Page 94 of 125
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Thu, 31 Dec 2009 , 19:28
by fpjalmi
qa asht tu u ba keshtu mar zot .
a nuk mujti fushaj me ble hotin a ?
shkodrani i dyte qe shkon te gramozi qe do te thote ::::
po na nxjerr gramozi ne kategorine e dyte me shkodran ne ekip.
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Mon, 04 Jan 2010 , 16:00
by GOLDIAN
hoti po me ardh te vllaznia merr nje rroge qesharake ne krahasim me ate qe i afrohet ne erseke
por deshira e tij normal asht vllaznia ishalla zoterite presidenta po mendojne ifije ma gjate
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Mon, 04 Jan 2010 , 19:49
by Ujku
Adin kush gja me m'kallxu kur lun
TACI - REAL apo e kan lan me 32 mars
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Tue, 05 Jan 2010 , 06:24
by fpjalmi
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Wed, 06 Jan 2010 , 08:35
by fpjalmi
Vila dhe Beqiri? Muca I do blu
6 Janar Trajneri I Dinamos: I bejne pune Dinamos. Per Progrin askush nuk me tha se ishte larguar…
Dinamo duket se e ka gjetur zevendesin e Bakajt nese ky i fundit largohet nga blute. Emiliano Vila eshte emri me i perfolur. Kontaktet e para jane bere, por qe gjithçka do te vazhdoje ne ditet ne vazhdim. Gjithashtu, edhe Elvin Beqiri eshte nje prej deshirave te Dinamos. Per te dy keta lojtare, trajneri Shkelqim Muça e thote hapur: “I bejne pune Dinamos”.
Vila&Beqiri - “Kam degjuar diçka, si per Vilen ashtu edhe per Beqirin. Per te parin di qe ka deshire te luaje ne Shqiperi. Kontaktet duhen bere klub me klub. Skuadra ne Kroaci qe ka kartonin ka deshire qe ta huazoje. Megjithate, ende nuk ka asgje konkrete. Ai eshte nje lojtar shume cilesor dhe me aftesi te mira. Nuk ka nevoje te provohet. Persa i perket Beqirit, jane vetem deshira te momentit. Mendoj se eshte nje lojtar qe do te na sherbeje nese behet pjese e Dinamos. Ka eksperience ne kampionatin shqiptar dhe e njeh shume mire. Nese do te vinte do te ishte i mirepritur. Te dy jane futbolliste qe i sherbejne Dinamos nese do te beheshin pjese e skuadres”, shprehet tekniku i bluve.
Prurjet – “Do ti shoh ne fushe lojtaret qe do te vijne ne prove dhe me pas do te jap edhe vleresimin tim. Deri tani e kemi perballuar kampionatin me keta lojtare qe jane. Shtesat e tjera nese jane cilesore i sherbejne skuadres, nese nuk jane, atehere ne japim mendimin tone. Per momentin, vetem me sulmuesin argjentinas eshte mbyllur gjithçka dhe ai ka firmosur me skuadren. Do te jete pjese e Dinamos”.
Pergatitjet – “Stervitja qe do te zhvillojme ne Turqi do te na sherbeje per te rritur kondicionin. Skuadra eshte e plote. Perveç Progrit nuk ka asnje tjeter te larguar. Grupi eshte i plote. Ne daten 10 bashkohen me ne edhe tre lojtaret qe jane grumbulluar me Kombetaren dhe do te vazhdojme normalisht fazen pergatitore”, ben te ditur trajneri Muça.
Progni – Ky futbollist eshte larguar tashme dhe ka vendosur te nenshkruaje per Flamurtarin. Por, trajneri Muça vetem dje e ka mesuar nje gje te tille. “Nuk e dija qe Progri ishte larguar. Mesa di une, lojtari ka bere vet kerkese ne klub per tu larguar. Une jam dakord me te. Ka futbolliste qe nuk e perballojne dot stolin dhe vendosin te largohen. Jane gjera normale qe ndodhin”, perfundon prononcimin e tij trajneri i Dinamos.
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Wed, 06 Jan 2010 , 08:36
by fpjalmi
elvin beqiri po na ik
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Wed, 06 Jan 2010 , 10:14
by Miri
Ujku wrote:Adin kush gja me m'kallxu kur lun
TACI - REAL apo e kan lan me 32 mars
Zyrtarizohet miqësorja Gramozi-Real Madrid
Pas Milanit, që erdhi dy herë në Tiranë, Reali është klubi i dytë më i madh në botë që vjen në Shqipëri. Skuadra spanjolle e yjeve, Reali i Madridit, do të zhvillojë një takim miqësor më 20 janar, ora 18:00, në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, ndaj ekipit të Gramozit. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht dje nga kompania “Taçi Oil International”, organizatore e miqësores ndërkombëtare dhe njëkohësisht pronare e klubit kolonjar. Sipas zëdhënësit të kompanisë “Taçi Oil International”, Milton Nushi, pjesë e delegacionit të Realit të Madridit që do të vijë në Shqipëri, do të jenë të gjithë yjet e ekipit spanjoll, përfshirë edhe presidentin Florentino Perez. Mungesa e vetme do të jetë mesfushori malian Aliu Diarra, i cili do të luajë për përfaqësuesen e tij në Kupën e Afrikës, që zhvillohet këtë muaj. Kjo miqësore do të zhvillohet në kuadër të edicionit të tretë të trofeut “Taçi Oil International”. Në dy edicionet e para klubi i ftuar ishte Milani, ku në edicionin e parë të zhvilluar në tetor 2008 humbi me Tiranën 2-1, ndërsa në të dytin, në maj 2009, Milani fitoi me penallti pas barazimit 3-3 me Kombëtaren shqiptare. Pas italianëve, Reali është klubi i dytë më i madh në botë që vjen në Shqipëri. Kështu, në Tiranë do të zbresin yje si Kaka (erdhi edhe me Milanin), Kristiano Ronaldo, Raul Gonzales, Iker Kazijas, Karim Benzema e të tjerë.
