Page 93 of 230
Posted: Sun, 11 Jan 2009 , 18:04
by vllaznia1919
Mirboll qe u kthy edhe Boaduja se kta afrikant jane te rrezikshem.
Posted: Sun, 11 Jan 2009 , 23:14
by Admin
Miri wrote:Admin wrote:KRENARIA KUQ e BLU wrote:
nuk kishin ken shum me u ba tan bashke por problemi asht se nuk i napin kurre ndeshjet e vlaznis. un kam digitalb e nuk i nep kurre. ndoshta nuk ja ka shit t drejtat televizive valteri
Pershendetje naqe, faktikisht me u ba disa bashke mund te realizohet.
Faktikisht (per fat te keq) Vllaznia nuk ja ka shit te drejtat televizive asnji kanali. Sdq Tv-ja asht dicka shume e bukur e nqs ka njerz qe kane kohe me u marr me te mund te krijoj plataformen e duhun teknike per me kriju nji fare programi, lajme, info , video ,etj etj, por duhet me pas njerz qe kane qejf me u marr me te, me kriju infot, videot, etj etj.
Nqs ka ndonji qe ka qejf me u marr me te mundena me ba dicka periodike nji program te caktum

njerezit me punu kurse ti e nxjerr theben jashte eee
Une sa te kem kohe te lire jam i gatshem.
Hhahhahahah
Ja e kam fjalen me pergatit dicka periodike ja vetem trasmetim ndeshjesh

, ndoj interviste , montim videosh etj etj, por faktikisht kja gja bahet prej ndokuj ne Shkoder .....
---
Bejzade nuk na duhet asigja, te rrin aty ku asht se asht mire

Posted: Mon, 12 Jan 2009 , 06:16
by fpjalmi
Beqiri, një hap larg Vllaznisë
Lojtari do një klauzolë që të ikë, nëse ka oferta nga jashtë. Fushaj në mëdyshje
LEGJIONARËT Mbrojtësi arrin akordin financiar me drejtuesit e klubit shkodran
Vllaznia ka arritur
një akord verbal
me qendërmbrojtësin
Elvin Beqiri dhe
tani kanë mbetur vetëm disa
nga detajet e fundit që ai të
rinovojë kontratën deri në
fund të sezonit me kryesuesit
e kampionatit. Futbollisti i
Kombëtares shqiptare është
takuar dje pasdite në Ulqin
me presidentin e klubit,
Valter Fushaj dhe pasi kanë
biseduar rreth termave financiarë,
ku mësohet se është gjetur
një akord verbal, pritet që
sot të vendoset përfundimisht
për qëndrimin e Beqirit
në skuadrën shkodrane.
Fushaj ka thënë se do të mendohet
për një nga kërkesat që
i ka bërë mbrojtësi. Ky i fundit
dëshiron që në kontratë të
ketë një klauzolë, sipas të
cilës, ai deri në fund të muajit
janar të ketë mundësi të
largohet nga Vllaznia, nëse
për të do të mbërrijë ndonjë
ofertë joshëse jashtë Shqipërisë.
Kjo është një pikë që
nuk i ka lënë shije të mirë
presidentit Fushaj, ndonëse
ai nuk e ka përjashtuar
mundësinë e miratimit të
kësaj klauzole.
Stërvitja e
parë në Ulqin
Ekipi i Vllaznisë dje ka
zhvilluar stërvitjen e parë në
Ulqin. Kuqeblutë janë larguar
nga Shkodra pasditen e
së premtes për t’u vendosur
në hotelin “Olimpik”, të Ulqinit.
Një “strehë” kjo, e provuar
nga shkodranët edhe
gjatë viteve të kaluara. Mirëpo
hoteli kësaj here ka qenë
me një fytyrë të re, falë investimit
të bërë gjatë këtij viti.
Drejtues të klubit të Vllaznisë
dhe lojtarët janë shumë të
kënaqur nga kushtet në të
cilat janë akomoduar. Përveç
kushteve të fjetjes dhe të ushqimit,
pronarët e hotel
“Olimpik” kanë vënë në dispozicion
të Vllaznisë palestrën,
3 fusha në kushte
shumë të mira si dhe stadiumin
e qytetit të Ulqinit, sa
herë që shkodranëve do t’u
nevojitet. Kësaj radhe nuk do
të mungojë as pishina, që
ndryshe nga vitet e tjera tani
do të jetë funksionale.
