale për të kapur parametrat optimalë.
Fushaj distancohet nga një ekip “fantazëm”
Presidenti Valter Fushaj, nëpërmjet “Sportit shqiptar”, kërkon të distancohet nga një eksod i një ekipi shkodran, që thuhet që kanë përdoruar edhe emrin e Vllaznisë. Ekipi U-17 amator, që është nisur drejt Austrisë për një turne, nuk është kthyer më. “Distancohem nga një ngjarje e tillë.
Nëse është përdorur emri i klubit tonë, ne këtë çështje do ta çojmë në prokurori. Vllaznia ka ekipet e veta zinxhire dhe çdo gjë kalon me firmë dhe vulë të drejtuesve më të lartë të klubit.
Ai ekip që ka ikur nuk ka lidhje fare me ne. Jam i shqetësuar, sepse nuk dua kurrsesi të abuzohet, apo nëpërkëmbet klubi shkodran,” - ka pohuar mes të tjerash presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj.
Posted: Fri, 16 Jan 2009 , 23:02
by fpjalmi
Canaj nga Ulqini: Dua dy blerje
"Sukaj është një goditje me vend, por duhen edhe përforcime të tjera për titullin"
Vllaznia/ Trajneri i skuadrës shkodrane është i kënaqur nga java e parë e përgatitjeve
Vllaznia sot është
futur në javën e
dytë të përgatitjeve
ulqinake të tij. Për kuqeblutë,
kjo ka qenë një javë e ngjeshur
stërvitore, sepse përgjatë këtyre
ditëve tekniku vlonjat,
Agim Canaj, ka zhvilluar nga
dy seanca në ditë, duke
kërkuar që të rritë ekipin e tij
në aspektin fizik. Timonieri i
skuadrës shkodrane shprehet
i kënaqur me atë çka djemtë e
tij kanë treguar këtë javë në
Ulqin, por ndërkohë bën apel
edhe për dy përforcime të tjera.
"Jam i kënaqur nga skuadra
dhe impenjimi i lojtarëve gjatë
përgatitjeve këtu në Ulqin.
Kushtet e akomodimit dhe ato
të stërvitjes kanë qenë optimale,
ndaj edhe puna është
bërë më e lehtë. Gjithçka është
organizuar në kushte shumë
të mira dhe deri tani kemi zhvilluar
një përgatitje të
kënaqshme, - ka thënë Canaj.
- Këtë javë kemi punuar me
ekipin më shumë në aspektin
e përgatitjes fizike. Deri tani
nuk kemi pasur asnjë problem
përsa u përket lojtarëve. I
vetmi problem për ekipin tonë
ka qenë Beqiri, i cili po kalon
një periudhë gripale. Pjesa
tjetër e ekipit gëzon një formë
të mirë". Kuqeblutë po
kërkojnë që në këtë fazë përgatitore,
të arrijnë më të mirën
e formës së tyre, në mënyrë që
vazhdimësia të jetë më e lehtë.
Puna me përkushtim e gjithë
ekipit dhe stafit shkodran
mund të shikohet menjëherë
pas startimit të kampionatit.
Megjithatë, kjo nuk duket se
shqetëson momentalisht
teknikun Canaj dhe stafin që
ai drejton. Takimi me Shkumbinin
shikohet si i largët, pavarësisht
se edhe vetëm dy
javë e ndajnë nga ai. "Nuk po
mendojmë për Shkumbinin
tani. Ajo për të cilën po mendojmë
janë vetëm përgatitjet.
Ne po punojnë këtu jo vetëm
për një takim, por për të gjithë
sezonin në vazhdim. Duhet që
këto ditë t'i shfrytëzojnë më së
miri për të rritur nivelin e çdo
lojtari në të gjitha drejtimet",
thekson Canaj. Mesa duket,
edhe java e ardhshme do të
ketë të njëjtin intensitet si java
që sapo u la pas. Ndërsa tekniku
është i kënaqur edhe me
faktin se, ai jo vetëm e ka të
ruajtur grupin e lojtarëve që
ka pasur edhe në gjysmën e
parë të sezonit, por edhe ka
në dispozicion të tij një lojtar
si Sukaj. Megjithatë, tekniku
shpreson edhe te premtimet e
drejtuesve të klubit për fuqizimin
e mëtejshëm të tij. "Për
mua ka shumë rëndësi që ekipi
ka ruajtur atë format që ka
pasur në pjesën e parë të sezonit.
