Page 94 of 230

Posted: Wed, 14 Jan 2009 , 01:32
by fpjalmi
Vllaznia/Merr fund pozitivisht telenovela e merkatos
Fushaj e bind Beqirin
të qëndrojë në Shkodër
Mbrojtësi, zyrtarisht edhe për 1 vit lojtar i kuqebluve

Merr fund ankthi i
Vllaznisë për të
ardhmen e mbrojtësit
Elvin Beqiri. Deri para
ditës së djeshme nuk dihej
nëse futbollisti i kombëtares
kuqezi do të vijonte të luante
me kuqeblutë, apo do të gjente
ndonjë destinacion tjetër, jashtë
Shqipërisë. Të hënën në
mesditë, presidenti i Vllaznisë,
Valter Fushaj, ka arritur
akordin me futbollistin
në fjalë dhe ka konfirmuar
rinovimin e kontratës së Beqirit
edhe për 1 vit.
Marrëveshja
Drejtuesit e Vllaznisë kanë
bërë të mundur që të përmbushin
një tjetër afrim pranë
klubit të tyre. Elvin Beqiri ka
qenë pika e vetme e diskutueshme
përsa i përket
lojtarëve aktualë të ekipit
skuadrës. Mbrojtësi i përfaqësues
sonë e kishte përfunduar
kontratën me Vllazninë,
prandaj ishte në
pritje të rinovimit të saj. Mirëpo,
shkodrani 28-vjeçar ishte
njëherësh edhe në pritje të
ofertave nga klube të huaja,
pasi siç dihet synimi është që
të vazhdojë karrierën jashtë
Shqipërisë. Presidenca shkodrane
ka bërë të pamundurën
për të pasur edhe për një vit
ndihmesën e lojtarit në fjalë.
Vetëm dje, bisedimet mes
presidentit Fushaj dhe
mbrojtësit Beqiri kanë marrë
trajtën përfundimtare. Beqiri
edhe për një vit do të jetë lojtar
i ekipit kuqeblu. Por mësohet
se në këtë kontratë lojtari e ka
të hapur sërish rrugën drejt
perëndimit. Kjo ndoshta ka
qenë klauzola më e diskutueshme
mes lojtarit dhe drejtuesve
të klubit.
Beqiri
“Jam i kënaqur me atë që
më ka ofruar presidenti
Fushaj në aspektin financiar.
Kjo më ka bërë të pranoj
që të jem edhe për një vit
pjesë e këtij ekipi. E përveç
kësaj, jam i kënaqur edhe me
faktin që bashkë me presidentin
Fushaj kemi gjetur
mirëkuptimin, përsa i përket
lënies sime të lirë, në rastin e
një oferte shumë serioze nga
jashtë”, - është shprehur vetë
Beqiri. Gjetja e akordit me futbollistin,
natyrshëm që ka
qetësuar edhe drejtuesit e
pankinës shkodrane, të cilët
tanimë mendojnë vetëm për
përforcime. Që dje pasdreke,
tekniku Canaj ka vijuar
punën e tij, duke pasur edhe
mbrojtësin. Pavarësisht se
Beqiri mësohet të ketë pasur
oferta nga Turqia, por edhe
nga ekipe të Superiores, ai ka
kërkuar që këtë sezon të
vazhdojë punën e frytshme
me kuqeblutë dhe në fund të
këtij sezoni të marrë pikërisht
atë që ka arritur në vitin
2001, fitimin e titullit kampion
me këtë skuadër. Deri
tani ekipi shkodran ka siguruar
dy repartet decizive, siç
janë mbrojtja dhe sulmi. Tani
pritet që afrime të ketë edhe
në repartin e mesfushës.
Mbajtja në skuadër e Beqirit,
rikthimi i Sukajt, por edhe
lojtarë të tjerë që janë në
provë te kuqeblutë, duken
investime serioze dhe tregojnë
qëllimin e vetëm të
presidentit Fushaj, për ta
rikthyer titullin e kampionit
në Shkodër, trofe që mungon
që nga sezoni 2000-2001.
Rivaliteti
Sidoqoftë, në arritjen e këtij
synimi, Vllaznia duket se do
të ketë rivalitetin e Dinamos,
mjaft të përforcuar në merkaton
e janarit, por edhe të Tiranës,
e ndërtuar me lojtarë
të spikatur të kampionatit
shqiptar që në fillim të këtij
edicioni. Vllaznia kryeson
renditjen e kampionatit, e
ndjekur me katër pikë më pak
nga Tirana, ndërsa në vendin
e tretë është Dinamo, me