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Thu, 07 Jan 2010 , 05:12
by fpjalmi
Reali, 2.5 mln euro për të luajtur në Tiranë
Milani ka marre nga 1.5 milione euro per te luajtur ne "Qemal Stafa"
Publikoje ne rrjetet sociale:
(ALBANIA SPORT) – Reali i Madridit do të përfitojë 2.5 milionë euro për të luajtur në Tiranë ndeshjen miqësore me Gramozin e Ersekës, skuadrën modeste të Superligës e që për momentin ndodhet në vendin e fundit të Kategorisë Superiore, një shumë më e madhe se ajo që është paguar në dy ardhjet e Milanit në Tiranë (1.5 milionë euro për një miqësore).
Lajmi është dhënë nga agjencia e lajmeve spanjolle, EFE, që nga ana e saj i referohet shtypit iberik, por edhe thekson faktin se shifra e bujshme nuk është konfirmuar deri tani nga shtypi shqiptar.
Ndeshja e luksit e vlefshme për edicionin e tretë të trofeut “Taçi Oil” do të luhet, më 20 janar 2010 në orën 17:00 në impiantin ndërkombëtar kryeqytetas, “Qemal Stafa”.
Lajmi i ardhjes për herë të parë të Realit të Madridit në Shqipëri, i skuadrës “mbretërore” 30 herë kampione të Spanjës dhe 9 herë fituese të Ligës së Kampioneve, ka bërë bujë të madhe në mediat spanjolle, e që po i kushtojnë vazhdimisht vëmendje duke dhënë detaje të ndryshme.
Gazeta më popullore sportive në Spanjë, “Marca”, thekson faktin se Reali i Kristiano Ronaldos dhe Kakasë (ky i fundit ka ardhur në Shqipëri në përbërje të Milanit) është ftuar nga një prej biznesmenëve më të mëdhenj në vend dhe manjati i naftës, Rezart Taçi, babai i të cilit është presidenti i Gramozit të Ersekës.
“Marca” citon zëdhënësin e kompanisë “Taçi Oil”, Milton Nushi: “Kontrata është firmosur dhe gjithashtu dhe lista e lojtarëve që do të vijnë për ndeshjen e datës 20. Nuk do të ketë asnjë mungesë, Ekipi do të jetë i plotë, përfshirë edhe presidentin Florentin Perez.
Në fakt, ndeshja ishte paraplanifikuar për tu luajtur gjatë Krishtlindjeve, në dhjetorin e vitit të kaluar, por angazhimet e Realit e bënë të pamundur ardhjen në Tiranë.
Skuadra e Realit të Madridit do të mbërrijë në Tiranë rreth orës 10 të paradites së 20 janarit, ndërkohë që besohet se do të pritet me entuziazëm në areoportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”. Gramozi do të përforcohet edhe me lojtarë nga kampionati shqiptar, kryesisht nga Tirana e Besa.
Gjithsesi, media spanjolle nuk lë pa përmendur edhe faktin se milioneri i ri shqiptar 38-vjeçar, i apasionuar pas futbollit italian befasoi botën sportive vitin e kaluar teksa tentoi të blinte ekipet e Bolonjës dhe Milanit, këtë të fundit në shumën e 700 milionë eurove, por dhe faktin e agresionit ndaj gazetarit Mero Baze, 15 ditët e tij në dhomën e paraburgimit dhe shumën e paguar prej 100 mijë eurosh për lirimin me kusht.
Pas klubit italian të Milanit, që erdhi dy herë në Tiranë, tetor 2008 (humbi me Tiranën, 2-1) dhe maj 2009 (fitoi me penallti pas barazimit 3-3 me Kombëtaren), Reali është klubi i dytë më i madh në botë që vjen në Shqipëri. Kështu, në Tiranë do të vijnë yje si Kaka (erdhi edhe me Milanin), Kristiano Ronaldo, Raul Gonzales, Iker Kazijas etj.
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Thu, 07 Jan 2010 , 05:14
by fpjalmi
fpjalmi wrote:Reali, 2.5 mln euro për të luajtur në Tiranë
Milani ka marre nga 1.5 milione euro per te luajtur ne "Qemal Stafa"
.
shum i shtrejt reali.