E rëndësishme është që
pranë skuadrës ka mbërritur
edhe Sukaj, i cili njihet për vlerat
e tij. Shpresoj shumë se do
të vijnë edhe një, ose dy lojtarë
të tjerë cilësorë, të cilët priten
të vijnë. Mendoj se në këtë aspekt
po punojnë shumë drejtuesit
e klubit. Një ose dy afrime
të tjera do të ishin gjithmonë
në të mirë të klubit", ka
përfunduar tekniku i ekipit të
Vllaznisë, Agim Canaj.
Posted: Fri, 16 Jan 2009 , 23:03
by fpjalmi
Vetëm të dielën ulet ngarkesa
Që nga udhëtimi i ekipit kuqeblu në Ulqin, tekniku Canaj dhe stafi që ai drejton, nuk e kanë ulur aspak
ritmin e punës së tyre. Skuadra ka zhvilluar nga dy seanca stërvitore në ditë dhe kjo terapi pritet të jetë
edhe për pjesën e mbetur të kësaj minifaze përgatitore. Sipas drejtuesve teknikë të Vllaznisë, skuadra
ka filluar të marrë ngarkesën e duhur për të përballuar një sezon të fortë që e pret përpara. Kjo
ngarkesë e përgatitjeve ulqinake pritet të ulet vetëm ditën e diel, kur shkodranët të ketë takimin e parë
miqësor me skuadrën vendëse të Otrantos. Sipas stafit, kjo ngarkesë është e domosdoshme për një
ekip, i cili pretendon të jetë në vendin e parë edhe pas javës së 33-të të sezonit. Sapo të kthehen në
Shkodër, ky intensitet stërvitjesh pritet që të ulet.
Posted: Fri, 16 Jan 2009 , 23:04
by fpjalmi
Teli, gati të heqë dorë
nga 3 mijë € për kuqeblutë
Pavarësisht se u fol se mbrojtësi Admir Teli do të ishte
pjesë e ekipit kroat të Rijekës për pjesën e mbetur të sezonit,
përsëri në kampin shkodran ka shumë shpresa për ta ribashkuar
shumë shpejt shtatlartin me Vllazninë. Drejtues
të ekipit kuqeblu bëjnë të ditur se është biseduar përsëri me
qendërmbrojtësin dhe ata
shpresojnë që ta realizojnë
kthimin e tij në Shkodër. Nga
sa mësohet, Teli ka zgjedhur
ekipin e Rijekës vetëm për
3000 euro më shumë nga çfarë
i ka afruar presidenti Fushaj.
Nisur nga problemet që përflitet
të ketë në ekipin kroat përsa
u përket pagesave dhe këmbëngulja
që po tregojnë drejtuesit
e klubit kuqeblu, mund
ta bindin Telin të ndryshojë
mendje dhe ashtu si Sukaj, të
riveshë përsëri fanellën e Vllaznisë.
Ai do të ishte një përforcim i mirë, për të ndihmuar
ekipin e tij të zemrës, që të fitojë titullin kampion, i
cili i mungon në Shkodër që nga viti 2001. Një rikthim i
mundshëm i futbollistit të Kombëtares në radhët e kuqebluve,
do ta bënte mbrojtjen e Vllaznisë një ndër më të
fortat e kampionatit shqiptar. A.Uruçi
Posted: Sat, 17 Jan 2009 , 20:39
by Miri
Mas asht nej loj e Telit per kyt oferten e Kroateve e ne te vertet asht ti pi kafe te shatrivani per dit.