Megjithatë, sipas drejtuesve
të ekipit, e rëndësishme është
që edhe fushat kanë një
gjendje më të mirë se një vit
më parë. Dje ekipi ka filluar
punën me dy seanca stërvitore
në ditë. Në seancën e
parë, drejtuesit teknikë i të
kanë pasur të gatshëm të
gjithë lojtarët e tyre me për-
Rikthimi
Sukaj, sot i bashkohet
skuadrës shkodrane
Sulmuesi 21-vjeçar
Xhevahir Sukaj, i cili
sapo ka përfunduar kontratën
e tij të huazimit
pranë ekipit kuqeblu për
një periudhë 6 mujore,
pritet që sot t’i bashkohet
ekipit në Ulqin. Shkodrani,
që mbrëmë ka
mbërritur në Shkodër
dhe nuk do të qëndrojë
më shumë se disa orë në
vendlindje. Drejtuesit e
klubit janë shprehur se
menjëherë pasi sulmuesi
të jetë kthyer, do t’i
bashkëngjitet ekipit. Afrimi
i Sukajt në radhët e
skuadrës kryesuese shton
optimizmin në ekip,
se Vllaznia mund të luftojë denjësisht për të dy trofetë deri
në fund të këtij sezoni. Ndërkaq, nuk ka asnjë të re përsa i
përket çështjes së mbrojtësit, Admir Teli. A.Uruçi
Sulmuesi i Kombëtares
shqiptare nuk do të
mund të luajë në ndeshjen
e sotme kundër
Bolonjas, për shkak se
është i skualifikuar. Ai ka
plotësuar numrin e kartonëve
të verdhë të marrë
deri në këtë fazë të sezonit.
Bogdani është grumbulluar
për këtë ndeshje, por
sipas medias italiane,
nuk do të ketë mundësi
që të aktivizohet.
Bogdani
SKELA
Energi Kotbusi barazoi 2-2
me Alemania Ahen (Bundesliga
2) në turneun ndërkombëtar
miqësor që po zhvillohet
në Qipro. Skela luajti për
75 minuta, dhe sipas asaj që
raporton faqja zyrtare e Kotbusit,
bëri një lojë të pëlqyeshme.
Ai u rreshtua në mesfushën
ofensive, duke luajtur
pas dyshes së sulmit të
përbërë nga Jula e Sorensen,
duke u shërbyer këtyre
të fundit me krosime. Në
minutën e 32-të, Skela gjuajti
nga 17 metra, por pa mundur
të shënojë. Kotbusi do të luajë
më 14 janar me Omonia
Nikosian e Klodian Duros.
MERKATO
Pritet përgjigja e Jaksimoviç
Mesa duket peqinasit po shkojnë drejt zgjidhjes së
enigmës nëse serbi Igor Jaksimoviç do të qëndrojë, apo jo
në skuadrën e Shkumbinit, pasi siç mësohet nga ana e
stafit peqinas, këtij futbollisti i është bërë një ofertë për të
qenë pjesë e skuadrës. Mesfushori serb që erdhi disa ditë
për provë, mesa duket ka lënë përshtypje të mira të trajnerët
vendës Magani e Branica, dhe megjithëse është
nisur drejt Serbisë, ai është njohur me ofertën e bërë nga
klubi peqinas. Tashmë Jaksimovoç do të kthejë përgjigje
nëpërmjet menaxherit të tij dhe në rast se arrihet akordi,
lojtari serb mund t’i bashkohet grupit të futbollistëve aktualë
në qytetin e Ulqinit. F. Ahmeti
Duro, njeriu
asist i Omonias
Mesfushori i Kombëtares
shqiptare, Klodian Duro, e ka
nisur në mënyrë të shkëlqyer
vitin 2009. Në ndeshjen e
djeshme kundër Atromitosit,
të cilën Omonia e tij e fitoi me
rezultatin e thellë 5-0, Duro
ka dhënë asistin për tre golat
e shënuar nga kjo
skuadër. Mesfushori kuqezi,
pavarësisht se nuk ka arritur
të shënojë në këtë takim,
ka qenë padyshim një ndër
lojtarët më të mirë në fushë
dhe gjithashtu, ka dhënë një
kontribut të madh në fitoren
e skuadrës së tij. Ai ka dhënë
asistin e golit të parë të
shënuar nga Okas në
minutën e 16-të dhe më pas
ka dhënë edhe asistet e golave
të katërt e të pestë të
shënuar respektivisht nga
Kristofi dhe Mangura. Omonia
renditet pas 17 javësh në
vendin e parë me 45 pikë, e
ndjekur nga Anorthosisi i
Beqajt me 43 pikë.