O taqi oil.
mos i gezosh paret e pista o pusht.
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Fri, 08 Jan 2010 , 04:01
by fpjalmi
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Fri, 08 Jan 2010 , 04:02
by fpjalmi
hallall presidentit te beses
ah sikur te kishim nej president keshtu
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Fri, 08 Jan 2010 , 19:04
by Ujku
fpjalmi wrote:hallall presidentit te beses
ah sikur te kishim nej president keshtu
si Bizhdilin po thu a
mas mar burr se me merret goja tuj ja permen emnin
se ka emen te komplikum.
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Sat, 09 Jan 2010 , 00:22
by Man in Redblue
kta jan njeni ma i neveritshem se tjetri...po ma pleh se Bishzhdili, qi gjun futbollsitat npantofla a ka
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Sat, 09 Jan 2010 , 19:29
by fpjalmi
Ujku wrote:fpjalmi wrote:hallall presidentit te beses
ah sikur te kishim nej president keshtu
si Bizhdilin po thu a
mas mar burr se me merret goja tuj ja permen emnin
se ka emen te komplikum.
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Sat, 09 Jan 2010 , 19:36
by fpjalmi
Man in Redblue wrote:kta jan njeni ma i neveritshem se tjetri...po ma pleh se Bishzhdili, qi gjun futbollsitat npantofla a ka
ku me e gjet mar man me gjujt futbollistat sepse presidenti me gjujt futbollistat asht mire se e don skuadren ,sepse i llimet skuadra .
ky i joni shet ndeshjet dhe spagun lojtaret mar man e na e degjenaroj vllaznine qysh se ka ardhe ne presidence tu shit lojtaret shpresave t e vllaznise 19 vjeqaret e 17 vjeqaret
fushaj i lutet zotit qe qe te vllaznia te shkojne talentat e rinj te 17 dhe 19 vjeqareve sepse i ban kontraten 5 vjeqare dhe per 3 muaj i shet .
kja ka dal ne mode
bizhdili e blevi sinanin e shkembin ,qe do te thote po ban per skuadren
po fushah qa po ban
Sinani dhe Shkembi ndjekin miqesoren e Beses
http://albaniasoccer.com/lajme-shqiperi ... a/911.html
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Wed, 13 Jan 2010 , 01:54
by fpjalmi
Zyrtare, Sebino Plaku tek Tirana !
nga AlbaniaSoccer E mërkurë, 13 Janar 2010 00:29
Renditja e përdoruesit: / 0
DobëtMirë
Sebino Plaku do te lere perfundimisht Dinamon per tu transferuar te skuadra tjeter e kryeqytetit Tirana. Sulmuesi do te firmose sot kontraten dy vjecare me ekipin bardheblu dhe do te niset me pas drejt Turqise per tu bashkuar me Tiranen ne fazen pergatitore.
Enea Shtrepi
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Wed, 13 Jan 2010 , 01:55
by fpjalmi
shife cfare blemjet bomb bani tirana ,e fushaj vazhdon e hek lojtare cilesore qe i duhen vllaznise
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Thu, 14 Jan 2010 , 19:48
by fpjalmi
Quajeni Besa kundër... Realit
15 Janar Konfirmohen gjashtë lojtarë nga skuadra kavajase. Ende pezull futbollistët e Tiranës dhe Dinamos
Skuadra e Gramozit është në ethet e përgatitjeve për ndeshjen kundër Realit të Madridit dhe duke qenë e bindur që futbollistët që ka në dispozcion ndoshta nuk janë në një niveli të lartë për të zhvilluar një ndeshje kaq të rëndësishme ka menduar të përforcojë skuadrën me emra të tjerë.
Trajneri – Agim Canaj do të jetë njeriu i cili do të drejtojë skuadrën këtë ndeshje.
Grumbullimi – Ditën e hënë në hotel “Leonardo”, në Durrës do të fillojë grumbullimi i ekipit për një takim të tillë.
Besa – Gjashtë janë lojtarët nga skuadra e Besës që do të thëriten për këtë ndeshje. Dje është kofirmuar zyrtarisht se portieri Shehi, mbrojtësit Vrapi dhe Dragusha, mesfushorët Poçi e Dhëmbi dhe sulmuesi Xhafaj do të jenë të pranishëm në këtë sfidë. Trajneri Duro ka dhënë OK për një gjë të tillë.
Të tjerët – Ende nuk është konfirmuar nëse lotjarët e Tiranës dhe Dinamos do të jenë në këtë sfidë. Gramozi ka bërë kërkesë zyrtare për tre lojtarë të Dinamos dhe disa të Tiranës, por deri më tani këto klube nuk kanë dhënë një pergjigje sepse ata nuk duan që lojtarët të konsumohen përpara ndeshjes së rëndësishme të 24 janarit.
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Thu, 14 Jan 2010 , 19:50
by fpjalmi
“Ilaçi” Besa, Sinani shënon një dopietë që në debutim!
http://www.sportekspres.com/lajm.php?idt=14503
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Thu, 14 Jan 2010 , 19:50
by fpjalmi