Posted: Sun, 18 Jan 2009 , 00:48
by Miri
Canaj nga Ulqini: Dua dy blerje
Vllaznia sot është futur në javën e dytë të përgatitjeve ulqinake të tij. Për kuqeblutë, kjo ka qenë një javë e ngjeshur stërvitore, sepse përgjatë këtyre ditëve tekniku vlonjat, Agim Canaj, ka zhvilluar nga dy seanca në ditë, duke kërkuar që të rritë ekipin e tij në aspektin fizik. Timonieri i skuadrës shkodrane shprehet i kënaqur me atë çka djemtë e tij kanë treguar këtë javë në Ulqin, por ndërkohë bën apel edhe për dy përforcime të tjera. "Jam i kënaqur nga skuadra dhe impenjimi i lojtarëve gjatë përgatitjeve këtu në Ulqin. Kushtet e akomodimit dhe ato të stërvitjes kanë qenë optimale, ndaj edhe puna është bërë më e lehtë. Gjithçka është organizuar në kushte shumë të mira dhe deri tani kemi zhvilluar një përgatitje të kënaqshme, - ka thënë Canaj. - Këtë javë kemi punuar me ekipin më shumë në aspektin e përgatitjes fizike. Deri tani nuk kemi pasur asnjë problem përsa u përket lojtarëve. I vetmi problem për ekipin tonë ka qenë Beqiri, i cili po kalon një periudhë gripale. Pjesa tjetër e ekipit gëzon një formë të mirë". Kuqeblutë po kërkojnë që në këtë fazë përgatitore, të arrijnë më të mirën e formës së tyre, në mënyrë që vazhdimësia të jetë më e lehtë. Puna me përkushtim e gjithë ekipit dhe stafit shkodran mund të shikohet menjëherë pas startimit të kampionatit. Megjithatë, kjo nuk duket se shqetëson momentalisht teknikun Canaj dhe stafin që ai drejton. Takimi me Shkumbinin shikohet si i largët, pavarësisht se edhe vetëm dy javë e ndajnë nga ai. "Nuk po mendojmë për Shkumbinin tani. Ajo për të cilën po mendojmë janë vetëm përgatitjet. Ne po punojnë këtu jo vetëm për një takim, por për të gjithë sezonin në vazhdim. Duhet që këto ditë t'i shfrytëzojnë më së miri për të rritur nivelin e çdo lojtari në të gjitha drejtimet", thekson Canaj. Mesa duket, edhe java e ardhshme do të ketë të njëjtin intensitet si java që sapo u la pas. Ndërsa tekniku është i kënaqur edhe me faktin se, ai jo vetëm e ka të ruajtur grupin e lojtarëve që ka pasur edhe në gjysmën e parë të sezonit, por edhe ka në dispozicion të tij një lojtar si Sukaj. Megjithatë, tekniku shpreson edhe te premtimet e drejtuesve të klubit për fuqizimin e mëtejshëm të tij. "Për mua ka shumë rëndësi që ekipi ka ruajtur atë format që ka pasur në pjesën e parë të sezonit. E rëndësishme është që pranë skuadrës ka mbërritur edhe Sukaj, i cili njihet për vlerat e tij. Shpresoj shumë se do të vijnë edhe një, ose dy lojtarë të tjerë cilësorë, të cilët priten të vijnë. Mendoj se në këtë aspekt po punojnë shumë drejtuesit e klubit. Një ose dy afrime të tjera do të ishin gjithmonë në të mirë të klubit", ka përfunduar tekniku i ekipit të Vllaznisë, Agim Canaj.
Posted: Mon, 19 Jan 2009 , 01:25
by Edmond-Cela
vllaznia fiton miqesoren e pare
Posted: Mon, 19 Jan 2009 , 03:24
by fpjalmi
Gjithçka për klubet e kampionatit shqiptar të futbollit
Vllaznia, një kroat për mbrojtjen
18 Janar Është rekomanduar nga kroati tjetër Bashiç: “Luan në të katër pozicionet e mbrojtjes”
Ish?lojtari i Varteksit, Mirko Plantiç, vjen sot në Shkodër. Luante në Sllovaki
Shkodranët janë gati për të bërë goditjen e tretë në merkaton dimërore. Pas Sukajt dhe Beqirit, emri i tretë që pritet të bëhet pjesë e Vllaznisë për pjesën e dytë të sezonit futbollistik 2008?2009, është kroati Mirko Plantiç. Burime brenda klubit të futbollit, bëjnë të ditur se futbollisti në fjalë është 24 vjeç, i gjatë 1 e 81 dhe peshë 77 kilogram. Do të mbërrijë sot në mesditë në aeroportin “Nënë Tereza” për t’u pritur dhe shoqëruar nga pjesëtarë të stafit shkodran drejt qytetit verior. Sipas kordinatorit të klubit Vllaznia Dritan Gjyrezi, futbollisti në fjalë ka rreth gjashtë muaj që vëzhgohet prej së afërmi nga specialistët e stafit të klubit Vllaznia, dhe më së fundi, pasi janë bindur se ai ka vlera si mbrojtës, kanë vendosur ta përfshijnë në planet e Vllaznisë. Nga informacionet që jep Gjyrezi, kroati ka luajtur në të njëjtën skuadër me kroatin Marko Bashiç tek Varteksi. Ky i fundit është aktualisht titullar tek formacioni shkodran. Madje, ka qenë vet iniciativa e Bashiçit që ka bërë të mundur t’ia propozojë presidentit Fushaj një futbollist të tillë, i cili sipas lojtarit, ka vlera më të mira se sa ai vet. Krahas Varteksit, Plantiç ka luajtur edhe në kampionatin e Ukrainës, ndërkohë që tani pritet të mbyllë gjithçka në llogari të Vllaznisë dhe të repartit të mbrotjes. Në prapavijë kroati luan në të katër pozicionet mundshme duke qenë një alternativë shumë domethënëse për teknikun Agim Canaj.