Posted: Wed, 14 Jan 2009 , 01:32
by fpjalmi
STAFI TEKNIK
Në pritje
të brazilianit


Ashtu siç edhe ishte programuar, mbrojtësi brazilian që pritet
të vishet kuqeblu do t’i bashkohet Vllaznisë në qendrën stërvitore
të saj në Ulqin. Thuhet se braziliani ka një përgatitje të
mirë fizike, por edhe teknike. Ardhja e tij pritet me shumë
interes nga drejtuesit, të cilët duan të saktësojnë edhe afrimin
e tre lojtarëve të tjerë pranë ekipit shkodran në këtë
merkato. Pavarësisht, se deri tani Vllaznia është forcuar realisht
me vetëm një forcë të re, që është Sukaj, edhe firma e
Beqirit mund të quhet e re pasi një lojtar i tillë ishte me shumë
pikëpyetje përsa i përkiste vazhdimësisë me ekipin kuqeblu.
Afrimi i këtij futbollisti pritet që të ndodhë këto ditë dhe me
shumë gjasa takimi miqësor i përgatitur nga kuqeblutë mund
ta gjejë brazilianin pranë ekipit.

Posted: Wed, 14 Jan 2009 , 01:33
by fpjalmi
DITËLINDJA
Bala feston
18-vjetorin në Ulqin
Skuadra e Vllaznisë nuk ka kaluar vetëm ditë pune në Ulqin,
në këtë fazë përgatitore. Djemtë shkodranë, falë harmonisë
dhe marrëdhënieve shumë të mira shoqërore që ekzistojnë
brenda grupit, kanë ditur edhe të gëzojnë së bashku. Kështu,
më 10 janar, duke qenë se një nga të rinjtë e këtij ekipi,
sulmuesi Bekim Bala, kishte ditëlindjen, e tërë skuadra ka
festuar së bashku. Kuqblutë i kanë bërë një tortë surprizë
për 18-vjetorin e lindjes shkodranit të ri. Kjo tregon edhe
njëherë se mirëkuptimi, bashkëpunimi dhe harmonia në këtë
skuadër janë arsyet e suksesit të deritanishëm. Gjest ky
mbresëlënës, edhe për faktin se është një surprizë e bërë
një lojtari të ri. Le të urojmë që edhe ky vit të shkojë për ta po
aq mirë e bukur sa edhe viti i shkuar. A. Uruçi

Posted: Wed, 14 Jan 2009 , 01:34
by fpjalmi
u baft 100 vjeq

Posted: Wed, 14 Jan 2009 , 01:34
by fpjalmi
Ganezi kërkon
më parë paratë


Pranë Vllaznisë pritet që këto ditë të mbërrijë edhe
një futbollist tjetër nga Gana. Ndonëse drejtuesit e klubit
e prisnin të vinte në Shkodër bashkë me ganezin
Xhejms Boadu, nuk ka ndodhur kështu. Ai pritet ende
të vijë, që të niset pastaj menjëherë drejt Ulqinit. Mirëpo,
drejtuesit e klubit shkodran bëjnë të ditur se janë disi të
shqetësuar për këtë. Kjo, pasi ganezi ka kërkuar të marrë
më parë paratë nga klubi, pastaj t’i bashkohet
skuadrës. Kjo duket se nuk do të pranohet nga ana e
drejtuesve të ekipit kuqeblu, të cilët duan më parë të
shikojnë vlerat e lojtarit, për të vendosur për më tej. Ajo
që nuk duhet harruar është se drejtuesit e Vllaznisë janë
djegur një herë në këtë drejtim, me një tjetër ganez, i cili
erdhi te kuqeblutë në formë huazimi në fillim të sezonit.
Adamo Muhamet u ka marrë vetëm për afrimin e tij në
formë huazimi drejtuesve të klubit kuqeblu 20 mijë euro,
të cilat pas largimit të tij, klubi nuk ka arritur t’i fusë më
në arkën e vet. Prandaj, kjo gjë që kërkon ganezi i sulmit
mund t’i detyrojë kuqeblutë që të heqin dorë prej tij.
Megjithatë mbetet për t’u parë në ditët në vazhdim sesi
do të veprohet me të.