Protagonist
jashtim të mbrojtësit Beqiri, i
cili ka qenë në Shkodër. Ndërsa
sot ekipi shkodran pritet
të zhvillojë përsëri edhe dy
seanca të tjera sipas programit
të hartuar nga tekniku
Canaj dhe ndihmësit e tij.
Posted: Mon, 12 Jan 2009 , 06:17
by fpjalmi
Rikthimi
Sukaj, sot i bashkohet
skuadrës shkodrane
Sulmuesi 21-vjeçar
Xhevahir Sukaj, i cili
sapo ka përfunduar kontratën
e tij të huazimit
pranë ekipit kuqeblu për
një periudhë 6 mujore,
pritet që sot t’i bashkohet
ekipit në Ulqin. Shkodrani,
që mbrëmë ka
mbërritur në Shkodër
dhe nuk do të qëndrojë
më shumë se disa orë në
vendlindje. Drejtuesit e
klubit janë shprehur se
menjëherë pasi sulmuesi
të jetë kthyer, do t’i
bashkëngjitet ekipit. Afrimi
i Sukajt në radhët e
skuadrës kryesuese shton
optimizmin në ekip,
se Vllaznia mund të luftojë denjësisht për të dy trofetë deri
në fund të këtij sezoni. Ndërkaq, nuk ka asnjë të re përsa i
përket çështjes së mbrojtësit, Admir Teli. A.Uruçi
Posted: Mon, 12 Jan 2009 , 06:23
by fpjalmi
Futboll
Zyrtare, Sukaj është i Vllaznisë
10 Janar Lojtari pritet t’i bashkohet sot ekipit: “Rikthehem për të fituar titullin kampion”
Presidenti dhe futbollisti kanë konfirmuar dje zyrtarisht lajmin. Gjashtë muaj në huazim
Kishte ditë që Vllaznia luftonte për ta bërë ta rikthyer në Shkodër ish futbollistin e saj Xhevahir Sukaj dhe më se fundmi ia ka arritur qëllimit. Gjithçka është konkretizuar pikërisht dje, kur numri një i klubit shkodran ka konfirmuar zyrtarisht, blerjen e sulmuesit të talentuar Sukaj. “Realizimi i rikthimit të sulmuesit Xhevahir Sukaj është rezultat i bashkëpunimit të klubit Vllaznia me atë turk Haxhitepe, me të cilin është binjakëzuar”, tha presidenti shkodran, në momentin e konfirmimit zyrtar të këtij lajmi. Sipas Fushajt, me përfshirjen e Sukajt në skuadrën tonë, Vllaznia fuqizohet shumë në repartin e sulmit, pasi talenti shkodrando të jetë përkrah kapitenit Sinani, të cilët së bashku, pritet të përbëjnë një vijë sulmuese shumë cilësore, që do ta rrisë patjetër edhe rendimentin e repartit ofensiv. Ndërkohë, gjithnjë sipas Fushajt, në lidhje me bashkimin e Sukajt me skuadrën, pritet që sot futbollisti të jetë në Shkodër, për të udhëtuar menjëherë më pas drejt Malit të Zi, ku do të bashkohet në Ulqin me grupin e drejtuar nga trajneri Canaj. Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë Sukaj, i cili aktualisht gjendet në Ankara, së bashku me bashkëqytetarin e tij Admir Teli. “Unë e kisha thënë edhe në prononcimet që kam bërë pak ditë në gazetën tuaj, se në Shqipëri nuk do të preferoja asnjë skuadër tjetër përveç Vllaznisë, ndaj jam i kënaqur që gjithçka përfundoi në këtë mënyrë dhe tashmë jam përsëri kuqeblu”, është shprehur Sukaj përmes telefonit, në mbrëmjen e djeshme. Ndërkohë, ai sqaron se ndaj tij kishte edhe oferta të tjera mjaft të leverdisshme, nga skuadra të tjera europiane, por sërishmi pranon se ata që vendosin janë turqit e Haxhitepe. “Të gjithë duhet të besoni, unë vij në Shkodër për të fituar titullin kampion. Mjafton të bashkëpunojmë të gjithë seriozisht dhe me këtë ekip mund të fitojmë gjithçka”, janë batutat e para të Sukajt të rikthyer.