Malaziasi Vukçeviç, shumë pranë shkodranëve
Për mbrojtësin është rikthim. U aktivizua në sezonin 2005?06
Një staf i zgjeruar i klubit Vllaznia me në krye presidentin Fushaj është takuar mbrëmë vonë në Podgoricë me futbollistin, duke pretenduar se janë shumë afër akordit me të për ta pjesë të kuqebluve
Vllaznia është shumë afër nënshkrimit me ish?futbollistin e tyre Nikolla Vukçeviç, i cili aktualisht është pjesë e skuadës së kryeqytetit të Malit të Zi, Buduçnost. Malazezi shtatlart, i cili me lojën e tij mjaft cilësore që dmostroi përsa ishte pjesë e Vllaznisë, fitoi admirimin në masë të tifozerisë shkmodrane, ka ditë që lakohet për një kalim të mundshëm në radhët e kuqebluve. Burimet pranë klubit shkodran, herë e ofronin mundësinë e ardhjes së tij dhe herë paraqitnin argumenta që e bënin krejt të pamundur një gjë të tillë. Megjithatë, në komentet e tij mediatike, presideti Fushaj vazhdimisht ka besuar se do ta sjellë Vukçeviçin në Shkodër. Burimet pranë klubit shkodran bëjnë të ditur se njëshi i kuqebluve ka një preferencë të veçantë për këtë futbollist, jo vetëm nga niveli që ai ka paraqitur në formacionin e Vllaznisë, por në të njëjtën kohë edhe për qytetarinë dhe korrektesën model që malazezi prezanton në bashkëjetesën me klubin shkodran. Për këtë arsye, edhe pse në këmbim të veshjes së tij kuqeblu kishte pengesa të shumëllojshme, qoftë të aspektit financiar, apo edhe zyrtar, Fushaj ka vazhduar të këmbëngulë që ta sjellë në Shkodër këtë futbollist. Burimet pranë stafit të presidentit, shprehen se një grup i zgjeruar i zyrtarëve të klubit Vllaznia me në krye zotit Fushaj, janë nisur në mbrëmjen e djeshme drejt kryeqytetit malazez, Podgoricë, aty ku banon edhe Vukçeviçi, me të cilin kanë rezervuar një takim special, i cili pritet të jetë vendimtari për fatin e këtij futbollisti. Edhe pse zyrtarisht lajmi pritet të bëhet i ditur ditën e sotme, nga burimet paraprake thuhet se situata ka avancuar në 90 përqind të realizimit të kalimit të Vukçeviçit tek Vllaznia. Burimet brenda stafit shkodran citojnë se zyrtyarët e klubit Vllaznia pas takimit me Vukçiçin në Podgorica, do të vijojë rrugën pastaj për në Ulqin ku do të asistojë në përballjen miqësore të ditës së sotme që zhvillohet në orën 13:30 në Ulqin mes ekipit vendas Otrant dhe Vllaznisë. Gjithsesi, edhe nëse nuk arrihet të mbyllet gjithçka në mbrëmjen e së shtunës, shanset për një mirëkuptim mes të dy palëve janë sërishmi në tavolinë, pasi skuadra e Buduçnostit, ku Vukçeviç është pjesë e saj, do të mbërrijë në Ulqin ditën e dielë për t’u sistemuar pranë kampingut të Vllaznisë ku do të kryejë ciklin përgatitor dimëror. Kështu që nëse bëhet realitet një gjë e tillë, Vukçeviç të kalojë tek kuqeblutë, ai shumë shpejt do të jetë në fushë përballë bashkëatdhetarëve të tij, pasi në mes dy skuadrave është planifikuar të zhvillohet një ndeshje miqësore ditën e premte, pikërisht një ditë përpara kthimit të skuadrës shkodrane në Shkodër.