Posted: Wed, 14 Jan 2009 , 01:36
by fpjalmi
shum i zgjuar ky ganezi.

hallall boaduse :lol: :lol: :lol: :lol: :lol:

Posted: Wed, 14 Jan 2009 , 12:48
by Man in Redblue
Vllaznia bën gati një himn për 90-vjetorin


Këtë vit klubi “Vllaznia” feston
90-vjetorin. Më 16 shkurt
të vitit 1919 në qytetin e Shkodrës
është krijuar e para
shoqëri kulturore sportive me
emrin Vllaznia. Në kuadër të
kremtimit të 90-vjetorit, Klubit
i Futbollit “Vllaznia” shpall
konkursin për poezi, teksti i
cili do të shërbejë për këngën
e radhës
që do të këndohet
nga këngëtarët më të mirë
shkodranë. Për këtë poezi, e
cila pritet të kthehet në një
himn të këtij klubi
janë të lutur
të gjithë ata që janë të interesuar,
që të paraqesin krijimet
e tyre në adresën e e-mailit
info@vllaznia.eu, ose pranë
zyrave të klubit në stadiumin
“Loro Boriçi”. Poezia më e
mirë do të shpallet nga komisioni
i ngritur për këtë qëllim
dhe do të përdoret për
këngën e radhës që do të
prezantohet në ditën e 90-
vjetorit.

Posted: Wed, 14 Jan 2009 , 13:29
by Skodrinon
Ky kushoja i Boadu nuk na duhet gja se kena sulmusa boll.

Sa per kyt hymnin, ishalla nuk e bajne si kange popullore. Un tham se duhet me e ba si tipi i atij te Liverpoolit, qi ja shtin frigen kundershtarve kur e kendojn tifozat sa futen skuadrat ne fushe

Posted: Wed, 14 Jan 2009 , 15:24
by Miri
Admin nisju ate kengen qe kam shkru une te lule bores se kam hall mas me u duk une se nuk tesh me lajn rehat manaxherat :lol: :lol: :lol:

Posted: Wed, 14 Jan 2009 , 16:51
by Ujku
Miri wrote:Admin nisju ate kengen qe kam shkru une te lule bores se kam hall mas me u duk une se nuk tesh me lajn rehat manaxherat :lol: :lol: :lol:


VLLAZNIA luan neshjen e par miqsore ne fazen pregatitore te dilen .
Me ekipin OTRANTO te ulqinit.
lajmi vjen nga gazeta panaramasport.

Posted: Wed, 14 Jan 2009 , 21:20
by vllaznia1919
Puuuu qfare super sfidet.hahahahaha!Ma mire te kishin shku ne turqi se atje ka shum ekipe jo vetem shqiptare.