Teli, vazhdojnë tratativat
Sulmuesi i Vllaznisë dhe i përfaqësueses, Xhevahir Sukaj, thekson se do të dëshironte që edhe mbrojtësi Admir Teli të ishte rikthyer në Shkodër. Sukaj bën të ditur, në mes Telit dhe presidentit Fushaj ka pasur disa biseda telefonike dhe në një farë mase, gjërat u duk se po shkonin për mirë dhe Teli ishte pranë rikthimit në skuadër për këtë gjashtë mujor, por për momentin nuk është arritur akordi në mes tyre. Sidoqoftë – vazhdon Sukaj ? kjo nuk do të thotë, se marrëveshja nuk mund të arrihet në ditët në vazhdim, çka për Vllazninë do të kishte qënë me të vertetë një gjë e mrekullueshme”, përfundon Sukaj.
Posted: Mon, 12 Jan 2009 , 06:26
by fpjalmi
Xhevahir Sukaj: Jam shume i gezuar qe u ktheva tek Vllaznia.
Sulmuesi i talentuar shkodran shpreson ne fitimin e titullit kampion.
Nga Kel Naraçi
Pas kalimit nga Hacettepe, tek Vllaznia ne forme huazimi, Xhevahir Sukaj ndjehet shume i kenaqur qe te pakten do te kete mundesine e aktivzimit ne menyre te rregullt. Ndonese deshira e tij ishte per te luajtur ne Evrope, futbollisti perseri e respekton ne maksimum vendimine tij dhe deshiren e klubit “mëmë” per te vazhduar si “binom” rrugen drejt suksesin. Ne nje bisede te posaçme per Albaniasoccer.com, Sukaj tregon arsyet e rikthimit tek Vllaznia
Albaniasoccer: Rikthim tek Vllaznia. Asnje opcion per kalim tek ndonje ekip jashte Shqiperise ashtu siq kishe deshire?
Xhevahir Sukaj: Arsyeja ishte kerkesa e larte qe Hacettepja kishte per kartoni tim. Duke kërkuar shume te ardhura per transferimin ishte e veshtire qe klubet e tjera te nderhynin, ndonese kishte 2-3 klube qe kishin shfaqur interesime.
Albaniasoccer : Mos e sheh valle si nje ulje kete rikthim tendin tek Vllaznia?
Xhevahir Sukaj: Absolutisht jo. Une e vleresoj pozitivisht eksperiencen qe pata tek klubi turk dhe nuk eshte se po shkoj tek ndonje ekip cfaredo, por tek Vllaznia qe eshte ekipi im i zemres dhe qe po lufton per titull kampion ne Shqiperi. Duke mos harruar qe une mbetem lojtar i Hacettepes.
Albaniasoccer : Domethene jeni ne huazim nga klubi turk?
Xhevahir Sukaj: Normalisht. Po te mos vija ne forme huazimi nuk do te kishte qene mundesija ta beja kete levizje. Per kete transferim ka qene determinante nderhyrja e presidentit Fushaj dhe fakti qe Vllaznia ka nje binjakezim me Hacettepen.
Albaniasoccer : Vllaznia eshte ne krye te klasifikimit dhe mungesa e nje sulmuesit te mirfillte qe ti bashkohet Sinanit eshte pare qarte. Mendon se me kthimin tend situata ne ate repart konkludues do te lehtesohet?
Xhevahir Sukaj: E thjehte nuk eshte kurre. As me Sukajn as pa Sukajn, por une mund te them qe si Sukaj ashtu edhe te gjith shoket e ekipit do te bejme te pamunduren qe te fitojme kete titull.
Albaniasoccer : Kur do ti bashkohesh Vllaznise?
Xhevahir Sukaj: Sot, pas ardhjes time nga turqia, do te nisem drejt Ulqinit dhe do te jem gati per diten e hene ne stervitje
Albaniasoccer : Ndonje ndjene te veçantë perpara kthimit tek Vllaznia?
Xhevahir Sukaj: Mund te them qe jam shume i emocionuar qe po kthehem tek ekipi ku u formova si futbollist edhe ne qytetin tim te lindjes. Mezi po pres te rifillojne kampionati dhe bejme dicka te mire qe te gezojme nje qytet te tere qe ka shume vite qe pret per te festuar nje titull.