Sukaj merr të vëllanë në ekip
Me Vllazninë janë bashkuar dje në Ulqin edhe dy lojtarë të tjerë. Vëllai i sulmuesit Xhevair Sukaj ndodhet tashmë pranë skuadrës shkodrane dhe është duke u stërvitur së bashku me grupin. Edhe ky luan në rolin e sulmuesit si i vëllai dhe është marrë nga ekipet zinxhirr të Vllaznisë. Në marrjen e tij në Ulqin ka ndërhyrë vëllai i madh, Xhevairi që përpara disa ditësh firmosi për kuqeblutë. Gjithashtu, skuadra që udhëheq kampionatin ka marrë dje në provë nga Kastrioti edhe të riun Alban Hyka.
Posted: Mon, 19 Jan 2009 , 03:26
by fpjalmi
Vllaznia, vjen mbrojtësi kroat Plantiç
Autori: Gjergj Kola
Data: 18/01/2009
Version Print
Te skuadra shkodrane nuk ka pasur asnjë panik për lajmin e Admir Telit për në Azerbajxhan, megjithëse ai pritej të rikthehej te Vllaznia. Kjo ngaqë drejtuesit kuqeblu kanë qenë duke lëvizur në disa pika, në mënyrë që të gjenin edhe një mbrojtës cilësor. Dhe ai duket se është gjetur. Bëhet fjalë për mbrojtësin kroat Mirko Plantiç. Ai pritet të bashkohet me ekipin sot pasdite në Ulqin dhe, nga sa mësohet, nuk bëhet fjalë për provë. Lojtari mund të konsiderohet pjesë e Vllaznisë të paktën për pjesën e mbetur të sezonit, sepse atij i është ofruar një kontratë afatgjatë. Në këtë mënyrë, shkodranët po lëvizin në mënyrën e duhur në merkato. Ashtu siç ishte deklaruar, pistat e mundshme për të ndërhyrë në repartin e mbrojtjes kanë qenë disa. Teli, Vukçeviç, braziliani Faccin, apo dhe kroati Plantiç. Për të parin shpresat ishin të mëdha se do qëndronte në Shkodër deri në fund të majit, por ai në fund ka ndërruar mendje, duke shkuar në Azerbajxhan. Për Vukçeviçin, bisedimet kanë qenë të hapura, por pak problem ka qenë shkëputja e tij nga ekipi i Buduçnostit, me të cilin kishte kontratë. Duke qenë kështu, drejtuesit e Vllaznisë kanë parë mes dy alternativave, asaj të brazilianit Faccin, apo kroatit Plantiç. Në fund ka fituar kjo e fundit për shumë arsye. Mbi të gjitha, sepse bëhet fjalë për një mbrojtës me cilësi shumë të mira. Së dyti, ai ka pranuar të hedhë firmë në një kontratë afatgjatë dhe, së treti, çka ishte jo pak e rëndësishme, vjen nga shkolla kroate e futbollit, e cila pëlqehet shumë nga ana e trajnerit Canaj, mbi të gjitha për profesionalizmin e lartë që kanë futbollistët e këtij vendi. Shembulli më i mirë për këtë është mbrojtësi aktual i Vllaznisë, kroati tjetër Marko Bashiç, që rezulton një nga blerjet më të rëndësishme të kuqebluve këtë sezon. Madje ka qenë vetë Bashiçi, si duket, “shkesi” për ardhjen e bashkatdhetarit të tij, teksa flet me superlativa për aftësitë e Plantiçit. Ky i fundit ka qenë pak vite më parë edhe pjesë e kombëtares së 21-vjeçarëve të Kroacisë, ndërkohë që ka luajtur me Varteksin dhe kohët e fundit në Sllovaki. Ai është 24 vjeç dhe konsiderohet nga shkodranët një tjetër blerje e rëndësishme për merkaton e janarit. Presidenti Fushaj po bën lëvizje mjaft të goditura në merkato, duke kërkuar të mbyllë të gjitha boshllëqet që mund të ketë pasur skuadra. Me qëndrimin e Beqirit dhe ardhjet e Sukajt e Plantiçit, kuqeblutë kompletohen jo pak, por nuk përjashtohet mundësia që në ditët në vazhdim të ketë edhe ndonjë goditje tjetër në merkato. Mbrojtësi kroat pritet të mbërrijë pasdite në Ulqin për t’iu bashkuar ekipit të Vllaznisë dhe për rrjedhojë nuk do të jetë në fushë në miqësoren që ajo do zhvillojë po sot ndaj ekipit vendës Otrant. Megjithatë, në ditët në vazhdim do të jetë mundësia për të parë më nga afër aftësitë e këtij lojtari, që mund të konsiderohet blerja më e re e kuqebluve, megjithëse ende nuk ka firmosur zyr