Posted: Wed, 14 Jan 2009 , 21:26
by Miri
vllaznia1919 wrote:Puuuu qfare super sfidet.hahahahaha!Ma mire te kishin shku ne turqi se atje ka shum ekipe jo vetem shqiptare.
Ma mire me pa nej ne shipni se kishte lujt me aden,sterbesin.postriben :D :D

Posted: Wed, 14 Jan 2009 , 21:45
by vllaznia1919
Kam ndi qe edhe ju keni ba keip bombe.Keni shpresa me u ngjite ne kategorin ZH sot i vjet. :lol: :lol: :lol: :lol:

Posted: Wed, 14 Jan 2009 , 21:52
by Ujku
Miri wrote:
vllaznia1919 wrote:Puuuu qfare super sfidet.hahahahaha!Ma mire te kishin shku ne turqi se atje ka shum ekipe jo vetem shqiptare.
Ma mire me pa nej ne shipni se kishte lujt me aden,sterbesin.postriben :D :D
Don me marr eksperenc me at skuader ne Ulqin me sa un mora vesh esht ne ligen e tret te malitzi skuader komplet amatore. :lol:

Posted: Wed, 14 Jan 2009 , 21:57
by Miri
Per deri ne katigorin e trete kam lujt une ne sezonin 2000/2001 mandej nuk di gja ma se kam ardh ne greqi :wink:
ja ja nuk merrena ma me sport se kena fabriken e gelqeres e kena pun boll :D :D :D

Posted: Wed, 14 Jan 2009 , 21:58
by Miri
Ujku wrote:
Miri wrote:
vllaznia1919 wrote:Puuuu qfare super sfidet.hahahahaha!Ma mire te kishin shku ne turqi se atje ka shum ekipe jo vetem shqiptare.
Ma mire me pa nej ne shipni se kishte lujt me aden,sterbesin.postriben :D :D
Don me marr eksperenc me at skuader ne Ulqin me sa un mora vesh esht ne ligen e tret te malitzi skuader komplet amatore. :lol:
Ti thuj ishalla nuk na rrah se lajm kokrren e namit :D

Posted: Wed, 14 Jan 2009 , 23:07
by vllaznia1919
Hahahahah.
Lum si ju.Kekeni ne rregull tesh.

Posted: Thu, 15 Jan 2009 , 00:14
by fpjalmi
Vllaznia, miqësorja e parë të dielën


Autori: Gjergj Kola
Data: 14/01/2009
Version Print
Kuqeblutë po mendojnë edhe për miqësoret, teksa Otranto e Ulqinit është rivali i parë

Skuadra shkodrane vetëm në fund të kësaj jave do të zhvillojë ndeshjen e parë të parë miqësore në përgatitoren që është duke zhvilluar në Ulqin. Kështu ka vendosur stafi drejtues, sipas të cilit, do jetë më mirë kështu, në mënyrë që skuadra gjatë gjithë kësaj jave të zhvillojë një stërvitje intensive.

Fillimisht u mendua që miqësorja e parë të luhej pikërisht sot, por drejtuesit shkodranë kanë ndërruar mendje. Eshtë vendosur për ta luajtur këtë provë të parë në ditën e fundit të kësaj jave. Kundërshtari i Vllaznisë pritet të jetë skuadra vendëse e Ulqinit, Otranto.

Lajmi bëhet i ditur nga menaxheri i përgjithshëm i klubit kuqeblu, Kujtim Shaba, i cili ka qenë pranë skuadrës gjatë këtyre ditëve. “Do luhet të dielën. Kështu të paktën kemi vendosur dhe besojmë se do ta realizojmë miqësoren ndaj Otrantos,” ka thënë ai. Duke folur ndërkohë për kushtet në të cilat është duke u stërvitur ekipi në qytetin bregdetar të Malit të Zi, Shaba do të fliste me superlativa për to.

“Nëse vitet e kaluara skuadrat shqiptare kanë pasur probleme me akomodimin në Ulqin dhe sidomos sa i takon ushqimit, këtë vit gjërat kishin ndryshuar krejtësisht. Ndoshta edhe si pasojë e ndryshimit të administratorëve të hotelit “Olimpik”. Di të them që Vllaznia aktualisht po stërvitet dhe qëndron në kushte shumë të mira në këtë hotel.

Kjo i ndihmon edhe futbollistët për të rigjeneruar kaloritë e humbura në procesin stërvitor, i cili po zhvillohet ashtu siç është planifikuar,” - shton Shaba. Nga sa bëhet e ditur, përveç miqësores me Otranton, javën e ardhshme mund të ketë edhe ndonjë miqësore të fundit në tokën malazeze, para se Vllaznia të kthehet në Shkodër më 24 janar, një javë para sfidës së kampionatit me Shkumbinin.