Albaniasoccer : Mendon qe fitimi i titullit me Vllaznine mund te jete nje vitrine e mire edhe per karrieren tende?
Xhevahir Sukaj: Natyrisht qe do te ishte nje plus i madh per mua. Por deri ne perfundim te sezonit une dua te mendoj vetem per Vllaznin dhe te realizojme objektivat tona si ekip.
Albaniasoccer : Fakti qe u ktheve ne kampionatin shqiptar mund ta veshtiresojne te ardhmen tende ne kombetare?
Xhevahir Sukaj: Siq ju kam thene edhe me perpara, po te luash jashte Shqiperise mendoj se nje lojtar ka me shum probabilitete te thirret ne kombetare por siq kemi pare trajneret e ndryshem te kombetares nuk kan lene pa thirrur edhe lojtar te ndryshem qe aktivizohen ne kampionatin shqiptar. Kete e ben edhe Arie Haan. Kryesorja eshte qe une te servite mire dhe te punoj qdo dite me impenjim maksimal.
Albaniasoccer: Xhevahir faleminderit per biseden dhe te urojme suksese per kete eksperience te re ne karrieren tende.
Xhevahir Sukaj: Faleminderit juve dhe pune te mbare
Posted: Mon, 12 Jan 2009 , 13:42
by Miri
Bashkëpunimi i Vllaznisë me Haxhetepen do të vazhdojë. Përveç Sukajt, nga skuadra që renditet e fundit në Superligën turke pritet të vijë edhe një mbrojtës ganez. Bëhet fjalë për 25-vjeçarin Adamu Mohamed, i cili në vitin 2006 ka luajtur me Gençlerbirliginë.
“Sponsori” i tij për t’u transferuar në Shkodër është sulmuesi Xhejms Boadu, i shndërruar në një prej pikave të forta të skuadrës. Mohamed pritet të jetë i gatshëm për skuadrën që prej sfidës së parë, ku Vllaznia luan me Shkumbinin.
Posted: Mon, 12 Jan 2009 , 13:43
by Miri
Tesh edhe nga 1 nuse me ju gjet qe te shtojme rracen.
Posted: Mon, 12 Jan 2009 , 13:52
by Miri
U iščekivanju Telia i Trajanova
Kada je u pitanju osjetljiva operacija dovođenja pojačanja trener Robert Rubčić sve je prepustio direktoru Mariju Rubeši. Trener se nada da će albanski stoper Admir Teli i makedonski veznjak Vančo Trajanov osvanuti na Kantridi tijekom ovoga tjedna. A direktor?
– Mislim da smo sa svoje strane napravili što smo mogli. Čekamo povratnu informaciju od igrača – kaže Rubeša.
Sve u prinicipu ovisi o tome hoće li Teli i Trajanov uspjeti raskinuti ugovore sa svojim klubovima, turskim »Haceteppeom«, odnosno bugarskim »Černomorecom« iz Burgasa. Ako uspiju dobiti slobodne papire »Rijeka« bi mogla biti njihova nova destinacija.
Kush e flet gjuhen kroate te na perkthejne 
Posted: Mon, 12 Jan 2009 , 23:03
by vllaznia1919
Ku e gjete?
Posted: Tue, 13 Jan 2009 , 04:01
by fpjalmi
Pas Sukajt, pritet një brazilian
Në provë edhe miku i Boadusë, Adamu Muhamed. Sulmuesi ganez testohet në Ulqin
Vllaznia/ Prezantohet sulmuesi shkodran. Kuqeblutë, bisedime me një mbrojtës
Ditën e djeshme në
sallën e konferen
cave të hotel “Koloseut”
presidenti Fushaj ka
prezantuar me një ceremoni të
shkurtër shkodranin 21-vjeçar
të sulmit, Xhevahir Sukajn. Ky
i fundit ka firmosur një kontratë
gjashtëmujore me kuqeblutë.