Posted: Mon, 19 Jan 2009 , 03:27
by fpjalmi
Hoti, Guri, Rraboshta e Vucaj për huazim
Ardhjet e disa lojtarëve te Vllaznia në merkaton e janarit kanë bërë që të krijohet një mbipopullim në stërvitje. Për këtë arsye, drejtuesit e klubit janë duke menduar që disa prej lojtarëve të stolit t’i huazojnë në klube të tjera. Burime pranë klubit bëjnë të ditur se mundësitë për të lëvizur janë për katër futbollistë, pikërisht Hoti, Guri, Rraboshta e Vucaj. Ende nuk është e qartë se ku mund të shkojnë këta lojtarë, por përpjekjet për t’i sistemuar në skuadra të superligës. Por sulmuesi Rraboshta mund të përfundojë edhe te Tërbuni në formë huazimi, sepse trajneri Zani e kërkon me ngulm në skuadrën e tij. Për të tjerët ende nuk ka një pistë se ku mund të përfundojnë dhe mbase duhen pritur ditët e fundit të këtij muaji për ta mësuar këtë gjë.
Posted: Mon, 19 Jan 2009 , 03:33
by fpjalmi
Vllaznia, regjim kazerme në Ulqin
Edhe pse të mbingarkuar nga stërvitja, te ekipi shkodran nuk shihen shenja lodhjeje
Skuadra e drejtuar nga trajneri Canaj vijon përgatitoren me rregulla të forta
Fjalët rregull e rreptë
si në punë, më mirë
se kudo mund të
shikohen në këto ditë përgatitjesh
te Vllaznia, e cila
po zhvillon fazën përgatitore
në Ulqin. Skuadra e
drejtuar nga tekniku vlonjat,
Agim Canaj, gjatë këtyre
ditëve në tokën malazeze
është përfshirë nga një
ngarkesë e lartë në seancat
stërvitore. Kreu i pankinës
bashkë me stafin po tregohen
shumë të rreptë me
kuqeblutë, jo vetëm në
fushën e stërvitjes, por
edhe jashtë saj. Një vëmendje
të veçantë drejtuesit
e klubit i kushtojnë edhe
zbatimit të orarit, por edhe
kohës së lirë që kanë
lojtarët në dispozicion. Të
gjithë, duke filluar nga futbollistët,
stafi teknik, në
këtë fazë përgatitore janë
thuajse të mbingarkuar
përgjatë gjithë ditës. Në seancat
stërvitore po vihet re
një përkushtim total nga
ana e lojtarëve. Kreu i
pankinës shkodrane ka
programuar gjithçka me
shumë saktësi. Ngarkesa
në stërvitje është e lartë,
pasi zhvillojnë nga dy të
tilla në ditë, që shkojnë
afërsisht 240 minuta. Pavarësisht
kësaj, te kuqeblutë
nuk ka aspak shenja
lodhje pasi dëshira për të
marrë trofeun i bën shumë
të ‘uritur’. Ata në këtë sezon
luftojnë në të dyja frontet.
Përveç titullit kampion
dëshirojnë që të fitojnë
edhe Kupën e Shqipërisë.
Posted: Mon, 19 Jan 2009 , 03:34
by fpjalmi
Sot vjen kroati Mirko Plantiç
Mesa duket drejtuesit e Vllaznisë nuk
po nxitohen shumë në këtë merkato pasi
duan të sjellin në gjirin e tyre vetëm lojtarë
cilësorë. Kështu, ditën e sotme pritet që t’i
bashkohet kuqebluve, në kampingun stërvitor
në Ulqin, një mbrojtës kroat. Mirko
Plantiç është “gjahu” i ardhës i klubit shkodran.