Por me shumë siguri që edhe ai takim do të zhvillohet ndaj ndonjë skuadre të Malit të Zi, sepse shkodranët, pavarësisht faktit se në Ulqin do mbërrijnë edhe ekipe të tjera shqiptare, nuk preferojnë të ndeshen me to.

Stërvitja është duke u zhvilluar e fortë dhe trajneri Canaj i ka kushtuar jo pak rëndësi marrjes së formës së duhur të disa futbollistëve, që kanë shfaqur probleme fizike në ndeshjet e kaluara.

Nga ana tjetër, në miqësoren e së dielës për trajnerin dhe stafin e tij, do fillojnë “problemet” e para. Themi kështu, sepse duke parë edhe ardhjen e Sukajt, reparti i mesfushës ka krijuar një mbipopullim, teksa për çdo pozicion ka dy lojtarë të gatshëm. Që do të thotë se për katër vendet e këtij reparti janë të gatshëm plot 8 futbollistë dhe pikërisht Dhëmbi, Nallbani, Belisha, Osja, Kaçi, Boadu, Doçi e Shtubina.

Secili pretendon të luajë dhe për stafin nuk do jetë e lehtë ta zgjidhë këtë çështje. Pa lënë mënjanë edhe faktin tjetër se, nëse vijnë edhe dy mbrojtësit e premtuar, një problem i tillë do krijohet edhe në mbrojtje. Kësaj i thonë: Hall me shumë lojtarë dhe hall me pak.

Sinani, Dhëmbi e Kaçi, në “lenten” e Canajt

Dy të parët janë sigurisht dy forca shumë të rëndësishme për Vllazninë nisur nga vlerat që posedojnë. I treti vjen pas një periudhe dëmtimesh dhe sigurisht që do punë për t’u kthyer në ditët e tij më të mira.

Për këto arsye, trajneri Canaj gjatë këtyre ditëve është duke punuar ndoshta pak më tepër me këta futbollistë. Sinani e Dhëmbi janë duke djersitur jo pak për t’u kthyer në formën e tyre më të mirë, sepse në pjesën e parë të sezonit asnjëherë nuk kanë kapur formën e tyre më të mirë.

Sakaq, edhe Kaçi po djersin jo pak gjatë këtyre ditëve për të gjetur formën e duhur. Trajneri Canaj i konsideron pika shumë të rëndësishme të tre këta futbollistë dhe për pasojë po u kushton shumë rëndësi punës me ta gjatë kësaj periudhe.

Kuqeblutë, gati huazimet e disa lojtarëve

Klubi “Vllaznia”, në përpjekjet e tij për të ndërtuar një skuadër shumë të fortë, është duke lëvizur jo pak në merkato. Për këtë arsye, përveçse kanë ardhur Sukaj e Semina, si dhe ka mbetur sërish në ekip Beqiri, mund të ketë të tjerë futbollistë që do vijnë.

Duke qenë kështu, përballë një mbipopullimi të tillë, drejtuesit shkodranë kanë filluar të mendojnë që të huazojnë disa futbollistë. Ndonëse ende nuk ka asgjë zyrtare, emrat që përfliten se mund të lëvizin janë ato të Gurit e Rraboshtës, pa përjashtuar edhe ndonjë emër tjetër. Se ku mund të shkojnë këta lojtarë, kjo mbetet për t’u parë në ditët në vazhdim.

Vllaznia në të vërtetë ka kohë që punon në mënyrë të tillë, duke firmosur kontrata të gjata me futbollistët e rinj, që më pas i huazon në klubet e tjera për t’u rritur më tepër nga ana profesionale. Kështu u veprua edhe vjet me Shtubinën, i cili luajti 6 muaj te Skënderbeu, ndërsa tani konsiderohet pjesë e rëndësishme e Vllaznisë.