Nga burime pranë klubit,
mësojmë se në radhët Vllaznisë
pritet të afrohet edhe
një brazilian, i cili do të luajë
me shkodranët për pjesën e
mbetur të sezonit. Rikthimi i
Sukajt në Shkodër është pritur
me shumë interes nga ana e
drejtuesve të klubit. Madje, sipas
numrit një të Vllaznisë,
Valter Fushaj, çështja e sulmit
për këtë sezon është zgjidhur
njëherë e mirë. Mesa duket shkodranët
kanë gjetur dyshen
nga e cila mund të merret maksimumi
në këtë gjysmësezon të
mbetur. Fati kësaj here ka qenë
në krahun e kuqebluve, të cilët
falë binjakëzimit me ekipin
turk të Haxhitepes, kanë bërë
të mundur një kthim pas gjashtë
muajsh të ish-sulmuesit të
tyre në Shkodër. “Jam i
kënaqur, sepse ky lojtar ka qenë
pjesë e skuadrës deri para pak
muajsh dhe për rrjedhojë ne ia
njohim mirë vlerat, ashtu siç e
njeh edhe ai skuadrën. Me
ardhjen e tij mund të them se e
kemi ‘blinduar’ repartin e sulmit,
pasi së bashku me Sinanin,
ata përbëjnë dyshen më të
mirë sulmuese të kampionatit
dhe e njohin mirë lojën e njëritjetrit”,
u shpreh presidenti
Fushaj. Afrimi i shkodranit
nuk ka qenë shumë i lehtë për
drejtuesit e klubit kuqeblu.
“Vështirësitë kanë qenë të
mëdha, sepse nuk është e lehtë
të arrish një marrëveshje të
tillë, por falë marrëdhënieve
mjaft të mira që kemi me klubin
turk të Haxhitepes, me të
cilin Vllaznia është binjakëzuar,
u bë e mundur huazimi
deri në qershor i Sukajt. Por
nga ana tjetër, ishte edhe
dëshira e vetë lojtarit për të luajtur
në këtë gjysmësezon të
mbetur me kuqeblutë”, thekson
Fushaj.
Sukaj
Menjëherë pas fjalës së
presidentit ka folur edhe
vetë Sukaj. Ai nuk e ka fshehur
në asnjë moment
dëshirën për të qenë pjesë e
ekipit në këtë gjysmësezon
dhe për të shijuar me të pas
kupës edhe titullin kampion.
“Erdha në Shkodër,
sepse presidenti Fushaj
ngulmoi për një gjë të tillë.
Aq më tepër që edhe marrëdhëniet
mes dy klubeve
kanë qenë shumë të mira. Në
Shqipëri sigurisht që nuk
mund të shkoja në asnjë
skuadër tjetër përveçse te Vllaznia
dhe ja ku jam sot,
duke firmosur për të”, shprehet
sulmuesi. Karriera e tij
jashtë Shqipërie mund të
vazhdojë menjëherë pasi lojtari
të përfundojë kontratën
gjashtëmujore me kuqeblutë.
Por tani e rëndësishme më
shumë se çdo gjë tjetër për
Sukajn është Vllaznia. “Jam
vetëm 21 vjeç dhe sigurisht
që mundësitë për të bërë karrierë
në një kampionat të huaj
ekzistojnë, sepse ofertat nuk
mungojnë. Këtë mundësi do
ta studioj menjëherë pas përfundimit
të kontratës që kam
nënshkruar me kuqeblutë.
Mund të qëndroja edhe te
skuadra që isha, por mendova
se më mirë do të ishte që
të jepja kontributin tim te Vllaznia
që ajo të dalë kampione.
Këtë shpresoj dhe duhet
të bëj tani e mbrapa deri në
qershor, kur më skadon kontrata
me ekipin tim të zemrës”,
përfundon sulmuesi
shkodran, Xhevahir Sukaj.