Mbrojtësi është 1.81 i gjatë dhe
peshon 77 kg. Më parë ky futbollist ka luajtur
në Varteks dhe së fundi me një ekip
azerbajxhanas. Drejtuesit e Vllaznisë fla-
MBROJTËSI
MIRKO
PLANTIÇ
Mbrojtësi
kroat
sin me superlativa për të, pasi nga të
dhënat që kanë bëhet fjalë për një lojtar
shumë cilësor. Nga burime pranë këtij klubi
mësojmë se kroati ka rënë në akord me
krerët shkodranë. Kështu që për gjashtë
muaj, ai do të mbrojë fanellën e Vllaznisë.
Ndërkohë, që për malazezin Nikolla
Vukçeviç është pritur një përgjigje në orët
e vona të mbrëmjes së djeshme, por që nuk
dihet se si ka qenë përgjigja: pozitive apo
negative. A.Uruçi
Posted: Mon, 19 Jan 2009 , 03:36
by fpjalmi
Merkato
Në këtë merkato, Vllaznia
ka bërë blerje mjaft
cilësore. Megjithatë, drejtuesit
e klubit po mendojnë
të afrojnë edhe të tjerë emra,
pasi nuk mjaftohen vetëm
me Sukajn dhe Beqirin.
Tekniku Canaj në këtë përgatitore
po kërkon maksimumin
nga lojtarët e tij,
madje ka menduar të zhvillojë
dhe një miqësore për
të parë se deri ku kanë arritur
djemtë e tij.
Përgatitjet
Kreu i pankinës kuqeblu,
Canaj, përveç përgatitjes
fizike me ekipin
e tij, po zhvillon gjithashtu
edhe një terapi të
vazhdueshme të përgatitjes
taktike. Kjo, me
qëllim që djemtë e tij të
jenë në formën e duhur.
Gjithashtu trajneri po
shqyrton këto ditë disa
skema, që të mund t’i përdorë
në takimet e pjesës
së mbetur të sezonit, që
startojnë më 31 janar.
Sfidën e parë Vllaznia do
ta luajë me Shkumbinin e
Peqinit. Canaj po i aplikon
skemat e menduara
me lojtarët e tij, të cilët
pavarësisht lodhjes së
madhe në stërvitje, janë të
kënaqur me gjendjen e
tyre dhe gjithçka tjetër.
Koha e pushimit për kuqeblutë
është e limituar,
aq sa mjafton vetëm për
të pirë një kafe. Pjesa
tjetër kontrollohet nga
drejtuesit, të cilët kanë
programuar oraret e ushqimit
dhe ato të pushimit.
Rregull ky, që pritet të
sjellë suksesin këtë sezon.
Ndonëse gjithçka
duket e zënë si në “darë”,
këtë mendim nuk e kanë
as lojtarët dhe as stafi shkodran.
Ky rregull ka gjetur
mbështetjen e të
gjithëve në kampin shkodran,
në të cilin mbizotëron
harmonia. Kjo
situatë pritet të vazhdojë
deri në ditën e fundit të
përgatitjeve ulqinake
Posted: Mon, 19 Jan 2009 , 11:11
by fpjalmi
Agim Canaj: Vllaznia, e kompletuar ne Mal te Zi
E Hene, 19 Janar 2009
Vllaznia ndodhet aktualisht ne Mal te Zi, ku po zhvillon pergatitjet e dimrit. Kuqeblute, nen drejtimin e trajnerit Agim Canaj, kane mbyllur merkaton e dimrit, me afrimin e sulmuesit, Xhavihir Sukaj. Sipas drejtuesve te ekipit te Vllaznise, ekipi eshte i konsoliduar. Mbrojtesi i kombetares Elvin Beqiri dhe disa lojtare te tjere me eksperience jane nje garanci me shume per shkodranet, qe te realizojne objektivin e tyre, fitimin titullit.
Posted: Mon, 19 Jan 2009 , 11:41
by fpjalmi
Vllaznia fiton 3-0 me Otrant
Golat për formacionin e Agim Canaj u shënuan nga James Boadu, Paulin Dhembi dhe Bekim Bala
Vllaznia fitoi 3-0 miqësoren me Otrant Ulqin të zhvilluar në Malin e Zi. Golat për formacionin e Agim Canaj u shënuan nga James Boadu, Paulin Dhembi (në pjesën e parë) dhe Bekim Bala në pjesën e dytë. Për Vllazninë në këtë miqësore u aktivizua edhe Xhevair Sukaj (ish-Hacettepe Spor, Turqi).