Braziliani Faccin në pritje për të ardhur

Duhej të kishte ardhur dje, por nuk ka ndodhur kështu. Mbrojtësi brazilian Rikardo Faccin, që do provohet te Vllaznia, mendohej se do bashkohej në stërvitje me kuqeblutë, por mosardhja e tij ka ndodhur ngaqë ka pasur ende një problem të pasqaruar mirë për biletën e avionit.

Duke qenë kështu, pritet që ai të mbërrijë shumë shpejt dhe për të filluar testimin nga ana e stafit drejtues të kuqebluve. Mbrëmë është pritur një përgjigje nga mbrojtësi tjetër i kërkuar nga Vllaznia, malazezi Nikolla Vukçeviç, dhe vetëm sot do merret vesh se çfarë do të bëhet me të.

Këngë për 90-vjetorin e klubit shkodran

Në muajin e ardhshëm, klubi “Vllaznia” feston 90-vjetorin e krijimit të tij. Duke qenë kështu, në kuadrin edhe të përgatitjeve të tjera që po bëhen për këtë festë, është duke u programuar edhe krijimi i një kënge që të shërbejë edhe si himn i këtij klubi.

Për këtë arsye, bëhet e ditur se këngëtarët më të mirë të Shkodrës kanë shprehur gatishmërinë për të qenë pjesë e kësaj kënge. Problemi i vetëm që ka mbetur është teksti i këngës.

Për këtë arsye, klubi ka hapur dje një konkurs për tekstin më të mirë të këngës himn. Klubi njofton se të interesuarit mund t’i sjellin këto tekste çdo ditë pranë zyrave të tij. Fituesi do të shpallet pas disa ditësh nga një komision i posaçëm.

5 shkrimet e fundit nga Gjergj Kola

Posted: Thu, 15 Jan 2009 , 00:40
by fpjalmi
Futboll

"Rijeka paguan më shumë, por unë pres Vllazninë"
14 Janar Teli tregon tratativat: Kroatët më kanë bërë ofertë konkrete, më parë takohem me presidentin Fushaj



Shtatlarti Admir Teli, i cili në shtator të vitit të kaluar la Vllazninë, për të veshur fanelën e skuadrës turke Haxhitepe është sërishmi shumë pranë rikthimit të tij, pranë skuadrës së qytetit të tij. Një gjë e tillë ka kohë që diskutohet, madje burime nga klubi shkodran nuk kanë hezituar ta quajnë atë pjesë të tyre. Për mundësinë e veshjes kuqeblu të Telit, u shpreh shumë optimist edhe ish kolegu i tij tek Haxhitepe, Xhevahir Sukaj, madje duke i kujtuar drejtuesve të klubit Vllaznia, se duhet ta ndani veç numrin 4, që është i preferuari i Telit. Por megjithatë, nga informacionet e fundit që dalin nga klubi shkodran, në mes Vllaznisë dhe Telit nuk është arritur ende akordi. Madje burime nga ky klub bëjnë të ditur se mbrojtësi i përfaqësueses është në kontakte edhe me klubin kroat të Rjekës. Nga ana tjetër, gjatë një bisede telefonike me vetë Telin, ai shprehet për gazetën, që nuk e mohon se është në tratativa me këtë skuadër, madje ka edhe oferta joshëse nga drejtuesit e këtij klubi, por që të ketë firmosur zyrtarisht kontratën, e mohon kategorikisht. Në të tilla kushte, kur vetë Admir Teli pritet të mbërrijë në Shkodër në mbrëmjen e së martës, duket se patjetër do të ketë edhe një bisedë kokë më kokë me presidentin Fushaj dhe stafin e tij, bisedë nga e cila edhe mund të sjellë ndonjë surprizë tjetër të këndshme për skuadrën e Canajt.

Posted: Thu, 15 Jan 2009 , 00:41
by fpjalmi
pra siq po e shohim teli nuk ka firmos akoma me skuadren kroate dhe pritet nje takim koke me koke me fushaj .

hajt ishalla me hajr