Posted: Tue, 13 Jan 2009 , 04:02
by fpjalmi
SULMUESI
Një tjetër ganez
në radhët kuqeblu
Me sugjerimin e sulmuesit kuqeblu Boadu, në radhët e shkodranëve
do të mbërrijë një tjetër lojtar ganez. 25-vjeçari Adamu
Muhamed, ditë më parë kishte hyrë në bisedime me drejtuesit
e klubit për t’u afruar në radhët kuqeblu. Ky i fundit më
parë ka qenë aktivizuar me ekipin ganez Gençebirligi. Muhamet
do t’i bashkohet grupit për të zhvilluar fazën përgatitore
në Ulqin dhe në fund do të jetë tekniku Canaj, ai që do të
japë edhe verdiktin përfundimtar, nëse ky lojtar do të vishet
ose jo kuqeblu. Gjithsesi, nga burime pranë klubit, mësojmë
se bëhet fjalë për një lojtar cilësor. A. Uruçi
Posted: Tue, 13 Jan 2009 , 04:03
by fpjalmi
Mbrojtësi
Teli, tani
te NK Rijeka
Ish-mbrojtësi i Vllaznisë, Admir
Teli, i cili u bë pjesë e klubit turk
Haxhetepe në merkaton e
verës, nuk do të luajë më me
këtë ekip. Lojtari në fjalë është
pranë firmosjes së një kontrate
me ekipin kroat NK Rijeka,
ku do të luajë në këtë
gjysmësezon të mbetur. Nënshkrimi
i kësaj kontrate ka zbehur mundësinë e rikthimit të tij
në radhët kuqeblu. Ekipi i Vllaznisë e shikonte Telin si një
lojtar të domosdoshëm për radhët e veta, në mënyrë që
mbrojtja të ishte më e mira në këtë sezon. Gjithashtu, drejtuesit
e klubit kuqeblu po shikojnë lojtarë të tjerë për të përforcuar
vijën e sulmit.
Posted: Tue, 13 Jan 2009 , 04:08
by fpjalmi
pra siq u pa ne lajmin e fundit shpresa te kemi mbrojtesin admir teli mbaroi
Posted: Tue, 13 Jan 2009 , 04:10
by fpjalmi
Vllaznia / Elvin Beqiri stërvitet i diferencuaar
Madhesia e germave: Albaniasoccer News 12 January, 2009 07:15:00
Futbollistët të kënaqur nga kushtet e ofruara ne hotel “Olimpic”
Kel NARAÇI
Skuadra e Vllaznise nën drejtimin e trajnerit Agim Canaj ka vazhduar të stërvitet dy herë në ditë.Seanca e paradites ka qenë atletike ku futbollistët vetëm kanë vrapuar, ndërsa pasdite trajneri i ka dhënë rëndësi punimit me topin.Sot skuadrës i është bashkangjitur dhe mbrojtësi Elvin Beqiri duke i dhënë fund ankthit të shkodranëve për një largim të mundshëm të tij nga kuqeblute. Mbrojtësi është stërvitur në mënyrë të diferencuar në seancën e pasdites. Futbollistët e Vllaznisë shprehen të kënaqur nga kushtet e ofruara nga hotel “Olimpic” të qytetit te Ulqinit ne Mal te Zi.
Posted: Tue, 13 Jan 2009 , 04:14
by fpjalmi
Elvin Beqiri firmos me Vllazninë
Elvin Beqiri është përfundimisht lojtari i Vllaznisë. Mbrojtësi i Kombëtares firmosi një vit kontratë me 9-herë kampionët e Shqipërisë. Me Vllazninë ka luajtur 88 ndeshje, duke shënuar 8 gola.
28-vjeçari ka luajtur gjatë karrierës së tij pesë sezone në Ukrainë me Metalurg Dontesk (57 ndeshje në total), Arsenalin (po në Ukrainë; Alanian (në Rusi) dhe Makabi Tel Aviv (Izrael, 12 ndeshja).
Vllaznia ka firmosur deri tani me Xhevair Sukaj, Klodian Seminën dhe Elvin Beqirin.
Posted: Tue, 13 Jan 2009 , 14:10
by Miri
vllaznia1919 wrote:Ku e gjete?
te faqja e skuadres kroate
Posted: Tue, 13 Jan 2009 , 14:12
by Man in Redblue
Miri wrote:vllaznia1919 wrote:Ku e gjete?
te faqja e skuadres kroate
miri ti e din se une jam tifoz i flakt i atij portierit Pfannenstiel, kerko i fije ne faqet e zelandes tre, mos me gjen info per te

Posted: Tue, 13 Jan 2009 , 14:15
by Miri
Miri wrote:vllaznia1919 wrote:Ku e gjete?
te faqja e skuadres kroate
ketu
http://www.rijekadanas.com/
Posted: Tue, 13 Jan 2009 , 14:17
by Miri
Man in Redblue wrote:Miri wrote:vllaznia1919 wrote:Ku e gjete?
te faqja e skuadres kroate
miri ti e din se une jam tifoz i flakt i atij portierit Pfannenstiel, kerko i fije ne faqet e zelandes tre, mos me gjen info per te

shka mar djal se kti nuk di me ja than as emrin
